Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Sulmet ruse mbi Kiev, Polonia mbyll përkohësisht dy aeroportet

Kievi ka qenë nën sulm dhe avionët luftarakë polakë janë ngritur pranë kufirit me Ukrainën, pavarësisht bisedimeve të rëndësishme për paqe që po zhvillohen këtë fundjavë. Sipas forcave ajrore ukrainase, Kievi u godit nga raketa dhe dronë herët të shtunën, ku të paktën tetë persona u plagosën. Siç shkruan Sky News, aeroportet Rzeszow dhe Lublin në juglindje të Polonisë u mbyllën përkohësisht pasi…

Source

“Koço Gliozheni” feston fundvitin me beben e parë nga IVF në spital publik

Një videokartolinë e veçantë urimi për festat e fundvitit ka ardhur nga stafi i Spitalit Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Koço Gliozheni”, me protagoniste Soreja, tashmë 1 vjeçe, bebja e parë e lindur përmes fekondimit “in vitro” në strukturat spitalore publike. Përmes kësaj videokartoline simbolike, stafi mjekësor ka përcjellë një mesazh shprese, mirënjohjeje dhe besimi te jeta…

Source

Edmond Spaho kundër Berishës e Nokës: Thirrje demokratëve të mbështesin Ervin Salianjin

Ish-deputet i Partisë Demokratike, Edmond Spaho deklaron se është kundërshtar i vendosur i Ervin Salianjit, por thekson se pavarësisht dallimeve të thella, mbështetja ndaj demokratit është e nevojshme për të ardhmen e PD. “PD ka rënë në moçal dhe përgjegjësinë kryesore për gjendjen e sotme e ka Sali Berisha, i cili e përdor partinë vetëm për interesat e tij personale,” shprehet Spaho.

Source

Shkurta eliminohet nga BBVK, akuzon rëndë produksionin

Shkurta Haxhiu është eliminuar nga gara e Big Brother VIP Kosova 4, duke u bërë e larguara e dytë e mbrëmjes të së premtes, në një spektakël të shoqëruar me tensione dhe reagime të forta. Ajo nuk arriti t’i mbijetojë një nominimi të fortë, ku përballë saj ishin Alba Pollozhani, Labinot Rexha, Benita Zena dhe Dolce. Ky televotim u konsiderua vendimtar, pasi erdhi si pasojë e shkeljes së…

Source

Katër alpinistë humbën jetën pasi u zunë nga orteku në malet Vardousia

Katër alpinistë u gjetën pa shenja jete pas dy ditësh kërkimesh intensive në malet Vardousia, në rajonin e Fokidës në Greqi. Sipas autoriteteve greke dhe ekipeve të shpëtimit, viktimat u gjetën të varrosura nën një ortek bore, në një zonë shumë të rrezikshme pak para majës së malit Korakas. Terreni ku ndodhi ngjarja karakterizohet nga shpate të pjerrëta, kalime vertikale dhe paqëndrueshmëri e…

Source

Aksident në Tiranë, plagoset efektivi i policisë

Një efektiv i forcave “Shqiponja” është dëmtuar në këmbë pas një përplasjeje me një automjet mallrash. Si pasojë e aksidentit, polici ka pësuar dëmtime në këmbë dhe është transportuar për ndihmë mjekësore. Rrethanat e përplasjes janë ende të paqarta, ndërsa pritet sqarim zyrtar nga autoritetet për dinamikën e ngjarjes.

Source

Analiza e DW: Të rinjtë votues mes shpresës dhe frustrimit në Kosovë

Gjatë fushatës zgjedhore që nisi më 17 dhjetor në Kosovë, një pakartë e madhe e Listës Serbe dominon rrugët e Mitrovicës së Veriut, pas rikthimit të kësaj partie në pushtet në komunat veriore më 5 dhjetor. Një kontrast ky me kryeqytetin, Prishtinën, ku shihen shumë më pak pankarta zgjedhore dhe rrugët janë mbushur kryesisht me pemë të Vitit të Ri, drita festive dhe tregjet e fundvitit…

Source

Horoskopi ditor, e shtunë 27 dhjetor 2025

DASHI Do të ndjeni një nxitje të fortë emocionale: marrëdhëniet bëhen më intensive dhe ka një dëshirë për dialog. Kjo është një kohë pozitive për sqarimin e keqkuptimeve dhe forcimin e lidhjeve të rëndësishme. Energjitë janë të larta në punë, por kini kujdes të mos veproni impulsivisht: peshoni me kujdes vendimet tuaja, veçanërisht nëse ka mundësi të reja për të eksploruar. Fati është në anën…

Source

Kushte atmosferike të qëndrueshme e vranësira kalimtare, parashikimi i motit sot

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira të pakta kalimtare në relievet malore në lindje. Mjegull e dendur / mjegullinë përgjatë zonaveluginore në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes. Prezencë e ngricave përgjatë akseve rrugore kryesisht në relievet malore. Era do të fryjë me drejtim kryesor…

Source

Gjermania lëshon mbi 100 mijë viza për bashkim familjar, shqiptarët mes aplikuesve kryesorë

Pavarësisht shtrëngimit të politikave të emigracionit nga qeveria e koalicionit CDU/CSU dhe Socialdemokratët në Berlin, Gjermania ka lëshuar gjatë këtij viti më shumë se 100 mijë viza për bashkim familjar. Sipas të dhënave të Ministrisë së Jashtme gjermane, deri në fund të muajit nëntor janë dhënë gjithsej 101.756 viza për pesë kombësitë me numrin më të lartë të aplikimeve. Numrin më të madh të…

Source

Sulm me thikë në metronë e Parisit. Disa të plagosur

Të paktën tre persona u plagosën me armë të ftohtë në metronë e Parisit, pasditen e sot e më 26 dhjetor, nga një burrë që u largua nga vendngjarja pasi kreu sulmet ndaj udhëtarëve, që të gjitha femra. Lajmi u konfirmua nga Prokuroria e Parisit për Le Monde dhe Agjencinë Franceze të Lajmeve (AFP). Sulmet ndodhën në stacionet e linjës 3 të metrosë: Arts-et-Métiers, République dhe Opéra…

Source

Sylvinho për rrugën e Shqipërisë drejt Botërorit: Çdo ndeshje vendoset nga detajet,

Kur flitet për Kupën e Botës 2026, Sylvinho mund të jetë i vetmi trajner brazilian në pankinën e një kombëtareje europiane, një kontrast me Brazilin e drejtuar nga Carlo Ancelotti. Kjo ka tërhequr vëmendje në Brazil, ku futbolli konsiderohet pjesë e identitetit kombëtar. Në një intervistë ekskluzive për podcast-in e ESPN Brasil, trajneri i kombëtares shqiptare ka folur për planet e ekipit dhe…

Source

Balla dhe Manastirliu vizitë në familjen Gjyli: Buxheti 2026, më shumë mbështetje për familjet shqiptare

Kryetari Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe Drejtues Politik i PS për Diasporën, Taulant Balla zhvilloi një vizitë familjare në kuadër të festave të fundvitit, së bashku me Drejtuesen politike të PS për Tiranën, Ogerta Manastirliu në familjen Gjyli, e bekuar me katër fëmijë. Gjatë vizitës, Balla uroi festat dhe theksoi se Buxheti 2026 parashikon më shumë mbështetje për familjet…

Source

Tre ushqime që përshpejtojnë ndjeshëm metabolizmin tonë

Këto ushqime nuk bëjnë mrekulli më vete, por kur kombinohen me ushqim të shëndetshëm dhe aktivitet fizik, mund të ndihmojnë realisht në përmirësimin e metabolizmit Edhe pse nuk ekziston një ushqim “magjik” që sjell menjëherë humbje peshe, disa zgjedhje ushqimore mund t’i japin një shtysë reale metabolizmit, kur përfshihen në një dietë të balancuar. Ja tre ushqime me përfitime të mbështetura nga…

Source

Greqi, katër alpinistët e zhdukur gjenden të vdekur

Katër alpinistët e zhdukur dje në Greqi u gjetën pa ndjenja në malet Vardousia, në Fokidën malore. Konkretisht, ata janë tre burra dhe një grua që u gjetën të varrosur në një ortek. Grupet e shpëtimit shpresuan se alpinistët kishin gjetur një strehim të sigurtë, pasi në zonë mbizotëruan kushte ekstreme të motit. Tre burrat ishin larguar nga fshati Athanasios Diakos të enjten në mëngjes me…

Source

BE: Nuk ka sinjale se Rusia kërkon paqe, Europa vijon mbështetjen për Ukrainën

Komisioni Evropian ka deklaruar se, pavarësisht vazhdimit të bisedimeve në Miami, nuk ka asnjë tregues që Rusia të jetë e interesuar për arritjen e paqes apo një armëpushimi në Ukrainë. Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Arianna Podestà, tha se Bashkimi Evropian po ndjek një qasje të dyfishtë, duke vijuar mbështetjen për Ukrainën dhe njëkohësisht duke rritur presionin ndaj Rusisë që të angazhohet…

Source

Zelenski gati ta çojë në referendum planin e paqes të Trumpit

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, njoftoi sot se është i gatshëm të organizojë një referendum për planin e paqes të Donald Trump, nëse Rusia pranon një armëpushim. Zelensky deklaroi të premten se shpreson të arrijë një kornizë paqeje me Trump gjatë takimit të tyre të dielën dhe se do të ishte i gatshëm ta paraqiste planin për miratim popullor, me kusht që Rusia të pranojë një armëpushim…

Source

Kosova përfundon përgatitjet për zgjedhjet parlamentare të së dielës, angazhon 100 prokurorë për mbarëvajtjen e procesit

Zyra e Kryeprokurorit të Kosovës ka njoftuar se Prokuroria e Shtetit ka përfunduar të gjitha përgatitjet për zgjedhjet parlamentare, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Qëllimi kryesor i këtyre masave është garantimi i integritetit të procesit zgjedhor dhe mbrojtja e votës së lirë të qytetarëve. Në kuadër të zgjedhjeve, do të angazhohen 100…

Source

Aksident në Malësi të Madhe, plagoset shoferi dhe pasagjeri

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në qarkun e Shkodrës, me pasojë dy të plagosur. Ngjarja raportohet se ka ndodhur rreth orës 16:00, në fshatin Rrjoll, në Malësinë e Madhe. Burime zyrtare nga policia vendore thanë se shoferi N. P., duke drejtuar një automjet tip kamion, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe, si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është rrëzuar.

Source

Trafik i rënduar automjetesh në Rrugën e Arbrit

Qarkullimi i automjeteve në Rrugën e Arbrit paraqitet i rënduar, veçanërisht në segmentin nga Shkalla e Tujanit deri në hyrje të Tiranës. Trafiku është shtuar ndjeshëm si pasojë e fluksit të lartë të emigrantëve që po kthehen në vendlindje për pushimet e fundvitit. Në këtë aks rrugor po qarkullojnë jo vetëm automjete nga qytete të ndryshme të vendit, por edhe mjete që vijnë nga Maqedonia e…

Source

❌