Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“T’ka ikë fama, diva jonë me afat skadence”, plas debati mes Benitës dhe Fjollës



Fjolla Morina dhe Benita Zena janë përfshirë në një debat gjatë ditës së sotme.

Përplasja ka ndodhur në oborrin e shtëpisë, në prezencë të të gjithë banorëve që ndodheshin aty.

Ende nuk dihet se çfarë e nisi konfliktin mes tyre, por dyshja u panë duke thumbuar vazhdimisht njëra-tjetrën.


“Ke ra me karrierë, t’ka ikë fama ke hy në Big me dhezë”, i tha Benita asaj, ndërsa Fjolla nuk qëndroi indiferente ndaj këtyre fjalëve.

“Unë? Unë dhezi qysh du o shpirt”, ia ktheu këngëtarja.


Thumbimet vazhduan edhe më tej, me Benitën që i drejtoi Fjollës edhe disa fjalë të tjera:

“O ylli shqiptar, o ylli jonë, oj diva jonë me afat skadence”.

Fjolla iu kundërpërgjigj menjëherë:

“Skadencën e ke ti shpirt, nana e ka bo veç një Fjollë”.

'Tension i lartë' në oborrin e BBVK: Benita dhe Klodi me vallëzim sensual ndërsa banorët e tjerë flenë



Një skenë e zjarrtë ka tërhequr vëmendjen e banorëve dhe të publikut të Big Brother VIP Kosova mbrëmë vonë.

Benita dhe Klodi janë parë jashtë në oborr, duke zhvilluar momente shumë të afërta që dukeshin si një skenë filmi.

Dyshja filluan të vallëzojnë në mënyrë sensuale, me njëri-tjetrin afër dhe Klodi që vendoste fytyrën në qafën e Benitës, duke ecur nga një lojë e lehtë në një tension të dukshëm mes tyre.

BBVK/Instagram

Atmosfera u mbush me një ngarkesë emocionale që dukej se kalonte përtej një loje të thjeshtë.

Banorët e tjerë dukeshin të tërhequr nga aktivitetet e tyre, disa duke qëndruar brenda ose duke fjetur, ndërsa vetëm Benita dhe Klodi eksploronin afërsinë e tyre në oborr, duke lënë pas çdo rezistencë dhe duke tërhequr sytë e të gjithëve që i ndoqën momentet e tyre të zjarrta.

Publiku tashmë ka nisur të komentojë për këtë afërsi, duke e quajtur momentin si “më provokuesin e deritanishëm të BBVK. /Telegrafi/

"Eja të ndezim", ngacmime e ironi mes Fjolla Morinës e Benita Zenës



Pas përfundimit të spektaklit Big Brother VIP Kosova, një moment me ngacmime dhe ironi mes Fjolla Morinës dhe Benita Zenës ka tërhequr vëmendjen e publikut.

Ngjarja ka ndodhur natën vonë, në prani të disa banorëve, ku Fjolla me tone shakaje, i është drejtuar Benitës duke i thënë: “Benita, eja, eja pak te Toney, eja në mes nesh të të ndezim pak”.

Përgjigjja e Benita Zenës nuk ka vonuar, duke ia kthyer me ironi: “Unë e ndezur jam”.

Ky shkëmbim replikash u perceptua si një moment humori dhe provokimi të lehtë mes tyre.

Benita ndërkaq mori një mesazh nga e ëma se është mirë dhe ta vazhdoj lojën brenda.

E për këtë, këngëtarja theksoi se do ta ndërroj lojën e do të bëhet komplet tjetër.

E ëma i kërkoi gjithashtu distancimin nga raporti që ka krijuar me Toney. /Telegrafi/

Nëna i dërgon mesazh Benitës në Big Brother: Jam mirë, vazhdo lojën tënde



Nëna e Benita Zenës i ka përcjell një mesazh për të bijën pas bujës që bëri vizita e saj në shtëpi.

Në një mesazh, e ëma u shpreh krenare për vajzën e saj, teksa i tha se ajo qëndron mirë me shëndet.

“Benita ime e dashur, ta dish që mami e ka kuptuar plotësisht zgjedhjen tënde. Kjo më tregon sa e fortë dhe e vendosur je. Por, shëndeti e zemra lëndohen përsëri nëse diçka shkon gabim përsëri", u shpreh ajo.

Foto: YouTube

Tutje i tha: "Jam krenare për ty. Të dua shumë”.

Megjithatë, i kërkoi që ta ketë në mend dhe të ketë kujdes në lojën që bën.

Kjo vjen pasi javën e kaluar ia bëri një vizitë dhe i tha që të largohet nga Big Brother.

Madje i kërkoi që të distancohet nga raporti që ka krijuar me Toney. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

“Nëse për ty nëna jote nuk ka vlerë, për mua po”, përplasje e fortë mes Benitës dhe Albës



Një përplasje e ashpër ka ndodhur sonte (e hënë) në Prime-in e 13-të ndërmjet Alba Pollozhanit dhe Benita Zenës.

Pas prezantimit të klipit, ku Alba ia përmend nënën e sëmurë Benitës, debati vazhdoi edhe gjatë spektaklit.

“Për mua nëna ime ka vlerë, nëse për ty nuk ka vlerë nëna jote, nuk kam çka të bëj unë moj”, u shpreh e mllefosur Benita.

- YouTube www.youtube.com

“Nëse ti nënës tënde nuk ia dëgjon zërin 2-3 vjet, çka të kam faj unë? Më ke shti me pas zero respekt për ty”, tha banorja.

E Alba e ka përshëndetur po ashtu live familjen e saj, duke i thënë se 'i do shumë'.

Ato vazhduan debatet rreth kësaj dhe këngëtarja ia bëri të qartë që nuk do ta përmend të ëmën askush.

Nëna i tha pak ditë më parë Benitës të lërë garën, ndonëse kjo nuk pranoi. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Banorët sfidohen me lojën e famshme të biskotave nga Squid Game: u lejohet të përdorin vetëm gjuhën dhe gjilpërën



Banorët e Big Brother VIP Kosova përjetuan një sfidë mjaft interesante gjatë edicionit të katërt të spektaklit, por që nuk ishte e panjohur për publikun.

Ata morën pjesë në sfidën e njohur të biskotave nga Squid Game, ku duhet të tregojnë durim dhe precizion.

Rregulli kryesor ishte i rreptë: banorëve u lejohej të përdornin vetëm gjilpërën dhe gjuhën, duke e bërë sfidën edhe më të vështirë dhe të tensionuar.

BBVK/Instagram

Reagimet e tyre gjatë tentativave për të nxjerrë formën e duhur të biskotës tërhoqën vëmendjen e publikut dhe sollën momente të shumta të qeshura, por edhe frikë të lehtë nga gabimet.

Kjo sfidë risolli emocionet dhe tensionin që ka bërë të famshme lojën ndërkombëtare, duke treguar edhe një herë kreativitetin e produksionit të BBVK në sfidat e përditshme të banorëve. /Telegrafi/


Dënohen Alba, Benita, Shkurta, Labi dhe Dolce - njëri prej tyre do të eliminohet sonte pa mundësi kthimi



Spektakli i së premtes në Big Brother VIP Kosova 4 pritet të sjellë emocione dhe tension të forta, pasi është paralajmëruar një eliminim i dyfishtë nga shtëpia më e famshme në vend.

Në nominim këtë javë ndodhen Shkurta, Benita, Dolce, Labinot Rexha dhe Alba, ndërsa njëri prej tyre do të largohet përfundimisht nga gara. Banorët janë në pritje të ankthshme për rezultatin që do të vendoset nga publiku dhe produksioni.

Kjo javë ka qenë e mbushur me debate, tensione dhe momente të ashpra, dhe pikërisht për këtë arsye, “Vëllai i Madh” ka vendosur që nominimi të mos vijë nga votimi i zakonshëm, por si një masë ndëshkuese.

Banorët e lartpërmendur janë futur në nominim për shkak të sjelljeve të papërshtatshme, ofendimeve dhe komenteve denigruese brenda shtëpisë, vendim i cili ka ndryshuar menjëherë atmosferën dhe ka bërë që shumë prej tyre të reflektojnë mbi sjelljen dhe mënyrën se si janë paraqitur para publikut.

Me një eliminim të dyfishtë në lojë, tensioni është rritur ndjeshëm. Banorët e dinë se çdo gabim mund të ketë pasoja direkte, ndërsa publiku tashmë ka filluar të ndajë mendimet e tij në rrjete sociale, duke komentu arritjet dhe gabimet e konkurrentëve. /Telegrafi/

Alba vazhdon spërkatjet me ujë, eskalon Benita: Lagmë, në fytyrë dua



Ditët e fundit në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova kanë shënuar tensione të larta dhe debate të forta mes banorëve.

Një nga momentet më të ndezura ka përfshirë Albën, e cila spërkati me ujë disa banorë, përfshirë Dolcen dhe Beniten.

Në një video të publikuar, Benita shihet duke i thënë Albës: “Hajde, lagmë”.

BBVK/Instagram

Ajo vazhdon më pas: “Lagmë se veç me seksi me bën dhe me sheh Stitch-I yt”, ndërsa i afrohet Albës.

Alba vazhdon spërkatjet, ndërsa Benita shton: “Ne fytyrë dua”.

Ky incident ka nxitur reagime të shumta mes banorëve dhe ka rritur tensionin në shtëpi, duke e bërë situatën më të vështirë për t’u menaxhuar nga pjesëmarrësit dhe publiku. /Telegrafi/

“Mos ma përmend nënën”, Benita reagon me tone të larta ndaj Albës



Situata mes Albës dhe Benitës ka eskaluar, duke u shndërruar në një debat me tone të larta dhe tension të dukshëm.

Gjatë përplasjes, Benita iu afrua shumë pranë fytyrës së Albës dhe, me zë të ngritur, i kërkoi që të mos e përmendte nënën e saj

Pavarësisht reagimit të ashpër dhe britmave të Benitës, Alba nuk u tërhoq nga qëndrimi i saj.


Ajo vazhdoi të theksonte se nëna e Benitës është e sëmurë, duke e përmendur disa herë këtë fakt, çka shtoi edhe më shumë tensionin mes tyre.

Momenti ka zgjuar reagime të shumta, duke hapur debat rreth kufijve të komunikimit dhe respektit kur përmenden familjarët në situata konfliktesh. /Telegrafi/

Toney feston ditëlindjen në shtëpinë e Big Brother - refuzohet nga Benita gjatë ndejës



Toney ka festuar ditëlindjen ditën e djeshme (e martë) në Big Brother VIP Kosova 4.

Atij i është organizuar një festë me muzikë nga 'Vëllai i Madh' në ambientet e jashtme të shtëpisë.

Megjithatë, Benita Zena gjatë kësaj mbrëmjeje nuk i qëndroi afër, pavarësisht raportit që kanë krijuar.

E njëjta siç shihet ka bërë një distancim që ia kërkoi e ëma, në spektaklin e së hënës.

Ajo i tha që të largohet nga Toney pasi ka hyrë vetë dhe se është mirë të dalë e vetme.

Mes tjerash, i kërkoi edhe që ta lërë BBVK meqë kishte probleme dhe nuk ndjehej mirë.

Toney për ditëlindje mori edhe një letër nga dy fëmijët e tij. /Telegrafi/

“Mos fol për mamin tim”, debat i tensionuar mes Benitës dhe Albës



Një debat i tensionuar ka ndodhur mes Albës dhe Benitës, ku kjo e fundit ka shpërthyer në zemërim.

Ende nuk dihet se si u arrit deri në këtë pikë, por sipas Benitës, Alba i ka përmendur nënën, gjë që e ka revoltuar këngëtaren.

“Mos fol për mamin tem, mos fol për mamin tem”, i thoshte ajo Albës me nervozizëm.

Pas kësaj situate, shumë nga banorët u mblodhën për ta qetësuar Benitën, e cila ishte e mbushur me emocione të forta.

“E ke mamin sëmurë, ajo po e din më mirë se unë”, u shprehej Benita banorëve të tjerë, teksa përpiqej të qetësohej dhe të rimerrte veten.

Benita refuzoi të linte shtëpinë, pavarësisht që nëna ia kërkoi të kujdeset për të



E ëma e Benita Zenës ka qenë për surprizë në shtëpinë më të famshme në Kosovë, Big Brother VIP.

Nëna i ka kërkuar asaj që të largohet nga shtëpia dhe të kujdeset për të.

Kjo pasi tha se është në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe ka nevojë për të, marrë parasysh se janë shumë të lidhura.

Foto: YouTube

Mirëpo, vajza ka refuzuar të largohet nga shtëpia, sepse sipas saj, nëna është mirë, po nuk i ka pëlqyer loja e saj.

Benita e refuzoi disa herë pasi tha se e njeh të ëmën dhe se nuk ka të bëj me shëndetin.

Ajo madje i kërkoi që ta përfundoj linjën e jetës, të tregoj veten edhe për një kohë dhe i premtoi se do ta ndryshojë tërësisht lojën.

Mbetet për t'u parë në vazhdim se cili do të jetë vendimi i saj përfundimtar. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Nëna e Benitës nuk e pëlqen Toneyn për dhëndër - i kërkon të largohet edhe nga Big Brother



Një moment emocional ndodhi në Big Brother VIP Kosova 4, kur nëna e Benita Zenës, hyri në shtëpi për t’i dhënë një mesazh vajzës së saj.

Ajo nuk e ka pranuar raportin që Benita ka pasur me Toney, duke e shprehur mendimin e saj në mënyrë të qartë dhe të drejtpërdrejtë.

“E di sa e vlefshme je ti, çfarë karakteri ke, lidhje me askënd, jashtë nuk ka lidhje brenda kurrsesi hiç”, tha ajo.

Nëna e Benitës shtoi se loja e vajzës nuk i ka pëlqyer aspak dhe e inkurajoi të dalë e vetme nga formati.

“Atë lojën që e ke bërë nuk na ka pëlqyer hiç. Vet ke hyrë, vet do të dalësh”.

Ajo gjithashtu i tha se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore dhe i kërkoi që të largohet nga ky format.

“Kam qenë shumë e sëmurë me hipertension, kam nevojë shumë për ty. Kjo do të vendos nëse rrugëtimi do t’i ndalet”.

Sidoqoftë, ia ka lënë në dorë Benitës të vendos nëse do të tërhiqet nga gara. /Telegrafi/

'Dridhet' shtëpia - hiqen 20 mijë euro nga çmimi i madh për rikthimin e Toneyt në shtëpi



Pas eliminimit të tij të premten, Toney, ka qëndruar në shtëpinë kapsulë dhe tani iu dha një mundësi për të rikthyer sërish në këtë format.

Banorët Benita Zena, Ardit Stafaj dhe Labinot Rexha u pyetën nëse dëshironin ta rikthenin Toney, me kushtin që kjo do të ulte çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.

Disa nga banorët u shprehën se nuk ishin dakord me rikthimin e tij, pasi të gjithë kanë hyrë në shtëpi me qëllim për të fituar çmimin maksimal.

Pas votimeve dhe diskutimeve brenda shtëpisë, çmimi i madh u ul në 173 mijë euro dhe banorët vendosën që Toney të rikthehet në lojë.

Kthimi i tij pritet të rrisë tensionet dhe dinamikën mes banorëve, duke i shtuar sfida dhe surpriza javëve të ardhshme të emisionit.

Kjo shkaktoi revoltë të madhe në shtëpi, ndonëse do të ketë tensione të mëdha në vazhdim.

Megjithatë, pritet të shihet se si do të pritet rikthimi i Toneyt në BBVK, si një shans i dytë. /Telegrafi/





Londrimi interpreton "Bugattin e ndërrojmë", duke imituar Benitën në Talent Show të BBVK



Mbrëmja e Talent Show-it në Big Brother VIP Kosova solli momente argëtuese dhe performanca të veçanta, por ishte Londrimi ai që mori gjithë vëmendjen e banorëve dhe të publikut me interpretimin e tij.

Për paraqitjen në skenë, Londrimi zgjodhi një veshje të pazakontë: ai veshi një fustan të ngushtë, vendosi doreza të fryra në pjesën e gjoksit dhe përdori një aksesor në dhëmbë për t’i bërë ata të dukeshin më të bardhë.

Me këtë paraqitje, ai imitoi Benitën, e cila më herët kishte treguar se kishte vendosur dhëmbë diamanti.

BBVK/Instagram

Performanca u shoqërua edhe me interpretimin e këngës “Bugattin e ndërrojmë”, duke e bërë skenën edhe më komike.

Imitimi dhe detajet e zgjedhura shkaktuan të qeshura të shumta te banorët e tjerë, të cilët reaguan me duartrokitje dhe humor.

Momenti u kthye shpejt në një nga më të komentuarit e mbrëmjes, duke treguar edhe një herë anën argëtuese dhe krijuese të Londrimit brenda shtëpisë së BBVK. /Telegrafi/

Përplasjet me banorët në shtëpi - Benita nuk duron më, shpërthen në lot



Në një moment në Big Brother VIP Kosova, banorja Benita Zena, u shfaq e shqetësuar pas një komenti që i bëri Alba Pollozhani.

Reagimi i këngëtares ishte i fuqishëm, duke shpërthyer në lot dhe duke qajtur me dënesë për shkak të situatës.

“Po ma ngjesin, ka pi, ka pi, nuk kam pi more. Mem pa familja jem tu thane ka pi, hej ka pi. Shumë mirë kesh jasht, rahat”, tha ajo.

Foto: YouTube

Në këto momente të tensionuara, Klodian Mihaj qëndroi pranë saj, duke i ofruar mbështetje dhe duke u përpjekur ta qetësojë.

Ai e inkurajoi Benitën që të mos i japë rëndësi komenteve brenda shtëpisë, duke përfshirë edhe ato të Labinotit.

Në shtëpi po vazhdojnë tensionet e debatet e shumta mes banorëve, marrë parasysh se loja po bëhet çdo ditë e më e ashpër.

Tanimë ka kaluar mbi një muaj që nga nisja e këtij reality shou që u shoqërua me përplot ngjarje. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Benita pas largimit të Toneyt: A e kam penalizuar unë, sepse për këtë po qaj



Benita është shprehur tejet e mërzitur pas eliminimit të Toney-t mbrëmë nga Big Brother VIP Kosova, një largim që e preku thellë emocionalisht.

Ajo u pa duke qarë me dënesë, e tronditur nga fakti se ai nuk arriti të vazhdonte më tej garën, ndërsa vazhdimisht përsëriste se sipas saj, Toney nuk e kishte aspak të merituar të largohej nga shtëpia.

E përfshirë nga emocionet, Benita u afrua pranë Arditit, të cilin e përqafoi fort, duke kërkuar mbështetje në ato momente të vështira.


Në një moment, Benita nisi të shtrojë pyetje, duke hedhur dyshime se mos ajo vetë kishte ndikuar në largimin e Toney-t. E pushtuar nga ndjenja e fajit, ajo iu drejtua Arditit me fjalët:

“A e kam penalizuar unë, sepse për këtë po qaj?”, i tha ajo Arditit, por që ky i ktheu përgjigje se nuk ishte faji i saj.

Toney përfundoi rrugëtimin në Big Brother VIP Kosova



Toney ishte banori që u eliminua mbrëmë nga gara për çmimin e madh në Big Brother VIP Kosova, duke i dhënë fund rrugëtimit të tij në shtëpinë më të famshme.

Ai nuk arriti të sigurojë numrin e mjaftueshëm të votave nga publiku për të vazhduar më tej në garë.

Mes pesë banorëve të nominuar këtë javë, Toney ishte ai që përfundoi rrugëtimin e tij, një largim që u konsiderua i papritur.


Ky eliminim u përjetua mjaft rëndë nga Benita, vajza me të cilën Toney kishte krijuar një afrimitet të dukshëm gjatë qëndrimit të tij në shtëpi.

Dyshja janë parë shpesh pranë njëri-tjetrit, duke ndarë momente të afërta dhe përqafime, gjë që kishte ngjallur kureshtje dhe komente edhe jashtë shtëpisë.


Pas largimit të Toney-t, Benita u pa dukshëm e prekur emocionalisht, teksa nuk i mbajti dot lotët.

Benita Zena shihet duke qarë në Big Brother VIP



Një moment prekës ka ndodhur së fundmi në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4, ku banorja Benita Zena u pa duke qarë pas disa debateve me banorët e tjerë.

Në një video të publikuar, shihet qartë reagimi i sinqertë i Benitës, e cila duket e mërzitur dhe kërkon të tërhiqet për disa çaste, duke qëndruar vetëm për të përpunuar emocionet e forta që po përjetonte.

Ky moment ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale, ku shumë prej tyre thanë se po viktimizohej.

Foto: Instagram

Konkurrentët shpesh përballen edhe me emocione të forta, të cilat dalin në pah në situata të papritura.

Benita pati debat me Hygerta Sakon e me disa të tjerë gjatë këtyre ditëve, e shihet se është më e ngarkuar.

Pavarësisht se shquhet për karakterin e fortë, ky çast zbuloi edhe anën e ndjeshme të Benitës.

Në shtëpi tani kanë nisur polemikat, intrigat e situatat e forta mes banorëve. /Telegrafi/

Veprim i pamenduar nga Labi e Benita - momenti kur rrëzohet Alba



Një moment i pakëndshëm ka ndodhur së fundmi në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ku banorja Alba Pollozhani u përfshi në një incident që ka ngjallur reagime të shumta nga publiku.

Teksa Alba ishte duke fjetur, Labinot Rexha dhe Benita Zena vendosën t’i hedhin ujë si pjesë e një veprimi që u cilësua nga shumë shikues si i tepruar.

Pas këtij momenti, Alba u zgjua e befasuar dhe, teksa tentoi të çohej, ajo u rrëzua.

Foto: Instagram

Ky veprim u prit me kritika të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit e konsideruan të papërshtatshëm dhe të rrezikshëm gjestin e bërë ndaj saj.

Nga ana tjetër, banori Londrim Mekaj reagoi menjëherë duke i ofruar ndihmë Albës për t’u çuar, një veprim që u vlerësua pozitivisht nga publiku.

Ngjarja ka hapur diskutime mbi kufijtë e shakasë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova dhe mënyrën se si banorët duhet të sillen ndaj njëri-tjetrit, veçanërisht në situata që mund të rrezikojnë sigurinë fizike.

E veç kësaj, ajo po vazhdon të tallet nga banorët e tjerë në shumë raste. /Telegrafi/

❌