Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Plan për eliminim me zarf të zi që të anulohej televotimi, debate të forta në Big Brother

Ka nisur me debate të forta këtë mbrëmje Big Brother, pas planit të organizuar nga disa banorë që të dilte dikush me zarf të zi, që të anulohej televotimi Miri-Selin-Juxhin. Miri u distancua nga ky plan, ndonëse u shfaq duke diskutuar në klip, ndërsa Anglo u shpreh se ishin të gjithë dakord për të anuluar këtë televotim. Një nga banorët e targetuar për këtë plan ishte Mateo, i cili tha se Miri…

Source

Stine lë shtëpinë: “Big Brotheri im është koha që do harxhoj me familjen time, vajzën dhe gruan time”

Këngëtari Stine ka vendosur të lërë përfundimisht shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5. Në nisje të spektaklit të kësaj të shtune, ai deklaroi se nuk ka më asnjë arsye që të qëndrojë në garë dhe se ka vendosur të largohet. “E kam thënë disa herë arsyen. Mendoj se nuk kam më arsye që të rri këtu. Atë arsye që kisha kur hyra nuk e kam më. Arsyeja ka qenë që thjesht të luaj, tani më ka ik dëshira e…

Source

Ura e Mesit, një nga legjendaret e trashëgimisë, që ka sfiduar kohërat dhe sot sfidon ashpërsinë e natyrës

Ura e Mesit, një nga monumentet më legjendare të trashëgimisë sonë, vazhdon të sfidojë kohërat dhe sot përballet me të njëjtën dinjitet me ashpërsinë e natyrës. E ngritur mbi shtratin e egër të Kirit, ajo nuk është thjesht një strukturë guri, por një dëshmi e gjallë e qëndrueshmërisë, e durimit dhe e mençurisë ndërtuese që ka ditur të dialogojë me rrezikun, jo ta shmangë atë.

Source

Arrin në 65 numri i personave që humbën jetën në protesta në Iran

Numri i personave që kanë humbur jetën në protestat në Iran është rritur në 65, njoftoi Agjencia e Lajmeve të Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut në Iran (HRANA). Raporti, i publikuar në faqen e internetit të grupit me bazë në SHBA, thotë se demonstratat kanë zgjatur 13 ditë rresht, duke u zhvilluar në 512 vende në 180 qytete në të gjitha 31 provincat iraniane, duke rezultuar në vdekjen e 50…

Source

Sekreti befasues në një pikturë anonime e blerë në ankand, e cila identifikohet si një vepër e Rubens, dy-në-një

Studimi i një burri, figurë që shfaqet shpesh në veprat e mjeshtrit flamand, zbulon një pikturë të fshehur të një gruaje nën mjekrën e modelit. A është një plak tullac me mjekër të dendur dhe shikim të mjegulluar nga vera? Apo një grua e re, miqësore, me flokë që valëviten dhe me një kurorë gërshetash? Për tregtarin belg të artit Klaas Muller, përgjigjja ndaj kësaj dileme kishte më pak rëndësi…

Source

Elisa Spiropali: E nisëm vitin me Këshillin Koordinues të Diasporës, mes shqiptarëve të spikatur në botë

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, zhvilloi një takim online me anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës, me fokus bashkëpunimin dhe fuqizimin e rolit të diasporës në sfidat e zhvillimit të vendit. Spiropali bën të ditur se në takim u fol për tri çështje konkrete: Strategjia Kombëtare e Diasporës 2026-2030, risitë e Ligjit të Ri për Diasporën…

Source

Helen Mirren për Parker Los Angeles Times: “Kam pasur një karrierë që duket jashtëzakonisht me fat, sfiduese, e pamundur”

Mbretëresha e Hollivudit është jashtëzakonisht gazmore! Helen Mirren bën shaka se Golden Globes i kanë dhënë “dy topa të mëdhenj” teksa pranon Çmimin Cecil B. DeMille në ceremoninë e vitit 2026. Helen Mirren dëshmoi edhe një herë pse mbetet një nga figurat më të guximshme dhe më të dashura të Hollivudit, duke ndërthurur hijeshi, sinqeritet dhe një batutë të goditur në momentin e duhur.

Source

Revolta simbolike e grave iraniane – ndezin cigaret nga fotot e djegura të liderit suprem, Ali Khamenei

Kjo tendencë mes grave iraniane tani është e pakapërcyeshme. Gratë iraniane po ndezin cigare duke përdorur fotografi të djegura të Liderit të Lartë, Ali Khamenei. Kjo nuk është thjesht për të tërhequr vëmendje, raportojnë mediat e huaja. Është një veprim politik i hapur – një përçmim i drejtpërdrejtë për një regjim që ka shpenzuar dekada duke kontrolluar trupin, veshjen, sjelljen dhe jetën e…

Source

Njoftim i Policisë: Për shkak të rrezikut nga ortekët, “Bogë – Qafë Thore – Theth”, nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve gjatë natës

Policia e Shtetit ka njoftuar se: Bazuar në analizën e riskut dhe pas komunikimit me inxhinierët e firmës kontraktore për mirëmbajtjen e rrugës, në segmentin rrugor “Bogë – Qafë Thore – Theth”, për shkak të rrezikut nga ortekët e dëborës si pasojë e kushteve të përkeqësuara atmosferike, nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve gjatë natës, pasi rrezikshmëria është e lartë, edhe për shkak të…

Source

Gjyqi i madh drejt fundit, hulumtuesja e Tribunalit të Hagës flet për pritjet për katërshen e UÇK-së​

Gjyqi i madh është para fazës më të rëndësishme të tij, ku në pranverë pritet të shqiptohet vendimi për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin. Ky pritet të jetë viti vendimtar për katërshen e UÇK-së, të cilët ndodhën në paraburgim në Hagë tash e pesë vjet. Hulumtuesja e Tribunalit të Hagës për ish-Jugosllavi, Nevenka Tromp flet për rëndësinë që ka vendimi ndaj Thaçit…

Source

Paralajmërimi i Papa Leoni XIV: Të drejtat dhe liria e njeriut janë në krizë. Po përhapet etja për luftë

Rreziku që të drejtat e njeriut të «mgeullohen», mundësia e shtypjes së lirisë së ndërgjegjes dhe fesë për shkak të persekutimit të krishterëve, rrezikimi i lirisë së shprehjes për shkak të një gjuhe gjithnjë e më «rrëshqitëse» që në fund të fundit është përjashtuese, dhe pastaj rëndësia e ligjeve humane kur lufta bëhet modë, qenë vetëm disa nga temat ku u ndal Papa Leoni XIV në audiencën me…

Source

Policia e Shtetit u bën apel drejtuesve të automjeteve dhe motomjeteve që të tregojnë kujdes maksimal gjatë qarkullimit

Policia e Shtetit u bën apel drejtuesve të automjeteve dhe motomjeteve që të tregojnë kujdes maksimal gjatë qarkullimit për shkak të motit të keq, me reshje shiu, breshëri dhe dëbore, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Sipas njoftimit të policisë, në zonat malore, drejtuesit e automjeteve këshillohen të përdorin goma dimërore dhe të kenë me vete mjetet antirrëshqitëse.

Source

Rama: Ditë e natë për të mbajtur akset rrugore të hapura dhe për të garantuar sigurinë e çdo qytetari në lëvizje

Kryeministri Edi Rama, gjatë një prezantimi informues mbi situatën në akset rrugore të prekura nga reshjet intensive të dëborës, ka bërë me dije se vendi po përballet me kushte të vështira atmosferike, por se strukturat përgjegjëse janë në gatishmëri të plotë dhe në veprim të pandërprerë. Sipas tij, ekipet e Autoritetit Rrugor Shqiptar ndodhen në terren 24 orë në ditë, duke punuar pa ndërprerje…

Source

Përkujtohet në një akademi solemne në Katedralen e Prishtinës, trashëgimia e Imzot Nikë Prelës dhe Imzot Mark Sopit

Në një akademi solemne të mbajtur në Katedralen e Prishtinës, u përkujtua vepra dhe trashëgimia e dy prej figurave më të shquara të Kishës Katolike dhe kombit shqiptar, Imzot Nikë Prelës në 30-vjetorin e kalimit në amshim dhe Imzot Mark Sopit në 20-vjetorin e ndarjes nga jeta. Në këtë ngjarje, ku morën pjesë krerët më të lartë shtetërorë e fetarë, përfshirë kryeministrin në detyrë…

Source

Reshjet, Ministria e Mbrojtjes: Situata paraqitet më e rënduar në Shkodër, Durrës, Lezhë, Gjirokastër, Dibër dhe Berat

Ministria e Mbrojtjes njoftoi sot se reshjet intensive të shiut gjatë orëve të fundit kanë krijuar problematika në disa qarqe të vendit, përfshirë rritje të prurjeve në lumenj, përmbytje të tokave bujqësore, rrëshqitje dherash dhe vështirësi në qarkullimin rrugor. Situata paraqitet më e rënduar në Shkodër, Durrës, Lezhë, Gjirokastër, Dibër dhe Berat, ndërsa në qarqet e tjera problemet janë të…

Source

Hidrocentralet e Ulzës dhe Shkopetit hapin portat, përmbytje në fshatrat e Kurbinit dhe Lezhës

Janë hapur portat e hidrocentraleve të Ulzës dhe Shkopetit, duke shkaktuar rritje të prurjeve në lumenj. Nga hidrocentrali i Ulzës po derdhen rreth 400 metër kub ujë në sekondë, ndërsa nga ai i Shkopetit rreth 450 metër kub në sekondë. Si pasojë e kësaj rritjeje, disa fshatra në zonën e Kurbinit dhe të Lezhës janë përmbytur. Autoritetet lokale ndodhen në terren dhe po monitorojnë situatën nga…

Source

Robert Ndrenika, emri dhe arti i madh, që ai, me pasion dhe përkushtim i lartësoi në tempull

Nga Albert Vataj Robert Ndrenika sot ka ditëlindjen. Lavdi Zotit ne sot e urojmë për shëndet dhe të lutemi që ta kemi sa më gjatë mes nesh, sepse ai është dëshmi e frytshme e një gjenerate, e një brezi, e shpirtit dhe përkushtimit të atyre që e lartësuan në tempull artin skenik shqiptar. Sot nuk feston vetëm një artist, një emër dhe një vlerë. Sot feston vetë arti shqiptar, arti i madh që e…

Source

Mjeku iranian pretendon se mbi 200 protestues janë vrarë në Teheran

Pavarësisht bllokimit pothuajse të plotë të internetit, videot vazhdojnë të dalin nga Irani – sipas raportimeve, përmes Starlink – dhe tregojnë një Teheran që po digjet. Sipas revistës amerikane Time, numri i të vdekurve ka kaluar tashmë 200 persona. Mes vendeve që digjen është edhe Xhamia Al-Rasul në veriperëndim të qytetit. Në lagjen Saadat Abad, protestuesit brohorasin “Vdekje Khamenei”…

Source

Kryeministri Rama: Shkodra përballon reshjet pa emergjencë, raportohet për monitorim të vazhdueshëm dhe situatë nën kontroll

Postimi i Kryeministrit Edi Rama, i shoqëruar me një fotogaleri nga terreni, përcjell një mesazh qetësues dhe njëherazi përgjegjës për situatën hidrologjike në territorin e Bashkisë Shkodër. Sipas të dhënave të monitorimit, gjendja paraqitet e qëndrueshme, me nivele uji nën kuotat kritike dhe pa problematika të evidentuara që do të rrezikonin jetën apo pronën e qytetarëve. Lumenjtë Bunë dhe Drin…

Source

Gjergj Luca nga shtëpia e Franz Kafkës, thirrje për ndërgjegjësim në thellësinë e mendimit që farkëtoi Evropën

Nga Albert Vataj Sipërmarrësi Gjergj Luca, në vijim të vizitës së tij në Pragë, ka zgjedhur të ndalojë në një prej vendeve më domethënëse të këtij qyteti, shtëpinë e Franz Kafkës. Nuk është thjesht një destinacion turistik. Është një pikë takimi midis historisë dhe ndërgjegjes moderne, një hapësirë ku vizitori ballafaqohet me një botë letrare që ka shënjuar mendimin europian të shekullit XX dhe…

Source

❌