âShkronjĂ«tore e gjuhĂ«s shqipeâ, libri i Sami FrashĂ«rit qĂ« shĂ«rbeu si gramatika e parĂ« e shqipes
TIRANĂ, 3 shkurt/ATSh/ PĂ«rmes ciklit âRelike qĂ« rrĂ«fejnĂ«â, Muzeu Historik KombĂ«tar prezanton artefakte nga fondi i tij, pĂ«r tĂ« rrĂ«fyer historinĂ«.
NjĂ« prej tyre Ă«shtĂ« libri âShkronjĂ«tore e gjuhĂ«s shqipeâ, tĂ« cilin Sami FrashĂ«ri e publikoi nĂ« vitin 1886 nĂ« Bukuresht. Vepra ishte botim i shoqĂ«risĂ« patriotike âDĂ«shiraâ dhe qĂ« shĂ«rbeu si gramatika e parĂ« sistematike e gjuhĂ«s shqipe.
Ky vĂ«llim prej 128 faqesh, me pĂ«rmasa 173Ă117 mm, synonte sistemimin e rregullave tĂ« shkrimit dhe tĂ« folurit nĂ« njĂ« periudhĂ« kur gjuha shqipe ende nuk kishte njĂ« normĂ« tĂ« unifikuar arsimore.
Libri ka qenë pjesë e fondit të ekspozuar në Pavijonin e Rilindjes Kombëtare në Muzeun Historik Kombëtar, ku shërbente si dëshmi materiale dhe dokumentonte momentin historik kur shqipja nisi të shkruhej me rregulla të njëjta për të gjithë.
Libri nis me alfabetin, ku Sami Frashëri shpjegon sistemin grafik të Stambollit dhe shqiptimin e saktë të tingujve. Pjesa qendrore e veprës merret me morfologjinë, duke klasifikuar pjesët e ligjëratës si emrin, mbiemrin, përemrin dhe, në mënyrë më të detajuar, zgjedhimin e foljeve. Ai përcakton rregulla mbi lakimin e emrave dhe mënyrën se si formohen kohët e foljeve, duke u përpjekur të gjejë një mesatare mes dialekteve të shqipes.
Në fund, Sami Frashëri trajton elemente të sintaksës, duke shpjeguar ndërtimin e fjalisë dhe lidhjen logjike mes fjalëve. Përmbajtja përfshin edhe shpjegime mbi shenjat e pikësimit dhe rregullat e drejtshkrimit, të cilat ishin të domosdoshme për shkollat shqipe që po hapeshin në atë periudhë.
/a.f/r.e/
The post âShkronjĂ«tore e gjuhĂ«s shqipeâ, libri i Sami FrashĂ«rit qĂ« shĂ«rbeu si gramatika e parĂ« e shqipes appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.
