Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Agron Shehaj: Ergys Agasi ka regjistruar takimet me ministra, deputetë, biznesmenë, njerëz të medias, etj

Një skandal i ri pritet të dalë në publik. Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar me një video-mesazh në rrjetet sociale pas daljes së përgjimeve të reja nga dosja e SPAK-ut, ku në qendër të hetimit del emri i Ergys Agasit që regjistronte takimet që bënte në vilën e tij. Shehaj deklaron se përgjimet e SPAK tregojnë se Agasi regjistronte sistematikisht takime me ministra…

Source

Turravrapi i të rinjve për t’u pasuruar brenda një nate!

Në epokën digjitale, mënyra si e perceptojmë pasurinë nuk është më e lidhur vetëm me fakte konkrete si të ardhurat, investimet apo pronat. Sot, rrjetet sociale kanë krijuar një ekonomi të re të dukjes, ku vlera e individit shpesh matet nga imazhi që promovon në Instagram, TikTok apo YouTube. Ky fenomen, i njohur ndryshe si “influencer economy”, ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si brezi i ri e…

Source

E hëna, 22 dhjetor, do ketë përballje të protestuesve me Policinë e Shtetit

Këtë të hënë do jetë protesta-revoltë e PD dhe e opozitës me qeverinë e zotit Rama. Deri tani kryeministri nuk është shprehur për protestën, por Numri Një i Policisë së Shtetit, Ilir Proda tha për gazetën KOHA JONE se “do të jenë afërsisht 1400 forca policore” që do të jenë në gadishmeri totale. Nga ana tjetër Berisha ka deklaruar se do jetë revoltë. Sipas Fjalorit të Gjuhës Shqipe fjala…

Source

PD akuzon Ramën për bllokim antikushtetues të drejtësisë në çështjen Balluku

Partia Demokratike ka reaguar me një deklaratë të ashpër pas qëndrimit të shprehur nga kryeministri Edi Rama, i cili ka deklaruar se mazhoranca do të presë përtej datës 22 janar, kur pritet vendimi i Gjykata Kushtetuese, përpara se të shqyrtohet kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku. Në deklaratën e saj, Partia Demokratike e cilëson këtë veprim si “një akt puçist…

Source

Si mund ta shfrytëzojë Kosova momentin gjeopolitik për t’u afruar me NATO-n?

-Botuar në radion Europa e Lirë- Anëtarësimi në NATO është më shumë se një dëshirë politike për Kosovën – është nevojë urgjente. Ky është pozicioni që mbajnë jo vetëm autoritetet e vendit, por edhe disa aleatë të rëndësishëm, në kohën kur paralajmërimet për rrezikun në rritje nga Rusia nuk ndalen. NATO-ja premton se angazhimi i saj për stabilitetin e rajonit do të mbetet i palëkundur…

Source

Ambasada e SHBA: Mos mashtroni kur shkoni për turizëm dhe martoheni atje, keni pasoja!

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, iu ka bërë thirre qytetarëve të tregojnë kujdes lidhur me e dokumentet e emigracionit, të cilat i realizojnë përmes martesave. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, amabsada njofton se mashtrimi me anë të martesës është një krim federal në Shtetet e Bashkuara. Sipas njoftimit thuhet se ky veprim, mund të çojë në dënime serioze.

Source

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Rama

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Rama. “Frikë, panik dhe blerje kohe: reagimi i një kryeministri që e di se rrethi po i ngushtohet! Reagimi i sotëm i Edi Ramës është reagimi i një frikacaku, që e di se rrethi po i ngushtohet. Ai është frikacak, sepse nuk përballet me akuzën, por sulmon ata që e hetojnë. Një kryeministër i pastër…

Source

Pas Ergys Agasit shpallet në kërkim nga policia edhe Eno Agasi

Një ngjarje e paprecedentë ka përfshirë institucionet shtetërore. Vera me vlerë miliona euro që u zbulua në vilën e Ergys Agasit është zhdukur. Në kërkim është shpallur kushëriri i tij Eno Agasi. Sipas asaj që raporton VNA, pasi agjentët e BKH-së konstatuan kantinën e verës njoftuan drejtorinë e Doganave pasi malli ishte kontrabandë. Doganat bënë inventarin përgjatë disa orëve dhe përllogaritën…

Source

Berisha: Do të marrë çdo çmim për revoltën e ditës së hënë, 22 dhjetor

Lideri demokrat ka publikuar një video ku akuzon kryeministrin Rama, porse bën thirrje për ditën e hënë pasditë para kryeministrisë, ku të mblidhet, sipas tij, gjithë populli shqiptar. Të gjithë deputetët e PD janë shpërndarë nëpër rrethe duke mbledhur njerëz për revoltë në Tiranë. Në video Berisha deklaron se do të marrë çdo çmim për këtë revoltë të ditës së hënë, pra edhe nëse përfundon në…

Source

Mirditorja 35 vjeçe kapet me armë e municione, arrestohet

Qarkullonte me automjet e armatosur me armë zjarri pistoletë, kapet dhe vihet në pranga 35-vjeçarja. Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe automjeti. Njoftimi: Finalizohet operacioni policor i koduar “Kryqëzimi”. Qarkullonte me automjet e armatosur me armë zjarri pistoletë, kapet dhe vihet në pranga 35-vjeçarja. Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë…

Source

Alis fiton Festivalin e 64-të të Këngës, “Nan” do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2026

Nga Albert Vataj Festivali i 64-t i Këngës në RTSH, uli mbrëmë siparin e tij, duke shpallur si fitues të këtij edicioni, Alis me këngën “Nân”. E nuk kishte se si të ndodhte ndryshe, Alis triumfon në Fest 64, dhe “Nân” do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision Song Contest 2026 në Vjenë, Austri. Sërish ishte publiku ai që vendosi, për “Nân” një baladë emocionalisht e fuqishme e shkruar nga…

Source

“Të dua, a do martohesh me mua”? Arilena Arës i vjen propozimi në skenën e Fest 64

Disa momente të pazakonta u shënuan në skenën e Festivalit të 64 të RTSH, në natën finale. Kur mbaroi performanca e këngëtares Sheila, dhe Salsano Rrapi e Arilena Ara dolën në skenë nga publiku erdhi një propozim për martesë për Arilenën “Arilena të dua. A do të martohesh me mua!” u dëgjua nga salla e publikut. Në momentin kur kamera u drejtua nga djali ai u largua.

Source

Ilir Vrenozi bëhet pjesë e shtëpisë më të madhe në Shqipëri: Pres të më vizitojë Edi Rama

Ilir Vrenozi do të jetë banori më i ri i Big Brother VIP Albania 5. Ai njihet dhe si opozitari më i famshëm në rrjetet sociale, sidomos në TikTok. Iliri ka përjetuar humbjen e të dy prindërve në një periudhë të afërt, me një histori të rënduar shëndetësore të babait (demencë), si dhe mbart përgjegjësi të vazhdueshme ndaj motrës së diagnostikuar me skizofreni, e cila ka nevojë për mbikëqyrje të…

Source

“Do të dal me fitore”/ Kristi Lamaj zyrtarisht pjesë e “Big Brother VIP 5”, hyn duke kënduar në studio këngën hit “Dridhe moj bajame”

Kristi Lamaj, këngëtar i muzikës popullore, do të jetë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. “E di kur do të hyj dhe e di kur do të dal. Do të dal me fitore”, tha Kristi Lamaj gjatë fjalës së tij përpara se të hynte në shtëpi. Ai u rrit në qytetin e Vlorës, me muzikë që në moshë të vogël. Më pas vazhdoi arsimin muzikor në shkollën “Naim Frashëri” në Vlorë, duke u specializuar në këndim…

Source

Demokrati Mariglend Doci nga Kurbini: “Deri në rrëzimin e Edi Ramës. Nuk ka rrugë tjetër, ditë-natë”

“Deri në rrëzimin e Edi Ramës. Nuk ka rrugë tjetër!”. Thirrja për rezistencë u bë sot pasdite nga demokratët e Kurbinit në takimin me liderin e PD-së Sali Berisha. Mariglend Doci, anëtari Këshillit Kombëtar të PD-së i bëri thirrje për rezistencë qytetare kundër qeverisë që të nisë në 22 dhjetor dhe të mos ndalet deri në rrëzimin e qeverisë Rama ‘Kjo është e vetmja rrugë’ tha ai.

Source

Adriatik Lapaj merret në polici. Nuk pranon të shkojë te protesta e Berishës. Berisha: Eshtë opozitë e opozitës!

Kryetari i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, ka bërë të ditur se është proceduar penalisht pas protestës së zhvilluar ditën e sotme përpara Kryeministria e Shqipërisë. Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, Lapaj shfaqet nga komisariati i policisë, ku deklaron se procedimin penal e ka marrë “si medalje”. Sipas tij, masa është marrë për “prishje të rendit dhe qetësisë publike”.

Source

Gazment Bardhi paralajmëron një 22 dhjetor-revoltë. Balla: Nuk iu vijnë demokratët!

Me 22 dhjetor, pra ditën e hënë, PD dhe partitë opozitare kanë lajmëruar për protestë-revoltë kundër kryeministrit Rama. Me urdhër të Berishës janë shpërndarë gjithë deputetët në rrethe për të siguruar sa me shumë pjesmarrje. Në disa degë të PD si Mamurras, Laç, Krujë, Tepelenë, Elbasan, Mirditë, Has, Tropojë, etj organizatorët po sigurojnë protestues me fizik të fortë, sepse do ti vendosin në…

Source

Altin Dumani ftohet nga ambasada britanike në Kosovë për të ndihmuar kolegët kosovarë

Altin Dumani ka bërë histori drejtësie e kurajo. Ai vlerësohet nga SHBA dhe nga BE si prokuror jashtëzakonisht korrekt dhe kurajoz. Ish-kreu i Prokurorisë së Posaçme, tashmë, Altin Dumani ndodhet në Kosovë ku po merr pjesë në takime me diplomatë dhe zyrtarë të zbatimit të ligjit, për shkëmbim të njohurive, ekspertizës dhe përvojës profesionale me institucionet e atjeshme.

Source

❌