Nga Gazeta “Si” – Në sezonin e 3-të në NBA (pas transferimit nga Metropolitans 92 në 2023), Victor Wembanyama luajti ndeshjen e 150 duke thyer çdo rekord të mundshëm.
Jo vetëm kaq, 22 vjeçari francez ka lënë pas Legjenda të basketit amerikan dhe atij botëror me shifrat e realizuara.
Ai shënoi 3440 pikë në 150 ndeshjet e para, 20 më shumë se Kevin Durant që luante për Oklahoma-n në atë kohë.
Pas 150 ndeshjeve, Wemby ka dhënë 534 asist, 1 më shumë se Nikola Jokic për Denver Nuggets.
Ka shënuar 330 gjuajtje për 3 pikë, 23 më shumë se Mbreti Steph Curry për Golden State Warriors.
Tabela është një pikë e fortë e francezit që ka marrë 1631 rebound, jo pak, por 122 më shumë se Charles Barkley për Philadelphia 76ers.
Sa ju përket bllokimeve të sulmeve kundërshtare, ato janë 520 ose 72 më shumë Hakeem Olajuwon për Houston Rockets.
Në fund por jo më pak të rëndësishëm, topat e rrëmbyer ku lë pas një Legjendë si Kobe Bryant.
168 topa të rrëmbyer nga Wemby, janë 24 më shumë se Kampioni i ndjerë i Los Angeles Lakers.
Nga Gazeta “Si” – Kur duhet më shumë se një muaj nga fillimi i sezonit të ri në Formula 1, hedhim një vështrim në eksperiencën e secilës prej skuadrave pjesëmarrëse si dhe shohim se sa Kampionë Bote do të jenë në start në 8 Mars në Australi.
11 skuadrat pjesëmarrëse kanë startuar 3422 gara sëbashku dhe befasia është që dy nga 5 skuadrat e para janë debutuese.
Me ndryshimi e vetëm që Audi ka trashëguar Sauber. Ndërsa Cadillac është për të parën herë në pistë por eksperienca e pilotëve e vendos atë përpara skuadrash historike si Williams apo dhe Mclaren.
Konkretisht, pilotët e Aston Martin kanë startuar 614 gara dhe peshën kryesore e mban Fernando Alonso.
Në vendin e dytë është Ferrari dhe Hamilton është piloti që ka garuar më shumë brenda shtëpisë.
Perez dhe Bottas kanë startuar sëbashku në 527 gara të cilat shkojnë për skuadrën amerikane, Cadillac.
Williams (Sainz-Albon) renditet në vendin e 4-rt me 357 gara të startuara përpara Audi-t që me Hulkenberg-Bortoleto numëron 274 gara, 18 më shumë se Red Bull që ka rënë në klasifikim pasi Hadjar është në hapat e parë, krahasuar me Verstappen.
Norris-Piastri (McLaren) kanë startuar 222 gara, 15 më shumë se Ocon-Bearman (207-Haas).
Alpine (Gasly-Colapinto) me 203 gara lë pas Mercedes (Russell-Antonelli) me 176 gara dhe Racing Bulls (Lawson-Lindblad) me 35 gara.
Ndërkohë në pistë janë 14 tituj për 4 Kampionë Bote që do të kërkojnë të 15 në total.
Konkretisht, Hamilton do të garojë për titullin e 8-të ose të parin në bordin e “Scuderia-s”.
E vështirë por jo e pamundur që Verstappen dhe Red Bull të fitojnë titullin e 5-të sëbashku.
Mbërritja e Newey-t te Aston Martin riktheu shpresat e mëdha të Alonso-s për titullin e 3-të ose të parin me skuadrën angleze.
Në fund Norris që do të provojë të bëjë bis pas suksesit të sezonit të shkuar në bordin e Mclaren.
Nga Gazeta “Si” – Elena Rybakina i shkaktoi zhgënjimin e rradhës në një Finale “Grand Slam” numrit 1 të Botës, Aryna Sabalenka.
Kazkja Rybakina, që mban vendin e 5 në klasifikimin botëror, ishte në disavantazhin 3-0 në setin Final, ndërsa Sabalenka dukej në rrugë të mbarë drejt fitimit të trofeut të saj të 5-të madhor në konkurimin tek.
Megjithatë, Rybakina fitoi 5 game rradhazi përpara se të kompletonte fitoren 6-4, 4-6, 6-4.
Ajo morri revanshin për humbjen ndaj Sabalenka-s (dy herë fituese) në Finalen e vitit 2023.
Kjo ishte humbja e 3-të e Sabalenka-s në 4 Finalet e fundit “Grand Slam”.
Ajo kishte humbur finalet e “Australian Open” dhe “Roland Garros”, vitin e kaluar.
Bjellorusja theu shërbimin e fortë të Rybakina-s në fund të setit të dytë dhe sërish në fillim të setit Final, duke marrë kontrollin në përpjekjen e dëshpëruar për të fituar titullin e 3-të në “Australian Open”, në 4 vitet e fundit.
26-vjeçarja Rybakina ruajti qetësinë duke e mbyllur ndeshjen me një ace për “Grand Slam-in” e dytë, pas triumfit në “Wimbledon 2022”.
Nga Gazeta “Si” – Ndërsa përgatiten për sfidën e javës së 20-të kundër Bayern, Hamburg do të kërkojë frymëzim te fitorja e fundit ndaj bavarezëve, e arritur 16 vite më parë.
Por çfarë tjetër po ndodhte në Botë në vitin 2009? Le të bëjmë një udhëtim pas në kohë…
Hamburg i drejtuar nga Bruno Labbadia ishte i njohur për stilin intensiv të lojës dhe kryesonte në Bundeslig përpara javës së 7-të kur priste Bayern-in e Louis van Gaal, i cili ndodhej vetëm në vendin e 7-të.
Një nisje pa humbje e sezonit 2009/10 ishte situata ideale për ekipin nga Veriu i Gjermanisë, i cili kishte fituar 4 dhe barazuar 6 nga 7-të ndeshjet e para.
Gjithashtu kishte shënuar 17 gola – më shumë se çdo skuadër tjetër në kampionat – dhe kishin pësuar vetëm 7.
Skuadra e Van Gaal ishte gati ta kuptonte nga afër forcën e Hamburg.
Trajneri holandez la pushim si Miroslav Klose-n ashtu edhe Mario Gomez, duke zgjedhur të aktivizonte në sulm të riun Thomas Müller dhe ish vendasin Ivica Olić.
Në fund të ndeshjes, Van Gaal kishte në fushë njëkohësisht Gomez, Klose, Müller, Ribéry dhe Robben – por asnjëri prej tyre nuk arriti të gjente rrugën drejt portës së Frank Rost.
18 minuta nga fundi, kroati Mladen Petrić shënoi me kokë pas një krosimi nga Zé Roberto, duke zgjatur serinë pa humbje të Hamburg ndaj bavarezëve në 6 ndeshje.
Po çfarë tjetër po ndodhte në Botë ato kohë? – Një vit më parë, Barack Obama ishte zgjedhur presidenti i 44-t i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. – Angela Merkel ishte prej pothuajse 4 vitesh në mandatin e saj si Kancelare e Gjermanisë. – Michael Jackson, që ndërroi jetë në Qershor 2009, vazhdonte të ishte muzikanti më i shitur në Botë. – 7 Mars: Neymar debutonte me fanellën e Santos. – 5 Korrik: Roger Federer mposhti Andy Roddick në Wimbledon për të fituar titullin e tij të 15-të “Grand Slam”, një rekord për kohën. – 28 Gusht: Shpërbëhet grupi legjendar i rock-ut, Oasis. – Sulmuesi i Wolfsburgut, Edin Džeko – tani pjesë e Schalke 04 – e mbylli sezonin 2009/10 si golashënuesi më i mirë me 22 gola.
Nëse përballja e fundit mes skuadrave shërben si tregues – një fitore 5-0 për Bayern në javën e 3-të – atëherë Hamburg do ta ketë shumë të vështirë ta ndalë “makinerinë” e Vincent Kompany këtë fundjavë.
Megjithatë, Hamburg ka treguar së fundmi më shumë siguri në mbrojtje, duke ruajtur 2 ndeshje rradhazi portën e paprekur.
Kundër Borussia Mönchengladbach dhe rivalëve të qytetit, St. Pauli.
Ndaj pyetaj që ngrihet është – A do të arrijnë ata tre ndeshje rradhazi pa pësuar gol kur të presin kryesuesit e kampionatit në javën e 20-të?
Nga Gazeta “Si” – Mes Kategorisë së Parë dhe asaj Superiore, futbolli në vend ndahet në 3 ditë.
Fundjava nisi me fitoren e Skëndërbeut në shtëpi ndaj Kastriotit, e 4-ta në 5 ndeshjet e fundit, ku e ka ndalur vetëm AF Luftëtari (1-1).
Presion konstant i djemve të Gjokës (47 pikë) ndaj Laçit (39) dhe Pogradecit (36), skuadrat e vetme që kanë arritur dhe kaluar kuotën e 30 pikëve.
Java e 20-të në Kategorinë e parë vazhdon mesditën e sotme në orën 13:30…
Laçi-AF Luftëtari
Pogradeci-Korabi
Kukësi-Besa
Iliria-Apolonia
Bie në sy një ndeshje më e lehtë, të paktën në letër për Laçin krahasuar me Pogradecin që e ndjek me 3 pikë më pak.
AF Luftëtari (në luftë për mbijetesë) duket një kundërshtar më i dobët se Korabi (që ndodhet 1 pikë jashtë play-off’it).
Verdhezinjtë e Maganit do provojnë të shfrytëzojnë maksimalisht krizën e Kukësit, ndërsa Iliria (pas faljes së dënimit) provon të fitojë dhe kalojë Apoloninë në klasifikim.
Po sot do të luhen edhe 3 ndeshjet e para të raundit të 22 në Superiore…
Vora-Flamurtari 13:30
Partizani-AF Elbasani 16:30
Dinamo City-Bylis 19:00
Kuqezinjtë mbërrijnë në mesditë në Vorë me objektivin e vetëm, 3 pikët e rradhës për të dalë sa më shpejt (nëse do t’ja arrijnë) nga zona e ftohtë.
Provë e rëndësishme e Partizanit që pret AF Elbasani në kryeqytet.
Të kuqtë e Kërnajës kanë vetëm 1 fitore në 5 të fundit dhe duan të 2-ën ndaj miqve në “BIG4”.
Dinamo e Dajës duket e qetë në klasifikim (33 pikë) por blutë kryeqytetas vështirë se mund të pranojnë humbjen e 3 në 6 të fundit, kur të presin Bylis (19 pikë) në ndeshjen e fundit të së shtunës.
E diela e ngre siparin në orën 13:30…
Lushnja-Burreli
Miqtë udhëtojnë drejt Myzeqesë për të forcuar pozicionin mes skuadrave në play-off.
Ndërsa Kategoria Superiore mbyll javën e futbollit në vend në orën 16:30…
Teuta-Vllaznia
Egnatia-Tirana
Provë force për kuqeblutë në një transfertë delikate si ajo e “Niko Dovanës” ndaj Teutës në Durrës, atje ku vendasit janë një rival problematik për këdo.
“I mbyturi të mbyt” – një fjalë e urtë popullore të cilës do të provojë ti shpëtojë Egnatia kur të presë në shtëpi Tiranën.
Nga Gazeta “Si” – Më në fund ka mbërritur dhe është prezantuar. Një difekt i linjës ajrore shtyu me 24 orë mbërritjen e Kristjan Asllanit në Stamboll.
Pas vizitave mjekësore ishte rradha e prezantimit të shqiptarit në klubin e 4-rt në karrierë.
Pas Empoli-t, Inter-it dhe Torino-s në Serie A, tani ai është gati për kampionatin e dytë ku shpreson që më në fund të rigjejë formën, kontratën afatgjatë dhe konsakrimin në futbollin e madh.
Nga Gazeta “Si” – Pas femrave, edhe meshkujt përcaktuan Finalen në Tokën e kangurëve.
Novak Djokovic përballë Carlos Alcaraz në “Australian Open 2026” pas fitoreve epike me 5 sete.
38 vjeçari Djokovic ka një tjetër mundësi për të titullin e 25-të “Grand Slam” në karrierë.
Kampioni serb përmbysi disavantazhin duke fituar ndaj dy herë Kampionit në fuqi, Jannik Sinner, në shifrat 3-6 6-3 4-6 6-4 6-4.
Më herët, spanjolli Alcaraz triumfoi 6-4 7-6 (7-5) 6-7 (3-7) 6-7 (4-7) 7-5 pas një beteje prej 5h27’ kundër Alexander Zverev.
Finalja e meshkujve do të luhet të dielën, 24 orë pas kolegeve Aryna Sabalenka dhe Elena Rybakina, në Finalen e femrave të shtunën.
Kjo do të jetë Finalja e parë “Grand Slam” për Djokovic prej asaj në “Wimbledon 2024”, ndërsa një sukses i mundshëm do të ishte i pari në këtë nivel që prej “US Open 2023”.
Më herët u luajtën finalet në konkurimin çift të përzierë dhe çift për tetra-paraplegjikë. E para u fitua nga çifti Gadecki-Peers, ndërsa e dyta nga Li-Wang.
Nga Gazeta “Si” – Pas shortit të Champions League, ishte Europa League që hodhi shortin për fazën play-off në Nyon të Zvicrës.
Nottingham Forest do të përballet me gjigantët turq të Fenerbahçes, ndërsa Celtic u shortua kundër rivalëve gjermanë të Stuttgart.
Forest mbërriti në shortin e së premtes pas përfundimit në vendin e 13-të në fazën e Ligës dhe mund të ishte përballur ose me Panathinaikos-in e Rafael Benítez, ose me Fenerbahçen.
Celtic evitoi një përballje me Robbie Keane, i cili drejton Ferencváros-in, pasi “Hoops” do të luajnë me rivalët e Bundesligës.
PAOK pret spanjollët e Celta Vigo-s ndërsa Lillë do të luajë ndaj një emri të madh të së shkuarës, si Crvena Zvezda.
Tetë skuadrat më të mira nga faza e ligës – Lyon, Aston Villa, Midtjylland, Real Betis, Porto, Braga, Freiburg dhe Roma – janë kualifikuar direkt në fazën e 1/16-ave.
Finalja e “Europa League 2026” do të zhvillohet më 20 Maj në “Besiktas Park” të Stambollit në Turqi.
Shorti i plotë i play-off’it në UEL Dinamo Zagreb vs Genk Brann vs Bologna Ludogorets vs Ferencvaros Celtic vs Stuttgart Panathinaikos vs Viktoria Plzen Fenerbahce vs Nottingham Forest PAOK vs Celta Vigo Lille vs Crvena Zvezda
Nga Gazeta “Si” – U hodh sot në Nyon të Zvicrës, shorti për fazën play-off në Champions League.
Newcastle do të përballet me Qarabag, në përpjekje të dy skuadrave për të arritur në fazën e 1/16-ave.
“The Magpies” barazuan 1-1 me kampionët në fuqi të Paris Saint-Germain të mërkurën, duke siguruar vendin e 12-të.
PSG, që përfundoi në vendin e 11-të, do të ndeshet me Monaco-n, ndërsa 15-herë kampioni i Evropës, Real i Madridit, do të përballet sërish me Benfica-n dhe ish-trajnerin Jose Mourinho.
Goli i portierit Anatoliy Trubin në minutën e 98-të i siguroi Benfica-s një fitore jetike (4-2) ndaj gjigantëve spanjollë të mërkurën në “da Luz”.
Në play-off do të luajnë ekipet e renditura nga vendi i 9-të deri në të 24-in.
Ndeshjet e para do të zhvillohen më 17–18 Shkurt, ndërsa takimet e kthimit 1javë më vonë.
Finalja e sezonit 2025–26 do të luhet më 30 maj në “Puskás Aréna” në Budapest, Hungari.
Shorti i plotë i play-off’it në “UCL“ Bodo/Glimt v Inter Milan Benfica v Real Madrid Monaco v Paris St-Germain Qarabag v Newcastle Galatasaray v Juventus Club Brugge v Atletico Madrid Borussia Dortmund v Atalanta Olympiacos v Bayer Leverkusen
Nga Gazeta “Si” – Punimet e ndërtimit për “Milano-Cortina” janë kthyer në një pikë të nxehtë dyshimesh mbi infiltrimin e krimit të organizuar, por grupet antimafia kanë adoptuar një qasje që mund t’u shërbejë edhe organizatorëve të ardhshëm.
Në përfundim të një hetimi 1 vjeçar të quajtur “Operacioni Reset”, “Komanda e Karabinierëve të Provincës” në Belluno publikoi mëngjesin e 8 Tetorit, një njoftim për shtyp për 3 arrestime.
Dy nga të arrestuarit ishin vëllezër, anëtarë të njohur të ultrasve famëkeq të Lazio-s, “Irriducibili”. Në njoftim thuhej se ata mburreshin për lidhjet personale me ish-bosin Fabrizio Piscitelli, i vrarë në vitin 2019.
Krimet për të cilat vëllezërit u arrestuan (nën dyshimin se i kishin kryer) nuk kishin ndodhur në Romë, por 643 km më në Veri, në resortin e vogël të skive në Cortina d’Ampezzo, në Dolomite.
Njëkohësisht organizator i “Lojërave Olimpike Dimërore” gjatë 3 javëve të ardhshme.
Vëllezërit janë ende në pritje të gjyqit, por prokuroria lokale pretendon se ata drejtonin një operacion në 3 faza.
E para ishte marrja e kontrollit të rrjetit të shpërndarjes së drogës në Cortina, e dyta marrja nën kontroll e 3 klubeve të natës në zone dhe e 3-ta, zhvatja e këshillit bashkiak për t’u dhënë kontratat e ndërtimit për punimet që po kryheshin për “Lojërat”.
Ndër provat që prokuroria thotë se zotëron është edhe një mesazh në telefonin e njërin prej vëllezërve që thotë:
“Ne duam zonën e varrezave për garazhet, ish-pastiçerinë, rrugën lidhëse dhe unazën e re, ndërtimin e fshatit turistik.”
Sipas “Drejtorisë së Hetimit Antimafia” – (DIA), të qeverisë italiane, 38% e të gjitha masave antimafia të marra në Itali në vitin 2024 lidhen me sektorin e ndërtimit, ndërsa rreth 200 kantierë publikë u hetuan për dyshime infiltrimi të krimit të organizuar.
Ngjarja e fundit madhore e zhvilluar në Milano, “Ekspozita Botërore” e vitit 2015, u njollos nga korrupsioni rreth kontratave të ndërtimit.
Ajo kushtoi 2.6 miliardë euro. Fatura për “Lojërat Olimpike Dimërore” aktualisht po e kalon dyfishin e kësaj shume.
“DIA” i raportoi parlamentit se “Lojërat Olimpike Dimërore përfaqësojnë një ngjarje të rëndësishme … për sindikatat kriminale të interesuara të fitojnë terren në procedurat e dhënies së tenderëve”.
Në vitin 2024, vetëm në Lombardi u miratuan “50 masa ndaluese antimafia”.
Njëra prej tyre u lëshua kundër një kompanie që po punonte për ndërtimin e një parkimi nëntokësor, pjesë e “Planit të Punimeve për Olimpiadën Milano–Cortina 2026”, pasi “drejtuesit e saj u zbuluan se kishin marrëdhënie personale dhe profesionale me anëtarë të disa bandave të ’Ndrangheta-s”.
Sipas prokurorisë, dy vëllezërit nuk ishin anëtarë të mafies, por janë akuzuar për përdorimin e “metodës mafioze”: zhvatje, shtrëngim dhe intimidim.
Pretendimet thonë se ata kërcënuan dhe rrahën tregtarë rivalë droge, rrëmbyen një pronar klubi nate në pyll nën kërcënimin e armës dhe u përpoqën të korruptonin një këshilltar duke i ofruar sigurimin e votave në këmbim të kontratave të ndërtimit, e më pas e kërcënuan kur ai refuzoi të bashkëpunonte.
“Kjo është Cortina, këtu jemi ne në krye,” pretendohet se thanë gjatë arrestimit, “Unë nuk jam kriminel provincial, jam bosi dhe këtë punë do ta zgjidhim me armë.”
Nëse Italia ka probleme, ajo ka edhe zgjidhje. “Është një cikël i mbyllur,” thotë Leonardo Ferrante, anëtar i “Bordit Kombëtar” të organizatës antimafia “Libera”.
“Italia njihet si vendi i mafies, por duhet të njihet edhe si vendi i lëvizjes antimafia.” “Libera” u themelua në vitin 1994 nga prifti aktivist Luigi Ciotti, me synimin fillestar për të mbledhur 1.000.000 firma për një ligj të ri që lejon ripërdorimin e pasurive të konfiskuara nga organizatat kriminale.
Ata janë bashkuar në një program radikal të quajtur “Open Olympics ‘26”, me synimin për ta bërë më transparent procesin e prokurimeve publike rreth “Lojërave”.
Arritja kryesore e “Open Olympics ‘26” ka qenë angazhimi i organizatorëve të “Lojërave” për publikimin e të gjitha transaksioneve financiare në një portal të vetëm publik, i cili përditësohet çdo 45 ditë.
Falë kësaj, dihet se vetëm 1.6 miliardë euro po shpenzohen për realizimin e drejtpërdrejtë të “Lojërave”, ndërsa 4.12 miliardë euro të tjera për punime të lidhura, përfshirë një shifër tronditëse prej 2.816 miliardë eurosh për projekte rrugore, dhe se më shumë se gjysma e projekteve nuk do të përfundojnë deri pas mbarimit të “Lojërave”, po shumë më vonë… në vitin 2033.
“Nisma lindi në vjeshtën e vitit 2023, nga një përçarje e thellë mes shoqërisë civile italiane dhe institucioneve. Pas vitesh përpjekjesh për dialog, ne filluam të organizonim një komunitet dhe një rrjet shoqatash që kërkonin transparencë dhe llogaridhënie,” shpjegon Ferrante.
“Gjithçka që dihet sot për Olimpiadën në aspektin e të dhënave është rezultat i drejtpërdrejtë i veprimit të grupeve qytetare italiane.”
Falë punës së tyre, për shembull, dihet se 60% e 98 projekteve olimpike të listuara në portal janë kryer pa asnjë vlerësim të ndikimit mjedisor.
“Në Itali kemi ligje të forta për transparencën, por edhe shumë përjashtime, dhe një nga këto përjashtime janë Olimpiadat dhe Paraolimpiadat.”
Kolegia e Ferrante-s, Elisa Orlando, shton: “Është një problem shumë italian. E kemi parë edhe në ngjarje të tjera madhore, si Ekspozita Universale në Milano 10 vjet më parë. Gjendemi në një situatë ku gjithçka kthehet në emergjencë. Duhet të dorëzojmë gjithçka para datës së hapjes së eventit, dhe kjo sjell përjashtime, jo vetëm nga transparenca, por ndonjëherë edhe nga procedurat e prokurimeve publike.”
Sa më transparente të jenë marrëveshjet, aq më pak tërheqëse bëhen ato për krimin e organizuar.
Megjithatë, suksesi ka qenë i pjesshëm. “Libera” ka kërkuar më shumë transparencë edhe për nënkontraktimet, ndërsa një pjesë e tërë e Projektit Olimpik mbetet jashtë portalit, në duart e kompanive private. “Fondazione Milano-Cortina është vrima e zezë e transparencës.”
Tre nga gjashtë edicionet e fundit te “Lojërave Olimpike” – në Soçi, Rio dhe Tokio – u shoqëruan me skandale të mëdha korrupsioni.
Në një kohë kur gjithnjë e më pak qytete janë të gatshme të vazhdojnë me kandidatura për shkak të skepticizmit publik ndaj kostove (Krakov, Oslo, Stokholm, Innsbruck, Sion dhe Kalgari tërhoqën kandidaturën për organizimin e edicioneve 2022 dhe 2026), projekti “Open Olympics” përfaqëson një hap radikal drejt adresimit të disa prej këtyre problemeve të hershme.
Ekipi tashmë po punon me organizata në Francë për ta përsëritur këtë model para “Lojërave Olimpike Dimërore 2030”, që do të zhvillohen përtej Alpeve.
“Rreziku i infiltrimit kriminal ekziston kudo, jo vetëm në Itali. Por këtu në Itali kemi ‘lente’ që na lejojnë ta njohim infiltrimin kriminal kur ndodh,” thotë Ferrante.
“Qëllimi ynë i 3-të është të ndërtojmë një trashëgimi qytetare ndërkombëtare. Ne duam të krijojmë një lëvizje ndërkombëtare për transparencën e Lojërave Olimpike.” përfundon ai. Përshtatur nga “the Guardian”
Nga Gazeta “Si” – Celtic siguroi një vend në fazën eliminatore pas fitores në ditën e fundit të fazës së Ligës në “UEFA Europa League”, ndërsa Nottingham Forest e mbylli në mënyrën e duhur.
Ndërsa Lyon, Midtjylland dhe Aston Villa siguruan tre vendet e para në klasifikimin e “UEFA Europa League”.
Lyon-i u rendit i pari pas fitores 4-2 në shtëpi ndaj PAOK-ut me dhjetë lojtarë.
Aston Villa u rikthye nga disavantazhi 2-0 për të mposhtur Salzburgun 3-2 dhe për të zënë vendin e dytë.
Fitorja 2-0 e Midtjylland ndaj GNK Dinamo e konfirmoi atë në vendin e 3-të.
E reduktuar në 10 lojtarë që në minutën e 15-të, Roma u rikthye nga disavantazhi për të siguruar një barazim 1-1 në fushën e Panathinaikos.
Verdhekuqtë u renditën në vendin e 8-të në renditje, duke siguruar kalimin direkt në raundin e 1/8-ave.
Lille, Ludogorets, GNK Dinamo dhe Brann iu bashkuan Celtic-ut në 5 vendet të fundit për fazën eliminatore.
Petar Stanić (Ludogorets) shënoi kundër Nice dhe ruajti kreun e shënuesve më të mirë me 7-të gola.
Nga Gazeta “Si” – Ish-kampioni i Botës në peshat e rënda, Tyson Fury, do të përballet me Arslanbek Makhmudov në 11 Prill.
Kjo do të jetë ndeshja e parë për Fury-n që nga humbja në revanshin ndaj Kampionit Oleksandr Usyk në Dhjetor 2024.
37-vjeçari britanik u tërhoq nga boksi, 1 muaj pas asaj humbjeje, por njoftoi rikthimin e tij në boks më herët këtë muaj.
“Jam i emocionuar që jam kthyer,” tha Fury. “Zemra ime ka qenë gjithmonë dhe do të jetë gjithmonë në boks. Dikush t’ia thotë Mbretit se Asi është kthyer!”
Rusi Makhmudov, 36 vjeç, ka fituar 21 nga 23 ndeshjet e tij dhe mposhti britanikun Dave Allen në përballjen e fundit, në Tetor 2025.
Fury nuk është ndeshur Britaninë e Madhe që prej Dhjetorit të vitit 2022, kur mposhti Derek Chisora-n në “Tottenham Hotspur Stadium”, për mbrojtjen e titullit në “WBC”.
Boksieri nga Morecambe ka 34 fitore në 37 ndeshje – 24 prej tyre me KO – si dhe 2 humbje dhe 1 barazim.
Ai ka pasur 2 periudha si Kampion Bote. Fillimisht kur mposhti Wladimir Klitschko-n për titujt “WBA”, “IBF” dhe “WBO” në vitin 2015.
Si dhe pas fitores ndaj Deontay Wilder për titullin “WBC” në vitin 2020, por asnjëherë nuk ka qenë Kampion i padiskutueshëm.
Nga Gazeta “Si” – Beşiktaş, aktiv në merkato, ka arritur marrëveshjen me zikaltërit e Inter, yllin kuqezi që e mbylli fazën e pare në Torino.
Bardhezinjtë kanë arritur marrëveshje për kushtet personale me mesfushorin 23-vjeçar Kristjan Asllani.
“Shqiponjat e Zeza” do ta huazojnë mesfushorin me opsion blerjeje jo të detyrueshëm.
Mësohet se të dy klubet po punojnë për ta bërë gati mesfushorin për ndeshjen ndaj Konyasporit në Superlig.
Kristjan Asllani, i cili ishte huazuar nga Interi te Torino në fillim të sezonit, pritet të ndërpresë kontratën e huazimit te “granata-t” dhe t’i bashkohet Beşiktaş-it.
Interi e bleu Asllanin nga Empoli për 15.7 milionë euro në Qershor të vitit 2023.
Mesfushori 23-vjeçar përmbush gjithashtu kriteret e kuotës së të huajve të vendosura nga TFF.
Asllani, i cili këtë sezon ka luajtur 1155 minuta në 16 ndeshje me Torinon, nuk ka regjistruar as gol dhe as asist.
Nga Gazeta “Si” – Ndeshja e yjeve për vitin 2026 do të zhvillohet të dielën, më 15 Shkurt. Fundjava “All-Star” do të përfshijë tri netë me aktivitete, nga 13 deri më 15 Shkurt 2026.
Los Angeles në Kaliforni, është përzgjedhur si qyteti organizator i “NBA All-Star 2026”. Ndeshja e 75-të “All-Star” do të zhvillohet në “Intuit Dome”, shtëpia e re e Los Angeles Clippers.
Kjo do të jetë hera e 7-të (rekord) që zona e Los Angeles pret një “All-Star”. Më parë e ka mikpritur në vitet 2018, 2011, 2004, 1983, 1972 dhe 1963, si dhe hera e parë që kjo ngjarje e messezonit zhvillohet në “Intuit Dome”.
NBA do të organizojë disa aktivitete për tifozë të të gjitha moshave në ambiente të ndryshme në Los Angeles dhe Inglewood, përfshirë “Kia Forum” dhe “Qendrën e Konventave” të Los Angeles-it.
Këto aktivitete, mes tyre stërvitja e “All-Star”, ndeshja e famshme “Ruffles NBA All-Star Celebrity Game” dhe një festival për tifozët, do të ofrojnë programe basketbolli dhe argëtim, si dhe mundësi për kontakte nga afër me lojtarët e NBA, legjenda dhe personazhe të famshëm.
Në një format të ri SHBA kundër Botës, “NBA All-Star 2026” përfshin dy ekipe me lojtarë amerikanë dhe një ekip me lojtarë ndërkombëtarë (i njohur si ekipi i Botës).
Ato do të zhvillojnë një turne “round-robin” me 4 ndeshje nga 12 minuta secila. Secili nga tre ekipet do të ketë minimumi 8 lojtarë.
Në turneun “round-robin”, Ekipi A do të përballet me Ekipin B në Ndeshjen 1. Fituesi i Ndeshjes 1 do të luajë kundër Ekipit C në Ndeshjen 2, ndërsa humbësi i Ndeshjes 1 do të përballet me Ekipin C në Ndeshjen 3.
Pas Ndeshjes 3, dy ekipet me bilancin më të mirë do të kualifikohen për Finalen, pra ndeshjen për titull (ndeshja 4).
Nëse të tre ekipet kanë bilanc të barabartë pas ndeshjes 3, kriteri i ndarjes do të jetë diferenca e pikëve në dy ndeshjet “round-robin”.
Eastern Conference All-Star Giannis Antetokounmpo | Milwaukee Bucks Jaylen Brown | Boston Celtics Jalen Brunson | New York Knicks Cade Cunningham | Detroit Pistons Tyrese Maxey | Philadelphia 76ers
Western Conference All-Star starters Stephen Curry | Golden State Warriors Luka Dončić | Los Angeles Lakers Shai Gilgeous-Alexander | Oklahoma City Thunder Nikola Jokić | Denver Nuggets Victor Wembanyama | San Antonio Spurs
Nga Gazeta “Si” – Shifrat kryesore nga karriera e e Shiffrin, përfshirë medaljet dhe fitoret në Kupën e Botës, ndërsa amerikania vazhdon të thyejë rekorde të rejaduke lënë pas Ingemar Stenmark.
Pas të 9-it “Glob të Kristaltë”, hedhim një vështrim mbi karrierën e saj dominuese përmes shifrave. 18 medalje globale.
Shiffrin është ngjitur 18 herë në podium në “Lojërat Olimpike” dhe Kampionatet Botërore, me 2 medalje ari dhe 1 argjendi në “Lojërat Olimpike Dimërore”, si dhe 8 medalje ari, 4 argjendi dhe 3 bronzi në Kampionatet Botërore.
7 medalje ari rradhazi në Kampionate Botërore (2013–2025). Ajo fitoi 4 tituj botërorë rradhazi në Slalom nga viti 2013 deri në 2019, duke u bërë sportistja e parë që e arrin këtë në çdo disiplinë.
108 fitore në Kupën e Botës. Shiffrin është skiatorja e parë që arrin shifrën e 100 fitoreve dhe renditet e para në histori, përpara Ingemar Stenmark (86). Ndjekësja më e afërt është Lindsey Vonn me 84.
164 podiume në Kupën e Botës, duke kaluar rekordin e mëparshëm të Stenmark (155). 16 sezone. Amerikania merr pjesë në sezonin e saj të 16-të në Kupën e Botës, nga 2010/11 deri në 2025/26.
16 Globe Kristali. Në 15 sezonet e saj të para, Shiffrin ka fituar 5 “Globe Kristali” në Klasifikimin e përgjithshëm dhe 11 tituj disiplinash (8 në Slalom, 2 në Slalomin Gjigand dhe 1 në Super-G). 11 “Globe Kristali” në disiplina e bëjnë atë Lideren mes skiatorëve aktivë. 8 titujt në Slalom janë rekord absolut në një disiplinë.
70 fitore në Slalom në Kupën e Botës. Më shumë se çdo skiator tjetër, mashkull apo femër, në një disiplinë të vetme.
22 fitore në Slalomin Gjigant në Kupën e Botës. Dy më shumë se rekordi i mëparshëm për femra i mbajtur nga Vreni Schneider.
6 fitore në 7 gara Slalom në Killington. Pasi kishte triumfuar çdo vit nga 2015 deri në 2019, sezoni 2022/23 ishte i pari që Shiffrin nuk fitoi në Killington.
9 fitore në Slalom në Levi, gjithashtu rekord për këtë pistë.
8 fitore në Kupën e Botës (4 Slalom, 4 Slalom Gjigant) në Semmering ku ka garuar 13 herë.
17 fitore në një sezon. Rekord i Kupës së Botës për më shumë fitore në një sezon, i vendosur në 2018/19.
Skiatorja e parë. Shiffrin është e vetmja person, mashkull apo femër, që ka fituar gara në të gjashta disiplinat e Kupës së Botës (zbritje, super-G, slallom, slallom gjigant, kombinim dhe paralel).
Mikaela Shiffrin – Datat më të rëndësishme
13 Mars 1995 – Mikaela Shiffrin lind më 13 Mars 1995 në Vail të Kolorados në SHBA.
15–364. Shiffrin ishte 15 vjeç e 364 ditë kur startoi në garën e parë në Kupën e Botës në Spindleruv Mlyn, Çeki, një ditë para ditëlindjes së saj të 16-të.
18–351. Mosha e Shiffrin kur u bë Kampionia Olimpike më e re në Slalom (meshkuj ose femra), në Rosa Khutor në “Soçi 2014”. Një vit më parë ishte shpallur e treta kampione më e re në këtë disiplinë.
27–252. Mosha e saj kur fitoi garën e 76-të në Kupën e Botës, 53 ditë më e re se Stenmark dhe gati 4 vite më e re se Lindsey Vonn.
27–301. Mosha kur barazoi rekordin e atëhershëm të Vonn për femra me 82 fitore. Vonn ishte 33 vjeç e 156 ditë kur fitoi garën e saj të fundit në Kupën e Botës.
27–317. Mosha kur fitoi garën e 83-të të Kupës së Botës më 24 Janar 2023, duke kaluar Vonn si femra me më shumë fitore dhe duke u ngjitur në vendin e dytë në renditjen e përgjithshme, vetëm 3 fitore larg rekordit të Stenmark (86).
10 Mars 2023 – Shiffrin barazon rekordin e përgjithshëm të Ingemar Stenmark me 86 fitore në Kupën e Botës.
11 Mars 2023 – Shiffrin regjistron fitoren e saj të 87-të në Kupën e Botës, duke kaluar në krye të Klasifikimit, 2 ditë para ditëlindjes së saj të 28-të.
18 Mars 2023 – Shiffrin barazon rekordin e Lindsey Vonn për më shumë podiume në Kupën e Botës për femra (137).
19 Mars 2023 – Shiffrin thyen rekordin e Vreni Schneider për fitore në Slalomin Gjigant për femra (21).
23 Shkurt 2025 – Shiffrin bëhet skiatorja e parë në histori që arrin 100 fitore në Kupën e Botës.
Nga Gazeta “Si” – Mesdita e të premtes zbulon çiftet e raundit Play-off në Champions League në shortin e Nyon-it në Zvicër.
Skuadrat e kualifikuara nga vend i 9-të deri në të 24-in do të ndahen në vazot 1 dhe 2, ku ato të të vazos së parë kanë avantazhin e fushës.
Vazo 1 Real Madrid (SPA) Inter (ITA) Paris (FRA) Neëcastle (ANG) Juventus (ITA) Atleti (SPA) Atalanta (ITA) Leverkusen (GJER)
Vazo 2 B. Dortmund (GJER) Olympiacos (GRE) Club Brugge (BEL) Galatasaray (TUR) Monaco (FRA) Qarabağ (AZE) Bodø/Glimt (NOR) Benfica (POR)
Çiftet e mundshme në play-off’in e Champions League
Bie në sy që shorti mund të përcaktojë një derbi francez, një të tillë gjerman si dhe Benfica që mund të përballet sërish me Realin e Madridit.
Faza KO në Champions League – Play-off: 17/18 & 24/25 Shkurt 2026 – Shorti pëwr rnd e 1/16, ¼ finaleve, ½ finaleve: 27 Shkurt 2026 – Rnd i 1/16: 10/11 & 17/18 Mars 2026 – ¼ finale: 7/8 & 14/15 Prill 2026 – ½ finale: 28/29 Prill & 5/6 Maj 2026 – Finale: 30 Maj 2026 (Budapest)
Nga Gazeta “Si” – Përfundon faza e Ligës në edicionin e dytë të kompeticionit të kampionëve.
Arsenal, Chelsea, Liverpool, Man City & Tottenham u kualifikuan direkt në raundin e 16 më të mirëve.
Premier League konfirmohet edhe një herë si kampionati më i fortë në Evropë.
Bashkë me to u kualifikuan direkt edhe Bayern Munich, Barcelona dhe Sporting i Lisbonës.
Pavarësisht barazimit ndaj PSG, “qymyrxhinjtë” e Neëcastle përfunduan në raundin play-off.
Ndeshje shtesë edhe për Realin e Madridit që pati një humbje dramatike 4-2 nga Benfica e Mourinho’s.
Momenti më i bukur i mbrëmjes u krijua nga portieri i Benfica-s, Anatoliy Trubin në 98’.
Goditja e tij me kokë i dha kualifikimin portugezëve të cilët në play-off mund të ndeshen sërish me Realin e Madridit ose ish skuadrën tjetër të Jose Mourinho’s, Inter.
Rezultatet e raundit të 8-të Ajax 1-2 Olympiacos Arsenal 3-2 Kairat Almaty Athletic Club 2-3 Sporting CP Atletico Madrid 1-2 Bodo/Glimt Barcelona 4-1 Copenhagen Bayer Leverkusen 3-0 Villarreal Benfica 4-2 Real Madrid Borussia Dortmund 0-2 Inter Club Brugge 3-0 Marseille Eintracht Frankfurt 0-2 Tottenham Hotspur Liverpool 6-0 Qarabag Man City 2-0 Galatasaray Monaco 0-0 Juventus Napoli 2-3 Chelsea Pafos 4-1 Slavia Prague Paris Saint-Germain 1-1 Newcastle PSV Eindhoven 1-2 Bayern Munich Union SG 1-0 Atalanta
Nga Gazeta “Si” – Futbollisti gjerman me origjinë nga Shkodra, Brajan Gruda u shpall kampion i Gjermanisë me A-Junior të Mainz 05 në vitin 2023.
Në vitin 2024 u transferua nga Mainz te Brighton dhe u shpall nënkampion i Evropës me Gjermaninë U21 në vitin 2025.
… objektivat e sezonit të Brighton & Hove Albion: “Objektivi ynë është të luajmë në Evropë. Ndeshjet duhet ti marrim një e nga një, duhet të japim 100 për qind, të fitojmë 3 pikë dhe atëherë mund t’ja arrijmë.”
… vendimi për t’u transferuar te Brighton: “Faktor deciziv ishte dëshira e klubit dhe trajnerit për të ardhur këtu. Kjo ishte një shenjë shumë e mirë. U impresionova nga kushtet stërvitore, stafi dhe trajneri. Kjo më bëri të vij këtu.”
… kontaktet me trajnerin e Gjermanisë, Julian Nagelsmann: “Nuk kam kontakt me të. Shpresoj të vijë nëse paraqitjet e mia në fushë janë të mira. Atëherë pres të marr një telefonatë.”
… dëshira për të qenë pjesë e Kupës së Botës: “Unë po përpiqem të jap 100% në cdo ndeshje. Sigurisht që është një ëndërr. Do të gënjeja nëse do të thosha ndryshe. Kush nuk do të donte të luante në Kupën e Botës? Prandaj po jap gjithçka dhe pastaj të shohim çfarë do të ndodhë.”
… ndjesia e të qenit ‘jashtë vëmendjes’ duke luajtur jashtë Gjermanisë: “Nëse forma është e mirë, atëherë nuk ka rëndësi se ku luan. Unë nuk luaj në një vend çfarëdo, por në një nga kampionatet më të fortë. Nuk ndihem sikur jam jashtë vëmendjes.”
… stili i lojës së Fabian Hürzeler te Brighton: “Pavarësisht kundërshtarit apo presionit që na bëhet, na diferencon ndërtimi i lojës nga prapavija. Më magjeps mënyra se si luajmë me topin. Taktika ishte e ndërlikuar në fillim, por tani jam përshtatur.”
… interesi nga Bayern Munchen: “Në fillim kishte interes. Por nuk mund të them më shumë se kaq.”
… objektivat e karrierës: “Ëndrra ime është të luaj në Champions League dhe të jem pjesë e rregullt e Gjermanisë. Dua të luaj për një klub të madh si Bayern, Real Madrid, Barcelona ose Liverpool.”
Nga Gazeta “Si” – “Grand Slam-i” i parë sezonal po i afrohet graduasht fundit dhe në konkurim kanë mbetur 4 më të mirët për meshkuj dhe femra.
Gjysëmfinalja e parë do të luhet mes Alcaraz dhe Zverev. Spanjolli luan për herë të parë në këtë nivel në Australi. Ndërsa gjermani mbërriti për të 3-in sezon rradhazi në ½ finale.
E njëjta gjë vlen për italianin Sinner që do të luajë në të 3 sezon rradhazi në ½ finale, përballë 10 herë fituesit Djokovic që shfaqet për të 13 edicion në këtë raund.
Sinner barazoi rekordin e Federer për fitore rradhazi në “Australian Open”
Jannik Sinner arriti fitoren e 19 rradhazi në “Australian Open” duke lënë pas Jim Courier dhe barazuar Roger Federer.
Tek femrat, Nr.1 Sabalenka do të përballet me rivalen Svitolina ndërsa Pegula do luajë ndaj Rybakina-s.
Gjysëmfinalet e femrave do të zhvillohen të enjten ndërsa ato të meshkujve të premten për t’iu lënë vendin Finaleve të shtunën (femra) dhe të dielën (meshkuj).