Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Asani çon Esteghlal mes 16 më të mirëve në ‘Champions League 2’ (Video)

Nga Gazeta Si – Mëngjërashi kuqezi vazhdon të përcaktojë fatin e Esteghlal në futbollin aziatik.

Vendi i 4 në “Persian Gulf Pro League” dhe 6 gola nga Jasir Asani shoqërohen me ecurinë pozitive në Champions League 2.

Një mbrëmje më parë, Esteghlal fitoi 0-3 në transfertë ndaj Al Muharraq në Champions League 2.

Jasir Asani shënoi golin e 3 duke siguruar fitoren që e ngjiti skuadrën në kuotën e 8 pikëve në grupin A.

Rezultat që mjaftoi për kualifikimin në raundin e 16 më të mirëve ku Jasir Asani do të provojë të rrisë numrin e golave në kompeticion.

Aktualisht ai ka shënuar dy gola në 6 ndeshjet e fazës së grupeve.

The post Asani çon Esteghlal mes 16 më të mirëve në ‘Champions League 2’ (Video) appeared first on Gazeta Si.

Fituesit dhe humbësit e vitit 2025 në F1

Nga Gazeta Si – Kush u mbulua me lavdi dhe kush pati një sezon për t’u harruar?

Tani që viti 2025 në Formula 1, është pjesë e historisë, kthejmë vështrimin pas për të përzgjedhur fituesit dhe humbësit e sezonit.

Ndërsa pluhuri ulet pas një sezoni spektakolar, analizojmë fushatën dhe përzgjedhim protagonistët kryesorë të vitit 2025…

  • Fituesit:

Lando Norris
Lando Norris realizoi ëndrrën e tij në Abu Dhabi, duke i bërë ballë një Max Verstappen-i të rikthyer dhe konkurencës nga shoku i skuadrës te McLaren, Oscar Piastri, për t’u shpallur Kampioni i 35-të i Botës në Formula 1. Ai fitoi 7 “Grand Prix” dhe siguroi 7 “pole position”, 18 podiume dhe 6 xhiro më të shpejta, duke e mbyllur sezonin 2 pikë përpara Verstappen.

McLaren
Është një gjë të fitosh Kampionatin e Konstruktorëve, një tjetër ta mbrosh atë – dhe diçka krejt tjetër të menaxhosh me sukses 2 pilotë që luftojnë mes tyre për titullin – por pikërisht këtë arriti të bëjë McLaren në vitin 2025. Norris i dha gjithashtu McLaren-it titullin e parë të Kampionit të Pilotëve që nga viti 2008, kur Lewis Hamilton fitoi titullin e tij të parë në Formula 1.

Max Verstappen
Verstappen dështoi në misionin e tij përfundimtar për të fituar një titull Botëror të 5 radhazi, por rikthimi i tij spektakolar në fund të sezonit do të mbetet legjendar. Piloti i Red Bull ishte 104 pikë pas në përfundim të Zandvoort-it, por më pas zhvilloi një seri të jashtëzakonshme me 6 fitore në 9 “Grand Prix”, si dhe u ngjit 3 herë në podiume të tjera, duke e mbyllur sezonin vetëm 2 pikë larg titullit.

Williams
Ky ishte një sezon i jashtëzakonshëm për Williams, ku Alex Albon dhe Carlos Sainz shfrytëzuan maksimalisht një makinë konkurruese që funksionoi shkëlqyeshëm që prej fillimit, duke siguruar vendin e 5 dhe vlerësimin si skuadra më e mirë e mesit të tabelës.

Debutuesit
Grupi i debutuesve të vitit 2025 ka arsye të jetë i kënaqur me atë që arriti këtë sezon.

– Kimi Antonelli (Mercedes) ishte performuesi më i mire. Italiani siguroi 3 podiume dhe e mbylli sezonin në formë më të mirë.

– Isack Hadjar (Racing Bulls) arriti gjithashtu 1 podium me një paraqitje të shkëlqyer në Holandë, ndërsa performanca e tij e përgjithshme gjatë sezonit ishte bindëse për t’i siguruar promovimin në ekipin zyrtar të Red Bull.

– Ollie Bearman pati një periudhë shumë të mirë në fazën përfundimtare të vitit, e cila përfshiu një vend të 4 në Meksikë, në mes të një serie prej pesë garash radhazi në zonën e pikëve, duke grumbulluar më shumë pikë se shoku i skuadrës te Haas, Esteban Ocon.

– Ndërkohë, Gabriel Bortoleto fitoi pikë në 5 raste dhe arriti të mposhtte shokun e skuadrës te Sauber, Nico Hülkenberg, i njohur për shpejtësinë e tij në një xhiro të vetme, në përballjet kualifikuese.

  • Humbësit:

Oscar Piastri
Piastri ishte favorit absolut për të fituar titullin e parë Kampion Bote, përpara pushimeve verore – dhe i forcoi edhe më shumë kredencialet e tij me një fitore të shkëlqyer pas rifillimit të sezonit në Zandvoort, duke e rritur avantazhin e në 34 pikë. Mirëpo australiani u aksidentua dy herë gjatë fundjavës së Çmimit të Madh të Azerbajxhanit, çka shkaktoi një seri të zymtë prej 6 garash, e cila e nxori nga gara për titullin.

Alpine
Ky ishte një sezon zhgënjyes për Alpine, që mori pikë vetëm në 5 Grand Prix, duke u renditur e fundit në Kampionatin e Konstruktorëve. E thënë ndryshe, 4 vende më poshtë krahasuar me sezonin e kaluar, ndërsa totali prej 22 pikësh ishte 48 më pak se Sauber, skuadra e rradhës në renditje.

Ferrari
Ferrari kishte pritshmëri të larta për këtë sezon, pasi kishte dueluar me McLaren deri në garën e fundit të 2024 në luftën për Kampionatin Botëror të konstruktorëve. Megjithatë te “Scuderia” përjetuan një vit të dhimbshëm, pa asnjë fitore dhe pa asnjë podium për 7 herë kampionin e Botës, Lewis Hamilton, çka rriti ndjeshëm presionin mbi drejtuesin e ekipit, Fred Vasseur. Charles Leclerc siguroi 7 podiume me një makinë që në fund rezultoi u rendit në vendin e 4 në Kampionatin e Konstruktorëve – një fashë ngushëlluese drite në një fushatë zhgënjyese.

Aston Martin
Ky ishte një sezon sfidues për Aston Martin, që nuk arriti më lart se vendi i pestë, ndërsa rivalët Williams, Racing Bulls dhe Sauber, përjetuan shijen e shampanjës në podium.

Red Bull
Edhe te Red Bull kishin pritshmëri të larta për të rikthyer titullin Botëror këtë vit, por rezultoi të jetë sezoni i tyre më i vështirë në periudhën e fundit, pasi I humbën të dy titujt dhe gjithashtu pane largimin e Christian Horner.

The post Fituesit dhe humbësit e vitit 2025 në F1 appeared first on Gazeta Si.

Skuadrat pa humbje në 10 kampionatet kryesore

Nga Gazeta Si – Kur të gjithë bëhen gati të festojnë Krishtlindjen dhe fundin e vitit 2025, vetëm 5 skuadra nuk kanë ende asnjë humbje këtë sezon.

Bayern kryeson në Bundesliga pas 15 javëve, ku kampionët në fuqi kanë 13 fitore dhe 2 barazime.

Porto kryeson në Liga Portugal pas 15 javëve ku rregjistron 14 fitore dhe 1 barazim.

Edhe Benfica që e ndjek, nuk ka asnjë humbje – por 10 fitore e 5 barazime.

Në Turqi janë zhvilluar 17 javë dhe Fenerbahce e vendit të dytë rregjistron 11 fitore dhe 6 barazime.

E fundit skuadër pa humbje vjen nga Chance Liga në Republikën Çeke.

Slavia Prague fitoi 13 dhe barazoi 6 ndeshje në raundet e zhvilluar.

The post Skuadrat pa humbje në 10 kampionatet kryesore appeared first on Gazeta Si.

Rusia kërkon kokën e Kasparov – mandat arresti për Legjendën e shahut

Nga Gazeta Si – Ish-kampioni i Botërs në shah, Garry Kasparov, është objekt i një urdhër-arresti të lëshuar nga Rusia për “justifikim të terrorizmit”.

Figurë historike e shahut ende shumë i respektuar, Kasparov është një kundërshtar i ashpër i Vladimir Putin dhe për të ka pasur edhe më parë urdhër-arresti.

Sipas agjencisë ruse TASS, që prej së hënës, Garry Kasparov akuzohet në mungesë për “thirrje publike dhe justifikim të terrorizmit”.

Anatoly Karpov vs. Garry Kasparov

Kasparov reagoi për këtë urdhër-arresti në platformën X: “Përsëri?

Figurë që kontribuoi në popullarizimin e shahut në shekullin XX, 62 vjeçari Kasparov (i lindur në Azerbajxhan gjatë periudhës sovjetike dhe sot me shtetësi kroate) është një kundërshtar i deklaruar i presidentit rus Vladimir Putin.

I konsideruar si “agjent i huaj” nga Moska që prej Majit 2022, ai është regjistruar në listën e terroristëve dhe ekstremistëve për shkak të aktivitetit të tij politik.

Ai kundërshton veçanërisht luftën në Ukrainë dhe është president i organizatës joqeveritare “Human Rights Foundation”, e cila mbron të drejtat e njeriut.

The post Rusia kërkon kokën e Kasparov – mandat arresti për Legjendën e shahut appeared first on Gazeta Si.

Sfida e Brajan Gruda-s pas dëmtimeve

Nga Gazeta Si – Futbollisti me origjinë shqiptare (nga Shkodra), Brajan Gruda është vënë përballë sfidës që të tregojë më shumë nga cilësitë e tij pas rekuperimit nga dëmtimet.

Mesfushori i Gjermanisë U21 ka nisur si titullar dy ndeshjet e fundit të Albion-it dhe ka treguar herë pas here momente magjie.

Ai u përfshi në një rast të pastër për Diego Gomez ndaj Liverpool-it dhe më pas ishte shumë pranë shënimit pas një veprimi të zgjuar.

Në vazhdim pasuan kontribute të rëndësishme në aksione që përfunduan me goditje nga Yasin Ayari kundër Sunderland-it.

Megjithatë, intervalet mes këtyre momenteve tërheqëse kanë qenë shumë të gjata.

Ai shpreson të ketë një tjetër mundësi, ndërsa Albion do të zhvillojë dy transferta të shpejta në Londër pas Krishtlindjeve, ndaj Arsenal-it dhe West Ham-it.

The post Sfida e Brajan Gruda-s pas dëmtimeve appeared first on Gazeta Si.

Skuadrat që kryesuan në Krishtlindje dhe fituan titullin në Premier League

Nga Gazeta Si – Momenti i parë vërtet i rëndësishëm në garën e gjatë dhe të ndërlikuar për titullin e Premier League zakonisht është se kush kryeson renditjen në Krishtlindje.

“Topçinjtë” e Arsenal janë aktualisht dy pikë përpara. Skuadra e Pep Guardiola-s ka gjithashtu një golavarazh më të mirë.

Por sa e rëndësishme është realisht të jesh në krye në Krishtlindje?

Në 33 sezonet e fundit, vetëm 17 nga skuadrat që kanë qenë në krye në Krishtlindje kanë arritur ta fitojnë titullin në Maj.

Në sezonin e parë të Premier League, Norwich City kryesonte renditjen më 25 Dhjetor me 39 pikë, por “Canaries” ranë në fund të sezonit dhe përfunduan të tretët, ndërsa Manchester United fitoi titullin.

Një vit më vonë, “Djajtë e Kuq” ishin vetë në krye në Krishtlindje me 52 pikë dhe arritën ta mbronin titullin.

Skuadrat që kryesuan Premier League në Krishtlindje

Në sezonin 1994/95, Blackburn Rovers kryesoi në Krishtlindje me 43 pikë dhe me shumë vështirësi ia doli ta mbante pas Manchester United, duke e fituar titullin me vetëm një pikë diferencë.

Sezonin pasues, Liverpool kryesoi në Krishtlindje, por përfundoi i katërti. Në edicionin 1997/98, Manchester United ishte i pari në Krishtlindje, por Arsenali i Arsène Wenger-it e ndoqi dhe e fitoi titullin.

Kryesuesit më të dobët ndonjëherë në Krishtlindje u regjistruan në sezonin 1998/99: Aston Villa ishte në krye në fund të Dhjetorit, por sezonin e mbylli vetëm në vendin e gjashtë.

Në 1999/00, Leeds United kryesuesi 5-të rradhazi në Krishtlindje që nuk fitonte titullin, duke përfunduar i dyti pas Manchester United.

Sezonin tjetër, skuadra e Sir Alex Ferguson kryesoi më 25 Dhjetor dhe fitoi titullin.

Newcastle kryesoi në 2001/02, por përfundoi i katërti, ndërsa Arsenal ishte i pari në 2002/03, por humbi titullin ndaj Manchester United.

Hakmarrja erdhi sezonin pasues, kur United kryesoi në Krishtlindje, por Arsenali i pathyeshëm fitoi titullin në Maj.

Klasifikimi përfundimtar i kryesuesve në Krishtlindje

Chelsea kryesoi si në Krishtlindje ashtu edhe në fund të sezonit në 2004/05 dhe 2005/06 nën drejtimin e José Mourinhos, ndërsa Arsenal ishte në krye në sezonin pasues, por përfundoi i treti.

Liverpool kryesoi në Krishtlindje në 2008/09, por u rendit i dyti pas Manchester United.

Nga 17 sezonet e para të Premier League, vetëm 6-të skuadra që kryesuan në Krishtlindje e fituan titullin.

Më pas, situata ndryshoi disi. Chelsea (2009/10), Manchester United (2010/11) dhe Manchester City (2011/12) kryesuan si në Krishtlindje ashtu edhe në fund të sezonit, edhe pse City pati nevojë për magjinë e Sergio Agüeros në ditën e fundit për ta fituar titullin e parë në histori.

Në sezonin e fundit të Ferguson-it (2012/13), United kryesoi në Krishtlindje dhe në Maj.

Liverpool kryesoi në Krishtlindje në 2013/14, por Steven Gerrard dhe shokët e tij e humbën titullin ndaj Manchester City.

Klasifikimi përfundimtar i kryesuesve në Krishtlindje

Më pas, për 4 sezone radhazi, kryesuesit e Krishtlindjes e fituan kampionatin: Chelsea (2014/15), Leicester (2015/16), Chelsea sërish (2016/17) dhe Manchester City (2017/18), që kishte plot 55 pikë në Krishtlindje.

Liverpool ishte në krye në Krishtlindje në 2018/19, por pavarësisht se e mbylli sezonin me 97 pikë, humbi titullin ndaj Manchester City.

Të kuqtë e korrigjuan këtë sezonin pasues, duke kryesuar nga Krishtlindja deri në fund të sezonit 2019/20 të ndërprerë nga Covid-19.

Liverpool ishte sërish në krye në Krishtlindje sezonin pasues, por përfundoi i treti.

Arsenal kryesoi në 2022/23, por u shemb në fund, duke lejuar Manchester City të mbante titullin.

E njëjta gjë ndodhi edhe sezonin pasues. Sezonin e kaluar, Liverpool i drejtuar nga Arne Slot kryesoi nga Krishtlindja deri në Maj dhe fitoi titullin kampion.

The post Skuadrat që kryesuan në Krishtlindje dhe fituan titullin në Premier League appeared first on Gazeta Si.

Skuadrat më të shtrenjta në Botë sipas ‘Forbes’

Nga Gazeta Si – Dallas Cowboys ruajti statusin si skuadra më e shtrenjtë në Botë sipas “Forbes”.

Cowboys kryesojnë renditjen që nga viti 2016, kur parakaluan spanjollët e Real Madrid, dhe u vlerësuan 13 miliardë dollarë (9.7 miliardë paund) – një rritje prej 29% krahasuar me vitin e kaluar.

Skuadra e “NBA”, Golden State Warriors u rendit e dyta me një vlerësim prej 11 miliardë dollarësh (8.2 miliardë paund)

Ajo ndiqet nga dy skuadra të “NFL”, Los Angeles Rams (10.5 miliardë dollarë/ 7.8 miliardë paund) dhe New York Giants (10.1 miliardë dollarë/ 7.5 miliardë paund).

Një tjetër skuadër e “NBA”, Los Angeles Lakers (10 miliardë dollarë/ 7.5 miliardë paund), plotëson pesëshen e parë.

Vetëm 4 klube futbolli – Real Madrid, Manchester United, Barcelona dhe Liverpool – figurojnë në listën e fundit të 50 skuadrave më të shtrenjta, pasi Manchester City, Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain dolën nga klasifikimi i vitit 2024.

Manchester United vlerësohet 6.6 miliardë dollarë (4.9 miliardë paund), duke u renditur në vendin e 24-të, bashkë me Tampa Bay Buccaneers të NFL.

Rivali i tyre në Premier League, Liverpool, ra nga vendi i 27-të në vitin 2024 në vendin e 48-të, me një vlerësim prej 5.4 miliardë dollarësh (4 miliardë paund).

Gjigandi i La Liga-s, Real Madrid (6.75 miliardë dollarë/ 5 miliardë paund), u rendit në vendin e 20-të, ndërsa kampionia aktuale e Spanjës, Barcelona (5.65 miliardë dollarë/ 4.2 miliardë paund), u rendit e 42-ta.

30 nga 32 skuadra të NFL janë ndër 50 më të shtrenjtat, të ndjekura nga 12 simotra të NBA dhe dy ekipe vijnë nga “Major League Baseball”, Formula 1, La Liga dhe Premier League.

New York Yankees (8.2 miliardë dollarë/ 6.1 miliardë paund) renditet në vendin e 10-të si më e shtrenjta nga “MLB”.

Ferrari nga Formula 1 (6.5 miliardë dollarë/ 4.9 miliardë paund) është në vendin e 26-të dhe Mercedes (6 miliardë dollarë/ 4.5 miliardë paund) në vendin e 34-të.

Sipas “Forbes”, 50 skuadrat vlejnë më shumë se 353 miliardë dollarë (264 miliardë paund), një rritje prej 22% krahasuar me vitin 2024 dhe më shumë se dyfish krahasuar me 4 vite më parë.

Rritje që i atribuohet të ardhurave të shtuara ndjeshëm nga e drejta televizive.

  • 10 skuadrat më të shtrenjta për vitin 2025

1.Dallas Cowboys, NFL: $13mld (£9.7 mld)
2.Golden State Warriors, NBA: $11 mld (£8.2 mld)
3.Los Angeles Rams, NFL: $10.5 mld (£7.8 mld)
4.New York Giants, NFL: $10.1 mld (£7.5 mld)
5.Los Angeles Lakers, NBA: $10 mld (£7.5 mld)
6.New York Knicks, NBA: $9.75 mld (£7.3 mld)
7.New England Patriots, NFL: $9 mld (£6.7 mld)
8.San Francisco 49ers, NFL: $8.6 mld (£6.4 mld)
9.Philadelphia Eagles, NFL: $8.3 mld (£6.2 mld)
10.Chicago Bears, NFL & New York Yankees, MLB: $8.2 mld (£6.1 mld)

The post Skuadrat më të shtrenjta në Botë sipas ‘Forbes’ appeared first on Gazeta Si.

Neres e çon Superkupën në Napoli

Nga Gazeta Si – Napoli fitoi Superkupën e Italisë, për herë të 3-të në historinë klubit, e para nën drejtimin e Antonio Conte-s.

Në Finalen e zhvilluar në Riad, “azzurrët” mposhtën 2-0 Bologna-n e drejtuar nga Vincenzo Italiano falë një mbrëmjeje magjike të brazilianit David Neres Campos.

Ai zhbllokoi ndeshjen në minutën e 39-të me një goditje të saktë me të majtën në trekëndësh.

Identikisht në të njëjtën minutë që ai shënoi edhe në ½ finalen e fituar ndaj Milan.

Ndërsa në fillimin e pjesës së dytë u tregua i vëmendshëm duke interceptuar pasimin e Ravaglia-s për Lucumí-n, për të realizuar dygolëshin personal me një goditje plot finesë mbi portierin.

Firma mbi Superkupën mban emrin e tij por Napoli mundi të festojë në qiellin saudit fitimin e trofeut të tretë sepse në fushë praktikisht nuk pati rivalitet.

Shkëputjet në thellësi të Hojlund-it, duelet me mbrojtjen e Bologna-s, si edhe lojërat e Neres-it dhe McTominay-t, konsakruan një paraqitje shumë të mirë të Napolit të Conte-s.

  • Fituesit e Superkupës në Itali

9 – Juventus
8 – Milan, Inter
5 – Lazio
3 – NAPOLI
2 – Roma
1 – Sampdoria, Parma, Fiorentina

The post Neres e çon Superkupën në Napoli appeared first on Gazeta Si.

Napoli vs. Bologna, shifrat e Superkupës

Nga Gazeta Si – Finale e paprecedentë në stadiumin “Al Awwal” në Riad: Napoli dhe Bologna synojnë të kthehen në shtëpi me trofeun e Superkupës.

Gjithçka është gati për edicionin e 38-të të Finales së “EA SPORTS FC Supercup”, e 15-ta që luhet jashtë kufijve kombëtarë dhe e 6-ta në Arabinë Saudite.

Do të përballen Kampionët në fuqi të Italisë me fituesit e Kupës, ashtu siç ka ndodhur nga viti 1988 deri në 2022, edhe pse në edicionet 1995, 2000, 2006, 2010 përfshirë nga 2015 deri në 2018, Finalja u luajt nga finalistja e Kupës për shkak të “dopietës” së kampionëve.

Pas Inter-it dhe Milan-it, që triumfuan në dy edicionet e fundit – të parat me formatin “final four” – sonte njëra mes Napoli-t dhe Bologna-s do të ketë mundësinë të shkruajë emrin e saj në historinë e këtij kompeticioni.

Deri tani, Kampionët e Italisë e kanë fituar trofeun në 65% të rasteve (24 nga 37), ndërsa fituesit e Kupës së Italisë kanë triumfuar 10 herë.

Vitin e kaluar, për herë të parë, fitoi skuadra e renditur e dyta në kampionatin e sezonit të mëparshëm.

Në 5 raste, (hera e fundit në vitin 2016 kur Milani mposhti Juventusin), fituesi i Superkupës u përcaktua vetëm pas goditjeve të penalltive.

Nëse për Bologna-n kjo është paraqitja e parë absolute në këtë kompeticion dhe në Finale, Napoli merr pjesë për herë të 6-të dhe luan Finalen e tij të 6-të: 2 fitore, në edicionet 1990 dhe 2014, të dyja kundër Juventusit.

Triumfi i parë erdhi pas një fitoreje bindëse 5-1 në “San Paolo-n” e atëhershëm, me Maradonën në fushë, ndërsa i fundit më 22 Dhjetor 2014, pas penalltive, me gabimin vendimtar të Pereyra-s, sepse ndeshja përfundoi 2-2 pas kohës shtesë, me dygolëshat e Tevez dhe Higuaín.

Bilanci i Napoli-t në Superkupë është: 3 fitore, 1 barazim dhe 3 humbje në 7 ndeshje të luajtura, me 14 gola të shënuar dhe 10 të pësuar.

Golashënuesit më të mirë të Napoli-t në Superkupë janë Careca, Higuaín, Silenzi dhe Zerbin, secili me nga 2 gola, madje dygolësha.

Paulo Dybala dhe Lautaro Martínez kryesojnë listën e golashënuesve të histories me 4 gola, të ndjekur nga Samuel Eto’o, Alessandro Del Piero, Carlos Tevez dhe Andrij Shevchenko me nga 3.

Mes trajnerëve, Simone Inzaghi kryeson renditjen e më të suksesshmëve me 5 fitore, përpara Fabio Capello-s dhe Marcello Lippi-t me nga 4. Me 3 fitore ndjek Max Allegri, i cili mund të barazohet nga Antonio Conte në rast triumfi.

  • Formacionet e mundshme:

Napoli: Milinkovic-Savic; Beukema, Rrahmani, Buongiorno; Di Lorenzo, Lobotka, McTominay, Spinazzola; Lang, Neres; Hojlund

Bologna: Ravaglia; Holm, Lucumi, Heggem, Miranda; Moro, Ferguson; Orsolini, Odgaard, Cambiaghi; Castro

The post Napoli vs. Bologna, shifrat e Superkupës appeared first on Gazeta Si.

Trabzonspor kërkon edhe Rashicën nga Beşiktaş

Nga Gazeta Si – Pas rilindjes së Ernest Muçit te Trabzonspor, klubi synon ta ribashkojë me sulmuesin e krahut nga Beşiktaş, 29-vjeçarin Milot Rashica. Ja detajet…

Trabzonspor që është futur në garën për titull falë performancës së suksesshme nën drejtimin e trajnerit Fatih Tekke, përshpejton përpjekjet për merkaton e Janarit.

Pas dëmtimit që mbylli sezonin për Edin Visca, ka filluar kërkimi për një sulmues krahu në të djathtë.

Kandidat i pëlqyer për Trabzonspor është 29-vjeçari i Beşiktaş, Milot Rashica. Futbollisti dardan nuk po kalon një sezon pozitiv dhe nuk ka minuta te Beşiktaş.

Performanca e Ernest Muçit te Trabzonspor mund të shërbejë si referencë për lojtarin e Kombëtares së Kosovës.

Rashica u transferua te Beşiktaş nga Norwich City në sezonin 2023/24 për një shumë prej 5.25 milionë eurosh.

Aktualisht ai ka luajtur në 13 ndeshje duke shënuar 1 gol e dhënë 2 asist në Süper Lig.

The post Trabzonspor kërkon edhe Rashicën nga Beşiktaş appeared first on Gazeta Si.

BBC shpalli më të mirët për vitin 2025

Nga Gazeta Si – Golfisti Rory McIlroy u shpall “Personaliteti Sportiv i Vitit” sipas BBC për vitin 2025.

Ai siguroi Grand Slam-in e karrierës dhe luajti një rol të rëndësishëm në fitoren e Evropës në “Ryder Cup”.

36-vjeçari nga Irlanda e Veriut, në Prill fitoi Masters-in në “Augusta National”, duke kompletuar fitimin e të 4 turneve madhorë.

Ai u bë sportisti i 6-të mashkull dhe evropiani i parë që arriti këtë sukses, duke iu bashkuar amerikanëve Gene Sarazen, Ben Hogan, Jack Nicklaus dhe Tiger Woods, si dhe afrikano-jugorit Gary Player, në realizimin e kësaj arritjeje historike.

Pasi triumfit në “US Open”, “The Open” dhe “US PGA Championship” deri në vitin 2014, McIlroy u detyrua të priste edhe 11 vite të tjera për ta bërë realitet “ëndrrën e tij”.

Ai pati një rol vendimtar në fitoren e parë të Evropës në “Ryder Cup” në Shtetet e Bashkuara që nga viti 2012, duke kontribuar me tre pikë e gjysmë.

Regbistja angleze Ellie Kildunne u rendit e 2-ta, ndërsa piloti i Formula 1, Lando Norris, u rendit i 3-ti.

  • Personaliteti Sportiv i Vitit – Rory McIlroy
  • Personaliteti i Ri Sportiv i Vitit – Michelle Agyemang
  • Skuadra e Vitit – Europa në “Ryder Cup”
  • Trainerja e Vitit – Sarina Wiegman
  • Ylli Botëror i Sportit – Armand Duplantis
  • Çmimi për Arritjet në Karrierë – Thierry Henry

The post BBC shpalli më të mirët për vitin 2025 appeared first on Gazeta Si.

Bayern fiton, Harry Kane vendos rekord

Nga Gazeta Si – Me golin e shënuar në fund të ndeshjes ndaj Heidenheim në raundin e 15-të, Harry Kane kontribuoi për golin e 100-të në Bundesliga në vetëm 78-të ndeshje me fanellën e Bayern Munich.

Goli i Kane në minutën e dytë të kohës shtesë kompletoi fitoren 4-0 të Bayern ndaj Heidenheim dhe do të thotë se tani ai ka 81 gola dhe 19 asist në elitën e futbollit gjerman.

Për të kuptuar sa impresionuese është kjo arritje, Kane e realizoi atë me 35 ndeshje më pak se mbajtësi i rekordit, sulmuesi holandez Roy Makaay.

“Jam jashtëzakonisht krenar” tha Kane për bundesliga.com në fund të ndeshjes.

“Mendoj se është krejtësisht për shkak të përkushtimit që kam treguar çdo ditë, për punën që kam bërë, dhe gjithashtu për shokët e skuadrës dhe stafin teknik që vazhdojnë të më përmirësojnë. Nuk fokusohem shumë tek këto gjëra, por kur ndodhin, mezi pres të arrij rekordin tjetër. Pra, le të shohim sa shpejt mund të arrijmë 100-en tjetër” – përfundoi anglo-bavarezi.

Bayern do të kthehet në fushë pas pushimeve dimërore në raundin e 16-të në Bundesliga, ndaj Wolfsburg, më 11 Janar në “Allianz Arena”.

The post Bayern fiton, Harry Kane vendos rekord appeared first on Gazeta Si.

Formula 1 – Kështu do të jetë makina e re (Galeri)

Nga Gazeta Si – Pamje e re, teknologji e re, rregulla të reja – F1 zbulon makinën e vitit 2026

Një rishikim i plotë i rregullave teknike të Formula 1 vjen me sezonin 2026, duke paralajmëruar një Epokë të re për sportin, e cila do të shfaqë garimin dhe inovacionin e Botës reale si kurrë më parë.

Skuadrat kanë shpenzuar vitet e fundit duke u përgatitur për këto ndryshime të mëdha në rregullore, ku konstruktorët ekzistues si Ferrari dhe Mercedes do të përballen me sfida të reja nga Red Bull Powertrains (në bashkëpunim me Ford), Audi dhe Honda.

Me ndryshimet e gjera që po bëhen në njësitë e fuqisë, dizajnin aerodinamik dhe elementët e sigurisë, është më e vështirë se kurrë të parashikohet renditja përpara se skuadrat të debutojnë në testet pragsezonale të vitit 2026.

Makinat do të jenë më të ngushta dhe më të lehta, ndërsa sporti do t’i thotë lamtumirë tuneleve të gjatë të “ground-effect” si edhe DRS (Drag Reduction System).

Duke hapur më shumë mundësi për rregullime teknike dhe duke e bërë më të lehtë ndjekjen e makinave rivale, rregullat e reja u japin si skuadrave ashtu edhe pilotëve shumë elementë për t’u fokusuar gjatë pushimeve dimërore dhe më tej.

The post Formula 1 – Kështu do të jetë makina e re (Galeri) appeared first on Gazeta Si.

Kush do ta zbresë Bregun e Fildishtë nga froni?

Nga Gazeta Si – Kupa e Kombeve të Afrikës nis sot në Marok dhe objektiv i skuadrave pjesëmarrëse është të rrëzojnë nga froni Bregun e Fildishtë.

Ndërsa Premier League vazhdon normalisht gjatë periudhës festive, shumë kampionate të tjera – përfshirë Ligue 1, La Liga dhe Bundesligën – fillojnë pushimet dimërore.

Megjithatë, tifozët do të kenë një tjetër festë futbolli në javët në vijim, pasi Kupa e Kombeve të Afrikës (AFCON) do të zhvillohet nga 21 Dhjetori deri më 18 Janar 2026.

Bregu i Fildishtë është kampioni në fuqi, pas golit që Sébastien Haller shënoi në fitoren e “Elefantëve”, 2-1 ndaj Nigerisë në Finalen e vitit 2023.

Por ata do të përballen me konkurrencë të fortë, veçanërisht nga Maroku organizator, i cili arriti ½ finalet e Kupës së Botës 2022, por nuk ka shkuar aq larg në “AFCON” që nga viti 2004.

Përpara ndeshjes hapëse të turneut mes Marokut dhe Komoros, ja si e parashikon “AFCON 2025”, superkompjuteri i Opta-s:

The post Kush do ta zbresë Bregun e Fildishtë nga froni? appeared first on Gazeta Si.

Haaland dhe Mbappe arrijnë CR7

Nga Gazeta Si – Dy rekorde të Cristiano Ronaldo-s janë barazuar dhe thyer sot, përkatësisht në Premier League (me fanellën e Man Utd) dhe La Liga me fanellën e Real Madrid.

Në fitoren e Man City-t, 3-0 ndaj West Ham, norvegjezi Erling Haaland shënoi në 5′ dhe 69′ duke arritur shifrën e 104 golave, 1 më shumë se portugezi CR7 shënoi me fanellën e rivalëve ndërqytetas të Man Utd.

Diferencën këtu e bën edhe numri i ndeshjeve në cilat Ronaldo i shënoi 103 golat në ishull (236) ndërsa Haaland e bëri diçka të tillë në vetëm 114 ndeshje.

Në mbrëmje ishte Kylian Mbappe që shënoi golin e dytë në fitoren 2-0 të Real Madrid ndaj Sevilla-s.

Mjaftueshëm për shifrën 59, e barabartë me numrin e golave në një vit kalendarik që Ronaldo shënoi me fanellën e merengues.

Rekord që tashmë e barazoi francezi Mbappe.

The post Haaland dhe Mbappe arrijnë CR7 appeared first on Gazeta Si.

Broja thyen akullin dhe hap llogarinë për Burnley-n (Video)

Nga Gazeta Si – Lajm i mirë për futbollin shqiptar, Armando Broja shënoi golin e parë me fanellën e Burnley-t në Premier League.

Një dëmtim i rëndë, pothuajse 2 sezone, 3 skuadra dhe 28 ndeshje kaluan që prej golit të fundit që Broja kishte shënuar në kampionat.

Golin e parë me fanellën e Burnley-t që shpenzoi 23 milionë euro për ta marrë nga “Bridge”, Broja e kishte shënuar në Kupën e Ligës ndaj Leeds.

Ndërsa sot barazoi në transfertën ndaj Bournemouth në fundin e kohës së rregullt.

The post Broja thyen akullin dhe hap llogarinë për Burnley-n (Video) appeared first on Gazeta Si.

Në Torino luhet për zonën ‘Champions’

Nga Gazeta Si – Dy skuadra që synojnë një vend në katërshen e parë do të përballen të sot në mbrëmje në Torino.

Pas një fitoreje motivuese në Europë, Juventus doli triumfues edhe në ndeshjen e fundit në kampionat, duke i shkaktuar Bologna-s një humbje të rrallë në “Stadio Dall’Ara”.

Juan Cabal, ishte surpriza e madhe e ndeshjes, duke shënuar golin e vetëm të një takimi të ekuilibruar, vetëm pak minuta pasi hyri nga stoli.

Me dy fitore në tre ndeshjet e fundit– po aq sa në 9 takimet e mëparshme – Juventus duket se po e lë pas një fillim të vështirë sezonal dhe aktualisht renditet i 5 në Serie A.

Spalletti, i cili do të përballet me një nga ish-skuadrat e tij – dy javë pasi humbi ndaj një tjetër “dashurie të vjetër” në Napoli – mund të reflektojë edhe mbi rekordin dominues të Juventus-it në shtëpi kundër Romës.

Jo vetëm që bardhezinjtë kanë fituar 11 nga 14 përballjet e fundit në Torino, por kanë ruajtur portën e paprekur në 10 prej tyre.

Në shtëpi apo transfertë, Roma ka fituar vetëm 1 nga 10 ndeshjet e fundit të Serie A kundër Juventus-it – ndërsa ka barazuar në 3 përballjet e fundit rradhazi.

Verdhekuqtë mund të kenë rënë në vendin e 4, por janë vetëm 3 pikë larg Inter që këtë javë mungon në kampionat për shkak të Superkupës së Italisë.

Si pasojë, një fitore ndaj Juventus do ta ngjiste skuadrën e Gian Piero Gasperinit në vendin e 2, mbi Napoli-n dhe Milan-in.

Ka arsye reale për optimizëm pasi me 8 gola të pësuar, Roma ka mbrojtjen më të fortë në Serie A, ndërsa rekordi i saj në transfertë këtë vit kalendarik është thjesht i shkëlqyer: 12 fitore në 17 ndeshje.

  • Formacionet e mundshme

Juventus: Di Gregorio; Kalulu, Bremer, Kelly; McKennie, Locatelli, Thuram, Cambiaso; Conceicao, Yildiz; Openda

Roma: Svilar; Celik, Mancini, Hermoso; Wesley, Kone, Cristante, Rensch; Soule, Pellegrini; Ferguson

The post Në Torino luhet për zonën ‘Champions’ appeared first on Gazeta Si.

Gjigandët në krizë zbresin në ‘Tottenham Hotspur Stadium’

Nga Gazeta Si – Kampionët në fuqi vizitojnë “gjelat” e Londrës në një sfidë që vë përballë skuadra në krizë të plotë, sa ju përket objektivave sezonalë.

Më poshtë sjellim disa nga faktet kryesore për atë se si vijnë Tottenham dhe Liverpool në këtë përballje:

  • Statistikat kryesore

– Liverpool është favorit me 42.3% të mundësive për të fituar, ndaj 32.3% për Tottenham.

– Tottenham ka fituar vetëm dy herë në 25 përballjet e fundit në Premier League kundër Liverpool.

– Sulmuesi i Spurs, Richarlison, është përfshirë në më shumë gola në Premier League kundër “Reds”, sesa kundër çdo ekipi tjetër.

  • Tottenham vs. Liverpool, ballë përballë

– Nuk ka shumë sfida mes klubeve të mëdha në kampionatet kryesore që kanë qenë kaq të dominuara në vitet e fundit sa kjo.

– Tottenham ka fituar vetëm 2 nga 25 ndeshjet e fundit në Premier League kundër Liverpool (17 humbje), duke fituar në shtëpi në Tetor 2017 (4-1) dhe Shtator 2023 (2-1).

– Fitorja e fundit erdhi pas një goli të Luis Díaz që u anulua gabimisht, kartonëve të kuq për Curtis Jones dhe Diogo Jota, si dhe një autogoli vendimtar në minutat shtesë nga Joel Matip.

– Në 2 përballjet e tyre në Premier League sezonin e kaluar, Liverpool shënoi 11 gola dhe realizoi 49 goditje, duke fituar 6-3 dhe 5-1 ndaj një mbrojtjeje të brishtë të Tottenhamit.

  • Formacionet e mundshme

Tottenham Hotspur: Guglielmo Vicario, Pedro Porro, Cristian Romero, Micky van de Ven, Djed Spence, Rodrigo Bentancur, Archie Gray, Mohammed Kudus, Xavi Simons, Randal Kolo Muani, Richarlison.
Trainer: Thomas Frank

Liverpool: Alisson Becker, Conor Bradley, Ibrahima Konaté, Virgil van Dijk, Milos Kerkez, Ryan Gravenberch, Curtis Jones, Alexis Mac Allister, Federico Chiesa, Florian Wirtz, Hugo Ekitiké.
Trainer: Arne Slot

The post Gjigandët në krizë zbresin në ‘Tottenham Hotspur Stadium’ appeared first on Gazeta Si.

‘Aspirinat’ udhëtojnë drejt Leipzig’ut, atje ku golat nuk mungojnë

Nga Gazeta Si – Është pothuajse e pamundur të ndash dy skuadra që vazhdojnë të ndezin emocionet në Bundesligë këtë sezon, por çfarë mund të na tregojnë detajet para ndeshjes për atë se kush do të dalë fitues kur RB Leipzig të presë Bayer Leverkusen në raundin e fundit përpara pushimeve dimërore?

Le ta shohim më nga afër… aktuali ka qënë një vit marramendës për të dy protagonistët e ndeshjes kryesore të së shtunës.

Por cila skuadër bëri kthesën më të madhe pas fillimeve të dobëta të sezonit 2025/26?

Bayer 04 që në fundjavë mbërrin në “Red Bull Arena” pësoi një humbje turpëruese 5-1 në miqësoren pragsezonale ndaj Flamengo U20, kur drejtohej nga Erik ten Hag.

Pas humbjes në startin e Bundesligës ndaj Hoffenheim-it në shtëpi, ndjekur nga barazimi 3-3 kundër Werder Bremen – pas kryesimit të “Die Werkself” 3-1, aspirinat shkarkuan trajnerin holandez që erdhi si pasues i Xabi Alonso-s.

Ndërsa këmbanat e alarmit po binin në klubin nga Nordrhein-Westfalen, në Saksoni u befasuan të gjithë nga nisja e Leipzig-ut nën drejtimin e Ole Werner.

Gjithçka filloi me një humbje “shock-uese”, 6-0 ndaj kampionëve në fuqi në “Allianz Arena”.

Pas një sezoni në të cilin “Die Roten Bullen” nuk arritën të kualifikoheshin në kompeticionet evropiane, ky ishte një start shqetësues për një sezon që më parë premtonte shumë.

Megjithatë, 4 muaj më vonë, të dy kundërshtarët e së shtunës kanë përjetuar një rritje të jashtëzakonshme.

Leipzig fitoi 10 nga 13 ndeshjet e rradhës në Bundesligë, duke u ngjitur menjëherë pas fituesve të javës së parë, në klasifikim.

Ndërkohë, Leverkusen emëroi takticienin danez, Kasper Hjulmand, i cili e vendosi shpejt ekipin në një seri me 1 humbje në 10 ndeshje në të gjitha kompeticionet.

Humbje që u shkaktua nga fituesit e Champions League në fuqi, Paris Saint-Germain.

Në Bundesligë, skuadra e Hjulmand-it renditet e katërta, vetëm 3 pikë pas Leipzig-ut.

Pra, kush ka përjetuar kthesën më të madhe? Përballja e shumëpritur e së shtunës do ta tregojë më mirë…

Leipzig: Gulácsi – Nedeljković, Orbán, Lukeba, Raum (c) – Schlager, Seiwald, Baumgartner – Maksimović, Harder, Gomis
Trainer: Ole Werner 

Leverkusen: Flekken – Andrich (c), Badé, Belocian – Arthur, García, Tillman, Tella – Hofmann, Terrier – Schick
Trainer: Kasper Hjulmand

The post ‘Aspirinat’ udhëtojnë drejt Leipzig’ut, atje ku golat nuk mungojnë appeared first on Gazeta Si.

Nga Marco Reus te Gio Reyna: lojtarët që kanë luajtur për Borussia-t në Dortmund dhe M’gladbach

Nga Gazeta Si – Bundesliga mbyll vitin kalendarik me raundin e 15-të që starton me Derbin Borussia-ve sot në mbrëmje.

Sfida e cila ndër vite, në mos titullin, ka përcaktuar zonën evropiane mes skuadrash që kanë transferuar një sërë lojtarësh mes tyre.

Të cilët i kujtojmë si mëposhtë:

– Marco Reus
“Ai është një nga lojtarët më të mëdhenj që Dortmund ka nxjerrë ndonjëherë,” – tha drejtori sportiv i Dortmundit, Sebastian Kehl, kur Reus i dha fund periudhës së tij 11-vjeçare në klub në vitin 2023.

  • Gio Reyna
    Kur Reyna u aktivizua nga stoli për debutimin me ekipin e parë të Dortmundit në Shkurt 2020, pritej që ky të ishte fillimi i një ëndrre amerikane në Gjermani për lojtarin e përfaqësueses së SHBA-së.

Ramy Bensebaini
Pas 4 vitesh produktive në Francë te Montpellier dhe Rennes, Bensebaini iu bashkua Mönchengladbach-ut në vitin 2018 me një kontratë 4 vjeçare.

  • Matthias Ginter
    Me dy Medalje të Arta “Fritz Walter”, Ginter konsiderohej si një nga talentet më të spikatur të brezit të tij në Gjermani. Ai e ka vërtetuar këtë dhe ishte pjesë e skuadrës që fitoi Kupën e Botës në vitin 2014.

Jonas Hofmann
Ashtu si Ginteri, pas një periudhe në “Signal Iduna Park” që premtoi shumë por në fund dha pak, karriera e tij mori hov te Gladbach.

  • Futbollistë të tjerë që kanë luajtur për të dy klubet
    Mahmoud Dahoud: BMG 2014-16, BVB 2017-22
  • Thorgan Hazard: BMG 2014-18, BVB 2019-23
    Heiko Herrlich: BMG 1993-94, BVB 1995-2002
  • Oliver Kirch: BMG 2003-06, BVB 2012-14
    Bachirou Salou: BMG 1990-94, BVB 1998
  • Nico Schulz: BMG 2015-16, BVB 2019-21
    Julian Weigl: BVB 2015-19, BMG 2022-25

The post Nga Marco Reus te Gio Reyna: lojtarët që kanë luajtur për Borussia-t në Dortmund dhe M’gladbach appeared first on Gazeta Si.

❌