Vjen reagimi i Danimarkës pasi Trump emëroi një të dërguar të posaçëm për Grenlandë

Danimarka pret që të gjitha kombet, përfshirë Shtetet e Bashkuara, të respektojnë sovranitetin e saj territorial pasi pesidenti i SHBA-së, Donald Trump emëroi një të dërguar të posaçëm për ta vënë Grenlandën nën kontrollin e Uashingtonit, tha të hënën ministri i Jashtëm, Lars LÞkke Rasmussen.
Rasmussen tha në një deklaratë se ndërsa emërimi "konfirmon interesin e vazhdueshëm amerikan në Grenlandë", Danimarka këmbëngul se "të gjithë - përfshirë SHBA-në - duhet të tregojnë respekt për integritetin territorial të Mbretërisë së Danimarkës".
Transmetuesit danezë TV2 dhe DR raportuan se Rasmussen më vonë tha se do të thërriste ambasadorin e SHBA-së në Kopenhagen, Kenneth Howery, për një takim në ministri.
"E kemi thënë më parë. Tani e themi përsëri. Kufijtë kombëtarë dhe sovraniteti i shteteve janë të rrënjosura në të drejtën ndërkombëtare", thanë kryeministrja daneze Mette Frederiksen dhe homologu i saj i Grenlandës, Jens-Frederik Nielsen në një deklaratë të përbashkët.
"Ato janë parime themelore. Nuk mund të aneksosh një vend tjetër. As me një argument për sigurinë ndërkombëtare".
âGrenlanda u pĂ«rket grenlandezĂ«ve dhe SHBA-tĂ« nuk do ta pushtojnĂ« GrenlandĂ«nâ, shtuan ata nĂ« deklaratĂ«n e dĂ«rguar me email nga zyra e Frederiksen. âNe presim respekt pĂ«r integritetin tonĂ« tĂ« pĂ«rbashkĂ«t territorialâ.
Nielsen i GrenlandĂ«s shkroi mĂ« parĂ« nĂ« Facebook se territori gjysmĂ«-autonom danez ishte âzgjuar pĂ«rsĂ«ri me njĂ« njoftim tĂ« ri nga presidenti i SHBA-sĂ«, por kjo nuk ndryshon asgjĂ« pĂ«r ne nĂ« vendâ.
âGrenlanda u pĂ«rket grenlandezĂ«ve dhe integriteti i saj territorial duhet tĂ« respektohetâ, shkroi Nielsen, duke shtuar se ndĂ«rsa territori mirĂ«pret bashkĂ«punimin me kombe tĂ« tjera, kjo duhet tĂ« bĂ«het me respekt pĂ«r grenlandezĂ«t dhe vlerat e tyre.
Ndryshe, Trump njoftoi tĂ« dielĂ«n se po emĂ«ronte Guvernatorin e LuizianĂ«s, Jeff Landry, si tĂ« dĂ«rguar special nĂ« GrenlandĂ«, duke thĂ«nĂ« se Landry âe kupton sa thelbĂ«sore Ă«shtĂ« Grenlanda pĂ«r sigurinĂ« tonĂ« kombĂ«tareâ.
E Landry shkroi në X se "është një nder t'ju shërbej në këtë pozicion vullnetar për ta bërë Grenlandën pjesë të SHBA-së".
Trump ka kërkuar vazhdimisht juridiksionin e SHBA-së mbi ishullin e gjerë dhe të pasur me minerale të Atlantikut të Veriut gjatë tranzicionit të tij presidencial dhe muajve të parë të mandatit të tij të dytë.
Ai madje nuk e ka përjashtuar përdorimin e forcës ushtarake për të marrë kontrollin e territorit të vendosur strategjikisht. /Telegrafi/






































