Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Broja jep asist në disfatën e Burnley-t, Chelsea ngec sërish

Kanë përfunduar katër nga gjashtë ndeshjet e programuara për t’u zhvilluar mbrëmjen e sotme në Premier League, të vlefshme për javën e 19-të të kampionatit anglez. Në “Turf Moor”, Burnley u mposht 1-3 nga Newcastle, në një ndeshje që u vendos që në minutat e para. Miqtë nisën vrullshëm, duke shënuar dy herë brenda pesë minutave, fillimisht me Joelinton në minutën e 2-të dhe më pas me Yoane…

Source

Skandal në Serbi, rrihet barbarisht nga tifozët sportisti dhe trajneri i tij grek (VIDEO)

Një episod i rëndë dhune ka njollosur botën e sporteve luftarake gjatë një eventi kickbox-i të zhvilluar në Novi Pazar, Serbi. Protagonist i incidentit ishte sportisti grek Giannis Tsoukalas, i cili u sulmua brutalisht menjëherë pas fitores ndaj kundërshtarit vendas Vahid Kicara. Sipas dëshmive të bashkëpunëtorit të tij, Pavlos Kochliaridis, vetëm pak sekonda pas nokautit fitues…

Source

United mendon rikthimin e bujshëm të yllit të Napolit

Ndonjëherë mjafton të ndryshosh horizont për të ndryshuar karrierë. Scott McTominay e ka bërë këtë zgjedhje duke lënë Manchester United dhe duke gjetur te Napoli ambientin ideal për të shprehur plotësisht potencialin e tij. Në Serie A, mesfushori skocez ka përjetuar sezonin më të plotë dhe më të kënaqshëm të karrierës, duke u shndërruar në një nga simbolet e Napolit kampion dhe duke fituar edhe…

Source

Lucas Ocampos pëson paralizë faciale, dy javë pushim absolut

Lucas Ocampos vazhdon të përballet me probleme fizike. Pak ditë para nisjes së “Clausura 2026” në Liga MX, anësori argjentinas është sërish i dëmtuar. Rayados de Monterrey njoftoi se ish-lojtari i Sevilla vuan nga një paralizë faciale në anën e majtë të fytyrës, me origjinë të mundshme virale. “Klubi i Futbollit Monterrey informon se lojtari Lucas Ocampos ka paraqitur një paralizë faciale të…

Source

SPECIALE/ 2025 thuajse perfekte për Kombëtaren kuqezi, shtrohet rruga … për Kupën e Botës

Viti 2025 do të mbahet mend si një nga më pozitivët në historinë e fundit të Kombëtares shqiptare. Kuqezinjtë zhvilluan një edicion pothuajse perfekt, duke pësuar vetëm dy humbje, të dyja ndaj Anglisë: një në ndeshjen hapëse të marsit dhe tjetra në përballjen e fundit të nëntorit. Mes këtyre dy takimeve, Shqipëria ndërtoi një ecuri mbresëlënëse, duke mos humbur asnjë ndeshje tjetër dhe duke…

Source

Miura nuk dorëzohet, gjen klub të ri në moshën 58 vjeç

Kazuyoshi Miura vazhdon të sfidojë kohën. Ish-sulmuesi i Genoas, i cili do të mbushë 59 vjeç në shkurt, ka njoftuar se do të vazhdojë karrierën e tij si futbollist, duke u transferuar në formë huazimi te Fukushima United, klub që militon në ligën e tretë japoneze. “Pasioni im për futbollin nuk ka ndryshuar, pavarësisht moshës”, ka deklaruar ish-futbollisti i përfaqësueses japoneze…

Source

Futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, udhëheq Lionel Messi

Revista prestigjioze angleze FourFourTwo ka publikuar versionin e përditësuar të renditjes së 100 futbollistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave, një klasifikim që ndez debatin mes tifozëve dhe ekspertëve në mbarë botën. Në krye të listës qëndron Lionel Messi, i konsideruar si lojtari më i madh në historinë e futbollit. Argjentinasi lë pas dy legjenda absolute si Pelé dhe Diego Armando…

Source

Abissnet Superiore dhe Kupa e Shqipërisë / Zbulohet kalendari i sfidave të ardhshme

Futbolli shqiptar rikthehet më 10 janar me ndeshjet e fazës 1/8 të Kupës së Shqipërisë. Komisioni i Ligave dhe Garave i FSHF-së ka përcaktuar datat dhe oraret e ndeshjeve të kësaj faze, si edhe kalendarin e takimeve për katër javët e ardhshme të kampionatit “Abissnet Superiore”. Kupa e Shqipërisë, raundi 1/8 Tirana – Skënderbeu 10.01.2026 13:00 Partizani – Burreli 10.01.2026 13:00 Bylis…

Source

Juventus mendon rikthimin e bujshëm të Chiesa-s në merkaton e janarit

Merkatoja e dimrit e Juventusit mund të sjellë një surprizë të madhe. Mes emrave që po qarkullojnë për të përforcuar skuadrën e Luciano Spallettit dhe për t’i dhënë bardhezinjve më shumë ambicie sesa thjesht një vend në Champions League, ka dalë në skenë edhe ai i Federico Chiesës. Sulmuesi i krahut, prej rreth një viti e gjysmë pjesë e Liverpoolit, nuk ka gjetur hapësirat e dëshiruara në Angli…

Source

Festimet e ndërrimit të viteve, policia e Tiranës lajmëron masat e sigurisë që do të merren

Drejtoria Vendore e Policisë së Tiranës ka lajmëruar një plan me masat që do të merren për garantimin e mbarëvajtjes së festimeve me rastin e ndërrimit të viteve. Konkretisht masat konsistojnë në: shtimin e prezencës së shërbimeve policore me uniformë dhe atyre të Policisë Kriminale, vendosjen e pikave fikse të kontrollit në hyrje dhe dalje të qytetit, intensifikimin e masave për monitorimin e…

Source

FSHF organizon event festiv me gazetarët sportivë, Presidenti Duka vlerëson bashkëpunimin dhe kontributin e medias

Federata e Futbollit organizoi një event festiv me gazetarët sportivë me rastin e festave të fundvitit, në shenjë falënderimi dhe mirënjohjeje për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe kontributin e tyre në zhvillimin dhe promovimin e futbollit shqiptar. Gjatë fjalës së tij, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, falënderoi gazetarët për bashkëpunimin dhe kontributin e tyre në zhvillimin e futbollit…

Source

Interi i falet kapitenit Lautaro ndaj Atalantës dhe rimerr kreun

Pas humbjes ndaj Bolognës në Superkupë, Interi kthen menjëherë faqen në kampionat dhe e mbyll vitin 2025 i vetëm në krye të renditjes. Në javën e 17-të të Serie A, skuadra e Chivu triumfon 1-0 ndaj Atalantës, duke iu përgjigjur fitoreve të Milanit, Napolit dhe Juventusit dhe duke mbrojtur vendin e parë me 36 pikë. Në New Balance Arena, zikaltërit marrin kontrollin e ndeshjes që në pjesën e parë…

Source

Dinamo mund me përmbysje Egnatian dhe fiton Superkupën e Shqipërisë

Dinamo fiton Superkupën e Shqipërisë, pasi ka mposhtur 3-1 Egnatian në finalen e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”. Një ndeshje që nisi më mirë për rrogozhinasit, por në fund ishin “blutë” që festonin me meritë trofeun. Egnatia e nisi sfidën me vrull dhe gjeti golin e avantazhit që në minutën e 9-të. Flamur Ruçi përfitoi nga një mosmarrëveshje në mbrojtjen e Dinamos dhe mposhti Aldo Teqjan…

Source

Ronaldo, Messi dhe Neymar mbeten “fenomenët” në internet

Cristiano Ronaldo vazhdon të konfirmohet si një fenomen global, jo vetëm për atë që jep në fushën e lojës, por edhe për ndikimin e tij jashtë saj. Edhe në moshën 40-vjeçare, ylli portugez kryeson renditjen e futbollistëve më të kërkuar në Google, duke ruajtur vendin e parë edhe për vitin 2025. Sipas të dhënave të kërkimeve online, Ronaldo ka qenë në krye të listës plot gjashtë herë gjatë dhjetë…

Source

Salianji takime me demokratët në Shkodër: PD duhet të sjellë rrotacionin politik!

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka zhvilluar një takim me demokratët në Shkodër, nga ku ka ndarë edhe pamje. Në një postim në rrjetet sociale, Salianji shkruan se PD duhet të sjellë rotacionin politik në Shqipëri, por për të arritur këtë, duhet që të kryejë një proces transformimi dhe reformimi për t’u hapur. Postimi i plotë: Me mirënjohjen më të thellë për pritjen…

Source

Milani rigjen fitoren në Seria A, mposht me lehtësi Veronën dhe merr kreun

Milani ka reaguar pas paraqitjes zhgënjyese në Superkupën e Italisë, duke triumfuar 3-0 ndaj Hellas Veronës në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të të Serie A. Fitorja shënon rikthimin te suksesi në “San Siro”, pas barazimit në ndeshjen e fundit në shtëpi. Pjesa e parë rezultoi e vështirë për kuqezinjtë, me Veronën që mbajti më shumë topin, megjithëse pa krijuar rrezik real për portën e Milanit.

Source

Pjesëmarrja në zgjedhjet në Kosovë, KQZ: Deri në orën 13:00 kanë votuar 17.84 %

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë njoftoi se pjesëmarrja në zgjedhje deri në orën 13:00 ishte 17.84%. Sipas të dhënave të publikuara në ueb-faqen e KQZ-së, Ranillugu kryeson me pjesëmarrjen më të lartë, 33.28%, ndërsa Leposaviçi ka pjesëmarrjen më të ulët, 1.57%. Në kryeqytetin Prishtinë, deri në këtë orë votuan 21.51% e qytetarëve me të drejtë vote. Kujtojmë që numërimi i votave për…

Source

Bullgaria drejt euros më 1 janar 2026, shqetësime dhe kundërshti mes qytetarëve

Bullgaria do të bëhet më 1 janar 2026 vendi i 21-të që miraton euron si monedhë zyrtare, një hap i rëndësishëm në integrimin e saj europian, por që shoqërohet me shqetësime dhe kundërshti të konsiderueshme brenda vendit. Një pjesë e madhe e qytetarëve bullgarë shprehin frikën se kalimi në monedhën e përbashkët europiane mund të sjellë rritje të çmimeve dhe të thellojë paqëndrueshmërinë ekonomike…

Source

Takimi me Zelenskey në Florida, Trump: Asgjë nuk miratohet pa mua!

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pritet të zhvillojë sot një takim të rëndësishëm në Florida me presidentin amerikan Donald Trump, në një përpjekje për të forcuar pozicionin e Kievit dhe për të siguruar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për versionin më të fundit të planit të paqes, që synon t’i japë fund luftës gati katërvjeçare me Rusinë. Zelensky ka udhëtuar drejt SHBA-së me…

Source

Zjarri në parkun e autobusëve në Durrës, policia jep detaje: U dogjën 8 autobusë

Policia e Durrësit ka dhënë detaje shtesë lidhur me zjarrin e rënë një ditë më parë në parkun e autobusëve, ku si pasojë u dogjën tetë autobusë që ndodheshin jashtë funksionit. Sipas njoftimit zyrtar, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës kanë përfunduar veprimet e para hetimore dhe kanë referuar materialet në Prokurori, duke e klasifikuar ngjarjen si aksidentale.

Source

❌