Reading view

Harta, Shqipëria mes vapës dhe zjarreve, Europa Perëndimore thyen rekordin e temperaturave

Shqipëria u përfshi në zonën e temperaturave mbi mesataren gjatë periudhës qershor–korrik, ndërsa Europa Perëndimore regjistroi dy muajt më të nxehtë të kësaj periudhe që nga nisja e të dhënave të ERA5

Kështu raportoi Copernicus Climate Change Service pak ditë më parë në raportin e tij mujor.

Harta e publikuar, bazuar në të dhënat ERA5, e vendos Shqipërinë dhe një pjesë të Ballkanit Perëndimor mes zonave ku temperaturat e ajrit në sipërfaqe gjatë qershorit dhe korrikut 2026 ishin mbi mesataren e periudhës referuese 1991–2020.

Pamja në rajon ishte pjesë e një vere me kontraste të forta në kontinent, me anomalitë më të larta të përqendruara në Europën Perëndimore. Copernicus tha se kushtet e nxehta dhe të thata të zgjatura gjatë korrikut favorizuan gjithashtu përhapjen dhe intensifikimin e zjarreve në Europë.

Në Shqipëri, temperaturat e larta janë shoqëruar gjatë kësaj vere edhe me vatra zjarri. Të dhënat e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile tregojnë se gjatë korrikut 2026, zjarret me sipërfaqe mbi 1 hektar prekën gjithsej 476 hektarë.

AKMC identifikoi 21 vatra të kësaj madhësie gjatë muajit, me përqendrimin më të madh në Vlorë, ku tetë vatra prekën 306 hektarë, dhe në Shkodër, ku shtatë vatra përshkuan 98 hektarë.

Në Lezhë u regjistruan dy vatra me 40 hektarë të prekur, ndërsa raste të tjera u evidentuan në Berat, Dibër, Gjirokastër dhe Tiranë. Por muaji aktual u paraqit edhe më problematik me zjarre masive në zonën e Krujës, Lurës, Pukës, Dajtit ku nuk munguan përveç dëmeve në sipërfaqe pyjore edhe djegie e banesave apo bizneseve.

 

Rekord i ri për qershorin dhe korrikun në Europën Perëndimore

Të dhënat e Copernicus tregojnë se temperatura mesatare e ajrit mbi tokë në Europën Perëndimore arriti 21.62°C për periudhën qershor–korrik, ose 2.79°C mbi mesataren e viteve 1991–2020.

Kjo ishte temperatura më e lartë e regjistruar për kombinimin e këtyre dy muajve në rajon dhe tejkaloi me rreth 0.89°C rekordin e mëparshëm, të vendosur në vitin 2022.

Grafiku i Copernicus që shoqëron publikimin tregon një ndryshim të dukshëm në dekadat e fundit.

Ndërsa një pjesë e madhe e viteve të viteve 1980 dhe 1990 paraqiten me anomali negative kundrejt mesatares 1991–2020, vitet e fundit dominohen nga anomali pozitive. Qershor–korrik 2026 qëndron në skajin më të lartë të serisë, me anomalitetin prej 2.79°C.

Shifra i referohet zonës që Copernicus klasifikon si Europë Perëndimore, e përcaktuar nga koordinatat 11°Ë–15°E dhe 37°–55°N. Për këtë arsye, ajo nuk përfaqëson një matje specifike për Shqipërinë, edhe pse Shqipëria përfshihet në hartën më të gjerë europiane të anomalive të temperaturës.

Për vetëm muajin korrik, temperatura mesatare në këtë rajon të Europës Perëndimore ishte 22.48°C, ose 2.53°C mbi mesataren 1991–2020. Korriku 2026 u rendit si korriku i dytë më i nxehtë për rajonin, pas korrikut të vitit 2006.

Copernicus tha se temperaturat jashtëzakonisht të larta në Europën Perëndimore vazhduan nga gjysma e dytë e majit dhe u shoqëruan me disa valë të njëpasnjëshme të të nxehtit. Franca, Spanja, Anglia, Irlanda, Gjermania, Zvicra dhe pjesë të Italisë ishin ndër zonat ku u regjistruan anomalitë më të forta.

Në Francë, Gjermani, verilindje të Spanjës, Angli, Zvicër dhe në pjesën perëndimore të Italisë, temperaturat e korrikut ishin përgjithësisht 3°C deri në 5°C mbi mesataren, sipas Copernicus. Europa si e tërë ishte më pak ekstreme se pjesa perëndimore

Pamja për të gjithë kontinentin ishte më e moderuar për shkak të kontrastit mes perëndimit të nxehtë dhe temperaturave më të ulëta në lindje. Temperatura mesatare mbi tokën europiane në korrik ishte 20.49°C, ose 0.66°C mbi mesataren 1991–2020. Kjo e renditi korrikun 2026 si të 11-in më të ngrohtë në serinë e të dhënave ERA5.

Copernicus evidentoi një ndarje të qartë perëndim-lindje: pjesa perëndimore e kontinentit regjistroi temperatura shumë mbi mesataren, ndërsa pjesë të Europës Lindore dhe Skandinavisë kishin temperatura më të ulëta se norma.

Kushtet në perëndim u lidhën me sisteme të qëndrueshme të presionit të lartë, të cilat favorizuan mot të kthjellët dhe të thatë dhe mbajtën ajrin e nxehtë mbi të njëjtat zona për periudha të zgjatura.

 

Korriku 2026, i dyti më i nxehtë globalisht, rekord në oqeane

Në nivel global, temperatura mesatare e ajrit në sipërfaqe gjatë korrikut ishte 16.90°C. Kjo ishte 0.67°C mbi mesataren e korrikut për periudhën 1991–2020 dhe 1.47°C mbi nivelin e vlerësuar paraindustrial të viteve 1850–1900.

Korriku 2026 u rendit, së bashku me korrikun 2024, si korriku i dytë më i ngrohtë i regjistruar globalisht, pas rekordit të korrikut 2023. Diferenca mes korrikut 2026 dhe atij të vitit 2024 ishte vetëm 0.01°C, ndaj Copernicus i konsideron të dy muajt në të njëjtën pozitë.

Mesatarja globale për 12 muajt nga gushti 2025 deri në korrik 2026 ishte 1.45°C mbi nivelin paraindustrial, sipas të dhënave të shërbimit europian të klimës. Nxehtësia nuk u kufizua në sipërfaqen tokësore.

Temperatura mesatare e sipërfaqes së oqeaneve jashtë zonave polare, midis 60° në jug dhe 60° në veri, arriti 20.96°C në korrik, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë për këtë muaj.

Rekordi i mëparshëm, prej 20.89°C, ishte vendosur në korrik 2023. Që nga 19 qershori, temperatura mesatare ditore e këtyre ujërave kishte qenë më e larta e regjistruar për secilën ditë përkatëse të vitit, sipas Copernicus. Temperatura rekord u regjistruan edhe në detet përreth Europës, veçanërisht përgjatë Atlantikut dhe në Mesdheun Perëndimor.

Copernicus tha se një pjesë e nxehtësisë së oqeaneve ishte e lidhur edhe me zhvillimin e kushteve El Niño në Paqësorin ekuatorial./ N.Maho

 

The post Harta, Shqipëria mes vapës dhe zjarreve, Europa Perëndimore thyen rekordin e temperaturave appeared first on Revista Monitor.

  •  

Regjistrimet, automjete

Në shtatë muajt e parë të këtij viti kanë hyrë në qarkullim për herë të parë 58.4 mijë automjete, sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor. Në krahasim me një vit më parë, numri i mjeteve të regjistruara për herë të parë u rrit me 1.6%, ndërsa ky është niveli i dytë historik më i lartë pas 7 mujorit 2024, me 61.1 mijë mjete. Vetëm në korrik u regjistruan 9.6...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Regjistrimet, automjete appeared first on Revista Monitor.

  •  

Reflektime mbi një planet që po ngrohet

Shpejtësia me të cilën Toka po thith energji alarmon shkencëtarët, shkruan The Economist   Në prill, ekuipazhi i Artemis II tregoi se bukuria e Tokës e parë nga larg, e zbuluar fillimisht nga misionet Apollo drejt Hënës në vitet 1960 dhe 1970, mbetet një nga të vërtetat e qëndrueshme të epokës hapësinore. Kompleksiteti i ndërlikuar, rrotullues dhe shumëngjyrësh i planetit tonë ofron sot të n...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Reflektime mbi një planet që po ngrohet appeared first on Revista Monitor.

  •  

IA po shkruan gjithnjë e më mirë. Njerëzit duhet të bëhen redaktorë më të mirë

Të shkruash është e vështirë. Për Franz Kafka-n, hedhja e fjalëve në letër ishte një proces “torturash të pafundme”. George Orwell thoshte se i ngjante “një periudhe të gjatë me një sëmundje të dhimbshme”. Hunter S. Thompson, gazetar, e shihte si të kundërtën e seksit: “është mirë vetëm kur mbaron”. Tani Inteligjenca Artificiale ka ardhur në ndihmë. Modelet e mëdha gjuhësore (LLM) prodhojnë sasi t...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post IA po shkruan gjithnjë e më mirë. Njerëzit duhet të bëhen redaktorë më të mirë appeared first on Revista Monitor.

  •  

Amerika duhet të mos e bëjë kaq të vështirë argëtimin

Burokracia është pengesa më e madhe për jetën e natës, shkruan The Economist   Në vitin 1660, ligjet e kolonisë puritane të Gjirit të Masaçusetsit përcaktonin se rojat e natës të sapoformuara duhej të “kontrollonin të gjithë ata që endeshin natën pas orës dhjetë”. Këtë vit, sindikata më e madhe e policisë në Boston ofroi një version modern të së njëjtës qasje, duke kundërshtuar zgjatjen e orarit ...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Amerika duhet të mos e bëjë kaq të vështirë argëtimin appeared first on Revista Monitor.

  •  

Të ardhurat nga IA po rriten me shpejtësi, por jo aq sa duhet

Kthimi nga triliona dollarë investime mbetet shumë i pasigurt, shkruan The Economist   NUK KENI parë ende asgjë. Vitin e kaluar, kompanitë më të mëdha amerikane të teknologjisë, përfshirë Amazon, Google dhe Microsoft, shpenzuan 450 miliardë dollarë për infrastrukturë, një pjesë e madhe e së cilës për të fuqizuar Inteligjencën Artificiale. Por ky ishte vetëm “aperitivi”. Për “pjatën kryesore”, kët...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Të ardhurat nga IA po rriten me shpejtësi, por jo aq sa duhet appeared first on Revista Monitor.

  •  

Serbi, FMN e rendit mes pesë ekonomive me rritjen më të shpejtë në Europë

Serbia pritet të jetë një nga ekonomitë europiane me rritjen më të shpejtë gjatë pesë viteve të ardhshme, me një normë mesatare vjetore rritjeje prej rreth 3.5%, sipas një analize të bazuar në parashikimet më të fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN). Ndërsa ekonomia e Eurozonës pritet të rritet mesatarisht me vetëm rreth 1.2% në vit gjatë periudhës 2027–2031, ekonomia serbe pritet të rritet ...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Serbi, FMN e rendit mes pesë ekonomive me rritjen më të shpejtë në Europë appeared first on Revista Monitor.

  •  

Rritja e turizmit kërkon mbi të gjitha shërbime publike cilësore

Nga Av. Ardjana Shehi, MBA AK PARTNERS Legal & Consulting   Turizmi është një nga sektorët prioritarë të ekonomisë shqiptare dhe për promovimin e tij po punohet në shumë forma. Ligji për Turizmin dhe kuadri ligjor e nënligjor mbështetës (përfshirë edhe strategjia kombëtare e turizmit e plan veprimet përkatëse) përbëjnë bazën ligjore e institucionale dhe caktojnë parimet e prioritetet në hartim...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Rritja e turizmit kërkon mbi të gjitha shërbime publike cilësore appeared first on Revista Monitor.

  •  

“Sezoni veror po rrit depozitat, klientët synojnë më shumë drejt diversifikimit”

Intervistë / Arten Zikaj, drejtor i Divizionit të Financës në Union Bank   Sezoni veror edhe këtë vit po sjell prurje në rritje të depozitave në bankave. Arten Zikaj, drejtor i Divizionit të Financës në Union Bank, shprehet për “Monitor” se kjo periudhë shoqërohet me një konkurrencë të shtuar mes bankave, kjo konkurrencë nuk po shfaqet si një rritje uniforme e normave në të gjithë tregun apo ...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post “Sezoni veror po rrit depozitat, klientët synojnë më shumë drejt diversifikimit” appeared first on Revista Monitor.

  •  

A ia vlen të blesh një shtëpi për ta dhënë me qira

Tregu shqiptar i pasurive të paluajtshme në përgjithësi ofron kthime modeste nga blerja e pronave për qiradhënie. Megjithëse çmimet e qirave në vitet e fundit janë rritur, duke ndjekur tendencat në rritje të çmimeve të shitjes dhe të shtyra sidomos nga kërkesa në rritje për qira ditore që ka sjellë turizmi, masa e kthimit nga investimi ngelet e dobët në raport me standardet referuese të kthimit ng...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post A ia vlen të blesh një shtëpi për ta dhënë me qira appeared first on Revista Monitor.

  •  

Pasuritë e paluajtshme kryesuan Investimet e Huaja Direkte edhe për 2025

Pasuritë e paluajtshme kryesuan investimet e huaja në ekonominë shqiptare për të katërtin vit radhazi. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për vitin e kaluar, investimet e të huajve në pasuri të paluajtshme në Shqipëri arritën vlerën rekord të 561 milionë eurove, në rritje me 48% krahasuar me vitin 2024. Pasuritë e paluajtshme sollën më shumë se 34% të vlerës totale të Investimeve të Huaja Di...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Pasuritë e paluajtshme kryesuan Investimet e Huaja Direkte edhe për 2025 appeared first on Revista Monitor.

  •  

Çmimet e pronave: Rritet më tej bregdeti, por stopon Tirana

Alternativa kryesore ndaj investimeve financiare, sidomos për investitorët e vegjël, ngelen pasuritë e paluajtshme. Ky treg mbetet në një cikël rritjeje, që ka marrë hov sidomos pas pandemisë. Vlerësimet tregojnë se rritja e tregut po vazhdon, megjithëse me ritme disi më të ngadalësuara. Kërkesa në këtë treg është mbështetur nga rritja e turizmit, oferta e lartë e kredisë bankare dhe interesi në r...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Çmimet e pronave: Rritet më tej bregdeti, por stopon Tirana appeared first on Revista Monitor.

  •  

Raiffeisen Research parashikon rritje të normave të interesit

Analistët financiarë presin një rritje të normave të interesit për Lekun. Në një prononcim për “Monitor”, Raiffeisen Research Shqipëri shpreh një projeksion për dy rritje të normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë këtë vit, në rast se nuk do të ketë një zgjidhje të konfliktit mes SHBA-së dhe Iranit. Skenari bazë i Raiffeisen Research parashikon dy rritje, përkatësisht me nga 0.25 pikë përq...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Raiffeisen Research parashikon rritje të normave të interesit appeared first on Revista Monitor.

  •  

Obligacionet e shoqërive tregtare kalojnë vlerën e 400 milionë eurove

Sipas të dhënave të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), portofoli i obligacioneve me ofertë private, i llogaritur si vlera e emetuar dhe ende e pashlyer, në fund të 2025-s arriti në 39.1 miliardë lekë, ose gati 404 milionë euro. Vetëm për vitin e kaluar, vlera e portofolit të obligacioneve është rritur me 10.7 miliardë lekë, ose 38%. Ligjërisht, obligacionet me ofertë private mund të emet...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Obligacionet e shoqërive tregtare kalojnë vlerën e 400 milionë eurove appeared first on Revista Monitor.

  •  

Pensionet private, kthimet janë të qëndrueshme

Vitin e kaluar, vlera neto e aseteve të fondeve arriti në 15.05 miliardë lekë, ose rreth 155 milionë euro, në rritje me 17% krahasuar me një vit më parë. Rritja e aseteve ishte në nivele të përafërta me vitin 2024. Në këtë shifër, përfshihen edhe treguesit e fondeve të mbyllura të pensionit, të ngritura nga punëdhënësit për punonjësit e kompanive të tyre. Duke përjashtuar fondet e mbyllura, asetet...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Pensionet private, kthimet janë të qëndrueshme appeared first on Revista Monitor.

  •  

Fondet e investimit rriten

Tregu i fondeve të investimit u rrit për të tretin vit radhazi në vitin 2025. Sipas të dhënave zyrtare nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), asetet neto të këtyre fondeve në fund të vitit të kaluar arritën në 62.5 miliardë lekë. Vlera neto e aseteve është rritur me 12.8% krahasuar me një vit më parë. Norma e rritjes u ngadalësua nga niveli prej 21.8% e vitit 2024, por megjithatë ky treg p...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Fondet e investimit rriten appeared first on Revista Monitor.

  •  

5 miliardë euro për prona, sa i ekspozuar është sistemi bankar

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se kredia për pasuri të paluajtshme ka shënuar rritje të shpejtë në vitet e fundit. Ndërkohë, kredia direkte për sektorin e ndërtimit është në vlera më të kufizuara dhe rritja e saj është ngadalësuar ndjeshëm që prej vitit të kaluar.

 

Ersuin Shehu

Sektori bankar në vend ndodhet në kulmin e një cikli të rritjes së shpejtë të kredisë për pasuri të paluajtshme.

Të dhënat tregojnë se ekspozimi në hua për prona ka kaluar vlerën e 5 miliardë eurove. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, vlera totale e kredisë për pasuri të paluajtshme në fund të muajit maj të këtij viti arriti në 477 miliardë lekë.

Kredia për pasuri të paluajtshme është në rritje me 12.5% krahasuar me një vit më parë.

Vlera e kredisë për prona përfshin të dyja segmentet e klientëve, biznese dhe individë. Pjesa më e madhe e portofolit u takon individëve, me afërsisht 53% të ekspozimit total në hua për pasuri të paluajtshme, ndërsa diferenca prej 47% është kredi e dhënë për bizneset.

Rritja më e shpejtë po regjistrohet në segmentin e individëve, ku portofoli i kredisë për pasuri të paluajtshme është në rritje vjetore me 13%, ndërsa në segmentin e bizneseve, rritja e kredisë për pasuri të paluajtshme është lehtësisht më e ulët, në nivelin 12.2%.

Aktualisht, kredia për pasuri të paluajtshme përbën më shumë se gjysmën e portofolit total të kredisë së dhënë për sektorin privat të ekonomisë.

Në periudhën pas pandemisë, sektori bankar e ka rritur ndjeshëm portofolin e kredisë për prona, si për bizneset, ashtu edhe për individët. Që nga fillimi i vitit 2020, portofoli i kredisë për pasuri të paluajtshme është rritur me 130%.

Vlerësohet se kreditimi ka qenë faktor shumë i rëndësishëm në mbështetjen e kërkesës në tregun e pasurive të paluajtshme. Por, nga ana tjetër, kjo ka rritur edhe ekspozimin e sektorit bankar kundrejt ecurisë së tregut të pasurive të paluajtshme.

 

Burimi: Banka e Shqipërisë

 

46% e kredisë është e siguruar me pasuri të paluajtshme

Në shumicën dërrmuese të rasteve, kreditë për pasuri të paluajtshme janë të siguruara me prona të lëna si kolateral në favor të bankave (në rastin më të zakonshëm, vetë prona e blerë me kredi).

Një krizë e mundshme në tregun e pasurive të paluajtshme do të ulte vlerën e kolateralit dhe do të ekspozonte bankat ndaj rreziqeve për humbje nga kreditë.

Sipas të dhënave më të fundit, të mesit të vitit 2025, kreditë me kolateral në formën e pasurive të paluajtshme zinin 46% të tepricës së kredisë, ose rreth 61% të kredisë së kolateralizuar.

Një shifër e tillë natyrisht që e ekspozon potencialisht sektorin bankar ndaj një krize të mundshme në sektorin e pasurive të paluajtshme.

Një rënie drastike e vlerës së tregut të pronave do të zhvlerësonte kolateralet e bankave dhe do të shkaktonte rreziqe për humbje nga kreditë, në rast të nevojës për të ekzekutuar kolateralet.

Duke pasur parasysh peshën shumë të rëndësishme të ndërtimit dhe të pasurive të paluajtshme në ekonomi, efektet e tërthorta të një krize të këtyre sektorëve në ekonomi dhe në aftësinë paguese të huamarrësve do të ishin gjithashtu serioze.

 

Masat e BSH duket se po japin efektet e para

Duke filluar nga mesi i vitit të kaluar, Banka e Shqipërisë nisi të aplikojë kufizime për standardet e kredidhënies së re për blerjen e banesave, duke u përpjekur të frenojë rritjen e huasë në segmentin e individëve.

Raporti tavan i kredisë ndaj vlerës në monedhën Lek është vendosur 85% për shtëpinë e parë dhe 80% për shtëpinë e dytë, ndërsa në valutë të huaj, kufiri i lejuar është 75% për shtëpinë e parë dhe 70% për shtëpinë e dytë.

Ndërsa raporti i shërbimit të borxhit ndaj të ardhurave për kreditë në Lek është në nivelin 40% për shtëpinë e parë dhe 35% për shtëpinë e dytë. Në valutë të huaj, niveli tavan është 35% për shtëpinë e parë dhe 30% për shtëpinë e dytë.

Sipas Bankës së Shqipërisë, këto masa synojnë ruajtjen e stabilitetit financiar, përballë rritjes së shpejtë të çmimeve të banesave, nëpërmjet ruajtjes së aftësisë paguese të kredimarrësve dhe cilësisë së ekspozimeve të sektorit bankar ndaj tregut të pasurive të paluajtshme.

Gjithashtu, pikërisht për shkak të rritjes së shpejtë të kredisë për pasuri të paluajtshme, Banka e Shqipërisë aplikoi vitin e kaluar për herë të parë një shtesë të posaçme në kërkesat për kapital ndaj sektorit bankar.

Shtesa kundërciklike e kapitalit u vendos për herë të parë në nivelin 0.25% (për t’u zbatuar nga 30 qershori 2025) dhe u rrit më tej në nivelin 0.5% (për t’u zbatuar nga 31 dhjetori 2025).

Deri në fund të vitit të kaluar, efekti i masave të Bankës së Shqipërisë duket se ishte i dobët. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë treguan se kredia e re për blerje banesash arriti rekordin e ri historik prej 64.4 miliardë lekësh, ose rreth 658 milionë euro, të llogaritura me kursin mesatar të vitit të kaluar.

Kredia e re për shtëpi u rrit me 17.3% krahasuar me vitin 2024. Rritja e kredisë së re ishte edhe më e lartë në raport me rritjen prej 13% të vitit të mëparshëm.

Por, pjesa e parë e këtij viti ka treguar ngadalësim të ndjeshëm. Për 5-mujorin janar-maj 2026, kredia e re për banesa zbriti në 27.6 miliardë lekë, në rënie me 4.2% krahasuar me një vit më parë.

Në fakt, tendenca e kredisë është në përmirësim pas tremujorit të dytë dhe ngelet për t’u parë më tej gjatë vitit, nëse përfundimisht këtë vit do të kemi frenim të kredisë për shtëpi.

 

Burimi: Banka e Shqipërisë

 

Çmimet vijojnë të rriten, por kryesisht nga bregdeti

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se, në një horizont krahasimi afatgjatë, çmimet e pasurive të paluajtshme në vend kanë shënuar rritje të ndjeshme. Në raport me vitin bazë 2013, indeksi Fischer është rritur me 270%.

Të dhënat më të fundit, ndërkohë, tregojnë se rritja e çmimeve ka vazhduar, por me ritme më të ngadalësuara.

Indeksi Fischer i përllogaritur nga Banka e Shqipërisë tregoi që çmimi mesatar i banesave të shitura gjatë gjysmës së dytë të vitit 2025 u rrit me 11.7% në krahasim me gjashtëmujorin e kaluar dhe me 28% në krahasim me një vit më parë.

Megjithatë, rritja vjetore e çmimeve u ngadalësua nga niveli prej 41.7% i raportuar në gjashtëmujorin e parë 2025. Në veçanti për kryeqytetin, tregu shfaqet në ngadalësim të ndjeshëm.

Indeksi i çmimeve për shitjet në Tiranë u raportua i pandryshuar ndaj gjashtëmujorit të mëparshëm dhe u rrit me 4.4% ndaj nivelit të një viti më parë. Rritja e çmimeve me bazë vjetore pësoi rënie drastike nga niveli prej 32.6% i gjashtëmujorit të parë 2025.

Banka e Shqipërisë vlerëson se kontributin kryesor në rritjen e vlerës së indeksit të përgjithshëm të çmimeve e ka dhënë rritja në vlerën e indeksit të llogaritur për zonat e bregdetit.

Financimi nëpërmjet kredisë bankare ka vijuar të shoqërojë një pjesë të mirë të shitjeve të pronave. Sipas agjentëve, rreth 61% e pronave për banim dhe e atyre për përdorim tregtar të shitura prej tyre janë blerë me hua bankare. Nga këto, në 38% të rasteve kredia ka mbuluar deri në 60% të vlerës.

Banka e Shqipërisë raporton se gjithashtu çmimet e qirasë sipas agjentëve kanë shënuar rritje në gjashtëmujorin e dytë 2025. Informacioni mbi kërkesën dhe çmimet e qirasë vjen kryesisht nga agjentët që kryejnë aktivitet në zonën e kryeqytetit.

Sipas tyre, kërkesa e përgjithshme për marrje me qira raportohet më e lartë nga kërkesa e gjashtëmujorit të mëparshëm.

Vlerësimet e subjekteve për gjendjen e tregut dhe çmimet në tregun e banesave mbeten përgjithësisht pozitive për afatin e shkurtër dhe për afatin më të gjatë. Pritjet e agjentëve të shitjes për të ardhmen paraqiten përsëri pozitive.

Agjentët kanë pritje pozitive për ecurinë e tregut në territorin ku ata veprojnë për të ardhmen afatshkurtër dhe për periudhën më të gjatë (deri në dy vjet).

 

 

Numri i pronave të shitura ra me 35% në gjysmën e dytë të 2025

Numri i pronave të shitura nga subjektet e vrojtuara prej Bankës së Shqipërisë pësoi rënie në gjysmën e dytë të vitit të kaluar.

Sipas Vrojtimit mbi Ecurinë e Tregut të Pasurive të Paluajtshme, numri i përgjithshëm i pronave të shitura ishte 1273, ose 35% më pak nga numri i raportuar në fund të gjashtëmujorit të parë të vitit (gjithsej 1959 prona të shitura).

Numri mesatar i pronave të shitura nga çdo subjekt në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2025 rezultoi në rreth 8, në rënie të dukshme nga mesatarja prej 11 e raportuar në gjysmën e parë të 2025.

Raporti i numrit të subjekteve që kanë kryer shitje ndaj numrit të përgjithshëm të përgjigjeve të vlefshme u raportua në vlerën 40%. Ky raport ka shënuar rënie graduale në dekadën e fundit, nga një maksimum prej rreth 70% i vlerësuar në gjashtëmujorin e parë të vitit 2017.

Rreth 37% e shitjeve të realizuara në gjashtëmujorin e dytë 2025 në të gjithë territorin përfaqësohen nga prona të vendosura në zonat më të preferuara brenda qytetit, dhe kjo peshë është e ngjashme me periudhën paraardhëse.

31% e pronave të shitura kanë qenë prona të ndërtuara në periferi brenda qytetit, nga 44% në periudhën e kaluar, ndërsa rreth 32% e pronave kanë qenë prona të ndërtuara jashtë qytetit, nga 21% gjashtëmujorin e kaluar.

Në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2025, rreth 25% e banesave të shitura janë raportuar të blera nga shtetas jorezidentë. Nga këta, rreth 52% rezultojnë shtetas të vendeve të BE-së.

Në tërësi, pesha e transaksioneve në të cilat blerësit janë jorezidentë ka shfaqur prirje në rritje gjatë 5 viteve të fundit.

Megjithëse numri i pronave të shitura pësoi rënie, koha mesatare e shitjes së banesave në rang vendi ra në 9.1 muaj, nga 11.6 muaj në vrojtimin e mëparshëm.

Në rastin e Tiranës, koha mesatare e shitjes u ul ndjeshëm në 8.1 muaj nga 11.1 muaj në gjashtëmujorin e mëparshëm.

Koha mesatare për shitjet në zonat bregdetare u rrit në 9.9 muaj nga 8.7 muaj, ndërsa për zonat e tjera, kohëzgjatja e shitjes ishte më e ulët sesa në gjashtëmujorin e kaluar, duke rënë në 10.1 muaj nga 12.8 muaj.

Pavarësisht rënies së shitjeve, numri i pronave të pashitura, si për banesat, ashtu edhe për godinat tregtare, ka vijuar të shënojë rënie. Ky fenomen ka nisur të vërehet që prej fillimit të vitit 2016.

Kjo ecuri tregon se numri i pronave të pashitura ka shënuar rënie të vazhdueshme në secilin nga gjashtëmujorët e kësaj periudhe.

Tkurrja e inventarëve (pronave të pashitura) edhe në 6-mujorin II 2025, pavarësisht rënies së shitjeve, mund të interpretohet me uljen e ofertës së pronave të reja për t’u hedhur në treg, në portofolin e ndërtuesve apo agjentëve të shitjeve të anketuar.

 

Kredia për ndërtimin, rreth 840 milionë euro

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në fund të muajit maj të këtij viti, kredia për sektorin e ndërtimit arriti vlerën e afërsisht 80 miliardë lekëve, ose më shumë se 840 milionë eurove.

Rritja vjetore e kredisë për ndërtimin paraqitet në nivele më të ulëta në raport me rritjen mesatare të kredisë për ekonominë dhe të kredisë për biznesin, me 3.6% krahasuar me një vit më parë.

Në harkun e viteve të fundit, kredia për ndërtimin është rritur, duke ndjekur ciklin pozitiv të zhvillimit të sektorit, por edhe të kreditimit të ekonomisë. Që prej vitit 2020, madhësia e portofolit është zgjeruar me afërsisht 78%.

Kredia për ndërtimin përbën aktualisht 15% të kredisë totale për biznesin. Megjithatë, pesha e saj është në rënie krahasuar me nivelet e vitit të kaluar. Kjo tregon se sektori bankar po e ul gradualisht ekspozimin direkt ndaj ndërtimit në strukturën e portofolit të saj të huasë për bizneset.

Duhet konsideruar, sidoqoftë, se kredia për ndërtimin nuk përfshin vetëm kreditë për ndërtesa, por edhe ato për ndërtime inxhinierike. Në veçanti, sektori bankar ka financuar në përmasa të konsiderueshme disa prej projekteve të rëndësishme të Partneritetit Publik-Privat në vitet e fundit.

Nga ana tjetër, vlerësohet se vetëm një pakicë e ndërtimeve të reja rezidenciale ndërtohen me kredi bankare.

 

Burimi: Banka e Shqipërisë

 

Lexoni edhe:

Bankat, “oreks” në rritje për PPP-të

The post 5 miliardë euro për prona, sa i ekspozuar është sistemi bankar appeared first on Revista Monitor.

  •  

Bankat, “oreks” në rritje për PPP-të

Gjatë viteve të fundit, sektori bankar në vend ka shfaqur “oreks” në rritje për të financuar projektet e rëndësishme të PPP-ve në infrastrukturë.

Në vitin 2025, Tirana Bank nënshkroi një kontratë kredie prej 17 milionë eurosh me kompaninë “Marina Vlorë”, që po zbaton projektin koncesionar të ndërtimit të një porti të jahteve në Vlorë, bashkangjitur me një kompleks rezidencial dhe hotelier, sipas një modeli të ngjashëm me atë që po ndërtohet në Portin e Durrësit.

Në fund të vitit 2023, tre banka tregtare shqiptare vendosën të financonin me një kredi të përbashkët (sindikale) projektin e Partneritetit Publik-Privat për ndërtimin e rrugës Thumanë-Kashar.

Banka Amerikane e Investimeve, Tirana Bank dhe Union Bank financuan me më shumë se 30 milionë euro ndërtimin e rrugës Thumanë-Kashar.

Në vitin 2021, Intesa Sanpaolo Bank Albania, OTP Albania dhe Tirana Bank financuan një kredi të përbashkët prej 26 milionë eurosh shoqërinë koncesionare “Orikum-Llogora”.

Projekti më i rëndësishëm me financim publik i PPP-ve në ndërtimin e rrugëve është ai i Rrugës së Arbrit. Ky projekt është mbështetur me një kredi të konsiderueshme nga Banka Kombëtare Tregtare (BKT).

Në gusht të vitit 2018, BKT miratoi një hua deri në vlerën e 9.5 miliardë lekëve te kompania “Gjoka 87”, megjithatë në fakt ajo nuk është disbursuar deri në vlerën maksimale të parashikuar.

Sipas pasqyrave financiare të “Gjoka 87”, detyrimi maksimal ndaj bankës ka arritur shumën 4.4 miliardë lekë, në vitin 2022.

Në vitin 2017, BKT gjithashtu ka miratuar gjithashtu një kredi prej 28.5 milionë euro te “Albania Highway Concession”, kompania që po zbaton kontratën koncesionare të përfundimit dhe mirëmbajtjes së Rrugës së Kombit.

Në rastin e PPP-ve, qeveria shqiptare nuk ofron garanci sovrane, ndaj bankat duhet ta marrin vetë përsipër rrezikun e kredisë. Pavarësisht nga kjo, sektori bankar ka ofruar përsipër financime të konsiderueshme në projektet e PPP-ve në infrastrukturë.

 

Banka e Shqipërisë lehtësoi kreditimin e PPP-ve në infrastrukturë

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi vitin e kaluar disa ndryshime rregullatore, që lehtësojnë dhënien e kredive nga bankat tregtare për projektet strategjike në infrastrukturë.

Ndryshimet ishin propozuar nga Shoqata Shqiptare e Bankave dhe gjetën dakordësinë e Bankës Qendrore.

Sipas rregullores, projektet në infrastruktura strategjike të transportit do të konsiderohen financimet e projekteve në formën e ndërtimit të një infrastrukture të re, ose të një infrastrukture ekzistuese, në fushat e transportit rrugor dhe të infrastrukturës portuale dhe aeroportuale dhe ku shoqëria tregtare ka një kontratë ose marrëveshje me institucionin shtetëror përkatës.

Bankat tashmë i ponderojnë ekspozimet ndaj shoqërive tregtare që financojnë projekte në infrastruktura strategjike transporti, me peshën e rrezikut 50% (më parë këto kredi ponderoheshin me peshë rreziku 100%), nëse plotësohen kushtet e parashikuara në rregullore.

Një veprim i tillë e bën më pak të kushtueshme dhënien e kredive të këtij lloji në terma të kapitalizimit dhe zgjeron hapësirat e bankave për të financuar projekte të këtij lloji.

Në përgjithësi, kreditë për projektet e infrastrukturës rrugore prekin shifra të mëdha, ndaj kanë edhe ndikim të rëndësishëm mbi raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit, që mat raportin mes aktiveve me rrezik kundrejt kapitalit rregullator.

Në rregulloren “Për raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit” është shtuar një nen i ri, që përcakton se bankat identifikojnë në mënyrë të veçuar nga klasa e ekspozimeve ndaj shoqërive tregtare, ekspozimet ndaj shoqërive tregtare që financojnë projekte në infrastruktura strategjike transporti, të cilat plotësojnë disa kushte specifike.

Rregullorja e ndryshuar vendos si kusht që përfitues fundor i projektit të financuar të jetë qeveria shqiptare.

Kredia duhet të ketë afat maturimi deri në 10 vjet dhe kontrata e kredisë për ekspozimin në fjalë duhet t’i sigurojë bankës një nivel të lartë kontrolli mbi aktivet e projektit dhe të ardhurat që gjenerohen prej tij.

Burimi i shlyerjes së kredisë duhet të përbëhet minimalisht në masën dy të tretat nga të ardhurat që gjenerohen nga projekti i financuar. Kriter tjetër është aftësia e vlerësuar e

huamarrësit për të përmbushur detyrimet e tij financiare, edhe në kushte të theksuara stresi që lidhen me rrezikun e projektit të financuar.

Parashikimet e rregullores së re do të zbatohen për të gjitha ekspozimet ndaj shoqërive tregtare që financojnë projekte në infrastruktura strategjike transporti, që do të krijohen deri më 31 dhjetor 2026 dhe do të jenë të zbatueshme deri në afatin e miratuar të financimit, që në çdo rast nuk duhet të jetë më i gjatë 10 vjet.

Për të njëjtin qëllim, Banka e Shqipërisë ka miratuar disa ndryshime edhe në rregulloren “Për administrimin e rrezikut nga ekspozimet e mëdha të bankave”.

Në këtë rregullore, është shtuar një dispozitë që parashikon se bankat, në llogaritjen e ekspozimeve maksimale të lejueshme përjashtojnë, mes të tjerash, edhe ekspozimet, me jo më shumë se 50% të vlerës së tyre, ndaj shoqërive tregtare që financojnë projekte në infrastruktura strategjike transporti.

 

Lexoni edhe:

5 miliardë euro për prona, sa i ekspozuar është sistemi bankar

 

The post Bankat, “oreks” në rritje për PPP-të appeared first on Revista Monitor.

  •  

Rikthehet shtetëzimi i ekonomisë

Qeveria po avancon një zgjerim të paprecedentë të sektorit publik, duke u zhvendosur nga roli rregullator në një operator aktiv tregu në fusha si nafta, financat dhe mbrojtja. Të paktën 13 kompani shtetërore kanë nisur aktivitetin vitet e fundit dhe pritet të aktivizohen. Trendi po rrit ndjeshëm numrin e punonjësve në administratë, ndërkohë që popullsia e vendit po tkurret me ritme alarmante. Ekspertët paralajmërojnë për “vrimat e zeza” financiare, duke marrë si shembull dështimin e “Air Albania”. Pesha e shtetit në PBB arriti në 11.6% në vitin 2024 nga 8.2% në vitin 2002.

 

Blerina Hoxha

Zgjerimi i shpejtë i sektorit publik në Shqipëri përmes krijimit të korporatave të reja shtetërore në fusha strategjike si nafta dhe financa, shëndeti dhe mbrojtja, po rrit pikëpyetjet për efektet që do të ketë në cilësinë e mallrave dhe shërbimeve, çmimeve dhe mbi të gjitha, devijimin e konkurrencës që buron nga ekonomia e tregut të lirë dhe abuzimin me fondet publike.

Nga “Air Albania”, “Illyrian Guard”, “Banka Shqiptare e Zhvillimit”, një seri kompanish në sektorin e ushtrisë, institucione si “Korporata e Investimeve”, dhe së fundmi krijimi i operatorit publik për tregtimin me shumicë të karburanteve dhe të tjera në proces, po e zhvendosin shtetin nga roli i tij rregullator në një operator tregu.

Prirja në hapjen e ndërmarrjeve të reja shtetërore po rrit numrin e punonjësve në sektorin publik, në një moment kur popullsia e vendit është në tkurrje të shpejtë nga emigrimi i lartë i të rinjve, të cilëve duket se modeli i qeverisjes nuk po u krijon hapësira pune apo jetese.

Sipas të dhënave zyrtare, popullsia e vendit u tkurr me rreth 17% ndërmjet viteve 2014-2025, por në anën tjetër, numri i punonjësve në administratën publike vitin e kaluar arriti në rreth 186 mijë, niveli më i lartë që nga viti 2002.

 

Burimi: INSTAT

 

Me ritme të ngjashme u rrit edhe pesha e sektorit publik në ekonominë e vendit. Të dhënat zyrtare referojnë se në vitin 2024, shteti zotëronte 11.6% të PBB-së së vendit. Ky tregues ishte 10.3% në vitin 2014 dhe 8.2% në vitin 2002.

E krahasuar me vendet e BE-së, Shqipëria ka sektorin publik më të vogël, por ekonomistët janë të ndarë në analizën e tyre për këto zhvillime duke ofruar mbështetje, por me doza të larta të mosbesimit nisur nga shembujt e deritanishëm të keqmenaxhimit.

 

Burimi: INSTAT

 

Pedagogu i ekonomisë, Oltion Rrumbullaku, vlerëson se Shqipëria ka ndjekur një rrugëtim të gjatë dhe të thellë drejt privatizimit total në vitet e para të tranzicionit në 1990, duke lëshuar edhe shumë shërbime, të cilat në vendet e zhvilluara administrohen nga ndërmarrje shtetërore, dhe këtu u janë lënë tërësisht operatorëve privatë.

Sipas tij, roli i shtetit në ekonomi ka mbetur i kufizuar kryesisht te sektori i energjisë elektrike.

Për të tjerë, ndërhyrja e shtetit në tregun e lirë është e pranueshme si lëvizje, me kushtin që ky proces të shërbejë për uljen e kostove dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve drejt qytetarëve.

Eksperti i ekonomisë, Panajot Soko, thotë se ndonëse ndërhyrja shtetërore është parimisht me vend kur tregu dështon të vetërregullohet në segmente të caktuara për një kohë të gjatë, rreziku i keqpërdorimit të aseteve publike mbetet shumë i lartë.

Sipas z. Soko, ekziston frika reale se këto instrumente ekonomike mund të përdoren për të krijuar një pushtet të ri ekonomik brenda tregut, i cili më pas të shfrytëzohet për të diktuar forcën mbi votuesit në favor të përfitimit elektoral të partisë në pushtet, siç ka ndodhur deri më tani.

Artan Gjergji, ekspert i tregjeve financiare, thotë se roli i shtetit në ekonomi duhet të jetë sa më i vogël, sa më lehtësues në drejtim të të bërit biznes duke ulur nivelin dhe kostot e burokracisë apo duke ulur nivelin e taksave (roli i mbështetësit të sipërmarrjes së lirë), apo duke nxitur dhe duke mbrojtur konkurrencën e lirë mes aktorëve në treg (roli i arbitrit të paanshëm).

Sipas tij, vetëm një konkurrencë e lirë dhe e ndershme mes aktorëve të tregut rrit eficiencën e alokimit të burimeve në ekonominë e një vendi duke reduktuar në maksimum kostot për qytetarët dhe duke ndikuar pozitivisht në rritjen e mirëqenies së tyre.

 

 

Nafta dhe energjia, rritet pronësia e shtetit

Sektori publik është duke u zgjeruar ndjeshëm në energji nëpërmjet kompanive si “Albgaz”, teksa KESH-i po zgjeron entet e reja që prodhojnë energji diellore. Së fundi, qeveria ka ndërmarrë hapa konkretë drejt krijimit të bizneseve të reja publike, siç është enti i rezervave strategjike të naftës, i planifikuar për t’u operacionalizuar plotësisht brenda vitit 2026.

Kjo lëvizje, sipas qeverisë, vjen si përgjigje ndaj paqëndrueshmërisë së tregjeve globale dhe nevojës për të përmbushur detyrimet e Bashkimit Europian për mbajtjen e rezervave të sigurisë për 90 ditë.

Ndryshe nga modeli aktual, ku privatët mbartin barrën e rezervave, krijimi i një operatori shtetëror synon të centralizojë importin dhe shpërndarjen e naftës në kohë krizash, duke i dhënë shtetit rolin e rregullatorit dhe lojtarit aktiv në tregun e shumicës.

Eksperti Soko, me ekspertizë në sektorin e hidrokarbureve, thekson se, veçanërisht në tregtimin e naftës, nevojitet forca e shtetit për të thyer këto struktura që mbajnë çmime të larta, duke këmbëngulur se shteti duhet të bëhet pjesë e lojës kudo ku ka hapësirë për të përmirësuar shërbimin dhe për të mbrojtur xhepat e konsumatorëve.

Megjithatë, eksperti ngre hije të forta dyshimi kur bëhet fjalë për fazën e ekzekutimit të këtyre nismave nga qeveria. Ai sqaron se, ndonëse ndërhyrja shtetërore është parimisht me vend kur tregu dështon të vetërregullohet në segmente të caktuara për një kohë të gjatë, rreziku i keqpërdorimit të aseteve publike mbetet ekstremisht i lartë.

Sipas z. Soko, ekziston frika reale se këto instrumente ekonomike mund të përdoren për të krijuar një pushtet të ri ekonomik brenda tregut, i cili më pas përdoret për përfitim elektoral të partisë në pushtet.

Ai argumenton se pothuajse çdo nismë e ndërmarrë deri më sot ka pasur në thelbin e saj interesin politik dhe elektoral të qeverisë, duke lënë të kuptohet se pa një kontroll të rreptë, edhe kjo ndërhyrje në treg mund të devijojë nga misioni i saj publik për t’u kthyer në një mjet për mbajtjen e pushtetit.

Në planin financiar, kostot e krijimit dhe funksionalizimit të këtyre kompanive janë të konsiderueshme. Vetëm për ndërtimin e kapaciteteve depozituese dhe blerjen e rezervës fillestare të naftës, studimet e fundit vlerësojnë një investim që mund të arrijë në miliona dollarë.

Përveç kostove kapitale, ekzistojnë kostot operative vjetore dhe rreziku i eficiencës së ulët menaxhuese, që shpesh karakterizon ndërmarrjet shtetërore në Shqipëri.

Nga ana tjetër, ekonomistët supozojnë se përfitimet lidhen kryesisht me sovranitetin energjetik dhe mbrojtjen e konsumatorit nga luhatjet ekstreme të çmimeve.

Duke zotëruar kompani që menaxhojnë infrastrukturën kritike (si projektet e “Albgaz” për depozitat e Dumresë apo interkonjeksionet me TAP), shteti fiton aftësinë për të ndërhyrë në treg në raste emergjencash, duke garantuar furnizim të pandërprerë për industrinë dhe familjet.

Por ndërkohë shteti nuk ka dhënë shembuj inkurajues te nafta. Rafineria më e madhe në pronësi të shtetit, ARMO, pas privatizimit u shit për skrap para pak vitesh në vend që të rinovohej teknologjia dhe të përpunohej nafta e vendit, për të rritur përfitimet te konsumatorët.

Shqipëria ka zgjedhur të taksojë naftën më shumë se fqinjët duke e renditur vendin tonë në listën e vendeve me çmimet më të larta në këtë produkt.

 

 

Banka e Zhvillimit, kostot dhe përfitimet

Krijimi i Bankës Shqiptare të Zhvillimit (BSHZH) po shënon një kthesë strategjike për mënyrën se si shteti ndërhyn në ekonomi, duke kaluar nga subvencionet direkte drejt një modeli të mirëfilltë financiar.

Banka me kapital tërësisht shtetëror nuk do të veprojë si një bankë e nivelit të dytë ku qytetarët hapin llogari kursimi, por si një katalizator kapitali që synon të mbështesë sektorët me rëndësi kombëtare, si infrastruktura kritike, energjia e rinovueshme dhe bujqësia e shkallës së gjerë, të cilat shpesh konsiderohen si tepër të rrezikshme ose me kthim të ngadaltë për bankat tregtare tradicionale.

Qeveria argumentoi se krijimi i Bankës do të shërbejë si një levë financiare që mundëson thithjen e fondeve nga institucionet ndërkombëtare si Banka Botërore apo Banka Europiane për Investime. Duke pasur një strukturë korporative me kapital shtetëror, ajo mund të ofrojë garanci sovrane dhe kredi me interesa shumë më të ulëta se tregu për projektet që kanë ndikim social dhe ekonomik.

Megjithatë, ky zgjerim mbart kosto dhe rreziqe domethënëse që lidhen me kapitalizimin fillestar nga buxheti i shtetit, që praktikisht janë paratë e taksapaguesve të vëna në rrezik.

Ekspertët pohojnë se nëse projektet që banka financon rezultojnë të pasuksesshme, ose nëse procesi i dhënies së kredive ndikohet nga interesat politike, barra financiare bie sërish mbi shtetin dhe taksapaguesit, duke rritur borxhin publik në mënyrë të tërthortë.

Për më tepër, administrimi i një institucioni të tillë kërkon një staf ekspertësh të nivelit të lartë, pagat e të cilëve përbëjnë një kosto administrative të lartë, e cila duhet të justifikohet me rezultate konkrete në treg.

Një tjetër aspekt që kërkon vëmendje është rreziku i deformimit të konkurrencës në tregun e lirë. Sfidë mbetet balancimi i misionit social për zhvillim me nevojën për të qenë një institucion financiarisht i shëndoshë që nuk kthehet në një barrë të përhershme për arkën e shtetit.

Kapitali i Bankës Shqiptare të Zhvillimit (BSHZH) është përcaktuar në nivelin e 10 miliardë lekëve (përafërsisht 100 milionë euro). Ky kapital nuk derdhet i gjithi menjëherë, por është planifikuar të financohet nga qeveria shqiptare përmes një procesi gradual.

Për vitin 2026, Ministria e Financave ka parashikuar injektimin e këstit të parë prej 1 miliard lekësh (rreth 10 milionë euro) si pjesë e kapitalit fillestar. Ky proces financimi pritet të shtrihet në një periudhë 4-vjeçare derisa të plotësohet shuma totale e nënshkruar.

 

 

Fondet e IPARD

Një tjetër institucion i diskutueshëm është AZHBR, institucioni shtetëror që menaxhoi fondet e IPARD që jepen nga Bashkimi Europian.

Në gusht 2023, Zyra Europiane Kundër Mashtrimit (OLAF) konstatoi shkelje të rënda dhe keqpërdorime të fondeve të programit IPARD II, pas hetimeve të nisura mbi denoncime të qytetarëve për korrupsion, favorizime dhe ndërhyrje politike.

Në 2024 OLAF njoftoi zyrtarisht se nga hetimet kishte identifikuar si të papërshtatshme 33 mln euro fonde të thirrjes së parë dhe të dytë të programit. Programi IPARD II i cili u përfshi në një proces hetimi kishte në total një fond prej 94,6 mln euro në total, nga të cilat 71 mln euro ishin financime të BE-së.

Pas këtij konstatimi u bllokuan fondet e IPARD III, që mbeten ende të ngrira. IPARD III përfshinte 9 masa të reja financimi nga 3 masa që përfshinte programi i mëparshëm.

Në nëntor të vitit të kaluar Ministri i Financave, Petrit Malaj, deklaroi në Komisionin e Bujqësisë se programi IPARD III, i pezulluar që prej vitit 2023, do të rihapet në vitin 2026.

Sipas tij, qeveria po përmbush masat e kërkuara nga Komisioni Europian pas parregullsive të konstatuara në fazën e dytë të programit, dhe pritet që fondet të zhbllokohen pas vlerësimit të plotë nga DG Agri.

 

Korporata Shqiptare e Investimeve

Katër vite më parë, nën kritikat e forta të Fondit Monetar Ndërkombëtar, qeveria shqiptare themeloi Korporatën Shqiptare të Investimeve (KSHI) me synimin e një administratori të qeverisë për pronat pasive, për t’i sjellë ato me një vlerë të lartë në treg.

Qëllimi parësor i kësaj nisme ishte “zgjimi” i aseteve publike të fjetura, siç janë ish-repartet ushtarake, magazinat e rrënuara apo tokat bujqësore pa përdorim, dhe shndërrimi i tyre në projekte të strukturuara që tërheqin kapital të huaj. Përmes këtij modeli, korporata merr përsipër të gjithë barrën burokratike, që nga studimet e fizibilitetit e deri te marrja e lejeve, duke i ofruar investitorit një paketë të gatshme.

Shteti injektoi një kapital fillestar prej 2 miliardë lekësh, ose përafërsisht 20 milionë euro, të marra direkt nga taksapaguesit për funksionimin e AIC.

Katër vite nga krijimi, bilanci financiar i AIC-së tregon një konsum të vazhdueshëm të këtij kapitali për shpenzime operative, ku përfshihen pagat e larta të bordeve dhe ekspertëve, si dhe pagesat e kripura për konsulenca ndërkombëtare.

Të dhënat zyrtare nga bilanci tregojnë se humbjet e akumuluara arritën në rreth 1,5 milionë euro në vitin 2024, teksa ende nuk ka rezultate.

Një nga pikat më të debatueshme të Korporatës së Investimeve është projekti i shumëpërfolur i “Durana Tech Park”, i vendosur në korridorin strategjik Tiranë-Durrës.

Projekti u konceptua si një qendër e inovacionit që do të gëzonte statusin e Zonës me Zhvillim Ekonomik të Favorizuar (TEDA), duke ofruar lehtësi drastike fiskale, si përjashtimi nga TVSH-ja dhe tatimfitimi për një dekadë. Në të vërtetë, parku nuk ekziston, teksa kompanitë e lidhura me aktivitete nën hetim kanë përfituar përjashtime nga taksat nga zyrat e tyre të mëparshme.

Akuza kryesore lidhet me faktin se KSHI, duke operuar si shoqëri anonime, u shmanget rregullave të prokurimit publik, gjë që krijon hapësira për marrëveshje preferenciale nën maskën e zhvillimit teknologjik, ndërkohë që në terren nuk ka asnjë progres fizik të projektit.

Ndërkohë, asnjë nga projektet e tjera që kanë të bëjnë me rivitalizimin e stadiumeve në Tiranë, Vlorë dhe Durrës nuk janë realizuar.

 

 

Falimenti i “Air Albania”, ikona e dështimit të shtetit

Rasti i “Air Albania” shërben si shembulli më ilustrues mbi vështirësitë që has shteti kur merr përsipër rolin e sipërmarrësit në tregje tejet konkurruese. Megjithëse ligjërisht kompania nuk ka deklaruar falimentim formal në gjykatë, gjendja e saj financiare e dokumentuar në vitet e fundit pasqyron një dështim total.

Ky rast dëshmoi se menaxhimi shtetëror i kompanisë ajrore u nis nga misione politike dhe imazhi, duke lënë pas dore eficiencën ekonomike dhe disiplinën financiare që kërkon industria e aviacionit.

Sipas të dhënave të depozituara në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB), “Air Albania” u krijua si një partneritet midis kompanisë shtetërore “Albcontrol” (10%), “Turkish Airlines” (49%) dhe kompanisë private shqiptare “MDN Investment” (41%).

Problematika u bë e dukshme kur bilancet treguan se kompania operonte me humbje të larta. Për shembull, vetëm në vitin 2022, raportimet sugjeruan humbje që kapërcenin vlerën e 15 milionë eurove, ndërsa detyrimet ndaj të tretëve dhe institucioneve shtetërore si “Albcontrol” u rritën në mënyrë eksponenciale.

Eficienca e munguar e shtetit në këtë ndërmarrje u shpërfaq përmes paaftësisë për të kontrolluar kostot operative dhe për të konkurruar me linjat “low-cost” që dominuan tregun shqiptar. Kjo solli një situatë ku kapitali i kompanisë u bë negativ, një tregues i pastër teknik i falimentimit, ku borxhet tejkalonin vlerën e aseteve.

Rasti i “Air Albania” tregon se si kapitali publik rrezikohet kur përdoret për të subvencionuar ndërmarrje që nuk vetëshlyhen. Borxhet e akumuluara ndaj aeroporteve dhe ofruesve të karburantit detyruan pezullimin e fluturimeve apo bllokimin e llogarive, duke krijuar kosto indirekte për taksapaguesit shqiptarë.

Ndërmarrja u kthye në një “vrimë të zezë” financiare, duke vërtetuar se ndërmarrjet tregtare shtetërore e kanë të vështirë të mbijetojnë në një ekonomi tregu të hapur.

 

Bizneset shtetërore që po lindin nga ushtria

Një seri kompanish shtetërore me natyrë tregtare po krijohen në sektorin e mbrojtjes. Në shtator të vitit 2024, qeveria themeloi kompaninë KAYO me aksione shtetërore.

Qeveria i alokoi kompanisë 150 milionë lekë (rreth 1.5 milionë euro) si kapital fillestar, pjesë e një pakete më të madhe prej 440 milionë lekësh për ristrukturimin e sektorit të mbrojtjes.

Vendimi i Këshillit të Ministrave lejon që KAYO të krijojë bashkëpunime me sektorin privat, ku do të detyrohet të kontribuojë me pasuri të paluajtshme jo më pak se 20,000 m², për formimin e një shoqërie të përbashkët tregtare, dhe të kryejë një investim minimal prej 15 milionë eurosh brenda tre viteve.

Shoqëria ka objekt veprimtarie projektimin, prodhimin, riparimin, demilitarizimin, asgjësimin dhe tregtimin, brenda dhe jashtë vendit, të të gjitha llojeve të armëve ose pjesëve të armëve. Shoqëria ndjek interesa ekonomikë dhe tregtarë.

Vetë kompania shtetërore KAYO sh.a. ka themeluar tri kompani të reja në industrinë e mbrojtjes. E para është TIMAK DEFENCE, një kompani private me 80% të aksioneve, ndërsa 20% janë në pronësi të KAYO.

Objekti i veprimtarisë së TIMAK DEFENCE është prodhimi ose përshtatja e mjeteve motorike të posaçme, mjetet ushtarake. Gjithashtu, KAYO ka bashkëthemeluar me një privat M.K.D, i cili ka kontribuar me teknologji dhe ekspertizë në fushën e prodhimit të armëve dhe municioneve.

M.K.D. do të fokusohet në prodhimin dhe tregtimin e municioneve të kalibrit të vogël dhe të mesëm, sipas standardeve të NATO-s.

Gjithashtu, KAYO është aksionere në kompaninë GUNA TACTICAL. Kjo kompani është themeluar në bashkëpunim me një tjetër subjekt privat MSSC, i cili ka 49% të aksioneve dhe KAYO, 51%.

GUNA TACTICAL do të fokusohet në prodhimin dhe tregtimin e armëve të lehta dhe pajisjeve taktike për përdorim nga Forcat e Armatosura dhe strukturat e sigurisë, sipas të dhënave të saj nga ekstrakti në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Këto kompani synojnë zhvillimin e rigjallërimin e zonave industriale të lëna pas dore, si Rubiku, Shkoza, Poliçani dhe Gramshi.

Në të njëjtën kohë, baza ajrore e Kuçovës po rikonvertohet në një qendër operative të NATO-s me kosto rreth 50 milionë euro, ndërsa siguria kibernetike forcohet përmes Njësisë së Sigurisë Kibernetike Ushtarake me 8.4 milionë euro dhe investimeve në teknologji të avancuara përmes “Security & Defense Innovation Center”.

Sektori publik do të shtrihet gjithashtu drejt forcimit të kapaciteteve detare; është edhe ndërtimi i Portit ushtarak në Porto Romano, me vlerë prej 366 milionë eurosh, sipas të dhënave nga dokumentet e politikave prioritare të qeverisë shqiptare dhe ndërtimi i një baze në Pashaliman për rimontin e anijeve.

 

Burimi: Eurostat

 

Kostot e zgjerimit të shtetit

Eksperti Soko argumenton se zgjerimi i sektorit publik, edhe pse është i nevojshëm në disa degë të ekonomisë, paraqet rrezik konkret nisur nga historiku i qeverisjes së kryeministrit Rama.

Ai argumenton se pothuajse çdo nismë e ndërmarrë deri më sot ka pasur në thelb interesin politik dhe elektoral të qeverisë, duke lënë të kuptohet se pa një kontroll të rreptë, edhe kjo ndërhyrje në treg mund të devijojë nga misioni i saj publik për t’u kthyer në një mjet për mbajtjen e pushtetit.

Eksperti i ekonomisë, Oltion Rrumbullaku, vlerëson se Shqipëria ka ndjekur një rrugëtim të gjatë dhe të thellë drejt privatizimit, duke bërë që shumë shërbime, të cilat në vendet e zhvilluara administrohen nga ndërmarrje shtetërore, këtu t’u lihen tërësisht operatorëve privatë.

Sipas tij, roli i shtetit në ekonomi ka mbetur i kufizuar kryesisht te sektori i energjisë elektrike, ndërkohë që hapësira për praninë publike është zvogëluar ndjeshëm. Megjithatë, ai vëren se ka pasur hapa pozitivë si rasti i “Illyrian Guard”, që sipas tij solli përmirësim në ofrimin e shërbimeve të sigurisë.

Duke u ndalur te sfidat e financimit të ekonomisë, z. Rrumbullaku argumenton se mekanizmat e deritanishëm për mbështetjen e biznesit dhe bujqësisë përmes kuadrove “ad-hoc” publikë nuk kanë korrur suksesin e synuar.

Në këtë pikë, ai propozon si një zgjidhje me ndikim të shtuar formalizimin e kësaj mbështetjeje përmes krijimit të një banke me pronësi shtetërore. Nga ana tjetër, eksperti shprehet mjaft kritik lidhur me diskutimet për krijimin e një ndërmarrjeje të re shtetërore në sektorin e naftës.

Z. Rrumbullaku nënvizon se ky sektor është keqmenaxhuar prej dekadash, pavarësisht faktit se ndërmarrjet shtetërore kanë qenë vazhdimisht pjesë e procesit.

Ai tërheq vëmendjen se Shqipëria ka taksat më të larta në Europë për karburantet, situatë që shoqërohet me nivele të larta evazioni.

Në këtë kontekst, ai e sheh shtimin e një tjetër ndërmarrjeje publike jo si zgjidhje, por si një barrë shtesë që do të rriste kostot për publikun, duke mos e konsideruar atë si një lëvizje optimale për tregun.

 

Konkurrenca e pandershme dhe shtrembërimi i rregullave

Kur shteti krijon kompani në sektorë ku privati tashmë operon (si siguria fizike apo IT), ai përdor fuqinë e tij ligjore për të marrë kontrata. Kjo i nxjerr bizneset private jashtë loje, duke dekurajuar investimet e tyre dhe duke zvogëluar numrin e operatorëve në treg.

Ndërmarrjet shtetërore (NPSH) shpesh kanë qasje në financime më të lira, grante qeveritare apo truall shtetëror falas. Një biznes privat nuk mund të konkurrojë me një ent që nuk paguan qira apo që ka garanci shtetërore për kreditë, gjë që shtrembëron çmimet reale të tregut.

Ndryshe nga privati, ndërmarrjet publike nuk kanë frikë nga falimentimi. Nëse ato menaxhohen keq dhe prodhojnë humbje, ato e dinë se qeveria do t’i shpëtojë me paratë e taksapaguesve. Kjo mungesë e “disiplinës së tregut” çon në neglizhencë dhe mungesë eficience.

 

Punësimet politike dhe borxh i fshehur

Ekziston një rrezik i lartë që bordet drejtuese dhe stafi i këtyre kompanive të mbushen me militantë politikë apo individë të lidhur me pushtetin, në vend të profesionistëve të certifikuar, thotë z. Soko.

Kjo i kthen ndërmarrjet në agjenci punësimi elektorale, në vend që të jenë njësi prodhuese.

Ndërmarrjet publike në vendin tonë kanë një historik të gjatë të krijimit të borxheve. Humbjet e tyre nuk shfaqen direkt në buxhetin e shtetit, por mblidhen si borxhe ndaj të tretëve apo bankave.

Në rast dështimi, ky borxh i fshehur bie mbi shpatullat e qytetarëve, duke rrezikuar stabilitetin makroekonomik të vendit.

Shteti në këtë rast është edhe rregullatori, ai që vendos rregullat dhe gjobat. Në praktikën tonë nuk funksionon që një agjenci shtetërore të gjobisë apo të penalizojë një kompani tjetër shtetërore, gjë që ul standardet e sigurisë dhe cilësisë.

Z. Soko thotë se me rritjen e numrit të ndërmarrjeve, rritet edhe vëllimi i fondeve që ato menaxhojnë jashtë mbikëqyrjes direkte parlamentare. Kjo krijon hapësira për afera korruptive në tendera dhe kontrata, ku paratë publike mund të qarkullojnë në rrjete të mbyllura interesash.

 

Krijohen shtigje për devijim të shpërndarjes së burimeve

Eksperti Soko thotë se paratë që investohen për të hapur një fabrikë shtetërore apo një kompani sigurie, janë para që u hiqen sektorëve kritikë si shëndetësia, arsimi apo infrastruktura rurale.

Shteti “humbet fokusin” nga funksionet e tij bazë për të bërë biznesin që mund ta bënte më mirë sektori privat.

Sapo krijohen këto ndërmarrje dhe punësojnë qindra njerëz, për një popullsi në rënie si ajo e Shqipërisë, barra e mbajtjes gjallë të ndërmarrjeve joeficiente mund të kthehet në një kosto të papërballueshme për brezat e ardhshëm.

 

Lexoni edhe:

Problemi i Qeverisë së Madhe në ekonominë e Shqipërisë

The post Rikthehet shtetëzimi i ekonomisë appeared first on Revista Monitor.

  •  

Problemi i Qeverisë së Madhe në ekonominë e Shqipërisë

Intervista / Artan Gjergji, ekspert i tregjeve financiare

 

Teksa shteti po kthehet gjithnjë e më shumë në një lojtar aktiv dhe jo thjesht një rregullator, z. Artan Gjergji, ekspert i tregjeve financiare, shpjegon rreziqet që mbart ky model.

Ai zbërtheu

fenomenin e “Crowding Out Effect”, ku kapitali publik dominues lë mënjanë sipërmarrjen private, duke cenuar parimet bazë të konkurrencës së lirë dhe të ndershme.

Ai ngre shqetësimin se kthimi i shtetit në punëdhënësin më të madh në vend, i shoqëruar me kontrata koncesionare jotransparente, nuk rrit eficiencën, por përkundrazi, ushqen nepotizmin dhe klientelizmin politik.

 

Duke qenë se qeveria po zgjeron rolin e saj në ekonomi përmes krijimit të ndërmarrjeve publike në sektorë strategjikë, si e vlerësoni këtë qasje në raport me parimet e tregut të lirë dhe ndikimin e saj afatgjatë në konkurrencën dhe zhvillimin e sektorit privat?

Siç bëhet e ditur tashmë edhe nga statistikat zyrtare të publikuara nga INSTAT, nuk është më e fshehtë që sektori publik është një ndër kontribuuesit më të mëdhenj të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB-së).

E ashtuquajtura “Qeveria e Madhe” tashmë identifikohet lehtë tek u referohemi nivelit të lartë të shpenzimeve buxhetore krahasuar me totalin e vlerës së ekonomisë së një vendit.

Po ashtu, zëra të rëndësishëm në këtë kontekst konsiderohen edhe vlerat e kontratave koncesionare, vlerës së investimeve publike të kontraktuara, e rikontraktuara disa herë nëpërmjet shtesave dhe ri-shikimeve që u bëhen në mënyrë aspak transparente kontratave.

Nëse u referohemi terminologjisë që përdoret rëndom edhe në shkencat politiko-ekonomike, por edhe në zhargonin e përditshëm, një Qeveri konsiderohet me prani dhe ndërhyrje mjaft të madhe në ekonominë e një vendi nëse u referohemi një grupi indikatorësh që tregojnë shtrirjen, ndikimin dhe peshën e saj në ekonomi, shoqëri dhe administratë publike.

Padyshim që institucionet financiare ndërkombëtare si Banka Botërore, FMN, Banka Europiane e Investimeve, apo BERZH dhe OECD, shkojnë më në detaje për specifikimin dhe detajimin e mëtejshëm të këtyre indikatorëve, por esenca mbetet e njëjtë.

Një tjetër element shumë i rëndësishëm dhe faktor përcaktues që tregon më së miri rritjen e ndikimit të financave publike (alias pushtetit ekzekutiv) në ekonominë e vendit është edhe niveli i lartë i punëzënies që krijon Shteti (kupto buxheti dhe financat publike) në totalin e ekonomisë së një vendi.

Edhe këtu, Qeveria Shqiptare sa vjen dhe e ka rritur ndikimin e saj duke u kthyer (fatkeqësisht) në punëdhënesin më të madh në ekonominë e vendit.

Them fatkeqësisht pasi, duke i qëndruar besnik edhe doktrinave të ekonomisë së lirë të tregut, e fus veten tek ata ekonomistë që mendojnë dhe gjykojnë se eficienca më e lartë e përdorimit të resurseve dhe kapitaleve të një ekonomie bëhet nga sipërmarrja private.

Sepse në kushtet e një konkurrence të lirë e të ndershme, kapitali alokohet më me eficiencë në ata sektorë të ekonomisë që janë edhe më me vlerë të shtuar në ekonomi.

Çdo ndërhyrje e shtetit në ekonomi përtej rolit të arbitrit dhe garantuesit të konkurrencës së lartë lë vend për deformime të balancës së kërkesë-ofertës në treg (rasti më i mirë) e deri te nepotizmi dhe/apo korrupsioni i përdorimit të fondeve publike (rasti më i keq).

Thënë kjo, jo çdo lloj ndërhyrje apo prani e Shtetit në ekonomi (fondet publike apo investimet publike) është e keqe. Padyshim që në sektorë të caktuar dhe që janë të margjinalizuar (kanë fitime të vogla për të joshur tërheqjen e kapitalit privat) fondet publike mund të mbështesin përkohësisht nxitjen dhe zhvillimin e tyre.

Por kurrsesi kjo nuk mund të vazhdojë pafundësisht, dhe kurrsesi Shteti nuk mund të dalë përtej rolit të tij lehtësues dhe nxitës e të kthehet në lojtar të tregut pasi do të dëmtonte shumë balanca në tregun e lirë.

E kur kjo situatë shkon edhe m ëtej duke e bërë Shtetin lojtarin kryesor të tregut, atëherë situata bëhet edhe më e rrezikshme për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik e social.

 

Çfarë efekti pritet të kenë këto struktura mbi konkurrencën dhe zhvillimin e sektorit privat?

Çdo ndërhyrje në marrëdhënien e konkurrencës mes aktorëve të tregut krijon deformime tregu dhe prishje të ekuilibrave të kërkesë-ofertës. E nëse kjo ndërhyrje vjen nga instancat shtetërore, efekti është shumë herë më negativ, sepse së bashku me deformimin përfshihen edhe elemente të tjera si nepotizmi, korrupsioni etj.

Është njëlloj si në një sallë gjyqi, gjyqtari që duhet të sigurojë paanshmëri dhe drejtësi mbi palët të bëhet i njëanshëm dhe favorizues me njërën prej palëve në sallë.

Ka një koncept në financat publike që quhet Efekti Përjashtues (Crowding Out Effect) që shkakton përdorimi masiv i fondeve publike në sektorët e një ekonomie të tregut. Sepse madhësia e kapitalit që ka në dispozicion Qeveria nuk krahasohet me kapitalin që mund të ketë sipërmarrja private.

Kjo e bën shtetin më të avantazhuar në sipërmarrje të caktuara nëse ky i fundit tenton të sillet si lojtar. Sepse pushteti politik ka përparësi të tjera që kanë pak ose aspak lidhje me eficiencën e përdorimit dhe alokimit të kapitalit.

Shteti nuk hyn në lojë me logjikën e një agjenti ekonomik që vlerëson kosto margjinale me përfitimet margjinale. E pikërisht ky element e bën kapitalin publik më dominues duke përjashtuar kapitalin privat nga konkurrenca e lirë dhe e ndershme.

Përveç kësaj, fondet publike të nxitura nga interesa politike synojnë të jenë joshëse në funksion të votave dhe garantimit të vazhdimësisë së pushtetit.

Kjo sjell dy pasoja negative për ekonominë e një vendi. Ose krijon një lloj “punëzënie fiktive të fshehur” (hidden emploeyement), sepse pushteti rrit punësimet fiktivisht përtej nevojave reale, për efekt elektoral dhe jo i bazuar në eficiencën e përdorimit të kapitalit apo të burimeve njerëzore.

Ose rrit në mënyrë fiktive nivelin e pagave të sektorit publik, duke i bërë konkurrencë të pandershme sektorit privat.

Them në mënyrë të pandershme, sepse buxheti i shtetit nuk prodhon para, dhe si i tillë në konflikt të plotë interesi mbijeton në kurriz të barrës tatimore që rëndon mbi biznesin privat, i cili duhet të përballet edhe me kostot e shtuara që vijnë sa nga largimi dhe emigrimi i popullsisë, aq edhe nga konkurrenca e pandershme e pushtetit ekzekutiv i cili përcakton dhe hierarkinë e pagave.

E thënë me fjalë më të thjeshta, (pu)Shteti “bën bujarin” me votuesit e tij potencialë, duke futur dorën në xhepat e biznesit (rritja e barrës tatimore), në mënyrë që paradoksalisht t’i marrë punonjësit nga sektori privat në drejtim të administratës publike.

Mendoj që është fatkeqësi e madhe për ekonominë e një vendi, kur sipërmarrësi privat ul qepenin e biznesit të tij, për të pranuar një punë si rrogëtar në Shtet.

Kjo është situata sot në Shqipëri, dhe shpesh i bëj pyetjen retorike vetes: “A mendon ky Shtet se ku do të mbledhë taksa nëse në mënyrë direkte ose indirekte konkurron, përjashton apo edhe falimenton sipërmarrjen private?”

 

Sa i lartë është rreziku i keqmenaxhimit, klientelizmit dhe kostove për buxhetin publik?

E kam thënë edhe më lart që asgjë e mirë nuk vjen nga roli protagonist i Shtetit në ekonominë e vendit. Krejt e kundërta ndodh nëse Shteti do të luante vetëm rolin e arbitrit, që nga njëra anë të mundësojë një konkurrencë të lirë e të ndershme mes operatorëve të tregut pa u bërë vetë palë.

Por nga ana tjetër do të ishte aty vigjilent për të mbikëqyrur çdo praktikë abuzive që këta operatorë tregu do të aplikonin (të verbuar nga dëshira për fitime maksimale) në kurriz të konsumatorëve të vegjël e të painformuar apo paedukuar.

Dalja e Shtetit (fondeve publike) nga kjo llogore, i bën ata jo vetëm palë në treg duke deformuar balancat, por për shkaqe elektorale, rrit shanset për abuzime, klientelizma, tarafe e nepotizmi e deri në korrupsione të niveleve të larta.

Nacionalizmi i sipërmarrjeve fitimprurëse, përveçse kryesisht ka ndodhur në vende që nuk janë demokraci të mirëfillta apo kanë qenë vende diktatoriale, kurrë nuk ka rezultuar i suksesshëm si eksperiment. Dhe kurrë nuk ka për të rezultuar.

 

A ka alternativa më efikase dhe më pak ndërhyrëse nga shteti për të arritur të njëjtat objektiva ekonomikë?

Padyshim që po. Siç e kam thënë më lart, roli i shtetit në ekonomi duhet të jetë sa më i vogël, sa më lehtësues në drejtim të të bërit biznes duke ulur nivelin dhe kostot e burokracisë apo ulur nivelin e taksave (roli i mbështetësit të sipërmarrjes së lirë), apo duke nxitur dhe duke mbrojtur konkurrencën e lirë mes aktorëve në treg (roli i arbitrit të paanshëm).

Vetëm një konkurrencë e lirë dhe e ndershme mes aktorëve të tregut rrit eficiencën e alokimit të burimeve në ekonominë e një vendi, duke reduktuar në maksimum kostot për qytetarët dhe ndikuar pozitivisht në rritjen e mirëqenies së tyre.

Gjithashtu, tek është mbështetës dhe garantues i konkurrencës, Shteti duhet të mbrojë padyshim edhe interesat e konsumatorëve, apo të mundësojë një funksionim bazik të disa sektorëve ku kapitali privat nuk shikon përfitime të mëdha për të hyrë në mënyrë imediate (në ekonomi njihen edhe si “monopole natyrore”, siç janë diplomacia, gjyqësori, mbrojtja kombëtare etj.)

 

Lexoni edhe:

Rikthehet shtetëzimi i ekonomisë

The post Problemi i Qeverisë së Madhe në ekonominë e Shqipërisë appeared first on Revista Monitor.

  •  
❌