2025, viti i tretë më i ngrohtë në histori: planeti tejkalon pragun kritik prej 1.5°C
Viti 2025 ishte viti i tretë më i ngrohtë i regjistruar ndonjëherë në planet, duke iu afruar nivelit të rekordeve të mëparshme, 2024 dhe 2023, njoftuan sot veçmas Observatori Evropian i Kopernikut dhe Instituti i Tokës Berkeley në SHBA.
Për herë të parë, temperaturat mesatare të sipërfaqes në Tokë në tre vitet e fundit tejkaluan nivelin e epokës para-industriale (1850-1900) me më shumë se 1.5° Celsius, që ishte qëllimi më ambicioz i Marrëveshjes së Parisit, të miratuar një dekadë më parë, për të kufizuar rritjen e temperaturave globale.
Shkencëtarët e klimës tani e shohin si të pashmangshme që ky prag të shkelet me kalimin e kohës, me çmimin e valëve të nxehtësisë gjithnjë e më të shpeshta dhe afatgjata dhe ngjarjeve ekstreme më intensive, shkatërruese dhe vdekjeprurëse.
“Arsyeja kryesore për këto temperatura rekord është akumulimi i gazrave serrë në atmosferë, kryesisht për shkak të djegies së lëndëve djegëse fosile”, tha ajo në një konferencë për shtyp.
“Arsyeja kryesore për këto temperatura rekord është grumbullimi i gazrave serrë në atmosferë, kryesisht për shkak të djegies së lëndëve djegëse fosile”, tha Burgess. “Ndërsa gazrat serrë vazhdojnë të grumbullohen në ajër, temperaturat vazhdojnë të rriten, përfshirë edhe në oqean. Nivelet e detit vazhdojnë të rriten dhe akullnajat, akulli i detit dhe shtresat e akullit vazhdojnë të shkrihen.”
Kufiri prej 1.5 gradësh tani konsiderohet i humbur
Udhëheqësit botërorë u zotuan të kufizojnë ngrohjen globale në 1.5 gradë Celsius në Marrëveshjen e Parisit të vitit 2015. Megjithatë, tejkalimi ose afrimi i vazhdueshëm i këtij limiti gjatë tre viteve të fundit tani e bën objektivin pothuajse të paarritshëm.
“Tejkalimi i një mesatareje trevjeçare prej 1.5 gradësh mbi nivelet para-industriale është një moment historik që askush prej nesh nuk donte ta shihte”, tha Mauro Facchini, kreu i vëzhgimit të Tokës në Drejtorinë e Përgjithshme për Industrinë e Mbrojtjes dhe Hapësirën e Komisionit Evropian. “Lajmet nuk janë inkurajuese dhe nevoja për veprime urgjente klimatike nuk ka qenë kurrë më urgjente.”/tch
The post 2025, viti i tretë më i ngrohtë në histori: planeti tejkalon pragun kritik prej 1.5°C appeared first on iconstyle.al.
