❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Fondet publike për kërkim shkencor vetëm 0,3% e PBB-së, nuk shkojnë aty ku duhet

Shqipëria ka alokuar në vitin 2024 rreth 0,3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për aktivitetet e kërkimit shkencor dhe zhvillimit, sipas statistikave të publikuara për herë të parë nga Instituti i Statistikave (INSTAT) sot .

Të dhënat tregojnë një nivel të ulët të financimit publik për kërkimin dhe inovacionin, në një kohë kur këto fusha konsiderohen kyçe për rritjen afatgjatë dhe konkurrueshmërinë ekonomike të vendit

Pjesa dërrmuese e fondeve të buxhetit të shtetit është përqendruar te institucionet e arsimit të lartë, të cilat kanë përfituar 54,7% të totalit të financimeve për kërkim dhe zhvillim. Pas tyre renditet sektori qeveritar me 43,8%, ndërsa OJF-te kane përfituar vetëm 1,5% të fondeve të alokuara.

Sipas klasifikimit tĂ« objektivave socio-ekonomike (NABS), mbi gjysmĂ«n e fondeve, 52,6% janĂ« orientuar drejt “pĂ«rmirĂ«simit tĂ« pĂ«rgjithshĂ«m tĂ« njohurive”, pĂ«rmes kĂ«rkimit dhe zhvillimit tĂ« financuar nga universitetet. Ky orientim tregon se prioriteti kryesor i financimit publik mbetet mbĂ«shtetja universiteteve, mĂ« shumĂ« sesa zhvillimi i kĂ«rkimit tĂ« aplikuar apo projekteve tĂ« lidhura drejtpĂ«rdrejt me sektorĂ«t ekonomikĂ«.

Të dhënat e INSTAT-it tregojnë gjithashtu se fusha si arsimi, energjia, bujqësia, shëndetësia dhe teknologjia industriale marrin vetëm një pjesë relativisht të vogël të fondeve totale, ndërsa investimet në kërkim për transportin, telekomunikacionin dhe infrastrukturën mbeten të kufizuara.

Strukturë aktuale e financimit nuk shkon në projekte të orientuara nga nevojat konkrete të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror.

INSTAT klasifikon “KĂ«rkimi dhe Zhvillimi (K&Zh)” njĂ« punĂ« kreative dhe sistematike e ndĂ«rmarrĂ« me qĂ«llim tĂ« rritjes sĂ« stokut tĂ« njohurive, duke pĂ«rfshirĂ« njohuritĂ« pĂ«r njerĂ«zimin, kulturĂ«n dhe shoqĂ«rinĂ« dhe pĂ«r tĂ« krijuar aplikacione tĂ« reja nga njohuritĂ« e fituara.

Kërkimi shkencor përfshin punën kreative dhe hulumtimin origjinal të ndërmarrë mbi baza sistematike për të fituar njohuri të reja, duke përfshirë njohuritë për njerëzimin, kulturën dhe shoqërinë.

Të dhënat e përpunuara nga INSTAT lidhen me parashikimet e buxhetit, jo me shpenzimet në fund të vitit kalendarik.

 

 

 

The post Fondet publike për kërkim shkencor vetëm 0,3% e PBB-së, nuk shkojnë aty ku duhet appeared first on Revista Monitor.

Kosova ishte investitori kryesor në Shqipëri për 9-mujorin 2025

Kosova është investitori kryesor në Shqipëri për këtë vit. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se investimet nga Kosova për tremujorin e tretë arritën shifrën rekord të 90 milionë eurove, katër herë më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Për të gjithë 9-mujorin, investimet direkte nga Kosova prekën shifrën e 153 milionë eurove, me një rritje prej 139% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rritja e investimeve nga Kosova është e lidhur kryesisht me disa blerje të rëndësishme të ndërmarrjeve nga Kosova në tregun shqiptar.

Në muajin korrik, kompania nga Kosova, Viva Fresh, mbylli blerjen e zinxhirit të dytë më të madh të shitjeve me pakicë në Shqipëri, Spar Albania. Sipas kontratës së nënshkruar mes palëve, operacioni kishte vlerën e 36.4 milionë eurove.

Viva Fresh zotëron rrjetin më të madh të shitjeve me pakicë në Kosovë dhe është në pronësi të biznesmenit Xhevdet Rexhepi. Rrjeti është i pranishëm në aktivitetin e shitjeve me pakicë në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut, nëpërmjet markave Viva Fresh Store dhe Super Kit Go.

Ndërsa në fillim të muajit shtator, kompania me kapital nga Kosova, ALBI Holding finalizoi blerjen e kompanisë së tregtimit të veshjeve, Fashion Group Albania (FGA), nga grupi shqiptar i biznesit Balfin. Vlera e transaksionit të shitblerjes ishte rreth 7.6 milionë euro.

Shoqëria blerëse Albi Holding është pjesë e Albi Group, që zotëron në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut rrjetin e dyqaneve të modës të disa markave ndërkombëtare.

Një tjetër blerje e rëndësishme u shënua në tremujorin e fundit të vitit, kur shoqëria KAN shpk njoftoi publikisht blerjen e Global Fast Food Albania, kompanisë që zotëronte të drejtën e markës globale të fast food-eve, KFC për Shqipërinë. KAN, nga ana e saj, zotëron të drejtat e kësaj marke për Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi. Me blerjen e Global Fast Food Albania, KAN do të kontrollojë markën KFC edhe në tregun shqiptar.

KAN është një kompani e regjistruar në Kosovë, me pronar të vetëm biznesmenin Fatmir Zymberi. Grupi i tij i biznesit është i pranishëm në Shqipëri prej vitesh, nëpërmjet kompanisë Scandinavian Living, që zotëron të drejtën e përdorimit të markës daneze Jysk për Shqipërinë dhe vende të tjera të rajonit.

Stoku i investimeve nga Kosova në fund të 9-mujorit 2025 arriti në 550 milionë euro, në rritje me 42% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Investitori i dytë më i madh edhe për vitin 2025 është Italia, me një fluks total prej 137 milionë eurosh për 9-mujorin e vitit 2025. Investimet italiane kanë rënë me 7.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe orientohen sidomos në aktivitetet e shërbimeve.

Stoku i investimeve italiane në fund të tremujorit të tretë ka arritur tashmë në 1.84 miliardë euro, në rritje me 10.5% krahasuar me një vit më parë.

Hollanda ka zbritur në vendin e tretë mes investitorëve të huaj për 2025. Vlera e investimeve hollandeze për 9-mujorin 2025 megjithatë u rrit në 130 milionë euro, 10% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërsa stoku i investimeve hollandeze ka arritur vlerën e 2.68 miliardë eurove, në rritje me 8.7% krahasuar me të njëjtën periudhë një viti më parë.

Megjithatë, duke përjashtuar kompaninë Shell (që ndërpreu operacionet në Shqipëri vitin e kaluar), vlerat e larta të investimeve hollandeze në vitet e fundit lidhen kryesisht me faktin se Hollanda është një nga vendet e preferuara në Europë për të regjistruar kompani holding, me qëllim kontrollin e investimeve ndërkombëtare të grupeve të ndryshme të biznesit. Hollanda preferohet për regjistrimin e kompanive offshore, është sepse legjislacioni i atjeshëm garanton një shkallë të lartë konfidencialiteti lidhur me pronësinë e aksioneve, por edhe sepse ka një rrjet të gjerë të marrëveshjeve me vende të tjera të Botës për shmangien e tatimit të dyfishtë.

Investitor tjetër i rëndësishëm i huaj ngelet Turqia. Për 9-mujorin 2025, flukset e reja të investimeve të kompanive me kapital turk arritën vlerën e 128 milionë eurove, por me rënie prej 37% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërsa stoku i investimeve turke në fund të shtatorit 2025 ka arritur në 1.35 miliardë euro, në rritje me 11% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.

Burimi: Banka e Shqipërisë

Bizneset e Kosovës po ikin drejt Shqipërisë

Pse kompanitë e Kosovës po zbarkojnë në Shqipëri

 

 

The post Kosova ishte investitori kryesor në Shqipëri për 9-mujorin 2025 appeared first on Revista Monitor.

Një e treta e investimeve të huaja këtë vit shkoi për prona, rritje me 50% për 9-mujorin

Sektori i pasurive të paluajtshme po dominon investimet e huaja për të katërtin vit radhazi, me një peshë gjithnjë e më të lartë.

Investimet e huaja në prona në tremujorin e tretë të vitit 2025 arritën në 150 milionë euro, 70% më shumë krahasuar me tremujorin e tretë të vitit të kaluar.

Për të gjithë 9-mujorin 2025, investimet e huaja në pasuri të paluajtshme arritën vlerën e 403 milionë eurove. Vlera e investimeve të huaja në prona është rritur me 50% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Investimet në këtë sektor përbëjnë më shumë 33% të investimeve të huaja për këtë vit, nga 23% që zinin një vit më parë.

Blerjet e shtetasve të huaj në vitet e fundit kanë qenë një faktor me peshë në tregun e pronave në Shqipëri dhe kanë luajtur një rol të konsiderueshëm në rritjen e çmimit të pronave, veçanërisht në zonat bregdetare të vendit.

Pas pasurive të paluajtshme, sektori me vlerën më të lartë të investimeve të huaja është ai financiar. Vlera e investimeve të huaja në degën e aktiviteve financiare dhe të sigurimit për 9-mujorin 2025 arriti në 219 milionë euro, në rritje me 6.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rritja e vlerës së investimeve të huaja në këtë sektor në vitet e fundit ka qenë  kryesisht e lidhur me rritjen e kapitalit dhe investimeve nga subjektet ekzistuese në treg.

Kuadri i ri i rregullator, që ka nisur të zbatohet prej vitit 2019, ka detyruar bankat të rrisin gradualisht kapitalin aksionar. Rritja e fitimeve të bankave në vitet e fundit ka ndikuar pozitivisht edhe ecurinë e fitimeve të riinvestuara.

Ndërkohë, në vitin 2025 ka një rikthim të interesit të investitorëve të rinj në sektorin bankar. Banka e Shqipërisë ka dhënë miratimin për hyrjen në treg të dy bankave të reja, degës së bankës turke Ziraat dhe bankës dixhitale, Jet Bank.

Sektorët e tjerë tradicionalisht me peshë në investimet e huaja, si industria apo energjetika këtë vit paraqiten në rënie.

Sektori i tretë për nga vlera e investimeve të huaja është ai i industrisë nxjerrëse. Për 9-mujorin 2025, investimet në sektorin e industrisë nxjerrëse arritën në 134 milionë euro. Megjithatë, investimet në këtë sektor kanë pësuar rënie me 17% krahasuar me një vit më parë. Flukset në këtë sektor konsistojnë kryesisht në fitime të riinvestuara të kompanive ekzistuese në aktivitetin e nxjerrjes së naftës bruto. Një ndikim në rënien e investimeve të huaja në këtë sektor, për të dytin vit radhazi, mund të ketë pasur edhe vendimi i kompanisë Shell për ndërprerjen e operacioneve në Shqipëri.

Në rënie paraqitet gjithashtu edhe dega e industrisë përpunuese. Për 9-mujorin, investimet e huaja në këtë sektor arritën në 77 milionë euro, në ulje me 62% krahasuar me një vit më parë.

Sektori energjetik renditet i pesti për nga vlera e investimeve të huaja direkte, me 92 milionë euro për 9-mujorin 2025. Megjithatë, edhe në këtë sektor vlera e investimeve të huaja paraqitet në rënie, me 26% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Energjetika udhëhoqi rritjen e investimeve të huaja direkte në Shqipëri për vite me radhë, kryesisht falë investimit madhor në gazsjellësin TAP, por edhe projekteve të tjera, sidomos në energjinë hidrike. Në vitet e fundit, ka një rritje të interesit kryesisht në ndërtimin e parqeve fotovoltaike, që prodhojnë energji diellore.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, investimet e huaja direkte në 9-mujorin e parë të vitit arritën një shifër rekord prej 1.21 miliardë eurosh, niveli më i lartë historik i regjistruar ndonjëherë për këtë periudhë të vitit. Vlera e investimeve të huaja direkte deri tani këtë vit paraqitet në rritje me 4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Burimi: Banka e Shqipërisë

The post Një e treta e investimeve të huaja këtë vit shkoi për prona, rritje me 50% për 9-mujorin appeared first on Revista Monitor.

AKEP përgatit rregullore të re për autorizimin e ofrimit të shërbimeve të komunikimit

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka pĂ«rgatitur njĂ« projetkrregullore tĂ« re pĂ«r zbatimin e regjimit tĂ« autorizimit tĂ« pĂ«rgjithshĂ«m. Regjimi i autorizimit tĂ« pĂ«rgjithshĂ«m pĂ«rfshin ato shĂ«rbime qĂ« operatorĂ«t e komunikimeve elektronike mund t’i ofrojnĂ« me njoftim nĂ« AKEP.

Rregullorja aktualisht në fuqi parashikon që çdo subjekt është i lirë të ofrojë rrjete dhe shërbime të komunikimeve elektronike në Republikën e Shqipërisë, në përputhje me kërkesat e këtij ligji, kundrejt autorizimit të lëshuar nga AKEP, me përjashtim të rasteve kur rrjetet dhe/ose shërbimet e komunikimeve elektronike nuk kanë qëllime fitimi dhe kur nuk janë të disponueshme për publikun ose përdoren vetëm për nevoja të përdorimit privat ose për nevoja të brendshme të institucioneve.

Ndërsa projektrregullorja e re përcakton se çdo sipërmarrës që synon të ofrojë rrjete apo shërbime të komunikimit elektronik në territorin e Republikës së Shqipërisë të disponueshme për publikun, përveç shërbimeve ndërpersonale që nuk bazohen në numra, ka detyrimin të njoftojë në AKEP .

Ligji parashikon qĂ« AKEP i regjistron operatorĂ«t ose ofruesit e shĂ«rbimeve nĂ« bazĂ«n e tĂ« dhĂ«nave elektronike brenda shtatĂ« ditĂ«ve nga marrja e njoftimit dhe njofton regjistrimin e tyre me shkrim. AKEP do tĂ« lĂ«shojĂ« CertifikatĂ«n e Konfirmimit pĂ«r çdo sipĂ«rmarrĂ«s, pas njoftimit dhe regjistrimit nĂ« Regjistrin e Autorizimit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m, sipas Nenit 27 tĂ« Ligjit “PĂ«r komunikimet Elektronike”. PĂ«r shĂ«rbimin, AKEP do tĂ« aplikojĂ« njĂ« tarifĂ« prej 50 mijĂ« lekĂ«sh. Tarifa do aplikohet vetĂ«m njĂ« herĂ« pĂ«r regjistrimin e parĂ« tĂ« sipĂ«rmarrĂ«sit nĂ« regjistrin e ri tĂ« Autorizimit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m.

Ndërsa lëshimi i Certifikatës së Konfirmimit të Ndryshimeve të të dhënave në regjistrin e autorizimit të përgjithshëm do të ketë një tarifë prej 20 mijë lekësh. Certifikata do të lëshohet në rastet e njoftimit nga sipërmarrësi të ndryshimeve të ndodhura në informacionin e dhënë fillestar ose atë pararendës.

Një kërkesë shtesë që parashikohet në projektrregulloren e re është se sipërmarrësi duhet të depozitojë në AKEP brenda 3 muajve nga data e fillimit të ofrimit të shërbimit kontratat e punës së punonjësve, shoqëruar me dokumentacionin që vërteton edukimin dhe kualifikim profesional të tyre, me qëllim garantimin e ofrimit të shërbimeve të komunikimeve elektronike, si edhe vërtetim të pagesave të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Ndër kushtet e autorizimit të përgjithshëm, projektrregullorja përcakton edhe një afat prej 15 ditësh (nga marrja e njoftimit prej AKEP) për kryerjen e pagesave administrative ose tarifave për të drejtat e përdorimit të burimeve të kufizuara, depozitimin e bilancit vjetor dhe raportit të ekspertit kontabël, nëse aplikohet.

Kushte të tjera të përcaktuara në regjimin e autorizimit të përgjithshëm janë mbrojtja e të dhënave personale dhe mbrojtjen specifike të privatësisë në komunikimet elektronike, lejimi i përgjimit nga autoritetet kompetente, të përcaktuara në legjislacionin në fuqi, detyrimet e aksesit dhe interkoneksionit, detyrimet për transparencë ndaj ofruesve të rrjeteve të komunikimeve elektronike të disponueshme për publikun, etj.

Projektrregullorja parashikon që ofrimi i rrjeteve ose shërbimeve të komunikimeve elektronike nga sipërmarrësit, mund të kufizohet nga AKEP, kur kjo është e nevojshme për arsye të interesit publik, sigurisë publike ose shëndetit publik./ E.Shehu

 

 

The post AKEP përgatit rregullore të re për autorizimin e ofrimit të shërbimeve të komunikimit appeared first on Revista Monitor.

Zgjedhjet e përgjithshme të parakohëshme në Kosovë: VV Fituese. Rezultati në kohë rekord

Lëvizja Vetëvendosje ka arritur fitore bindëse në zgjedhjet e parakohshme të së dielës.

Sipas rezultateve preliminare të LVV-ja ka rritjen më të madhe me 49.3 për qind të votave ose 429 mijë e 979 vota, 7 për qind më shumë krahasuar me zgjedhjet e 9 shkurtit, pa i llogaritur votat nga diaspora, votat me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta.

Ky rezultat ia mundëson asaj ta krijojë qeverinë e vetme, me komunitetet joshumicë joserbe.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilave u paraprinë përplasjet disamuajshe ndërmjet partive politike, bllokadat institucionale dhe fjalori polarizues përfunduan me një fitore bindëse të Lëvizjes Vetëvendosje.

 

Kontrasti me Shqipërinë, rezultat në kohë rekord

Ndryshe nga sa ndodh në Shqipëri, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë publikoi të dhënat zgjedhore në kohë rekord. Vetëm një orë pas mbylljes së qendrave të votimit u bë publike pjesëmarrja, ndërsa brenda rreth tre orësh u shpallën edhe rezultatet paraprake. Ky ritëm i shpejtë i transparencës krijoi qartësi për publikun dhe aktorët politikë, duke ulur hapësirën për spekulime dhe tensione paszgjedhore. Në Shqipëri, përkundrazi, u deshën gati dy javë për të nxjerrë të dhënat përfundimtare, pavarësisht investimeve të konsiderueshme në infrastrukturën zgjedhore dhe digjitalizimin e proceseve. Kjo vonesë rikthen pikëpyetje mbi eficiencën institucionale dhe përdorimin real të teknologjisë, duke treguar se investimet nuk mjaftojnë pa transparencë, organizim dhe përgjegjësi në administrimin e procesit zgjedhor.

 

Si ndryshoi votimi me zgjedhjet e para një viti

Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, LVV-ja shënoi rritjen më ta madhe, duke fituar mbi 49 për qind të votave ose rreth 430 mijë vota. Rritje krahasuar me zgjedhjet e 9 shkurtit të këtij viti, kur VV-ja fitoi 396 mijë e 787 vota apo 42,30 për qind.

Në vendin e dytë është renditur Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 21,01 për qind ose 183,258 vota, rezultat afërsisht i ngjashëm me atë të shkurtit, apo një rritje prej 1 për qind.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka shënuar rënien më të madhe krahasuar me zgjedhjet e 9 shkurtit, duke marrë 13,56 për qind të votave, përkatësisht 118 mijë e 490 vota. Në zgjedhjet e fillimvitit, LDK-ja pati marrë 171 mijë e 357 apo 18,27 për qind.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), mbështetur në rezultatet preliminare ka arritur ta kalojë pragun zgjedhor me 5,68 për qind ose 49,571 vota.

Nisma Socialdemokrate nuk ka arritur ta çajë pragun duke mbetur nën të me vetëm 1,72 për qind të votave.

Lista Serbe si partia më e madhe serbe ka deklaruar se i ka siguruar të gjitha dhjetë ulëset e rezervuara për komunitetin serb. Kryetari i Listës, Zllatan Ellek në një konferencë për media ka thënë se partia që ai udhëheq i ka marrë 90 për qind të votave të komunitetit serb dhe të gjitha ulëset në Kuvend.

Partia e Rashiqit deri tash ka marrë 4388 vota apo më shumë se 11 për qind të votave që kanë shkuar për partitë e komunitetit serb. Rashiqi kishte siguruar një ulëse edhe në zgjedhjet e shkurtit. Si i vetmi deputet i partisë së tij, ai u zgjodh nënkryetar nga komuniteti serb pas refuzimit të shumicës në legjislaturën e nëntë për të votuar propozimet nga Lista Serbe.

Nga selia e Vetëvendosjes, kandidati për mandatin e tretë qeverisës, Albin Kurti, u është drejtuar qytetarëve si fitues i zgjedhjeve, tek tha se janë rrugës për ta thyer edhe rekordin e 21 shkurtit të vitit 2021.

“MĂ« 9 shkurt fitoi LĂ«vizja VetĂ«vendosje, mĂ« 28 dhjetor fitoi populli dhe Republika e KosovĂ«s. Urime fitorja mĂ« e madhe nĂ« histori tĂ« vendit”, ka thĂ«nĂ« ai.

Kurti tutje u shpreh se sapo tĂ« certifikohen rezultatet, do tĂ« krijojnĂ« institucionet dhe tĂ« vazhdojnĂ« punĂ«t. PĂ«rmendi marrĂ«veshjet ndĂ«rkombĂ«tare, duke thĂ«nĂ« se pret bashkĂ«punimin me partitĂ« opozitare pĂ«r t’i çuar pĂ«rpara tek ato i falĂ«nderoi edhe pĂ«r kampanjĂ«n zgjedhore.

Kurse, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka marrë përgjegjësinë për rezultatin në zgjedhjet e 28 dhjetorit, në një paraqitje pak para mesnatës të dielën. Ai ka njoftuar se ditëve në vijim do ta ftojë Kuvendin e partisë për të shqyrtuar të gjitha çështjet dhe përgjegjësitë si kryetar.

Ai ka deklaruar se rezultati i LDK-së nuk është ai që e kanë pritur dhe ky do të jetë moment reflektimi, tek shtoi se e respekton verdiktin e qytetarëve.

“KĂ«to pesĂ« vjet, kam vepruar ashtu siç kam besuar se Ă«shtĂ« mĂ« e mira pĂ«r LDK-nĂ«. MegjithatĂ«, sot them hapur nuk kam arritur ta çojĂ« LDK-nĂ« aty ku duhet tĂ« jetĂ«. Kemi ndĂ«rtuar ekip tĂ« mirĂ«, kemi ndĂ«rtuar fushatĂ« tĂ« dinjitetshme, por ky Ă«shtĂ« verdikti qytetar dhe pĂ«rulemi para tij. Qytetari gjithmonĂ« ka tĂ« drejtĂ«â€.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj përmes një deklarimi pas mbylljes së kutive të votimit ka thënë se i kanë 8 për qind apo 9 ulëse në Kuvend, tek shtoi se dështon koalicioni me PDK-në e LDK-në

“AAK-ja nuk ka vĂ«nĂ« dhe nuk qet kushte pĂ«r opozitĂ«n. Por tani Ă«shtĂ« momenti qĂ« tĂ« reflektojmĂ«. Nga ne tĂ« dy partitĂ« e kanĂ« njĂ« partner dhe jemi tĂ« gatshĂ«m pĂ«r bashkĂ«punim e t’i japin shumicĂ«n”, ka thĂ«nĂ« ai.

Nga kampi i PDK-së që doli si parti e dytë nuk pati deklarim pas rezultateve, vetem gjatw ditws sw sotme wshtw parlajmeruar njw konfernecw pwr media.

Derisa, ish-deputet i PDK-së, Artan Behrami derisa ka postuar një fotografi të kryetarit të PDK-së, njëherit dhe kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza ka thënë se roli i tij ka qenë thelbësor, jo vetëm si autoritet politik, por edhe si figurë me peshë morale.

“NĂ« njĂ« periudhĂ« vendimtare pĂ«r PartinĂ« Demokratike tĂ« KosovĂ«s, roli i Bedri HamzĂ«s ka qenĂ« thelbĂ«sor – jo vetĂ«m si autoritet politik, por edhe si figurĂ« me peshĂ« morale. GjatĂ« pesĂ« viteve tĂ« fundit, ai ka dhĂ«nĂ« njĂ« kontribut qĂ« tejkalon angazhimin e shumĂ«kujt nĂ« gjithĂ« historinĂ« 26-vjeçare tĂ« PDK-sĂ«. Me pĂ«rkushtim tĂ« jashtĂ«zakonshĂ«m, ka sakrifikuar kohĂ«, energji dhe karrierĂ« personale pĂ«r tĂ« mbajtur tĂ« qĂ«ndrueshme partinĂ« dhe pĂ«r tĂ« mbrojtur vlerat mbi tĂ« cilat ajo Ă«shtĂ« ndĂ«rtuar”.

Eugen Cakolli nga KDI, ka treguar se bazuar në rezultatet dhe trendin e deritanishëm, Lëvizja Vetëvendosje pritet të sigurojë 56 mandate, tetë më shumë se në zgjedhjet e kaluara, ndërsa PDK do të ketë 23 mandate, LDK 15 dhe AAK 6 mandate.

Sipas tij, Lista Serbe pritet të ketë 9 mandate, ndërsa komunitetet jo-shumicë ndajnë mandatet e mbetura.

Cakolli thekson se me procesimin e votave tĂ« mbetura brenda KosovĂ«s, ndryshime tĂ« vogla mund tĂ« ndodhin mes LVV-sĂ«, PDK-sĂ« dhe LDK-sĂ«. MegjithatĂ«, rreth 50–60 mijĂ« vota nga diaspora mund tĂ« ndikojnĂ« nĂ« rezultatin pĂ«rfundimtar, ku LVV mund tĂ« arrijĂ« deri nĂ« 57 mandate, ndĂ«rsa lĂ«vizje tĂ« vogla priten edhe te PDK dhe LDK.

Sipas rezultateve dhe trendit të deritanishëm, ndarja e mandateve është si vijon:

‱ LVV: 56 mandate (8 mĂ« shumĂ« se nĂ« zgjedhjet paraprake);

‱ PDK: 23 mandate (1 mĂ« pak se nĂ« zgjedhjet paraprake);

‱ LDK: 15 mandate (5 mĂ« pak se nĂ« zgjedhjet paraprake);

‱ AAK: 6 mandate (2 mĂ« pak se nĂ« zgjedhjet paraprake; ose 1 mĂ« shumĂ« nĂ«se ish-deputetĂ«t e NISMA-s llogariten veçmas);

‱ Lista Serbe: 9 mandate.

Me procesimin e votave të mbetura brenda Kosovës, i vetmi ndryshim i mundshëm në numrin e mandateve mund të ndodhë mes PDK-së (që mund të fitojë një mandat në dëm të LVV-së) ose LVV-së (që mund të fitojë një mandat në dëm të LDK-së).

MegjithatĂ«, me rreth 70 mijĂ« votues jashtĂ« vendit, votat e tĂ« cilĂ«ve janĂ« nĂ« lojĂ« – ndonĂ«se nĂ« skenarin mĂ« realist numri i votave tĂ« konfirmuara pritet tĂ« jetĂ« rreth 50-60 mijĂ« – rezultati final mund tĂ« pĂ«sojĂ« ndryshime tĂ« mĂ«tejshme.

Nëse merren për bazë rezultatet e votimit jashtë vendit më 9 shkurt dhe trendet e zakonshme të votimit me kusht, rezultati përfundimtar mund të jetë:

‱ LVV: ~50.1% deri ~50.8% (56-57 mandate)

‱ PDK: ~20.2% deri ~20.6% (22-24 mandate)

‱ LDK: ~13.1% deri ~14.2% (14-16 mandate)

‱ AAK: ~5.2% deri ~5.7% (6 mandate)

Përkthyer në mandate, Lëvizja Vetëvendosje me pak nën 50 për qind të votave ka siguruar 56 ulëse në Kuvend.

Me pĂ«rllogaritjen sipas formulĂ«s “D’Hondt”, Partia Demokratike e KosovĂ«s me 21 pĂ«r qind tĂ« votave ka 23 ulĂ«se. Lidhja Demokratike ka 15 ulĂ«se, ndĂ«rsa Aleanca pĂ«r ArdhmĂ«rinĂ« e KosovĂ«s ka siguruar 6 ulĂ«se.

Në krahasim me zgjedhjet e shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje është rritur në Kuvend për tetë ulëse, nga 48 sa i kishte.

Ndërkaq, PDK-ja e humbi një ulëse. LDK-ja ka humbur pesë ulëse, nga 20 sa i kishte. AAK-ja në koalicion me Nismën ka pasur 8 ulëse. Kjo përllogaritje nuk i përfshin edhe votat me postë dhe ato në përfaqësi diplomatike.

20 ulëset e tjera ndahen në 10 për komunitetin serb dhe 10 për komunitetet tjera. Për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe më pas votimit të qeverisë, janë të domosdoshme 61 vota.

LĂ«vizja VetĂ«vendosje ka dalĂ« e para edhe nĂ« shumicĂ«n e komunave tĂ« vendit. ËshtĂ« konfirmuar forca kryesore nĂ« 24 komuna, pĂ«rfshirĂ« ato tĂ« cilat llogariten bastione tĂ« partive opozitare.

ËshtĂ« e para nĂ« GjakovĂ«, Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, KlinĂ«, FushĂ«-KosovĂ«, KamenicĂ«, Mitrovica e Jugut, Lipjan, Obiliq, Rahovec, PejĂ«, PodujevĂ«, PrishtinĂ«, Prizren, Shtime, SuharekĂ«, Ferizaj, Viti, Vushtrri, MalishevĂ«, Junik dhe Hani tĂ« Elezit. Partia Demokratike e KosovĂ«s Ă«shtĂ« e para nĂ« Drenas e Skenderaj. NĂ« Deçan ka dalĂ« e para Aleanca pĂ«r ArdhmĂ«rinĂ« e KosovĂ«s, kurse nĂ« MamushĂ« KDPT-ja.

Zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit kanë hyrë në histori sa i përket daljes së qytetarëve në vendvotimet brenda Kosovës. Të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 899 mijë e 521 qytetarë, pa i llogaritur votat nga diaspora, votat me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta.

Në përqindje, i bie se të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar afro 45 për qind e atyre me të drejtë vote. Rekordi i pjesëmarrjes në zgjedhje ishte vendosur më 9 shkurt sivjet. Atë kohë në qendrat e votimit në Kosovë kishin votuar 871 mijë e 662 votues. Ndërkaq bashkërisht me votat e diasporës dhe atyre në përfaqësi, numri kishte mbërritur në 966 mijë vota.

 

 

 

 

 

 

The post Zgjedhjet e përgjithshme të parakohëshme në Kosovë: VV Fituese. Rezultati në kohë rekord appeared first on Revista Monitor.

Rezervat e ujit po pakësohen me ritme alarmante në Rumani

Rumania është ndër vendet europiane ku rezervat e ujit po pakësohen me ritme alarmante, sipas një analize të kryer nga studiues të University College London në bashkëpunim me The Guardian dhe Watershed Investigations.

ShkencĂ«tarĂ«t analizuan tĂ« dhĂ«na nga periudha 2002–2024, tĂ« siguruara nga satelitĂ« qĂ« monitorojnĂ« ndryshimet nĂ« fushĂ«n gravitacionale tĂ« TokĂ«s. PĂ«r shkak se uji ka masĂ« tĂ« madhe, ndryshimet nĂ« nivelet e ujĂ«rave nĂ«ntokĂ«sore, lumenjve, liqeneve, lagĂ«shtisĂ« sĂ« tokĂ«s dhe akullnajave shfaqen nĂ« sinjalin e detektuar, duke i lejuar satelitĂ«t tĂ« “peshojnĂ«â€ nĂ« mĂ«nyrĂ« efektive se sa ujĂ« ruhet.

Gjetjet tregojnë një disbalancë të theksuar: Europa veriore dhe veriperëndimore, veçanërisht Skandinavia, pjesë të Mbretërisë së Bashkuar dhe Portugalia, po bëhen gjithnjë e më të lagështa, ndërsa rajone të gjera në jug dhe juglindje, përfshirë zona në Mbretërinë e Bashkuar, Spanjë, Itali, Francë, Zvicër, Gjermani, Rumani dhe Ukrainë, po thahen me shpejtësi.

Studiuesit ndanë të dhënat për ujërat nëntokësore nga totali i ujërave tokësore dhe zbuluan se ato pasqyrojnë të njëjtën tendencë, duke konfirmuar se një pjesë e madhe e rezervave të fshehura të ujit të ëmbël në Europë është në rënie. Ujërat nëntokësore përbënin 62% të furnizimit total publik me ujë dhe 33% të kërkesës për ujë në bujqësi gjatë vitit 2022 në vendet anëtare të BE-së.

“Kur krahasojmĂ« tĂ« dhĂ«nat pĂ«r totalin e ujĂ«rave tokĂ«sore me tĂ« dhĂ«nat klimatike, trendet pĂ«rgjithĂ«sisht pĂ«rputhen”, – tha Mohammad Shamsudduha, profesor i krizave tĂ« ujit dhe reduktimit tĂ« rrezikut nĂ« UCL. “Nuk po flasim mĂ« pĂ«r kufizimin e ngrohjes nĂ« 1.5°C; me gjasĂ« po shkojmĂ« drejt 2°C mbi nivelet paraindustriale, dhe tashmĂ« po dĂ«shmojmĂ« pasojat”,- shtoi ai.

NĂ« pĂ«rgjigje tĂ« kĂ«saj krize, Komisioni Europian ka zhvilluar njĂ« strategji tĂ« qĂ«ndrueshmĂ«risĂ« sĂ« burimeve ujore pĂ«r tĂ« menaxhuar ujin si njĂ« burim. Strategjia shoqĂ«rohet me njĂ« rekomandim pĂ«r efikasitetin e pĂ«rdorimit tĂ« ujit, duke kĂ«rkuar pĂ«rmirĂ«sim prej “tĂ« paktĂ«n 10% deri nĂ« vitin 2030”. Duke qenĂ« se humbjet nĂ« rrjetet e shpĂ«rndarjes variojnĂ« nga 8% nĂ« 57% nĂ« BE, Komisioni thotĂ« se reduktimi i rrjedhjeve dhe modernizimi i infrastrukturĂ«s do tĂ« jenĂ« thelbĂ«sore.

The post Rezervat e ujit po pakësohen me ritme alarmante në Rumani appeared first on Revista Monitor.

Vonohet hyrja në fuqi e ligjit për rivlerësimin e pronave

“Shoqata KombĂ«tare e NdĂ«rmjetĂ«sve tĂ« Pasurive tĂ« Paluajtshme tĂ« ShqipĂ«risĂ«â€ (NAREA) shprehu sot shqetĂ«simin pĂ«r vonesĂ«n e dekretimit tĂ« ligjit “PĂ«r RivlerĂ«simin e PasurisĂ« sĂ« Paluajtshme”.

Në një kërkesë drejtuar drejtuar Presidentit të Republikës, NAREA shprehet se po ndjek me shqetësim zgjatjen e paarsyeshme të procesit të Dekretimit të Ligjit 85/2025 dhe për pasojë shtyrjen e botimit në Fletoren Zyrtare, vonesën e hyrjes në fuqi përtej datës 1 Janar 2026 dhe pengimin e prodhimit të akteve nënligjore.

NAREA shprehet se, pavarësisht se ka shprehur në mënyrë konstante rezerva për masën e Tatimit 5% për banesat dhe pavarësisht se ka ngritur pikëpyetje mbi zbatueshmërinë e Amortizimit 1%/vit vjetërsi, beson shumë se një vonesë e mëtejshme e Dekretimit të këtij ligji do të sjellë efekte shumë më negative, duke shtuar stresin në treg përtej presioneve inflacioniste, të pranishëm prej 18 muajsh tashmë.

“NAREA bĂ«n thirrje qĂ« tĂ« dekretohet sa mĂ« parĂ« tĂ« Ligjit Nr. 85/2025 datĂ« 12.12.2025 “PĂ«r RivlerĂ«simin e PasurisĂ« sĂ« Paluajtshme”, pĂ«r tĂ« pĂ«rshpejtuar botimin nĂ« fletoren zyrtare dhe pĂ«r pasojĂ« hyrjen nĂ« fuqi si dhe emetimin e Akteve NĂ«nligjore.

NjĂ«kohĂ«sisht, NAREA kĂ«rkon angazhimin sa mĂ« parĂ« dhe bashkĂ«punimin e tĂ« gjithĂ« Institucioneve, duke filluar nga Qendra e Botimeve Zyrtare, Ministria e Financave dhe Agjencia ShtetĂ«rore e KadastrĂ«s nĂ« nxjerrjen sa mĂ« parĂ« tĂ« Akteve NĂ«nligjore dhe UdhĂ«zimit tĂ« PĂ«rbashkĂ«t pĂ«r zbatimin e Ligjit Nr. 85/2025 datĂ« 12.12.2025 “PĂ«r RivlerĂ«simin e PasurisĂ«

sĂ« Paluajtshme”,” thuhet nĂ« kĂ«rkesĂ«n e NAREA.

Ligji “PĂ«r RivlerĂ«simin e PasurisĂ« sĂ« Paluajtshme” parashikon qĂ« gjithĂ« individĂ«t dhe bizneset, tĂ« cilĂ«t kanĂ« nĂ« pronĂ«si pasuri tĂ« paluajtshme kanĂ« tĂ« drejtĂ« qĂ«, nga data 1 Janar 2026 deri nĂ« datĂ«n 31 dhjetor 2026, tĂ« bĂ«jnĂ« rivlerĂ«simin e kĂ«saj pasurie me vlerĂ«n e tregut.

Tatimi që paguhet për regjistrimin e këtij rivlerësimi do të jetë sa 5% e bazës së tatueshme, e shprehur si diferenca mes vlerës së mëparshme të pronës dhe vlerës së re të saj, që do të dalë nga rivlerësimi.

Rivlerësimi mund të bëhet nga një ekspert i licencuar për vlerësimin e pasurisë së paluajtshme nga institucionet përkatëse ose nga zyrat vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Në rast se individi zgjedh që të bëjë rivlerësimin me një ekspert të licencuar, atëherë aplikimit të tij për rivlerësim të pasurisë së paluajtshme i bashkëlidh edhe aktin e vlerësimit të ekspertit.

Zyrat vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës do të përllogarisin bazën e tatueshme, e cila llogaritet si diferencë ndërmjet vlerës së pasqyruar në akt ekspertimi, e cila nuk mund të jetë më e vogël se çmimet minimale fiskale në fuqi në momentin e vlerësimit, dhe vlerës së regjistruar të pasurisë ose vlerës së rivlerësuar sipas ligjeve të mëparshme të rivlerësimit dhe për të cilin është paguar tatimi.

Çmimi minimal fiskal do tĂ« llogaritet sipas dispozitave tĂ« UdhĂ«zimit tĂ« PĂ«rbashkĂ«t mes ministrisĂ« pĂ«rgjegjĂ«se pĂ«r financat dhe AgjencisĂ« ShtetĂ«rore tĂ« KadastrĂ«s, nr. 34, datĂ« 29.12.2023 “PĂ«r tatimin mbi tĂ« ardhurat nga tjetĂ«rsimi i pasurive tĂ« paluajtshme”. ASHK gjithashtu do tĂ« llogarisĂ« vlerĂ«n e tatimit qĂ« duhet tĂ« paguajĂ« individi pĂ«r ta regjistruar kĂ«tĂ« rivlerĂ«sim.

Në rast se individi zgjedh që rivlerësimi të kryhet nga ASHK, me çmimet minimale fiskale në fuqi, atëherë ky fakt duhet të shprehet në formularin që i bashkëlidhet aplikimit të tij për rivlerësim.

Ministri përgjegjës për Financat dhe drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore të

Kadastrës duhet të nxjerrin udhëzimin e përbashkët për procedurat e zbatimit të këtij ligji për llogaritjen e bazës së tatueshme, paraqitjen dhe administrimin e kërkesës për rivlerësim, pagesën e tatimit të rivlerësimit, rregullat e procedurat për pasqyrimin e rivlerësimit të pasurisë në regjistrat e pasurive të paluajtshme, pagesën e të ardhurave nga tatimi i rivlerësimit në buxhetin e shtetit, si dhe për përcaktimin e tarifës së kryerjes së shërbimeve të parashikuara nga ky ligj nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e ligjit.

Por, vonesat në hyrjen në fuqi të ligjit pritet të sjellin vonesa edhe në përgatitjen dhe hyrjen në fuqi të akteve nënligjore dhe në nisjen e procesit të rivlerësimit.

 

 

 

The post Vonohet hyrja në fuqi e ligjit për rivlerësimin e pronave appeared first on Revista Monitor.

Fitimi i tregut të sigurimeve zgjerohet më tej, arrin në gati 35 milionë euro për 9-mujorin

Tregu i sigurimeve i ka zgjeruar më tej fitimet në tremujorin e tretë të vitit.

Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se, për 9-mujorin 2025, fitimi neto i tregut të sigurimeve në vend arriti vlerën e 3.37 miliardë lekëve ose gati 35 milionë eurove. Vetëm për tremujorin e tretë, sektori ka raportuar një fitim prej 1.3 miliardë lekësh.

Fitimi progresiv i 9-mujorit është në rritje me 69% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe shënon njëkohësisht vlerat më të larta historike të arritura ndonjëherë nga ky treg.

Edhe treguesit e rentabilitetit të tregut paraqiten në përmirësim krahasuar me vitin e kaluar. Raporti i kthimit nga kapitali është rritur në 14.07%, nga 10.47% që kishte qenë të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërsa kthimi nga aktivet u rrit në 5.4%, nga 3.6% që kishte qenë një vit më parë.

Fitimet për këtë vit janë në rritje, ai në tregun e sigurimit të Jetës, ashtu edhe në atë të Jo-Jetës.

Sipas AMF-së, fitimi neto i kompanive në tregun më të madh, atë të Jo-Jetës, u rrit në 2.99 miliardë lekë, 69% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ndikim nĂ« rritjen e fitimeve ka dhĂ«nĂ« njĂ«kohĂ«sisht pĂ«rmirĂ«simi i rezultatit teknik (rezultati i lidhur me aktivitetin sigurues), i tĂ« ardhurave neto nga investimet, por edhe rritja e tĂ« ardhurave nĂ« zĂ«rin “tĂ« ardhura tĂ« tjera”.

Rezultati teknik arriti vlerën e afërsisht 2.54 miliardë lekëve,  në rritje me 27.2% krahasuar me 9-mujorin e vitit 2024.

Rritja e rezultatit teknik u përcaktua nga një rritje më e lartë e primeve të fituara neto në raport me shpenzimet e veprimtarisë së kompanive të sigurimit, ndërsa shpenzimet neto për dëme këtë vit paraqiten në rënie.

Primet e fituara neto, që përbëjnë bazën kryesore të të ardhurave të siguruesve, janë rritur me 5.8% krahasuar me 9-mujorin 2024. Ndërsa dëmet neto të paguara janë tkurrur me 4% krahasuar me një vit më parë. Ndërkohë, shpenzimet e veprimtarisë kanë shënuar një rritje me 6.6% krahasuar 9-mujorin e vitit të kaluar.

Edhe rezultati neto nga investimet ishte pozitiv në vlerën e 674 milionë lekëve, me një rritje prej 58% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

NdĂ«rsa tĂ« ardhurat nĂ« zĂ«rin “tĂ« ardhura tĂ« tjera” (tĂ« paspecifikuara) shĂ«nuan njĂ« rritje tĂ« fortĂ« nĂ« 549 milionĂ« lekĂ«, 74 herĂ« mĂ« shumĂ« krahasuar me nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n periudhĂ« tĂ« njĂ« viti mĂ« parĂ«.

Ndërsa, në tregun e sigurimit të Jetës kompanitë raportuan fitime neto në vlerën e 375 milionë lekëve, shifër kjo 77% më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rritja e fitimit në tregun e sigurimit të Jetës ka ardhur kryesisht nga rritja e primeve të fituara neto, paralelisht me uljen e shpenzimeve neto për dëme të paguara.

Primet e fituara neto u rritën me 16.4% krahasuar me një vit më parë, ndërsa shpenzimet neto për dëme të paguara ranë me 5.5% krahasuar me një vit më parë.

Edhe për këtë vit kompanitë e sigurimit të Jetës po vazhdojnë të rrisin shpenzimet operative, por me ritmet disi më të ngadalta krahasuar me vitin e kaluar. Shpenzimet operative neto u rritën me 9.3% dhe vazhdojnë të jenë në përmasa shumë të mëdha krahasuar me vlerën e dëmeve të paguara. Në nëntë muaj, shpenzimet operative arritën në 927 milionë lekë, katër herë e gjysëm më shumë në raport me shpenzimet neto për dëme.

Sipas të dhënave nga AMF, tregu i sigurimeve për 9-mujorin 2025 arriti një vlerë të primeve të shkruara bruto prej 20.2 miliardë lekësh, në rritje vjetore me 10.4%.

Në masën dërrmuese, edhe këtë vit rritja vazhdon të vijë nga sigurimet e detyrueshme motorike, e mbështetur edhe nga rritja e primit mesatar për sigurimin e detyrueshëm TPL./ E.Shehu

Burimi: AMF

The post Fitimi i tregut të sigurimeve zgjerohet më tej, arrin në gati 35 milionë euro për 9-mujorin appeared first on Revista Monitor.

Turkish Airlines sposton Air Albania, do fillojë fluturimet me Tiranën, të dyja po shesin bileta!

Ka pĂ«rfunduar pa lavdi bashkĂ«punimi qĂ« u nis me bujĂ« mes shoqĂ«risĂ« turke tĂ« fluturimeve “Turkish Airlines” dhe “Air Albania”, kompanisĂ« shqiptare ku shteti ka 10% tĂ« aksioneve.

Pasi njoftoi nĂ« nĂ«ntor se kishte nxjerrĂ« nĂ« shitje kuotĂ«n e saj prej 49% qĂ« zotĂ«ronte nĂ« “Air Albania”, operatori turk ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur se do tĂ« nisĂ« fluturimet direkte nga Tirana. NĂ« faqen e “Turkish Airlines” njoftohet se nga 10 janari do tĂ« jetĂ« e mundur tĂ« prenotohen bileta. Nga kĂ«rkimi rezulton nĂ« fakt se biletat mund tĂ« blihen qĂ« nga shkurti me çmime me 51-58 euro nĂ« njĂ« drejtim.

Përmes Turkish Airlines mund të udhëtohet tranzit nga Stambolli në të gjithë botën, teksa Aeroporti i Stambollit që nga tetori është më i madhi në Europë, duke ia kaluar Heathrow të Londrës.

Edhe Air Albania vazhdon të shesë bileta

Në 19 nëntor Turkish Airlines njoftoi se vendosi të shesë gjithë pjesën e saj prej 49% në Air Albania. Një javë më pas Turkish bllokoi dhe shitjen e biletave tranzit përmes Air Albania, duke detyruar ata që kishin blerë bileta tranziti të shkonin në Stamboll përmes Podgoricës ose Prishtinës.

Turkish Airlines vendos të shesë pjesëmarrjen prej 49% në Air Albania

Këtu filluan dhe problemet për operatorin shqiptar. Air Albania filloi të anulonte fluturimet drejt Stambollit, megjithëse në sistem vazhdoi të shiste bileta dhe po vazhdon të shesë, pavarësisht se Auoriteti i Aviacionit Civil konfirmoi se i ka pezulluar licencën.

Pasi shiti bileta deri në mëngjes, Air Albania anulon sërish fluturimet, nuk pranon falimentin

Sipas faqes së internetit, fluturimi i radhës i Air Albania për në Stamboll është planifikuar për në 30 dhjetor, me çmim 103 euro vetëm vajtje, që arrin në 173 euro po vetëm vajtje në 2 janar. Teksa kompania ka mbi një muaj që shet bileta dhe pastaj anulon fluturimet nuk ka asnjë njoftim zyrtar dhe asnjë përgjegjësi për klientët, që kanë blerë bileta.

Sipas tĂ« dhĂ«nave nga Tirana International Airport, pesha e tregut tĂ« Air Albania sipas numrit tĂ« pasagjerĂ«ve pĂ«r periudhĂ«n janar-qershor 2025 ka zbritur nĂ« 2.5%, nga 18% qĂ« kishte nĂ« vitin 2021. MĂ« pas, konkurrenca e “Wizz Air” dhe “Ryanair” ndikoi nĂ« aktivitetin e kĂ«tij operatori nĂ« destinacionet pĂ«rveç Stambollit.

Sipas të dhënave zyrtare nga Tirana International Airport, për vitin 2024 nga dhe drejt Stambollit nga Rinasi udhëtuan rreth 408 mijë pasagjerë, duke qenë destinacioni i gjashtë me trafikun më të lartë, pas Milano+Bergamo, Londrës, Romës, Bolonjës, Treviso, Piza.

Air Albania nuk ka dorëzuar asnjëherë bilanc. Sipas të dhënave nga Tatimet, qarkullimi vjetor i kompanisë  ka qenë 4-5 miliardë lekë në vit, ndërsa operatori ka rezultuar gjithmonë me humbje, duke e kthyer atë sot në një shoqëri praktikisht të falimentuar dhe duke bërë që Turkish ta braktisë atë.

Fundi pa lavdi i premtimeve të Air Albania

Air Albania u themelua zyrtarisht më 16 maj 2018 si një partneritet publik-privat mes Shqipërisë dhe Turqisë.

Linja ajrore kishte si aksioner kryesor kompaninë turke Turkish Airlines (49,12%) dhe aksionet e mbetura i ndajnë ndërmarrja shtetërore shqiptare Albcontrol (~10 %) dhe një kompani private shqiptare MDN Investment (~41 %).

Kompania, që u promovua fort nga qeveria, kishte plane shumë ambicioze, si në zgjerimin e destinacioneve në Europë, me linja drejt Italisë, Britanisë, të cilat u realizuan përkohësisht, ashtu dhe ato përtej saj deri në SHBA, siç u reklamua nga Kryeministri Rama një vit më parë në një takim me diasporën në SHBA.

“Jemi duke diskutuar me kompaninĂ« Air Albania, pĂ«r tĂ« mundĂ«suar mĂ« nĂ« fund njĂ« fluturim tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« tĂ« Air Albania. Fluturimin e parĂ« kur do tĂ« ndodhĂ« nuk jua them dot, por kur tĂ« ndodhĂ« do ta bĂ«jmĂ« patjetĂ«r kĂ«tu nĂ« Nju-Jork” do tĂ« shprehej Rama nĂ« Tetor 2024.

 

 

The post Turkish Airlines sposton Air Albania, do fillojë fluturimet me Tiranën, të dyja po shesin bileta! appeared first on Revista Monitor.

Nuk ndalet rënia e bujqësisë dhe industrisë, rritja po vjen nga sektorë të paqëndrueshëm

Mënyra se si po rritet Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) tregon se ekonomia po mbështetet gjithnjë e më pak te sektorët tradicionalë prodhues dhe gjithnjë e më shumë te shërbimet, ndërsa bujqësia dhe industria vijojnë të japin kontribut negativ në zgjerimin e ekonomisë.

Të dhënat e fundit nga INSTAT tregojnë se ekonomia u rrit me 3.75% në tremujorin e tretë në krahasim me të njëjtën periudhe të vitit te kaluar, teksa sektori i bujqësisë ra me -1.73% në të njëjtën periudhe dhe industria ra me -4.7 %.

Ekonomia rritet me 3.75% në TIII, por bizneset kontribuan me vetëm 1.3%, na shpëtojnë pagat në shtet

Bujqësia po shfaq një rënie të vazhdueshme të vlerës së shtuar që nga viti 2021, duke reflektuar probleme strukturore që lidhen me fragmentimin e tokës, produktivitetin e ulët, mungesën e subvencioneve dhe presionet nga kostot.

Në të njëjtën kohë, industria përpunuese po mbyll vitin e tretë të rënies.

Të dy sektorët prodhues, si bujqësia dhe industria kanë pasur peshë të konsiderueshme në punësim dhe ekonominë totale.

Të dyja së-bashku bujqësia dhe industria kontribuan vetëm ne 23% të PBB-së në vitin 2024 nga 27.3% që ishte pesha e tyre në vitin 2019.

Kjo ecuri tregon se zgjerimi ekonomik nuk po shoqërohet me forcim të kapaciteteve prodhuese. Industria nxjerrëse dhe përpunuese po ndikohet si nga kërkesa e dobët e jashtme, ashtu edhe nga kosto më të larta në vend, mungesa e fuqisë punëtore.

Sakaq, rritja ekonomike po mbahet gjallë kryesisht nga sektorët e shërbimeve, si administrata publike, aktivitetet profesionale, financiare dhe disa segmente të tregtisë e shërbimeve të lidhura me turizmin.

Sipas ekspertëve kjo e bën rritjen më pak të balancuar dhe më të ndjeshme ndaj goditjeve, pasi mungon mbështetja nga sektorët që krijojnë vlerë të shtuar afatgjatë dhe që janë baza e eksporteve.

Të dhënat e fundit mbi PBB tregojnë se rritja mbështetet mbi baza të brishta. Rënia e bujqësisë dhe dobësimi i industrisë ngrenë pikëpyetje mbi cilësinë e rritjes dhe aftësinë e ekonomisë për të gjeneruar zhvillim të qëndrueshëm, punësim produktiv.

Rënia e prodhimit do të thotë gjithashtu se ekonomia po humbet aftësinë për të konkurruar në tregjet e jashtme. Eksportet kanë pësuar rënie vjetore me rreth 7% në 11 mujor dhe mbetën të përqendruara në produkte me vlerë të ulët të shtuar, duke e bërë rritjen më të varur nga importet dhe nga flukset e jashtme, si remitancat apo turizmi. Kjo e thellon deficitin tregtar dhe e bën ekonominë më të ekspozuar ndaj goditjeve të jashtme.

Nga ana tjetër sektori i prodhimit zakonisht ofron punë më të qëndrueshme dhe me potencial për rritje aftësish. Më rënien e prodhimit punësimi zhvendoset drejt aktiviteteve më informale ose me produktivitet të ulët. /B.Hoxha

Burimi: INSTAT

The post Nuk ndalet rënia e bujqësisë dhe industrisë, rritja po vjen nga sektorë të paqëndrueshëm appeared first on Revista Monitor.

Kontratat publike, 10 operatorë ekonomikë mbeten të përjashtuar nga tenderët

Të dhënat zyrtare të rifreskuara tregojnë se aktualisht janë 10 operatorë ekonomikë të përjashtuar nga pjesëmarrja në procedurat e prokurimit publik.

Lista e publikuar në mënyrë periodike përmes buletineve të Agjencisë së Prokurimit Publik (APP) tregon se përjashtimet janë vendosur për afate të ndryshme, që variojnë nga 5 muaj deri në 2 vjet dhe kanë nisur në faza të ndryshme nga nëntori 2024 deri më nëntor 2025.

Bizneset e pĂ«rfshira nĂ« “listĂ«n e zezĂ«â€ rezultojnĂ« tĂ« pĂ«rjashtuara pĂ«r periudha tĂ« ndryshme kohore, nĂ« varĂ«si tĂ« shkeljeve tĂ« konstatuara dhe vendimeve pĂ«rkatĂ«se tĂ« APP-sĂ«. Kuadri ligjor nĂ« fuqi parashikon qĂ« operatorĂ«t ekonomikĂ« mund tĂ« pĂ«rjashtohen nga tenderĂ«t publikĂ« pĂ«r periudha qĂ« variojnĂ« nga disa muaj deri nĂ« disa vite, nĂ« bazĂ« tĂ« procedurave dhe verifikimeve tĂ« kryera nga agjencia.

Agjencia e Prokurimit Publik ka theksuar edhe më herët, në përmbledhjet vjetore të aktivitetit të saj, se vendimet për përjashtim merren pas analizimit të raporteve të auditimit të vetë APP-së, si edhe si rezultat i propozimeve të autoriteteve kontraktore, operatorëve ekonomikë apo institucioneve të tjera audituese, në ushtrim të funksioneve të tyre ligjore.

Shkaku kryesor i përjashtimeve lidhet me keqinformimin dhe paraqitjen e dokumentacionit me të dhëna të rreme në procedurat e tenderimit, në kundërshtim me përcaktimet e ligjit për prokurimin publik. Në disa raste, operatorët janë penalizuar për keqinformim me qëllim kualifikimi të autoritetit kontraktor, ndërsa në raste të tjera për dorëzimin e dokumenteve të pavërteta gjatë fazave të procedurës.

Ankesa dhe masa mund të merren gjithashtu edhe kur operatorët nuk respektojnë afatet e përmbushjes së kontratave për të cilat janë zotuar me autoritetet kontraktore në fillim të procesit. APP përveç komunikimeve zyrtare me institucionet analizon dhe merr parasysh edhe denoncimet që mund të vijnë në adresë të saj në formë direkte./ N.Maho

 

The post Kontratat publike, 10 operatorë ekonomikë mbeten të përjashtuar nga tenderët appeared first on Revista Monitor.

Shpallen rezultatet paraprake: VV partia fituese, PDK dhe LDK shënojnë rënie

Lëvizja Vetëvendosje ka shënuar rritje të ndjeshme në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Pas procesimit të mbi 96 për qind të vendvotimeve në nivel vendi, LVV-ja ka marrë pak nën 50 për qind.

Me kĂ«tĂ« pĂ«rqindje, kjo parti do t’i marrĂ« mbi 55 ulĂ«se nĂ« Kuvend dhe mund ta krijojĂ« shumicĂ«n e nevojshme prej 61 ulĂ«sesh vetĂ«m me bashkĂ«punim me partitĂ« nga komunitetet joshumicĂ«. PartitĂ« tjera parlamentare shqiptare pĂ«suan rĂ«nie tĂ« ndjeshme.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatin preliminar të zgjedhjeve dhe Lëvizja Vetëvendosje është fituesja e zgjedhjeve me 49.80 për qind të votave të fituara.

Rezultatet preliminare u shpallën pas numërimit të 96.13 për qind të votave.

Radoniqi tha se pjesa tjetër e votave do të procesohen dhe publikohen në platformën online të KQZ-së.

Sipas rezultatit preliminar, PDK-ja është e dyta me 21.18 për qind të votave, LDK-ja me 13.77 për qind, AAK-ja me 5.74 për qind dhe Lista Serbe me 3.86 për qind.

Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka deklaruar se numërimi i votave të kandidatëve për deputet do të fillojë nesër, më 29 dhjetor.

“NumĂ«rimi i votave tĂ« kandidatĂ«ve [pĂ«r deputetĂ«] dhe konfirmimi i votave pĂ«r subjektet politike do tĂ« nisĂ« nesĂ«r nga ora 12:00, pasi i gjithĂ« materiali gjatĂ« gjithĂ« natĂ«s do tĂ« pranohet nĂ« qendrat komunale tĂ« numĂ«rimit, dhe numĂ«rimi do tĂ« nisĂ« nesĂ«r dhe do tĂ« vazhdojĂ« nĂ« ditĂ«t nĂ« vijim”.

Në këto rezultate nuk përfshihen votat e diasporës, votat me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta.

Edhe kryetari i LĂ«vizjes VetĂ«vendosje, Albin Kurti, ka shpallur fitoren e partisĂ« sĂ« tij nĂ« zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke thĂ«nĂ« se ajo Ă«shtĂ« rrugĂ«s pĂ«r t’u bĂ«rĂ« mĂ« e madhe ndonjĂ«herĂ« nĂ« histori tĂ« KosovĂ«s.

Pas procesimit të mbi 96 për qind të vendvotimeve, VV-ja me partnerë ka marrë gati 50 për qind të ulëseve dhe i mjafton vetëm bashkëpunimi me partitë e komuniteteve joshumicë për të formuar vetë Qeverinë.

“MĂ« 9 shkurt fitoi LĂ«vizja VetĂ«vendosje, mĂ« 28 dhjetor fitoi populli dhe Republika e KosovĂ«s. Urime fitorja mĂ« e madhe nĂ« histori tĂ« vendit”, ka thĂ«nĂ« ai.

Kurti mĂ« pas u shpreh se sapo tĂ« certifikohen rezultatet, do tĂ« krijojnĂ« institucionet dhe tĂ« vazhdojnĂ« punĂ«t e mira. PĂ«rmendi marrĂ«veshjet ndĂ«rkombĂ«tare, duke thĂ«nĂ« se pret bashkĂ«punimin e partive opozitare pĂ«r t’i çuar pĂ«rpara.

“Na presin shumĂ« punĂ« pĂ«rpara. Duhet tĂ« ecim pĂ«rpara, pa vonesa. Sapo tĂ« certifikohen rezultatet, aq mĂ« shpejt do na duhet tĂ« krijojmĂ« institucionet dhe tĂ« vazhdojmĂ« me punĂ«n e mirĂ«. Na pret Plani i Rritjes i BE-sĂ« nĂ« vlerĂ« 880 milionĂ« euro dhe tri marrĂ«veshje me BankĂ«n BotĂ«rore nĂ« vlerĂ« 120 milionĂ«. Pra mbi 1 miliard. Ftoj nga tash partitĂ« opozitare pĂ«r bashkĂ«punim nĂ« Kuvend pĂ«r marrĂ«veshjet ndĂ«rkombĂ«tare, marrĂ«veshjet e mira dhe pĂ«r interesin publik tĂ« qytetarĂ«ve”, ka deklaruar Kurti.

Lëvizja Vetëvendosje 49,74%

Partia Demokratike e Kosovës 21,18%

Lidhja Demokratike e Kosovës 13,75%

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 5,75%

Kurse, kryetari i Lidhjes Demokratike tĂ« KosovĂ«s, Lumir Abdixhiku, ka marrĂ« pĂ«rgjegjĂ«sinĂ« pĂ«r dĂ«shtimin qĂ« partia e tij e ka pĂ«suar nĂ« zgjedhjet e 28 dhjetorit. Ai ka njoftuar se ditĂ«ve nĂ« vijim do ta ftojĂ« Kuvendin e partisĂ« pĂ«r tĂ« shqyrtuar “tĂ« gjitha çështjet dhe pĂ«rgjegjĂ«sitĂ« si kryetar”. NĂ« njĂ« konferencĂ« pĂ«r media tĂ« dielĂ«n, Abdixhiku ka dhĂ«nĂ« sinjale se mund tĂ« dorĂ«hiqet nga posti i kryetarit.

Ai ka thënë se rezultati i LDK-së nuk është ai që e kanë pritur dhe ky do të jetë moment reflektimi. Shtoi se e respekton verdiktin e qytetarëve.

“Duke marrĂ« pĂ«rgjegjĂ«sinĂ«, ditĂ«ve nĂ« vijim do ta thĂ«rras Kuvendin e LDK-sĂ« dhe para tij do t’i shpalosim e shqyrtojmĂ« tĂ« gjitha çështjet dhe pĂ«rgjegjĂ«sit qĂ« mbaj si kryetar. Rezultati i LDK-sĂ« nuk Ă«shtĂ« ai qĂ« e kemi pritur dhe dĂ«shiruar. ËshtĂ« moment reflektimi. Kur qytetarĂ«t flasin, ne duhet tĂ« dĂ«gjojmĂ«. Demokracia funksionon kur udhĂ«heqĂ«sit mbajnĂ« pĂ«rgjegjĂ«si, edhe kur kanĂ« humbje tĂ« tilla”, ka thĂ«nĂ« Abdixhiku.

Me pĂ«rllogaritjen sipas formulĂ«s “D’Hondt”, Partia Demokratike e KosovĂ«s me 21 pĂ«r qind tĂ« votave ka 23 ulĂ«se. Lidhja Demokratike ka 15 ulĂ«se, ndĂ«rsa Aleanca pĂ«r ArdhmĂ«rinĂ« e KosovĂ«s ka siguruar 6 ulĂ«se.

Në krahasim me zgjedhjet e shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje është rritur në Kuvend për tetë ulëse, nga 48 sa i kishte.

Ndërkaq, PDK-ja e humbi një ulëse.

Humbësja më e madhe është LDK-ja që ka humbur pesë ulëse, nga 20 sa kishte.

AAK-ja në koalicion me Nismën ka pasur 8 ulëse.

Kjo përllogaritje vlen pa u numëruar votat nga postë dhe ato në përfaqësi diplomatike.

20 ulëse të tjera ndahen në 10 për komunitetin serb dhe 10 për komunitetet tjera. Për të pasur shumicën mjaftojnë 61 vota.

 

 

 

 

 

 

The post Shpallen rezultatet paraprake: VV partia fituese, PDK dhe LDK shënojnë rënie appeared first on Revista Monitor.

OECD parashikon 3% rritje ekonomike në Bullgari

Rritja ekonomike në Bullgari pritet të mbetet e fortë në 3% në vitin 2025, përpara se të ngadalësohet në 2.6% në vitin 2026 dhe 2.4% në vitin 2027, sipas parashikimit të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) në raportin e saj më të fundit për perspektivën ekonomike globale për vitet 2025, 2026 dhe 2027.

Konsumi i familjeve dhe sektori publik pritet të mbeten nxitësit kryesorë të rritjes në ekonominë bullgare. Investimet do të mbështeten nga fondet e BE-së dhe nga përmirësimi i besimit të lidhur me përdorimin e euros më 1 janar 2026. OECD gjithashtu vëren se rritja e eksporteve bullgare po pengohet nga kërkesa e dobët në tregjet kryesore, veçanërisht në Gjermani.

Sipas raportit të OECD-së, ndryshimet e fundit në politikën globale tregtare, përfshirë tarifat më të larta të SHBA-së për mallrat e BE-së, do të kenë ndikim të moderuar indirekt në ekonominë bullgare, kryesisht përmes kërkesës më të dobët nga BE, duke pasur parasysh lidhjet e kufizuara direkte tregtare të Bullgarisë me SHBA-në.

Inflacioni në Bullgari pritet të rritet për shkak të rritjes së pagave, rikthimit të normës së TVSH-së dhe çmimeve më të larta të shërbimeve bazë. Megjithatë, inflacioni do të zbutet teksa rritja e pagave ngadalësohet. OECD parashikon se rritjet e vazhdueshme të konsiderueshme të pagave mund të ngadalësojnë procesin e uljes së inflacionit në vend.

Ndërsa rritja e pensioneve, pagave të sektorit publik, transfertave sociale dhe shpenzimeve të investimeve është e fortë, të ardhurat më të dobëta se parashikimet mund të kërkojnë rregullime në shpenzime për të mbajtur deficitin buxhetor brenda kufijve të BE-së. Konsolidimi i moderuar fiskal dhe një fokus më i madh te shpenzimet që nxisin rritjen do të ndihmonin në uljen e presioneve inflacioniste dhe në mbështetjen e rritjes ekonomike, sipas ekspertëve.

The post OECD parashikon 3% rritje ekonomike në Bullgari appeared first on Revista Monitor.

EasyJet do të blejë kompaninë sllovene Adria Tehnika

Kompania britanike e fluturimeve me kosto të ulët, EasyJet, deklaroi se ka rënë dakord të blejë kompaninë sllovene të mirëmbajtjes së avionëve, Adria Tehnika, për një shumë që nuk është bërë publike.

Fabrika e mirëmbajtjes së avionëve Adria Tehnika me pesë hangarë në Brnik ka kryer prej vitesh mirëmbajtje për flotën e EasyJet, dhe linja ajrore synon të bëjë investime afatgjata në këtë objekt.

Marrëveshja me Adria Tehnika shënon hapin e radhës në shtyrjen e EasyJet drejt marrjes së më shumë baza mirëmbajtjeje nën kontroll të brendshëm, duke ndjekur blerjen e fundit të operacionit të SR Technics në Maltë, shtoi kompania ajrore.

Blerja u nënshtrohet aprovimeve rregullatore dhe pritet të përfundojë në fillim të vitit 2026. Adria Tehnika, e cila do të vazhdojë të drejtohet nga CEO Barbara Perko Brvar, do të mbetet e bazuar në Slloveni.

EasyJet operon një flotë prej mbi 350 avionësh Airbus A320, duke shërbyer më shumë se 1,000 linja drejt mbi 160 aeroporteve në 35 vende. Aktualisht, EasyJet operon fluturime drejt Lubjanës nga aeroportet London Gatwick dhe Manchester, dhe do të nisë fluturime nga Edinburgu më 4 prill për sezonin e ardhshëm veror.

 

The post EasyJet do të blejë kompaninë sllovene Adria Tehnika appeared first on Revista Monitor.

Shteti fizik dhe virtual ikin me pushime, por penalizon bizneset, Diella as punon, as përgjigjet

ËshtĂ« bĂ«rĂ« e zakonshme qĂ« sa herĂ« ka ndonjĂ« ditĂ« feste qĂ« bie afĂ«r fundit apo fillimit tĂ« javĂ«s edhe dita mĂ« e afĂ«rt bĂ«het me vendim qeverie pushim zyrtar. Por, vendimi Ă«shtĂ« i vlefshĂ«m vetĂ«m pĂ«r administratĂ«n publike.

Bizneset, shpesh nuk e kanë luksin që të pushojnë kaq gjatë, pasi në fund të fundit nuk i kanë të ardhurat e garantuara për pagat e punonjësve, si administrata publike që i merr nga taksapaguesit.

Me 25 dhjetorin e Krishtlindjeve, që ishte e enjte, edhe e premtja ishte pushim për administratën, duke i bërë katër ditë radhazi, përfshirë dhe fundavën.

Teorikisht kjo nuk duhet tĂ« pengonte aktivitetin e bizneseve, meqĂ« tashmĂ« pothuajse çdo veprim kryhet online dhe madje edhe Ministrja e Shtetit pĂ«r InteligjencĂ«n Artificiale, me emrin “Diella”, vepron nĂ« formĂ« virtuale.

Praktikisht bizneset janë bllokuar prej ditësh pasi sistemi online më shumë nuk punon sesa punon, ose funksionon me shumë vështirësi.

Bizneset raportuan pĂ«r “Monitor” se gjatĂ« ditĂ«s sĂ« premte nuk po funksionojnĂ« sistemet bazĂ« operative tĂ« punĂ«s dhe situata Ă«shtĂ« e njĂ«jtĂ« edhe pĂ«rgjatĂ« tĂ« shtunĂ«s. Me shtetin fizik qĂ« Ă«shtĂ« mbyllur, atĂ« online qĂ« ka rĂ«nĂ«, dhe ministren “Diella”, qĂ« nuk tĂ« jep pĂ«rgjigje, pasi nuk hyn dot nĂ« sistem, sipĂ«rmarrjet po penalizohen dhe po u pengohet aktiviteti, teksa nuk kanĂ« ku tĂ« ankohen.

Prej ditĂ«sh, nĂ« QendrĂ«n KombĂ«tare tĂ« Biznesit (QKB) nuk bĂ«hen dot aplikime pĂ«r regjistrim tĂ« shoqĂ«rive tĂ« reja, ose ndryshime (shitje kuotash, kapitali), nĂ« sistemin “self care” pĂ«rmes tĂ« cilat nxirren faturat, Ă«shtĂ« e pamundur tĂ« hysh. Po ashtu nuk aplikohet dot pĂ«r barrĂ« lindje, apo pĂ«r tĂ« shtuar punonjĂ«sit e rinj, pasi faqja rrotullohet bosh ose duhet tĂ« presĂ«sh njĂ« kohĂ« tĂ« gjatĂ«.

Edhe për individin, nëse do të shkarkojë një certifikatë, është e pamundur, pasi kodi që të mundëson të hysh në llogari, nuk vjen fare.

Ndërkohë sistemi i tatimeve (E-tax) punon normalisht, por sistemet e tjera, ku ndërlidhja bëhet përmes Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) shpesh nuk janë funksionale, ose punojnë me shumë vështirësi.

“Sistemi vazhdon tĂ« ketĂ« probleme. Edhe pse klikohet “Self Care” pĂ«r t’u hapur, sapo futen tĂ« dhĂ«nat e e-Albania, shĂ«rbimi nuk funksionon. E njĂ«jta situatĂ« paraqitet edhe kur tentohet hyrja nĂ« faqen e Tatimeve nĂ«pĂ«rmjet e-Albania, ku sistemi nuk hapet dhe shfaq tĂ« njĂ«jtin problem. Kjo situatĂ« po krijon vĂ«shtirĂ«si serioze pĂ«r ekonomistĂ«t nĂ« kryerjen e detyrave tĂ« tyre.”, thotĂ« Igli, kontabilist.

Sipas bizneseve, kjo situatë që po zgjat prej ditësh, përbën një shqetësim serioz për funksionimin normal të aktivitetit ekonomik dhe marrëdhënien e bizneseve me administratën publike apo e profesionistëve me klientët e tyre.

ShqipĂ«ria mund tĂ« jetĂ« njĂ« vend unik, ku bizneset i “luten” qeverisĂ« qĂ« ti lĂ«rĂ« tĂ« punojnĂ«!

“BIE SHTETI ONLINE”, nuk kryhet dot asnjĂ« veprim, bizneset: Kjo Ă«shtĂ« e patolerueshme

Në pritje për të shtuar punonjës!

The post Shteti fizik dhe virtual ikin me pushime, por penalizon bizneset, Diella as punon, as përgjigjet appeared first on Revista Monitor.

BE-ja do të humbasë konkurrueshmërinë nëse ul standardet rregullatore

Teresa Ribera thotë se konkurrueshmëria e Europës varet nga rezistenca ndaj thirrjeve për të dobësuar rregullat

Europa duhet ta mbrojĂ« mĂ« fuqishĂ«m sistemin e saj rregullator pĂ«r tĂ« mbetur konkurruese nĂ« nivel global, ka thĂ«nĂ« shefja e konkurrencĂ«s sĂ« BE-sĂ«, duke bĂ«rĂ« thirrje qĂ« t’i rezistohet presionit nga Donald Trump dhe nga ata qĂ« lobojnĂ« pĂ«r ndryshime brenda vendit.

Teresa Ribera, numri dy i Komisionit Europian, tha se BE-ja Ă«shtĂ« e destinuar ta humbasĂ« njĂ« “garĂ« drejt fundit”, ndĂ«rsa mbrojti mbikĂ«qyrjen e fortĂ« tĂ« Brukselit mbi ekonominĂ« europiane.

Komentet e saj, si figura kryesore socialiste në organin ekzekutiv të BE-së, vijnë në një kohë kur udhëheqja e qendrës së djathtë të bllokut po përpiqet të qetësojë si Uashingtonin ashtu edhe industrialistët europianë me një zjarrvënie masive të rregulloreve.

“Nuk Ă«shtĂ« rastĂ«si qĂ« agjenda e gjelbĂ«r dhe ajo dixhitale janĂ« nĂ«n kĂ«rcĂ«nim. Ato janĂ« shtytĂ«sit kryesorĂ« tĂ« konkurrueshmĂ«risĂ«â€, tha zĂ«vendĂ«spresidentja ekzekutive e Komisionit.

Ribera tha se BE-ja duhet të mbështesë rregullat dixhitale dhe standardeve të gjelbra, ndërkohë që thellon tregun e vetëm, për të siguruar që blloku të mbetet konkurrues në një garë ekonomike globale.

Duke iu referuar administratës amerikane, Ribera tha se BE-ja duhet të dëgjojë, por kurrë të mos përkulet përballë kërkesave nga Uashingtoni për të hequr dorë nga ligjet mbi zinxhirët e qëndrueshëm të furnizimit, shpyllëzimin dhe rregullimin e mediave sociale. Administrata Trump ka kërcënuar me tarifa dhe penalitete ndaj kompanive europiane nëse kërkesat e saj nuk plotësohen.

“NĂ«se humbasim identitetin tonĂ«, vlerat tona, besimin e njerĂ«zve tanĂ«, nuk do tĂ« jemi nĂ« gjendje tĂ« negociojmĂ« asgjĂ« apo tĂ« ndĂ«rmjetĂ«sojmĂ« asgjĂ«â€, tha ajo, pa e pĂ«rmendur drejtpĂ«rdrejt presidentin amerikan.

Europa duhet tĂ« jetĂ« mĂ« efektive vitin e ardhshĂ«m pĂ«r tĂ« siguruar “konkurrueshmĂ«rinĂ«, sigurinĂ«, vlerat qĂ« janĂ« thellĂ«sisht gjaku i kĂ«tij mandati”, tha Ribera.

E emëruar në dhjetor 2024, ish-zëvendëskryeministrja e Spanjës e ka pozicionuar veten si një mbrojtëse e vendosur e librit të rregullave dixhitale dhe rregulloreve të gjelbra të BE-së, edhe pse shefja e saj, Ursula von der Leyen, ka lëvizur për të shfuqizuar disa rregulla që ajo vetë i kishte mbështetur më parë.

“Ka pasur momente kur kemi pasur nevojĂ«, kur unĂ« kam pasur nevojĂ«, tĂ« ngrihem dhe tĂ« them: mĂ« vjen keq, por ne nuk do ta zhbĂ«jmĂ« rregullimin tonĂ« vetĂ«m sepse nuk ju pĂ«lqen”, tha Ribera.

Muajt e fundit, Ribera dhe kolegët e saj në Komision kanë forcuar zbatimin e rregullave dixhitale.

Brukseli ka hapur hetime mbi dominimin e Amazon dhe Microsoft në sektorin e teknologjisë cloud, ka nisur hetime mbi modelet e inteligjencës artificiale të Google dhe WhatsApp të Metas, si dhe ka vendosur një gjobë prej 120 milionë eurosh ndaj X të Elon Musk për shkelje të rregullave të transparencës dixhitale.

Ribera tha se BE-ja duhet të vazhdojë të pozicionohet si përcaktuese globale e standardeve, pavarësisht presionit të jashtëm.

“Si europianĂ«, ne e dimĂ« se pĂ«rmes rregullimit krijojmĂ« kĂ«to standarde tĂ« larta. Dhe nuk ka asnjĂ« aktor tĂ« vetĂ«m biznesi nĂ« EuropĂ« qĂ« tĂ« mos e kuptojĂ« apo ta mohojĂ« faktin se pĂ«rmes kĂ«tyre standardeve tĂ« larta ata mund tĂ« pĂ«rmirĂ«sojnĂ« pozicionin e tyre konkurrues.”

Komentet e saj vijnë në një kohë kur disa socialistë europianë po alarmohen gjithnjë e më shumë se agjenda e thjeshtimit e von der Leyen rrezikon të shkojë shumë larg, mes reagimit kundër agjendës klimatike të BE-së dhe presionit nga SHBA-ja.

NdĂ«rsa pranoi argumentet pĂ«r thjeshtimin e rregullave ekzistuese, Ribera tha se blloku duhet “t’u qĂ«ndrojĂ« besnik vlerave tona” dhe tĂ« jetĂ« i qĂ«ndrueshĂ«m.

Komisioni po zhvillon “diskutime tĂ« vazhdueshme se si mund tĂ« pĂ«rmirĂ«sojmĂ« metodat e punĂ«s”, tha Ribera, duke shtuar se mendonte se nevojitej mĂ« shumĂ« kohĂ« pĂ«r tĂ« vlerĂ«suar siç duhet nismĂ«n e thjeshtimit tĂ« bllokut.

Ribera gjithashtu kundĂ«rshtoi thirrjet nga industria pĂ«r tĂ« lehtĂ«suar kontrollin e bashkimeve si pjesĂ« e njĂ« strategjie industriale qĂ« synon ndĂ«rtimin e “kampionĂ«ve europianĂ«â€, veçanĂ«risht nĂ« sektorĂ« si telekomunikacioni dhe bankat.

Komisioni, zbatuesi i rregullave antitrust tĂ« bllokut, aktualisht po pĂ«rditĂ«son udhĂ«zimet e tij pĂ«r bashkimet e kompanive. Procesi Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« edhe mĂ« i ngarkuar politikisht pasi von der Leyen nĂ« shtator i bĂ«ri thirrje publikisht RiberĂ«s tĂ« pĂ«rshpejtojĂ« punĂ«n, njĂ« deklaratĂ« qĂ« Ribera tha se e kishte “habitur”.

Ajo theksoi se udhĂ«zimet do t’u ofrojnĂ« kompanive mĂ« shumĂ« qartĂ«si dhe do tĂ« marrin mĂ« shumĂ« parasysh inovacionin e ardhshĂ«m. Por rregullat nuk do tĂ« lehtĂ«sohen thjesht pĂ«r t’u dhĂ«nĂ« kompanive njĂ« kalim tĂ« lirĂ«, tha Ribera. “NĂ«se ka dikush qĂ« e pret kĂ«tĂ«, do tĂ« zhgĂ«njehet”, shtoi ajo. / FT

 

The post BE-ja do të humbasë konkurrueshmërinë nëse ul standardet rregullatore appeared first on Revista Monitor.

Hyjnë në fuqi çmimet e reja të referencës për zhdoganimin e mjeteve të përdorura rritje deri në 25%

Rriten me 25% çmimet e referencës që përdoren nga doganat për zhdoganimin e automjeteve të përdorura për kategorinë  e autoveturave, kamionët, kamionçinat dhe furgonët.

Çmimet e referencĂ«s pĂ«rdoren pĂ«r zhdoganimin e automjeteve tĂ« pĂ«rdorura me vit prodhimi mĂ« tĂ« hershĂ«m se viti i fundit i publikuar nĂ« buletinet zyrtare tĂ« çmimeve qĂ« pĂ«rdorin Doganat si: “Quattroroute”, “Tuttotrasporti”, “Schwackeliste” etj., qĂ« pasqyrojnĂ« çmimet e shitjes nĂ« tregjet europiane.

Rritja parashikohet nĂ« udhĂ«zimin e ri tĂ« MinistrisĂ« sĂ« Financave, “PĂ«r disa shtesa dhe ndryshime nĂ« udhĂ«zimin nr. 3, datĂ« 23.1.2018, “PĂ«r vlerĂ«simin e mallrave pĂ«r qĂ«llime doganore’”, i cili ka hyrĂ« nĂ« fuqi pas botimit nĂ« Fletoren Zyrtare.

Sipas udhëzimit për automjetet me cilindratë nga 1400 deri në 1900 cc, pragu minimal i zhdoganimit rritet nga 200 mijë lekë në 250 mijë lekë, duke shënuar një rritje prej 25%.

Për automjetet me cilindratë nga 1900 deri në 2500 cc, vlera e referencës rritet nga 325 mijë lekë në 406 mijë lekë, ose rreth 25% më shumë.

Për automjetet me cilindratë nga 2500 deri në 3000 cc, çmimi minimal i zhdoganimit rritet nga 400 mijë lekë në 500 mijë lekë, me një rritje prej 25%.

Për automjetet me cilindratë nga 3000 deri në 4500 cc, pragu minimal rritet nga 500 mijë lekë në 625 mijë lekë, që përfaqëson një rritje prej 25%.

Ndërsa për automjetet me cilindratë mbi 4500 cc, vlera minimale e referencës mbetet e pandryshuar, në nivelin 1 milion lekë.

Rritja 25% është miratuar edhe për ccmimet e referencëss [ër kategoriën e mjeteve si kamionncinë, furgonë dhe kamionë.

Për kamionçinat dhe furgonët me kapacitet deri në 1.5 tonë, vlera minimale e referencës për zhdoganim rritet nga 400 mijë lekë në 500 mijë lekë, ose 25% më shumë.

Për mjetet me kapacitet nga 1.5 deri në 3.5 tonë, pragu minimal i zhdoganimit rritet nga 600 mijë lekë në 750 mijë lekë, duke shënuar një rritje prej 25%.

Për kamionët me kapacitet nga 3.5 deri në 10 tonë, vlera minimale e referencës rritet nga 850 mijë lekë në 1.062.500 lekë, ose rreth 25% më shumë.

Për kamionët me kapacitet nga 10 deri në 15 tonë, çmimi minimal i zhdoganimit rritet nga 1 milion lekë në 1.250.000 lekë, me një rritje prej 25%.

Për kamionët me kapacitet mbi 15 tonë, pragu minimal rritet nga 1.2 milion lekë në 1.5 milion lekë, duke reflektuar gjithashtu një rritje prej 25%.

 

 

Ishte

UDHËZIM Nr. 3, datĂ« 23.1.2018 PËR VLERËSIMIN E MALLRAVE PËR QËLLIME DOGANORE

17.1 PĂ«r zhdoganimin e automjeteve, nĂ« rastet kur nuk pranohet transaksioni dhe nuk Ă«shtĂ« i mundur pĂ«rdorimi i metodave tĂ« tjera, vlerĂ«simi bazohet nĂ« publikimet e buletineve “Quattroroute”, “Tuttotrasporti”, “Schwackeliste” etj., qĂ« pasqyrojnĂ« çmimet e shitjes nĂ« tregjet europiane.

17.2 Vlera e njĂ« autoveture gjendet nĂ« tabelĂ«n “Quattroroute”, duke u nisur nga marka, modeli dhe viti i prodhimit.

Në këtë rast, vlera e automjetit nuk duhet të jetë më e ulët se 80% e çmimit që gjendet në tabelë.

17.3 Kur për autoveturën që vlerësohet nuk gjendet të dhëna në buletin, vlerësimi bazohet duke u nisur nga modeli dhe cilindrata më e afërt. Në këtë rast, vlera nuk duhet të jetë më e ulët se 80% e çmimit që jepet në buletin.

17.4 Vlera pĂ«r kamionçina, furgona dhe kamionĂ« gjendet nĂ« publikimet e revistĂ«s “Tuttotrasporti”, duke u nisur nga marka, modeli dhe viti i prodhimit. NĂ« kĂ«tĂ« rast, vlera doganore nuk duhet tĂ« jetĂ« mĂ« e ulĂ«t se 80% e çmimit tĂ« gjendur nĂ« tabelĂ«.

Vlerësimi i automjeteve me vit prodhimi para vitit të fundit të publikuar në buletin, nuk mund të llogaritet më pak se çmimet e pasqyruara si më poshtë vijon:

 PĂ«r autoveturat a) Deri 1400 cc jo mĂ« pak se Çmimet 130.000 lekĂ« b) Mbi 1400-1900 cc jo mĂ« pak se 200.000 lekĂ« c) Mbi 1900-2500 cc jo mĂ« pak se 325.000 lekĂ« d) Mbi 2500-3000 cc jo mĂ« pak se 400.000 lekĂ« e) Mbi 3000-4500 cc jo mĂ« pak se 500.000 lekĂ« f) Mbi 4500 cc jo mĂ« pak se 1,000,000 lekĂ«.

Kamionçina, furgona dhe kamionĂ« a) Deri nĂ« 1.5 tonĂ« jo mĂ« pak se b) Nga 1.5 tonĂ« deri nĂ« 3.5 tonĂ« jo mĂ« pak se c) Nga 3.5 tonĂ« deri nĂ« 10 tonĂ« jo mĂ« pak se d) Nga 10 tonĂ« deri nĂ« 15 tonĂ« jo mĂ« pak se e) Mbi 15 tonĂ« jo mĂ« pak se 800.000 lekĂ« Çmimet 400.000 lekĂ« 600.000 lekĂ« 850.000 lekĂ« 1.000.000 lekĂ« 1.200.000 lekĂ«

 

Bëhet

UdhĂ«zimi Nr. 26, datĂ« 17.12.2025 PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË UDHËZIMIN NR. 3, DATË 23.1.2018, “PËR VLERËSIMIN E MALLRAVE PËR QËLLIME DOGANORE”

  1. NĂ« pikĂ«n 17, shtohet nĂ«npika 17.5 me pĂ«rmbajtje si mĂ« poshtĂ«: “17.5 VlerĂ«simi i automjeteve me vit prodhimi para vitit tĂ« fundit tĂ« publikuar nĂ« kĂ«to buletine dhe site nuk mund tĂ« llogaritet mĂ« pak se çmimet e pasqyruara, si mĂ« poshtĂ« vijon:

Për autoveturat çmimet janë: a) deri në 1400 cc jo më pak se 162 500 lekë; b) mbi 1400-1900 cc jo më pak se 250 000 lekë; c) mbi 1900-2500 cc jo më pak se 406 000 lekë; d) mbi 2500-3000 cc jo më pak se 500 000 lekë; e) mbi 3000-4500 cc jo më pak se 625 000 lekë; f) mbi 4500 cc jo më pak se 1 000 000 lekë.

PĂ«r kamionçina, furgona dhe kamionĂ«, sipas kapacitetit mbajtĂ«s çmimet janĂ«: a) deri nĂ« 1.5 tonĂ« jo mĂ« pak se 500 000 lekĂ«; b) nga 1.5 tonĂ« deri nĂ« 3.5 tonĂ« jo mĂ« pak se 750 000 lekĂ«; c) nga 3.5 tonĂ« deri nĂ« 10 tonĂ« jo mĂ« pak se 1 062 500 lekĂ«; d) nga 10 tonĂ« deri nĂ« 15 tonĂ« jo mĂ« pak se 1 250 000 lekĂ«; e) mbi 15 tonĂ« jo mĂ« pak se 1 500 000 lekĂ«.”. 9. Pika 18, hiqet.

Ky udhëzim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

The post Hyjnë në fuqi çmimet e reja të referencës për zhdoganimin e mjeteve të përdorura rritje deri në 25% appeared first on Revista Monitor.

Shitjet e pasurive të paluajtshme në Kroaci bien ndjeshëm ndërsa çmimet e larta largojnë blerësit

Tregu i pasurive të paluajtshme në Kroaci po përjeton një ngadalësim të theksuar këtë vit, me rënien e vazhdueshme të shitjeve në kushtet e çmimeve që mbeten të larta, paralajmëruan ekspertët në Forumin e 40-të të Biznesit të Pasurive të Paluajtshme.

Sipas Dhomës Kroate të Ekonomisë (HGK), transaksionet kanë rënë në të gjithë vendin, ndërsa blerësit e huaj, dikur një forcë dominuese në tregjet bregdetare, janë dukshëm më pak aktivë se më parë, raporton HINA.

Dubravko Ranilović, president i ShoqatĂ«s sĂ« Pasurive tĂ« Paluajtshme nĂ« HGK, tha se shitjet kanĂ« rĂ«nĂ« pĂ«r tre vite radhazi, me njĂ« rĂ«nie prej 15% tĂ« transaksioneve nĂ« nivel kombĂ«tar gjatĂ« gjysmĂ«s sĂ« parĂ« tĂ« vitit 2025. NĂ« qarqet bregdetare, ku blerĂ«sit e huaj dominojnĂ«, rĂ«nia Ă«shtĂ« edhe mĂ« e madhe, mbi 20%.

“ËshtĂ« e qartĂ« se kushtet globale dhe vendase nuk janĂ« tĂ« favorshme. Çmimet, sidomos pĂ«r pronat e pĂ«rdorura, thjesht kanĂ« shkuar shumĂ« larg”, – tha Ranilović, duke shtuar se shumĂ« listime kanĂ« mbetur tĂ« pashitura pĂ«r mĂ« shumĂ« se njĂ« vit.

NdĂ«rsa projektet e reja po shiten ende relativisht mirĂ«, Ranilović vuri nĂ« dukje njĂ« ngadalĂ«sim edhe aty, pasi zhvilluesit vazhdojnĂ« tĂ« shtyjnĂ« çmimet lart. Ai pret qĂ« çmimet e pasurive tĂ« paluajtshme tĂ« duhet tĂ« korrigjohen vitin e ardhshĂ«m, megjithĂ«se paralajmĂ«ron se tregu lĂ«viz ngadalĂ« dhe rregullimet mund tĂ« marrin kohĂ«. BlerĂ«sit e huaj, veçanĂ«risht nga Gjermania, janĂ« tĂ«rhequr, megjithĂ«se inflacioni vazhdon tĂ« nxisĂ« disa rezidentĂ« tĂ« investojnĂ« nĂ« pasuri tĂ« paluajtshme pĂ«r tĂ« mbrojtur kursimet. Ranilović u bĂ«ri thirrje blerĂ«sve tĂ« verifikojnĂ« agjentĂ«t e tyre, duke vĂ«nĂ« nĂ« dukje praninĂ« e “ndĂ«rmjetĂ«sve tĂ« papĂ«rgjegjshĂ«m” nĂ« treg.

NĂ« DalmacinĂ« qendrore, agjencitĂ« raportojnĂ« njĂ« treg ende aktiv, por nĂ« ftohje. Jasminka BiliĆĄkov nga BiliĆĄkov Nekretnine tha se kĂ«rkesa po zhvendoset, pasi shumĂ« pronarĂ« nĂ« Split zgjedhin qiratĂ« afatshkurtra turistike nĂ« vend tĂ« shitjes; megjithatĂ«, ndryshimet ligjore mund t’i shtyjnĂ« sĂ« shpejti drejt dhĂ«nies me qira afatgjatĂ«. Ajo gjithashtu konfirmoi njĂ« rĂ«nie tĂ« interesit tĂ« huaj, megjithĂ«se blerĂ«sit nga Polonia, Republika Çeke, Sllovakia dhe Ukraina mbeten tĂ« fortĂ«, ndĂ«rsa kĂ«rkesa gjermane ka rĂ«nĂ« ndjeshĂ«m. Vilat pĂ«r pĂ«rdorim personal mbeten zgjedhja kryesore pĂ«r klientĂ«t ndĂ«rkombĂ«tarĂ«.

Zagrebi pĂ«rballet me njĂ« sfidĂ« tĂ« ndryshme: njĂ« mungesĂ« tĂ« theksuar tĂ« zhvillimeve tĂ« reja. Lana Mihaljinac KneĆŸević, nga Zagreb West, tha se stoku i qytetit me prona tĂ« pĂ«rdorura Ă«shtĂ« absorbuar kryesisht, ndĂ«rsa shumĂ« njĂ«si tĂ« mbetura kanĂ« çmime shumĂ« tĂ« larta ose janĂ« me cilĂ«si tĂ« ulĂ«t. Ajo theksoi se shitĂ«sit duhet tĂ« “rishikojnĂ« pritshmĂ«ritĂ« e tyre” nĂ«se duan tĂ« mbajnĂ« tregun aktiv. Zagrebi regjistroi njĂ« rĂ«nie prej mĂ« shumĂ« se 20% tĂ« shitjeve kĂ«tĂ« vit, me çmimet mesatare tĂ« realizuara aktualisht nga 2,800 deri nĂ« 2,900 euro pĂ«r metĂ«r katror, nĂ« varĂ«si tĂ« zonĂ«s.

Analistët e tregut presin ftohje të mëtejshme, me shumë prej tyre që parashikojnë një rënie graduale të çmimeve të pronave të përdorura në vitin 2026, ndërsa kërkesa vazhdon të dobësohet.

Inflacioni në Kroaci rritet në 3.8% në nëntor, i dyti më i larti në Eurozonë

Çmimet e konsumit nĂ« Kroaci u rritĂ«n me 3.8% nĂ« nĂ«ntor krahasuar me tĂ« njĂ«jtin muaj tĂ« vitit tĂ« kaluar, sipas tĂ« dhĂ«nave paraprake tĂ« publikuara nga Zyra Kroate e Statistikave (DZS). Ky nivel paraqet njĂ« rritje tĂ« lehtĂ« krahasuar me tetorin, kur inflacioni vjetor ishte 3.6%, duke e vendosur KroacinĂ« ndĂ«r vendet e EurozonĂ«s me rritjen mĂ« tĂ« shpejtĂ« tĂ« çmimeve. TĂ« dhĂ«nat e Eurostat konfirmojnĂ« se Kroacia regjistroi normĂ«n e dytĂ« mĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« inflacionit nĂ« EurozonĂ« muajin e kaluar.

Në bazë mujore, çmimet u rritën me 0.6% nga tetori në nëntor, duke vijuar trendin e rritjes së qëndrueshme të kostove të konsumit. Edhe pse inflacioni mbetet nën nivelet e arritura gjatë vitit 2022 dhe fillimit të vitit 2023, kjo rritje vjen pas disa muajsh luhatjesh, me norma vjetore prej 4.2% në shtator dhe 4.1% si në korrik ashtu edhe në gusht.

Ekonomistët vërejnë se rritja e nëntorit pasqyron presionet e vazhdueshme në sektorët e shërbimeve dhe ushqimeve, si dhe lëvizjet sezonale të çmimeve.

 

The post Shitjet e pasurive të paluajtshme në Kroaci bien ndjeshëm ndërsa çmimet e larta largojnë blerësit appeared first on Revista Monitor.

Fitimi i shoqërive administruese të fondeve të investimit po i kthehet rritjes pas tre vitesh

Fitimi i shoqërive administruese të fondeve të pensionit dhe investimit po i kthehet rritjes në 2025, pas tre vitesh radhazi në rënie.

Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), për 9-mujorin e vitit 2025 të pesta shoqëritë administruese të fondeve arritën një rezultat të përbashkët në vlerën e 85.8 milionë lekëve, në rritje me 41.6% krahasuar me njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sidoqoftë, fitimet e këtij aktiviteti ngelet në vlera shumë të vogla krahasuar me segmentet e tjera të sektorit financiar, duke reflektuar kryesisht përmasat e vogla dhe shkallën e ulët të zhvillimit të tregjeve të investimit.

Rritja e fitimeve për 2025 është përcaktuar kryesisht nga rritja e të ardhurave të shoqërive nga burimi kryesor, tarifat e administrimit të fondeve. Të ardhurat nga administrimi i fondeve arritën vlerën e 684 milionë lekëve, në rritje me 23% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rritja e të ardhurave nga administrimi i fondeve është i lidhur direkt me zgjerimin e aktiveve totale të tregut. Sipas të dhënave zyrtare nga AMF, në fund të shtatorit 2025 aktivet neto të këtyre fondeve arritën vlerën e 68.1 miliardë lekëve, në rritje me 22% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndikimin kryesor në ecurinë e fitimit të tregut vazhdon ta japë shoqëria më e madhe administruese, Raiffeisen Invest. Për 9-mujorin 2025 ajo arriti një fitim neto prej 50.6 milionë lekësh, në rritje me 44% krahasuar me një vit më parë.

Rezultati i Raiffeisen Invest është përcaktues në ecurinë e përgjithshme të tregut, duke qenë se kjo kompani administron pjesën dërrmuese të aseteve të fondeve të investimit dhe pensionit.

Raiffeisen Invest administron fondet e investimit Raiffeisen Prestigj, Raiffeisen Vizion, Raiffeisen Invest, Raiffeisen Mix dhe fondin e pensioneve Raiffeisen Pension. Ato përbëjnë më shumë se 90% të aseteve totale të tregjeve, çka i jep Raiffeisen Invest dominim edhe në strukturën e të ardhurave dhe të fitimeve.

Fitimin e dytë më të lartë në vlerë për 9-mujorin 2025 e arriti Credins Invest, me 17.7 milionë lekë, në rritje me 40% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Credins Invest administron fondin e pensioneve Credins Pension, fondin e investimeve Credins Premium dhe fondet e investimeve alternative Sea Land Investment Fund dhe Green View Alternative Investment Fund.

Shoqëria administruese Sigal Uniqa Invest ka pësuar rënie të fitimit neto në 10.6 milionë lekë, 13.8% më pak krahasuar me një vit më parë. Sigal Uniqa Invest administron fondet e pensionit Sigal dhe Sigal Pro, si edhe fondin e investimit Sigal Invest.

Shoqëria Albsig Invest, e mbylli 9-mujorin me një fitim prej 5.6 milionë lekësh, ndërsa një vit më parë kishte raportuar një humbje të vogël prej 0.1 milionë lekësh. Deri në fund të 9-mujorit, Albsig Invest administronte fondin e investimeve Albsig Standard dhe fondet e pensioneve Albsig Pension dhe Albsig Smart Pension.

Kompania ABI Invest e mbylli 9-mujorin 2025 me fitim në vlerën e 1.9 milionë lekëve, në përmirësim nga rezultati me humbje prej 1.5 milionë lekësh që kishte raportuar në të njëjtën periudhë të vitit 2024. Kjo shoqëri administron tre fonde investimi, ABI EIA, ABI FLEX EUR dhe ABI FLEX USD.

Kompania administruese WVP Fund Management Tirana, është e vetmja që ka raportuar një rezultat me humbje, në vlerën e 0.6 milionë lekëve, përkundrejt një fitimi në vlerën e

2.2 milionë lekëve, të raportuar një vit më parë. WVP Fund Management Tirana administron dy fondet e investimit, WVP Top Invest dhe WVP Global.

Burimi: AMF

The post Fitimi i shoqërive administruese të fondeve të investimit po i kthehet rritjes pas tre vitesh appeared first on Revista Monitor.

Anketimi, bankingu i hapur si “angari” pĂ«r tĂ« qenĂ« nĂ« pĂ«rputhje me rregullat

Sektori financiar në vend e sheh ende bankingun e hapur si detyrim ligjor dhe jo si një platformë të mirëfilltë inovacioni.

Sipas një anketimi të bërë nga ekspertë të Korporatës Financiare Ndërkombëtare (IFC, pjesë e Bankës Botërore), të zhvilluar me 13 banka dhe institucione financiare, rezultoi se pak prej këtyre institucioneve zhvillojnë aktualisht shërbime me vlerë të shtuar, të bazuar në bankingun e hapur.

Vetëm 27% e institucioneve të anketuara kanë zhvilluar API (ndërfaqe të programimit të aplikacioneve) përtej kërkesave minimale rregullatore të Bankës së Shqipërisë dhe direktivës PSD 2.

Anketimi evidentoi gjithashtu problematika të lidhur me kontrollin dhe auditimin e pavarur.

Auditimet e jashtme të sigurisë së IT-së të kuadrit të bankingut të hapur janë të rralla. Shumica e vlerësimeve të sigurisë kryhen vetëm brenda kompanisë.

Dy prej bankave nuk kanë një kuadër të bankingut të hapur të dokumentuar dhe specifik për përputhshmërinë, të ndara nga politikat e përgjithshme.

Bankingu i hapur nuk është i integruar në mënyrë sistematike në planet e auditimit të brendshëm ose ciklet e vlerësimit të riskut.

Ekspertët e IFC rekomandojnë që bankat të zhvendosen nga konceptimi i përputhshmërisë me PSD2 drejt konceptit të bankingut të hapur si produkt, me API të zgjeruara dhe tregues performance të qartë dhe të monitoruar.

Gjithashtu, rekomandohet që bankat të shohin me përparësi formalizimin e kornizave të bankingut të hapur, duke përfshirë politikat, miratimet e bordit, fushëveprimi i auditimit të brendshëm dhe llogaridhënia e qartë.

Bankingu i hapur ishte njĂ« nga risitĂ« mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme tĂ« ligjit tĂ« ri “PĂ«r shĂ«rbimet e pagesave”,

që ka hyrë në fuqi qysh në janar 2021, mbështetetur mbi parimet kryesore të Direktivës së Dytë të Bashkimit Europian për pagesat (PSD 2) dhe synon të sjellë më shumë konkurrencë në këtë treg, duke krijuar më shumë hapësira për institucionet financiare të pagesave.

Open banking duhet t’i mundĂ«sojĂ« çdo individi apo subjekti me njĂ« llogari pagese ta pĂ«rdorĂ« atĂ« pĂ«r tĂ« kryer shĂ«rbime pagesash tĂ« ofruara nga institucione tĂ« tjera financiare.

Bankat duhet të japin akses me aprovimin e titullarit të llogarisë dhe vetëm për qëllime të transaksioneve të pagesave. Ky koncept është i lidhur kryesisht me dy shërbime të reja, atë të inicimit të shërbimit të pagesës dhe të informimit mbi llogaritë.

Bankingu i hapur krijon hapësirë për më shumë konkurrencë në tregun e shërbimeve të pagesave, veçanërisht për institucionet financiare fintech. Megjithatë, deri më sot vetëm dy prej këtyre institucioneve janë licencuar nga Banka e Shqipërisë për shërbimet e bazuara në bankingun e hapur. Shërbimet e open banking janë bërë operacionale gjatë vitit 2025, por ende në një shkallë të kufizuar. / E.Shehu

The post Anketimi, bankingu i hapur si “angari” pĂ«r tĂ« qenĂ« nĂ« pĂ«rputhje me rregullat appeared first on Revista Monitor.

❌