Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Ronaldo, Messi dhe Neymar mbeten “fenomenët” në internet

Cristiano Ronaldo vazhdon të konfirmohet si një fenomen global, jo vetëm për atë që jep në fushën e lojës, por edhe për ndikimin e tij jashtë saj. Edhe në moshën 40-vjeçare, ylli portugez kryeson renditjen e futbollistëve më të kërkuar në Google, duke ruajtur vendin e parë edhe për vitin 2025. Sipas të dhënave të kërkimeve online, Ronaldo ka qenë në krye të listës plot gjashtë herë gjatë dhjetë…

Source

Salianji takime me demokratët në Shkodër: PD duhet të sjellë rrotacionin politik!

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka zhvilluar një takim me demokratët në Shkodër, nga ku ka ndarë edhe pamje. Në një postim në rrjetet sociale, Salianji shkruan se PD duhet të sjellë rotacionin politik në Shqipëri, por për të arritur këtë, duhet që të kryejë një proces transformimi dhe reformimi për t’u hapur. Postimi i plotë: Me mirënjohjen më të thellë për pritjen…

Source

Milani rigjen fitoren në Seria A, mposht me lehtësi Veronën dhe merr kreun

Milani ka reaguar pas paraqitjes zhgënjyese në Superkupën e Italisë, duke triumfuar 3-0 ndaj Hellas Veronës në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të të Serie A. Fitorja shënon rikthimin te suksesi në “San Siro”, pas barazimit në ndeshjen e fundit në shtëpi. Pjesa e parë rezultoi e vështirë për kuqezinjtë, me Veronën që mbajti më shumë topin, megjithëse pa krijuar rrezik real për portën e Milanit.

Source

Pjesëmarrja në zgjedhjet në Kosovë, KQZ: Deri në orën 13:00 kanë votuar 17.84 %

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë njoftoi se pjesëmarrja në zgjedhje deri në orën 13:00 ishte 17.84%. Sipas të dhënave të publikuara në ueb-faqen e KQZ-së, Ranillugu kryeson me pjesëmarrjen më të lartë, 33.28%, ndërsa Leposaviçi ka pjesëmarrjen më të ulët, 1.57%. Në kryeqytetin Prishtinë, deri në këtë orë votuan 21.51% e qytetarëve me të drejtë vote. Kujtojmë që numërimi i votave për…

Source

Bullgaria drejt euros më 1 janar 2026, shqetësime dhe kundërshti mes qytetarëve

Bullgaria do të bëhet më 1 janar 2026 vendi i 21-të që miraton euron si monedhë zyrtare, një hap i rëndësishëm në integrimin e saj europian, por që shoqërohet me shqetësime dhe kundërshti të konsiderueshme brenda vendit. Një pjesë e madhe e qytetarëve bullgarë shprehin frikën se kalimi në monedhën e përbashkët europiane mund të sjellë rritje të çmimeve dhe të thellojë paqëndrueshmërinë ekonomike…

Source

Takimi me Zelenskey në Florida, Trump: Asgjë nuk miratohet pa mua!

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pritet të zhvillojë sot një takim të rëndësishëm në Florida me presidentin amerikan Donald Trump, në një përpjekje për të forcuar pozicionin e Kievit dhe për të siguruar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për versionin më të fundit të planit të paqes, që synon t’i japë fund luftës gati katërvjeçare me Rusinë. Zelensky ka udhëtuar drejt SHBA-së me…

Source

Zjarri në parkun e autobusëve në Durrës, policia jep detaje: U dogjën 8 autobusë

Policia e Durrësit ka dhënë detaje shtesë lidhur me zjarrin e rënë një ditë më parë në parkun e autobusëve, ku si pasojë u dogjën tetë autobusë që ndodheshin jashtë funksionit. Sipas njoftimit zyrtar, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës kanë përfunduar veprimet e para hetimore dhe kanë referuar materialet në Prokurori, duke e klasifikuar ngjarjen si aksidentale.

Source

Futbolli shqiptar sonte mbyll vitin 2025 me Superkupën

Sot në mbrëmje, futbolli shqiptar mbyll vitin me një duel të veçantë, finalen e Superkupës së Shqipërisë. Përballja mes Egnatias dhe Dinamo City, që do të luhet në orën 19:00, pritet të sjellë emocione dhe spektakël në stadiumin “Air Albania”. Dy skuadra që kanë spikatur në sezonin aktual dhe në atë të kaluar do të zbresin në fushë me objektivin për të fituar trofeun dhe për ta përmbyllur vitin…

Source

Sekuestrohen mjete piroteknike në Sarandë, procedohen penalisht dy shtetas

Policia e Sarandës, në vijim të kontrolleve për ndalimin e tregtimit të kundërligjshëm të lëndëve piroteknike, sekuestroi 982 fishekzjarre dhe 250 kuti me kapsolla. Në kuadër të këtij operacioni u proceduan penalisht dy pronarët e subjekteve tregtare. Në prag të festave të fundvitit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë vijuar kontrollet në subjekte tregtare.

Source

Vjosa Osmani hedh votën: Shpresoj të ketë zgjedhje të qeta dhe të rregullta

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka ushtruar sot të drejtën e votës në Fakultetin Juridik në Prishtinë. Pas votimit, ajo uroi që procesi zgjedhor të zhvillohet në mënyrë të qetë, të rregullt dhe demokratike, me pjesëmarrje sa më të madhe të qytetarëve. “Përshëndetje për të gjithë. Uroj që sot Republika jonë të ketë zgjedhje demokratike. Po ashtu, uroj që të kemi zgjedhje me…

Source

KQZ: Probleme me energjinë elektrike në disa qendra votimi në Kosovë

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, njoftoi se gjatë ditës së zgjedhjeve janë raportuar probleme me mungesë të energjisë elektrike në gjashtë qendra votimi në komunat: Istog, Ferizaj, Viti, Rahovec, Graçanicë dhe Gjilan. Ai shtoi se komisionet komunale të zgjedhjeve i kanë njoftuar autoritetet përgjegjëse për këto probleme dhe se ato tashmë janë zgjidhur.

Source

Festat e fundvitit, ministrja Sala: Urgjenca dhe spitalet në gatishmëri të plotë në të gjithë vendin

Spitalet dhe Urgjenca Mjekësore do të jenë në gadishmëri 24 orë në ditët festive. Urdhri, i firmosur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, prof. Evis Sala përcakton sigurimin e gatishmërisë të shërbimeve shëndetësore gjatë sezonit të festave, me qëllim garantimin e kujdesit shëndetësor dhe sigurisë për qytetarët, pa asnjë ndërprerje, veçanërisht në datat 31 dhjetor 2025 dhe 1–2…

Source

Pjesëmarrje e ulët në zgjedhje deri në orën 11:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhje deri në orën 11:00 ka qenë pak mbi 7 për qind në nivel vendi. Sipas të dhënave zyrtare, komuna me pjesëmarrjen më të lartë është Ranillugu, ku mbi 16 për qind e qytetarëve me të drejtë vote kanë ushtruar të drejtën e tyre. Në anën tjetër, pjesëmarrja më e ulët është regjistruar në Leposaviq…

Source

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku voton në Prishtinë

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Lumir Abdixhiku, votoi rreth orës 10:45 në Prishtinë. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë për, siç tha, të ardhmen euroatlantike të Kosovës. “Shpresojmë që procesi i votimit të shkojë mbarë e mirë, le të fitojë populli i Kosovës”, deklaroi Abdixhiku për gazetarët.

Source

Më shumë kurajo dhe kualitet, Juventus ka nisur të funksionojë edhe falë Zhegrovës

Pas një dhjetori përgjithësisht pozitiv, të shoqëruar me rezultate të mira përjashtuar ndalesën në Napoli, Juventusi e ka mbyllur vitin kalendarik me një fitore të rëndësishme nën “hijen” e Kullës së Pizës. Skuadra bardhezi triumfoi 2-0 në fushën e ekipit të drejtuar nga Alberto Gilardino, duke siguruar tre pikë të vlefshme për moralin dhe vazhdimësinë e sezonit.

Source

Pengoi qarkullimin e automjeteve/ Pranga 42-vjeçarit në Vaun e Dejës, policia i gjen edhe drogë e municion luftarak

Kishte bllokuar rrugën duke penguar qarkullimin e automjeteve në fshatin Hajmel, si dhe kundërshtoi punonjësit e Policisë gjatë detyrës për kontroll fizik, pasi kishte me vete një sasi lënde narkotike, arrestohet një 42-vjeçar. Gjatë kontrollit të ushtruar, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike kanabis, ndërsa gjatë kontrollit në banesë iu gjet municion luftarak.

Source

Rama: 700 tenxheret politiko-mediatike nuk e përulin dot Shqipërinë e Reformës në Drejtësi

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se mazhoranca qeverisëse do të vijojë të mbështesë pa kushte institucionet e drejtësisë, duke garantuar pavarësinë e tyre nga politika dhe zbatimin e plotë të Reformës në Drejtësi. Në episodin e fundit për këtë vit të podkastit “Flasim”, Rama trajtoi zhvillimet e fundit politike dhe institucionale, duke vënë theksin te procesi i integrimit europian dhe…

Source

Albin Kurti voton në Prishtinë, thirrje për pjesëmarrje masive: Sot është një ditë e bukur dhe e rëndësishme

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, votoi në Prishtinë rreth orës 9:40. Pastaj Kurti u deklarua për media tha se “sot është një ditë e bukur dhe e rëndësishme. Ai i ftoi qytetarët që të dalin të votojnë. “Uroj e besoj e punojmë që legjislatura e 10 ta konsituojë sa më shpejt kuvendin e ardhshëm dhe ta formojë qeverinë e re. Shpresoj që pjesëmarrja do të…

Source

Hetimi i SPAK ndaj AKSHI, Rama për Karçanajn: Duhet pritur fjala e drejtësisë, jo gjykimi politik

Kryeministri Edi Rama ka komentuar situatën e drejtoreshës së Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj, e cila ndodhet nën hetim nga SPAK dhe ndaj së cilës është vendosur masë sigurie. Gjatë podcastit të tij “Flasim”, Rama u shpreh se akuzat ndaj Karçanajt janë të rënda, por theksoi se verdikti duhet të vijë nga organet e drejtësisë dhe jo nga, siç u shpreh ai…

Source

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, Lista Serbe voton në mënyrë kolektive në Mitrovicën e Veriut

Pjesëtarë të Listës Serbe, partisë më të madhe serbe në Kosovë, kanë dalë për të votuar në mënyrë kolektive nga qendra e Mitrovicës së Veriut, në krye me kryetarin e partisë, Zllatan Ellek. Votimi kolektiv është bërë një praktikë e zakonshme sa herë që Lista Serbe merr pjesë në zgjedhje. Në garë për dhjetë vendet e rezervuara për komunitetin serb në Kuvendin e Kosovës, përveç Listës Serbe…

Source

❌