Çim Peka mesazh për bashkëpunëtorët e Ramës: Mos u burgosni për milionat e tjetërkujt ... #SyriTv #SyriNet #CimPeka
5768 views
Prefektja e Shkodrës, Holta Duda, ka qenë sot në fokus jo për mesazhin e saj festiv, por për një moment të sikletshëm gjatë një deklarate publike. Teksa po përcillte urimin për Krishtlindje për besimtarët e krishterë, Duda u ngatërrua në fjalë dhe ndaloi papritur, duke kërkuar që ta rifillonte deklaratën nga e para. Ajo ishte nën përshtypjen se prononcimi po regjistrohej dhe jo se transmetohej drejtpërdrejt.Ishin gazetarët e pranishëm ata që e informuan se gjithçka po shkonte 'live', çka e vuri prefekten në një situatë të dukshme parehatie. Gafa nuk kaloi pa u vënë re, duke nxjerrë në pah mungesë përgatitjeje në një dalje publike që duhej të ishte e thjeshtë dhe solemne, veçanërisht në një ditë feste për besimtarët e krishterë. ... #SyriTv #SyriNet #LajmeSyri #HoltaDuda #Krishtlindje #Shkoder
16.7K views
Juristja Brizida Gjikondi tha se pritet zhvillim konkret brenda muajit janar për dosjen e “21 Janarit”, ndërsa çështja e “Gërdecit” hyn në vitin e 18-të nga ngjarja, duke theksuar se hetimet për 21 Janarin po ecin me ritme të shpejta.
E ftuar në emisionin “Ora e Fundit” në ABC News, Gjikondi shprehu besim te drejtimi i ri i SPAK nën Klodian Brahon, ndërsa kritikoi ashpër klimën politike, protestat e opozitës dhe sjelljen e figurave drejtuese, duke nënvizuar se politika në Shqipëri, sipas saj, shpesh bashkohet jo nga morali, por nga interesat dhe përfitimet financiare.
“Për ’21 Janarin’ besoj se do të ketë diçka konkrete brenda janarit, kurse ‘Gërdeci’ në mars bën 18 vjet që ka ndodhur. Dosja për ’21 Janarin’ po ecën shpejt. Kam besim te kreu i ri i SPAK Klodian Braho njësoj siç kam pasur për Altin Dumanin. Është koha për një reflektim shumë të madh nga ana qytetare.
Ajo pseudo protestë madhështore e Berishës para Kryeministrisë përfundoi vetëm me largimin online të Ervin Salianjit. Ishte e turpshme. Më agresiv se Berisha janë vartësit e tij, të cilët presim që nga momenti në moment Berishës t’i rrëshqasë këmba, kurse Salianji u ka prishur lëpirjen e servilizmit. Nuk i bashkon morali, por intrigat dhe përfitimet financiare. Shikojmë që klasat politike në përgjithësi i lidhin çështjet e interesave”, tha Gjikondi./abcnews.al
Juristja Brizida Gjikondi, e ftuar në emisionin “Ora e Fundit” në ABC News, deklaroi se SPAK po rivlerëson të gjitha provat e mëparshme lidhur me tragjedinë e Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona.
Sipas saj, hetimet e reja synojnë të zbardhin përgjegjësitë reale të ngjarjes, pavarësisht zhdukjes së një pjese të provave, dhe të vendosin lidhjen shkak-pasojë mes aktorëve të përfshirë.
Gjikondi theksoi se, sipas bindjes së saj, fijet e çështjes çojnë te familja Berisha dhe se rastet “Gërdeci” dhe “Partizani” përfaqësojnë shembuj të ndikimit direkt ose indirekt të ish-kryeministrit Sali Berisha në pasurimin e familjarëve, duke i bërë thirrje SPAK-ut të tregojë kurajo dhe të identifikojë publikisht përgjegjësit.
“SPAK po rivlerëson të gjitha provat e mëparshme. Të mos harrojmë që kanë vdekur 26 persona të pafajshëm. Të gjitha tentakulat të çojnë te familja Berisha, të gjitha strukturat kanë qenë në funksion të Shkëlzen Berishës. Më në fund po merret guximi për t’i dhënë emër dhe mbiemër asaj tragjedie. Ne e dimë që shumë prova janë zhdukur, kamerat dhe sistemi i monitorimit. Prokuroi mendoj që do jetë i aftë të bëjë lidhjen shkak-pasojë.
Nuk ka qenë aksidentale vdekja e zotit Trebicka që ka qenë dëshmitar për “Gërdecin”. Berisha ka lidhje indirekte dhe ka dijeni me atë që ka ndodhur me fëmijët e tij. “Partizani” dhe “Gërdeci” janë dy raste flagrante që Berisha direkt apo indirekt ka ndikuar në pasurimin e familjarëve të tij, duke vënë në dispozicion shtetin për përfitime personale. SPAK duhet të ketë kurajon dhe t’u vërë emrin personazheve përgjegjës për këtë ngjarje”, tha Gjikondi./abcnews.al
Kush janë 10 personazhet e vitit 2025 nga OPINION #blendifevziu #albania #opiniontvshow #opiniontvklan @elida_marvataj @siborabitri @thonila_thina @indritkasmi @manjolabregasi @trimradoja @samirmane_official @perparimrama_ @rexhepselimi @markogjona @sinani_ardita @mendiqyra @raimonda_bulku @arbenanamali
428 views
Nëse integrimi në BE do të ndodhë pa rritur cilësinë e ekonomisë dhe të vlerës së punës në Shqipëri, emigrimi do të përforcohet më shumë lajmëroi Fondi Monetar e Ndërkombëtar në rishikimin e fundit të Marrëveshjes me Shqipërinë.
Fondi vuri në dukje se Shqipëria ka përqindjen më të lartë të individëve në Rajon që deklarojnë se kanë gjasa të emigrojnë në dekadën e ardhshme ose që synojnë të largohen brenda 12 muajve.
“Ky nivel i lartë i gatishmërisë për emigrim, krahasuar me vendet e tjera të Europës Qendrore dhe Lindore, sugjeron një mungesë besimi në perspektivat ekonomike dhe sociale në vend, si dhe dobësi të tregut të punës për të ofruar mundësi cilësore dhe të qëndrueshme” referoi FMN.
Në të kundërt duke rritur vlerën e punës, integrimi i vendit tonë në BE do të sillte rritje të fortë të prodhimit për frymë dhe ulje të papunësisë, e për rrjedhojë do të zbuste valën e emigrimit, sugjeron Fondi.
Të ardhurat për frymë në Shqipëri janë sa 34% e mesatares së BE-së, një hendek shumë i thellë. Sipas Fondit Shqipëria përveç hendekut në të ardhura shfaq një prapambetje strukturore, që nuk lidhet vetëm me nivelin e investimeve, por edhe me efikasitetin e përdorimit të punës dhe kapitalit. Kjo tregon se rritja ekonomike ka qenë më tepër e bazuar në faktorë sasiorë sesa në përmirësim real të produktivitetit.
Sipas FMN zhvillimet demografike në vend me emigrim të fortë te të rinjve dhe rënien të forcës së punës janë duke ndikuar negativisht perspektiven ekonomike të vendit.
Shqipëria ka përjetuar një rënie të ndjeshme të popullsisë në moshë pune, çka reflekton tkurrjen demografike dhe emigracionin masiv. Në krahasim me disa vende të tjera të rajonit, rënia popullsisë në Shqipëri është më e theksuar, duke sinjalizuar presion të vazhdueshëm mbi ofertën e punës dhe potencialin afatgjatë të rritjes ekonomike.
Shqipëria ka prodhim për orë pune dukshëm më të ulët se mesatarja e BE-së dhe e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërkohë që informaliteti mbetet i lartë. Edhe pse normat e punësimit dhe pjesëmarrjes në forcën e punës janë përmirësuar në vitet e fundit, ato nuk përkthehen në produktivitet të lartë, ndërsa përqindja e të rinjve as në punë dhe as në shkollë mbetet problematike. Kjo tregon se ekonomia po krijon vende pune, por jo vende pune me vlerë të shtuar të lartë.
Pagat më të larta në vendet e BE-së përbëjnë një faktor të fortë tërheqës, duke qenë se Shqipëria renditet me nivelin më të ulët të pagave ndër vendet Europiane. Hendeku më i madh i pagave vërehet te punonjësit me arsim të lartë, ku pagat janë mbi trefish më të larta në ekonomitë e avancuara të BE-së dhe bëhen shkak për rritje të emigrimit. Anketat tregojnë se mangësitë në qeverisje dhe në sundimin e ligjit janë gjithashtu ndër nxitësit kryesorë të emigrimit, veçanërisht te punonjësit e kualifikuar.
Analizat e stafit e stafit të FMN tregojnë se një paketë gjithëpërfshirëse reformash që rrit produktivitetin është kyçe për përshpejtimin e rritjes ekonomike dhe zbutjen e efekteve negative të migracionit. Ndërsa përpjekjet e qeverisë për rritjen e pagave përmes rritjeve të përsëritura të pagës minimale mund të ofrojnë lehtësim afatshkurtër, ato nuk janë të qëndrueshme pa rritje përkatëse të produktivitetit./B.Hoxha
The post FMN: Emigrimi i lartë, mungesë besimi te perspektiva ekonomike appeared first on Revista Monitor.
Anëtarësimi në SEPA pritet të kursejë më shumë se 71 milionë euro në vit në transfertat ndërkombëtare të kryera nga Shqipëria dhe drejt Shqipërisë.
Sipas një studimi nga ekspertë të German Economic Team, GET (ent konsulence i financuar nga Ministria Gjermane për Ekonominë dhe Energjinë), reduktimi i kostove të transfertave ndërkombëtare do të arrijë në 62 milionë euro për pagesat e lidhura me tregtinë e jashtme dhe më shumë se 9 milionë euro për remitancat.
Studimi i ekspertëve të GET llogarit kursimin në kostot dypalëshe të transfertave, pra, jo vetëm ato të dërguesve ose marrësve në Shqipëri, por edhe të palës tjetër, jashtë Shqipërisë.
Studimi ka treguar se për vitin 2024 volumi i të gjitha transaksioneve të tregtisë së jashtme të Shqipërisë me vendet e zonës SEPA (duke përfshirë edhe vendet e Ballkanit Perëndimor, që priten të anëtarësohen së bashku me Shqipërinë), arritën në 15.2 miliardë euro. Kosto e vlerësuar e komisioneve të transfertave ishte sa 0.44% e totalit të tyre, ose 67.1 milionë euro.
Me hyrjen në zonën SEPA, kjo kosto pritet të ulet në 0.03% e volumit të transaksioneve ose rreth 5 milionë euro.
Sipas vlerësimit të GET, nga diferenca potenciale prej 62.1 milionë eurosh, kursimi i palës shqiptare në transaksion është 29.2 milionë euro, ndërsa kursimi i palës jashtë Shqipërisë vlerësohet në 32.9 milionë euro.
Në segmentin e remitancave, studimi vlerëson se volumi i dërgesave nga vendet e zonës SEPA në vitin 2024 ishte 574.4 milionë euro. Kosto e vlerësuar e transaksionit ishte rreth 2.27% e volumit të tyre ose 13 milionë euro. Në skenarin e hyrjes në SEPA, pritet që kostoja e remitancave të ulet në 3.8 milionë euro. Kursimi i pritshëm i vlerësuar nga studimi është rreth 9.2 milionë euro.
Studimi është i mbështetur në vlerësimin e shifrave të vitit 2024, pa marrë parasysh rritjen e pritshme në volumet e tregtisë së jashtme apo të remitancave, që i bën kursimet potenciale nga SEPA edhe më të mëdha.
Përveç efektit direkt, studimi vë në dukje se implikimet e plota ekonomike afatgjata të përfshirjes së SEPA-s ka të ngjarë të shkojnë përtej një uljeje të kostove të pagesave ndërkufitare.
Bashkimi me SEPA-n do të ndikojë pozitivisht në marrjen e fondeve nga Plani i ri i Rritjes së BE-së në afat të mesëm, si edhe do të ndikojë pozitivisht në procesin e pranimit të Shqipërisë në BE në afat të gjatë.
Bashkimi me SEPA-n mund të çojë në rritjen e konkurrencës në tregun vendas të pagesave, duke ulur edhe kostot e transfertave bankare vendase. Një ulje e kostove të transfertave bankare vendase mund të çojë në rritjen e pranimit të metodave të pagesave jo-cash, të cilat nga ana tjetër do të ulnin ndjeshëm kostot për pagesat me vlerë të vogël.
Një rritje e përdorimit ta pagesave në kanalet bankare, sidomos ato dixhitale, do të çonte në më shumë transparencë dhe një ulje të ekonomisë informale.
Gjithashtu, ulja e kostove të dërgimit të remitancave nëpërmjet kanaleve bankare do të çonte në një rritje të përdorimit të kanaleve formale./ E.Shehu
The post Studimi, hyrja e Shqipërisë në SEPA kursen 71 milionë euro në vit appeared first on Revista Monitor.
Prodhuesit vendas ende nuk po arrijnë të ulin stokun e birrës të grumbulluar gjatë stinës së verës, për shkak të pritshmërive për rritje konsumi nga turizmi.
Stoqet e grumbulluar ndikuan në rënien e prodhimit për muajt shtator – nëntor 2025. Sipas të dhënave të Doganave për këtë periudhë prodhimi ra me 11% krahasuar me muajt shtator-nëntor 2024.
Ndërsa për 11-mujorin 2025 sipas të dhënave të Doganave u prodhua një sasi prej 37,7 mln litra birrë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, prodhimi është rritur me 8%, duke qëndruar në nivelet më të larta pas periudhës së pandemisë së Covid-19.
Për shkak të pritshmërive për shtim të kërkesës gjatë sezonit turistik gjatë muajve të verës operatorët kryesorë pohuan se rritën gati 10% prodhimin, për shkak të parashikimeve optimiste për shtim konsumi nga turizmi.
Rritja më e lartë e prodhimit rezulton se ka qenë në muajin korrik 2025. Sipas të dhënave të Doganave për muajin korrik u prodhuan 6,1 mln litra birra apo 35% më shumë se muaji korrik 2024.
Megjithëse disa nga fabrikat më të mëdha rritën prodhimin në muajt e verës, pas përfundimit të sezonit turistik operatorët raportuan se pjesa më e madhe e birrës u magazinua, pasi rritja e pritshme e konsumit nga turizmi nuk është realizuar.
Operatorët pohuan se për sezonin turistik dominuan turistët low cost , që më tepër konsumonin në ambientet me qira sesa në bare dhe restorante.
Sipas prodhuesve janë edhe disa faktorë të tjerë ndikojnë në pengimin e rritjes së konsumit të birrës vendase, që nga Akciza e aplikuar për prodhimin vendas që prej 2023 është e barabartë me akcizën e shoqërive importuese; Çmime konkurruese nga birrat e importit, si pasojë presion konkurrues mbi çmimet; Ulja e konsumit të pijeve alkoolike në tërësi në ambientet familjare dhe konsumi i tyre kryesisht në bare dhe restorante, ku çmimet e ofruara janë të larta (çmimi mesatar për shishe 0.33 l ose kanaçe 0.5 l në dyqan është 80–120 lekë, ndërsa në bare dhe restorante 200–350 lekë).
Ndërsa importet e birrës vijojnë të jenë me rënie, e cila nisi që në muajin korrik 2025 sipas të dhënave të Doganave.
Për periudhën janar-nëntor është importuar një sasi prej 51,6 mln litra birrë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024-s importet kanë rënë 4.3%.
Drejtues të një prej kompanive importuese të birrës në vend pohuan më herët se gjatë muajve të verës hasën rënie të konsumit, e ndikuar nga disa faktorë përfshirë numrin më të ulët të turistëve për sezonin 2025 në raport me sezonin e kaluar, abuzimi me çmimet e shitjes së birrës së importit në zonat bregdetare përgjatë stinës së verës, si dhe me aksionet e nisura nga qeveria në muajt e verës për lirimin e hapësirave publike.
Aksioni për lirimin e hapësirave që nisi në muajt e verës u shoqërua me heqjen e tendave të shumë bare dhe restoranteve në vend.
Por pavarësisht rënies së tyre dhe shtimit të prodhimit të ndikuara nga tendencat e konsumit, importet vijuan të zënë peshën kryesore të tregut në vend. Për janar -nëntor 2025 pesha e tyre arriti 58% kundrejt peshës prej 42% që zuri prodhimi vendas./ D.Azo
The post Birra mbeti stok gjatë gjatë sezonit turistik, bie me 11% prodhimi për shtator – nëntor appeared first on Revista Monitor.
Tensionet mbi rregullimin e platformave sociale kanë eskaluar në një përplasje të paprecedentë ligjore dhe diplomatice mes Shteteve të Bashkuara dhe zërave kritikë evropianë.
Imran Ahmed, shtetasi britanik dhe kreu i organizatës së njohur “Qendra për Kundërshtimin e Urrejtjes Dixhitale” (CCDH), ka dorëzuar një padi urgjente kundër administratës Trump në një gjykatë të Nju Jorkut. Veprimi vjen pasi Uashingtoni vendosi sanksione dhe ndaloi hyrjen në SHBA për të dhe katër figura të tjera të njohura evropiane.
Frika nga deportimi dhe akuzat për hakmarrje
Në padinë e dorëzuar, Ahmed pretendon se ai tani përballet me rrezikun e “arrestimit jokushtetues, paraburgimit ndëshkues dhe deportimit të menjëhershëm”. Dokumenti ligjor thekson se: “Qeveria federale e ka bërë të qartë se Ahmedi është subjekt i sanksioneve për shkak të punës së OJQ-së që ai themeloi”. Organizata e tij, CCDH, ka qenë një nga kritiket më të forta të politikave të moderimit të përmbajtjes në platformën X (ish-Twitter), që pas blerjes nga Elon Musk, duke denoncuar rritjen e gjuhës së urrejtjes.
Lista e zezë, nga OJQ-të te Thierry Breton
Lëvizja e administratës amerikane nuk është kufizuar vetëm tek Ahmed. Të martën, Departamenti i Shtetit sanksionoi edhe katër figura të tjera kyçe që luftojnë dezinformimin në Evropë:
Thierry Breton: Ish-Komisioneri Evropian për Çështjet Digjitale, arkitekti i ligjeve të ashpra të BE-së për rregullimin e internetit.
Clare Melford: Drejtuese e “Indeksit Global të Dezinformimit” (Britani).
Anna-Lena von Hodenberg & Josephine Ballon: Drejtuese të organizatës gjermane “HateAid”.
Ky veprim shihet si një sinjal i qartë i administratës së re amerikane kundër çdo përpjekjeje ndërkombëtare për të rregulluar apo censuruar platformat e mëdha teknologjike amerikane, nën argumentin e mbrojtjes së lirisë së fjalës.