Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“Naiviteti i shtirur është i shëmtuar”/ Përkujdesja e Brikenës për Stenaldon në BBVIP

Përkujdesja që Brikena ka treguar ndaj Stenaldos, në ambientet e shtëpisë së “Big Brothr VIP”, e ka shqetësuar këtë të fundit. Ai ka rrëfyer në “Big Brother VIP” se nuk i lejon as të afërmit ose shoqëria e ngushtë. Megjithëse sjellja e Brikenës iu është dukur e shtirur banorëve, kjo e fundit ka deklaruar se […]

Ndalesë në turin e Foltores/ Këngë dhe valle, Berisha feston me demokratët e Elbasanit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shfaqur duke festuar me deputetë dhe mbështetës të tij në qytetin e Elbasanit. Në një video të publikuar, shihet deputeti Blendi Himçi dhe simpatizantë të tjerë demokratë duke kërcyer nën tingujt e muzikës. Ndërkohë, Berisha qëndron i ulur, duke buzëqeshur dhe shijuar atmosferën e krijuar. Festimi i demokratëve […]

Vlora prej 48 orësh pa ujë të pijshëm, defekt i rëndë në linjën kryesore të transmetimit

Si pasojë e një defekti të rëndë teknik në linjën kryesore të transmetimit, furnizimi me ujë në qytetin e Vlorës është ndërprerë prej 48 orësh për qytetarët e Vlorës. Strukturat përgjegjëse janë angazhuar për riparimin e avarisë dhe rikthimin sa më të shpejtë të shërbimit për qytetarët. Punimet në linjën kryesore të transmetimit me diametër […]

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

Presidenti rus, Vladimir Putin, deklaroi të shtunën se Ukraina “nuk po nxitohet” për të arritur një zgjidhje paqësore të konfliktit, një ditë para takimit vendimtar të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky me homologun e tij amerikan, Donald Trump. Agjencia ruse e lajmeve TASS raportoi se Putin theksoi se Rusia vlerëson përpjekjet perëndimore për t’i ofruar Ukrainës […]

Shqiptarët për fundvit preferojnë destinacione nga bujtinat deri tek restorantet e shtrenjta

Ndërsa Shqipëria po bëhet gjithnjë e më tërheqëse si destinacion për turistët e huaj, një tjetër tendencë shikohet tek një pjesë e shqiptarëve që preferojnë të festojnë festat jashtë Shqipërisë. Eksperti Arbër Ndreu flet për destinacionet më të kërkuara. “Në muajit dhjetor dhe janar, janë Vjena, Praga dhe destinacione të Italisë, ndërsa në destinacionet me […]

Armand Duka nderohet me mirënjohjen “Përkrenarja e Skënderbeut” nga agjencia “Presheva Jonë”

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka është nderuar nga Agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” me mirënjohjen e veçantë “Përkrenarja e Skënderbeut”, si vlerësim për kontributin e tij të vazhdueshëm në mbështetje të fëmijëve dhe të rinjve shqiptarë që luajnë futboll në Luginën e Preshevës. Ky vlerësim i është akorduar Presidentit Duka në shenjë respekti […]

Zelensky për Krishtlindje: Të gjithë kemi një ëndërr, që Putin të vdesë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, iu drejtua kombit me një mesazh në prag të Krishtlindjeve, duke theksuar se, pavarësisht vuajtjeve të shkaktuara nga lufta, Rusia është e paaftë të pushtojë atë që ka më shumë rëndësi për Ukrainën: unitetin dhe shpirtin e popullit ukrainas. “Ne po festojmë Krishtlindjet në një kohë të vështirë. Fatkeqësisht, jo […]

Rama shpërndan foton e Pjetër Bogdanit nga “Çeta e Profetëve”: Ju uroj gëzuar Krishtlindjen

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur këtë mëngjes qytetarët shqiptarë me një urim të veçantë për Krishtlindje. Në postimin e bërë në rrjetet sociale, ai shoqëroi urimin me një imazh të shkëputur nga frontespici i veprës monumentale të Pjetër Bogdanit, “Çeta e Profetëve”. “Mirëmëngjes dhe me këtë imazh të shkëputur nga frontespici i veprës monumentale të […]

Aksidentoi për vdekje këmbësorin në bulevard, AMP arreston policin e Patrullës

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor M. K., me detyrë Patrullë e Përgjithshme pranë DVP Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”. ‘Arrestimi i tij u krye pasi ditën e sotme rreth orës 17:30, gjatë drejtimit të motomjetit në bulevardin […]

Arrestimi i pesë protestuese/ Bardhi: U rrëmbyen nga Ilir Proda me porosi të grupeve kr*minale!

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka bërë një reagim lidhur me arrestimin e 5 protestueve që morën pjesë në tubimin e 22 dhjetorit. Me anë të një postimi në Facebook, Bardhi shkruan se Artan Hysenaj, Xhekson Dedaj, Erlis Sina dhe Albi Kryeziu u rrëmbyen nga Policia e Shtetit vetëm sepse protestuan dhe […]

Tajvani goditet nga një tërmet me magnitudë 6 ballë

Një tërmet me magnitudë 6 ballë goditi Tajvanin të mërkurën, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS). Tërmeti me epiqendër në një thellësi prej 10 kilometrash (6.2 milje) u shënua në orën 17:47 sipas orës lokale. Administrata Qendrore e Motit lokale e regjistroi tërmetin me magnitudë 6,1 ballë në Qarkun Taitung në juglindje të Tajvanit, sipas […]

“Ftoj çdo pacient të vijë të dëshmojë”, kardiologu i Edvin Prifti reagon pas marrjes si i pandehur

Kardiologu Edvin prifti u mor si i pandehur, pasi dyshohet se u pagua për 7 ndërhyrje kardiake. Mjeku i njohur Prifti, akuzohet nga SPAK për, “korrupsion pasiv” në 7 raste, “vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “pastrim parash”. Menjëherë pas kësaj, mjeku ka postuar një status në Facebook ku shkruan: […]

Osmani uron Krishtlindjen: Paqja dhe solidariteti janë vlerat që na bashkojnë si komb

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të natës së Krishtlindjes që u mbajt në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë. Osmani u është drejtuat qytetarëve duke rikujtuar rëndësinë e bashkimit, solidaritetit dhe humanizmit në shoqëri. Presidentja tha se Krishtlindja është frymëzimi që na kujton se edhe përballë sfidave duhet të […]

Mbyllet java e 18-të e Superiores, rezultatet dhe renditja

Është mbyllur java e 18-të dhe e fundit për këtë vit në kampionatin “Abissnet Superiore”. Vllaznia u rikthye te fitorja në kampionat, pasi mposhti Flamurtarin në stadiumin “Loro Boriçi” me rezultatin 3-2. Ndeshja mes AF Elbasanit dhe Tiranës, e luajtur në “Elbasan Arena”, u mbyll në barazim 1-1. Vora triumfoi ndaj Bylisit në “Selman Stërmasi” […]
❌