Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

20:27 Reshje breshëri dhe dëbore në Shkodër/ Bllokohen disa familje në akse të ndryshme rrugore

Moti i keq dhe reshjet e dëborës kanë përfshirë vendin në ditën e sotme. Sipas prefektit të qarkut Shkodër disa familje, përfshirë edhe fëmijë, ndodhen të bllokuara në akse të ndryshme rrugore, nga zona e Bunit të Bajraktarit deri në zbritje në drejtim të qytetit të Koplikut.

Bëhet me dije se në këtë aks rrugor po bien reshje breshëri dhe dëborr dhe ka filluar formimi i ngricave, duke e vështirësuar ndjeshëm qarkullimin rrugor. Sipas informacioneve, mbi 200 mjete tentojnë të lëvizin në drejtim të Koplikut.

Njoftimi i plotë:

Prefekti i Qarkut Shkodër informon se gjatë orëve të fundit janë marrë një numër i konsiderueshëm telefonatash nga qytetarë në sallën operative të Komisariatit të Policisë Shkodër, ku raportohet se disa familje, përfshirë edhe fëmijë, ndodhen të bllokuara në segmente të ndryshme rrugore.
Bllokimet janë evidentuar në akse të ndryshme rrugore, nga zona e Bunit të Bajraktarit deri në zbritje në drejtim të qytetit të Koplikut.
Aktualisht, në këtë aks rrugor po bien reshje breshëri të alternuara me dëborë dhe ka filluar formimi i ngricave, duke e vështirësuar ndjeshëm qarkullimin rrugor.
Sipas raportimeve, mbi 200 mjete tentojnë të lëvizin në drejtim të Koplikut. Lëvizja është rivendosur në sajë të ndërhyrjes në terren, ku ndodhen shërbimet e Policisë Rrugore dhe mjetet borëpastruese, të cilat janë në koordinim të vazhdueshëm për menaxhimin e situatës dhe garantimin e sigurisë së qarkullimit rrugor.
Prefekti i Qarkut është në ndjekje të vazhdueshme të situatës dhe ka kërkuar koordinim të menjëhershëm mes strukturave përgjegjëse për normalizimin e qarkullimit dhe garantimin e sigurisë së qytetarëve.
Në këtë kuadër, apelohet për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin lëvizjet e panevojshme në akset problematike dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë. Në rast nevoje ose problematikash, qytetarët ftohen të komunikojnë menjëherë me Policinë e Shtetit ose shërbimet e emergjencave./mxh

20:18 Gjendja e rëndë shëndetësore e Parashqevi Simakut, flet e tronditur Merita Halili!

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore shqiptare, Merita Halili, ka bërë një rrëfim prekës gjatë një interviste, ku ka folur me shumë ndjenjë për gjendjen e rënduar shëndetësore të artistes Parashqevi Simaku.

Me zë të dridhur, Halili e cilësoi situatën si jashtëzakonisht të dhimbshme, jo vetëm në aspektin njerëzor, por edhe në atë artistik. Ajo rrëfeu se lajmi për Simakun ka qenë një tronditje e madhe për të, duke e përshkruar si një “bombë” emocionale që e ka goditur papritur.

Sipas saj, lidhja mes tyre shkon përtej marrëdhënies së kolegeve, pasi i përkasin së njëjtës gjeneratë dhe kanë ecur paralelisht në rrugën e artit shqiptar. “Kemi qenë e njëjta moshë, e njëjta frymë, kemi ndarë të njëjtat ëndrra dhe të njëjtat sfida”, u shpreh Halili.

Ajo theksoi se e ka të vështirë të flasë më gjatë për këtë temë, pasi situata është trajtuar tashmë nga shumë njerëz, përfshirë edhe vetë Parashqevi Simakun. Megjithatë, dhimbja dhe keqardhja në fjalët e saj ishin të dukshme, duke reflektuar respektin dhe dashurinë e thellë për kolegen.

Rrëfimi i Meritës solli një moment reflektimi për publikun, duke kujtuar se pas figurave të njohura dhe suksesit artistik fshihen histori të forta njerëzore, sfida shëndetësore dhe beteja personale që shpesh mbeten larg syrit të publikut./mxh

20:10 Vesa Luma rrëfehet për mundësinë e një fëmije të dytë!

Këngëtarja e njohur Vesa Luma ka folur hapur dhe me shumë ndjeshmëri për një temë personale, duke iu përgjigjur pyetjes nëse ajo dhe partneri i saj, Big Basta, po mendojnë për një fëmijë të dytë.

Gjatë një sesioni “Ask me a question” në Instagram, një ndjekës e pyeti drejtpërdrejt: “Së pari, gëzuar festat. Ke menduar për fëmijë të dytë?”. Vesa nuk hezitoi të përgjigjej me sinqeritet, duke zbuluar se kjo ide i ka shoqëruar prej shumë vitesh.

“Kemi 9 vite që e mendojmë dhe në fund na është mbushur mendja për një motër ose vëlla për Lianin”, shkroi ajo në postimin e saj.

Megjithatë, këngëtarja theksoi se jo gjithmonë gjithçka varet nga dëshira, duke shtuar se koha dhe rrethanat nuk janë gjithmonë në favor. Ajo u shpreh me optimizëm se shpreson që fati t’u buzëqeshë, pavarësisht moshës, e cila sipas saj “nuk është shumë në favor”.

Me humor dhe pozitivitet, Vesa iu drejtua edhe ndjekësve duke kërkuar sugjerime apo “receta” që mund ta ndihmojnë në këtë rrugëtim, ndërsa mesazhin e mbylli me urime festive: “Gëzuar dhe ty e familjes. Paç një vit të mbarë”, shkroi ajo në InstaStory./mxh

19:59 Qindra anulime dhe vonesa fluturimesh në aeroportin e Amsterdamit/ Shkak, moti i keq

Aeroporti Ndërkombëtar Schiphol i Amsterdamit ka njoftuar se pritet që qindra fluturime të anulohen ose të vonohen ndjeshëm nesër për shkak të borës dhe akullit.

Bëhet me dije se Schiphol, një nga qendrat më të ngarkuara të Evropës, ka anuluar tashmë dhjetëra fluturime sot për të njëjtën arsye, motin e keq që ka përfshirë vendin.

Faqja zyrtare e aeroportit holandez thotë se vonesat do të jenë për shkak të procesit të heqjes së akullit nga trupi i avionit. Sipas raportimeve probleme të ngjashme po ndodhin edhe në aeroportin e Eindhovenit./mxh

19:48 Foto/ Sensuale dhe rrëzëllitëse, Oriola Marashi në natën e ndërrimit të viteve

Modelja Oriola Marashi e ka pritur ndërrimin e viteve në Dubai dhe ka parë nga afër spektaklin e fishekzjarreve në një nga ndërtesat më të larta në botë.

Vetë modelja është shfaqur rrëzëllitëse dhe sensuale në të njëjtën kohë, me një fustan ngjyrë jeshil të ngjitur pas trupi. Në fotot e postuara nga Marashi në rrjetet e saj sociale, komentet dhe pëlqimet ashtu si gjithmonë janë të larta./mxh

19:39 Ishte planifikuar vrasja e 20 personave natën e Vitit të Ri/ FBI parandalon sulmin terrorist të frymëzuar nga ISIS

Departamenti Amerikan ka ndaluar një 18-vjeçar të frymëzuar nga Shteti Islamik të kryente një sulm në Karolinën e Veriut me thika dhe çekiçë në natën e Vitit të Ri.

Kristan Sturdivant, 18 vjeç, nga Middle Hill, Karolina e Veriut, akuzohet për ofrimin e mbështetjes materiale për një organizatë terroriste të huaj, sipas një deklarate të lëshuar nga Departamenti i Drejtësisë.

Agjentët e Byrosë Federale të Hetimeve (FBI) që kontrolluan shtëpinë e 18-vjeçarit gjetën një shënim të shkruar me dorë të titulluar “Sulmi i Vitit të Ri 2026”, në të cilin ai dyshohet se diskutonte planet për të therur deri në 20 persona dhe për të sulmuar oficerët e policisë që nxituan në vendngjarje, sipas deklaratës së autoriteteve.

“FBI-ja dhe partnerët e saj penguan një tjetër sulm të mundshëm natën e Vitit të Ri nga një individ që dyshohet se është frymëzuar nga ISIS”, shkroi Kas Patel në platformën “X”./mxh

19:27 2025, viti më i ngrohtë në historinë e Mbretërisë së Bashkuar

Mbretëria e Bashkuar, e njohur për klimën e saj të mjegullt dhe të lagësht, përjetoi vitin e saj më të ngrohtë dhe me diell të regjistruar ndonjëherë në vitin 2025. Në deklaratën e saj Zyra Meteorologjike, e cilësoi këtë si një tregues të qartë të ndryshimeve klimatike.

Me një temperaturë mesatare prej 10.09 gradë Celsius, viti 2025 theu rekordin e mëparshëm prej 10.03 gradë Celsius të vendosur në vitin 2022. Dhjetë vitet më të ngrohta janë regjistruar të gjitha në dy dekadat e fundit.

Kjo tregon gjithnjë e më qartë ndikimin e ndryshimeve klimatike në temperaturat në Mbretërinë e Bashkuar”, tha Zyra Meteorologjike. Zyra Meteorologjike shtoi se viti 2025 ishte viti më me diell në vend që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1910.

Gati 1,648.5 orët me diell tejkaluan rekordin e mëparshëm të vendosur në vitin 2003 me 61.4 orë. Ky vit shumë i ngrohtë është në përputhje me efektet e pritura të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeriu, shpjegoi Mark McCarthy, ekspert i klimës në Zyrën Meteorologjike.

“Ndërsa kjo nuk do të thotë që çdo vit do të jetë më i ngrohti i regjistruar ndonjëherë, vëzhgimet tona meteorologjike dhe modelet klimatike tregojnë qartë se ngrohja globale po ka ndikim në klimën e Mbretërisë së Bashkuar”, shtoi ai.
Të dhënat pasuan njëra-tjetrën vitin e kaluar: pranvera dhe më pas vera ishin më të ngrohtat e regjistruara ndonjëherë. Dimri dhe vjeshta panë temperatura mbi mesataren. Vera e vitit 2025 pa katër valë të nxehti. Megjithatë, temperatura rekord prej 40.3 gradë Celsius, e regjistruar në korrik 2022, nuk u thye.

“Ndërsa shumë do ta kujtojnë pranverën dhe verën jashtëzakonisht të ngrohtë të vitit 2025, ajo që ishte e jashtëzakonshme këtë vit ishte nxehtësia e vazhdueshme gjatë gjithë vitit, me çdo muaj, përveç janarit dhe shtatorit, që ishte më i ngrohtë se mesatarja”, tha Emily Carlisle, një shkencëtare në Zyrën Meteorologjike.

Anglia gjithashtu përjetoi pranverën e saj më të thatë në më shumë se 100 vjet në vitin 2025. Në mesin e gushtit, Agjencia e Mjedisit deklaroi mungesën e ujit në Angli si “çështje me rëndësi kombëtare”. Yorkshire, në Anglinë veriore, ka ndaluar ujitjen e kopshteve./mxh

19:18 Partia Kristiansociale Gjermane kërkon kthimin e shumicës së refugjatëve sirianë

Në një dokument të Unionit Kristiansocial Gjerman, CSU para një takimi të grupit të landit në Seeon, Bavarinë e Epërme në 6 janar flitet për një “ofensivë kthimi” që duhet të zhvillohet “sa më shpejt”.

Për shumicën e sirianëve me leje qëndrimi të përkohshme, argumenti i mbrojtjes nuk është më në fuqi pas përfundimit të luftës civile, thuhet në dokument.

“Për ata që nuk largohen vullnetarisht, dëbimet duhet të fillojnë sa më shpejt të jetë e mundur”. Mbi dokumentin e CSU ka raportuar gazeta gjermane “Münchner Merkur” dhe dpa.
2026 duhet të jetë vit i ofensivës së dëbimeve, “me fluturime të planifikuara dhe gjithashtu për në Siri dhe Afganistan”. Për këtë qëllim,duhet të krijohen në të gjithë Gjermaninë qendrat e kthimit, së bashku me një terminal të dedikuar dëbimi në Aeroportin e Mynihut.

CSU dëshiron të ndjekë një qëndrim më të ashpër edhe ndaj refugjatëve nga Ukraina. “Për më tepër, ne do të këmbëngulim që burrat ukrainas në moshë ushtarake, në veçanti, të kontribuojnë në mbrojtjen e vendit të tyre”, thuhet në dokument, por nuk jepen detaje të mëtejshme.

Pengesa më të larta për integrimin në sistemet sociale

Pikë tjetër në dokumentin e CSU është vështirësimi i kritereve për të hyrë në sistemin social gjerman. “Aktualisht, qytetarëve të BE-së u garantohet liria e lëvizjes brenda Unionit me ligj, madje edhe me një kohë minimale pune javore prej 5.5 orësh. Ne duam të ngushtojmë përkufizimin e konceptit ‘punëtor’ siç përcaktohet në Direktivën e BE-së për Lirinë e Lëvizjes”, sqarohet në deklaratë. Kreu i grupit rajonal Alexander Hoffmann i tha “Merkur”, se “migrimi i fuqisë punëtore në Gjermani nuk duhet të jetë migrim varfërie”.

Dokumenti paraprak i publikuar në media përmban edhe pika të tjera si luftimin e armiqve të demokracisë. Aty kërkohet që thirrjet publike për ngritjen e një shteti islamist, Kalifat duhet të dënohen.

“Kërkesa për zhbërjen e rendit themelor demokratik liberal apo një krim antisemitist duhet të çojnë në dëbimin e detyrueshëm të personit në fjalë, mohimin e lejes së qëndrimit dhe, në rastin e shtetasve të dyfishtë, humbjen e shtetësisë gjermane”, thuhet në dokumentin e CSU./mxh

19:07 Dronë rusë shihen pranë kufirit me Ukrainën/ Alarmohet Rumania, ngre dy avionë luftarakë në ajër

Forcat e Armatosura Rumune kanë ngritur në ajër dy avionë luftarakë F-16 pasi dronë rusë u panë duke u drejtuar drejt porteve ukrainase në lumin Danub, pranë kufirit rumun.

Sipas ministrisë së Mbrojtjes në Rumani, sistemet e mbikëqyrjes zbuluan avionë pa pilot të nisur nga Rusia dhe duke lëvizur drejt porteve ukrainase në Danub, një distancë të shkurtër nga territori rumun.

“Rreth orës 11:50, dy avionë luftarakë F-16 nga Baza e 86-të Ajrore në Fete?ti u ngritën për të monitoruar zonën kufitare me Ukrainën në pjesën veriore të Qarkut Tulcea”, tha Ministria e Mbrojtjes.
Disa minuta më vonë, në orën 12:00, autoritetet aktivizuan sistemin përkatës të paralajmërimit, duke informuar banorët në pjesën veriore të Tulceas për “mundësinë e rënies së objekteve nga ajri”.

Paralajmërimi u hoq 22 minuta më vonë, pasi u përcaktua se nuk kishte rrezik të menjëhershëm. Ministria e Mbrojtjes Kombëtare sqaroi se gjatë misionit nuk u regjistruan shkelje të paautorizuara të hapësirës ajrore kombëtare. Avionët luftarakë përfunduan operacionin e mbikëqyrjes pa incidente të mëtejshme./mxh

Trump paralajmëron se SHBA do të ndërhyjë nëse Irani vret protestuesit

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar autoritetet e Iranit kundër vrasjes së protestuesve paqësorë, duke deklaruar se Uashingtoni “do t’u vijë në ndihmë”. Në një postim të shkurtër në rrjetet sociale, Trump shkroi: “Jemi të armatosur dhe gati për të vepruar,” por nuk dha detaje të mëtejshme. Kjo paralajmërim vjen në mes të pothuajse një jave protestash masive në Iran…

Source

Detaje të reja për adoleshentët e zhdukur pas zjarrit vdekjeprurës në resortin zviceran të skive

Detaje të reja po dalin në dritë lidhur me zjarrin vdekjeprurës që shpërtheu në një bar të një resorti skish në Zvicër, në prag të Vitit të Ri, ku janë emëruar tre adoleshentë të zhdukur. Midis tyre janë Charlotte Niddam, e cila më parë ka ndjekur Kolegjin Immanuel, një shkollë private në Hertfordshire, kombësia e së cilës nuk është konfirmuar. Gjithashtu i zhdukur është Arthur Brodard…

Source

Golat e Salah dhe rikthimi i Hakimit – Gjashtë pika kyçe nga faza e grupeve të Afcon 2025

Me afrimin e fazës eliminatore të Kupës së Kombeve të Afrikës (Afcon) 2025, ekipet e mëdha kanë dominuar plotësisht fazën e grupeve. Algjeria dhe Nigeria ishin dy kombet që fituan të gjitha ndeshjet e tyre, ndërsa golat e Mohamed Salah i siguruan Egjiptit një kalim të qetë me shtatë pikë. Maroku, si vend pritës, gjithashtu mbeti i pamposhtur, me Achraf Hakimin që u rikthye gradualisht në aksion.

Source

Formacionet/ Milani në testin e parë për vitin 2026, sfidon pas pak Cagliarin

Në kuadër të javës së 18-të të Serie A, Cagliari pret Milanin sonte në orën 20:45. Për këtë ndeshje, janë publikuar formacionet zyrtare, ku konfirmohet prania e Kilicsoy për Cagliarin, ndërsa Pavlovic dhe Pulisic do të jenë në stol për Milanin. Rafael Leao është në gjendje të mirë dhe do të luajë. Trajneri i Milanit, Allegri, ka një histori me Cagliarin, duke qenë lojtar (1993-95) dhe më pas…

Source

Detaje të reja nga tragjedia në Crans-Montana: Shkaku i zjarrit dhe viktimat

Një zjarr i fuqishëm që shpërtheu në një resort skish zviceran gjatë festimeve të Vitit të Ri ka shkaktuar vdekjen e të paktën 40 personave dhe ka plagosur 119 të tjerë, thanë zyrtarët në përditësimin e tyre të fundit të premten pasdite. Kjo tragjedi ndodhi në orët e para të së enjtes në “Le Constellation”, një bar i njohur në resortin luksoz alpin të skive Crans-Montana. Presidenti zviceran…

Source

Ottolini zyrtarisht te Juventusi, është njeriu i ri i merkatos

Njoftohet zyrtarisht se Marco Ottolini është emëruar drejtor sportiv i ri i Juventusit, duke filluar nga 1 janari 2026. Ai do t’i raportojë drejtorit ekzekutiv Damien Comolli dhe do të bashkëpunojë ngushtë me përgjegjësin e strategjive të klubit, Giorgio Chiellini, drejtorin teknik François Modesto dhe trajnerin Luciano Spalletti. Për Ottolinin, ky është një rikthim në klubin bardhezi…

Source

Will Smith paditet për ngacmim seksual nga ish-konkurrent i “America’s Got Talent”

Aktori i njohur Will Smith është paditur për ngacmim seksual, sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga Fox News Digital. Padia, e depozituar në Los Anxhelos pak para Vitit të Ri, është ngritur nga Brian King Joseph, një violinist profesionist dhe ish-konkurrent i emisionit “America’s Got Talent”. Joseph pretendon se Smith e ka “përgatitur dhe manipuluar qëllimisht për shfrytëzim të mëtejshëm…

Source

INTER – Al-Hilal do të paguajë një pjesë të pagës së Cancelos. Tani Interi pret miratimin e lojtarit

Joao Cancelo ka vendosur të mos kthehet në Arabinë Saudite për gjashtë muajt e ardhshëm, duke kërkuar një transferim te një klub i madh evropian. Fillimisht, Barcelona dukej destinacioni i preferuar, por interesimi i fortë i Interit ka ndryshuar situatën. Klubi zikaltër është futur në garë, duke shfrytëzuar vështirësitë financiare të katalanasve dhe gatishmërinë e Al-Hilal për të ndihmuar në…

Source

Presidenti Maduro: Jemi të gatshëm për marrëveshje antidrogë me SHBA-në, pa koment për sulmin e CIA-s

Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, ka deklaruar se vendi i tij është i hapur për të negociuar një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara për të luftuar trafikun e drogës. Megjithatë, ai refuzoi të komentojë mbi një sulm të raportuar, të udhëhequr nga CIA, në një zonë ankorimi venezueliane, të cilën Donald Trump pretendoi se përdorej nga kartelet. Në intervistën e regjistruar paraprakisht me…

Source

Liverpool zhgënjen: “As futboll ‘heavy metal’, as me letër alumini”

Barazimi 0-0 i Liverpoolit me Leeds United në Anfield shkaktoi pak pakënaqësi nga tifozët vendas, duke shënuar barazimin e parë pa gola nën drejtimin e Arne Slot dhe rezultatin e parë të tillë në 117 ndeshje në të gjitha garat që nga dhjetori 2023. Pavarësisht se skuadra e Slot zgjati serinë e saj pa humbje në tetë ndeshje, performanca e zbehtë tregoi një bazë tifozësh të zhgënjyer.

Source

Sunderland i Granit Xhakës frenon Manchester City-in, ndeshja mbyllet 0-0

Në një përballje pa gola dhe pa fitues, Sunderland dhe Manchester City ndanë pikët në “Stadium of Light”, duke mbyllur ndeshjen me rezultatin 0-0. Skuadra e Pep Guardiolës nuk arriti të thyente mbrojtjen e fortë të vendasve, të cilët treguan rezistencë të admirueshme ndaj “Citizens”. Pjesa e parë e takimit u karakterizua nga një barazim pa gola, megjithëse të dyja skuadrat krijuan mundësi për të…

Source

❌