Aliu: Projektligji për mbrojtje nga duhani është publikuar në REKRR, debat publik para miratimit

Ministria e Shëndetësisë njofton se projektligji për mbrojtje nga duhani është publikuar në Regjistrin Elektronik Kombëtar të Rregulloreve (REKRR), ku të gjithë qytetarët dhe organizatat e interesuara mund të marrin pjesë në debatin publik para miratimit të tij.
âMe kĂ«tĂ« ligj hapim njĂ« çështje thelbĂ«sore qĂ« prek drejtpĂ«rdrejt shĂ«ndetin dhe tĂ« ardhmen e fĂ«mijĂ«ve dhe tĂ« rinjve tanĂ«. Faktet janĂ« tĂ« qarta dhe tĂ« pakontestueshme â duhani dhe nikotina mbeten shkaku kryesor i vdekjeve tĂ« parakohshme, ekspozimi ndaj tymit dhe aerosoleve dĂ«mton edhe ata qĂ« nuk kanĂ« zgjedhur tĂ« pijnĂ« duhan, ndĂ«rsa produktet e reja tĂ« nikotinĂ«s, aromat, marketingu agresiv dhe promovimi digjital janĂ« tĂ« drejtuara pikĂ«risht ndaj tĂ« rinjve. Prandaj, Ministria e ShĂ«ndetĂ«sisĂ« ka pĂ«rgatitur njĂ« Ligj tĂ« ri pĂ«r mbrojtje nga duhani, qĂ«llimi i tĂ« cilit nuk Ă«shtĂ« ndĂ«shkimi, por parandalimi, shĂ«ndeti publik dhe mbrojtja e kategorive mĂ« tĂ« cenueshme tĂ« qytetarĂ«ve", vlerĂ«son ministri i ShĂ«ndetĂ«sisĂ«, Azir Aliu.
Nga MSH thonë se qëllimi i ndryshimeve të reja ligjore është vendosja e kontrollit mbi paraqitjen dhe përhapjen e produkteve të reja të duhanit dhe nikotinës, veçanërisht mbi promovimin e tyre agresiv dhe qasjen e lehtë.
Njëkohësisht, parashihet ndalim i plotë i reklamimit, promovimit dhe sponsorizimit, kufizim i shitjes dhe ekspozimit të produkteve të duhanit dhe nikotinës, si masa parandaluese për mbështetjen e lënies së varësisë, si dhe forcimi i ndalimit të pirjes së duhanit në hapësirat publike dhe të punës.
"Me këtë ligj dërgojmë një mesazh të qartë se shëndeti është vlerë më e lartë se çdo interes komercial, se shëndeti i fëmijëve nuk mund të jetë objekt përfitimi dhe se hapësira publike duhet të jetë një hapësirë e sigurt".
"Gjithashtu, zgjidhja ligjore është e harmonizuar me rregullativën evropiane dhe me detyrimet ndërkombëtare që shteti ka marrë përsipër, përfshirë parimet e Konventës Kornizë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë", thonë nga Ministria e Shëndetësisë.



























