Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

21 janari pas Strasburgut dhe Gjykatës së Lartë; kush i zbaton vendimet?

Nga Ylli Pata

Vrasjet e 21 janarit janë me verdikt suprem. Nga Gjykata e Strasburgut dhe Gjykata e Lartë që i quajnë krim shtetëror.

Sot të gjithë presin nga SPAK, përkatësisht prokuroria speciale kundër krimit e korrupsionit, e cila e ka nisur dhe po e kryen veprimtarinë e vet nga denoncimet që vijnë nga partitë politike. Që shërbejnë si indicie e më pas kthehem në hetime në bazë të investigimeve përkatëse. 21 janari është sot një ngjarjen jo vetëm e hetuar, e stërhetuar, made e keqheuar dhe e gjykuar dhe e keqgjykuar. Por ka vendime supreme. Nesër është 15 vjetori i kësaj tragjedie të madhe, ku mazhoranca që ishte viktimë e kësaj tragjedie do të thotë presim nga drejtësie. E cila e ka dhënë verdiktin, priten ekzekutimet. Ja s’e bëri SPAK. Dikush duhet ta bëjë sepse ka vendime të qarte, e shteti, në këtë rast Parlamenti mund të kërkojë zbatimi e vendimin e gjykatave. Taulant Balla shefi i grupit të PS e përmendi, por e tha se si. E një ditë para 21 janarit, ata që paralajmëruan arrestimin e Edi Ramës në SHBA, me urdhër, pa logjikë sulmuan gjyqtaren që ka çështjen ndaj Sali Berishës. Asgjë nuk është rastësi. Këtu duhet të ndërhyjë mazhoranca me forcën e fuqisë politike, që nuk mundet që dikush të kërcënojë gjyqtarët. Sulmi ndaj Irena Qokës, qoftë nga një spizofren nga Parisi apo një e pakrehur e stacionit të trenit, janë qoka të atyre që flisnin për Delta Force.

Drejtësi në Shqipëri nga sot është e kërcënuar dhe ka arsye, sepse kërkon të gjykojë krimin e rëndë shtetëror, siç është rasti i dosjes Partizani.

Pas kësaj që ndodhi sot me Irena Gjokën, e cila u telendis nga panelistët e Llallës dhe proxy-t e tij, çdo gjyqtar apo prokuror që ka në dorë çështjen e 21 janarit është i kërcënuar. Nëse nuk e hap drejtësia këtë çështje, duhet ta hapë policia, pasi është e vendosur nga Gjykatat më të larta që Kushtetuta e Republikës i njeh, ajo e larta dhe Strazburgut. Natyrisht, duke i çuar në gjykatë dosjet. Pastaj ai prokuror apo gjyqtar që e mban peng këtë çështje të tregojë arsyet përse e zvarrit. Kanë kaluar 15 vjet… TemA

Sinjalet e vetos greke për në BE. A do ta ketë Athina sërish opozitën aleate?

Nga Ylli Pata

Batutat e Edi Ramës në forumin e Abu Dhabit me kryeministrin malazez Spajiç dhe moderatorin grek, John Defterios, dukeshin qartazi që ishin një “sforcim politik”.

Me fjalë të tjera, Edi Rama, me sjelljen e tij dukshëm me nerva po jepte një sinjal të qartë, që sipas gjasave nuk kishin lidhje as me Emiratet e Bashkuara e as me forumin në fjalë.

E gjitha dukej si një politikë “vendore” europiane, siç u pa edhe në polemikat e ardhura nga Athina, përkatsisht nga qarqet pranë Nea Demokratia të kryeministrit Kyriako Micotakis.

Millojko Spahiç, kryeministri i djathtë malazez nuk e ka herën e parë që ka përjetuar një debat me Edi Ramën në forume që ngjjnë me panelet tona të darkës. Gjasat janë që kreut të qeverisë malazeze i ka shjuar ky protagonizëm, por Edi Rama po i bie një pragu që nuk ka aspak lidhje me Podgoricën, po sipas të gjitha gjasave me Parisin, Berlinin apo vetë Brukselit.

Ndërkaq, sherri i improvizuar me Defterios e polemikat e mediave proqeveritaret greke flasin vetë. Përkthimi i këtyre mesazheve të koduara tregon se Athina duket do të marrë përsipër të votojë kundër Shqipërisë, duke e ndarë atë nga Mali i Zi. Ndryshe nga qasja franko-gjermane për të qenë bashkë, përkatësisht më shumë gjermane sesa franceze. Macron e Parisi, duket më afër Athinës, e cila duket se do të luajë kartën e rëndë ndaj Tiranës.

Një kartë që mund të jetë fatale, e që Edi Rama nga ana tjetër duket se është bërë gati për një betejë finale e fatale. Por pyetja këtu është; në këtë betejë që pritet të nisë së shpejti me kë do të jetë opozita shqiptaret? A do të jetë aleate me Athinën siç ka ndodhur në 2023? Deklarata e Fredi Belerit e bërë dje është thjeshte një sinjal, i cili e ka pasur pasqyrimin në disa panele që në fakt janë thjeshte sillogje vorioepirote.

Në fakt beteja e pritshme Tiranë-Athinë, ndërkohë që kjo e fundit po i qaset gjithnjë e më afër Turqisë madje edhe në një marrëveshje për kufirin detar, është një rikthim në rendin e vjetër botëror. Atë përpara konferencës së Londrës të vitit 2013. E këtu gjasat janë që të kemi një betejë epike mes dy vendeve. E cila në gjithë këto vite është fshehur në deklarata hiporite të ashtuquajtura politicaly correct. Kjo betejë është edhe një provë e rëndësishme për politikën shqiptaret, kryesisht për atë “sovraniste” e “konservatore” e natyrisht për qarqet mediatike e publicistike. Përplasja e madhe sapo ka nisur, e gjasat janë të jetë ndoshta siç thotë avokat Ngjela më pozitive se ç’pritet nga bathët politike e mediatike. TemA

Eksitimi politik se Shqipëria u shpall “Non Grata!

Nga Ylli Pata

Vendimi i Departamentit të Shtetit për çështjen e vizave emigratore nuk është në vendim politik, nuk është as vendim selektiv, e as një qëndrim për çështje të caktuar.

Është qartësisht një qëndrim i qeverisë amerikane në politikën e brendshme që kush vende kanë përfituar ndihma federale nuk do të përfitojnë viza emigruese.

Ky aspekt në fakt është një risi, që ne këtu e morën si një scoop. Si ka mundësi që Amerika jep ndihma dhe shqiptarët janë pjesë e shërbimit social federal. Në fakt mandate i Presidentit Joe Biden, i cili erdhi në pushtet në kulmin e pandemisë Covid 19 ishte një program i gjerë ndihme sociale për shumë shtresa shoqërore. Që nga të moshuarit deri ata që kanë nevojë më shumë. Mandati i Biden, ka ndryshuar realisht Amerikën dhe po e shikon edhe vetë Donald Trump që nuk mbijeton dot politikisht pa një politikë europiane mbrojtjeje sociale.

SHBA sot është një vend që duket më shumë si Kanadaja apo vendet e BE sesa Amerika e vjetër Kapitaliste. Shtetet e mëdha dhe të pasura të SHBA si California, Oregon, New York, Massachusetts, Minnesota, Ohio, Virginia, etj etj, që konsiderohen shtetet liberale të majta amerikane, kanë përqafuar një politikë më sociale se Europa. Një ndryshim politik që këtu tek ne komentohet në mënyrën tallava të adhuruesve të tokës së sheshtë, kur në realitet kemi të bëjmë me një zhvillim epokal, që tejkalon edhe risitë gjeopolitike që po konsiderohen si ndryshime të rendit botëror.

E në këtë logjikë, Donald Trump është në grackë, pasi ai fitoi zgjedhjet thjeshtë për emigracionin dhe kërkon ta mbajë këtë axhendë. Në këtë logjikë është edhe pezullimi i vizave emigratore, e cila nuk është në qëndrim selektiv ndaj Shqipërisë. PD me një mendësi malinje po e konsideron si një shpallje Non Grata ndaj Shqipërisë.

Nëse do të ishte kështu, SHBA, sidomos administrate Trump që nuk e ka problem ta thotë, do e kishte shpallur jo pa problem, por me forcë. Rasti i Maduros është një precedent tipik. Amerika është një superfuqi që nuk e ka problem të shpallë hapur nëse e konsideron një vend, një organizatë apo një person Non Grata. Kush e mban mend kur u shpall Sali Berisha Non Grata? Sekretari Blinken, me një njoftim në twitter tregoi vendimin zyrtar, pa komentet përkatëse. Por mbështetësit e Berishës thotë që nuk e ka bërë Amerika atë po Blinkeni. Po sot, kush e mori vendimin e vizave emigratore, të cilin në fakt Kongresi e ka bllokuar që tani? TemA

Pse Berisha shpalli se s’do të lërë fëmijët pasardhës të PD?

Nga Ylli Pata

Debati apo diskutimi më shumë i teorisë së trashëgimisë familjare të drejtimit të PD nga Sali Berisha qarkullon prej kohësh.

Qarkullim, i cili nuk ka ardhur nga fantazi të tepruar apo të ekzagjeruar. Argita apo Shkëlzeni nuk kanë pasur ndonjëherë role drejtuese në PD, por influence e tyre ka qenë determinante. Qoftë në pushtet, qoftë në opozitë. Mohimi i këtij realiteti edhe nëse bëhet nuk besohet po merret si një etiketë hipokrite.

Pasi fakt është se influence e fëmijëve të Sali Berishësn ë pushtetin politik nuk ka qenë thjeshte lobim. Ka qenë një kapje reale e vendimarrjes apo kondicionim i saj, qoftë kur Berisha ishte Kryeministër qoftë më pas.

Dje, në një takim me simpatizantë të tij, Sali Berisha tha se nuk do ta trashëgojë drejtimin e Partisë Demokratike tek fëmijët e tij. Doktori e nxori këtë frazë nga goja, a thua se ishte një verdikt “sacro santo”. Një frazë natyrisht e përgatitur si spin për të marrë një feedback të rëndësishëm, a thua se kemi të bëjmë me zhvillim politik.

Ndërkohë që thjeshte përmendja e këtij fakti nga Berisha përbën një skandal politik të nivelit të lartë. Pasi, edhe pse është njeriu me pushtetin absolut në PD, doktori nuk ka asnjë të drejtë tradhëgimie të postit të tij, edhe pse në fuqinë absolute që ka, edhe mund të ja lejojë vetes.

Por ky ekzagjerim nuk do të bëjë gjë tjetë veçse të rrudhë besimin dhe simpatinë në radhët e elektoratit të “së djathtës” edhe kështu mjaft i vogël. i gjendur në një stanjacion statistikor ku shifra 70% e JO-së nuk luan prej disa vitesh tshmë, Sali Berisha bëri një lëvizje për të bërë “lajm”. Me shpresën që të ngjallë apo të ndezë një shkarpë në mjedisin kënetor të opozitës.

Në një logjikë normale, vetëm përmendja e një mundësie trahëgimie duhet të jetë blasfemi. Dhe jo më kot Sali Berisha nuk i ka dhënë rëndësi këtre zileve që bien prej kohësh.

Pasi, si një politikan me përvojë dhe inteligjent e di se kjo është një çështje “kurth”. Ku nëse bie, i krijon vetes problem jo të vogël që mund të mbetet si një gjyle e lidhur në këmbë për kohë të gjatë.

Por këtë herë Berisha e lëshoi këtë tollumbace, ngaqë gjylja në realitet i është lidhur në këmbë prej kohësh. Ekzaktësisht prej 21 majit 2021, kur qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e shpalli atë Non grata, së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij.

Në këtë situatë të rëndë, ku më rëndë se kaq nuk ka në realitet, batareja e mufkave nuk bën ërshtypje fare. Jo vetëm në auditoret abstrakte të teatrove foltorike, pore dhe në mjedisin publik mediatic shqiptar. Ku zërat më të kuotuara janë ata që parashikojnë kataklizmat e darkës, së bashku me paroditë e tokës së sheshtë dhe frustrimet gjeopolitike.

Nuk do të mungojë ka shumë gjasa, seritë e “analizave” që Berisha me mohimin e tragjëgimisë i ka çuar sinjal Amerikës, apo po bën gati pasardhësin e tij politik për inat të Saljanit. Por kjo është enigma e 2026 e ka shumë gjasa që të shtyhen panelet deri në pushimet e verës. Pastaj shohim e bëjmë…

Foltorja post-Non Grata, përtej një çështjeje gjyqësore!

Nga Ylli Pata

Rasti i hetimit nga SPAK i historisë së financimit të Foltores së Sali Berishës në vitin 2021, është vetëm një çështje banale burokratike e një historie që në thelb është politike.

Episodi i çështjes së nisur në hetim, të cilin Belind Këlliçi e quajti “periferike”, nuk është gjë tjetër veçse një rrjedhë i të ashtuquajturave “letrave anonime”, që përbën realisht një fenomen politik post reformës në drejtësi.

Ku PD dhe LSI, që ishin dhe janë kundër produktit të reformës në drejtësi, e nisën betejën politike duke denoncuar me padi zyrtare qeverinë dhe mazhorancën. Duke i dhënë një lëndë të parë prokurorisë speciale, që në një mënyrë ishte orientim i hetimeve ndaj korrupsionit të zyrtarëve të lartë. Luftë që ka emra dhe mbiemra denoncuesish siç firma e Gazment Bardhit ndaj Foltores së Sali Berishës si organizatë paralele e PD-së zyrtare.

Por në realitet kjo çështje më shumë se një kronikë gjyqësore është një histori e pastër dhe e rëndësishme politike, e cila ja vlen të analizohet si e tillë, përtej letrave të çuara nga Bardhi apo të azhornuara nga prokurorët e çështjes.

Foltorja e Sali Berishës nuk është një akt partiak, është një ofensivë gjeopolitike e doktorit kundër superfuqisë botërore. Sado që të dalin sot e të komentojnë në bazë të zhvillimeve aktuale, nëse i rikthehemi kohës, doktori e nisi foltoren si sfië ndaj qeverisë së SHBA. E cila e kishte shpallur Non Grata për Korrupsion Madhor, pengim të drejtësisë dhe minim të demokracisë.

Berisha i tha Amerikës: Ju më dënuat por unë kam fansa. Që në fakt nuk i kishte dhe nuk i ka, por i inxhinieroi, i mobilizoi, i financoi. Natyrisht diku me joshje, diku me lekë, diku me pahir.

Foltorja e Sali Berishës, ku Belind Këlliçi është një nga emrat kryesorë, ishte një akt politik kundër PD-së reale, zyrtae, strukturore. Me objektivin për të ngitur një PD të re nga fansat e doktorit. i cili natyrisht që ka fansa, por siç tregoi historia politike nuk i ka në elektoratin e PD por vetën në tarafet dhe korridoret e tyre ndër vite. Që në realitet nuk kanë lidhje me të djathtën shqiptare.

Historia gjyqësore e foltores, edhe pse përfaqëson një ngjarjen interesante karme; padinë e Gaz Bardhit dhe Belindin që thirret në cështje, nuk ka gjasa të prodhojë vepër penale. Edhe pse brenda ka shumë, por foltorja është një histori e rëndësishme politike dhe madje gjeopolitike.

Përbën revoltën e një lideri të sanksionuar nga SHBA kundër fuqisë më të madhe të botës, duke i bërë të ditur se ka popullin me vete për ta sfiduar atë. Që në fakt ishte një mashtrim; Sali Berisha nuk e ka pasur dhe s’e ka popullin me vete kundër SHBA. Më vonë, Berisha kur e pa që nuk e arriti këtë, pagoi miliona dollarë amerikanë(thuhen 6 apo 8) për ta hequr njollën amerikane por nuk ja doli.

Megjithatë prapë historia e foltores është e varfër, pasi ka hone edhe më të thella. Përveç një historie mashtrimi apo penalisht e implikuar, ajo është një çështje e rëndë politike, e cila paturpësisht konsiderohet nga panelistët e darkës si një zhvillim për të promovuar njerëzit që i kishte persekutuar Luli. Po mirë, kë promovoi foltorja, keni ndonjë emër?! TemA

Opozita; politika e dashurisë me pahir si rrugë e vetme!

Nga Ylli Pata

Asambleja e zgjeruar opozitare e Sali Berishës sot, aspektin parodik të mbledhjes së personazheve simpatikë në “sofër” e kishte të vetmin lezet. Edhe pse qenia e emrave të tillë si profesor Jenisheri apo Kujtim Gjuzi mund të ketë kritika nga qibarët, fakt është se nuk i prishin aspak punë një opozite koloriti i një ansambli komiko-teatral.

Madje shpesh, në mjedise të mërzitshme e klasike të politikës gjithë hundë e buzë, gjallimi i grupeve piktoreske që në fund të fundit janë pasqyrim i një bote të tyre që është edhe e jona, kjo prezencë është edhe bekim.

Ajo që realisht vuan më shumë jo thjeshte opozita, por mjedisi ynë politik është gjallimi i grimasave tërë hundë e buzë, moralistët fake që ushqehen nga strofkullat më të korruptuara dhe kriminale të politikës, e mbi të gjitha polarizimi dhe gjuhe e urrejtjes, të cilat janë kthyer në problem jo vetëm për opozitën, janë kthyer në problem për shoqërinë.

Krijimi i një realiteti paralel faktesh, ndarja ekstreme e njerëzve duke krijuar transhe të pakalueshme ka bërë që politika jonë nuk komunikon me publikun, por thjeshte lufton në llogoret e veta, duke e lënë qoftë shoqërinë, qoftë publikun në përgjithësi të painteresuar dhe indifferent. Duke arritur që kjo distancë ndoshta ulet ditën e zgjedhjeve ku shkon një pjesë për të votuar, e në shumë raste nuk shkon fare. Dhe sot ne kemi një trupë zgjedhore të përbërë thuajse në 80% të saj nga ushtritë simpatizante të palëve politike.

Në këtë atmosferë, nga opozita, e cila jo thjeshte duhet t përgatitet për të qenë alternativa politike, kemi një frustrim të madh në komunikimin me aktorët e shoqërisë, pore dhe më tej.

Ky frustrim u pa qartë në deklamimin e kandidatit të opozitës për bashkinë e Tiranës, i cili deri dje e konsideronte veten si pjesë e shoqërisë civile, ndërsa sot kërkoi një bashkim apo përafrim të të gjithë aktorëve opozitarë me pahir, ndryshe të mos qahen më.

Kjo kërkesë për dashuri me zor, apo nga halli, ngjan tëpkë me atë thirrjen e dëshpëruar të Sali Berishës ndaj qytetarëve që të dalin në protesta së bashku me të e të rrëzojnë Edi Ramën, ndryshe “ditë më të zeza do të vijnë”.

Një kërcënim alla ashtu që s’po ja themi emrin, por në thelb është një budallallëk me brirë. Duhet të jetë opozita që të krijojë kimi me publikun dhe jo e kundërta.

E kjo kimi nuk krijohet me inat e me kërcënime, por duke folur e krijuar një relacion real. Një relacion të vërtetë, duke dialoguer realisht, e jo imponuar axhendat që i nxjerrin me vrap, si pasojë e halleve ditore që nxjerr frustrimi i familjes Berisha.

Partia Demokratike, në vitet 2004-2005, që brenda kishte si gjithashtu Berishën, por edhe në tryeza Kujtim Gjuzin me shokë, megjithatë arriti të hyjë në komunikim normal me publikun, madje edhe me një pjesë të rëndësishme të së majtës-përkatësisht Partisë Socialiste. Me të cilët bëri aleanca, zgjodhi presidentë e kryeprokurorë, si dhe hanin dreka e pinin kafe me gazetarë e njerëz të medias nga i gjithë spektri. Ishte kjo klimë që i dha një mundësi për të qeverisur, edhe pse nuk arriti të triumfojë politikisht. Ishte braktisja e sharjeve e bullizmit në korridoret e PD nga të fortët e katit të parë të selisë së vjetër për reporterët, sa ishin kthyer ato mjedise në tmerr e bezdi për mjaft gazetarë. Ndaj edhe mediat e mëdha në vend, reporterët e PD-së i zgjodhen nga organet partizanë e paramilitarë të shtypit berishian. Mirëpo kjo eksperiencë i bëri mirë edhe mediave, edhe shoqërisë, pore dhe  mjaft gazetarve të cilët u bënë realisht kronistët ekselentë të politikës të së djathtës. Duke nxjerrë më të mirën e tyre, sepse në realitet nuk u ishte dhënë ajo mundësi nga sgëqet paramilitare. Kjo i bëri më mirë edhe pjesës tjetër të shoqërisë dhe medias, shpesh afër të majtës që bëri të komunikonte më njerëzisht me kolegët dhe mendimin e opozitës.

Dhe në fitoren e 2005, kontributi i këtij grupi të konsiderueshëm gazetarësh dhe komentatorësh që vinin nga mjedisi opozitar, është mjaft i rëndësishëm. Me fjalë të tjera, u krijuar dhe aktivizua një process i gjerë dhe kompleks rrethanash dhe atmosfere, që krijoi kiminë e duhur të opozitës me publikun.

Kjo nuk u bë edhe nuk bëhet as me dhunë, as me sharje alla bar në panelet e darkës. Ku paramilitarët e radhës shajnë e anatemojnë cilindo që e quajnë “njeri të Ramës”.

“Incidenti” me Ylli Manjanin, ku një gazetar i këtij medisi i kërkoi që të sulmonte me detyrim “mësuesin e vizatimit”, nuk është aspak një rast. Është pikërisht ky fenomeni i inatit dhe mllefin me pjesën tjetër të botës.

Kërkimi i dashurisë me pahir, ndryshe mos u qani, siç e kërkoi kandidati i Tiranës e ka bërë situatën, aq tragjike sa në realitet kjo që e quan veten opozitë flet me veten. E tregojnë statistikat permanente, ku lidershipin e saj nuk e do mbi 70% e publikut. Ndërkaq, Profët si Pilinçi, Jenisheri apo edhe Gjuzi ngjallin më simpati sesa kalorësit e fytyrave të vërenjtura, që bëjnë sikur janë vërtetë seriozë ngaqë u kanë rënë hallet e opozitës. Të cilët nuk përdorin as ironinë e as metaforën atë të stilistikës popullore në çmendurinë e paneleve, por vetëm shajnë e nxjerrin shkumë nga goja. Mirë e tha Manjani, ka laksativë sa të duash për shkarkim tensioni përpara emisionit TemA

Pse opozita kërkon gjithmonë qeveri teknike?

Nga Ylli Pata

Historia e “këngës së qyqes me qeveri teknike” nuk ka dalë sot. Ajo nuk erdhi në diskutim si shirat e pas janarit apo hetimet e SPAK të dhjetorit.

Kemi të bëjmë me një refren politik që është luajtur me play back si një template i gatshëm, i cili është futur në USB-në e një detashmenti establishment, i cili e ka çimentuar këtë narracion, duke e kthyer jo në një alternativë, por në një barcaletë, të cilën kundërshtari i tyre politik, Edi Rama pra, ja ka kthyer në forma të ndryshme; me sherbet, me çokollatë apo me krem, si për ta bajalldisur një recetë që na vjen si alternativë, por që në fakt është një boshllëk me brirë, pjellë e një shterpësie politike, e cila në mendje ka vetëm një gjë, të sigurojë moslëvizshmërinë e saj, duke mbajtur në mjerim politikën alternative shqiptare.

Prej së cilës ushqehet një treg i varfër impotent mediatik, i mbushur me delire dhe mllefe ku në mungesë të ideve këput mufka dhe marrina në fuqi infinit.

Logjika e “qeverisë teknike” ka dalë për së pari nga “Lartësia e tij-mbreti i popullit të 2 marsit”, i cili në mesin e mandatit të tij të përbashkët me Edi Ramën, ideoi në SPA-në luksoze të një hoteli në bllok, një qeveri pa Edi Ramën.

Jemi pikërisht në mesin e vitit 2016, kur Angela Merkel sapo kishte lënë Shqipërinë, e kishte vulosur me Edi Ramën nisjen e aksionit të reformës në drejtësi.

Aksioni i “qeverisë teknike pa Edi Ramën” në realitet ishte një vepër jo aq shumë e vështirë për tu realizuar. PS-ja e Edi Ramës, e cila erdhi në pushtet me të famshmet “1 milion shuplaka”, pjesën më të madhe të tyre ja dhuroi partisë së Ilir Metës. Partia Socialiste në realitet nuk kishte shumicën në Kuvend për të garantuar qeverinë. Kishte me ekzaktësi 68 deputetë, nga këta kishte mjaft që nuk viheshin në rresht për kryetarin.

Dhe si për t’i vënë bisht kësaj “ideje gjeniale” siç do të thoshte njëri që nuk ndodhet mes nesh, “koka” që do ta realizonte këtë plan vinte si nënprodukt i qumështit, ani pse mbante titullin Kryeprokuror i Republikës.

Po, po! Bëhet fjalë për Adriatik Llallën, i cili në kohën e tij, me kompetencat që i jepte Kushtetuta, vriste e priste, bënte shiun, erën e furtunën.

Së bashku me një zonjë-kolege dhe suitën e “burimeve” të paneleve, ortaku i kosit nisi të hiqte mandatet e deputetëve me një lehtësi tipike për grusht shteti.

Në këtë atmosferë, kur mandatet e deputetëve i hiqte zonja Gashi dhe i përforconin në panele partnerët mediatikë të nënprodukteve të qumshtit, Kryetari i Kuvendit, pas disa seancave për heqjen e toksinave në SPA përgatit një “qeveri teknike” të drejtuar nga një President i Republikës. Profesor doktor i rëndë fare. Së paku kështu u tha, por që sipas asaj çfarë ndodhi më pas, nuk “dhezi” kur thonë në Prishtinë.

Pasi, kandelat profesorake i lagu një deputet i Partisë Demokratike i Kurbinit, nga ata që kishte një merak të vjetër me arkitetin e qeverisë teknike.

Në këtë atmosferë gjërat shkuan në një vit supertensioni, kur “qeveria teknike” u realizua, po jo siç donte “arkitekti” por si një formulë hibride. E cila lindi në takimin e famshëm romantik të 17 majit ndërmjet Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.

Një qeveri teknike allasoj, ku Kryeministër ishte Edi Rama që qeveriste me një bërthamë besnikesh në postet dytësore, kurse ministrat kryesorë ishin të opozitës. Duke nisur nga Ministri i Brendshëm, i cili ishte një “Rambo” i trupave speciale të ushtrisë. Për të vazhduar me drejtësinë që e drejtonte Gazmend Bardhi e me radhë e me radhë.

Në realitet, vetëm emrin e kishte teknike ajo qeveri, pasi ministrat e saj ishin personazhet politike që hynë nga dritarja pasi prej derës nuk e kishin aq shumë mundësinë. E të gjithë ato personazhet, edhe pse nuk qullosën gjë- qoftë në qeverinë teknike të Ramës, qoftë edhe në politikën shqiptare, gjithsesi na janë ulur këmbëkryq që prej asaj kohe e nuk pushojnë së foluri natë për natë, edhe pse s’janë të votuar, edhe pse nuk jetojnë këtu, edhe pse në fund të fundit nuk ja thonë as për teknik televizori, teknik lavamani apo qeveri teknike, lërë më politikë. Ama dërrasat na i çajnë natë për natë.

Por nuk mbaroi me kaq. “Teknikët” e 17 majit nuk sollën asgjë as për Lulin e as për mentorin e tij politik “lexhendë”, pasi Edi Rama mori timonin i vetëm në zgjedhjet e 25 qershorit 2017. Nuk kishte nevojë për asnjë në prehër. Edhe? Kishte mazhorancën por jo Prokurorinë! Të cilën e drejtonte Adriatiku!

Dhe doli analistja e famshme e Big Brotherit, në atë kohe- gjysma gjel i lidershipit opozitar që propozoi një qeveri teknike, fill pas zgjedhjeve parlamentare.

Një “qeveri teknike” që analistja e kunatave që ua ka nxirë jetën ditën që i ka njohur, propozoi ta drejtojë ose Pandi Majko se Fatmir Xhafaj. Pak ditë pas këtij elaborimi, Adriatiku i radhës sajoi stuhinë e radhës me Sajmir Tahirin.

Nuk kaloi shumë dhe Edi Rama ja plotësoi dëshirën analistes anti-kunatë dhe emëroi Fatmir Xhafajn Ministër i Brendshëm.

Natyrisht që u mërzitën shpejt dhe nisi krijimi laboratorik i videove dhe audiove për të mbajtur panelet e darkës në këmbë dhe mbjellur ashtu si flokët në një klinikë ambulante, karrierat e opozitarëve të rinj.

Lindi kështu “afera Babale”, një nga “perlat teknike” të historisë politike dhe mediatike shqiptare. E cila do të shtynte ndër vite narracionin, kushtet por edhe ndikimin e saj.

Babalja i shkretë u shfry si tollumbac heliumi, njësoj si ndërhyrjet në rivierën italiane të anti-kunatës par exellance, por këga mbeti ama.

Si refren për një qeveri teknike që shpërtheu në fundin e vitit 2018, kur u arrit të ngjizej një lëvizje studentore parapolitike, ku gjithashtu u ngjizën karrierat e Arlind Qorit, Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit.

Nën zhurmën e kërkesës për një qeveri teknike, Edi Rama, në janarin 2019 hoqi të gjithë politikanët socialistë nga kabineti, duke i zëvendësuar me “ekspertë” që ca ikën, e ca të tjerë hynë në politikë nga dritarja, duke u kthyer në politikanët e rinj të Partisë Socialiste. E që sot janë bërë të vjetër, ndaj Edi Rama i ka zëvendësuar sërish me teknikë, që anë bërë politikanë duke mbushur grupin parlamentar e kupolën e PS-së si gjysma e qeverisë aktuale.

Po kush të lë rehat? Refreni u USB-së së anti-kunatës doli përsëri duke kënduar “qeverinë teknike” si një himn festiv. Adriatiku i radhës ka propozuar dy zotërinj post të 70-tave për emra të qeverisë teknike. E ka shumë gjasa që Edi Rama, do ta marrë si shkas siç ka bërë shpesh, duke ju përgjigjur me një “ide origjinale”. Nuk është çudi që të bëjë “ministra teknikë” ca nga “gjenerata Z” meqë sot janë në modë në politikën botërore. Përkatësisht, vajza a djem të rinj poshtë të 30-ave, si për të sfiduar baby-boomers-at over 70 të Adriatikut…

Vetëvendosje si PS? Efekti politik i partisë së parë!

Nga Ylli Pata

Para një dekade, ose më shumë, në maratonat televizive elektorale mbizotëronte analiza. Gazetar, por edhe staticienë apo njohës të politikës që njohin numrat, shifrat në terren, pritshmëritë dhe që i kanë bërë radiografinë zonave në sjelljen e tyre politikë.

Ndërkaq, që prej zgjedhjeve të 2017-s, panelet u zëvendësuan me analistët “puritanë” dhe politikanët që shajnë me libër shpie pa e çarë kokën fare. Efekt ka bërë edhe e ashtuquajtura modë, apo fiksim jo shumë i vërtetuar e bërjes “viral”.

Pra, përdorjes së gjuhës së ashpër apo fjalëve pa qime në gjuhe në efekt teatral, që batutat të marrin shikime në rrjetet sociale.

Një fenomen që natyrisht nuk ndodh vetëm në Shqipëri, pasi është bërë pjesë e funksionimit të medias në të gjithë botën, apo edhe politikës.

Diskutimi nuk bëhet më në institucione por në X apo Faceboook. Megjithatë, sado që zhurme ka efektin e vet, në thelb analiza reale dhe objektive është ajo që krijon një ide më të qartë për atë që ndodh.

Sëmundja jonë në fakt ka kapur edhe mjaft media të Kosovës, ku duhet thënë të drejtën analiza dhe diskutimi logjik është më i pranishëm se tek ne. Analistë si Dukagjin Gorani apo Blerim Latifi, edhe pse janë opozitarë dhe kundërshtar të Albin Kurtit, madje të fortë, megjithatë në diskurs janë analitikë dhe logjikë, duke mos braktisur idetë e tyre.

Rregulli i parë i një suksesi në një garë elektorale parlamentare është të dalësh parti e parë. Nëse arrihet ky objektiv, atëherë je i pari negociator për të ndikuar dhe mbizotëruar eventet. Por nuk është e thënë që të arrihet suksesi.

Në zgjedhjet e 9 shkurtit të këtij viti, Albin Kurti doli parti e parë, e arriti të sigurojë vetëm 57 mandate për të bërë qeverinë e re, në të dy herët që tentoi. Partitë e opozitës së Kosovës nuk pranuan të bashkohen për të bërë një qeveri koalicioni, edhe pse i kishin numrat së bashku me opozitën jo serbe.

Ai që kundërshtoi më shumë këtë variant ishte Lumir Abdixhiku i LDK-së, i cili pati drojën se afrimi me PDK-në e dëmton partinë e Ibrahim Rugovës, si në rastin pas koalicionit Thaçi-Mustafa.

Paqartësia e Abdixhikut dhe droja politike nuk e shpëtoi LDK-në nga rrjedhja. Në zgjedhjet e së djelës ajo humbi sërish vota që shkuan drejt Albin Kurtit. Në realitet ka qenë Vetëvendosje që ka marrë vota tek hambari politik i LDK-së që prej vitit 2019.

Albin Kurti e vendosi këtë objektiv në përcaktimet strategjike, duke arritur që me Vjosa Osmanin, Donika Gërvallën dhe të tjerë ta përçajë LDK-në, duke u dhënë politikanëve pragmatistë të listës Guxo që vjen nga LDK, poste e pushtet.

Vetëvenosje nuk ka qenë parti e parë në Kosovë që para 2019-s, pasi gjithmonë këtë post e ka pasur LDK-ja, e cila përcaktonte zhvillimet në vend. PDK-ja e kohës së Thaçcit ishte gjithmonë e dyta, por në vitin 2007, ai bëri një operacion inteligjent duke krijuar një koalicion të gjerë me disa aktorë e parti të vogla. Duke arritur kështu të bëhej kryeministër.

Ndërkaq, Vetëvendosje është prej vitesh tashmë parti e parë, edhe një organizëm super i oprganizuar, gati militar. Një ngjashmëri me PS-në në Shqipëri, ku ka një lidhje të fortë në territor.

Është pikërisht ky organizim që arriti më pas të kapë objektivët e tjerë të radhës siç janë partia e parë dhe më pas qeverisja.

Albin Kurti mori në këto zgjedhje 429 mijë vota, që nuk janë shumica absolute e elektoratit me të drejtë vote, por ka 2 herë më shumë se PDK e tre më shumë se LDK.

Arritja dhe konsolidimi i partisë së parë është pikërisht logjika e parë për një parti që kërkon të qeverisë vendin. PD në Shqipëri e ka arritur vetëm njëherë partinë e parë; në 1992.

Në 2009, Sali Berisha krijoi një koalicion me parti të tjera që kishin një lidhje në ish-komunat, i cili i dha primatin e 70 votave për të formuar qeverinë i pari. Ndërkohë asnjëherë tjetër që nga 2013 ky objektiv nuk është arritur, e kjo shikohet qartë me numër votash.

Gërdeci dhe “zbulimi” i ri për Shkëlzenin

Nga Ylli Pata

Ka një situatë më shumë se kafkiane kur thotë Erion Veliaj, në epokën e sotme të hetimeve të nivelit të lartë në SPAK dhe atë të gjykimeve në GJKKO.

Publiku shikon vetëm pasarelën e vipave në rrugën e famshme pranë “Stacionit të Trenit”, si dhe frenezinë e materialeve “me burime” për hetime, ku nuk merret vesh në realitet linja kronologjike, apo edhe sensi i logjikës së gjërave.

Ku siç tha avokati Maks Haxhia, klienti i tij nuk kishte marrë tendera nga AKSH, por që ne na u referua ndryshe.

Megjithatë, kjo i takon hetimit, e mjegulla do të mbizotërojë mbi qartësinë, edhe si taktikë për të trembur personat nën hetim. E kjo nuk është as e re as e papërdorur në homologimet hetimore në përvojën europiane.

Plus që po jetojmë në një epokë ku më shumë sesa faktet vlen zhurma, siç po e shikojmë në dosjet Epstein, ku si në Shqipërinë tonë, edhe atje duken të implikuar të dy palët e politikës. Megjithëse deri tani më shumë se implikim kemi mjegull pishinash, jacuzzi e gjëra të tjera bizzarre, a thua se kemi zbuluar Atlantidën dhe trimëritë e Herkulit në qytetin imagjinar.

E meqë ra fjala te Atlantida dhe zbulimet e vjetra, një lajm rrodhi sot nga reporterët që ndjekin procesin e Gërdecit, se SPAK ka zbuluar një shkresë të vjetër ku dilte emri i Shkëlzen Berishës.

Është interesante fakti se e gjitha kjo na u servir, sikur kemi të bëjmë me një zbulim arkeologjik të një qytetërimi që ka jetuar mbi 4 mijë vjet më parë.

Kur vetëm në gazetën TemA, ky dokument është publikuar vazhdimisht dhe ndërkohë ka qenë pjesë e hetimit të parë mbi Gërdecin, por asnjëherë nuk është marrë në pyetje personi të cilit i dedikohet shikimi.

E absurdi i gjithë këtij teatri kafkian është se askush nuk di gjë se çcfarë ndodh brenda në procesin e Gërdecit, si dhe askush nuk di përse gjyqi nuk zhvillohet i hapur për mediat.

Dhe tjetra, përse SPAK nuk e shpërndau në media këtë dokument siç ndodh me dhjetëra mijëra faqet e përgjimeve të tjera?

Mbyllja e sallave të gjyqeve për publikun ka sjellë në realitet një mosdije të plotë, pasi edhe reporterët pa kamera nuk marrin dot pjesë dhe gjithçka thonë, i marrin nga palët.

Dhe ironia më e madhe e deri sotme e gjyqit të Gërdecit është se gjithçka çfarë ndodh atje merret vesh nga deklaratat e deputetit Fatmir Mediu, i cili është i pandehur në proces.

Pse mazhoranca pret vendimin e Kushtetueses?

Nga Ylli Pata

Në fakt nuk është vetëm mazhoranca që pret vendimin e Gjykatës Kushtetuese, siç tha Edi Rama, për tu mrrë më pas me kërkesën shtesë të SPAK për masë sigurie ekstreme për Zv.kryeministren Belinda Balluku.

Njësoj si mazhoranca, është edhe SPAK e GJKKO, të cilët presin atë vendim, i cili siç i takon do të jetë një legjislacion në vete, në intepretimin më të thelluar të sjelljes së prokurorisë speciale e gjykatës ndaj personave të zgjedhur.

Kërkesa për masë sigurim ekstreme(arrest me burg apo në shtëpi) që u kërkua nga SPAK në Kuvend, përbën një lëvizje taktike, edhe pse në dukje emergjente.

Më shumë se një lëvizje “inati” është një manovër për të kushtezuar gjyqtarët e Kushtetueses në zemrën e argumentimit të intepretimit. Konkretisht, synohet nga SPAK të kompleksojë para publikut gjyqtarët e institucionit që intepreton ligjin themeltar të shtetit, që kur bëhet fjalë për një qeveritar të akuzuar kemi të bëjmë me një mëkat të madh nëse flitet për të drejta apo hapësirë.

Logjika apo “tradita” e krijuar deri tani, e nisur që me Saimir Tahirin është se kur një qeveritar akuzohet, ai duhet të largohet. Një puritanizëm që në thelb ka një mbështetje të madhe në publik, për arsye se Shqipëria ka vuajtur nga pandëshkueshmëria e peshkaqenët.

Mirëpo, nëse ky standard do të ishte për të gjithë “peshkaqenët” njëlloj, atëherë po. Pasi ne sot kemi një puritanizëm, pra kërkesa për të abondonuar politikën aktive, vetëm për “peshkaqenët pa dhëmbë”, ndërsa për “peshkaqenët tigra”, që rregullat e lojës i kafshojnë dhe i thyejnë, duke përdorur procedurat e turpshme gjyqësore që nga parashkrimi dhe zvarritjet pa fund, puritanizmi nuk vlen.

Pra edhe pse ne na ka ardhur SPAK në breg, apo “kalorësit e drejtësisë”, të goditurit janë vetëm ata që z’bzajnë. Shtrohet pyetja: e jo vetëm në këtë rast, si duhet të sillet një qeveritar, pra një zyrtar i zgjedhur nga populli në rast të një akuze ndaj tij, ao si duhet të sillet SPAK e GJKKO ndaj një personazhi të zgjedhur?

Edi Rama, sot foli për në raport të rëndësishëm të Këshillitt ë Europës për standardin e krijuar me paraburgimit, siç dihet kemi disa vendime të Gjykatës së Strasburgut për këtë çështje. Që nga vettingu, apo edhe raste zyrtarësh të ndryshëm.

Të cilët me gjasë Jo thjeshtë do të konsultohen në dispozitivin e Kushtetueses, pore dhe mund të referohen në vendim.

Logjika e SPAK me kërksën e masës ekstreme, duke shtuar me shpejtësi volumin e akuzës, synon të nxisë edhe një shprehje të Kushtetueses në rast se kemi të bëjmë me kërkesë të çuar në Kuvend.

Pra, Kushtetuesja ka edhe më shumë punë për të ardhur te vendimi, por ai mund të jetë deçiziv, së paku deri në një kërkesë tjetër ku i kërkohet një intepretim preciz.

Ndërkaq, Kushtetuesen kërkon ta kondicionojë edhe Sali Berisha, me thirrjet se opozita kërkon “kokat e korrupsionit”? Po kush janë realisht kokat e korrupsionit? Natyrisht që njerëzit i dinë më mirë se kush janë ndaj kanë votuar, por presin që ta bëjë drejtësia, për të cilën deri tani ka patur në besim të pakushtëzuar.

Gjithsesi, vendimi i Kushtetueses, edhe nëse nuk i zgjidh të gjitha problemeve do të sjellë një kornizë ligjore, së paku për ta bërë të qartë se SPAK nuk është në organ politik, por organ akuze…

The post Pse mazhoranca pret vendimin e Kushtetueses? first appeared on JavaNews.al.

Kalorësit e apokalipsit të gjelit të detit!

Nga Ylli Pata

Opozita shqiptare prej kohësh ka një aleat të fuqishëm. Një aleat që nuk është thjeshte një institucion i pavarur si SPAK, por që ka prapa të gjithë kancearitë e mëdha të Perëndimit; SHBA dhe BE.

Nga ana tjetër ka aleat të madh kohën, pasi jemi në mandatin e katërt të një mazhorance, që përbën një atu politik të madh, por ka aleat edhe mazhorancën, e cila ka sjellë e votuar një organ si SPAK e GJKKO, që brenda saj nuk knë njerëz militantë të saj. Nga ana tjetër nuk është investuar në presionin dhe klientelizmin me drejtësinë.

Realisht jemi në një situatë ku nuk ka pengim të drejtësisë apo minim të demokracisë. Një territor pjellor për çdo grup politik që të ndërtojë një narrrativë alternative për të kryer rrotacionin politik në Shqipëri.

Në këtë mjedis shumë të favorshëm, ku duket hapur se ka një zgjerim të elektoratit që nuk e pëlqen mazhorancën, ka një fakt që kërcet.

Ky grup shqiptarësh, përkatësisht ata që nuk e duan mazhorancën aktuale, ka një alergji thuajse homologe apo edhe më shumë për Sali Berishën.

Ky është një fakt real, i cili më shumë se po pengon rrotacionin, po ndalon me dhunë krijimin e kushteve për ndërtimin e një opozite alternative.

Duke përdorur këto taktika guerrile thjesht për një transmetim live, thjeshte për një panel darke, apo thjeshte për ta mbyllur sezonin para festave.

E më pas të gjithë këta personazhet largohen me avionë në vendet luksoze të turizmit dimëror në Gjermani apo Zvicër.

Ndërkaq, në intervistat thuajse non stop në emisionet e panumërta televizive 24 orë në 24 po thonë se Edi Rama nuk do ta hajë gjelin e detit.

Një gjuhë, e cila sado komike, është tragjike për të gjithë atë mjedis politik që është opozitare dhe nuk voton apo pëlqen qeverinë dhe mazhorancën aktuale.

Synimi, pavarësisht mënyrës butaforike apo rrugës parodike të komunikimit, është mjaft i shënjestruar. Pasi synon që të bombardojë hapësirën apo agoran ku mund të mblidhet opozita e re dhe alternative.

Kjo agora po qëllohet me batare, fiks siç bëjnë grupet ekstremiste kudo, që me veprime të dhunshme e të pakuptimta ndalojnë krijimin e një fizionomie politike. Duke mbajtur me dhunë terrenin politik. TemA

The post Kalorësit e apokalipsit të gjelit të detit! first appeared on JavaNews.al.

Jakobinistët përballë garantistve: e mesmja e një debati publik për SPAK!

Nga Ylli Pata

Arrestimi në zyrë i Erion Veliajt dhe rasti Balluku nuk janë raste pastërtisht penale. Janë qartësisht raste politike, që nga origjina e deri në çdo detaj të vijësisisë së ngjarjeve.

Sot patëm një kërkesë zyrtare të Këshillit Bashkiak të Tiranës, i cili i kërkoi autoriteteve ta lejojë kryetarin që të prezantojë buxhetin. Kërkesa e këshillit bashkiak ishte e bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, i cili e konsideron Erion Veliajn kryetar bashkie, kurse SPAK e konsideron një të paraburgosur i cili del vetëm nëse i vdes kush.

Ndërkaq, në logjikën e mjedisit politik jemi fiks si në 2017. Kur shpërtheu rasti Habilaj dhe Lulzim Basha, i ndërsyer nga Sali Berisha i kërkoi Adriatik Llallës të arrestojë Saimir Tahirin.

Çfarë do të thotë kjo? Do të thotë se opozita e konsideron akuzën, pra prokurorinë, si një aleate të saj për të rrëzuar kundërshtarin. Në 2017 ishim fiks pas zgjedhjeve të humbura, si edhe sot.

Gjithsesi jemi në një teren krejt normal, siç është normale debati publik në lidhje me korrupsionin, siç është logjik debate publik mbi dosjet e SPAK.

Po si po zhvillohet ky? Ka në opinion nga ata që kanë sulmuar reformën në drejtësi, kanë sulmuar SPAK dhe Altin Dumanin kur është akuzuar Sali Berisha. Dosja Partizani, një nga “peace of art” e akuzës shqiptaret në të gjithë historinë e drejtësisë shqiptaret jo vetëm nuk rrodhi, por as nuk u debatua.

Sa disa emisione po flisnin për të, doli Sali Berisha në televizione dhe i shantazhoi televizionet kryesore. Të cilët e ndaluan menjëherë publikimin. E bënë këtë disa media të shkruara dhe online.

Megjithatë nuk jemi në atë kohë, sepse ditët rrjedhin shpejt, jemi në epokën e rastit Balluku, i cili ka pasur në fakt mjaft zhvillime. Deri dhe një vendim të ndërmjetëm të Gjykatës Kushtetuese. Përveç bombardimeve të SPAK që e ka rritur dozën e akuzës.

Akuzë që do të ketë duelin e parë publik mes prokurorëve dhe deputetëve të mazhorancës në Kuvend, një spektakël i garantuar.

Por përveç kësaj, në publik debati ka shkuar edhe më tej, ku teoritë konspirative i sjellin edhe ata që konsiderohen si “analistë oborri”. Në këtë rast nga opozita.

Baton Haxhiu, i cili është qartazi “garantist” në rastin Balluku polemizonte me Blendi Kajsiun, i cili është një nga përkrahësit jo vetëm të SPAK por edhe të një logjike se kështu ndodh rrotacioni apo qarkullimi politik.

Në këtë debat Baton Haxhiu i hynte rastit më mitik të luftës antikorrupsion, “Mani Pulite” të Italisë. Për të cilin, me anë të një teorie konspirative e konsideronte si një operacion amerikan për të hequr klasën e vjetër politike.

Një version që gëlon dhe diskutohet pa fund në Itali, pasi i referohen faktit që super i akuzuari nga Mani Pulite, Bettino Craxi kundërshtoi amerikanët për rastin Sigonella. Ku kryeministri italian refuzoi t’i dorëzojë SHBA dy terroristë palestinezë.

Në realitet Mani Pulite, sido që të jetë puna është ku e ku me SPAK. Antonio Di Pietro, së bashku me kolegët e tij; Gherardo Colombo, Pier Camillo Davigo, Ilda Boçassini, Armando Spataro, Francesco Greco e Tiziana Parenti nuk hapën asnjë dosje nga denoncimet e ndonjë partie. Secili prj prokurorëve ndoqën paratë, çështjen: korrupsionin nëpërmjet financimit të partive politike nga bota e biznesit apo industrisë. Dhe arritën rezultate, rezultate që patën mjaft drama.

Ishte Bettino Craxi, lideri socialist italian, ish-kryeministër, i cili mbajti një fjalë që konsiderohet historike në procesin Tangentopoli. Ku pranoi se partitë e pesëshes në Itali ishin financuar për shumë vite në mënyrë të paligjshme. E pranoi pa asnjë problem, por shtoi e njëjtë ka qenë edhe Partia Komuniste Italiane që ishte financuar nga Moska.

Mani Pulite e rrëzoi Republikën e Parë Italiane pikërisht nga ky proces, në sallë gjykate dhe jo në paraburgim. Asnjë politikan italian i lartë nuk u arrestua nga Tangentopoli numër 1. Ishin të gjithë industrialistë të lartë, të cilët kishin pasur negociatat me politikën dhe jo vetëm. Për rastet e mëdha të vetëvrsjes ka shumë mistere, ka shumë libra ka shumë dokumente, por nuk mund të përdoret ai revolucion për ta kthyer në Shqipëri.

Mjafton të dëgjosh në youtube debatin Di Pietro-Craxi në sallën e gjykatës për të parë sa lart ishte ai process juridik në radhë të parë. Natyrisht që pati reperkursione politike dhe nuk ka asnjë problem. Di Pietro u bë politikan e nuk pati sukses, kolegët e tij mbetën tek ligji dhe janë polemistë të dorës së parë. Dhe është normale, gjërat nuk janë bardh e zi, problemi këtu është se reforma në drejtësi që mazhoranca e Edi Ramës ndërmorri hapi Kutinë e Pandorës.

E cila është mbushur thuajse 90% vetëm nga denoncime nga PD, prej të cilave kanë nisur hetimet. Që mazhoranca nuk e ka kontestuar, por tani po bën betejë.

Palët ndahen natyrisht në arsye, argumente dhe teori konspirative, duke mbajtur të gjithë debatin politik me SPAK për thuajse tre vjet.

Por ashtu si SPAK që është protagonist i këtij debati ashtu janë ata që janë nën shënjestrën e tij. Si Erion Veliaj që po bën betejën e tij, Belinda Balluku që ende s’e ka filluar, e natyrisht Edi Rama që duket ka bërë gati një luftë finale politike mbi akuzat mbi mazhorancën. Të gjitha këto zhvillime janë realisht një revolucion në radhë të parë politik, siç është i tillë kur televizioni i Sali Berishës ka analist kryesor të “korrupsionit dhe krimit qeveritar” Arben Ahmetajn. Dhe themi ne pse s’ndryshon akuilibri politik…

The post Jakobinistët përballë garantistve: e mesmja e një debati publik për SPAK! first appeared on JavaNews.al.

Pse Berisha përdor dhunën si metaforë për të ngrohur militantët?

Nga Ylli Pata

“Do ta tërheqim zvarrë”! “Do ta largojmë me forcë”! “Do ikë me autoblinda”. Të gjitha këto fraza nuk janë gjë tjetër veçse një dejavu e filozofisë politike të Sali Berishës. Por jo vetëm e Sali Berishës. Edhe oponentët e tij në opozitë, apo të ashtuuajturit rivalë, në kokën e tyre kanë vetëm këtë logjikë. Do e largojmë Edi Ramën, do e tërheqim zvarrë, do e rrëzojmë, do e mbysim do e vrasim, do e heqim. Askush nuk ka dalë deri më sot që të thotë: do e mundim Edi Ramën, do fitojmë ndaj Partisë Socialiste!

Në të ashtuquajturën foltore të Berishësn ë Elbasan, një militant tha se “kam qenë kundër reformës territorial, pasi ne me këtë ndarje nuk fitojmë dot bashkinë. i vetmi që mori më shumë vota ishte Luçian Boçi, e askush nuk merr më shumë”.

Në fakt kjo nuk është teori e re në Partinë Demokratike apo në strukturën e opozitës së të ashtuquajtur të djathtë. Pas vitit 1997, kur nodhën humbjet e viteve 2000 e 2001 në atë opozitë, përkatësisht edhe në qarqet mediatike dhe lobiste të saj, u hap ideja se shqiptarët janë të majtë dhe për të fituar duhet përçarja e së majtës.

E në atë kohë, Berisha përdorte një metodë që rezultoi efikase; shantazhin ndaj klaneve që përfitonin nga lobet në pushtet. Pra nëse ishte Fatos Nano në qeveri, sulmonte biznesmenët apo sekserët që përfitonin nga Nano, nëse ishte Majko, aktivizonte njerëzit e këtij enturazhi, nëse ishte Ilir Meta gjithashtu.

E kështu, u krijuar në Tiranë, një rrjet i madh “marketingu” që menaxhonte këtë teg shantzhi për të ndarë goglat e pushtetit.

Marketing i thënçin, shumica e këtyre grupeve ishin mitomanë apo njerëz me disa dërrasa mangut, por thelb është se u krijuar një treg politik që në realitet ishte fake.

Dhe erdhëm në vitin 2005, kur Sali Berisha erdhi në pushtet falë edhe një strategjie perfekte marketingu dhe hapje të PD-së, por që në fund nuk sfondoi në elektorat. Fitorja erdhi si pasojë e çarjes së të majtës dhe më pas aleancës me pjesë të saj, jo vetëm me LSI. Pasi ishin agrarët e Xhuvelit e disa grupe të tjera të vogla që kishin dalë nga PS.

Kjo është një konfiguracion i shekullit të shkuar, që për ta ndryshuar kërkon një kofnigurim politik të ri. i cili nuk se ka shumë filozofi. Gjendet një lider, i cili merr vota edhe majtas apo ata që i kanë dhënë vota grupeve apo partive që kanë qenë kundër PD.

Grupet e deritanishme nuk e kanë problem të votojnë kundër PS, thjeshtë urrejnë, madje në kulm Sali Berishën. Mbani mend zgjedhjet e bashkisë së Tiranës të 2011 kur i morri holandezi fluturues, siç thoshte dritë pastë Artur Zheji.

Që do të thotë se nëse ikën Sali Berisha, opozita i ka të gjitha mundësitë për të fituar jo vetëm në rang kombëtar, porn ë çdo bashki. E kanë provuar këtë edhe figura që kanë dalë në bashki të ndryshme, pa u mbështetur nga qendra si ai i Kavajës, memaliajt, Pukës, Mirditës, Fusharrësit etj. Të gjithë këta personazhet kanë fituar si pasojë e akteve që kanë bërë me faktorë të së majtës në territor. Fisnik Qosja me Elvis Rroshin. Albert Mëlyshi me kreun e PS-së së Rubikut e kështu me radhë. Të gjithë këta politikanë arritën suksese reale politike pasi nuk u qanë, por hynë në koalicione në territor. Të cilën nuk e bën dot Sali Berisha, sepse ai i ka djegur të gjitha fazat e etapat për aleanca. Ndaj përdor gjuhën e dhunës, e flet më keq se Kujtim Gjuzi.

The post Pse Berisha përdor dhunën si metaforë për të ngrohur militantët? first appeared on JavaNews.al.

Opozita e Stacionit të trenit!

Nga Ylli Pata

Edi Rama ka qenë pagëzuesi publik i bulevardit më “IN” të Tiranës prej vitesh tashmë. Ai para oborrit të SPAK dhe Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit.

Që është kthyer në një lloj “Hollywood Boulevard”, ku jo vetëm sfilojnë yjet e “Peshqve të Mëdhenj” të filozofit tashmë të famshëm Donald Lu, por edhe ku si në qytetin e engjënjve, bashkë me “yjet” shëtisin dhe hedhin mbetjet e tyre qentë apo macet vip të botës së show biz-it. Të cilët edhe në Shqipëri janë shumë të njohura. Pasi në Bulevardin e Stacionit të Trenit, përvec tapetit të kuq, kemi gjithsesi ecjen e vip-ave. Veshjet firmato si gjithmonë casual, ecjet e tyre, qeshjet, make up-et e kujdeshme: “Shumë bukur Mario”, e natyrisht suvet krejt të fundit në modë.

Siç dhe “Hollywod Boulevard” ka reporterët e tij të famshëm dhe mediat që mbizotërojnë jo vetëm hapësirën kaliforniane apo amerikane, edhe Stacioni ynë i Trenit ka yjet e saj, reporterët e saj, si dhe showbizin që prodhon.

Reflektorët ndërkombëtarë janë të gjithë aty: siç u pa sot kur ajka e diplomatëve të Tiranës ishin si gjyqarët e X Factor që përzgjidhnin talentet e spektaklit më të rëndësishëm në Shqipëri.

Përkatësisht, SPAK është sot, xhanëm jo vetëm sot opozita reale, apo pushteti që i bën të dridhet realisht pushtetarët e mazhorancës dhe qeverisjes.

E ka një gjë interesante në këtë mesele; pasi të gjithë këta “dashnorë mediatik” të prokurorisë speciale dhe drejtësisë së re, para disa vitesh, kur SPAK ishte në ngjizje, e injoronin, tallnin madje edhe prindërit e tyre i anatemonin.

Imagjinoni sot, kur nga një vend i botës Donald Lu dhe Romana Vlahutin kanë parë foton e Nency Vanhorn dhe Silvio Gonzato-s, duke ndjekur zgjedhjen e Klodian Brahos në krye të SPAK. Dhe anektodat e ambasadorit Lu për Al Caponen dhe filmin e Brian de Palma, janë ende ndër më të shikuarit këtu. Dhe sot Edi Rama ishte i pari dhe i vetmi politikan që uroi kreun e SPAK për zgjedhjen në krye, duke i uruar punë të mbarë dhe premtuar  se mazhoranca do të garantojë pavarësinë e institucionin. Fiks lideri i mazhorancës që me kortezi uron kreun e opozitës reale në vend. E cila ndoshta nuk vjen vetë në pushtet, por heq dhe rrëzon pushtete të fuqishme në Shqipëri.

Kjo pra është Panorama e Shqipërisë së sotme, të cilën e kanë zbuluar me vonesë VIP-at e paneleve që e injoruan dhe tallën për vite me radhë. Me që ra fjala po Llalla ku ndodhet, a e mori azilin?!! TemA

The post Opozita e Stacionit të trenit! first appeared on JavaNews.al.

Pse hetimi i 21 janarit është katalizatori real i ndryshimit në opozitë?

Nga Ylli Pata

Dëshmia e presidentit të Republikës Bamir Topi në SPAK për 21 janarin është realisht zhvillimi më i rëndësishëm deri tani. Pasi nukkishte ndodhur asnjëherë deri tani, edhe pse ka pasur hetime nga prokuroria që të shkohet aq lart.

Në fakt nuk ishte gjë e re, pasi u pa që me Lulzim Bashën se ky hetim do të shkojë tek zinxhiri politik i komandimit, megjithatë thelbi nuk është këtu.

21 janari, deri më sot ka qenë një betejë politike. Ku njëra palë, përkatësisht Berisha ka thënë se në vrasje 4 qytetarët i ka çuar Edi Rama, ndërsa nga ana tjetër është kërkuar përgjegjësia për vrasjet, si dhe pengimin e hetimit. Kjo betejë është bërë jo vetëm olitikisht por shkoi deri në Gjykatën e Lartë, e cila e taposi në mënyrë të turpshme ëtë ngjarjen, e vetëm Strasburgu hapi rrugën e një rihetimi.

Megjithatë, problemi në aspektin juridic është thënë e stërthënë, faktt janë dëshmitë e provat gjithashtu, e rëndësishme është që SPAK të bëjë punën që të gjejë fajtorët e këtij krimi monstruoz.

Problemi këtu është krejt tjetër, në aspektin politik. Në Partinë Demokratike, në opozitë, në atë që quhet e djathte shqiptaret katarsisi është kryer me kohë.

Mjafton të shikohen të gjithë emisionet e mbajtura ndër vite ku përfaqësues të PD-së nuk e mohojnë përgjegjësinë penale e kërkojnë që drejtësia të kryejë punën e saj.

Megjithatë, pikat mbi “I” së pari i ka vënë Presidenti i Republikës Bamir Topi, i cili në librin e tij ka dhënë një dëshmi ekselente.

Në mënyrë të qartë, Presidenti Topi ka treguar çfarë ka ndodhur dhe ai ka bërë për të ndaluar tragjedinë, e më pas për të çuar para drejtësisë fajtorët.

Ishte pikërisht për këtë arsye që Sali Berisha por edhe të tjerë pranë tij e quajtën Bamir Topin një “horr bulevardi”. Një kod i njohur për korridoret e PD si shantazh apo gjobë që ta linte këtë punë. E Topi nuk e bëri, edhe pse e dinte se do të kishte kosto jo të vogla.

Dëshmia dokumentare në librin “Nokturn” është e mjaftueshmë, megjthatë shkuarja personalisht në SPAK e kreut të shtetit ka vlerë tjetër. Edhe juridike, edhe dokumentare, por mbi të gjitha politike.

Sali Berisha është dukshëm i trazuar nga ky hetim dhe ka shpallur një stinë trazire, ku ka përfshirë të gjithë që ai e quan PD-në e tij. Por që kanë mbetur shumë pak. Ngase pjesa më normale e PD-së nuk ka qenë bashkëfajtore në dramën e 21 janarit. Që nga shtetërët, politikanët e PD-së së kohës, deri tek militantët e bazës.

E sipas të gjitha gjasave së paku shkruarja e plotë e historisë së tragjedisë së vrasjes nga disa oficerë të Gardës që kanë qëlluar 190 plumba mbi qytetarët në fundin e protestës do të sjellin një zhvillim të ri. i cili mbi të gjitha, ka për të qenë një refleksion njerëzor i politikës së PD-së. E cila nuk ka edhe nuk ka përse të mbajë fajin e madh të kësaj tragjedie mbi supet e saj.

The post Pse hetimi i 21 janarit është katalizatori real i ndryshimit në opozitë? first appeared on JavaNews.al.

Buxheti i 2026, pse i vetmi opozitar mbeti Erion Braçe?

Nga Ylli Pata

Para pak ditësh, mjaft media të lidhura me opozitën u dhanë zë protestave të zhvilluara në Bullgari. Të cilat, edhe pse me mbështetje politike, bazë kishin organizatat sindikale dhe në thelb kontestonin buxhetin e vitit të ardhshëm.

Pasi ligji i buxhetit është baza e në përballje politike në vend. SHBA pati një betejë të egër për buxhetin çka shkaktoi edhe mbylljn e e zyrave federale, ndërsa në Francë u ndërruan dy qeveri. Në i tali, gjithashtu pati një përplasje fataje që shkatkoi humbjen e mazhorancës në dy rajone të rëndësishme të jugut si Campagnia dhe Puglia.

Buxxheti është realisht beteja politike kryesore, pasi janë paratë publike që merren nga taksapaguesit dhe shpenzohen.

Qeveria e Edi Ramës ka luajtur fort me këtë kart duke u përqendruar tek pensionet dhe rritjet e pagave, ndërkohë që opozita nuk bëri fae betejë. E vetmja që pati nëj diskurs edhe professional në këtë fushë i shte Jorida Tabaku, e cila u përplas me ministrin e Financave edhe për Paqen Fiskale.

Një tjetër nyje ku mund të kishte shpërthyer ferri. Gjithsesi qeveria e solli buxhetin 9 miliardë euro në Kuvend, duke bërë të mundur të mbajë një unitet politik brenda radhëve të saj, përveç disa problemeve.

Kurse opozita nuk ka sjellë në muajin e buxhetit asnjë vizion të saj se si e shkon ajo taksimin, pra marrjen e të ardhurave dhe shpenzimet e parasë publike.

Dhe këtë nuk e ka bërë vetëm PD-ja e Sali Berishës, e cila ka 13 vjet që s’e vret fare për të treguar i denë e saj për buxhetin, por as partitë e reja të cilat u votuan pikërisht për të qenë një panoramë ndryshe e realitetit opozitar.

I vetmi që ka bërë opozitë ër buxhetin, natyrishtt ë ndarë në zërat për të cilat ka bërë gjithmonë betejë është Erion Braçe. i cili është deputet socialist, pjesëtar i mazhorancës, e ky qëndrim i shkakton kosto politike. Por Braçe siç duket nuk preferon të ndryshojë qëndrim prej asaj që mendon.

Po opozita çfarë mendimi ka për buxhetin, për ta rritur, për të bërë pensionet më të mëdha, për të rritur pagën, për të balancuar taksat e sistemuar mënyrën e ndëshkimit fiskal. Pas ca kohësh ndodhta do të flasë, kryesisht në kontestim, duke marrë të gatshme i detë që vijnë nga rrjetet. Por deri më sot as e ka çarë kohën që të shqetësohet. Ndaj edhe për këtë kjo opozitë nuk votohet, shumë e thjeshtë.

The post Buxheti i 2026, pse i vetmi opozitar mbeti Erion Braçe? first appeared on JavaNews.al.

Drejtësia, a mundet që ky pushtet i fortë të kushtëzojë politikën?

Nga Ylli Pata

Në fakt gjithçka është politikë, edhe pse gjërat në një sistem etik siç është demokracia emrat janë të ndara. Që në lashtësi, drejtësia ka qenë një pushtet që ka tundur themele, në çdo organizim apo perandori të lashtë, deri në shtetet moderne me zgjedhje universale drejtësia ka qenë një motor i shtetit që ka ushqyer apo ka ndikuar në zhvillimin politik. Sipas rasteve ka nddhur edhe përplaje, madje shumë të forta, deri në pikën më ektreme. Ku herë njëra e herë tjetra, kanë prevaluar dhe fituar apo edhe humbur.

Ne nuk kemi pasur një drejtësi që të ketë pasur një pushtet të fortë mbi zhvillimet e vendit deri më sot. Ka qenë politika ajo që ka prevaluar dhe e ka kthyer drejtësinë në një vegël qorre. Sa herë krijoheshin hapësira për “kërpurdha pavarësie” dilte dikush si Enver Hooxha dhe e shkrinte ministrinë e Drejtësisë, apo Sali Berisha që kërkonte të merrte peng Zef Brozin, kreun e Gjykatës Supreme, apo ta qunte Kryeprokuroren e Republikës “lavire bulevardi”. Prej pak vitesh po përjetojmë nëpërmjet SPAK një pushtet përbindësh që ka mundësinë të shkatërrojë karriera, jetë, pore dhe të ndikojë në mjedisin politik të vendit. Po sa vërtetë kjo mund të jetë reale?

Në fakt nuk jemi në një arë të palëruar. Perëndimi, që ne duam t’i përkasim e kalon përditë një sfidë permanente mes fuzionit politik në drejëtsi dhe anasjelltas.

Por për ta sjellë një panoramë sa më të kuptueshme për ne, terrenin tonë, mjafton të shikojmë situatën në vendin tonë fqinj, Italinë, ku edhe e kuptojmë më gjartë, pasi mjaft i kanë ndjekur shumë nga këto zhvillime, të cilat kanë qenë edhe spektakolare herë pas here.

Në vitin 1992, siç dihet në Itali ndodhi një hetim i madh i një grupi Prokurorësh të Milanos për korrupsionin e partive kryesore që kishin pushtetin në vend. Të ashtuquajturat “Penta partiti(pesë partitë”.

Hetimet sollën një ortek të madh që mori para klasën e vjetër politike. Duke zhdukur me disa fletë-thirrje, arrestime e më pak procese thuajse të gjithë klasën e vjetër politike.

Por në realitet, Mani Pulite, edhe pse solli një zhvillim të madh j vetëm italian, por  dhe europian e më gjerë, në logjikën e gjetjes së korrupsionit në politikë, nuk arriti të sjellë politikanët e pakorruptuar në krye. Pëkundrazi!

Në krye të qeverisë u votua Silvio Berlusconi, njeriu më i afërt i politikanit më të akuzuar nga sistemi i vjetër.

Ndaj të cilit nisi sapo hyri në zyrë një seri hetimesh që nuk ju ndanë sa ishte gjallë. Këtë fenomen, Berlusconi e ktheu nga pikë të dobët, në pikën e tij të fortë, duke bërë një betejë politike permanente me drejtësinë.

Por nuk është vetëm Berlusconi i vetmi politikan i lartë që është përplasur me drejtësinë gjithë kohën. Ka politikan të së majtës dhe të djathtës, të qendrës dhe ekstemeve, të cilët nga përkrahës të zellshëm të drejtësisë “jacobine” janë kthyer në viktima të sistemit.

Themeluesi i Lëvizjes pesë Yje, Beppe Grillo, është realisht viktima më e madhe. Partia e të cilit u ngrit mbi kudhrat politik të antimafias dhe antikorrupsionit, por më në fund komediani politikan ran ga një çështje penale fatkeqe e të birit ndaj një vajze të mitur.

Sipas mjaft gjasave, çështja në fjalë mund të ishte një rast i montuar, i prodhuar në epruvetë në mënyrë perfekte nga mjeshtra për ta rrëzuar.

Shumë thonë se ka qenë e tillë, por Grillo nuk e kishte mundësinë për tu mbrojtur apo kundërsulmuar mbi këtë montim, nëse ka qenë i tillë. Pasi kishte agresuar kundërshtarët në mënyrë më të egër sapo një prokuror kishte hapur çështje.

Matteo Renzi, sot është lideri i një partie të vogël të koalicionit të qendrës së majtë. “Italia Viva” quhet. Para disa vitesh ka qenë kryeministër i Italisë dhe lider i partisë më të madhe të së majtë: Partia Demokratike. Renzi, një politikan i shkathët ambicioz arriti të rrisë kuotat e së majtës, duke sjellë më shumë qendër në politikën e tij. Aty u ndëshkua nga armiqtë e shumtë. Një hetim i hapur në qytetin e tij të lindjes ku ka qenë edhe kryebashkiak, Firenze, goditi jo vetëm atë personalisht, duke i shkatërruar karrierën pore dhe familjen e tij.

I futën në burg babain dhe mamanë, për mashtrime faturash fiskale. i hetuan fondacionin e partisë dhe kontrolluan shtëpitë e zyrat e të gjithë bashkëpunëtorëve. Mediat, siç ndodh shpesh i bënë gjyqin publik, por Renzi mbajti qëndrim duke i konsideruar akuzat e padrejta. Në fund, në të gjithë shkallët e gjyqësorit ai fitoi. Prindërit u liruan, por jeta e tyre nuk ishte si më parë. Renzi u rrëzua nga kryeministër e Giorgia Meloni erdhi në qeveri duke sulmuar kundërshtarin e tij.

Sot këta politikanë janë përballë. Meloni ka nën hetim thuajse pjesën më të madhe të qeverisë. Një ministre e saj, përkatësisht Daniela Santanchè është e akuzuar nga prokuroria për mashtrim fiskal. Meloni jo vetëm nuk e largoi por e mbrojti, duke bërë një betejë me drejtësinë.

Para disa ditësh mazhoranca miratoi një ligj ku vendosi ndarjen e karrierës. Ku një prokuror apo një gjykatës nuk mund të bëjë as analistin, e as opinionistin apo një zanat tjetër.

Megjithatë, duhet thënë se sa e fortë ka qenë reagimi i politikës, aq më i fortë është bërë krijimi i një opininoni apo lobingu nga një numër prokurorësh dhe gjykatësish që nuk pushojnë të bëjnë betejë për një politikë të pastër. Mjaft prej tyre janë bërë depuetë, senatorë, madje Pietro Grasso, një nga ikonat e prokurorisë antimafie arriti të bëhet edhe president i Senatit.

Italia natyrisht nuk është e vetme, pasi kemi pasur këtë panoramë edhe në SHBA në rastin e hetimeve ndaj Trump, Biden apo Hillary Clinton, pore dhe në Francë, apo vende të tjera.

Sot që flasim kryeministri i Spanjës Pedro Sanches është nën sulm nga drejtësia, ndërkohë që ai e konsideron si politikë nëpërmjet drejtësisë. Kjo luftë është siç duket pjesë e sistemit, ama gjykatat, ata nuk lëvizin, por vënë vulën, të cilën e respektojnë të gjithë…

The post Drejtësia, a mundet që ky pushtet i fortë të kushtëzojë politikën? first appeared on JavaNews.al.

Pse aleati më i madh i PD i tha po hyrjes së Shqipërisë në BE

Nga Ylli Pata

Ka qenë një periudhë, kur ajo që ndodh sot në debat publik apo edhe sherrin e paneleve, duket si një lojë fëmijëve.

Ishte koha kur në Shqipëri nuk mbeti gjë pa ndodhur; pikërisht pas marrjes së mandatit të dytë të Edi Ramës, përkatësisht fitimit të zgjedhjeve të 2017-s dhe zgjedhjes së Ilir Metës si President i Republikës.

Menjëherë sapo hyri sezoni politik i shtatorit plas cështja “Tahiri” dhe Lulzim Basha atëherë kryetar i PD-së i kërkon Prokurorit të Përgjithshëm të atëhershëm Adriatik Llalla, arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm.

Kryeprokurori, menjëherë vendosi të firmosë arrestin dhe të çojë në Kuvend kërkesën për të marrë lejen. Mazhoranca nuk e pranon, por nis një situatë e acaruar. Kjo pasi po mbyllej mandati i Prokurorit të Përgjithshëm, për të cilin u kërkuar të rrinte në detyrë derisa të ngrihen institucionet e reja. Mazhoranca dhe ndërkombëtarët nuk e pranuan dhe kërkuan që të zgjidhet një kryeprokuror i përkohshëm. Situata u acarua dhe ndodhi skena e famshme e çizmeve. Por nuk mbaron situata këtu; nis artileria e rëndë kundër ambasadorit të SHBA Donald Lu që fliste për kapjen e peshqve të mëdhenj. Në panele skandalet zëvendësonin njëra-tjetrin. Nga “Llalla gate” te Babalja, nga demonstratat maratonë të Unaza, te akuzat bombastike për korrupsion në tendera. Për të ardhur tek protesta e studentëve më pas, të cilat mbyllën një vit shumë të trazuar. E hyrë në vitin elektoral, kur zhvilloheshin zgjedhjet lokale për 61 bashkitë. PD dërgon në Gjermani, përkatësisht në gazetën Bild përgjimet e marrë nga prokurorët e Llallës, së zgjedhjeve të pjeshshme të Dibrës së 2016-s.

Në këtë kohë, qeveria e Edi Ramës has një zë mjaft të ashpër në mazhorancën qeverisëse në qermani, partinë e Angela Merkel, i cili frenonte avancimin e Shqipërisë në procesin e BE-së. Duke kërkuar hapa të fortë dhe proaktivë në lftën kundër korrupsionit.

Ai është Gunther Krichbaum, deputet i Bundestagut që përfaqëson një zonë të landit të pasur të Perëndimit të Gjermanisë, përkatësisht Baden-Württemberg. i cili ka kryeqytet Shtugardin e Mercedesit.

Krichbaum, që përfaqësonte krahun e djathtë konservator të CDU-së kishte marrëdhënie shumë të mira me PD-në dhe Lulzim Bashën. Së cilës i dha një mbështetje shumë të fortë, madje duke bërë deklarata periodike, duke ardhur në Tiranë apo pritur politikanët e opozitës në Berlin. Ai në atë kohë ishte kreu i komisionit të Europës, përkatësisht ai që duhet të jepte viston për Shqipërinë në BE.

Kjo situatë e detyroi Edi Ramën që të ndërmarrë një lobim intensive në Bundestag, duke shkuar disa herë personalisht dhe caktuar Taulant Ballën me një mision të përditshëm informues dhe raportues. Por muri i deputetit mik të PD-së nuk çahej, pasi ai vuri kondicione të forta ndaj mazhorancës, duke i dhënë kështu një favor super të çmuar Partisë Demokratike.

Por çfarë bëri PD-ja: i futi një të djegme mandateve të deputetëve, më pas bojkotoi zgjedhjet lokale të përgjithshme, ndërmorri protesta të forta me Molotov para kryeministrisë, duke acaruar situatën edhe më shumë.

I shqetësuar nga ky veprim, qoftë CDU qoftë Krichbaum, qoftë SHBA dhe BE erdhën me misione speciale duke i kërkuar PD-së që të ndryshonte qëndrim. Por s’ishte e thënë! Ishte pikërisht ajo koha kur aleatët e fuqishëm të PD-së në Partitë Poopullore Europiane e panë se si qëndronte situata realisht. E gjithë ajo furtunë dhe e gjithë ajo stinë molotovi kishte si qëllim bllokimin e ngritjes së SPAK dhe institucioneve të reja të drejtësisë. Të cilët me Metën në presidencë patën një lindje mjaft traumatike.

Pas një heshtje të gjatë, Gunther Krichbaum, ridoli në skenë në vitin 2021, kur Sali Berisha nisi betejën për rimarrë kreun e PD. Ku dha qartësisht se ishte kundër dhe e akuzoi Berishën si pjesë e politikës së vjetër e i akuzuar për korrupsion.

Kjo deklaratë për Berishën, ka qenë hera e fundit që deputeti i rëndësishëm i CDU-së u mor me miqtë e tij shqiptarë në PD.

Nis viti 2005 dhe CDU-ja rivjen në pushtet pas një opozite 4 vjeçare, me kancelar Friedrich Merz, kreun e korrentit të djathtë, ku Krichbaum ishte krahu i tij i djathtë.

Në qeverinë e re zgjidhet ministër shteti për Europën. Që do të thotë, zëri dhe autoriteti i kancelarit në strukturat e Bashkimit Europian. Që i bie, njeriu i parë që pyetet për anëtarët e rinj, përkatësisht për Shqipërinë që kërkon anëtarësimin në 2030-n.

Ditën e sotme, ai ka publikuar një status në faqen e ti zyrtare në rrjetet sociale, pasi ka marrë pjesë në një ceremoni, për festën e Shqipërisë. E cila është mbajtur në madhështoren Deutsche Oper të Berlinit. Ministri i Shtetit, i cili ka publikuar disa foto, ka dhënë edhe një vlerësim politik për ecurinë në BE.

“Këtë vit, pranimi i Shqipërisë në BE ishte në fokus më shumë se kurrë, dhe jam e lumtur që hapat në këtë drejtim po afrohen gjithnjë e më shumë. Shqipëria hapi Grupin e fundit 5 në nëntor – një moment historik vendimtar për t’u bashkuar me BE. Tani bëhet fjalë për ruajtjen e ritmit të reformave dhe zbatimin e mëtejshëm. Sepse qëllimi ynë është ta mirëpresim Shqipërinë në BE. Mund të mbështetemi te Shqipëria si partnere dhe një forcë stabilizuese në Ballkanin Perëndimor në politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë. Këto janë mesazhet dhe sinjali i mbështetjes, të cilat Ministri i Jashtëm Wadephul, i cili më 17 -18 nëntor, si ministri i parë i jashtëm që udhëtoi në të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor – midis tyre më 17 nëntor, në Tiranë – i përcolli personalisht”, shkruan Gunther Krichbaum.

Por çfarë ka ndryshuar nga qëndrimi i tij i vjetër? Ka ndryshuar shumë: tani luftën ndaj korrupsionit e ka në dorë drejtësia e re. Mazhoranca është një nga më të goditurat nga kjo drejtësi, por vijon të qëndrojë pro pavarësisë së SPAK. Ndërkohë të vetmit që nuk kanë ndryshuar janë miqtë e vjetër të deputetit të CDU, të cilët ajën me SPAK vetëm kur hetohen kundërshtarët e tyre. Dhe sipas gjasave, do të jetë shumë e vështirë të rikuperohet kjo marrëdhënie. TemA

 

The post Pse aleati më i madh i PD i tha po hyrjes së Shqipërisë në BE first appeared on JavaNews.al.

Revizionimi i 21 janarit, arsyet për gjetjen e një historie tjetër

Nga Ylli Pata

Hapja e hetimeve të 21 janarit po sjell dy panorama në publik: heshtjen totale të debatit në mediat kryesore të kësaj dosje dhe tentimin e Sali Berishës për të revizionuar historinë e asaj tragjedie të tmerrshme.

Në lojë është futur edhe Ilir Meta, ku pa folur kuptohet qartë se po synohet të implikohet Lulzim Basha dhe Edi Rama, për çështjen e demonstratës së dhunshme.

Ndërkaq, në lidhje me vrasjen e 4 qytetarëve, po tentohet të krijohet një histori e re për dinamikën e zhvillimit të ngjarjeve, deri në përdorimin e armëve të zjarrit ku u vranë 4 qytetarët.

Sali Berisha e nisi këtë taktikë menjëherë pas vendimit të Gjykatës së Strasburgut, e cila e cilësoi vrasjen e 4 qytetarëve si “krim shtetëror”.

Pasi në 14 kishte dhënë shumë versione mbi arsyen e qëllimit me armë, ku disa herë ka theksuar se edhe ai vetë kishte snajper për të vrarë Edi Ramën, pas Strasburgut, doktori tha “Po ishte krim shtetëror”. Gjatë procedurave të pritshme të pyetjeve në SPAK për 21 janarin, pritet që të përdoret një skenografi kolorite, për të kërkuar që të përballen së bashku si vrasjet pore dhe organizimi i protestës. Qëllimi final synon që të shmangë trajtimin e akuzës për 21 janarin në kuadër të veprës së vrasjes, e ta devijojë të vepra të tjera që janë parashkruar pas 10 viteve.

Në fund, çdo person i akuzuar ka të drejtën dhe arsyet e tij si të luajë më mbrojtjen, megjithatë 21 janari ka një specifikë thelbësore në perceptimin publik. Është pikërisht ajo ngjarjen e tmerrshme pore dhe Gërdeci, që sado është munduar për të davaritur e harruar, ato si krime, edhe pse të harruara nga drejtësia, kanë mbetur gozhdë në mendjen e perceptimin e publikut.

Humbjet e shkaktuara gjithë këto vite, së paku nga gjysma e elektoratit shqiptar, Berisha i ka pikërisht nga këto dy ngjarje të rënda. Pas 2021 nisi rënia nga votuesit normalë të së djathtës, që panelistët, ditët pas 21 janarit i quanin “shumica e heshtur”. Panelistë, që pritet të aktivizohen pikërisht nëse do të ketë zhvillime të reja në dosje. TemA

The post Revizionimi i 21 janarit, arsyet për gjetjen e një historie tjetër first appeared on JavaNews.al.

Sinjalet që japin zvarritjet e procesit “Partizani”

Nga Ylli Pata

Procesi “Partizani” është dosja e parë e plotë e Prokurrisë së Posaçme ku të pandehurit akuzohen për korrupsion dhe ka shkuar në gjykatë.

Por po kalojnë muaj dhe procesi i shumëpritur nuk po fillon. Yçkla proceduriale avokatësh, apo palësh në process kanë bërë që shtyrjet të vendosen në një zinxhir i cili nuk po baron.

E fundit ishte shtyrja e sotme, si pasojë e mos ardhjes së avokatëve të njërit prej të pandehurve. Natyrisht problemet dhe vakumet proceduriale që krijohen në një process të tillë, shumë i pritshëm nga publiku, janë të parashikueshme.

Pasi një process gjyqsor nuk është një seancë mbledhjeje ku flet njëri dhe dikush sa për formë. Është realisht prova e parë reale e Gjykatës Speciale në një process të nivelit të lartë, jo vetëm se ka nën akuzë njeriun më të pushtetshëm të vendit për 30 vjet, pore dhe dosja është një material me peshë të rëndë.

Flitet për shndërrimin e një prone të madhe dhe shumë të vlefshme shtetërore në një pronë private për familjen e Kryeministrit, ku më pas janë ndërtuar kulla të mëdha, e fitimi është shumëfishuar.

Përpos brendësisë së dosjes, bindjeve të palëve dhe publikut atë se është vërtetë e paligjshme kalimi i pronës apo jo, pritshmëria apo prova është diku tjetër.

Të zhvillohet më në fund një process i vërtetë, real i hapur dhe sa më i paanshëm gjyqësor i përmasave dhe standardeve europiane. Ku të gjitha palët të kenë mudnësinë të paraqesin qëndrimin e tyre mbi materialin e dosjes, e jo për xhingla mingla proceduriale.

Ku dëshmitarët e secilës palë të sfilojnë në mënyrë të rrjedhshme e të thonë ata që dijnë, duke i dhënë kështu publikut një panoramë të qartë për atë që ndodh.

Pa nevojën e “përkthyesve” me mikrofonë në dorë, apo ulemave të darkës, ku intepretojnë faktet, njësoj siç bëjnë me librat e shenjtë rrufjanët e çdo ngjyre.

Krijimi i një axhende dhe programimi metodik, ndoshta edhe me asistencë ndërkombëtare e një kalendari modern procesi, do të krijonte mundësinë për një process, i cili nuk varet nga cic-micet apo aksidentet ditore. Por ka një program të qartë, të cilin janë të detyruar ta zbatojnë të gjitha palët.

Nga ana tjetër, kjo provë është edhe për transprencën, mënyrën që do të gjendet që publiku ta ndjekë vetë procesin, pa nevojë interpretative. Natyrisht gazetarët, kronistët do të bëjnë punën e tyre duke raportuar çfarë ndodh, siç edhe analistët apo opinionistët e të gjithë qëndrimeve. Por lënia e publikut që ta shikojë vetë procesin,  përbën një kërkesë nga shumica që shikohet edhe në sondazhet e ndryshme.

Shtyrjet, po japin sinjale se kemi të bëjmë me një kalendar, apo metodë pune ku palët, në këtë rast të akuzuarit po diktojnë zvarritjen për të mos pasur një proces të qartë.

Siç po ndodh edhe me Gërdecin, ku asnjëherë publiku nuk ka mundësi të ndjekë seancat, e shumicën e zhvillimeve e merr vesh nga deklaratat e njërit prej të pandehurve që është deputet.

Sinjale që krijojnë perceptimin e një drejtësie me axhendë apo ndikim të faktorëve që kanë konflikte interes inga vetë procesi, në këtë rast të akuzuarit.

The post Sinjalet që japin zvarritjet e procesit “Partizani” first appeared on JavaNews.al.

❌