❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Buxheti 2026, po paguan miliona euro për faturat e 2025

Kanë kaluar dy javë nga nisja e vitit dhe buxheti i shtetit ende po bën pagesat e muajit dhjetor 2025.

Sipas të dhënave nga thesari i Ministrisë së Financave që i takojnë datës 7 dhjetor, janë bërë 380 milionë lekë pagesa (3 milionë euro) për faturat e datës 24 dhjetor, mbi 505 milionë lekë ose 5,5 milionë euro për faturat e datës 31 dhjetor.

Këto janë vetëm dy shembuj, teksa shumica e pagesave nga thesari në dy javët e para të janarit 2026 po bëhen për faturat e dhjetorit 2025.

Ekspertët e financave pohojnë se, pagesa e faturave të dhjetorit në ditët e para të vitit pasardhës është e lejueshme nga pikëpamja ligjore.

Sistemi buxhetor shqiptar funksionon kryesisht mbi bazë cash, çka do të thotë se shpenzimet regjistrohen në momentin kur kryhet pagesa dhe jo domosdoshmërish kur lind detyrimi.

Për këtë arsye, një faturë që i përket shërbimeve apo mallrave të dhjetorit, por që paguhet në janar, llogaritet ligjërisht si shpenzim i vitit të ri. Kjo nuk përbën shkelje të ligjit për menaxhimin e financave publike, por i deformon treguesit e një viti buxhetor dhe dëmton transparencën.

Pagesa e faturave të dhjetorit në janar bën që deficiti i vitit të kaluar të shfaqet më i ulët, ndërsa barra reale e shpenzimeve zhvendoset artificialisht te viti pasardhës.

Kjo mënyrë e pagesave të dhjetorit në vitin tjetër fiskal është shndërruar në praktikë të përsëritur çdo fund-vit, dukë dëmtuar besueshmërinë e raportimit fiskal dhe kufizimin e të drejtës e publikut dhe të Kuvendit për të kuptuar se sa ka kushtuar realisht qeverisja e vitit te kaluar.

Në raportimet sipas standardeve ndërkombëtare shpenzimet regjistrohen në momentin kur lind detyrimi ekonomik.

Sipas të dhënave zyrtare nga thesari i Ministrisë e Financave përgjatë muajit dhjetor nga data 2 deri me 29 u kryen rreth 84 miliardë lekë (840 milionë euro) pagesa.

Nga 1 janari deri me 29 dhjetor 2025 kur rezultojnë të dhënat e fundit mbi pagesat e thesarit janë shpenzuar gjithsej rreth 722,6 miliardë lekë, teksa plani vjetor ishte 831,7 miliardë lekë ose 109 miliardë lekë tepricë, rreth 1,1 miliardë euro në datën 30 dhjetor një ditë para mbylljes së vitit.

Çdo fund viti qeveria miraton buxhet nĂ« rritje pĂ«r vitin pasardhĂ«s, por nĂ« tĂ« vĂ«rtete asnjĂ«herĂ« nuk arrin tĂ« ekzekutohet sipas planit tĂ« miratuar nga Kuvendi i ShqipĂ«risĂ« edhe pse vendi ka nevoja tĂ« mĂ«dha me gati 20 pĂ«r qind tĂ« popullsisĂ« nĂ« varfĂ«ri relative dhe njĂ« emigracion masiv.

Në 2025 teprica ishte shumë më e lartë pasi pagesat e muajit dhjetor ishin më të kufizuara, prej hetimeve. Teprica buxhetore, një pjesë e së cilës mund të përdoret për uljen e mëtejshme të borxhit publik është më e mirë se abuzimet me to, siç edhe kanë treguar rezultatet e hetimeve nga SPAK./ B.Hoxha

Një pjesë e pagesave të datës 7 janar që i takojnë 24 dhjetorit 2025

 

The post Buxheti 2026, po paguan miliona euro për faturat e 2025 appeared first on Revista Monitor.

Ngricat pas përmbytjeve rrafshojnë prodhimin bujqësor

Uji në fusha dhe në serra dëmtoi prodhimin në fazë vjelje, ndërsa ngricat e dy ditëve të fundit kanë dëmtuar rëndë fidanët e sezonit të hershëm në zonat me bujqësi intensive në qarqet e Beratit, Lushnjës, Fierit.

Ngricat ne ditën e parë të vitit, përmbytjet dhe sërish ngricat e dy ditëve të fundit i kanë dhënë goditje finale prodhimit më bujqësi intensive.

Ministria e Mbrojtjes raportoi se deri dje ishin përmbytur rreth 13 mijë hektarë tokë. Në zonat me bujqësi intensive të Myzeqesë, përmbytjet e fundit kanë prekur drejtpërdrejt fshatra të njohur për serat dhe prodhimin e hershëm, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në struktura, fidanë dhe tokë bujqësore.

Në territorin e Lushnjës, më të goditurat kanë qenë zona si Plug, Karavasta e Re dhe Krutje, ku uji ka hyrë në parcela me sera plastike, duke i mbajtur për ditë të tëra nën ujë dhe duke dëmtuar prodhimin e perimeve të stinës së hershme. Në këto fshatra, serat kanë përqendrim të lartë dhe furnizojnë eksportin.

Në Fier përmbytjet kanë prekur fshatra me traditë në kultivimin në sera, si Hoxhara, Suk 1 dhe Kallm i Madh. Në këto zona, uji ka mbuluar jo vetëm tokën bujqësore, por edhe rrugicat lidhëse dhe kanalet anësore, duke e bërë të pamundur ndërhyrjen e shpejtë të fermerëve për shpëtimin e serave, pohojnë fermerët. Dëmet nuk janë kufizuar vetëm te prodhimi aktual, por edhe te përgatitja e tokës për ciklin e ardhshëm të mbjelljeve.

Mariglen Ziu një fermer që kultivon sipërfaqe të mëdha me sera në Samaticë tha se në qarkun e Beratit, përmbytjet kanë prekur veçanërisht fshatra përgjatë ultësirës dhe afër lumenjve, si Otllak, Velabisht dhe Kozare, ku toka me sera dhe kultura perimore ka mbetur e përmbytur për periudha të zgjatura. Kjo ka sjellë kalbje të rrënjëve, humbje të fidanëve dhe, në shumë raste, nevojën për të rifilluar të gjithë ciklin e prodhimit nga e para, tha fermeri. Ngricat e dy ditëve të fundit dëmtuan të gjitha bimët e tjera që nuk ishin të mbuluara nga uji tha ai.

Gjithashtu dëme ka edhe në blegtori. Në Dimal të Beratit rreth zonave Banaj dhe Sheq, ka humbje te rezervave ushqimore ndërsa mijëra shpendë kanë ngordhur. Të gjitha zonat e përmbytura janë në emergjencë për ushqime për bagëtitë.

Të dhënat zyrtare tregojnë të INSTAT tregojnë se zonat e përmbytura kontribuojnë në 65 për qind të prodhimit të perimeve në vend dhe dominojnë pothuajse 80 për qind te eksporteve të prodhimeve të freskëta.

Përveç dëmit që është krijuar në ekonominë e fermerëve, dëmtimet e këtyre ditëve pritët të ndikojnë negativisht në çmimet e pakicës të prodhimeve bujqësore dhe gjithashtu të ndikojnë negativisht eksportet e këtij grupi. Vitin e kaluar eksportet e ushqimeve dhe pijeve ishin të vetmet që ruajtën ritmet e rritjes gjatë gjithë vitit, ndryshe nga grupet e tjera që janë në trend rënës dhe me luhatje prej gati dy vitesh.

Humbjet nga përmbytjet dhe ngricat janë më të mëdha se kapaciteti financiar i një familjeje bujqësore. Fermerët shqiptare as marrin subvencione dhe as nuk janë të siguruar kështu që janë ekspozuar totalisht ndaj humbjeve. Në vendet e BE-së, një pjesë e primit të sigurimit mbulohet nga shteti, duke e bërë sigurimin të përballueshëm. Në Shqipëri, kjo mungesë e mbështetjes e lë fermerin të vetëm përballë klimës./ B.Hoxha

 

The post Ngricat pas përmbytjeve rrafshojnë prodhimin bujqësor appeared first on Revista Monitor.

Numri i përdoruesve celularë ra përsëri në tremujorin e tretë 2025

Numri i përdoruesve të telefonisë celulare pësoi përsëri rënie në tremujorin e tretë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), numri total i pajtimtarëve (i shprehur si numër i kartave SIM) ra në 3.39 milionë, 10.2% më pak krahasuar me një vit më parë. Edhe numri i përdoruesve aktivë (që kanë përdorur numrin e tyre në tre muajt e fundit) ra në 2.75 milionë, 2.1% më pak krahasuar me tremujorin e tretë të vitit të kaluar.

Në fakt, ulja e numrit të përdoruesve të telefonisë celulare duket të jetë edhe një tendencë afatgjatë. Në harkun e një dekade, numri i përdoruesve aktivë të telefonisë celulare ka rënë me afërsisht 30%.

Në afatin e gjatë, ulja e numrit të përdoruesve lidhet me dinamika të brendshme të tregut, por edhe me faktorë demografikë. Numri i operatorëve celularë është ulur nga katër në dy, ndërkohë që është gjithnjë e më pak e përhapur që një përdorues të mbajë më shumë se një numër celular. Kjo tendencë ishte mjaft e përhapur afërsisht deri para një dekade, para të ndalohej diferencimi i çmimeve për thirrjet brenda rrjetit dhe ato jashtë rrjetit.

Një faktor tjetër që mund të ketë ndikuar numrin e përdoruesve në vitet e fundit është edhe marrëveshja për heqjen e tarifave roaming në vendet e Ballkanit Perëndimor. Duke qenë se një pjesë e mirë e vizitorëve të huaj në Shqipëri vijnë nga vendet fqinje, ata tashmë nuk e kanë më të nevojshme për të përdorur numra shqiptarë për komunikimin e tyre, gjatë kohës që ndodhen në Shqipëri.

Gjithmonë në horizontin afatgjatë, edhe tendencat demografike negative dhe tkurrja e popullsisë mund ta shpjegojnë pjesërisht rënien e numrit të përdoruesve aktivë.

Ndërkohë, në një horizont krahasimi më afatshkurtër, veçanërisht tremujori i tretë i vitit, mund të jetë një lloj indikatori i tërthortë i turizmit. Përgjithësisht, turistët e huaj përdorin karta SIM vendase për komunikim, veçanërisht për shërbimin e internetit.

Kjo sjell një rritje sezonale të numrit të përdoruesve gjatë tremujorit të tretë të vitit. Megjithatë, gjatë vitit 2025, numri i përdoruesve aktivë pësoi rënie krahasuar me një vit më parë, çka mund të shpjegohet me një sasi më të vogël numrash të përdorura nga turistë të huaj.

Ndërkohë, edhe trafiku total i thirrjeve nga rrjetet celulare pësoi rënie me 0.5% krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2024. Ndërsa numri i mesazheve të shkruara shënoi rënie 6.1% krahasuar me një vit më parë. Megjithatë, kjo është një tendencë afatgjatë, e lidhur kryesisht më zëvendësimin thirrjeve dhe mesazheve të kryera nga rrjetet me aplikacionet e bazuara te interneti, si për shembull whatsapp.

Kjo konfirmohet nga një rritje e shpejtë në vijimësi e trafikut të internetit nga rrjetet celulare. Sipas AKEP, gjatë tremujorit III 2025, trafiku i të dhënave nga këto rrjete u rrit me 19.8% krahasuar me një vit më parë. Konsumi mesatar i internetit për çdo përdorues u rrit në 10.41 GB (gigabyte) internet në muaj, në rritje me 21.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rritja e përdorimit të internetit mund të lidhet pjesërisht edhe me nisjen e ofrimit të shërbimit nëpërmjet rrjeteve të teknologjisë 5G. Rrjetet 5G mundësojnë kapacitete më të mëdha të transmetimit të të dhënave dhe shpejtësi më të lartë të internetit nga rrjetet celulare. / E.Shehu

 

The post Numri i përdoruesve celularë ra përsëri në tremujorin e tretë 2025 appeared first on Revista Monitor.

Shfrytëzimi i kapaciteteve në industri ra përsëri në tremujorin e fundit 2025

Norma e shfrytëzimit të kapaciteteve në sektorin prodhues pësoi rënie të mëtejshme në tremujorin e fundit të vitit 2025. Sipas vrojtimit periodik të Bankës së Shqipërisë, bizneset e sektorit të industrisë raportuan përsëri tkurrje të kapacitetit prodhues, njëlloj si tremujorin e tretë.

Shfrytëzim më të ulët të kapaciteteve prodhuese raportuan edhe bizneset e sektorit të ndërtimit. Ndërkohë, norma e shfrytëzimit të kapaciteteve u rrit në sektorin e shërbimeve dhe atë të tregtisë.

Treguesi i shkallës së shfrytëzimit të kapaciteteve ka shfaqur në përgjithësi një ecuri në rënie gjatë vitit të kaluar. Në vija të përgjithshme, kjo përputhet edhe me një ngadalësim të ritmeve të rritjes ekonomike gjatë vitit 2025. Të dhënat e INSTAT treguan se për 3-mujorin e tretë të vitit ekonomia shqiptare u rrit me 3.75%.

Mbështetur në të dhënat e deritanishme paraprake, për nëntë muajt e parë të vitit ekonomia shqiptare u rrit në masën 3.7%, në ngadalësim nga rritja prej afërsisht 4% e vitit 2024.

Ekonomia shqiptare vazhdon të vuajë rënien e sektorëve të saj prodhues. Bujqësia dhe industria janë në rënie prej disa tremujorësh radhazi. Kjo rënie u konfirmua edhe në tremujorin e tretë 2025, kur INSTAT raportoi se prodhimi bruto në sektorin e bujqësisë ra me 1.7%, ndërsa në atë të industrisë me 4.8%. Rritja ekonomike e vendit u mbështete kryesisht nga shërbimet e lidhura me turizmin, ndërtimi dhe nga rritja e pagave në sektorin publik.

Në një prononcim për Monitor, Banka e Shqipërisë vlerësonte në fund të 2025 se rritja ekonomike aktualisht ndodhte pranë vlerësimit të saj për potencialin afatmesëm të këtij treguesi.

Megjithatë, Banka e Shqipërisë thekson se viti 2025 vijoi të ilustrojë disa probleme strukturore të ekonomisë shqiptare. Në veçanti, baza sektoriale e rritjes ekonomike nuk është e plotë ndërsa tregu i punës po shfaq mungesa në rritje, si pasojë e tendencave të pafavorshme demografike, emigracionit, si dhe e mospërputhjes së pjesshme midis aftësive të kërkuara nga punëdhënësit dhe atyre të disponuara nga punëmarrësit.

Në analizën sektoriale, Banka e Shqipërisë nënvizon se rritja ekonomike e dy viteve të fundit ka pasqyruar zgjerimin e sektorit të ndërtimit dhe të shërbimeve, ky i fundit me një kontribut pa diskutim primar nga të ardhurat e turizmit, ndërkohë që sektori i industrisë dhe ai bujqësisë kanë shënuar rënie të aktivitetit.

Nga këndvështrimi i Bankës së Shqipërisë, kjo ecuri pasqyron si faktorë tranzitorë ashtu edhe faktorë më të qëndrueshëm strukturorë.

Faktorët tranzitorë, sipas saj, kanë natyrë të dyfishtë. Kërkesa për turizëm në rajon e Shqipëri ka pasur një rritje të shpejtë, rritje e cila ka sjellë zgjerimin e sektorit të shërbimit dhe ndërtimit, në përgjigje të nevojave për zgjerimin e kapaciteteve akomoduese. Përkundrejt tyre, kërkesa për artikuj industrialë ka qenë relativisht e dobët dhe çmimet në rënie, sidomos në segmentet tradicionale të eksportit shqiptar. Gjithashtu, rritja e kërkesës në dy sektorët e mësipërm ti vendosë ata në pozita mjaft konkurruese në tregjet e brendshme të punës e të kapitalit, çka ka vështirësuar më tej pozicionin e sektorit të bujqësisë e të industrisë.

Megjithatë, Banka e Shqipërisë vlerëson se maturimi i sektorit të turizmit në një horizont afatmesëm dhe balancimi më i mirë i kërkesës dhe ofertës në ekonomi, do të pasqyrohen në një zbutje të këtyre presioneve gjatë dy viteve në vijim.

Nga ana tjetër, faktorët strukturorë pasqyrojnë një kombinim të problemeve specifike të sektorëve të industrisë dhe të shërbimit, të cilët kanë si emërues të përbashkët shkallën relativisht të ulët të produktivitetit dhe të konkurrueshmërisë në tregjet botërore. Adresimi i këtyre problemeve, sipas Bankës së Shqipërisë, kërkon vëmendje, si nga vetë bizneset private që ushtrojnë aktivitetet në këta sektorë, ashtu edhe reforma të mëtejshme strukturore, të cilat ndihmojnë në rritjen e produktivitet të përgjithshëm të ekonomisë shqiptare./ E.Shehu

The post Shfrytëzimi i kapaciteteve në industri ra përsëri në tremujorin e fundit 2025 appeared first on Revista Monitor.

Punimet në Qafë Kashar bllokojnë kalimin drejt Rinasit, ARRSH: Ja rrugët alternative

Autoriteti Rrugor Shqiptar bëri të ditur se nga ora 20:00 e datës 13 janar deri në orën 06 :00 të datës 14 janar, kalimi në rampën që të drejton nga Tirana në Rinas do të bllokohet për shkak të punimeve që po bëhen për mbikalimin e ri në Qafë Kashar.

Në një njoftim të tij ARRSH dha disa prej rrugëve alternative që mund të ndiqen për ata që duhet të udhëtojnë drejt Aeroportit gjatë këtij harku kohor.

“PĂ«r shkak tĂ« punimeve qĂ« po kryhen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar pĂ«r ndĂ«rtimin e mbikalimit tĂ« ri nĂ« QafĂ« Kashar, do tĂ« ketĂ« bllokim tĂ« rampĂ«s nĂ« drejtimin TiranĂ« → Rinas, nĂ« intervalin: Ora 20:00 – 06:00,  datat 13–14.01.2026

Qarkullimi i mjeteve drejt Aeroportit të Rinasit do të realizohet përmes rrugëve alternative:

  • VorĂ« – FushĂ« KrujĂ« (kthesa e Rinasit)
  • Rruga dytĂ«sore
  • TiranĂ« – KamĂ«z – Valias – Rinas
  • Rruga Kashar – ThumanĂ«, e ndĂ«rtuar nga koncesionari

KĂ«rkojmĂ« mirĂ«kuptimin e drejtuesve tĂ« mjeteve, tĂ« cilĂ«t duhet tĂ« ndjekin sinjalistikĂ«n provizore dhe tĂ« planifikojnĂ« lĂ«vizjen nĂ« kohĂ«â€ thuhet nĂ« njoftimin e ARRSH.

The post Punimet në Qafë Kashar bllokojnë kalimin drejt Rinasit, ARRSH: Ja rrugët alternative appeared first on Revista Monitor.

Vizitorë nga Shqipëria, Turqia e Zvicra shtojnë numrat në hotelet e Kosovës

Kosova ka pritur më shumë turistë gjatë nëntorit 2025 sesa një vit më parë. Sipas të dhënave, në hotelet e vendit kanë qëndruar 57 548 vizitorë, që paraqet një rritje prej 2,7 për qind krahasuar me nëntorin 2024. Pjesa më e madhe e vizitorëve janë nga Shqipëria, Turqia, Zvicra dhe Gjermania.

 

Kosova ka shënuar një rritje të lehtë të vizitorëve në sektorin hotelier gjatë muajit nëntor 2025, krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë. Të dhënat e publikuara nga tregojnë se interesimi për akomodim në vend ka vazhduar të jetë në rritje, si nga qytetarët vendorë ashtu edhe nga vizitorët e huaj.

Në total, 57 548 vizitorë kanë qëndruar në hotelet e Kosovës gjatë nëntorit të kaluar. Prej tyre, 42,8 për qind kanë qenë vizitorë vendorë, ndërsa 57,1 për qind kanë qenë të huaj.

Kjo përbën një rritje prej 2,7 për qind krahasuar me muajin nëntor të vitit 2024, kur numri i përgjithshëm i vizitorëve kishte arritur në 56 027.

Po ashtu, është rritur edhe numri i net-qëndrimeve në hotele, që në total kanë qenë 120 210. Nga kjo shifër, 50,3 për qind janë realizuar nga vizitorët vendorë, ndërsa 49,7 për qind nga ata të huaj. Kjo tregon një balancë të afërt mes dy kategorive, duke dëshmuar se tregu i brendshëm vazhdon të ketë rol të rëndësishëm në zhvillimin e turizmit në vend.

Sipas ndarjes rajonale, Rajoni i Pejës vazhdon të mbetet destinacioni më i preferuar për vizitorët e brendshëm. Gjatë nëntorit 2025, në këtë rajon janë regjistruar 7 140 vizitorë vendorë, të cilët kanë realizuar gjithsej 25 108 net-qëndrime. Kjo e bën Pejën zonën më të frekuentuar në vend nga pushuesit e Kosovës, falë potencialit të saj turistik, sidomos në periudhën e dimrit, ku peizazhet malore dhe ofertat e hoteleve të Rugovës tërheqin numër të madh vizitorësh.

Edhe numri i vizitorëve të huaj ka shënuar rritje të lehtë gjatë këtij muaji. Krahasuar me nëntorin e vitit 2024, ku kishte 32 236 vizitorë të huaj, në nëntor 2025 ky numër ka arritur në 32 909, që paraqet rritje prej 2,1 për qind.

ShqipĂ«ria, Turqia, Zvicra e Gjermania – nĂ« krye tĂ« listĂ«s sĂ« vizitorĂ«ve tĂ« huaj. Sipas tĂ« dhĂ«nave tĂ« AgjencisĂ« sĂ« Statistikave tĂ« KosovĂ«s, gjatĂ« nĂ«ntorit 2025 shumica e vizitorĂ«ve tĂ« huaj kanĂ« ardhur nga vendet nĂ« vijim:

  • ShqipĂ«ria
  • Turqia
  • Zvicra
  • Gjermania
  • Maqedonia e Veriut
  • Kroacia
  • Italia
  • Austria
  • Franca
  • Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s

Pjesa më e madhe e vizitorëve të huaj kanë ardhur nga Shqipëria, Turqia, Zvicra dhe Gjermania, ndërsa një pjesë më e vogël nga shtetet fqinje dhe nga vendet e tjera evropiane. Kjo strukturë e vizitorëve mbetet e ngjashme me trendin e viteve të fundit, ku Kosova po tërheq kryesisht turistë nga rajoni dhe diaspora.

Këto të dhëna dëshmojnë për një rimëkëmbje të qëndrueshme të sektorit hotelier pas sfidave të viteve të fundit. Rritja, megjithëse modeste, tregon për një stabilitet të tregut dhe për potencial që mund të rritet më tej me investime në infrastrukturë, promovim dhe cilësi të shërbimeve.

Në përgjithësi, nëntori 2025 shënoi një muaj pozitiv për turizmin në Kosovë, me rritje të numrit të vizitorëve, të net-qëndrimeve dhe me tendencë për balancë mes turistëve vendorë dhe të huaj.

The post Vizitorë nga Shqipëria, Turqia e Zvicra shtojnë numrat në hotelet e Kosovës appeared first on Revista Monitor.

Mallrat nga Serbia rikthehen në Kosovë, 213 milionë euro në vetëm 11 muaj

Viti 2025 ka shënuar një rikthim drastik të mallrave me origjinë serbe në tregun e Kosovës, duke përmbysur plotësisht trendin rënës të vitit të kaluar. Të dhënat zyrtare të Doganës tregojnë se vlera e mallrave të importuara nga Serbia ka kapur shifrën e 213.1 milionë eurove.

 

Kosova rikthehet përsëri tek mallrat serbe. Pas periudhave të vështira dhe rënies së importit vitin e kaluar, vendi ka importuar 213 milionë euro mallra nga Serbia vetëm në 11 muaj të vitit 2025, gati dyfish i nivelit të një viti më parë.

Ky rikthim tregon jo vetëm dinamizmin e tregut, por edhe varësinë e vazhdueshme të ekonomisë vendase nga produktet serbe, nga lëndët e para për industri e deri te ushqimet bazë.

Kjo vlerë e importit, përbën kapërcim statistikor prej hiç më pak se 94 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2024, kur shkëmbimet tregtare ishin ndalur në nivelin e 109.8 milionë eurove.

Nëse e krahasojmë me vitin 2023, i cili ishte vit me import relativisht të lartë prej 188.5 milionë eurosh për të njëjtën periudhë, viti aktual shënon një rritje të ndjeshme prej 13 për qind.

Statistikat tregojnë se mesatarisht gjatë vitit 2025, Kosova ka importuar rreth 19.4 milionë euro mallra serbe çdo muaj, gati dyfishi i mesatares mujore të vitit të shkuar.

Struktura e produkteve që dominojnë këtë tregti tregon një varësi të përzier mes lëndëve të para për industri dhe produkteve ushqimore bazë. Në krye të listës për vitin 2025 qëndrojnë kontejnerët dhe ambalazhet prej alumini, të cilat kapin vlerën e 13.9 milionë eurove. Menjëherë pas tyre vjen misri me 12.5 milionë euro dhe gruri me 10.9 milionë euro.

Lista e mallrave më të kërkuara plotësohet nga ushqimet për kafshë me rreth 8.2 milionë euro dhe vaji ushqimor i lulediellit me 5.3 milionë euro. Nuk mungojnë as materialet e ndërtimit apo produktet kimike, ku spikasin preparatet larëse dhe pllakat e çatisë, së bashku me një import të konsiderueshëm energjie elektrike prej 3.2 milionë eurosh.

TĂ« dhĂ«nat zyrtare tĂ« importit pĂ«r periudhĂ«n janar–nĂ«ntor tregojnĂ« se nĂ« vend kanĂ« hyrĂ« mallra me vlerĂ« totale 6,37 miliardĂ« euro, qĂ« pĂ«rkthehet nĂ« njĂ« rritje 11,71 pĂ«r qind krahasuar me tĂ« njĂ«jtĂ«n periudhĂ« tĂ« vitit 2024. Gjeografia e mallrave qĂ« hyjnĂ« nĂ« KosovĂ« mbetet e pĂ«rqendruar nĂ« tre fuqi tĂ« mĂ«dha, tĂ« cilat sĂ« bashku pĂ«rbĂ«jnĂ« mbi 40 pĂ«r qind tĂ« tregut.

Pavarësisht se Gjermania mbetet partneri kryesor, Kina ka shënuar shtimin më agresiv gjatë vitit 2025, duke rritur eksportet drejt Kosovës me 152.8 milionë më shumë se vitin e kaluar. Një rikthim masiv ka bërë edhe Serbia, e cila renditet e dyta për nga rritja vjetore në vlerë absolute (+103.3 milionë), e ndjekur nga India dhe Maqedonia e Veriut.

Edhe Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat e Statistikave të Tregtisë së Jashtme për muajin nëntor 2025, të cilat tregojnë se deficiti tregtar i Kosovës ka mbetur pothuajse i pandryshuar krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas ASK-së, deficiti tregtar në nëntor 2025 arriti në 469,9 milionë euro, që paraqet një ndryshim minimal prej 0,0% krahasuar me nëntorin e vitit 2024, kur deficiti ishte 470,0 milionë euro.

Në këtë periudhë, eksporti mbuloi importin me 15,7%. Vlera e eksporteve të mallrave në nëntor 2025 ishte 87,7 milionë euro, ndërsa importet arritën në 557,6 milionë euro.

Importet dominoheshin nga makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike me 13,3%, ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani me 13,1%, produktet minerale me 13,0% dhe mjetet e transportit me 12,4%.

The post Mallrat nga Serbia rikthehen në Kosovë, 213 milionë euro në vetëm 11 muaj appeared first on Revista Monitor.

Raporti i kredive me probleme ra lehtë për nëntorin

Raporti i kredive me probleme pësoi një rënie të lehtë në muajin nëntor të vitit të kaluar. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë kreditë me probleme përbënin 4.19% të totalit, nga 4.33% që ishin në fund të muajit tetor.

Raporti i kredive me probleme ruan gjithashtu një tendencë të lehtë rënëse edhe me bazë vjetore. Në nëntorin e vitit 2024, raporti i kredive me probleme kishte qenë 4.48%.

Gjithsesi, as muaji nëntor nuk shënoi shmangie të rëndësishme nga tendenca e këtij treguesi për vitin 2025, e karakterizuar kryesisht nga një ecuri në stanjacion, madje me tendenca të lehta rritëse, veçanërisht në pjesën e dytë të vitit.

Në vlerë absolute, vlerësohet se stoku i kredive me probleme të ketë arritur në rreth 38.8 miliardë lekë, me një rënie të lehtë nga vlera prej 39.6 miliardë lekësh që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në vijim të një cikli të rritjes së shpejtë të kredisë për ekonominë, raporti i kredive me probleme është . Në fund të nëntorit 2025, portofoli i kredisë për ekonominë arriti vlerën e 925.2 miliardë lekëve, në rritje vjetore me 12.2%. Në pjesën më të madhe, rritja e portofolit të kredisë po mbështetet në segmentin e individëve, si në kredinë për blerjen e banesave, ashtu edhe në atë konsumatorë.

Në mesin e vitit 2025, nisi aplikimi i disa masave kufizuese të vendosura nga Banka e Shqipërisë në treguesit e administrimit të riskut të lidhura me huadhënien për blerjen e banesave.

Banka qendrore u ndaloi bankave financimin e blerjes së banesave në masën 100% dhe përcaktoi gjithashtu kritere të detyrueshme për raportin e këstit të kredisë ndaj të ardhurave (duke lejuar sidoqoftë një marzh përjashtimi prej 15% nga kufizimet e mësipërme).

Megjithatë, në muajt e parë të aplikimit, masat nuk kanë sjellë ndonjë frenim domethënës në ritmet e kredidhënies me qëllim financimin e blerjes së banesave.

NjĂ« njĂ« pronononcim pĂ«r “Monitor”, Banka e ShqipĂ«risĂ« u shpreh nĂ« fund tĂ« 2025 se raporti i kredive me probleme, pas njĂ« rĂ«nieje tĂ« qĂ«ndrueshme nĂ« vitet e kaluara, Ă«shtĂ« luhatur gjatĂ« pjesĂ«s mĂ« tĂ« madhe tĂ« vitit 2025 pranĂ« nivelit 4%, ndĂ«rsa  pritet ta mbyllĂ« kĂ«tĂ« vit nĂ« njĂ« nivel lehtĂ«sisht mĂ« tĂ« lartĂ«.

Sipas Bankës së Shqipërisë, ngadalësimi i rënies së treguesit të kredive me probleme ishte i pritshëm, në kushtet e rritjes së shpejtë të kredisë në vitet e fundit, por ecuria e tyre gjatë këtij viti është përcaktuar nga raste të veçanta.

Sidoqoftë, Banka Qendrore vlerëson se është e nevojshme që bankat të ruajnë vëmendjen në procesin e analizës së aplikimeve për kredi, si edhe gjatë monitorimit të saj. Në një qasje më të përgjithshme, duhet bërë kujdes që të kontrollohet dhe të moderohet efekti i mundshëm i zgjerimit të shpejtë të kredisë dhe i rritjes së konkurrencës në treg në relaksimin e standardeve të kreditimit.

Burimi: Banka e Shqipërisë

The post Raporti i kredive me probleme ra lehtë për nëntorin appeared first on Revista Monitor.

WEF: Bashkëpunimi global është zhvendosur në favor të grupeve më të vogla të aleatëve

Bashkëpunimi global në shkallë të gjerë po dobësohet, ndërsa lidhjet në tregti, financë dhe teknologji po zhvendosen drejt grupeve më të vogla vendesh, të ndërtuara mbi interesa të përbashkëta, sipas Forumit Ekonomik Botëror (W) të quajtur Barometri i Bashkëpunimit Global (Global Cooperation Barometer).

Sistemi global i bashkëpunimit shumëpalësh po ngadalësohet pikërisht në një moment kur krizat po shumohen, megjithatë bashkëpunimi global, i matur në tregti, kapital, teknologji, klimë, shëndetësi dhe siguri, po tregohet më elastik sesa pritej.

Me fjalë të tjera, edhe pse bashkëpunimi në përgjithësi po vazhdon me një ritëm të qëndrueshëm, ai po ndodh gjithnjë e më shumë mes grupeve më të vogla të aleatësve, dhe jo mes shumë vendeve njëkohësisht.

“NdĂ«rsa po merr formĂ« njĂ« epokĂ« e re globale, multilateralizmi Ă«shtĂ« nĂ«n presion, edhe pse bashkĂ«punimi global vazhdon tĂ« japĂ« rezultate nĂ« disa fusha kyçe,” thuhet nĂ« raport.

Pavarësisht kësaj gjetjeje, përfundimi kryesor i raportit mbetet kryesisht optimist. Sistemi po gërryhet, por ende nuk është thyer.

Raporti argumenton se, edhe pse bashkĂ«punimi klasik shumĂ«palĂ«sh Ă«shtĂ« dobĂ«suar, koalicione alternative po mbushin boshllĂ«kun, shpesh nĂ« formate mĂ« tĂ« ngushta, tĂ« bazuara nĂ« interesa, tĂ« cilat janĂ« politikisht mĂ« tĂ« lehta pĂ«r t’u mbajtur.

Ky ndryshim është i dukshëm edhe në të dhënat e tregtisë. Në vend të një tërheqjeje të plotë nga tregtia globale, raporti përshkruan një rirregullim të rrjedhave të mallrave përgjatë linjave gjeopolitike më elastike. Megjithatë, vendet po përpiqen ende të diversifikojnë furnitorët dhe tregjet mes partnerëve tregtarë që i konsiderojnë më të sigurt.

“Distanca mesatare gjeopolitike e tregtisĂ« globale tĂ« mallrave ka rĂ«nĂ« me rreth 7% mes viteve 2017 dhe 2024. TĂ« marra sĂ« bashku, kĂ«to ndryshime sugjerojnĂ« se tregtia globale po rishpĂ«rndahet brenda rrjeteve tĂ« pĂ«rputhura, ndĂ«rkohĂ« qĂ« diversifikohet mes partnerĂ«ve,” vijon raporti.

Vendet në zhvillim dhe Kina përfitojnë

Nga rishpërndarja kanë përfituar gjithashtu vendet prodhuese dhe eksportuese në zhvillim.

Në vitin 2024, ekonomitë në zhvillim dhe Kina zgjeruan pjesën e tyre të eksporteve, sipas raportit, edhe pse ekonomitë e avancuara po ashpërsojnë politikat tregtare dhe po ndërtojnë barriera rreth sektorëve strategjikë.

“Ato kanĂ« fituar njĂ« pjesĂ« mĂ« tĂ« madhe tĂ« eksporteve prodhuese: nĂ« vitin 2024, eksportet e tyre u rritĂ«n me 276 miliardĂ« dollarĂ«, ose me 5 pikĂ« pĂ«rqindje, nga tĂ« cilat Kina pĂ«rbĂ«nte mĂ« shumĂ« se gjysmĂ«n e rritjes totale.”

Sipas vlerësimit të raportit, goditjet tarifore të vitit 2025 nuk e shkatërruan tregtinë. Përkundrazi, ato përshpejtuan një riorganizim, me vëllime që vazhduan të rriten, por me modele që ndryshuan me shpejtësi, veçanërisht në importet e SHBA-së.

“Pa dyshim, njĂ« seri njoftimesh pĂ«r tarifa nga SHBA-ja nĂ« vitin 2025 ngritĂ«n pikĂ«pyetje mbi tĂ« ardhmen e tregtisĂ«. Treguesit e hershĂ«m sugjerojnĂ« se, nĂ« vend qĂ« tĂ« çonin nĂ« tkurrje, kĂ«to njoftime kanĂ« nxitur njĂ« rikonfigurim,” shpjegon raporti.

Vëllimet e tregtisë vlerësohet se u rritën në vitin 2025 me rreth 2.4%, megjithëse pak më poshtë ritmit të rritjes reale të PBB-së prej 3.2%.

Ndërsa tregtia e mallrave po riformësohet, raporti sugjeron se flukset e kapitalit dhe shërbimeve vazhdojnë të rriten, shpesh të nxitura nga qeveritë që kërkojnë të sigurojnë njohuri teknike dhe të ndërtojnë kapacitete vendase në industri të ndjeshme.

Qendra e gravitetit po zhvendoset nga globalizimi i bazuar te efikasiteti drejt investimeve të fokusuara te qëndrueshmëria, një ndryshim që kompanitë tashmë po e reflektojnë në zinxhirët e tyre të furnizimit.

Investimet e huaja direkte të përqendruara te IA

Investimet po grumbullohen rreth sektorĂ«ve strategjikĂ« ose industrive qĂ« “formĂ«sojnĂ« tĂ« ardhmen”. Raporti thekson njĂ« orientim mĂ« tĂ« fortĂ« drejt gjysmĂ«pĂ«rçuesve, infrastrukturĂ«s sĂ« inteligjencĂ«s artificiale, baterive dhe mineraleve kritike.

MegjithatĂ«, edhe pse kapitali dhe shĂ«rbimet vazhdojnĂ« tĂ« lĂ«vizin, raporti argumenton se treguesit “klasikĂ«â€ tĂ« bashkĂ«punimit shumĂ«palĂ«sh janĂ« nĂ« rĂ«nie, dhe askund kjo nuk Ă«shtĂ« mĂ« e dukshme sesa nĂ« ndihmĂ«n pĂ«r zhvillim.

Prioritetet e donatorëve janë ngushtuar ndërsa politika po ashpërsohet dhe presioni fiskal rritet, duke i lënë buxhetet e zhvillimit më të ekspozuara ndaj rishikimeve të brendshme.

“Ndihma zyrtare pĂ«r zhvillim (ODA) pati rĂ«nien mĂ« tĂ« madhe nĂ« kĂ«tĂ« shtyllĂ«, me 10.8% nĂ« vitin 2024. VetĂ«m katĂ«r vende e tejkaluan objektivin e OKB-sĂ« prej 0.7% tĂ« tĂ« Ardhurave KombĂ«tare Bruto. PĂ«r vitin 2025, Organizata pĂ«r BashkĂ«punim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) vlerĂ«son njĂ« rĂ«nie tjetĂ«r prej 9–17% tĂ« ODA-sĂ«.”

Edhe emigracioni duket se po ndryshon drejtim. Pas vitesh rritjeje, raporti vëren shenja të hershme ngadalësimi në vitin 2024 dhe një tkurrje më të fortë në 2025, ndërsa destinacionet kryesore po tërhiqen. Flukset neto të emigracionit drejt SHBA-së dhe Gjermanisë ranë me rreth 65% dhe 39% në vit në 2025.

Rënie e paqes dhe sigurisë

Paralajmërimi më i fortë i raportit lidhet me paqen dhe sigurinë, ndërsa krizat po përhapen dhe zhvendosjet po rriten.

“Numri i rezolutave tĂ« KĂ«shillit tĂ« Sigurimit tĂ« OKB-sĂ« ra nga 50 nĂ« vitin 2023 nĂ« 46 nĂ« vitin 2024, dhe raporti i operacioneve shumĂ«palĂ«she tĂ« paqes ndaj konflikteve u ul me rreth 11% nga viti nĂ« vit,” thuhet nĂ« raport.

Ai argumenton se gjeopolitika po e bën më të vështirë ndërhyrjen e OKB-së dhe se misionet paqeruajtëse po shtrëngohen jo vetëm nga dinamika e vetos, por edhe nga buxhetet dhe mungesa e personelit.

Personeli i angazhuar në operacione shumëpalëshe ka rënë ndjeshëm gjatë dekadës së fundit.

“KĂ«shilli i Sigurimit i OKB-sĂ« nuk ka mandatuar asnjĂ« operacion tĂ« ri paqeruajtĂ«s qĂ« nga viti 2014. PĂ«r mĂ« tepĂ«r, shkurtimet buxhetore kanĂ« ushtruar presion mbi misionet ekzistuese, personeli i angazhuar nĂ« operacione shumĂ«palĂ«she tĂ« paqes ra me mĂ« shumĂ« se 40% mes viteve 2015 dhe 2024.”

Si rezultat, thuhet në raport, roli i OKB-së po zhvendoset larg dislokimeve të mëdha dhe drejt angazhimit diplomatik dhe kornizave rajonale, edhe pse rreziqet e konfliktit po rriten.

“NĂ« kĂ«tĂ« kontekst, roli i angazhimit tĂ« OKB-sĂ« ka evoluar, duke u mbĂ«shtetur mĂ« shumĂ« te misionet speciale politike dhe tĂ« dĂ«rguarit specialĂ«, paralelisht me rritjen e kornizave tĂ« drejtuara nĂ« nivel rajonal.”

Udhëheqësit e biznesit nuk e trajtojnë këtë si një çështje abstrakte gjeopolitike. Raporti konstaton se paqëndrueshmëria po depërton gjithnjë e më shumë në kushtet operative, nga sigurimet dhe rreziku i transportit detar te vendimet për investime dhe lëvizshmëria e talenteve.

Rritje e shpenzimeve për mbrojtjen

Ndërkohë, qeveritë po përgatiten për një të ardhme më të kontestuar duke rritur shpenzimet për mbrojtjen. Raporti thekson rritjen e përputhshmërisë brenda NATO-s dhe vëren se tashmë po diskutohen objektiva edhe më të larta.

“TĂ« 32 vendet anĂ«tare tĂ« NATO-s pĂ«rmbushĂ«n objektivin e shpenzimeve pĂ«r mbrojtjen prej 2% tĂ« PBB-sĂ« nĂ« vitin 2025, ndĂ«rsa mĂ« shumĂ« se 10 prej tyre kishin mbetur nĂ«n kĂ«tĂ« nivel njĂ« vit mĂ« parĂ«. Me rritjen e objektivit tĂ« shpenzimeve tĂ« NATO-s nĂ« 5% tĂ« PBB-sĂ« deri nĂ« vitin 2035, shpenzimet kombĂ«tare pĂ«r mbrojtjen pritet tĂ« rriten edhe mĂ« tej.”

Ky mund të jetë përfundimi më i qartë për tregjet dhe korporatat shumëkombëshe: bota nuk funksionon më mbi një sistem të vetëm operativ.

Bashkëpunimi po bëhet gjithnjë e më lokal, modular dhe kushtëzoues, një mozaik marrëveshjesh, korridore dhe koalicione që mund të mbajnë në lëvizje tregtinë dhe investimet, por që e kanë të vështirë të japin zgjidhje për problemet më të vështira kolektive.

Raporti sugjeron se bashkëpunimi global nuk po zhduket, ai po rindërtohet në fragmente. Rreziku është që bota të bëhet shumë e aftë në arritjen e marrëveshjeve selektive, ndërkohë që mbetet rrezikshëm e dobët në atë lloj veprimi shumëpalësh që parandalon përhapjen e krizave që në fillim. / Euronews

The post WEF: Bashkëpunimi global është zhvendosur në favor të grupeve më të vogla të aleatëve appeared first on Revista Monitor.

Energjia, Balluku: 2 miliardë euro investime private në burime të rinovueshme

Investimet private në burime të rinovueshme të energjisë viteve të fundit kanë arritur në rreth 2 miliardë euro.

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku dha këtë shifër këtë të hënë gjatë një aktiviteti për projektin e parë eolik që do të zbatohet në zonën e Tropojës. Bëhet fjalë për projektin e kompanisë CWP që parashikon një park me kapacitet të instaluar 600 MW.

Balluku e cilësoi këtë si një fazë të re për sektorin energjetik shqiptar dhe rrugën drejt diversifikimit të nisur  vite më parë.

“Parku eolik i TropojĂ«s nuk Ă«shtë  thjesht njĂ« investim energjetik por simbol i transformimit qĂ« po pĂ«rjeton ShqipĂ«ria, i njĂ« ekonomie mĂ« tĂ« qĂ«ndrueshme dhe mĂ« tĂ« hapur ndaj inovacionit. Sektori energjetik shqiptar po hyn nĂ« njĂ« fazĂ« tĂ« re. ShqipĂ«ria po kalon nga varĂ«sia nga hidro nĂ« njĂ« model modern tĂ« balancuar energjetik ku diversifikimi i burimeve nuk Ă«shtĂ« mĂ« njĂ« zgjedhje por domosdoshmĂ«ri strategjike.

E kemi nisur këtë rrugëtim në 2018 kur qeveria shqiptare fliste për diversifikimin. Krijimin e burimeve alternative siç ishin ato të energjisë diellore dhe më pas ato eolike. Ky tranzicion është realitet që po merr formë. Investime të huaja direkte janë treguesi më i lartë i stabilitetit ekonomik.

Vetëm në kohën e fundit mbi 1.5 mld euro investime private janë angazhuar ose janë në proces kryesisht në burime të rinovueshme në diellor dhe eolik dhe hidro me pak ndikim mjedisor.

Gjatë këtyre viteve në tërësi në sektorin energjetik shqiptar janë angazhuar mbi 2 mld euro investime dhe sot kemi mbi 700 MW kapacitete të reja energjetike private fotovolatike në operim dhe 400 më kapacitete të shtuara vetëprodhues e kemi një portofol të ardhshëm që pritet ti çojë në 1500 MW me teknologji fotovolatike dhe eolike.

Kemi mbi 1600 MW tĂ« reja depozituevse nĂ« fazĂ« studimi dhe lehtĂ«sim financiar. NĂ« energjinĂ« e erĂ«s pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« ne po hyjmĂ« nĂ« ndĂ«rtimin konkret me parkun e CWP TropojĂ«â€, tha Balluku.

Kryeministri Edi Rama vuri theksin gjatë fjalës së tij tek rëndësia e projekteve të kësaj shkalle dhe që në harkun e 12 muajve ky park i energjisë së erës në Tropojë të hyjë në rrjetin e prodhuesve të energjisë së rinovueshme në vendin tonë. Përmes këtij projekti nuk përfitohet vetëm një burim i ri energjie por dhe njohuri. Edhe ky investim shkon sipas Ramës në drejtimin strategjik dhe rrugën e përmbushjes së objektivit për ta bërë Shqipërinë një vend sovran në prodhimin e energjisë.

“Koha kur ShqipĂ«ria duhet tĂ« dalĂ« drejt tregut pĂ«r tĂ« blerĂ« energji po shkon drejt fundit dhe ne do jemi mes atyre pak vendeve qĂ« gĂ«zojnĂ« pavarĂ«si tĂ« plotĂ« pĂ«r prodhimin e energjisĂ«â€, tha Rama.

The post Energjia, Balluku: 2 miliardë euro investime private në burime të rinovueshme appeared first on Revista Monitor.

Tregtia me pakicë në artikujt për fëmijë në rënie të shpejtë

Tregtia me pakicë në sasi ka pësuar rritje përgjatë viteve të fundit, por produktet për fëmijë, libra, kancelari, lodra etj. kanë pësuar rënie.

Në 9 mujorin 2025 indeksi i shitjeve me pakicë në këtë grup është së paku 2.2 pikë për qind më u ulët se në vitin 2021, sipas të dhënave zyrtare të INSTAT.

TĂ« dhĂ«nat mujore pĂ«r kategorinĂ« “Libra, gazeta, artikuj shkollorĂ«, produkte tĂ« argĂ«timit, pajisje sportive, lodrat, lojĂ«rat dhe tĂ« tjera produkte” tregojnĂ« njĂ« prirje rĂ«nĂ«se tĂ« tregtisĂ« sĂ« artikujve tĂ« lidhur me fĂ«mijĂ«t, sidomos duke hyrĂ« nĂ« vitin 2024 dhe duke u thelluar nĂ« 2025. NĂ« shtator 2025 indeksi i tregtisĂ« me pakicĂ« nĂ« volum nĂ« kĂ«tĂ« kategori shĂ«noi 91.6% (2021=100) çka do tĂ« thotĂ« se sasia e tregtuar nĂ« kĂ«tĂ« grup ishte se paku 10 pikĂ« % mĂ« e ulĂ«t se katĂ«r vite mĂ« pare.

Edhe pse muaji shtator shĂ«non kulmin e shitjeve pĂ«r shkak tĂ« nisjes se shkollĂ«s sĂ«rish tregtia nĂ« kĂ«tĂ« grup shĂ«noi ulje. Pas niveleve relativisht tĂ« larta gjatĂ« vitit 2023, me kulme tĂ« dukshme nĂ« periudhat e sezonit shkollor (gusht–tetor) gjatĂ« vitit 2024, vlerat mbeten kryesisht nĂ«n nivelet e njĂ« viti mĂ« parĂ«, ndĂ«rsa nĂ« 2025 vĂ«rehen rĂ«nie mĂ« tĂ« theksuara, me disa muaj qĂ« zbresin nĂ«n 95 pikĂ«, pavarĂ«sisht disa rikuperimeve tĂ« pĂ«rkohshme.

Indeksi i shitjeve me pakicë sugjeron dobësim të kërkesës për libra dhe artikuj shkollorë, e cila lidhet me rënien e nxënësve në shkolla.

Në tërësi, tregtia e këtyre produkteve po humbet gradualisht volum, duke reflektuar një trend rënës, përveç luhatje sezonale.

Numri i lindjeve ka rënë ndjeshëm vitet e fundit, ndërsa emigrimi i familjeve të reja ka zvogëluar bazën e nxënësve. Më pak fëmijë do të thotë automatikisht më pak kërkesë për libra shkollorë, fletore dhe materiale ndihmëse. Në Tiranë ndërmjet 2021-shit dhe 2025-s lindjet kanë rënë me 12.9%. Kjo ulje lidhet kryesisht me emigracionin e vazhdueshëm të të rinjve dhe presionet ekonomike.

Në vitin 1950, kur u vendos regjimi i diktaturës komuniste, lindën 47,291 foshnja, sipas të dhënave nga arkivat e INSTAT, teksa numri i grave në moshë riprodhimi (15-49 vjeç) ishte vetëm 259,472 mijë. Në 2024 lindën pak më shumë se 22 mijë foshnja, teksa numri i grave në moshë riprodhimi ishte gati dy herë më i lartë se në vitet 1950.

Edhe Tirana mbetet qendra kryesore ekonomike, kostoja e lartë e jetesës dhe mungesa e infrastrukturës mbështetëse për familjet e reja kanë ndikuar negativisht në këtë trend, duke bërë që lindjet të jenë në rënie.

Nga ana tjetër rritja e kostos së jetesës ka detyruar familjet të kufizojnë shpenzimet jo thelbësore, duke shtyrë blerjet e librave, materialeve shtesë shkollore apo produkteve kulturore për fëmijë drejt minimumit të nevojshëm.

Gjithashtu përdorimi i materialeve online, platformave arsimore dhe burimeve elektronike ka ulur nevojën për libra të shtypur dhe artikuj tradicionalë shkollorë, sidomos në qytetet e mëdha./ B.Hoxha

Burimi: INSTAT

The post Tregtia me pakicë në artikujt për fëmijë në rënie të shpejtë appeared first on Revista Monitor.

Kompensimi për arsimin e fëmijëve nis nga marsi, si do funksionojë skema e rillogaritjes së tatimit

Nga muaji mars 2026, të gjitha familjet që kanë nën ngarkim fëmijë të moshës nën 18 vjeç do të përfitojnë kompensim.

PĂ«r herĂ« tĂ« parĂ«, nga ky vit, njĂ«rit prej prindĂ«rve do t’i zbriten nga tĂ« ardhurat vjetore bruto tĂ« 2025-s, 48 mijĂ« lekĂ« shpenzime pĂ«r pĂ«rkujdesin e fĂ«mijĂ«ve edhe 100 mijĂ« lekĂ« pĂ«r arsimin, kur tĂ« plotĂ«sojĂ« DeklaratĂ«n e tĂ« Ardhurave Personale nĂ« muajin mars. Kompensimi do tĂ« pĂ«rfitohet nga rillogaritja e tatimit tĂ« paguar nĂ« 2025.

Pra masa e kompensimit nuk do tĂ« jetĂ« fikse me vlerĂ« 48 mijĂ« lekĂ« nĂ« vit apo 100 mijĂ« lekĂ« nĂ« vit. KĂ«to vlera tĂ« parashikuara nĂ« ligjin e ri “PĂ«r tatimin mbi tĂ« ardhurat” janĂ« shpenzimet qĂ« do t’u zbriten tĂ« ardhurave vjetore bruto tĂ« vitit 2025.

Zbritja e shpenzimeve nĂ« vlerĂ«n 48 mijĂ« lekĂ« nĂ« vit do tĂ« llogaritet pĂ«r çdo fĂ«mijĂ« tĂ« moshĂ«s nĂ«n 18 vjeç, pavarĂ«sisht nivelit tĂ« tĂ« ardhurave qĂ« prindĂ«rit kanĂ« gjeneruar gjatĂ« vitit 2025. NdĂ«rsa shpenzimi prej 100 mijĂ« lekĂ«sh nĂ« vit do t’u zbritet individĂ«ve me tĂ« ardhura deri nĂ« kufirin e 1.2 mln lekĂ« nĂ« vit.

Në një çift bashkëshortësh, të drejtën për zbritjen e shpenzimeve të fëmijëve në ngarkim dhe për arsimimin, nëse plotësohet kufiri i të ardhurave, e ka anëtari me të ardhura më të larta vjetore. Pra zbritja e shpenzimeve për fëmijët nga baza vjetore e tatueshme nuk përfitohet nga të dy prindërit e fëmijëve në ngarkim, por vetëm ai që ka të ardhurat më të larta të deklaruara.

Prej individëve përfitues tatimi mbi të ardhurat nga paga është paguar çdo muaj për vitin 2025, por zbritja e shpenzimeve për fëmijët nga totali i të ardhurave vjetore të fituara nga punësimi, do të bëhet në Mars 2026 përmes plotësimit të Deklaratës Vjetore të të Ardhurave (DIVA).

Pas zbritjes së shpenzimeve, baza e tatueshme pra totali i të ardhurave bruto do të ulet, për rrjedhojë edhe tatimi i rillogaritur do të jetë më i ulët. Sakaq gjatë vitit 2025 tatimi i paguar ëhstë më i lartë sesa tatimi i rillogaritur. Diferenca e tatimit që është paguar në 2025 me tatimin e rillogaritur është kompensimi që do të përfitojnë individët për arsimimin e fëmijëve.

Sipas shembullit të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, nëse një individ X me të ardhura mujore 70 mijë lekë apo të ardhura vjetore prej 840 mijë lekë për 2025-n ka paguar tatim prej 5,200 lekë në muaj apo tatimin vjetor prej 62,400 lekë.

Individi ka dy fëmijë në ngarkim të moshës nën 18 vjeç dhe të ardhurat vjetore nuk kalojnë kufirin e 1,2 milionë lekëve, për të cilat do të përfitojë zbritje shpenzimesh prej 48 mijë lekë për çdo fëmijë dhe shumën fiske prej 100 mijë lekë në vit për arsimimin e tyre.

Pas zbritjes sĂ« shpenzimeve nga totali i tĂ« ardhurave pĂ«r 2025, tatimi i ri pĂ«r kĂ«tĂ« individ llogaritet nĂ« vlerĂ«n e 29,120 lekĂ«. Por ndĂ«rkohĂ« individi X pĂ«r 2025 kishte paguar njĂ« tatim vjetor prej 62,400 lekĂ«. KĂ«tij detyrimi tĂ« paguar do t’i zbritet tatimi i ri llogaritur me vlerĂ« 29,120. Diferenca prej 33,2 mijĂ« lekĂ« Ă«shtĂ« shuma qĂ« i takon tĂ« kĂ«rkojĂ« pĂ«r rimbursim brenda 3 muajve, pas plotĂ«simit tĂ« DIVA-sĂ«.

Pra nëse tatimi i paguar gjatë vitit 2025 rezulton se është më i lartë se tatimi i llogaritur pas zbritjeve të shpenzimeve në DIVA, që do të plotësohet deri më 31 Mars 2026, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT) më herët ka sqaruar për Monitor se në këtë rast individi ka të drejtë që brenda 3 muajve të kërkojë rimbursimin e parave, pra kthimin e tyre.

Për të dyja rastet si për përfitimin e zbritjes së shpenzimeve për rritjen e fëmijëve dhe shpenzimit fiks për arsim (këto të fundit përfitohen vetëm nga individët me të ardhura vjetore deri në 1,200,000 lekë) duhet të bëhet ruajtja e dokumentacionit, dukë përfshirë certifikatën familjare për fëmijët në ngarkim, kontratat me institucionet arsimore, përfshirë pagesat për gjuhët e huaja.

Si do të përfitohet kompensimi

Përmes rillogaritjes së tatimit të paguar për vitin 2025.

Për ta bërë këtë, individët duhet të plotësojnë Deklaratën Vjetore të të Ardhurave (DIVA) deri më 31 Mars 2026.

 Llojet e zbritjeve

48,000 lekĂ« pĂ«r fĂ«mijĂ« nĂ« vit – pĂ«rfiton secili fĂ«mijĂ«, pavarĂ«sisht nivelit tĂ« tĂ« ardhurave tĂ« prindĂ«rve.

100,000 lekĂ« pĂ«r fĂ«mijĂ« nĂ« vit – pĂ«rfiton vetĂ«m nĂ«se tĂ« ardhurat e individit nuk kalojnĂ« 1.2 milion lekĂ« nĂ« vit.

Rregulla për çiftet bashkëshortore

Zbritja e shpenzimeve për fëmijët i takon prindit me të ardhura më të larta.

Pra, nuk mund ta ndajnë të dy bashkëshortët njësoj, përveç rastit kur të ardhurat janë të barabarta.

Si funksionon kompensimi

Gjatë vitit 2025, tatimi mbi të ardhurat është paguar çdo muaj nga paga.

Në Mars 2026, tatimi llogaritet përsëri duke përfshirë zbritjet për fëmijët.

Nëse tatimi i rillogaritur është më i ulët se tatimi i paguar gjatë vitit 2025:

Diferenca kthehet si kompensim/rimbursim.

Shembull praktik

Individi X ka 2 fëmijë nën 18 vjeç dhe të ardhura vjetore 840,000 lekë.

Tatimi i paguar gjatë vitit 2025: 62,400 lekë (5,200 lekë/muaj).

Zbritjet:

 

48,000 lekë për çdo fëmijë = 96,000 lekë

100,000 lekë për arsimin e fëmijëve

 

Pas zbritjeve, tatimi i ri: 29,120 lekë

Diferenca që individi mund të marrë si kompensim:

62,400−29,120=33,280 lekĂ«

Kjo shumë mund të kërkohet brenda 3 muajve nga plotësimi i DIVA-s.

Dorina Azo

 

https://monitor.al/nga-marsi-2026-nis-rillogaritja-e-tatimit-me-diva-si-do-behet-kompensimi-per-arsimin-e-femijeve/

 

 

 

The post Kompensimi për arsimin e fëmijëve nis nga marsi, si do funksionojë skema e rillogaritjes së tatimit appeared first on Revista Monitor.

Resorti në Pashaliman, Korporata e Investimeve lidh kontratën për investimin strategjik

Në shtator të këtij viti një vendim i Komitetit Strategjik të Investimeve i dha status një subjekti që parashikon ndërtimin e një eko restori në zonën ushtarake të Pashalimanit.

Subjekti “Meta Resorts Albania” synon marrjen nĂ« pĂ«rdorim, rijetĂ«zimin/restaurimin e ish-godinave ushtarake, si dhe ankorimin e strukturave lundruese nĂ« LagunĂ«.

Qeveria ka zgjedhur që Korporata e Investimeve Shqiptare do të jetë ajo që do të mbrojë interesat e shtetit shqiptar në këtë investim çka bëri që kjo e fundit të kërkojë konsulencë dhe ekspertizë shtesë.

SĂ« fundmi nĂ« 8 janar nĂ« sistemin e prorkuimeve Korporata njoftoi se kishte lidhur tashmĂ« kontratĂ«n me objekt “MbĂ«shtetje me ekspertizĂ« ligjore, financiare, teknike dhe mjedisore pĂ«r projektin e investimit “Pashaliman Laguna Eko Resort” pak javĂ« mĂ« parĂ«.

Sipas vendimit të KIS projekti i investimit synohet të zhvillohet në ZK 1569, në Pashaliman/Orikum, Bashkia Vlorë, me sipërfaqe totale 25 Ha. Zhvillimi prek pjesërisht territorin përreth Lagunës së Orikumit ku parashikohet të bëhen investime mbi rijetëzimin/restaurimin e objekteve ekzistuese si dhe pjesërisht Lagunën e Orikumit nëpërmjet ankorimit në tokë të strukturave lundruese (vila druri) së bashku me strukturat e kalimit. Projekti i investimit strategjik parashikon realizimin e investimit me vlerë totale mbi milionë Euro.

Statusi që investitori mori më herët i jep mundësinë që të përfitojë nga masat mbështetëse të kryerjes së procedurave me prioritet dhe brenda afateve të përshpejtuara, në përputhje me legjislacionin për investimet strategjike. Po kështu masa mbështetëse të asistencës në lidhje me dhënien e lejeve, licencave dhe autorizimeve të nevojshme për realizimin e projektit, në përputhje me afatet e parashikuara, sipas legjislacionit të investimeve strategjike.

Një tjetër element është ai i masës për konsolidim toke si dhe vënie në dispozicion e pasurisë së paluajtshme, në pronësi të shtetit shqiptar, për zhvillimin dhe realizimin e këtij projekti investimi strategjik me destinacion zhvillimin e projektit eko turistik dhe me kushtin e mos tjetërsimit të pronës, me fokus të veçantë në mbrojtjen absolute të pasurive arkeologjike.

Në parim kjo masë mbështetëse zbërthehet në mundësimin e së drejtës për të zhvilluar në zonën përreth Lagunës, rijetëzimin/ restaurimin e objekteve ekzistuese si dhe mundësimin e së drejtës për të vendosur struktura lundruese të ankoruara në tokë dhe kalimet respektive në Lagunën e Orikumit.

Pronat në fjalë transferohen në favor të Korporatës Shqiptare të Investimeve (AIC), çka kushtëzohet me ndjekjen e të gjitha procedurave ligjore të nevojshme në fuqi, të parashikuara në legjislacionin e pronave të paluajtshme shtetërore, nga ana e Korporatës Shqiptare të Investimeve(AIC), Agjencisë Shtetërore të Kadastrës si dhe Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Kulturës, Ministrisë së Ekonomisë./ N.Maho

 

The post Resorti në Pashaliman, Korporata e Investimeve lidh kontratën për investimin strategjik appeared first on Revista Monitor.

Ndryshimet në ligjin për klimën, si do të bëhet përshtatja nga kërkimi shkencor te financimi

Sa herë epiqendër e ditëve bëhen fatkeqësitë natyrore, siç janë përmbytjet e fundit në disa rajone apo zjarret masivë të verës së shkuar, vëmendja kthehet gjithmonë për të gjetur përgjegjësit, por edhe për masat që mund të ishin marrë.

SĂ« fundmi, qeveria ndĂ«rhyri nĂ« ligjin “PĂ«r ndryshimet klimatike” tĂ« cilat tĂ« publikuara tashmĂ« nĂ« Fletoren Zyrtare, do tĂ« hyjnĂ« nĂ« fuqi nĂ« fund tĂ« kĂ«tij muaji dhe parashikojnĂ« njĂ« qasje ndaj kuadrit kombĂ«tar, rishikimit tĂ« tij dhe masave tĂ« pĂ«rshtatjes.

Konkretisht përcaktohen dokumentet kryesore që përfshijnë ndryshimet klimatike ku ndër të tjera është dhe strategjia kombëtare afatgjatë, Plani Kombëtar për Përshtatjen si dhe Plani Kombëtar për Energjinë dhe Klimën.

Ndryshimet ligjore parashikojnë gjithashtu Ministria , në bashkëpunim me ministrinë përgjegjëse për energjinë, nëpërmjet grupit ndërministror të punës në fushën e ndryshimeve klimatike, monitoron dhe vlerëson çdo 2 vjet progresin për zbatimin e Planit Kombëtar të Energjisë dhe Klimës. Strategjitë dhe planet kombëtare për ndryshimet klimatike rishikohen sipas afateve të përcaktuara si më poshtë:

a) Strategjia Kombëtare Afatgjatë për Ndryshimet Klimatike dhe Zhvillimin me Emetim të Ulët rishikohet të paktën çdo 10 vjet; Plani i veprimit afatgjatë për zhvillimin me emetim të ulët dhe Plani Kombëtar për Përshtatjen. ndaj Ndryshimeve Klimatike (NAP) rishikohen të paktën çdo 5 vjet; Plani Kombëtar për Energjinë dhe Klimën rishikohet çdo 10 vjet.

Ligjit i është shtuar edhe një nen i ri sa i takon përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike ku parashikohen të gjitha elementet që ndikojnë në këtë aspekt duke nisur nga kërkimi shkencor te përgatitja institucionale dhe në fund edhe financimi i masave sipas nevojës.

“Politikat dhe kuadri ligjor, tĂ« parashikuara nĂ« pikĂ«n 1 tĂ« kĂ«tij neni, pĂ«rmbajnĂ« masat e nevojshme pĂ«r pĂ«rshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike, duke pĂ«rfshirĂ«:

a) masat për zgjerimin e njohurive shkencore dhe fuqizimin e kërkimit shkencor për klimën;

b) masat për mbledhjen, përpunimin dhe ruajtjen e të dhënave për ndryshimet klimatike;

c) masat për krijimin e sistemeve të paralajmërimit të hershëm për rreziqet që vijnë nga ndryshimet klimatike;

ç) masat për përmirësimin e eficiencës dhe qëndrueshmërisë së veprimeve të përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike

d) masat për ngritjen dhe fuqizimin e institucioneve kompetente për realizimin e veprimtarisë së përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike;

dh) vënien në dispozicion të fondeve të posaçme për realizimin e masave të përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike./ N.Maho

The post Ndryshimet në ligjin për klimën, si do të bëhet përshtatja nga kërkimi shkencor te financimi appeared first on Revista Monitor.

Eksportet e Gjermanisë bien papritur, prodhimi industrial rritet

Eksportet gjermane ranë në mënyrë të papritur, ndërsa prodhimi industrial shënoi një rritje të lehtë në nëntor, treguan të dhënat zyrtare, duke nxjerrë në pah si sfidat globale me të cilat përballet ekonomia më e madhe e Europës, ashtu edhe një përmirësim të moderuar në frontin e brendshëm.

Eksportet gjermane ranë me 2.5% në nëntor krahasuar me muajin paraardhës, të tërhequra poshtë nga rënia e dërgesave drejt vendeve të tjera të Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara, sipas zyrës federale të statistikave.

Analistët e anketuar nga Reuters kishin pritur që eksportet të mos ndryshonin.

“Kjo nĂ«nvizon edhe njĂ« herĂ« se sa shumĂ« ky ish-motor i rritjes sĂ« ekonomisĂ« gjermane ka nisur tĂ« belbĂ«zojĂ«,” tha Marc Schattenberg, ekonomist nĂ« Deutsche Bank Research.

Në anën tjetër, prodhimi industrial u rrit me 0.8% në nëntor, duke shënuar rritjen e tretë mujore radhazi, kundrejt pritshmërive për një rënie prej 0.4%.

“RĂ«nia e zgjatur duket se ka marrĂ« fund, njĂ« vlerĂ«sim qĂ« mbĂ«shtetet edhe nga rritja e fundit e ndjeshme e porosive tĂ« reja,” tha Schattenberg.

Porositë industriale u rritën me 5.6% në muaj në nëntor, të nxitura nga porosi në shkallë të gjerë.

Ndërsa ekonomistët mirëpritën këto shenja stabilizimi të industrisë gjermane, mbetën dyshime nëse rimëkëmbja do të ishte e qëndrueshme, për shkak të kushteve më të vështira tregtare të krijuara nga politikat tarifore të SHBA-së nën presidencën e Donald Trump.

Eksportet e Gjermanisë drejt SHBA-së dhe vendeve të BE-së ranë secila me 4.2% në muaj, ndërsa eksportet totale drejt vendeve jashtë BE-së u ulën me 0.2%. Krahasuar me nëntorin 2024, eksportet drejt SHBA-së ranë me 22.9%.

“MarrĂ«dhĂ«nia me tregun tonĂ« mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m tĂ« eksporteve, SHBA-nĂ«, mbetet problematike edhe nĂ« vitin e ri,” tha Volker Treier, drejtues i tregtisĂ« sĂ« jashtme nĂ« DhomĂ«n Gjermane tĂ« TregtisĂ« dhe IndustrisĂ« (DIHK). “ËshtĂ« vetĂ«m njĂ« ngushĂ«llim i vogĂ«l fakti qĂ« Kina po rimerr rolin e partnerit tonĂ« mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m tregtar.”

Ndërsa një tarifë prej 15% për shumicën e mallrave të BE-së, e rënë dakord me administratën Trump në korrik, rëndoi mbi eksportet drejt SHBA-së, tarifat e Uashingtonit për importet nga Kina nxitën dërgesat e mallrave kineze drejt Europës.

Të dhënat e së premtes treguan se eksportet gjermane drejt Kinës u rritën me 3.4% në muaj, ndërsa importet u rritën me 8.0% në nëntor.

Me importet totale në rritje prej 0.8%, teprica tregtare e Gjermanisë u ngushtua në 13.1 miliardë euro (15.26 miliardë dollarë) në nëntor, nga 17.2 miliardë euro në tetor dhe 20.0 miliardë euro në nëntor 2024.

Franziska Palmas, ekonomiste e lartë për Europën në Capital Economics, shprehu skepticizëm nëse përmirësimi i kushteve të industrisë gjermane, i vërejtur rreth kthesës së vitit, mund të zgjasë, duke pasur parasysh sfondin tregtar. / Reuters

The post Eksportet e Gjermanisë bien papritur, prodhimi industrial rritet appeared first on Revista Monitor.

FAO: Çmimet botĂ«rore tĂ« ushqimeve ranĂ« nĂ« dhjetor, por mbetĂ«n mĂ« tĂ« larta nĂ« 2025

Çmimet botĂ«rore tĂ« ushqimeve ranĂ« pĂ«r tĂ« katĂ«rtin muaj radhazi nĂ« dhjetor, kryesisht nĂ«n presionin e çmimeve tĂ« produkteve tĂ« qumĂ«shtit, mishit dhe vajrave bimore, duke shĂ«nuar mesataren mĂ« tĂ« ulĂ«t qĂ« nga janari 2025, njoftoi tĂ« premten Organizata e Ushqimit dhe BujqĂ«sisĂ« e Kombeve tĂ« Bashkuara (FAO).

Indeksi i Çmimeve tĂ« Ushqimeve i FAO-s, i cili ndjek njĂ« shportĂ« mallrash ushqimore tĂ« tregtuara globalisht, arriti vlerĂ«n mesatare nĂ« 124.3 pikĂ« nĂ« dhjetor, nga 125.1 pikĂ« nĂ« nĂ«ntor dhe 2.3% mĂ« i ulĂ«t se njĂ« vit mĂ« parĂ«.

Për të gjithë vitin 2025, mesatarja e indeksit ishte 127.2 pikë, 4.3% më i lartë se në 2024, pasi rritja e çmimeve botërore të vajrave bimore dhe produkteve të qumështit tejkaloi rëniet e kuotimeve të drithërave dhe sheqerit.

Indeksi i produkteve të qumështit ra me 4.4% në dhjetor, i nxitur nga një rënie e fortë e çmimeve të gjalpit. Megjithatë, për të gjithë vitin 2025, çmimet e produkteve të qumështit ishin mesatarisht 13.2% mbi nivelet e vitit 2024, duke reflektuar kërkesë të fortë për importe dhe furnizime të kufizuara për eksport në fillim të vitit.

Çmimet e mishit ranĂ« me 1.3% muajin e kaluar, tĂ« udhĂ«hequra nga rĂ«niet nĂ« kategoritĂ« e mishit tĂ« gjedhit dhe shpendĂ«ve, por indeksi pĂ«r tĂ« gjithĂ« vitin mbeti 5.1% mbi vlerĂ«n e vitit 2024, i mbĂ«shtetur nga kĂ«rkesa e fortĂ« globale dhe pasiguritĂ« e lidhura me sĂ«mundjet e kafshĂ«ve dhe tensionet gjeopolitike, tha FAO.

Çmimet e vajrave bimore u ulĂ«n lehtĂ« me 0.2% nĂ« dhjetor, duke zbritur nĂ« nivelin mĂ« tĂ« ulĂ«t tĂ« gjashtĂ« muajve, pasi kuotimet mĂ« tĂ« dobĂ«ta tĂ« vajit tĂ« sojĂ«s dhe tĂ« lulediellit kompensuan rritjet e vajit tĂ« palmĂ«s. PĂ«r tĂ« gjithĂ« vitin 2025, indeksi i vajrave bimore ishte mesatarisht 17.1% mĂ« i lartĂ« se nĂ« 2024, duke arritur nivelin mĂ« tĂ« lartĂ« nĂ« tre vite, nĂ« kushtet e furnizimeve tĂ« ngushta globale.

Indeksi i Çmimeve tĂ« DrithĂ«rave i FAO-s u rrit me 1.7% nĂ« dhjetor, me grurin tĂ« mbĂ«shtetur nga shqetĂ«simet e ripĂ«rtĂ«rira pĂ«r rrjedhat e eksporteve nga Deti i Zi dhe misrin tĂ« nxitur nga prodhimi i fortĂ« i etanolit si nĂ« Brazil ashtu edhe nĂ« Shtetet e Bashkuara.

Për të gjithë vitin 2025, indeksi i drithërave ishte 4.9% nën nivelin e vitit 2024, duke shënuar rënien e tretë vjetore radhazi dhe mesataren vjetore më të ulët që nga viti 2020.

Çmimet e sheqerit u rritĂ«n me 2.4% nĂ« dhjetor, pas tre rĂ«nieve mujore radhazi, kryesisht pĂ«r shkak tĂ« prodhimit mĂ« tĂ« ulĂ«t nĂ« rajonet jugore tĂ« Brazilit.

Indeksi i sheqerit arriti nivelin më të ulët të pesë viteve për 2025, me rënie 17% krahasuar me 2024, ndërsa furnizimet globale mbetën të bollshme. / Reuters

The post FAO: Çmimet botĂ«rore tĂ« ushqimeve ranĂ« nĂ« dhjetor, por mbetĂ«n mĂ« tĂ« larta nĂ« 2025 appeared first on Revista Monitor.

Eurocontrol ul sërish tarifat aeroportuale për Tiranën dhe Kukësin, ja sa do të paguhet

Eurocontol miratoi së fundmi tarifat e terminalin për Aeroportin e Tiranës dhe atë të Kukësit (edhe pse ky i fundit nuk ka fluturime). Ky është i katërti vit radhazi që tarifat rishikohen në ulje e lidhur kjo me volumin në rritje të fluturimeve.

Eurocontrol, organizata që menaxhon trafikun ajror europian dhe faturon e mbledh tarifat (për llogari të Albcontrol), vendosi që për vitin 2026, tarifa për Aeroportin e Tiranës të jetë 191.71 euro euro/avion nga 214 euro në vitin 2025, me një ulje rreth 10.5%.

Për Aeroportin e Kukësit i kategorizuar si aeroport i zonës 2, tarifa e miratuar nga Eurocontol për këtë vit është 95.85 euro nga 107 euro në vitin paraardhës.

Interesi që paguhet për detyrimet që nuk shlyhen në kohë ka shënuar ulje gjithashtu ku nga 13.79 për qind që ishte vitin e shkuar, gjatë 2026-ës rezulton 12.38 për vit.

Shqipëria ka dy aeroporte funksionalë, ndërkohë që një i tretë po ndërtohet në Vlorë dhe që parashikohet të përfundojë dhe të  nisë operimet këtë verë, të paktën siç është deklaruar nga institucionet.

Kjo gjithsesi  mbetet e paqartë për shkak se nuk ka një konfirmim të fundit mbi punimet.  Shqipëria po përjeton vitet e fundit një bum turistik ku vizitorët që vijnë nga ajri po zënë peshë gjithmonë e më të madhe.

Vetëm në Aeroportin e Tiranës gjatë vitit 2025 iu është shërbyer 10.1 milionë pasagjerëve. Deri në fund të dhjetorit 2025, Shqipëria priti mbi 12 milionë turistë.

ÇfarĂ« Ă«shtĂ« tarifa e terminalit

Në një shpjegim të zgjeruar të Eurocontrol tarifat e terminalit janë fatura që dërgohen nga Eurocontol çdo muaj (në mes të muajit pasues) për fluturimet që u zhvilluan në muajin paraardhës bashkë me faturën e tarifës së itinerarit.

Dokumentet e faturimit tregojnë qartë shtetin për të cilin vilen këto para. Termat e pagesës për pjesën e tarifave të terminalit janë të njëjta me ato të itinerarit që aplikohen nga Eurocontrol që do të thotë 30 ditë nga data e faturimit.

Lidhur me mënyrën sesi llogariten këto tarifa, Eurocontrol sqaron se vendet anëtare përcaktojnë zonat e tarifimit për terminalet që mund të jetë një aerodrom apo disa aerodrome që lokalizohen në një vend të caktuar ku ofrohen shërbime për të cilën duhet të paguhet tarifë. Tarifat e terminalit vendosen vetëm për fluturimet që nisen dhe marrin parasysh dy elemente thelbësore.

Së pari, peshën e avionit që niset dhe së dyti, njësinë e tarifës për aerodromin nga ku bëhet nisja. Rezultati që merret pasi bëhet shumëzimi i dy elementëve është vlera që paguhet për terminalin. Faktori i peshës llogaritet në ton metrike./ N.Maho

 

 

The post Eurocontrol ul sërish tarifat aeroportuale për Tiranën dhe Kukësin, ja sa do të paguhet appeared first on Revista Monitor.

Lantona Sado emërohet drejtoreshë e INSTAT

INSTAT ka njoftuar se znj. Lantona Sado është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Institutit të Statistikave (INSTAT), me efekt nga data 07 janar 2026.

Znj. Lantona Sado ka mbi 20 vite përvojë në statistikat zyrtare. Ajo ka nisur karrierën e saj në INSTAT ku ka punuar fillimisht si specialiste dhe më pas si përgjegjëse njësie për projekte statistikore kombëtare dhe ndërkombëtare, duke kontribuar drejtpërdrejt në realizimin e studimeve të mëdha sociale (si HBS, DHS, MICS, LSMS).

Pas përfundimit të doktoraturës në Universitetin Sapienza të Romës, znj. Sado ka marrë pjesë në disa projekte bashkëpunimi ndërkombëtar si menaxhere dhe eksperte teknike, duke fituar gjithashtu përvojë në fushat e menaxhimit administrativ dhe financiar.

Ajo ka njohuri të thella mbi rregulloret, rekomandimet dhe standardet e BE-së që lidhen me statistikat zyrtare, si dhe një njohje të mirë të rekomandimeve të OKB-së për statistikat zyrtare.

Pozicioni i saj i fundit ishte KĂ«shilltare Rezidente Twinning pĂ«r projektin e financuar nga BE-ja “Forcimi i Sistemit KombĂ«tar Statistikor tĂ« PalestinĂ«s duke e mbajtur ritmin me zhvillimet e reja”.

Nën drejtimin e saj, INSTAT do të vijojë përpjekjet për të përmirësuar cilësinë, rëndësinë dhe aksesueshmërinë e statistikave zyrtare në Shqipëri, në përputhje me standardet evropiane dhe ndërkombëtare, duke kontribuar në një Sistem Statistikor Kombëtar të fortë, të pavarur dhe të besueshëm dhe duke forcuar bashkëpunimin me institucionet partnere, thuhet në njoftimin e INSTAT.

The post Lantona Sado emërohet drejtoreshë e INSTAT appeared first on Revista Monitor.

Raiffeisen Research: Forcimi i Lekut dhe rritja e pagave po gërryen konkurrueshmërinë e industrisë

Forcimi i Lekut dhe rritja e kostove të punës, së bashku me dobësimin e kërkesës së jashtme, e kanë gërryer konkurrueshmërinë e sektorit industrial në vend.

NĂ« analizĂ«n e saj periodike pĂ«r ecurinĂ« e ekonomisĂ« shqiptare, Raiffeisen Research vĂ« nĂ« dukje rrezikun qĂ« njĂ« mbĂ«shtetje e tepruar nĂ« turizĂ«m, pasuri tĂ« paluajtshme dhe shĂ«rbime publike, mund tĂ« kufizojĂ« rritjen potenciale tĂ« ekonomisĂ« shqiptare dhe t’i bĂ«jĂ« tĂ« cenueshme punĂ«simin dhe eksportet dhe eksportet nĂ« tĂ« ardhmen.

Raiffeisen Research gjithashtu nënvizon se struktura e investimeve të vitit të kaluar anonte drejt strehimit në vend të makinerive dhe teknologjisë.

Në vijim të kësaj analize, vlerësohet se, pa një ribalancim të investimeve drejt kapacitetit të sektorëve të tregtueshëm dhe inovacionit, pasojat nga dobësia e prodhimit mund të fillojnë të rëndojnë mbi degët e shërbimeve që kanë mbështetur rritjen e PBB-së në vitet e fundit.

Raiffeisen Research vlerëson se, edhe për tremujorin e katërt 2025, shërbimet besohet se kanë qenë shtysa kryesore e rritjes ekonomike, ndërsa kontributi i sektorit publik pritet të normalizohet gradualisht, pas kontributit të lartë të regjistruar në tremujorët e mëparshëm.

Analiza konstaton se kontributi i lartë i sektorit publik dhe taksave neto në tremujorin e tretë të vitit sinjalizon një profil kërkese të nxitur nga rritja e pagave në sektorin publik, por edhe përpjekjet më të mëdha drejt formalizimit të ekonomisë. Ky fakt nënvizon varësinë në rritje të ekonomisë nga shërbimet dhe sektori publik, për të kompensuar dobësinë në sektorët e mallrave të tregtueshëm.

Nënvizohet gjithashtu se rritja reale e PBB-së u nxit nga një rritje e eksporteve neto, të cilat kontribuuan ndjeshëm me 3.3 pikë përqindjeje.

Raiffeisen Research vlerëson se, përmirësimi i bilancit neto të pagesave në tremujorin e tretë është inkurajues, por qëndrueshmëria e pozicionit të jashtëm do të varet nga konkurrueshmëria

dhe kërkesa globale.

Por, fakti që konsumi privat është në rritje të dobët, sugjeron që kërkesa e konsumatorëve vendas nuk është aktualisht motori kryesor i rritjes.

Megjithatë, të dhënat bazë evidentojnë disa probleme dhe mospërputhje të mundshme statistikore.

Sipas Raiffeisen Research, ekzistenca e një mospërputhjeje të madhe statistikore prej -2.5% tregon një çekuilibër të rëndësishëm midis matjes së PBB-së sipas metodës së prodhimit dhe asaj sipas metodës së shpenzimeve. Kjo gjë mund të tregojë vlerësime të paqëndrueshme që ka të ngjarë të rishikohen, kur të dhënat të jenë më të plota.

Kontributi i konsumit privat duket paradoksalisht i ulët dhe nuk mbështetet nga treguesit me frekuencë të lartë për periudhën. Ashtu si në vitet e mëparshme, rishikimet kanë tendencë të rialokojnë më shumë rritje drejt konsumit privat dhe investimeve. Sipas Raiffeisen Research, rishikimi i ardhshëm do të tregojë se konsumi privat kontribuon në rritje në përmasa më të mëdha, në vlera të përafërta me dy tremujorët e parë të vitit (1.8%-2%)

Mbështetur në ecurinë më pozitive të tremujorit të tretë, Raiffeisen Research ka rishikuar përsëri për lart projeksionin e rritjes së ekonominë shqiptare gjatë vitit 2025. Pritet që PBB-ja të rritet me 3.7%, ndërsa parashikimi i mëparshëm e vendoste rritjen ekonomike vjetore në nivelin 3.6%.

Për vitin 2026, Raiffeisen Research parashikon një rritje lehtësisht më të lartë, në nivelin 3.8%./ E.Shehu

The post Raiffeisen Research: Forcimi i Lekut dhe rritja e pagave po gërryen konkurrueshmërinë e industrisë appeared first on Revista Monitor.

Dogana e Kosovës derdh 1.965 miliardë euro në arkën e shtetit

Dogana e Kosovës ka mbyllur vitin 2025 me bilanc historik. Drejtori Agron Llugaliu ka njoftuar se të hyrat kanë arritur në 1.965 miliardë euro, duke tejkaluar pritjet e Qeverisë dhe duke e cilësuar vitin si më të suksesshmin e institucionit.

 

Performanca fiskale e Doganës së Kosovës në vitin 2025 ka arritur në nivelet më të larta të dekadës.

Me mbi 132 milionë euro më shumë se një vit më parë dhe rritje prej 3.5 për qind ndaj projeksioneve të Qeverisë, Dogana është konfirmuar si një ndër institucionet më të qëndrueshme dhe më efikase të administratës publike.

Drejtori i Doganës, Agron Llugaliu, ka bërë të ditur se të hyrat totale kanë arritur në 1.965 miliardë euro, duke e cilësuar vitin 2025 si periudhë të performancës së lartë fiskale, operacionale dhe institucionale.

Ai theksoi se rezultatet janë arritur pavarësisht zbatimit të politikave lehtësuese për bizneset dhe lirimeve doganore për prodhuesit.

Vetëm gjatë vitit 2025, lirimet nga taksat dhe marrëveshjet e tregtisë së lirë kanë arritur vlerën e 67 milionë eurove, ndërsa totali i lirimeve në këto kategori ka shkuar në 407 milionë euro.

Një tjetër faktor që ka ndikuar në këto rezultate është lufta kundër ekonomisë joformale, e cila është intensifikuar ndjeshëm gjatë vitit që lamë pas.

Llugaliu tha se kjo ka bĂ«rĂ« qĂ« rritja e tĂ« hyrave tĂ« jetĂ« pothuajse dy herĂ« mĂ« e shpejtĂ« se rritja ekonomike, ndĂ«rsa sekuestrimet dhe konfiskimet kanĂ« tejkaluar dukshĂ«m nivelin e vitit 2024 – duke qenĂ« mĂ« shumĂ« se katĂ«r herĂ« mĂ« tĂ« larta krahasuar me vitin 2019.

Në aspektin e sigurisë, Dogana ka forcuar bashkëpunimin me institucionet e tjera shtetërore për goditjen e drejtpërdrejtë të kontrabandës me narkotikë, armë, eksploziv dhe mallra të rrezikshme, duke e bërë këtë institucion pjesë të rëndësishme të mbrojtjes së shoqërisë.

Sipas të dhënave të CEFTA-s, Kosova prin në rajon për kohën më të shpejtë të zhdoganimit, çka e pozicionon Doganën e Kosovës si një nga administratat më efikase doganore në Ballkanin Perëndimor.

Në drejtim të zhvillimit institucional, Llugaliu përmend reformat e vazhdueshme, dixhitalizimin dhe inovacionin teknologjik, përfshirë përdorimin e inteligjencës artificiale në menaxhimin e riskut dhe sistemet Track & Trace, që po e bëjnë Doganën më moderne dhe më funksionale.

Po ashtu, ai theksoi rëndësinë e rekrutimit të 107 zyrtarëve të rinj doganorë, si investim strategjik për ndërtimin e kapaciteteve të qëndrueshme për të ardhmen.

“NĂ« thelb, kĂ«to rezultate pĂ«rkthehen nĂ« njĂ« DoganĂ« mĂ« tĂ« fortĂ«, pĂ«r njĂ« ekonomi mĂ« tĂ« drejtĂ« dhe njĂ« shoqĂ«ri mĂ« tĂ« sigurt”, pĂ«rfundon Llugaliu nĂ« mesazhin e tij.

The post Dogana e Kosovës derdh 1.965 miliardë euro në arkën e shtetit appeared first on Revista Monitor.

❌