Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Për herë të parë në historinë e “BBA” bëhet pjesë e kastit një banor i verbër!

Në spektaklin e sotëm të “Big Brother VIP Albania 5”, një moment i papritur ka shokuar dhe prekur publikun, duke e bërë këtë edicion të formatit të njohur një nga më të veçantët në historinë e tij. Edhe pse të shtunën u njoftua se Miri nga West Side Family ishte banori i parë që hyri në shtëpi, një tjetër pjesëmarrës, shumë më i veçantë, ishte aty përpara tij.

Në një zbulim emocionues, Ledion Liço tregoi se Stenaldo, një djalë i verbër, kishte hyrë në shtëpi ditë përpara nisjes zyrtare të shfaqjes. Ai është banori i parë me aftësi të kufizuara që merr pjesë në këtë format VIP në Shqipëri, duke hapur një kapitull të ri për përfshirjen dhe diversitetin në media.

Hyrja e tij e hershme ishte e domosdoshme për të mësuar përmendësh ambientin dhe strukturën e shtëpisë, për të mundësuar lëvizjen e tij të pavarur. Ky detaj është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një shoqërie më të ndjeshme dhe më të hapur ndaj individëve me aftësi të kufizuara.

Sonte, Stenaldo u bashkua zyrtarisht me banorët e tjerë, duke sjellë një mesazh të fortë të gjithëpërfshirjes dhe forcës. Ky moment i jashtëzakonshëm i ka dhënë këtij edicioni një ngjyrim të veçantë dhe një hap të madh drejt normalizimit të diversitetit në ekranin shqiptar.

Ky është një hap përpara jo vetëm për “Big Brother VIP Albania”, por edhe për televizionin shqiptar, që po tregon se formati i njohur mund të jetë një platformë për t’u bërë më i hapur dhe më i pranueshëm për të gjithë.

The post Për herë të parë në historinë e “BBA” bëhet pjesë e kastit një banor i verbër! appeared first on iconstyle.al.

Venus Williams martohet për herë të dytë me Andrea Preti

Tenistja legjendare Venus Williams ka bërë të ditur se është martuar për herë të dytë me partnerin e saj, aktorin italian Andrea Preti. Çifti u kurorëzua fillimisht në Itali në shtator, por më pas organizuan një ceremoni të dytë në Florida për shkak të problemeve me dokumentacionin e martesës italiane.

Dasma në Florida u zhvillua në Palm Beach dhe zgjati gjashtë ditë, duke përfshirë festime intime me familjen dhe miqtë më të afërt. Venus, 45 vjeç, dhe Andrea dukeshin të lumtur ndërsa ndanin momente të veçanta me të dashurit e tyre.

Një nga surprizat më të bukura të ceremonisë ishte dhurata nga motra e Venusit, Serena Williams. Serena u dhuroi çiftit një jaht, ku ata pritën disa nga të ftuarit më të afërt gjatë festimeve, duke e bërë këtë moment edhe më të veçantë dhe luksoz.

Në intervistën për Vogue, Venus tregoi se dy ceremonitë ishin të domosdoshme për shkak të procedurave ligjore dhe se martesa e dytë i lejoi ata të festonin në mënyrë të plotë me miqtë dhe familjen e tyre në Shtetet e Bashkuara.

Ky është një kapitull i ri në jetën personale të Venus Williams, e cila, përveç suksesit të saj në sport, po shijon edhe momente të lumtura private. Ceremonitë e dyfishta tregojnë rëndësinë që çifti i jep detajeve dhe përkujdesjes për të krijuar kujtime të paharrueshme.

The post Venus Williams martohet për herë të dytë me Andrea Preti appeared first on iconstyle.al.

Elijona Binakaj rrëfen humbjen tragjike të nënës dhe motrës: “Dy vitet e para kanë qenë tmerr”

Banorja e njohur Elijona Binakaj ka folur sërish për humbjen e dy anëtarëve të familjes së saj, një rrëfim që ka prekur thellë publikun. Siç ka treguar më parë, ajo humbi nënën dhe motrën e saj gjatë një aksidenti tragjik në Kroaci.

Gjatë një bisede me banorin Ludo Lee, Elijona u përlot duke rikujtuar këtë ngjarje të dhimbshme. “A e din kur e kuptoj që nuk kanë me u kthy më, vetëm kur ju shkoj te varri,” tha ajo me zë të dridhur, duke reflektuar mbi dhimbjen e thellë që ka përjetuar.

Në bisedë, ajo rrëfeu edhe ndryshimet që humbja ka sjellë në jetën e saj. “Si fillim i kam këput krejt kontaktet me njerëz, nuk kam pas shoqëri. Dy vitet e para kanë qenë tmerr, nuk ja dëshiroj askujt me e përjetu atë. Të mungon një shtyllë e madhe… edhe familja jote ndryshon, si babi, si motra, si vëllau,” shpjegoi ajo.

Megjithatë, Elijona tregoi se kjo përvojë e ka bërë më të fortë dhe më të vëmendshme ndaj njerëzve që i ka pranë. “Ama çka kom mësu ka qenë se kam përballu shumë sende vetë dhe kam mësu me i vlerësu njerëzit që i ki afër, me i vlerësu në maksimum,” tha ajo.

Rrëfimi i saj ka rikthyer në vëmendje dhimbjen dhe guximin e personave që përballen me humbje të mëdha, duke treguar se edhe në momente të errëta mund të mësohet të vlerësosh lidhjet dhe njerëzit e dashur në jetën tënde.

The post Elijona Binakaj rrëfen humbjen tragjike të nënës dhe motrës: “Dy vitet e para kanë qenë tmerr” appeared first on iconstyle.al.

Gjumë gjatë ditës: Kujdes, mund të paralajmërojë probleme kardiake

Një studim i madh i botuar së fundmi tregon se njerëzit që dremisin gjatë ditës mund të kenë një rrezik më të lartë për presion të lartë të gjakut dhe goditje në tru. Sipas ekspertëve, kjo nuk do të thotë se dremitja është e dëmshme në vetvete, por mund të tregojë për probleme me gjumin gjatë natës.

Psikologu klinik Michael Grandner, i cili nuk ishte pjesë e studimit, shpjegon se “dremitja nuk është e dëmshme, por shumë njerëz e përdorin për të kompensuar gjumin e dobët natën, i cili lidhet me një shëndet më të dobët”.

Studimi zbuloi se pjesëmarrësit që dremisnin rregullisht kishin 12% më shumë gjasa të zhvillonin hipertension dhe 24% më shumë gjasa për një goditje në tru, krahasuar me ata që nuk dremisnin kurrë. Tek personat nën 60 vjeç, dremitja e shpeshtë dhe e vazhdueshme rriti rrezikun për presion të lartë gjaku me 20%.

Dr. Phyllis Zee, drejtor i Qendrës për Mjekësinë Circadian dhe Sleep në Northwestern, theksoi se këto rezultate nënvizojnë rëndësinë e vlerësimit të dremitjes dhe përgjumjes gjatë vizitave mjekësore. Ai sugjeroi që mjekët të shqyrtojnë faktorë të tjerë që mund të ndikojnë në rrezikun për sëmundje kardiovaskulare dhe goditje në tru.

Ekspertët këshillojnë që dremitja të mos përdoret si zëvendësim i gjumit të natës, pasi cilësia e tij mbetet kyçe për shëndetin e zemrës dhe trurit.

The post Gjumë gjatë ditës: Kujdes, mund të paralajmërojë probleme kardiake appeared first on iconstyle.al.

Aksidentohet motra e Lionel Messit, ja si paraqitet gjendja e saj!

Maria Messi, motra e legjendës së futbollit Lionel Messi, ka përjetuar një aksident të rëndë trafiku, i cili ka shqetësuar familjen dhe fansat e futbollistit argjentinas. Ngjarja ndodhi kur Maria, duke drejtuar automjetin e saj, humbi ndjenjat dhe për pasojë humbi kontrollin, duke u përplasur me një mur.

Si pasojë e aksidentit, ajo ka pësuar dëmtime serioze: dy fraktura në shtyllën kurrizore, një frakturë në thembër dhe një tjetër në kyçin e dorës, si dhe djegie që po kërkojnë trajtim të veçantë. Familjarët e saj e kanë dërguar menjëherë në Rosario, ku ka nisur procesin e rehabilitimit dhe rikuperimit.

Ngjarja ka tronditur jo vetëm familjen Messi, por edhe komunitetin sportiv, pasi Maria ishte në prag të martesës me Julian Arellanon, trajner i moshave të reja te Inter Miami, klubi ku luan edhe vetë Lionel Messi. Për shkak të aksidentit dhe gjendjes së saj shëndetësore, dasma është anuluar për momentin.

Fansat dhe miqtë e familjes kanë shprehur mbështetjen dhe urimet për shërim të shpejtë. Maria Messi njihet jo vetëm si motra e futbollistit të njohur, por edhe si një figurë aktive në aktivitetet sociale dhe sportive në komunitetin e saj. Ngjarja e fundit thekson rëndësinë e kujdesit në drejtimin e automjeteve dhe sensibilizon për rreziqet që mund të ndodhin edhe për momentet më të papritura.

The post Aksidentohet motra e Lionel Messit, ja si paraqitet gjendja e saj! appeared first on iconstyle.al.

“Parashqevi Simaku: ‘Mund të më nxjerrësh nga Kavaja, por jo Kavajën nga unë’ pas nderit ‘Qytetar Nderi’

Këngëtarja e mirënjohur, Parashqevi Simaku ka reaguar pasi mori titullin ‘Qytetar Nderi’ në Kavajë, vend ku ajo është rritur.

Me anë të një video-mesazhi nga New York, këngëtarja ka kujtuar vitet e fëmijërisë në Kavajë, duke u shprehu se edhe pse ka kënduar në skena botërore, sërish ka përfaqësuar vendin e saj me thjeshtësi, kënaqësi dhe ndershmëri.

“Është bërë gati një vit që kur dëgjova Fisnik Qosjan, një djalë aq i mirë që mori Ilirjanin dhe e pyeti çfarë mund të bëjë për Parashqevinë. Edhe më ka ngelur në shpirt gjithë këto kohë që jam rikuperuar nga gjithë këto ngjarje që ndodhën dua ta falënderojë për këtë nder që më ka bërë sot.

Mund ta nxjerrësh Parashqevinë nga Kavaja por jo Kavajën nga unë.  Aty e kisha tek Rexhep Hasimi, kishte një magnetofon të vogël që e mbante në krahë, ishte një djalë i ri nga Korça aristokrat, pyeste njerëzit kodër më kodër fushë më fushë, a mban mend ndonjë këngë të vjetër shpirtërore, se ne nga Kavaja i bëjmë rixha shpirtit.

Grupi i burrave, jemi mbledhur me Rexhep Hasimin dhe kemi bërë këngë që u bënë hite të mëdha, sepse unë i këndoja sidomos në Gjakovë, Prishtinë dhe Prizren, i donin shumë këto këngë. Është pjesë se ,kush jam, që kur kam qenë në klasë të parë shkonin në shkollë edhe kisha një mësuese shumë fisnike që më donte dhe më mësonte si të isha e edukuar në skenë dhe jashtë saj.

I dedikojë shumë falënderim asaj dhe fëmijëve të saj metë ciklin shkonim edhe në prova. Të gjithë mësuesit e mi vinin dhe votonin në festivale për mua. Nuk do isha kjo që jam edhe pse jam në maj të Nju Jorkut pa mësimit që më kanë dhënë të gjithë. Sa ndryshuar asgjë vetëm se jam ‘proud’ që nuk kanë dal nga tradita Sofra e Kavajës.

Është vendlindja ime, guri i rëndë në vend të vetë. Akoma jam kavajase edhe pse kam kënduar kudo edhe në borë. Shpirti i njeriut nuk ndërron kurrë. Kudo që shkoi e përfaqësojë Kavajës me atë thjeshtësi, kënaqësi dhe ndershmëri që i ka dhënë kënga popullore shqiptare. I qofsha falë Kavajës që më ka rritur. Sikur të isha atje do ishte shumë më mirë”, u shpreh këngëtarja./TOPCHANNEL

The post “Parashqevi Simaku: ‘Mund të më nxjerrësh nga Kavaja, por jo Kavajën nga unë’ pas nderit ‘Qytetar Nderi’ appeared first on iconstyle.al.

“Do doja edhe unë një burrë të tillë”, Egla Ceno ironizon deklaratën e Luiz Ejllit

Egla Ceno duket se nuk ka ndërmend të qëndrojë asnjëherë larg vorbullës së showbiz-it shqiptar, edhe kur nuk është vetë në qendër të vëmendjes. Fituesja e Big Brother VIP 3 është rikthyer fuqishëm në debatet e ditëve të fundit, duke u përfshirë me ironinë e saj karakteristike në përplasjen virtuale mes Luiz Ejllit dhe Anaid Kalotit.

Gjithçka nisi pas deklaratës së Luizit në emisionin “Fan Club”, ku këngëtari u shpreh se do të ishte gjithmonë në mbrojtje të Kiarës ndaj atyre që, sipas tij, kanë tentuar ta lënë “në hije”. Kjo deklaratë u komentua gjerësisht në rrjete sociale, por reagimi që tërhoqi më shumë vëmendje ishte ai i Eglës.

Me një dozë të theksuar sarkazme, aktorja shkroi se “do donte edhe ajo një burrë të tillë”, duke ironizuar patetikën e situatës dhe mënyrën se si Luizi e paraqiti veten si mbrojtës absolut. Sigurisht, nuk mungoi as shprehja tashmë ikonike e saj, “punë majdanozi”, e cila u prit me komente të shumta nga ndjekësit.

Egla nuk la pa përmendur as gjuhën e ashpër të përdorur nga Luizi ndaj Anaidit, përfshirë shprehjen ofenduese “mos ha m*t”, duke nënkuptuar se niveli i debatit kishte kaluar çdo kufi.

Por “goditja” finale erdhi në fund, kur ajo shkroi: “Ju rrofshin kolltuqet me gjithë kolltuksa”, një frazë që shumëkush e lexoi si një thumb të drejtpërdrejtë ndaj Luizit dhe Kiarës, si edhe ndaj pozicioneve të tyre televizive.

Kujtojmë se kjo valë reagimesh shpërtheu pasi Anaid Kaloti kritikoi publikisht fjalimin e Luizit për Kiarën, ndërsa ky i fundit reagoi ashpër në Instagram, duke ndezur edhe më shumë debatin në rrjet.

The post “Do doja edhe unë një burrë të tillë”, Egla Ceno ironizon deklaratën e Luiz Ejllit appeared first on iconstyle.al.

Transformimet e Monikës në fokus: Fotografia që po “habit” rrjetin

Monika Kryemadhi ka reaguar së fundmi ndaj kritikave dhe komenteve të shumta që kanë qarkulluar në rrjetet sociale lidhur me pamjen e saj, pas paraqitjes dhe diskutimeve të nxitura nga “Big Brother VIP Albania”. Komentet, të cilat janë përqendruar kryesisht te look-u i saj ndër vite, kanë bërë që në media të rikthehen edhe fotografi të vjetra nga jeta e saj publike.

Në një reagim të drejtpërdrejtë, Kryemadhi ka sqaruar se një nga fotot që po qarkullon gjerësisht i përket vitit 2000, një periudhë shumë e rëndësishme personale për të. Ajo ka theksuar se fotografia është shkrepur në kohën kur ka sjellë në jetë djalin e saj, duke nënvizuar se çdo epokë e jetës së një gruaje ka historinë, sfidat dhe bukurinë e vet.

“Një koment dhe një foto për çdo epokë të jetës së saj”, është mesazhi që është përcjellë nga reagimi i saj, duke lënë të kuptohet se ndryshimet fizike janë pjesë normale e jetës dhe lidhen ngushtë me përjetime personale, emocionale dhe familjare. Kryemadhi ka lënë të kuptohet se pamja e jashtme nuk duhet të jetë objekt gjykimi, sidomos kur bëhet fjalë për momente të rëndësishme si mëmësia.

Reagimi i saj ka nxitur diskutime të reja në rrjet, ku shumë ndjekës kanë shprehur mbështetje, duke theksuar se komentet mbi pamjen shpesh janë të padrejta dhe sipërfaqësore.

The post Transformimet e Monikës në fokus: Fotografia që po “habit” rrjetin appeared first on iconstyle.al.

Psikologët: Personat shumë inteligjentë priren ta zgjedhin të verdhën si ngjyrë të preferuar

Sipas psikologëve dhe disa studimeve mbi personalitetin dhe ngjyrat, njerëzit me nivel të lartë inteligjence shpesh kanë një preferencë të veçantë për ngjyrën e verdhë. Kjo zgjedhje nuk lidhet vetëm me shijen personale, por thuhet se reflekton tipare të thella mendore dhe emocionale.

E verdha është një ngjyrë që simbolizon energjinë, kreativitetin dhe mendimin analitik. Ekspertët shpjegojnë se individët që e kanë këtë ngjyrë të preferuar zakonisht janë vizionarë, mendimtarë të thellë dhe të fokusuar te zgjidhja e problemeve. Ata nuk kënaqen me mënyrën se si janë gjërat, por pyesin vazhdimisht se si mund të përmirësohen.

Personat e ashtuquajtur me “personalitet të verdhë” njihen për kuriozitetin e tyre të lartë intelektual dhe dëshirën për të mësuar gjatë gjithë jetës. Ata janë të prirur të marrin iniciativa, të mendojnë jashtë kornizave tradicionale dhe të përballen me sfida pa frikë. Për ta, problemet nuk janë pengesa, por mundësi për rritje dhe zhvillim.

Psikologët theksojnë gjithashtu se këta individë shpesh kanë një ndjenjë të fortë qëllimi. Ata duan të lënë gjurmë, të kontribuojnë në shoqëri dhe të bëjnë një ndryshim pozitiv, qoftë përmes ideve, punës apo inovacionit.

Megjithatë, specialistët sqarojnë se ngjyra e preferuar nuk është një tregues absolut i inteligjencës, por mund të ofrojë një pasqyrë interesante mbi mënyrën se si një person mendon, ndjen dhe e sheh botën përreth.

The post Psikologët: Personat shumë inteligjentë priren ta zgjedhin të verdhën si ngjyrë të preferuar appeared first on iconstyle.al.

Sipas Stresit, këta janë dy finalistët e “BBVK”

Fituesi i edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, Arkimed Lushaj, Stresi, ka rikthyer vëmendjen e publikut me disa deklarata të drejtpërdrejta mbi zhvillimet e BBVK 4, duke dhënë parashikime që tashmë po komentohen gjerësisht në rrjete sociale.

Reperi i njohur, i cili e njeh nga brenda presionin, strategjinë dhe dinamikat e këtij formati, ka analizuar lojën e disa prej banorëve aktualë. Fokusin kryesor e ka vendosur te Eduard Kuçi dhe Labinot Rexha, për të cilët shprehet i bindur se do të shkojnë shumë larg në garë.

Sipas Stresit, të dy banorët kanë treguar qëndrueshmëri, inteligjencë loje dhe aftësi për të përballuar situata të vështira, elemente që sipas tij janë vendimtare për të mbijetuar deri në fund. Ai madje ka dhënë një parashikim të fortë, duke thënë se Kuçi dhe Rexha do të jenë dy finalistët e fundit të këtij edicioni.

“Mbajeni mend, edhe Labi edhe Edi do të jenë dy të fundit në finale”, është shprehur ai, deklaratë që ka ndezur diskutime mes ndjekësve të formatit dhe fansave të banorëve të tjerë.

Duke qenë se Stresi vetë ka dalë fitues nga një edicion i mëparshëm, mendimi i tij shihet si i bazuar në përvojë dhe jo thjesht si një koment rastësor. Megjithatë, Big Brother njihet për surprizat dhe kthesat e papritura, ndaj mbetet për t’u parë nëse ky parashikim do të rezultojë i saktë.

Ndërkohë, muaji i parë i BBVK 4 ka qenë tepër intensiv, me debate, aleanca dhe tensione që premtojnë një edicion edhe më të zjarrtë në javët në vijim.

The post Sipas Stresit, këta janë dy finalistët e “BBVK” appeared first on iconstyle.al.

A po martohet Blero për herë të tretë?

Blero Muharremi di gjithmonë si ta mbajë vëmendjen e publikut, por këtë herë duket se ka shkuar edhe më larg. Një postim i bërë në orët e vona të mbrëmjes së kaluar në Instagram ka mjaftuar për të ndezur rrjetin dhe për të lënë ndjekësit e tij të hutuar e plot pikëpyetje.

Këngëtari i njohur publikoi një fotografi bardh e zi, e cila në pamje të parë duket e thjeshtë, por mesazhi i saj është jashtëzakonisht i fortë. Në imazh shihet qartë një fustan nusërie madhështor, me detaje elegante dantelle në mëngë dhe material sateni, një veshje tipike për ditën më të rëndësishme të një nuseje. Fotoja nuk shoqërohej me fytyrë apo identitet, por pikërisht kjo e bëri edhe më misterioze.

Për t’i dhënë edhe më shumë peshë postimit, Blero e shoqëroi fotografinë me mbishkrimin romantik “Të dua”, së bashku me emoji-n e gotave të shampanjës që trokiten. Ky detaj i vogël ishte i mjaftueshëm që fansat të shpërthenin në komente dhe spekulime.

A është kjo shenjë e një martese të re? Nëse po, atëherë do të ishte hera e tretë që Blero shkon drejt altarit, pas dy martesave të mëparshme që kanë qenë shpesh në qendër të vëmendjes mediatike. Nga ana tjetër, duke njohur natyrën artistike të këngëtarit, nuk përjashtohet mundësia që gjithçka të jetë pjesë e një projekti të ri muzikor ose një strategjie të menduar mirë.

Megjithatë, detaji i fotos dhe mesazhi i shkurtër duken tepër personalë për të qenë rastësi. Mbetet për t’u parë nëse Blero do të vendosë të zbulojë më shumë, apo do t’i lërë fansat edhe për pak kohë në pritje dhe kuriozitet.

The post A po martohet Blero për herë të tretë? appeared first on iconstyle.al.

Reagimi emocional i nënës së Shpat Kasapit për Selvijen: Ai ndërroi jetë në krahët e saj

Nëna e Shpat Kasapit, Gjylymser Kasapi, ka reaguar së fundmi me një mesazh emocional në rrjetet sociale, duke shprehur mirënjohjen e thellë për të gjithë ata që kanë qëndruar pranë familjes në këto momente të vështira dhe të dhimbshme. Përmes fjalëve të saj, ajo ka falënderuar miq, familjarë dhe të gjithë dashamirësit që kanë treguar solidaritet dhe respekt gjatë kësaj periudhe të rëndë.

Një falënderim i veçantë në mesazhin e saj i është drejtuar nuses së Shpatit, Selvijes, të cilën Gjylymser e përshkruan me superlativa si një bashkëshorte të devotshme dhe një nënë të shkëlqyer për nipin e saj të vogël, Roelin. Ajo thekson se dashuria, butësia dhe përkushtimi i Selvijes ndaj Shpatit dhe familjes së tyre kanë qenë të jashtëzakonshme, duke nënvizuar se këto cilësi ishin arsyeja pse Shpati e adhuronte aq shumë.

“Në mënyrë të veçantë dua të falënderoj Selvijen time të dashur, shpirtin e shtëpisë së Shpatit, e cila ishte jo vetëm një bashkëshorte e përkushtuar, por edhe një nënë e shkëlqyeshme,” shkruan ajo, duke shtuar se fakti që Shpati ndërroi jetë në krahët e saj flet më shumë se çdo fjalë për lidhjen e tyre të fortë.

Në fund të reagimit, Gjylymser Kasapi paralajmëron se çdo spekulim apo keqinterpretim lidhur me ngjarjen nuk do të tolerohet, duke kërkuar respekt për dhimbjen e familjes dhe, veçanërisht, për Selvijen. Ajo thekson se çdo tejkalim i kufijve do të dënohet jo vetëm moralisht, por edhe ligjërisht.

The post Reagimi emocional i nënës së Shpat Kasapit për Selvijen: Ai ndërroi jetë në krahët e saj appeared first on iconstyle.al.

Këngëtarja e njohur rikthehet me album të ri pas më shumë se një dekade

Fansat e Leona Lewis kanë arsye të forta për t’u gëzuar. Këngëtarja britanike ka konfirmuar se është duke punuar në albumin e saj të parë pas më shumë se dhjetë vitesh, i cili pritet të publikohet vitin e ardhshëm. Ky do të jetë një rikthim i shumëpritur për artisten, e cila prej vitesh ka qenë më selektive në projektet e saj muzikore.

Fituesja e “X Factor” në vitin 2006, tashmë 40 vjeçe, aktualisht është në shfaqje në Las Vegas, ku po performon para publikut amerikan. Gjatë karrierës së saj, Leona Lewis ka publikuar pesë albume studio, ndërsa i fundit, “I Am”, doli në vitin 2015. Ky album arriti vendin e 12-të në Britani dhe të 38-tin në SHBA, duke përfshirë këngë si “Fire Under My Feet”, “I Am” dhe “Thunder”.

Në një deklaratë për “The Sun”, këngëtarja u shpreh: “Ka qenë një punë e vërtetë me dashuri dhe planifikoj të ndaj muzikë vitin e ardhshëm”, duke lënë të kuptohet se projekti i ri ka një rëndësi të veçantë personale për të.

Diskografia e saj përfshin albume të suksesshme si “Spirit”, “Echo” dhe “Glassheart”, si edhe albumin festiv “Christmas, with Love”, ku u spikat hiti i njohur “One More Sleep”. Ndërkohë, Leona mbetet e paharrueshme për publikun falë këngës ikonike “Bleeding Love”.

Njoftimi për albumin e ri vjen pas anulimit të një koncerti në Las Vegas për shkak të dhimbjes së fytit. Në Instagram, ajo siguroi fansat se do të pushonte për t’u rikuperuar dhe do të rikthehej më e fortë, ndërsa ndjekësit e mbushën me mesazhe mbështetjeje dhe urime për shërim të shpejtë.

The post Këngëtarja e njohur rikthehet me album të ri pas më shumë se një dekade appeared first on iconstyle.al.

Tragjedi në Teksas: Rrëzohet avioni, humbin jetën gjashtë persona, mes tyre një fëmijë

Të paktën gjashtë persona, përfshirë një fëmijë dyvjeçar, humbën jetën pasi një aeroplan i Marinës Meksikane, i cili po transportonte pacientë mjekësorë, u rrëzua në ujërat e Gjirit të Galvestonit në Teksas, pasditen e së hënës. Lajmi është konfirmuar nga autoritetet amerikane dhe Konsullata Meksikane në Hjuston.

Sipas të dhënave zyrtare, në bord ndodheshin gjithsej tetë persona: katër anëtarë të ekuipazhit të Marinës Meksikane dhe katër civilë. Viktimat janë katër anëtarët e ekuipazhit, një pacient dhe një mjek. Një person raportohet ende i zhdukur dhe supozohet i vdekur, ndërsa një shoqërues i pacientit dhe një infermiere kanë arritur të mbijetojnë. Deri tani janë gjetur pesë trupa, ndërsa kërkimet po vazhdojnë në kushte të vështira për shkak të mjegullës së dendur.

Sherifi i Qarkut Galveston, Jimmy Fullen, deklaroi se avioni po transportonte pacientë me djegie të rënda. Mes pasagjerëve ishte edhe një pacient i mitur, fakt që ka tronditur opinionin publik. Përplasja u raportua për herë të parë rreth orës 15:17 sipas kohës lokale.

Në operacionin e kërkim-shpëtimit janë angazhuar zhytës, njësi hetimi të vendngjarjes, dronë dhe anije patrullimi. Gjithashtu, në hetim janë përfshirë Departamenti i Sigurisë Publike i Teksasit, Administrata Federale e Aviacionit (FAA) dhe Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit (NTSB).

Shkaqet e rrëzimit të avionit mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet po vazhdojnë hetimet si për personin e zhdukur ashtu edhe për rrethanat që çuan në këtë tragjedi ajrore.

The post Tragjedi në Teksas: Rrëzohet avioni, humbin jetën gjashtë persona, mes tyre një fëmijë appeared first on iconstyle.al.

Pse rikthimi i Toneyt në shtëpi i kushtoi shumë banorëve?

Pas eliminimit të tij të premten, Toney ka vazhduar qëndrimin në shtëpinë kapsulë, duke mbajtur gjallë shpresën për një rikthim të mundshëm në Big Brother VIP Kosova. Kjo mundësi u konkretizua së fundmi, kur Vëllai i Madh u dha banorëve një vendim të vështirë që do të ndikonte drejtpërdrejt në rrjedhën e lojës.

Banorët Benita Zena, Ardit Stafaj dhe Labinot Rexha u përballën me pyetjen vendimtare: a ishin të gatshëm ta rikthenin Toney-n në lojë, duke pranuar një ulje të ndjeshme të çmimit të madh prej 200 mijë eurosh. Ky propozim shkaktoi diskutime të ashpra dhe ndarje mendimesh brenda shtëpisë, pasi disa banorë u shprehën hapur kundër rikthimit të tij.

Sipas tyre, të gjithë kanë hyrë në shtëpi me synimin për të fituar çmimin maksimal dhe çdo kompromis financiar do të ishte i padrejtë. Megjithatë, pas votimeve dhe debateve të gjata, u mor vendimi përfundimtar: çmimi i madh u ul në 173 mijë euro dhe Toney u rikthye zyrtarisht në lojë.

Ky vendim nuk u prit mirë nga të gjithë dhe shkaktoi revoltë të madhe në shtëpi, duke rritur ndjeshëm tensionet mes banorëve. Rikthimi i Toney-t pritet të ndryshojë balancat, të rihapë konflikte të vjetra dhe të sjellë dinamika të reja në lojë.

Tani mbetet të shihet se si do të pritet ai nga banorët dhe nëse ky shans i dytë do ta çojë më afër finales apo do ta vendosë sërish në qendër të polemikave. Javët në vazhdim premtojnë surpriza dhe përplasje të forta në BBVK.

The post Pse rikthimi i Toneyt në shtëpi i kushtoi shumë banorëve? appeared first on iconstyle.al.

Enrique Iglesias dhe Anna Kournikova bëhen prindër për herë të katërt

Familja e Enrique Iglesias dhe Anna Kournikova është zgjeruar edhe një herë. Këngëtari i njohur, 50 vjeç, dhe ish-tenistja profesioniste, 44 vjeçe, kanë mirëpritur fëmijën e tyre të katërt të mërkurën, më 17 dhjetor. Lajmi i bukur u nda me publikun përmes një postimi të përbashkët në Instagram, të publikuar të hënën, më 22 dhjetor.

Çifti publikoi një foto të ëmbël të të porsalindurit, të mbështjellë me një batanije dhe me një kapele spitali, ndërsa qëndronte pranë një lodre pellushi. “My Sunshine 12.17.2025”, shkruanin ata në përshkrimin e fotos, pa zbuluar ende emrin apo gjininë e foshnjës.

Fëmija i katërt i bashkohet binjakëve Lucy dhe Nicholas, të dy 8 vjeç, si dhe vajzës së tyre Mary, 5 vjeçe. Një burim për revistën PEOPLE kishte zbuluar që në muajin gusht se çifti, i cili është bashkë që nga viti 2001, po priste një tjetër fëmijë. Sipas burimit, Anna dhe Enrique janë shumë të lumtur që po bëhen prindër sërish dhe e shijojnë plotësisht procesin e rritjes së fëmijëve.

Po ashtu, thuhet se Iglesias ka reduktuar turnetë e tij muzikore për të kaluar më shumë kohë me familjen, pasi roli i babait është jashtëzakonisht i rëndësishëm për të.

Çifti u njoh për herë të parë në xhirimet e klipit “Escape” dhe që atëherë kanë ndërtuar një jetë familjare të qetë dhe të lumtur, larg vëmendjes së tepërt mediatike.

The post Enrique Iglesias dhe Anna Kournikova bëhen prindër për herë të katërt appeared first on iconstyle.al.

Horoskopi për ditën e sotme, 23 dhjetor 2025

Dashi

Do jeni gjithë ditës me humor te mire sot dhe gati për te bere edhe ndonjë çmenduri te vogël me partnerin. Do qëndroni gjithë kohës pranë njeri-tjetrit. Beqaret do ndërmarrin edhe rreziqe vetëm për ta bere për vete personin qe kane pëlqyer. Financat do jene te kënaqshme kështu qe nuk keni çfarë te kërkoni me shume.

Demi

Nëse tregoheni realiste sot ne jetën tuaj ne çift do e kuptoni se lidhja juaj është vërtet e mrekullueshme dhe problemet qe keni janë shume te vogla. Beqaret nuk do parapëlqejnë te fillojnë një histori dashurie pa qene te sigurte se ai është personi i duhur. Me financat duhet te tregoni sa me shume maturi qe te mundeni. Po gabuat do i vuani gjate pasojat.

Binjaket

Sot do kaloni shume peripeci juve qe jeni ne një lidhje. Partneri nuk do ndihet gati te hedhe hapat qe doni ju dhe kjo do ju mërzitë paksa. Beqaret do e takojnë ne momentin qe me pak e presin personin ideal. Mos e humbni këtë rast. Ne planin financiar situata do jete e paqëndrueshme. Nuk rekomandohet te kryeni shpenzime te pamenduara.

Gaforrja

Ndryshimet ne jetën tuaj ne çift do jene rrënjësore sot. Do i shihni gjerat ndryshe tashme. Ata qe kane pasur probleme te mëdha do i zgjidhin një e nga një. beqaret nuk do kenë aspak dëshirë ta fillojnë sot një lidhje edhe pse mundësitë do jene te mëdha. Situata financiare do jete goxha e qëndrueshme. Do ndiheni te qete kur te kryeni shpenzimet e nevojshme.

Luani

Dite mjaft harmonike kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni te bekuar nga yjet. Beqaret nuk duhet te nxitohen dhe te krijojnë menjëherë një lidhje sepse do zhgënjehen pa mase dhe do vuajnë. Financat do jene goxha te mira. Te gjithë do habiten sesi ju do arrini ta përmirësoni aq shpejt situatën pas vështirësive te kaluara.

Virgjeresha

Do merrni kritika te shumta nga partneri juaj gjate kësaj dite dhe do ndiheni paksa keq. Mundohuni te shihni anën pozitive te gjithë kësaj. Beqaret do kenë mundësi pa fund për aventura kalimtare. Shfrytëzojini nëse dëshironi. Ne planin financiar do e keni te vështirë te ruani ekuilibrin sado qe do mundoheni. Kërkoni ndihmën e te afërmve.

Peshorja

Ata qe janë ne një lidhje do kalojnë një nga ditët me te veçanta te javës. Gjithçka do ju realizohet si me magji kështu qe nuk do keni për çfarë te merakoseni. Beqaret duhet te pranojnë ftesat para se ata persona te fillojnë te joshin te tjerë. Ne planin financiar do kaloni një krize goxha te vështirë. Do ju duhet ndihme e miqve për t’ia dale.

Akrepi

Do e thelloni edhe me tepër lidhjen tuaj gjate kësaj dite dhe do ndiheni mire për këtë fakt. Me partnerin do ndani gjithçka, madje edhe sekretet qe keni mbajtur nga e kaluara. beqaret nuk do ndihen ende gati te fillojnë një lidhje edhe pse mundësitë do jene te mira. Ne planin financiar duhen mare disa masa para se situata te behet delikate.

Shigjetari

Pas një periudhe paksa delikate për jetën tuaj ne çift, sot me ne fund do i kuptoni gabimet qe keni bere dhe do mundoheni ta ndryshoni situatën. Beqaret do realizojnë takime mbresëlënëse te cilat do ua ndryshojnë te ardhmen. Ne planin financiar do duhet ta shtrëngoni pak rripin ne mënyrë qe te mos keni probleme serioze.

Bricjapi

Klima nuk do jete shume e ngrohte sot për ata qe janë ne një lidhje. Here pas here do kapeni pas disa detajeve te vogla dhe do debatoni me partnerin. Beqaret me ne fund do e takojnë personin tyre te ëndrrave i cili do ua ndryshoje jetën. Urani do ndikoje negativisht tek financat. Ai do iu beje me te papërgjegjshëm me shpenzimet dhe aspak te kujdesshëm.

Ujori

Priten shume mosmarrëveshje sot ne jetën tuaj ne çift për shkak te kokëfortësisë suaj. Duhet me patjetër te ndryshoni sjellje. Beqaret do njihen me persona interesante gjate një udhëtimi qe do realizojnë. Përfitoni sa me shume qe te mundeni. Ne planin financiar duhet te ruani sa me shume gjakftohtësinë sepse përndryshe nuk do arrini dot ta stabilizoni gjendjen.

Peshqit

Nuk do i rezistoni dot tundimit ndaj një personi qe do iu vije rreth e rrotull sot dhe ka rrezik ta tradhtoni partnerin. Ne fakt do shkatërroni gjithçka thjesht për disa emocione momentale. Beqaret do kenë njohje te reja dhe do mund te fillojnë histori dashurie afatgjata. shpenzimet duhet t’i kufizoni deri ne maksimum sepse ne te kundërt gjendja mund t’iu përkeqësohet.

The post Horoskopi për ditën e sotme, 23 dhjetor 2025 appeared first on iconstyle.al.

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

Situata mes Eduard Kuçi dhe Elijona Binakaj ka marrë një tjetër kthesë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, pas një përballjeje të drejtpërdrejtë mes dyshes, e cila erdhi pas disa akuzave dhe deklaratave kontradiktore të bëra publikisht.

Të dy banorët janë përpjekur të sqarojnë raportin e tyre, duke lënë të kuptohet se janë njohur edhe jashtë mureve të shtëpisë dhe se kanë pasur komunikim përmes mesazheve. Megjithatë, versionet e tyre nuk përputhen plotësisht, duke shtuar edhe më shumë dyshimet te publiku.

Elijona ka mohuar kategorikisht se mes saj dhe Eduardit ka pasur diçka më shumë, duke theksuar se komunikimi i tyre ka qenë minimal. Ajo pranoi se i kishte shkruar atij para hyrjes në Big Brother, por pa dhënë detaje konkrete mbi përmbajtjen apo qëllimin e këtyre mesazheve.

Nga ana tjetër, Eduardi deklaroi se ai i kishte shkruar Elijonës pasi kishte mësuar se ajo do të ishte pjesë e formatit, në momentin kur emrat e banorëve nisën të qarkullonin. Sipas tij, komunikimi ka qenë i thjeshtë dhe pa ndonjë prapavijë të veçantë.

Mes tjerash, Eduardi zbuloi se ata janë takuar edhe fizikisht jashtë shtëpisë, duke treguar se janë parë rastësisht në një kafene në Gjakovë, ku sipas tij janë përshëndetur shkurt.

Ky detaj hapi një tjetër debat, pasi Elijona nuk dha shumë informacion për këtë takim, duke lënë gjithçka në nivel hamendësimesh.

The post “Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë appeared first on iconstyle.al.

Video/ Momenti kur një gropë “thith” varkat në një kanal në Britani

Paniku ka shpërthyer herët në mëngjesin e së hënës në Shropshire, pasi një gropë e madhe u hap papritur në një kanal ujor, duke shkaktuar shembjen e tokës dhe duke hedhur disa varka në fund të kanalit, në një incident që rrezikoi seriozisht jetën e dhjetëra personave.

Ngjarja dramatike ndodhi në orët e para të mëngjesit, kur banorët që jetonin në varka u zgjuan nga zhurma të forta dhe lëkundje të pazakonta. Sipas autoriteteve lokale, më shumë se 10 persona u detyruan të evakuonin me urgjencë varkat e tyre në kushte tepër të rrezikshme. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.

Pamjet tronditëse të publikuara nga dëshmitarët okularë tregojnë momentin kur toka shembet papritur, ndërsa uji përpin gjithçka përreth. Në një nga videot, shihet qartë një varkë që përmbyset dhe zhduket nën ujë, ndërsa të tjera rrëshqasin drejt gropës së krijuar.

Një dëshmitar që jetonte në një varkë rreth 20 metra larg vendit të incidentit tha se u zgjua nga një zhurmë e fortë, të cilën fillimisht e krahasoi me një shpërthim. “Kur dola jashtë, pashë ujin që po lëvizte me shpejtësi dhe një varkë që po zhdukej,” tha ai, duke shtuar se pamja ishte “si nga një film katastrofe”.

A major incident has been declared following reports of a sinkhole affecting a canal in Shropshire.
Updates: https://t.co/hV5ltABSa2 pic.twitter.com/fNA60g6A9O

— BBC Midlands (@bbcmtd) December 22, 2025

Një tjetër dëshmitar tregoi se hapi derën e pasme të varkës dhe pa ujë që po derdhej me forcë nga poshtë. “Kërceva menjëherë jashtë dhe pjesa e pasme e varkës u ngrit rreth dy metra në ajër,” rrëfeu ai.

Sipas tij, ai vrapoi për të paralajmëruar pasagjerët në një varkë tjetër, ndërsa dy varka u përfshinë plotësisht nga gropa dhe një e tretë mbeti e varur në buzë të saj.

The post Video/ Momenti kur një gropë “thith” varkat në një kanal në Britani appeared first on iconstyle.al.

Varianti K i gripit është më ngjitës, si ta identifikoni atë

Kapacitet më i madh transmetimi, i cili po kontribuon në një valë epidemike gripi më të madhe dhe më të hershme sesa në sezonet e mëparshme. Kjo është karakteristika kryesore e variantit K tani dominues të virusit të gripit A(H3N2).

Cili është varianti K? I identifikuar shkencërisht si A/H3N2 J.2.4.1 , varianti K u shfaq afërsisht në gusht 2025 dhe është quajtur “super gripi”. Duket se ka luajtur një rol të rëndësishëm në rritjen e aktivitetit sezonal të gripit të regjistruar në të gjithë botën në muajt e fundit. Ky variant përhapet më lehtë: mutacionet e pranishme në këtë variant e bëjnë virusin më pak të njohur nga antitrupat, duke favorizuar kështu qarkullimin e tij brenda popullatës. Megjithatë, rritja e transmetueshmërisë , vëren Instituti Kombëtar Italian i Shëndetit, ende nuk është shoqëruar me “një rritje të ashpërsisë së manifestimeve klinike”. Qarkullimi i variantit K është pjesë e një konteksti tashmë kompleks, të shënuar nga prania e njëkohshme e viruseve të tjerë të frymëmarrjes dhe një popullate që, në vitet e fundit, ka zvogëluar ekspozimin natyror ndaj viruseve të gripit.

nfeksioni variant K nuk është i ndryshëm nga gripi klasik ; simptomat janë të njëjta: ethe; kollë; dhimbje fyti; dhimbje muskujsh dhe kyçesh; lodhje e fortë; dhe nganjëherë shqetësime gastrointestinale. Për të përcaktuar nëse është në të vërtetë grip sezonal, duhet të kërkohen tre shenja kryesore: fillim i menjëhershëm dhe i menjëhershëm i etheve mbi 38°C ; të paktën një simptomë respiratore (kollë, hundë me rrjedhje ose të bllokuara, dhimbje fyti); dhe të paktën një simptomë sistemike , siç është dhimbja e muskujve ose lodhja e theksuar.

Kjo e bën një pjesë të konsiderueshme të njerëzve më të ndjeshëm ndaj infeksionit dhe ndërlikimeve të tij. Në këtë skenar, vaksinimi , edhe tani, thonë epidemiologët, mbetet një opsion efektiv dhe shumë i rekomanduar, veçanërisht për të mbrojtur më të prekshmit dhe për të kufizuar ndikimin e virusit në sistemin e kujdesit shëndetësor.

Varianti K, shpjegon ISS, “posedon mutacione të ndryshme të aminoacideve krahasuar me llojet e përfshira në vaksinën aktuale për Hemisferën Veriore. Megjithatë, të dhënat epidemiologjike të disponueshme deri më sot tregojnë se nuk është vërejtur asnjë rritje në ashpërsinë e manifestimeve klinike”. Për më tepër, “vlerësimet paraprake sugjerojnë se vaksinat që përdoren aktualisht vazhdojnë të mbrojnë nga shtrimi në spital , megjithëse, bazuar në të dhënat e disponueshme deri më sot, nuk është e mundur të përcaktohet efikasiteti i tyre kundër manifestimeve klinike të sëmundjes”.

The post Varianti K i gripit është më ngjitës, si ta identifikoni atë appeared first on iconstyle.al.

❌