❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Raportohet e zhdukur një grua në Klinë



Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua është raportuar e zhdukur në Klinë.

Rasti ka ndodhur të mërkurën në ora 07:30.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ankuesja ka dalĂ« nga shtĂ«pia dhe nga ajo kohĂ« nuk dihet vendndodhja e tij”, thuhet nĂ« raport.

Rasti në hetime. /Telegrafi/

Sulmohet seksualisht një grua në Podujevë, i dyshuari lirohet pas intervistimit



Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të sulmit seksual në Podujevë.

Rasti ka ndodhur të hënën, në ora 10:48.

“Viktima femĂ«r kosovare ka njoftuar se ishte sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet nĂ« raport.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar.

“Rasti vazhdon tĂ« trajtohet nĂ« gjendje tĂ« lirĂ«â€, thuhet nĂ« raport. /Telegrafi/

Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA?



Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e ka bërë të qartë se të huajt që emigrojnë në SHBA duhet ta mbajnë veten me punë, dhe jo të bëhen barrë e shtetit.

Prandaj, të mërkurën e 14 janarit vendosi ta pezullojë përkohësisht lëshimin e vizave të emigrimit nga 75 vende të botës, përfshirë Kosovën.

Tani, Departamenti amerikan i Shtetit po e bĂ«n rishikimin e plotĂ« tĂ« tĂ« gjitha politikave, rregulloreve dhe udhĂ«zimeve, pĂ«r t’u siguruar qĂ« emigrantĂ«t nga kĂ«to shtete – qĂ« autoritetet amerikane i cilĂ«sojnĂ« si vende me rrezik tĂ« lartĂ« – tĂ« mos i shfrytĂ«zojnĂ« ndihmat sociale tĂ« shtetit amerikan dhe tĂ« mos bĂ«hen barrĂ« e parasĂ« publike, shkruan Evropa e LirĂ«.

Vendimi, i cili prek edhe kosovarĂ«t qĂ« duan tĂ« aplikojnĂ« pĂ«r vizĂ« emigrantĂ«sh, e njohur mĂ« shumĂ« si “Green Card”, do tĂ« hyjĂ« nĂ« fuqi mĂ« 21 janar 2026.

Më poshtë mund të lexoni krejt çfarë duhet të dini për këtë çështje.

ÇfarĂ« Ă«shtĂ« viza e emigrimit?

Viza e emigrimit Ă«shtĂ« vizĂ« qĂ« ia mundĂ«son njĂ« shtetasi tĂ« huaj tĂ« hyjĂ« nĂ« Shtetet e Bashkuara, me qĂ«llim qĂ« tĂ« jetojĂ« atje pĂ«rjetĂ«. Pra, nĂ« thelb, kjo vizĂ« Ă«shtĂ« bileta qĂ« ia mundĂ«son pĂ«rfituesit tĂ« bĂ«het ligjĂ«risht banor i pĂ«rhershĂ«m nĂ« SHBA, si mbajtĂ«s i “Green Card”.

Kjo vizë u lëshohet atyre që duan të zhvendosen përherë në SHBA, në vend se ta vizitojnë përkohësisht për turizëm, studime ose punë.

Pasi i pranohet viza, personi zakonisht fiton të drejtën për të jetuar përherë në SHBA, për të punuar pa kufizime, dhe përfundimisht për të aplikuar për shtetësi amerikane.

A lejohet aplikimi për vizën e emigrimit gjatë periudhës së pezullimit?

Po. Shtetasit nga vendet e prekura nga vendimi i Trumpit mund të bëjnë kërkesë për vizë dhe mund të marrin pjesë në intervistë.

Departamenti i Shtetit njoftoi se do të vazhdojë të caktojë terminë për intervista, pavarësisht se gjatë kohës së pezullimit nuk do të lëshojë viza të emigrimit për shtetasit e 75 vendeve të prekura.

Kush nuk preket nga ky pezullim?

Shtetasit me dy shtetësi që aplikojnë me pasaportë të vlefshme të një vendi që nuk është i futur në listën e 75 vendeve të prekura nuk preken nga ky vendim.

Për shembull, nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, vetëm Serbia nuk preket nga ky vendim.

Si ndikon pezullimi tek ata që kanë vizë të vlefshme?

Vendimi i Trumpit nuk ndikon tek ata që tashmë kanë vizë të vlefshme të emigrimit. Pra, vendimi nuk kërkon heqjen e vizave të lëshuara paraprakisht.

A vlen vendimi për vizat turistike?

Jo. Ky vendim vlen vetëm për aplikantët për vizë të emigrimit. Vizat turistike nuk janë viza emigrimi, prandaj edhe nuk preken.

Pse e mori Trump këtë vendim?

Presidenti amerikan tha se njĂ« pĂ«rqindje tejet e lartĂ« e tĂ« huajve qĂ« janĂ« zhvendosur nĂ« Shtetet e Bashkuara, pĂ«rmes vizĂ«s sĂ« emigrimit, nuk punojnĂ« – por varen nga ndihmat sociale amerikane.

Ai nuk dëshiron që të huajt që synojnë të emigrojnë në Shtetet e Bashkuara të bëhen barrë e parasë publike dhe ndihmave të shtetit.

Për shembull, 46 për qind e shtetasve të Kosovës që kanë shkuar në SHBA përmes vizës së emigrimit marrin ndihma sociale nga Qeveria amerikane, sipas listës së publikuar nga Trump në rrjetet sociale më 4 janar.

SHBA-ja i kishte lëshuar 6.674 viza emigrimi për kosovarët në 10 vjetët e fundit, apo mesatarisht rreth 670 viza në vit, sipas të dhënave të Departamentit të Shtetit.

Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar Qeverinë në detyrë të Kosovës për të marrë një koment prej saj për këtë çështje, por deri në momentin e publikimit të këtij teksti nuk ka pranuar një përgjigje.

Butani i prin listës, pasi 81.4 për qind shtetasve të tij që janë zhvendosur në SHBA përmes vizës së emigrimit, jetojnë me ndihma sociale.

Të dhënat zyrtare tregojnë se Shtetet e Bashkuara kishin lëshuar mbi 612.000 viza emigrimi në gjithë botën në vitin 2024, që është më shumë së në vitin paraprak (562.976).

Kosova e përkushtuar për dialog konstruktiv, Kurti kërkon tërheqjen e letrës nga Bërnabiq dhe dorëzimin e Radoiçiqit



Kryeministri në detyrë, Albin Kurti një ditë më parë takoi përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.

Kurti në një postim në X shkruan se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj normalizimit të plotë dhe dialogut konstruktiv në Bruksel, ndërsa kërkoi tërheqjen e letrës së paraqitur nga ish-kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq në EEAS dhe dorëzimin e Milan Radoiçiqit.

“Dje, mirĂ«prita PĂ«rfaqĂ«suesin Special tĂ« BE-sĂ« Peter SĂžrensen nĂ« takimin tonĂ« tĂ« parĂ« pas zgjedhjeve tĂ« dhjetorit nĂ« KosovĂ«.

Kosova mbetet e pĂ«rkushtuar ndaj normalizimit tĂ« plotĂ« dhe dialogut konstruktiv nĂ« Bruksel. PĂ«rparimi domethĂ«nĂ«s kĂ«rkon besim tĂ« mirĂ«, duke pĂ«rfshirĂ« tĂ«rheqjen e letrĂ«s sĂ« paraqitur nga ish-kryeministrja serbe Brnabiq nĂ« EEAS dhe dorĂ«zimin e Milan Radoiçiqit dhe grupit tĂ« tij pĂ«r t'u pĂ«rballur me drejtĂ«sinĂ« nĂ« KosovĂ« pĂ«r sulmin paraushtarak dhe terrorist nĂ« BanjskĂ«, si dhe nĂ«nshkrimin e MarrĂ«veshjes BazĂ« tĂ« Brukselit dhe Aneksit tĂ« Zbatimit tĂ« Ohrit/Ohrit si garanci ligjore pĂ«r rrugĂ«n pĂ«rpara”, shkruan Kurti.

Ai tutje theksoi se Kosova ka një mandat demokratik të rifreskuar që siguron përfaqësim të besueshëm në dialog. /Telegrafi/



Yesterday, I welcomed EU Special Representative Peter Sþrensen for our first meeting following Kosova’s December elections.

Kosova remains committed to full normalization and constructive dialogue in Brussels. Meaningful progress requires good faith, including the withdrawal of
 pic.twitter.com/KlHFDTlcbB
— Albin Kurti (@albinkurti) January 15, 2026

Ambasada e SHBA-së në Tiranë njoftim zyrtar për pezullimin e vizave



Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar zyrtarisht pas vendimit të Departamentit të Shtetit për pezullimin e lëshimit të vizave emigruese për një listë vendesh, përfshirë Shqipërinë.

Ambasada në një njoftim sqaron se vendim prek vetëm vizat e reja emigruese dhe nuk ndikon në vizat turistike ose ato që janë lëshuar më parë.

Lexoni të plotë njoftimin:

Përditësime mbi Përpunimin e Vizave Emigruese për Shtetasit nga Vendet me Rrezik të Lartë të Përdorimit të Përfitimeve Publike

Presidenti Trump ka bërë të qartë se emigrantët duhet të jenë financiarisht të vetë-mjaftueshëm dhe të mos përbëjnë barrë financiare për amerikanët. Departamenti i Shtetit po kryen një rishikim të plotë të të gjitha politikave, rregulloreve dhe udhëzimeve për të siguruar që emigrantët nga këto vende me rrezik të lartë të mos përdorin ndihma sociale në Shtetet e Bashkuara dhe të mos konsiderohen barrë publike.

Duke filluar nga 21 janari 2026, Departamenti i Shtetit do të pezullojë lëshimin e të gjitha vizave emigruese për aplikantët që janë shtetas të vendeve të mëposhtme:

Afganistan, Shqipëri, Algjeri, Antigua dhe Barbuda, Armeni, Azerbajxhan, Bahamas, Bangladesh, Barbados, Bjellorusi, Belize, Butan, Bosnje dhe Hercegovinë, Brazil, Birmani, Kamboxhia, Kamerun, Kepi i Gjelbër, Kolumbi, Bregu i Fildishtë, Kubë, Republika Demokratike e Kongos, Dominikë, Egjipt, Eritre, Etiopi, Fixhi, Gambia, Gjeorgji, Ganë, Grenadë, Guatemalë, Guine, Haiti, Iran, Irak, Xhamajkë, Jordani, Kazakistan, Kosovë, Kuvajt, Republika e Kirgistanit, Laos, Liban, Liberi, Libi, Moldavi, Mongoli, Mali i Zi, Marok, Nepal, Nikaragua, Nigeri, Maqedoni e Veriut, Pakistan, Republika e Kongos, Rusi, Ruandë, Shën Kits dhe Nevis, Shën Luçia, Shën Vincent dhe Grenadinat, Senegal, Sierra Leone, Somali, Sudani i Jugut, Sudan, Siri, Tanzani, Tajlandë, Togo, Tunizi, Ugandë, Uruguai, Uzbekistan dhe Jemen.

Pyetje të Shpeshta

ÇfarĂ« ndodh me takimin tim pĂ«r intervistĂ«n e vizĂ«s emigruese?

Aplikantët për vizë emigruese që janë shtetas të vendeve të prekura mund të dorëzojnë aplikimet për vizë dhe të marrin pjesë në intervista, dhe Departamenti do të vazhdojë të caktojë takime për aplikantët, por asnjë vizë emigruese nuk do të lëshohet për këta shtetas gjatë kësaj periudhe pezullimi.

A ka ndonjë përjashtim?

Shtetasit me dyshtetësi që aplikojnë me një pasaportë të vlefshme të një vendi që nuk është i listuar më sipër janë të përjashtuar nga ky pezullim.

A ndikon kjo në vizën time aktuale të vlefshme?

Asnjë vizë emigrimi nuk është hequr si pjesë e këtij udhëzimi. Për pyetje që lidhen me hyrjen në Shtetet e Bashkuara, ju referojmë te Departamenti i Sigurisë Kombëtare i Shteteve të Bashkuara.

A zbatohet kjo për vizat turistike?

Jo, ky pezullim zbatohet vetëm për aplikantët e vizave emigruese. Vizat turistike janë viza jo-emigruese.

Digjet banesa nĂ« Korçë, ndĂ«rron jetĂ« e moshuara – fqinjĂ«t: Jetonte e vetme, ishte e paralizuar



Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Korçë, pasi një banesë ka marrë flakë.

Për pasojë ka ndërruar jetë brenda banesës shtetasja Fluturie Potka, 70 vjeç, si pasojë e tymit.

Top Channel njofton se shërbimet zjarrfikëse dhe Policia ndodhen në vendngjarje.

NjĂ« banore e zonĂ«s u shpreh “Ajo jetonte vetĂ«m. Ka njĂ« djalĂ« kĂ«tu, por nuk donte tĂ« shkonte tĂ« jetonte me tĂ« edhe pse ai i thoshte qĂ« tĂ« jetonin bashkĂ«. Ishte e paralizuar nuk dilte. E ndihmonin gratĂ« e lagjes pĂ«r t’i bĂ«rĂ« pazaret, i nxirrte nga ballkoni me njĂ« qese me litar”.

NdĂ«rsa njĂ« fqinje tjetĂ«r u shpreh “Ka qenĂ« njĂ« grua qĂ« kujdesej pĂ«r tĂ« e cila ka hapur derĂ«n e jashtme dhe ka parĂ« tymin ndĂ«rsa ka kĂ«rkuar ndihmĂ«n e fqinjĂ«ve tĂ« tjerĂ« tĂ« pallatit pĂ«r tĂ« lajmĂ«ruar zjarrfikĂ«sen. FqinjĂ«t jashtĂ« kamerave thonĂ« se shkak i zjarrit mund tĂ« jetĂ« bĂ«rĂ« njĂ« cigare e ndezur nga e moshuara pasi ajo ishte duhanpirĂ«se”.

Abdixhiku: Reçaku nuk harrohet, drejtësia për Reçakun gjithmonë do të kërkohet



Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku sot ishte i pranishëm në Reçak, në nderim të viktimave të masakrës së Reçakut, që ndodhi 27 vjet më parë.

Abdixhiku në një deklaratë për media tha se Reçaku nuk harrohet dhe se drejtësia për Reçakun gjithmonë do të kërkohet.

“Sot shĂ«nojnĂ« dhe njĂ«kohĂ«sisht nderojmĂ« viktimat e masakrĂ«s sĂ« Reçakut, njĂ« nga ngjarjet mĂ« tragjike tĂ« kontinentit tĂ« EvropĂ«s, sĂ« historisĂ« moderne tĂ« EvropĂ«s. NĂ« mĂ«ngjesin e hershĂ«m, tĂ« 15 janarit 45 civilĂ« burra, gra, tĂ« rinj e tĂ« reja, fĂ«mijĂ« e tĂ« moshuar u masakruan nga forcat paramilitare serbe, duke dhĂ«nĂ« kĂ«shtu njĂ« tronditje jo veç nĂ« KosovĂ«, por edhe njĂ« tronditje ndĂ«rkombĂ«tare e cila u dokumentua si krim njerĂ«zor nga institucionet ndĂ«rkombĂ«tare dhe nĂ« atĂ« kohĂ« nga ambasadori Walker”, tha ai.

Tutje, kryetari i LDK-së tha në këtë ditë kujtohen viktimat dhe nderohet sakrifica e popullit të Kosovës për liri, pavarësi dhe për çlirim, për të drejtën për të jetuar të liri me dinjitet.

“Lavdi tĂ« rĂ«nĂ«ve pĂ«r kĂ«tĂ« liri, lavdi viktimave tĂ« Reçakut. Reçaku nuk harrohet, drejtĂ«sia pĂ«r Reçakun gjithmonĂ« do tĂ« kĂ«rkohet”, u shpreh Abdixhiku. /Telegrafi/

Spiropali pas vendimit të SHBA për vizat: Nuk janë bllokuar lëvizjet dhe udhëtimet për shqiptarët



Ministrja e Punëve të Jashtme, Elisa Spiropali ka shpjeguar lidhur me vendimin e DASH për bllokimin e vizave për 75 vende, përfshirë Shqipërinë.

Sipas Spiropalit, SHBA nuk ka bllokuar lëvizjet dhe udhëtimin e shqiptarëve, por ka ndryshuar politika e imigracionit për lejet e qëndrimit.

Ajo akuzoi opozitĂ«n se po mundohet tĂ« nxijĂ« ShqipĂ«rinĂ«, ndĂ«rkohĂ« qĂ« vendi ynĂ« siç tha “sot respektohet e çmohet kudo dhe Ă«shtĂ« mĂ« aktiv se kurrĂ«â€, raporton euronews.al.

“NdĂ«rkohĂ« qĂ« ShqipĂ«ria sot respektohet e çmohet kudo dhe Ă«shtĂ« mĂ« aktive se kurrĂ«, disa tĂ« udhĂ«humbur nĂ« TiranĂ« kanĂ« vĂ«nĂ« kujĂ«n se SHBA-tĂ«, sipas tyre, kanĂ« ngrirĂ« dhe bllokuar vizat pĂ«r shqiptarĂ«t.

Fabula e tyre e çartur shkon aq larg, sa deklarojnë se partnerët tanë historikë dhe strategjikë, e kanë futur Shqipërinë në listën e zezë. E paimagjinueshme!

Në fakt, të dyja këto, janë fund e krye trillime politike. E vërteta është se vendimi i fundit i SHBA-ve nuk ka bllokuar lëvizjen dhe udhëtimin e qytetarëve shqiptarë drejt SHBA-ve. Kurrsesi! Nuk janë bllokuar as vizat për qëllime turistike, studentët, biznesi, vizita te familjarët apo evente të lidhura me punën.

Askush nuk ndalohet të udhëtojë dhe të vizitojë si turist, student, qytetar apo edhe zyrtar, por rregullat e Qëndrimit në SHBA do të ndryshojnë në linjë me politikën e tyre të imigracionit.

Pra, nuk bëhet fjalë për një vendim që targeton Shqipërinë, por për një rishqyrtim lidhur me procesimin e vizave për qëllime imigrimi në SHBA për 75 vende, përfshirë 5 vende të Ballkanit Perëndimor.

Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi se do të pezullohet përpunimi i vizave të imigracionit deri në rishikim zyrtar, dhe ky vendim vjen si pjesë e masave të administratës amerikane për të kufizuar abuzimet me avantazhet që ofron sistemi amerikan i migracionit.

Pra, shkurt dhe thjesht, vendimi nuk ka të bëjë asgjëkundi me fabrikime nga më të çuditshmet për nongrata imagjinare mbi Shqipërinë dhe shqiptarët.

PĂ«rtej gjithĂ« kĂ«saj tymnaje, njĂ« e vĂ«rtetĂ« e madhe Ă«shtĂ« e qartĂ« si drita e diellit: ShqipĂ«ria ka qenĂ« dhe mbetet aleati dhe partneri strategjik i Shteteve tĂ« Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s, vend mik me tĂ« cilin na bashkon njĂ« rrugĂ« e gjatĂ« dhe e pandashme vlerash dhe qĂ«llimesh”.


AUV: Produktet e kafesë janë të sigurta për përdorim



Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) në një njoftim për media thekson se para disa ditësh ka njoftuar opinionin se përmes Sistemit të Alarmimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë (RASFF), ka pranuar një njoftim lidhur me praninë e nivelit të lartë të akrilamidës në produktin kafe e bluar, me origjinë nga Kosova, të eksportuar në Republikën e Kroacisë.

AUV thekson se në përputhje me Planin Vjetor të Inspektimit dhe parimin e vlerësimit të riskut ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore, përfshirë kontrolle dhe analiza laboratorike për të gjitha brendet e kafesë që përpunohen për konsum brenda vendit dhe për eksport nga Republika e Kosovës në vendet tjera.

"Sipas standardeve të sigurisë ushqimore, rezultatet e analizave në kafe kanë konfirmuar se nivelet e akrilamidës në të gjitha produktet e testuara janë nën kufirin maksimal të lejuar", thuhet në njoftim.

“Bazuar nĂ« kĂ«to rezultate, operatorĂ«t e bizneseve ushqimore mund tĂ« vazhdojnĂ« tregtimin e kafesĂ«. AUV do tĂ« vazhdojĂ« monitorimin e vazhdueshĂ«m me qĂ«llim garantimin e sigurisĂ« ushqimore dhe mbrojtjen e shĂ«ndetit publik”, thuhet nĂ« njoftim. /Telegrafi/

27 vjet nga masakra e Reçakut, sot ora e parë mësimore i kushtohet 15 janarit të vitit 1999



Sot nĂ« gjitha shkollat e RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s ora e parĂ« mĂ«simore do t’i kushtohet 15 janarit tĂ« vitit 1999, masakrĂ«s sĂ« Reçakut.

Po ashtu, do të ketë homazhe nga niveli komunal dhe shtetëror në varrezat e dëshmorëve dhe në kompleksin memorial në Reçak.

27 vjet më parë në Reçak të Shtimes, forcat serbe vranë dhe masakruan 45 civilë të paarmatosur, në mesin e tyre kishte gra, pleq e fëmijë.

Masakra e Reçakut tmerroi botën dhe zgjoi ndërgjegjen e diplomacisë botërore për Kosovën.

Ish-shefi i misionit vëzhgues të OSBE-së në Kosovë, ish-ambasadori William Walker, e pati cilësuar Masakrën e Reçakut si krim kundër njerëzimit.

Ndryshe, nĂ« dhjetor tĂ« 2025, Prokuroria Speciale e RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s ka ngritur aktakuzĂ« ndaj 21 personave, me propozim pĂ«r gjykim nĂ« mungesĂ«, pĂ«r veprĂ«n penale “Krim i luftĂ«s kundĂ«r popullsisĂ« civile”, lidhur me masakrĂ«n e kryer mĂ« 15 janar 1999 nĂ« fshatin Reçak tĂ« KomunĂ«s sĂ« Shtimes.

Sipas aktakuzĂ«s, tĂ« pandehurit O.S., R.M., K.J., G.R., Ćœ.T., B.J., M.L., R.M., D.DJ., B.M., D.J., M.Ć ., D.A., S.V., B.M., Z.S., M.J., G.P., D.N., Č.A. dhe Z.J., akuzohen se gjatĂ« njĂ« operacioni tĂ« forcave policore dhe ushtarake serbe kanĂ« vrarĂ« 42 civilĂ« shqiptarĂ«.

“Sipas aktakuzĂ«s, nĂ« periudhĂ«n 1998 – 1999, tĂ« pandehurit, nĂ« bashkĂ«kryerje, si pjesĂ«tarĂ« tĂ« UshtrisĂ« sĂ« ish-JugosllavisĂ«, BrigadĂ«s ‘’243 tĂ« Mekanizuar ’’, ArmatĂ«s sĂ« III- tĂ«, e njohur si ‘’Korpusi i PrishtinĂ«s’’, si dhe pjesĂ«tarĂ« tĂ« MinistrisĂ« sĂ« PunĂ«ve tĂ« Brendshme (MUP), kanĂ« kryer edhe trajtim çnjerĂ«zor, shkatĂ«rrim tĂ« pasurisĂ«, dĂ«bim masiv dhe spastrim etnik tĂ« popullsisĂ« civile”, thuhet nĂ« njoftimin e prokurorisĂ«.

Sipas hetimeve tĂ« prokurorisĂ« forcat serbe fillimisht e rrethuan fshatin Reçak nga zonat e njohura si “Pishat”, “GĂ«shtenjat” dhe “Çesta”, pĂ«r ta granatuar mĂ« pas nga distanca me mjete ushtarake. Ata kanĂ« hyrĂ« shtĂ«pi mĂ« shtĂ«pi, kanĂ« ndarĂ« burrat nga gratĂ« dhe fĂ«mijĂ«t, duke i detyruar kĂ«ta tĂ« fundit tĂ« largohen nga fshati, ndĂ«rsa burrat e ndaluar janĂ« ekzekutuar.

Prokuroria tutje thotë se hetimet kanë vërtetuar gjithashtu se civilët janë rrahur brutalisht me kondakë armësh, shqelma, dru, zinxhirë dhe mjete të tjera të forta.

Si pasojë e këtyre operacioneve, rreth 20 mijë civilë nga fshatrat Reçak, Topillë, Petrovë, Kraisht, Mullapolc dhe Dremjak janë dëbuar nga shtëpitë e tyre.

Prokuroria Speciale ka propozuar që gjykimi të mbahet në mungesë, pasi të pandehurit ndodhen jashtë Kosovës dhe janë të paarritshëm për organet e drejtësisë. /Telegrafi/

Moti në Shqipëri, përgjatë zonave luginore në mëngjes dhe mbrëmje mjegull



Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se Shqipëria të enjten do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

SHMU njofton se moti parashikohet alternime kthjellimesh e vranësirash kalimtare.

Edhe për sot parashikohet që përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit e të mbrëmjes të ketë mjegull.

Era do tĂ« fryjĂ« me drejtim verilindje– juglindje, me shpejtĂ«si mesatare 8 m/s.

Deti - Valëzimi forcës 1-2 ballë. /Telegrafi/




Rënia e ortekëve në Qafë Thorë, bllokohet segmenti rrugor, ndërpritet qarkullimi i automjeteve



Si pasojë e rritjes së temperaturave dhe ndikimit të rrezeve të diellit në shpatin malor, është riaktivizuar rënia e ortekëve në zonën e tuneleve panoramike në Qafë Thore, duke bllokuar segmentin rrugor rreth km 5.5.

Aktualisht, ndërhyrja për pastrim paraqitet e rrezikshme, deri në stabilizimin e borës në shpatin malor, raporton Tch.

Për këtë arsye, është urdhëruar ndërprerja e çdo përpjekjeje për largimin e borës nga ortekët.

Duke vlerësuar situatën e krijuar dhe nivelin e lartë të rrezikshmërisë, qarkullimi në Qafë Thore ndërpritet për të gjitha llojet e automjeteve, deri në një njoftim të dytë.

Arratisja e Altin Ndocit, Drejtoria e Burgjeve deklaratĂ« zyrtare – pezullohet i gjithĂ« zinxhiri komandues i IEVP nĂ« DurrĂ«s



Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar zyrtarisht për arratisjen e të paraburgosurit Altin Ndoci, një ditë më parë nga Spitali Rajonal i Durrësit.

Në njoftimin e bërë në Facebook bëhet e ditur se Ndoci ndodhej në paraburgim prej vitit 2020 për vepra të rënda penale, mes tyre vrasje në rrethana cilësuese dhe organizatë kriminale.

Verifikimet paraprake kanë zbuluar shkelje të rënda procedurale, pasi vizita mjekësore nuk ishte raportuar dhe nuk janë respektuar protokollet standarde të shoqërimit.

Lexoni të plotë postimin:

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Spitalin Rajonal Durrës, më datë 13.01.2026, ku është arratisur i paraburgosuri Altin Ndoci, sqarojmë sa vijon:

Shtetasi Altin Ndoci ka qenĂ« i akomoduar nĂ« IEVP DurrĂ«s qĂ« prej datĂ«s 20.05.2020, me masĂ« sigurimi “arrest me burg”. Me vendimet Nr. 82, datĂ« 21.07.2020; Nr. 42, datĂ« 17.05.2022; dhe Nr. 86, datĂ« 29.07.2024 tĂ« GjykatĂ«s sĂ« Posaçme tĂ« ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« pĂ«r Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj tij Ă«shtĂ« caktuar masa e sigurimit “arrest me burg” pĂ«r veprat penale: vrasje nĂ« rrethana cilĂ«suese kundĂ«r dy ose mĂ« shumĂ« personave, armĂ«mbajtje pa leje, organizatĂ« kriminale, kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal, tĂ« parashikuara nga nenet 79/dh, 278/1, 28/1, 28/4, 333 dhe 334 tĂ« Kodit Penal.

MĂ« datĂ« 13.01.2026, i paraburgosuri ka kryer konsultĂ« mjekĂ«sore me mjekun e institucionit tĂ« vuajtjes sĂ« dĂ«nimit, i cili ka rekomanduar konsultĂ« me mjek kirurg. NĂ« vijim, nga strukturat pĂ«rkatĂ«se tĂ« IEVP DurrĂ«s (shĂ«rbimi shĂ«ndetĂ«sor, policia e burgjeve, sektori social dhe ai ligjor) janĂ« hartuar aktet pĂ«rkatĂ«se dhe Ă«shtĂ« planifikuar shoqĂ«rimi pĂ«r vizitĂ« mjekĂ«sore nĂ« Spitalin Rajonal DurrĂ«s, sipas itinerarit: IEVP DurrĂ«s – Spital Rajonal DurrĂ«s – kthim nĂ« IEVP, brenda sĂ« njĂ«jtĂ«s ditĂ«.

I paraburgosuri është paraqitur në pavionin infektiv për marrjen e trajtimit mjekësor. Pas vizitës mjekësore nga mjeku kardiolog në Spitalin Rajonal Durrës, është rekomanduar mjekim dhe rikontroll pas 2 (dy) orësh. Gjatë kohës që ka qenë duke marrë trajtim mjekësor, shtetasi Altin Ndoci ka kërkuar të shkojë në tualet. Ai është shoqëruar nga punonjësit e Policisë së Burgjeve, por gjatë këtij momenti ka kundërshtuar dhe goditur punonjësit, duke arritur të arratiset.

Nga verifikimet paraprake rezulton se, për shoqërimin e planifikuar, IEVP Durrës nuk ka informuar Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe Komisariatin e Policisë Durrës, si dhe nuk ka raportuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve as planifikimin dhe as realizimin e vizitës mjekësore, në kundërshtim me aktet nënligjore në fuqi. Gjithashtu, rezulton se nuk janë respektuar procedurat standarde për shoqërimin e të paraburgosurve dhe të dënuarve.

Nisur nga të dhënat paraprake, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, është pezulluar i gjithë zinxhiri komandues i IEVP Durrës, me qëllim garantimin e një procesi të rregullt ligjor dhe administrativ, konkretisht:

‱Indrit Cerloj – Drejtor i IEVP DurrĂ«s;

‱Afrim Zeqiraj – Shef i PolicisĂ«;

‱Dezdemon Pazaj – Shef i PolicisĂ« IEVP DurrĂ«s (i komanduar);

‱Ylfete Sema – Shefe e ShĂ«rbimit tĂ« Kujdesit ShĂ«ndetĂ«sor;

‱ Aulon Quku – Kryeinfermier;

‱Dorjan Saraçi – PunonjĂ«s i PolicisĂ« sĂ« Burgjeve;

‱Sali Ferrollari – PunonjĂ«s i PolicisĂ« sĂ« Burgjeve;

‱Preng Marvataj – PunonjĂ«s i PolicisĂ« sĂ« Burgjeve;

‱Fatjon Braçi – PunonjĂ«s i PolicisĂ« sĂ« Burgjeve;

‱Idajet Calamaj – PunonjĂ«s i PolicisĂ« sĂ« Burgjeve;

‱Aranit Çela – PunonjĂ«s i PolicisĂ« sĂ« Burgjeve;

‱Violeta Uka – PunonjĂ«se e PolicisĂ« sĂ« Burgjeve.

Referuar ngjarjes dhe veprimeve të ndërmarra Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në bashkëpunim me Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve, nën drejtimin Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, është vendosur ndalimi i shtetasve të mëposhtëm:

‱ Komisar Dezdemon Pazaj – PunonjĂ«s i PolicisĂ« sĂ« Burgjeve;

‱ Komisar Violeta Uka – PunonjĂ«se e PolicisĂ« sĂ« Burgjeve;

‱ Kryeinspektor Dorjan Saraçi – PunonjĂ«s i PolicisĂ« sĂ« Burgjeve;

‱ Inspektor Sali Ferrollari – PunonjĂ«s i PolicisĂ« sĂ« Burgjeve;

‱ Inspektor Fatjon Braçi – PunonjĂ«s i PolicisĂ« sĂ« Burgjeve;

‱ Inspektor Preng Marvataj – PunonjĂ«s i PolicisĂ« sĂ« Burgjeve;

‱ Kryeinspektor Aranit Çela – PunonjĂ«s i PolicisĂ« sĂ« Burgjeve;

‱ Kryeinfermier Aulon Quku – PunonjĂ«s i IEVP DurrĂ«s.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve vijon me marrjen e të gjitha masave të nevojshme ligjore dhe administrative, si dhe me forcimin e protokolleve të sigurisë në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale. /Telegrafi/

Reçaku, plagë e hapur e Kosovës: Mohimi i krimeve serbe rrezikon paqen në rajon



Mohimi i krimeve serbe në Kosovë është kërcënim i drejtpërdrejt për të ardhmen, u tha në 27-vjetorin e masakrës së Reçakut, ku në një tryezë shkencore të organizuar nga forumi i intelektualëve në Shtime u diskutua tema "Mohimet serbe të krimeve dhe gjenocidit, destabilizim për Ballkanin".

Kryetari i Shtimes, Qemajl Aliu tha se masakra në Reçak bëri kthesën e madhe në historinë e Kosovës. Në mesin e 400 masakrave të kryera nga Serbia, ai tha se ajo e Reçakut u denoncua ndërkombëtarisht, shkruan KosovaPress.

"Masakra e Reçakut nuk është se është më e madhja apo më e përgjakshmja se ka edhe të tilla që janë kryer, siç është Izbica, siç është Meja, Rahoveci, por Reçaku e ka rolin e vet në historinë më të re të Republikës së Kosovës, te shtetit tonë sepse aty falë një burri qe është ambasadori William Walker që më 15 janar 1999 në kuadër të misionit ndërkombëtar qëlloi aty dhe denoncoi krimin makabër të Millosheviqit, ajo u bë kthesë e madhe historike dhe pastaj dhe mblodh gjithë bashkësia ndërkombëtare, ndodhi konferenca e Rambujesë, ku në fund pala serbe nuk e nënshkroi marrëveshjen dhe filluan bombardimet e NATO-s dhe për 78 ditë u bombardua shteti kriminal i asaj kohe dhe NATO-ja me makinerinë e saj nga lart dhe vajzat e djemtë më të mirë të kombit, duke luftuar me pushkë në dorë pa dyshim edhe diplomacia dhe shteti shqiptar me rolin e jashtëzakonshëm, bën që më 12 qershor 19999 të vije liria jonë dhe më vonë dhe shteti i pavarur dhe Republika që bashkërisht sot e gëzojmë... Para dy viteve me avokimin tonë pas memorialit të Jasharëve edhe memoriali i Reçakut është projekt nacional dhe shteti do të kujdeset qe këtu të investohet dhe këtu të mbrohen dhe arkivohen të gjitha detajet e krimit serb mbi popullatën civile", tha ai.

Ai përmendi edhe aktakuzën e ngritur në fund të vitit të kaluar nga Prokuroria Speciale, ku akuzohen 21 kriminelë serbë.

Kryetari i Forumit të Intelektualëve në Shtime, Banush Imeri tha se Reçaku mbetet ndër plagët më të rënda në historinë e Kosovës.

"Masakra e Reçakut është njëra prej shumë masakrave të kryera nga Serbia, por kjo në Reçak u bë një nga simbolet. Sot, më 14 janar po e mbajmë këtë tryezë para akadamisë përkujtimore në kujtim të masakrës së Reçakut, me synim qe përmes trajtimeve dhe analizave profesionale, di të ndriçohet edhe më shumë dimensioni i kësaj masakre dhe rëndësisë së saj për identitetin dhe kujtesën kolektive", tha ai.

Mohimi i kësaj masakre nga krerët e lartë në Serbi, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj tha se është kërcënim i mohimit të drejtpërdrejtë për të ardhmen.

“Mohimi i krimeve serbe nĂ« KosovĂ«, nuk Ă«shtĂ« thjesht mohim i sĂ« shkuarĂ«s, ai Ă«shtĂ« kĂ«rcĂ«nim i drejtpĂ«rdrejt pĂ«r tĂ« ardhmen. Ai minon drejtĂ«sinĂ«, pengon pajtimin e sinqertĂ« dhe mban tensione qĂ« rrezikojnĂ« stabilitetin rajonal. Pa drejtĂ«si, pa pĂ«rgjegjĂ«si nuk mund tĂ« ketĂ« paqe tĂ« qĂ«ndrueshme. PikĂ«risht pĂ«r kĂ«tĂ« arsye, roli i akademisĂ«, roli i studiuesve, i institucioneve dhe diplomacisĂ« mbetet thelbĂ«sor edhe sot pĂ«r tĂ« mbrojtur tĂ« vĂ«rtetĂ«n historike, pĂ«r tĂ« kundĂ«rshtuar narrativat mohuese dhe pĂ«r t'i kujtuar komunitetit ndĂ«rkombĂ«tar se drejtĂ«sia pĂ«r viktimat nuk Ă«shtĂ« çështje e sĂ« kaluarĂ«s por obligim i sĂ« tashmes”, pĂ«rfundoi ai.

Më 15 janar të vitit 1999 forcat serbe vranë mizorisht 45 civilë shqiptarë në fshatin Reçak të komunës së Shtimes.

I pari që i tha botës se aty u krye krim kundër njerëzimit, ishte shefi i atëhershëm i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker.

Ngjarja e rëndë në Reçak nxiti reagimin e ndërkombëtarëve ku NATO vendosi të sulmoi caqet ushtarake policore serbe. /kp/

Reduktimet e rrymës, Ymeri nga LDK: Ndërkohë festohet 51 % me kryeministër, ministre e ZRRE në heshtje



Vendi sot po përballet me reduktime të energjisë elektrike, gjersa u tha se 50 për qind e energjisë po importohet.

Lidhur me këtë ka reaguar Janina Ymeri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke thënë se sot është një nga ditët me çmime të bursës ndërkombëtare të rrymës, ndërkohë festohet 51% me Kryeministër, Ministre e ZRRE në, në heshtje.

Lexoni të plotë postimin:

Kur një Qendër të Mjekësisë Familjare e humbim brenda ditës.

Kur një shkollë e humbim brenda ditës.

Kur një çerdhe e humbim brenda ditës.

Kur një Qendër për Pensionerë e humbim brenda ditës.

Kur e humbim jetën tonë me dinjitet si qytetar, nga importi i energjisë elektrike.

Sot e dje janë një nga ditët, me çmime të bursës ndërkombëtare të rrymës, ndërkohë festohet 51% me Kryeministër, Ministre e ZRRE në, në heshtje. /Telegrafi/


Paga minimale, Federata Sindikale e Punëtorëve Teknik kërkon nga kompanitë të përgatiten për zbatimin e vendimit




Federata Sindikale e Punëtorëve Teknik të Sektorit Privat të Kosovës përmes një njoftimi për media kanë theksuar se do të këmbëngulin në zbatimin e vendimit për pagën minimale.

FSPTSPK kërkon nga kompanitë private në cilësinë e operatorëve ekonomikë, që të bëjnë llogaritjet e nevojshme financiare për rritjen e pagës minimale dhe të adresojnë me kohë kërkesat e tyre pranë autoriteteve kontraktuese përkatëse.

Lexoni të plotë njoftimin:

Për herë të dytë, paralajmërojmë kompanitë publiko-private se do të këmbëngulim në mënyrë të vazhdueshme për zbatimin e vendimit për pagën minimale, që nënkupton 425 euro për punëtorët e këtyre kompanive.

Në këtë drejtim, kërkojmë nga kompanitë private, në cilësinë e operatorëve ekonomikë, që të bëjnë llogaritjet e nevojshme financiare për rritjen e pagës minimale dhe të adresojnë me kohë kërkesat e tyre pranë autoriteteve kontraktuese përkatëse.

Ju njoftojmë se nëse pagat e Janarit nuk dalin më rritje, mund të ketë ndërprerje të shërbimeve në të gjitha institucionet përkatëse. Kjo është një situatë që ne nuk e dëshirojmë, veçanërisht në sektorë të ndjeshëm si spitalet, Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe institucionet tjera arsimore.

Andaj, ju ftojmë të reagoni me kohë dhe të ndërmerrni të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi. /Telegrafi/

Reduktimet e rrymës, KESCO: Sistemi elektro-energjetik në situatë të jashtëzakonshme, 50 për qind e energjisë po importohet



Vendi sot po përballet me reduktime të energjisë elektrike.

Lidhur me këtë situatë, KESCO në një njoftim për media thekson se sistemi elektro-energjetik është duke u përballur me një situatë të jashtëzakonshme, si pasojë e rritjes së ndjeshme të konsumit të energjisë elektrike, e cila aktualisht nuk mund të mbulohet plotësisht nga prodhimi vendor.

“PĂ«r shkak tĂ« kĂ«saj rritjeje, KESCO Ă«shtĂ« e detyruar tĂ« sigurojĂ« rreth 50% tĂ« energjisĂ« elektrike pĂ«rmes importit, nĂ« kushte shumĂ« tĂ« vĂ«shtira tĂ« tregut rajonal dhe ndĂ«rkombĂ«tar. Aktualisht, kapacitetet ndĂ«rkufitare janĂ« tĂ« kufizuara dhe kjo po krijon presion tĂ« madh nĂ« sigurimin e sasive tĂ« nevojshme.

Furnizuesi ka vepruar dhe vazhdon tĂ« veprojĂ« me pĂ«rgjegjĂ«si tĂ« plotĂ«, duke ndĂ«rmarrĂ« tĂ« gjitha pĂ«rpjekjet e nevojshme pĂ«r mbulimin e nominimeve tĂ« energjisĂ« elektrike, si pĂ«rmes kontratave bilaterale, ashtu edhe pĂ«rmes tregtimit njĂ« ditĂ« para dhe ofertave brenda-ditore. MegjithatĂ«, pĂ«r shkak tĂ« realitetit aktual tĂ« tregut dhe kufizimeve ndĂ«rkufitare, ku kufiri Kosovë–Serbi nuk Ă«shtĂ« funksional nĂ« aspektin komercial, ndĂ«rsa kufijtĂ« me Malin e Zi dhe MaqedoninĂ« e Veriut kanĂ« kapacitete tĂ« kufizuara qĂ« nuk mjaftojnĂ« pĂ«r tĂ« mbuluar tĂ« gjithĂ« kĂ«rkesĂ«n e vendit, sigurimi i energjisĂ« elektrike sipas nevojĂ«s reale mbetet i vĂ«shtirĂ«â€, thuhet nĂ« njoftim.

KESCO tutje njofton se tregu ALPEX, për shkak të likuiditetit të kufizuar në këto ditë me kërkesë të lartë, nuk ka ofruar sasi të mjaftueshme të energjisë elektrike, duke e bërë të pamundur mbulimin e plotë të nevojave vetëm përmes këtij mekanizmi tregtar.

“NĂ« kĂ«tĂ« kontekst, KESCO ndien obligim tĂ« informojĂ« me transparencĂ« konsumatorĂ«t pĂ«r situatĂ«n reale dhe arsyet objektive qĂ« kanĂ« çuar nĂ« aplikimin e kufizimeve me energji elektrike sipas nevojĂ«s, me qĂ«llim tĂ« ruajtjes sĂ« sigurisĂ« dhe stabilitetit elektroenergjetik.

KESCO mbetet e pĂ«rkushtuar qĂ«, nĂ« bashkĂ«punim me institucionet pĂ«rgjegjĂ«se, tĂ« bĂ«jĂ« çdo pĂ«rpjekje pĂ«r sigurimin e energjisĂ« elektrike dhe pĂ«r minimizimin e ndikimit te konsumatorĂ«t, duke i falĂ«nderuar ata pĂ«r mirĂ«kuptimin nĂ« kĂ«to rrethana tĂ« jashtĂ«zakonshme”, thuhet nĂ« njoftim. /Telegrafi/

...

Paralajmërohet reduktime të rrymës për sot, KOSST thotë se detyrohet të kufizojë ngarkesën për të ruajtur sigurinë e sistemit



Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës-KOSTT ka thënë se si i rezultat i nominimeve të pamjaftueshme të energjisë elektrike nga KESCO për mbulimin e nevojave të konsumit është duke operuar me jo balanca të mëdha dhe të vazhdueshme, të cilat në orë të caktuara tejkalojnë mbi 200 MW.

Në njoftimin e publikuar të martën në mbrëmje thuhet se KOSTT, në përputhje me rolin e tij si operator i sistemit dhe i tregut, ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për stabilizimin e sistemit, përfshirë aktivizimin e shërbimeve ndihmëse të balancimit si dhe organizimin e ankandeve brendaditore për balancimin e sistemit.

“NjoftojmĂ« opinionin publik se, si rezultat i nominimeve tĂ« pamjaftueshme tĂ« energjisĂ« elektrike nga KESCO pĂ«r mbulimin e nevojave tĂ« konsumit mĂ« 13 janar 2026 dhe 14 janar 2026, Zona e Kontrollit e KOSTT-it Ă«shtĂ« duke operuar me jo balanca tĂ« mĂ«dha dhe tĂ« vazhdueshme, tĂ« cilat nĂ« orĂ« tĂ« caktuara tejkalojnĂ« mbi 200 MW”, thuhet nĂ« njoftim.

Sipas KOSTT për shkak të diferencës jashtëzakonisht të madhe ndërmjet nominimeve dhe konsumit real, masat e ndërmarra nuk kanë qenë të mjaftueshme për të eliminuar jo balancat në nivelin e krijuar.

KĂ«to devijime po ndikojnĂ« negativisht nĂ« rrjetin interkonektiv evropian, rrisin ndjeshĂ«m rrezikun pĂ«r stabilitetin e sistemit dhe mund tĂ« sjellin pasoja serioze pĂ«r KOSTT-in, pĂ«rfshirĂ« masa ndĂ«shkuese dhe rrezikim tĂ« MarrĂ«veshjes sĂ« Kyçjes me ENTSO-E”, thuhet nĂ« njoftim.

Në këto rrethana, për të garantuar funksionimin e sigurt të sistemit elektroenergjetik dhe për të mbrojtur integritetin e rrjetit, KOSTT është i detyruar të aplikojë kufizimin e ngarkesës (reduktime), sipas nevojës dhe në përputhje me përgjegjësitë ligjore dhe operative.

Tutje thuhet se me përmirësimin e situatës dhe stabilizimin e balancimit, KOSTT do të ndërmarrë menjëherë veprimet e nevojshme për stabilizim të sistemit. /Telegrafi/

Sot në Kosovë përfaqësuesi i BE-së për dialog, Peter Sorensen



Sot do të jetë për vizitë në Kosovë, Peter Sorensen, përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi.

Sorensen do të takohet me presidenten e vendit, Vjosa Osmani në ora 10:00.

Emisari evropian pritet të ketë edhe një takim me përfaqësuesit e partive opozitare.

Brukseli pret që, pas formimit të qeverisë së re në Prishtinë, procesi i dialogut të ringjallet.

Pas Kosovës, Sorensen do të jetë në Serbi më 15 janar. /Telegrafi/

❌