Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Benjamin Netanyahu: Lufta kundër Iranit nuk ka mbaruar! Ka uranium që duhet të merret

✇Albeu
By: V K

Në një intervistë për programin “60 Minutes” të CBS News, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se rezervat e uraniumit të pasuruar të Iranit duhet të “hiqen” përpara se të përfundojë lufta mes SHBA-së, Izraelit dhe Teheranit.

Netanyahu u shpreh se konflikti nuk mund të konsiderohet i mbyllur, për sa kohë Irani vazhdon të zotërojë materiale bërthamore dhe infrastrukturë për pasurimin e uraniumit.

“Lufta nuk ka mbaruar, sepse ende ka material bërthamor, uranium të pasuruar, që duhet të hiqet nga Irani. Ende ka vende pasurimi që duhet të çmontohen”, tha ai.

I pyetur se si mund të realizohet largimi i uraniumit të pasuruar, Netanyahu u përgjigj shkurt: “Ju ndërhyni dhe hiqeni atë”.

Deklaratat e liderit izraelit vijnë në një moment tensionesh të larta.

The post Benjamin Netanyahu: Lufta kundër Iranit nuk ka mbaruar! Ka uranium që duhet të merret appeared first on Albeu.com.

Netanyahu: Kemi bërë përparim të konsiderueshëm në negociatat për lirimin e pengjeve

✇Albeu
By: M C

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu foli për “përparim të konsiderueshëm” në negociatat për lirimin e pengjeve në një video mesazh.

Kryeministri izraelit theksoi, megjithatë, se “është shumë herët për të pasur shpresa, por ne po punojmë pa ndërprerje tani dhe vazhdimisht.

Shpresoj se do të jemi në gjendje të ecim përpara ”.

Herë pas here Netanyahu ka kërcënuar Hamasin për shkatërrimin e tij nëse vijon të sfidojë Izraelin.

The post Netanyahu: Kemi bërë përparim të konsiderueshëm në negociatat për lirimin e pengjeve appeared first on Albeu.com.

❌