Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

17:35 Fëmija numër 3: Vajza e Jozefina Topallit ndan lajmin e ëmbël!

Festat vijne me gëzim te shtuar per familjen e ish-kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli. Vajza e saj, Margerita Topalli, ka ndarë me ndjekësit lajmin e bukur se është sërish ne pritje të ëmbël.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka zbuluar se familja e tyre po zgjerohet dhe se së shpejti do të mirëpresin një anëtar të ri. Margerita dhe bashkëshorti i saj, Angji Serreqi, do të bëhen prindër për herë të tretë Dyshja qe kane tashmë dy djem, duket se po përjeton një nga periudhat më të bukura të jetës së tyre.

Në foton e publikuar krah pemës së Krishtlindjes, Margerita shfaqet mjaft e lumtur pranë bashkëshortit dhe dy fëmijëve, duke konfirmuar se ky vit është i veçantë për ta pasi janë në pritje të gjithçkaje të bukur që po vjen në familjen e tyre.

Siç duket, magjia e festave këtë vit për familjen Topalli-Serreqi ka një kuptim akoma më të thellë, duke e bërë këtë pritje të ëmbël kryefjalën e festimeve të tyre të fundvitit./mxh

17:11 E vërteta pas ribashkimit të fundit të ish-çiftit Ben Affleck dhe Jennifer Lopez

Kohët e fundit dyshja Ben Affleck dhe Jennifer Lopez janë parë shpesh bashkë. Ata duket se janë ende në frymën e festave.

Pavarësisht se finalizuan divorcin më herët këtë vit, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck vazhdojnë të takohen herë pas here, së fundmi gjatë një daljeje për pazar festash me djalin e tij, Samuel, gjatë fundjavës.
Sipas burimeve, ata u takuan për të bërë pazar festash së bashku, me fokus tek djali i Benit, Samuel, duke blerë dhurata dhe duke kaluar kohë së bashku.

Ata janë fotografuar duke bërë pazar për festat në Brentwood Country Mart dhe duke drekuar në Farmshop në Brentwood, Kaliforni. Ata vizituan disa dyqane në Brentwood Country Mart dhe më pas u ndalën për drekë në një treg të hapur aty pranë

Kjo dalje e përbashkët vjen rreth dy muaj pas ribashkimit të tyre profesional për filmin “Kiss of the Spider Ëoman”, i cili u prezantua në tetor në Nju Jork. Në premierë, Lopez dhe Affleck pozua­n së bashku në tapetin e kuq, pasi ishin bashkëprodhues të këtij filmi muzikor, i bazuar në muzikalin e vitit 1992.

Pavarësisht ndarjes, ajo duket se vazhdon të mbajë marrëdhënie të mira me fëmijët e Affleck, pasi ishte fotografuar edhe më herët në dalje me Samuelin./mxh

Përplasje në shtëpinë e “BBV5”, Seno i hedh karkalec Angleos: Je thjesht një zero!

Ka vijuar përplasja mes Angelos dhe Senos në Big Brother Vip 5, pasi ky i fundit i ka hedhur një karkalec në trup moderatorit. Angelo nuk ka reaguar pasi i ka hedhur karkalecin në trup, duke qëndruar i qetë. Gjatë debatit, Angelo i ka thënë Senos që është një zero dhe se nuk është Big […]

The post Përplasje në shtëpinë e “BBV5”, Seno i hedh karkalec Angleos: Je thjesht një zero! appeared first on BoldNews.al.

Ndërron jetë në moshën 60-vjeçare aktori i “Friends”, Pat Finn

Aktori amerikan Pat Finn, i njohur për rolin e tij në serialin e famshëm Friends, ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare pas një beteje disa­vjeçare me kancerin. Finn u shua në shtëpinë e tij në Los Angeles të hënën, më 22 dhjetor, pas trajtimeve që po ndiqte që nga viti 2022. Lajmi u konfirmua nga […]

The post Ndërron jetë në moshën 60-vjeçare aktori i “Friends”, Pat Finn appeared first on BoldNews.al.

3 shenjat e horoskopit që do të kalojnë festa të vështira këtë fundvit

Festat e fundvitit do të sjellin disa pengesa te tre shenja të horoskopit, sipas astrologëve. Virgjëresha Nuk do të kenë shumë fat këtë fundvit. Përpjekjet tuaja në punë do të japin rezultate të mira kur të vijë koha, por jo në të ardhmen e afërt. Në planin financiar nuk duhet të shpenzoni në mënyrë të […]

The post 3 shenjat e horoskopit që do të kalojnë festa të vështira këtë fundvit appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Dhunohet TikTokerja Suada Muça

TikTokerja Suada Muça është dhunuar mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga disa vajza, të cilat dyshohet se kanë vepruar për hakmarrje. Ngjarja lidhet me ofendime dhe fyerje të publikuara më herët në rrjetet sociale nga Muça ndaj Xhemal Uka, i njohur me nofkën “Fire”. Dhuna për […]

The post VIDEO/ Dhunohet TikTokerja Suada Muça appeared first on BoldNews.al.

22:48 “Nuk e ushqeja dot, flija me frikë”/ Olta Boka zbulon dramën pas lindjes së djalit që askush nuk e dinte…

E ftuar në emisionin “Rudina”, Olta ndau për herë të parë një episod të vështirë shëndetësor që ka përjetuar me djalin e saj. Ajo tregoi se Breli lindi me refluks të gradës së tretë, gjë që e bëri vitin e parë veçanërisht sfidues, si për të voglin, ashtu edhe për të si nënë.

“Muajt e parë ishin shumë të vështirë. Nuk e ushqeja dot, nuk e ndërroja dot dhe për të fjetur ishte një sfidë më vete. E mbaja mbi trupin tim, flija me frikë dhe me shumë kujdes”, rrëfeu Olta me sinqeritet.

Këngëtarja theksoi se përvoja e dytë e mëmësisë është shumë e ndryshme nga e para. Sipas saj, Gaia dhe Breli kanë karaktere krejt të kundërta: vajza është më emocionale, ndërsa djali më i pavarur, me nevoja dhe ritme të ndryshme zhvillimi.

Megjithatë, pavarësisht vështirësive, Olta e konsideron këtë periudhë si një nga më të bukurat e jetës së saj. Ajo shprehet mirënjohëse që ka mundësinë të jetë e pranishme dhe aktive në rritjen e fëmijëve, duke e parë mëmësinë si një bekim dhe një mësim të përditshëm për të mos i marrë gjërat e mira si të mirëqena./mxh

22:39 Einxhel Shkira “i fshiu” nga Instagrami, Granciano Tagani e thumbon publikisht!

Së fundmi, rrjetet sociale kanë ngritur pikëpyetje të shumta rreth marrëdhënies mes Einxhel Shkirës, Argjira Spancës, Graciano Taganit dhe Fjoralba Ponarit. Një veprim i moderatores së njohur ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, pasi ajo ka hequr nga lista e ndjekjeve në Instagram tre miqtë e saj, duke thyer imazhin e një miqësie që prej kohësh perceptohej si e pandashme.

Për një periudhë të gjatë, katërshja është parë shpesh bashkë, si në ekran ashtu edhe jashtë tij, duke krijuar bindjen e një raporti të ngushtë dhe të qëndrueshëm. Pikërisht për këtë arsye, ky ndryshim nuk ka kaluar pa u vënë re dhe ka ndezur menjëherë diskutime në rrjet.

Deri më tani, nuk ka asnjë sqarim zyrtar mbi atë që mund të ketë ndodhur mes tyre. Asnjë prej personazheve të përfshirë nuk ka reaguar drejtpërdrejt, duke lënë hapësirë për interpretime dhe spekulime nga publiku.

Megjithatë, pak orë pas kësaj lëvizjeje, Graciano Tagani ka ndarë një mesazh në InstaStory, i cili është interpretuar si një reagim i tërthortë ndaj situatës.
“Mirënjohja është virtyti më i mirë i çdo personi! Kjo është motoja ime”, ka shkruar ai, pa përmendur emra apo detaje konkrete.

Nga ana tjetër, Argjira Spanca dhe Fjoralba Ponari nuk kanë bërë asnjë reagim publik, ndërsa Einxhel Shkira ka zgjedhur të ruajë heshtjen./mxh

22:11 Askush nuk e priste! Enrique Iglesias dhe Anna Kournikova mirëpresin fshehurazi fëmijën e katërt!

Enrique Iglesias dhe Anna Kournikova janë bërë prindër për herë të katërt, duke e çuar familjen e tyre në gjashtë anëtarë. Çifti afatgjatë ndau lajmin e bukur në Instagram, duke zbuluar se fëmija i tyre më i vogël ka ardhur në jetë më 17 dhjetor. Postimi i përbashkët u shoqërua me mbishkrimin “My Sunshine 12.17.2025” dhe një foto të vogëlushit pranë një lodre pellushi. Deri tani, ata nuk kanë bërë publik emrin apo gjininë e foshnjës.

Fëmija i ri i bashkohet binjakëve 8-vjeçarë Nicholas dhe Lucy, të lindur në dhjetor 2017, si dhe vajzës 5-vjeçare Mary, e njohur me nofkën Masha, e lindur në janar 2020. Edhe për lindjen e Mary-t, Iglesias kishte përdorur të njëjtin mbishkrim emocional: “My Sunshine”.

Iglesias dhe ish-tenistja ruse Kournikova kanë nisur lidhjen e tyre në vitin 2001, dhe viti i ardhshëm shënon 25-vjetorin e tyre si çift. Postimi i fundit i Kournikovës në Instagram para njoftimit të lindjes ishte një foto për Halloween me tre fëmijët e tyre, ku vajzat ishin veshur si kunguj, ndërsa ajo si rosë e verdhë.

Në planin profesional, në mars 2024, Enrique Iglesias publikoi albumin e tij më të fundit Final (Vol. 2), me bashkëpunime me Miranda Lambert, Belinda, El Alfa dhe Maria Becerra. Albumi debutoi në Top 10 të Billboard Latin Pop Albums, në vendin e gjashtë.

Iglesias mban rekordin për numrin më të madh të këngëve Nr. 1 në Billboard Hot Latin Songs (27) dhe Latin Pop Airplay (24). Ai ka pasur gjithashtu 25 këngë në Billboard Hot 100, përfshirë dy hite në vendin e parë: “Bailamos” (1999) dhe “Be With You” (2000)./mxh

20:46 “Fol moj shqip”/ Elton Ilirjani për Parashqevi Simakun: Po punojmë që të rregullohet me të birin

Last Updated on 24/12/2025 by EL

Në emisionin “Shqipëria Live” ishte i ftuar Elton Ilirjani, ku foli për situatën e këngëtares se njohur Parashqevi Simakut, duke e përshkruar atë si një nga zërat më të rrallë dhe më të dashur të muzikës shqiptare, që megjithatë mbetet e pavlerësuar nga institucionet.

“Parashqevia ka kaluar 10 vite në rrugë dhe është lënë në harresë. Imagjino edhe personat që atë e kane parë në rrugë atëherë edhe e dinin ku ishin, i thonin: ‘Fol moj ti shqip’. Unë di që edhe kolegët e saj e urrenin. Ajo është një artiste e përmasave të mëdha, një zë i rrallë që nuk do të rikthehet më në Shqipëri. Prisja që institucioni i presidentes t’i jepte një titull, por kjo nuk ndodhi. Ndërkohë, disa artiste në Tiranë e kanë marrë titullin dhe janë bërë meme,” tha Ilirjani.

Ai shtoi se populli e do shumë Parashqevi Simakun dhe e kanë quajtur “Artiste e Popullit”. “Ajo do të mbetet në histori. Artistët e tjerë nuk e duan, ajo ka kaluar një tragjedi. Është bërë një padrejtësi e madhe për të,” tha Ilirjani, duke theksuar se ajo është ende shumë e vlerësuar nga qyteti i saj dhe nga publiku./e.t

Banorët votojnë, ja se kush u zgjodh lideri i parë i shtëpisë në “BBV5”

Armiri është zgjedhur lideri i parë i shtëpisë në edicionin e pestë të Big Brother VIP. Të gjithë banorët u vendosën përpara një zgjedhje në living dhe ishte Armiri, ai që me më shumë vota u zgjodh si lideri i parë, për të ndarë detyrat e gjithsecilit dhe do të ketë një rol të rëndësishëm […]

The post Banorët votojnë, ja se kush u zgjodh lideri i parë i shtëpisë në “BBV5” appeared first on BoldNews.al.

17:58 “Po më shkatërohen mushkritë…”, supermodelja Anok Yai në gjendje të rëndë shëndetësore!

Supermodelja Anok Yai po përballet me një sfidë të rëndë shëndetësore. Në një postim në rrjetet sociale, ajo shkruan se ka mësuar që ka lindur me një defekt në mushkëri.

Në disa foto e video të postuara nga spitali, Anok thotë se e la situatën pas dore duke u përpjekur të gjente kohën e duhur. Përkeqësimi i shëndetit e bëri të kuptonte se nuk ka të tillë.

“Përgjatë vitit jam përballur me këtë betejë të heshtur. Zbulova rastësisht se kam një defekt të lindur që e stërmundon zemrën time dhe po shkatërron ngadalë mushkëritë. Ajo që nisi si diçka asimptomatike për pjesën më të madhe të jetës sime u shndërrua në një kollë të zgjatur që u kthye në dhimbje në kraharor, kollitje me gjak dhe vështirësi për t’u mbushur me frymë. Zgjodha të punoja teksa kërkoja mjekun dhe kohën e duhur. Kuptova shpejt se nuk do të kishte ‘kohë të duhur’, shëndeti im do të vijonte të përkeqësohej. Gjithnjë kam menduar se mund t’ia dilja me gjithçka, por universi gjen mënyrën për të të bërë të ngadalësosh e të zgjohesh.“
“Tani po shërohem… por do të rikthehem. Shihemi!”/mxh

17:37 Amanda Seyfried portretizon Ann Lee/ Historia e lëvizjes Shaker në film

Aktorja Amanda Seyfried pranon se nuk dinte shumë për Ann Lee, themeluesen e lëvizjes Shaker në shekullin e 18-të, para se ta portretizonte në filmin “The Testament of Ann Lee”, i cili do të hapet në ekran ditën e Krishtlindjes. Filmi eksploron udhëtimin e vizionares për barazi dhe jetesë komunitare.

Seyfried u shpreh se ishte e befasuar që nuk kishte mësuar për Lee-n në klasat e historisë amerikane. Shakerët ishin një lëvizje kristiane e njohur për celibatet dhe adhurimin ekstazik për të larguar të keqen.

Amanda Seyfried, center, and ensemble in “The Testament of Ann Lee.” (Photo © 2025 Searchlight Pictur

Filmi, i drejtuar nga Mona Fastvold dhe i shpërndarë nga Searchlight Pictures, tregon historinë e Ann Lee, e shpallur nga ndjekësit e saj si Kristi femër. Lee synon të krijojë një shoqëri utopike ku Shakerët adhurojnë përmes këngës dhe kërcimit.

Në film luajnë edhe Lewis Pullman si vëllai i Ann, William Lee; Christopher Abbott si bashkëshorti Abraham Standerin; dhe Thomasin McKenzie si ndjekësja dhe shoqja e Ann, Mary Partington. Si Seyfried, Pullman pranoi se nuk dinte asgjë për Ann Lee para filmit, duke e përshkruar atë si një humaniste që mbështeste të drejtat e të gjithëve.

Elementet muzikore janë pjesë kyçe e historisë së Shakerëve, të cilët përdornin këngën dhe kërcimin për të adhuruar dhe për të promovuar barazinë. Seyfried tha se të kënduarit për këtë rol ishte më shumë se performancë artistike: “Unë këndoj për të ndjerë jetën, jo për të performuar. Është si oksigjen,” tha ajo, duke theksuar se filmi është një muzikë, por jo siç e njohim zakonisht muzikën teatrale./mxh

Historia tragjike e banores së re të “BBV 5″/ Ish-kunati i vrau motrën dhe të fejuarin në oborrin e banesës

Juela Nikollaj është banorja më e re e Big Brother VIP 5. Ajo ka lindur në Laç dhe është rritur jashtë Shqipërisë, në Milano, në një familje shqiptare shumë të lidhur. Prindërit e saj kanë qenë gjithmonë të kujdesshëm që të mos humbnin rrënjët, kulturën dhe vlerat që ata i kanë pasur gjithë jetën. Fëmijëria […]

The post Historia tragjike e banores së re të “BBV 5″/ Ish-kunati i vrau motrën dhe të fejuarin në oborrin e banesës appeared first on BoldNews.al.

Mekanizëm i ri nominimesh, cilët banorë rrezikojnë të eliminohen nga Big Brother VIP 5

Një mekanizëm i ri dhe i papritur nominimesh ka sjellë tension dhe dinamika të reja në edicionin e pestë të Big Brother VIP, duke ndryshuar rrjedhën klasike të lojës dhe duke vënë përballë njëri-tjetrit banorët që prej hyrjes së tyre të parë në shtëpi. Në qendër të këtij mekanizmi ishte një ruletë, përpara së cilës […]

The post Mekanizëm i ri nominimesh, cilët banorë rrezikojnë të eliminohen nga Big Brother VIP 5 appeared first on BoldNews.al.

07:45 “Guri i rëndë në vend të vet”, Parashqevi Simaku merr titullin “Qytetare Nderi”: Akoma jam kavajase!

Parashqevi Simaku është nderuar me titullin “Qytetare Nderi” në Kavajë, prej nga edhe vjen. Në një reagim të shpërndarë nga biznesmeni Elton Ilirjani në Youtube, ajo thotë se pavarësisht viteve që ka kaluar në SHBA ku jeton ende, nuk e ka harruar qytetin e saj.

Mund ta nxjerrësh Parashqevinë nga Kavaja, por jo Kavajën nga unë”, shprehet këngëtarja duke falënderuar njerëzit që e kanë ndihmuar që në fillime për t’u bërë artiste.
“Nuk do të isha kjo që jam edhe pse jam në majë të Nju Jorkut pa dashurinë, respektin dhe mësimet që më kanë dhënë të gjithë në Kavajë. S’ka ndryshuar asgjë, vetëm se jam krenare që nuk kanë dalë nga tradita Sofra e Kavajës.”

Simaku e përfundon fjalën e saj duke shprehur krenarinë si kavajase.

“Është vendlindja ime, guri i rëndë në vend të vet. Akoma jam kavajase edhe pse kam kënduar kudo në Shqipëri, në botë. Thelbi, shpirti i njeriut nuk ndërron kurrë. Kudo që shkoj, e përfaqësoj Kavajën me atë thjeshtësi, kënaqësi dhe ndershmëri që i ka dhënë kënga popullore të gjithë shqiptarëve. I qofsha falë djepit që më ka lindur e rritur, Kavajës”, tha ajo duke përmendur edhe dëshirën për t’u rikthyer vitin e ardhshëm/kb

21:40 Blero, drejt martesës së tretë? Fotoja që befasoi ndjekësit!

Blero Muharremi di gjithmonë si të tërheqë vëmendjen e publikut, por këtë herë duket se ka arritur ta çojë kuriozitetin në një tjetër nivel. Një postim i bërë në orët e vona të mbrëmjes së kaluar në Instagram ka mjaftuar për të ndezur rrjetet sociale dhe për t’i lënë ndjekësit e tij mes habisë dhe pikëpyetjeve.

Këngëtari publikoi një fotografi bardh e zi, e thjeshtë në pamje, por me një simbolikë të fortë. Në imazh shfaqet një fustan nusërie elegant, me detaje delikate dantelle dhe material sateni – një veshje që lidhet drejtpërdrejt me një nga momentet më të rëndësishme në jetën e një gruaje. Pa fytyrë, pa identitet, fotoja vetëm sa e shtoi misterin.

Për ta bërë postimin edhe më domethënës, Blero e shoqëroi imazhin me mbishkrimin “Të dua”, duke shtuar edhe emoji-n e gotave të shampanjës që trokiten. Ky kombinim mjaftoi që fansat të shpërthenin në komente, duke ngritur menjëherë dyshime dhe teori të ndryshme.

A kemi të bëjmë me një martesë të re? Nëse po, kjo do të ishte hera e tretë që Blero shkon drejt altarit, pas dy martesave të mëparshme që kanë qenë shpesh në qendër të vëmendjes mediatike. Nga ana tjetër, duke njohur natyrën artistike të këngëtarit, nuk përjashtohet mundësia që postimi të jetë pjesë e një projekti të ri muzikor apo një strategjie të menduar për të krijuar zhurmë./mxh

Për herë të parë në BBVIP Albania, hyn një banor i verbër

Për herë të parë në historinë e Big Brother VIP Albania, në shtëpinë më të ndjekur në vend hyn një banor i verbër. Stenaldo Mëhillli është bërë pjesë e edicionit të pestë të reality show-t, duke shënuar një moment të rëndësishëm për përfshirjen dhe përfaqësimin në televizionin shqiptar. Pjesëmarrja e tij pritet të sjellë një […]

The post Për herë të parë në BBVIP Albania, hyn një banor i verbër appeared first on BoldNews.al.

Parashqevi Simaku shpallet ‘Qytetare Nderi’ në Kavajë, këngëtarja: Guri i rëndë në vend të vet!

Këngëtarja e mirënjohur, Parashqevi Simaku ka reaguar pasi mori titullin ‘Qytetar Nderi’ në Kavajë, vend ku ajo është lindur dhe rritur. Me anë të një video-mesazhi nga New York, këngëtarja ka kujtuar vitet e fëmijërisë në Kavajë, duke u shprehu se edhe pse ka kënduar në skena botërore, sërish ka përfaqësuar vendin e saj me […]

The post Parashqevi Simaku shpallet ‘Qytetare Nderi’ në Kavajë, këngëtarja: Guri i rëndë në vend të vet! appeared first on BoldNews.al.

❌