❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Pse Europa po rizbulon virtytet e parasë cash

Në një botë me aplikacione pagesash dhe euro digjitale, monedha po bën një rikthim modest, shkruan The Economist

 

Hyni në një kishë në Suedi në mes të dimrit të zymtë dhe do të gjeni një nga këndet e saj të ndriçuar lehtë. Qirinj të ndezur nga vizitorët që përkujtojnë një të dashur, shërbejnë si një shkëputje nga vrulli i jetës moderne. Dikur, këto pamje të qeta prisheshin vetëm nga tingulli i monedhave që binin në një kuti metalike donacionesh për çdo qiri.

Jo më. Në këto kohë moderne, qirinjtë mbeten, por kutia e parave shpesh është zëvendësuar nga një kod QR. Në vend që të kërkojnë në kuletat e tyre për monedha, ata që duan të ndezin një qiri dërgojnë disa korona drejt kishës përmes Swish, një aplikacion pagesash që përdoret kudo. Tingulli i monedhave mbi metal është zëvendësuar nga zhurma e shurdhët e telefonave celularë që njoftojnë se pagesa është kryer.

Europa, ose të paktën pjesa e saj veriore, është toka ku paraja cash është harruar. Në Norvegji dhe Suedi, monedhat dhe kartëmonedhat i përkasin së shkuarës.

Suedezët tani përdorin pagesa digjitale për 90% të të gjitha blerjeve; vetëm gjysma përdorin cash ndonjëherë gjatë një muaji të caktuar. Ndërkohë që japonezët mbajnë në kuleta dhe nën dyshekë kartëmonedha dhe monedha jen në vlerë sa 22% e PBB-së së tyre, në Suedi kjo shifër është nën 1%.

Pjesë të tjera të kontinentit po e ndjekin këtë rrugë. Në Europën Jugore, paraja cash mbetet më shpesh norma, aty ku njerëzit janë më të varfër dhe bizneset e vogla ndonjëherë nuk e kanë disiplinën fiskale skandinave për të deklaruar të gjitha të ardhurat te tatimet.

Gjermania dhe Austria ruajnë një afeksion të vjetër për paranë fizike, duke vlerësuar privatësinë që ajo ofron përballë shteteve dikur represive. Por edhe ato po e braktisin paranë cash.

Europa ka gjysmĂ«n e bankomatĂ«ve pĂ«r frymĂ« qĂ« ka Amerika, dhe ky numĂ«r po bie. Bankat nĂ« DanimarkĂ« mbajnĂ« aq pak para cash saqĂ« grabitĂ«sit nuk marrin mĂ« mundimin t’i grabisin.

Kjo lëvizje e parave në mënyrë elektronike nga një llogari në tjetrën dikur dukej si mishërimi i modernitetit, pavarësisht protestave të artistëve të rrugës, lypësve dhe shmangësve të taksave. Politikanët kanë shtyrë prej kohësh për më shumë pagesa digjitale për të ndihmuar në luftën kundër të ardhurave të padeklaruara dhe pastrimit të parave.

Greqia i detyroi bizneset, pĂ«rfshirĂ« restorantet dhe taksitĂ«, tĂ« pranonin pagesa digjitale dhe tĂ« lĂ«shonin fatura (edhe pse pajisja e kartave nĂ« tavernĂ« mund tĂ« rezultonte “rastĂ«sisht” jashtĂ« funksionit kur vinte fatura).

BE-ja ka vendosur pragje për përdorimin e parasë cash, duke kërkuar legjislacion kombëtar që ndalon përdorimin e kartëmonedhave për pagesa të mëdha biznesi.

NĂ« vitin 2019, Banka Qendrore Europiane madje ndaloi emetimin e kartĂ«monedhave tĂ« reja prej 500 euro. (Kjo kartĂ«monedhĂ« shihej aq rrallĂ« dhe dyshohej se pĂ«rdorej shumĂ« pĂ«r financimin e veprimtarive tĂ« dyshimta, sa ishte pagĂ«zuar “bin Laden”.) NĂ« sytĂ« e europianĂ«ve, cash ishte paraja e djeshme, dhe pagesat digjitale e ardhmja e ndritshme.

Disa protestuan, veçanĂ«risht nĂ« tĂ« djathtĂ«n populiste. Ata prej kohĂ«sh i kanĂ« denigruar pagesat digjitale si njĂ« dhuratĂ« pĂ«r bankat (qĂ« pĂ«rfitojnĂ« nga çdo kalim karte); cash, thonĂ« ata, Ă«shtĂ« njĂ« formĂ« “lirie e shtypur”. Por konsumatorĂ«t kanĂ« votuar me kuletat e tyre.

Në gjithë zonën e euros, paraja cash u përdor për 79% të transaksioneve fizike në vitin 2016, por vetëm për 52% në 2024 (dhe përbënte një pjesë më të vogël të vlerës, pasi kartat parapëlqehen për pagesa më të mëdha).

KafenetĂ« kuptuan se mund tĂ« bĂ«nin mĂ« shumĂ« biznes duke i lĂ«nĂ« klientĂ«t tĂ« pĂ«rdornin kartat e tyre bankare nĂ« vend qĂ« tĂ« rrĂ«monin pĂ«r monedha. Sidomos pas covid-19, pagesat me monedha dhe kartĂ«monedha u bĂ«nĂ« aq tĂ« rralla nĂ« shumĂ« dyqane saqĂ« nuk ia vlente mĂ« t’i mbanin.

NjĂ« numĂ«r gjithnjĂ« nĂ« rritje vendosĂ«n tabela “pa cash”: nĂ« gjithĂ« EuropĂ«n, 12% e tĂ« gjitha bizneseve e refuzuan hapur paranĂ« cash nĂ« 2024, nga 4% vetĂ«m tre vite mĂ« parĂ«.

Në disa vende, shifra është më e lartë. Më shumë se një në tre kinema në Holandë nuk pranojnë më kartëmonedha dhe monedha. Paraja cash dukej se po hynte në një spirale fatkeqe: gjithnjë e më pak njerëz tërhiqnin euro sepse gjithnjë e më pak dyqane i pranonin, sepse gjithnjë e më pak njerëz i përdornin, dhe kështu me radhë.

Megjithatë, autoritetet tani mendojnë se paraja elektronike mund të jetë më e mirë sesa duhet. Ata do të donin të shihnin, një kthim të shpejtë te cash, të paktën një mënyrë për të siguruar që të vazhdojë të jetë një mjet pagesash i kudogjendur. Në vitin 2021, një vendim i gjykatës më të lartë të BE-së konfirmoi se paratë letër duhet, në parim, të pranohen.

PĂ«r tĂ« hequr çdo dyshim tĂ« mbetur, nĂ« dhjetor ministrat e 27 shteteve anĂ«tare tĂ« BE-sĂ« ritheksuan dĂ«shirĂ«n e tyre pĂ«r t’u ndaluar bizneseve refuzimin e kartĂ«monedhave dhe monedhave.

Si pjesë e një ligji të ardhshëm, dyqanet dhe restorantet do të jenë ende në gjendje të tregojnë se parapëlqejnë pagesa dixhitale, por do të duhet gjithashtu të pranojnë paranë tradicionale në dorë.

 

Ndryshimi qĂ« mund t’i besosh

Pse ky hap pas? Një shqetësim është se një pakicë e konsiderueshme mbetet e ftohtë ndaj parasë digjitale. Aplikacionet e reja dhe kartat me PIN janë të shkëlqyera për të rinjtë.

Por për të moshuarit, përvoja e menaxhimit të kartave dhe aplikacioneve bankare mund të jetë zhgënjyese. Disa njerëz të varfër e kanë të vështirë madje të hapin një llogari bankare.

NjĂ« dyshim mĂ« i fundit lidhet me qĂ«ndrueshmĂ«rinĂ« e sistemeve tĂ« pagesave. Sado tĂ« pĂ«rshtatshme tĂ« jenĂ« kur gjithçka funksionon, lĂ«vizja e parave nĂ« mĂ«nyrĂ« “eterike” kĂ«rkon energji elektrike dhe lidhje tĂ« dhĂ«nash.

Spanjollët që u përballën me ndërprerje mbarëkombëtare të energjisë pranverën e kaluar u gjetën të paaftë për të blerë ushqime dhe nevoja të tjera bazë. Po për kërcënimet nga kundërshtarë të huaj?

Disa shqetĂ«sohen se mbĂ«shtetja e tepruar te pagesat digjitale e lĂ« EuropĂ«n tĂ« varur nga Visa dhe MasterCard, kompani amerikane me “zotĂ«r” politikĂ« tĂ« paparashikueshĂ«m. (BQE po shqyrton njĂ« “euro digjitale” si pĂ«rgjigje, megjithĂ«se kjo do tĂ« marrĂ« vite.)

Në vendet baltike dhe nordike, ku ankthi fokusohet te sabotimi rus, sistemet e pagesave digjitale tani mund të funksionojnë për një kohë edhe kur energjia ndërpritet.

Por asgjĂ« nuk e mund paranĂ« cash kur bĂ«het fjalĂ« pĂ«r qĂ«ndrueshmĂ«ri. SuedezĂ«t janĂ« kĂ«shilluar prej kohĂ«sh tĂ« ruajnĂ« mjaft kartĂ«monedha dhe monedha pĂ«r tĂ« pĂ«rballuar njĂ« javĂ«, njĂ« hap qĂ« tani e rekomandon edhe BE-ja. Pas vitesh pĂ«rdorimi kartash pĂ«r tĂ« paguar, Europa po zbulon se disa “kusure” ia vlen t’i mbash.

The post Pse Europa po rizbulon virtytet e parasë cash appeared first on Revista Monitor.

Euforia e IA-së po krijon një problem të madh për elektronikën e konsumit

Humbje e kujtesĂ«s. Çmimet po shpĂ«rthejnĂ« pĂ«r njĂ« komponent thelbĂ«sor   Prodhuesit e pajisjeve elektronike nĂ« botĂ«, tĂ« mbledhur sĂ« fundmi nĂ« Las Vegas pĂ«r Panairin e ElektronikĂ«s pĂ«r KonsumatorĂ«t (CES), do tĂ« ishin tĂ« justifikuar po tĂ« kishin ndjenja tĂ« pĂ«rziera pĂ«r kĂ«tĂ« vit. Entuziazmi pĂ«r pajisje tĂ« reja tĂ« zgjuara, tĂ« fuqizuara nga Inteligjenca Artificiale Ă«shtĂ« po aq i fortĂ« sa kurrĂ«. Por,...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Euforia e IA-së po krijon një problem të madh për elektronikën e konsumit appeared first on Revista Monitor.

Kriza e përballueshmërisë në SHBA është (kryesisht) një mirazh

Ankesa tĂ« stisura. Kjo nuk ia zbeh fuqinĂ« politike, shkruan The Economist   Ironia Ă«shtĂ« pothuajse aq e fortĂ« sa tĂ« tĂ« ngjallĂ« keqardhje pĂ«r presidentin. Donald Trump fitoi zgjedhjet e vitit 2024 pjesĂ«risht duke folur kundĂ«r inflacionit, tĂ« cilin ia atribuoi PartisĂ« Demokratike. Ai premtoi se do t’i ulte çmimet “shumĂ«, shumĂ« shpejt” dhe se do ta “BĂ«nte AmerikĂ«n sĂ«rish tĂ« pĂ«rballueshme”. Siç i...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Kriza e përballueshmërisë në SHBA është (kryesisht) një mirazh appeared first on Revista Monitor.

OpenAI përballet me një vit vendimtar në 2026

Shfaqja më e madhe në Tokë. Nga një prej kompanive me rritjen më të shpejtë në histori, OpenAI gjendet sot në një pozicion të rrezikshëm, shkruan The Economist   Sam Altman është si një zhongler mbi një monocikël. Ndërtimi i chatbot-ëve të gjithëditur, të fuqizuar nga modele të avancuara të Inteligjencës Artificiale (IA), është një ambicie tepër modeste për drejtuesin e OpenAI. Për të mbajtur publ...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post OpenAI përballet me një vit vendimtar në 2026 appeared first on Revista Monitor.

Kroaci, instalohet 417 MW energji diellore në vitin 2025

Kroacia vuri në funksion 417 megavat kapacitet diellor gjatë dymbëdhjetë muajve nga dhjetori i vitit 2024 deri në dhjetor të vitit 2025, sipas të dhënave të Shoqatës së Burimeve të Rinovueshme të Energjisë së Kroacisë, RES Croatia. Kjo shifër nxjerr në pah rritjen e qëndrueshme të tregut të energjisë diellore në Kroaci, pasi gjatë vitit 2024 u instaluan 397 megavat. Kapaciteti i përgjithshëm diell...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Kroaci, instalohet 417 MW energji diellore në vitin 2025 appeared first on Revista Monitor.

Bullgari, Bulgarian-American Credit Bank blen 100% të aksioneve të Tokuda Bank EAD

Bulgarian-American Credit Bank AD (BACB) përfundoi marrëveshjen për blerjen e aksioneve të kapitalit të Tokuda Bank EAD më 12 janar 2026, njoftoi BACB. Si rezultat, Bulgarian-American Credit Bank AD bleu 6,800,000 aksione të regjistruara në formë elektronike me të drejtë vote, që përfaqësojnë 100% të kapitalit të Tokuda Bank EAD. Transaksioni u finalizua pas marrjes së miratimeve paraprake të nevo...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Bullgari, Bulgarian-American Credit Bank blen 100% të aksioneve të Tokuda Bank EAD appeared first on Revista Monitor.

Serbia 2026: Zgjerim ekonomik në një mjedis politik të paqëndrueshëm

Sipas projeksioneve të disponueshme, viti 2026 ka potencialin të jetë viti më i rëndësishëm ekonomikisht për qytetarët e Serbisë, i zhvilluar në një mjedis politik kompleks dhe të tensionuar, si në plan global ashtu edhe të brendshëm. Ky kontrast mes optimizmit ekonomik dhe realizmit politik pasqyron një fenomen gjithnjë e më të përhapur në marrëdhëniet ndërkombëtare bashkëkohore, sipas të cilit f...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Serbia 2026: Zgjerim ekonomik në një mjedis politik të paqëndrueshëm appeared first on Revista Monitor.

Përmirësohet treguesi i besimit të bizneseve, por jo ai i konsumatorëve

Treguesi i besimit të biznesit e nisi në rritje vitin 2026. Sipas Bankës së Shqipërisë, treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) regjistroi një rritje prej 4.2 pikësh në muajin janar, duke qëndruar 10 pikë mbi mesataren historike.

Ky përmirësim u ndikua nga rritja e besimit të bizneseve në katër sektorët e ekonomisë: industri, ndërtim, shërbime dhe tregti. Ndërkohë, besimi i konsumatorëve mbeti i pandryshuar krahasuar me muajin e mëparshëm.

Treguesi i besimit të industrisë u rrit me 4.8 pikë përqindje në janar, duke qëndruar rreth 7 pikë përqindje mbi mesataren historike. Rritja e tij u ndikua pozitivisht nga përmirësimi në të tre komponentët përbërës: vlerësimi i bizneseve për prodhimin industrial, për kontratat porositëse në total dhe nga eksportet. Gjithashtu, me rritje janë dhe pritjet e bizneseve për çmimet në të ardhmen.

Treguesi i besimit në ndërtim u rrit me 3.1 pikë përqindje në janar. Aktualisht, niveli i tij është rreth 15 pikë përqindje mbi mesataren historike. Në përmirësim ndikuan të dy komponentët: vlerësimi i bizneseve për aktivitetin ndërtues dhe porositë aktuale. Pritjet për çmimet në të ardhmen regjistruan rënie këtë muaj.

Treguesi i besimit në shërbime u rrit me 7.4 pikë përqindje këtë muaj. Niveli i treguesit qëndron rreth 13 pikë përqindje mbi mesataren historike. Rritja e besimit u ndikua pozitivisht nga vlerësimet më optimiste të bizneseve për nivelin e kërkesës dhe ecurinë aktuale të biznesit të tyre. Pritjet e bizneseve për çmimet në të ardhmen kanë mbetur të pandryshuara në krahasim me një muaj më parë.

Treguesi i besimit në tregti u rrit me 4.4 pikë përqindje në janar, duke arritur nivelin 13 pikë përqindje mbi mesataren historike. Rritja u ndikua kryesisht nga vlerësimet optimiste të bizneseve për ecurinë aktuale të shitjeve. Edhe pritjet e bizneseve për nivelin e punësimit në të ardhmen dhanë kontribut rritës, por në masë më të ulët. Pritjet për çmimet në të ardhmen shënuan rritje.

Treguesi i besimit konsumator nuk regjistroi ndryshim krahasuar me nivelin e dhjetorit, duke qëndruar rreth 1.4 pikë përqindje mbi mesataren historike. Sa i përket komponentëve përbërës, situata e blerjeve të mëdha regjistroi përmirësim në janar, si në gjendjen aktuale ashtu edhe në pritjet për të ardhmen. Nga ana tjetër, konsumatorët ulën disi pritjet për gjendjen e tyre

personale financiare, si dhe situatën ekonomike në të ardhmen, krahasuar me muajin e mëparshëm.

The post Përmirësohet treguesi i besimit të bizneseve, por jo ai i konsumatorëve appeared first on Revista Monitor.

Shqipëria po tërheq edhe pensionistët britanikë nga mostatimi i pensioneve dhe qiratë e ulëta

PĂ«rveç shtetasve amerikanĂ«, ShqipĂ«ria po bĂ«het gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« njĂ« destinacion i parapĂ«lqyer edhe pĂ«r pensionistĂ«t britanikĂ«. NjĂ« artikull i publikuar mĂ« herĂ«t nga “MailOnline”, website i tabloidit tĂ« njohur britanik “Daily Mail”, thekson se arsyeja kryesore qĂ« tĂ«rheq pensionistĂ«t janĂ« kostoja e ulĂ«t e jetesĂ«s, qiratĂ« e pĂ«rballueshme tĂ« apartamenteve dhe mungesa e taksimit mbi pensionet. Ekspe...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Shqipëria po tërheq edhe pensionistët britanikë nga mostatimi i pensioneve dhe qiratë e ulëta appeared first on Revista Monitor.

Një amerikan në qytet

Qiratë dhe kostoja më e ulët e jetesës, si dhe mundësia për të qëndruar deri në një vit pa leje qëndrimi po e bëjnë Shqipërinë destinacionin e parapëlqyer edhe për pensionistët amerikanë. Sipas agjentëve të pasurive të patundshme, Vlora dhe Saranda janë ndër qytetet kryesore ku ata qëndrojnë me qira nga 400 deri në 500 USD në muaj. Të dhënat e Policisë së Shtetit për vitin 2025 tregojnë se numri i...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Një amerikan në qytet appeared first on Revista Monitor.

Shqipëria po humbet tregjet e rajonit

RĂ«nia e eksporteve drejt SerbisĂ«, KosovĂ«s dhe MaqedonisĂ« sĂ« Veriut, ndĂ«rsa importet rriten mĂ« 2025, po e kthen tregtinĂ« rajonale nga njĂ« burim suficiti nĂ« njĂ« presion tĂ« ri mbi ekonominĂ« shqiptare. NĂ« dy vjet, ShqipĂ«ria ka humbur rreth 12 miliardĂ« lekĂ« suficit vetĂ«m me KosovĂ«n dhe mbi 5 miliardĂ« lekĂ« eksporte me SerbinĂ«, ndĂ«rsa importet nga rajoni po rriten me ritme 5 – 20% nĂ« vit. Nga njĂ« suficit...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Shqipëria po humbet tregjet e rajonit appeared first on Revista Monitor.

Kur IA bëhet objekt, po rriten pajisjet që lehtësojnë shënimet e takimeve të punës

Përveç shërbimeve software si Read AI, Fireflies.ai, Fathom apo Granola që regjistrojnë dhe transkriptojnë bisedat online, një valë e re pajisjesh hardware me inteligjencë artificiale po ofron mënyra të reja për të kapur takimet në botë reale. Këto pajisje fizike mund të regjistrojnë zërin, ta transkriptojnë atë dhe të nxjerrin përmbledhje ose pika kryesore pa nevojën për shkrim manual. Disa prej tyre janë të vogla dhe të vendosura si pins apo varëse, ndërsa të tjera funksionojnë si pajisje autonome me aplikacione mobile që bashkëveprojnë me AI për transkriptim dhe analizë.

Plaud Note dhe Plaud Note Pro janĂ« pajisje me madhĂ«si kartĂ« krediti qĂ« regjistrojnĂ« audio deri nĂ« rreth 3–5 metra largĂ«si dhe mund tĂ« kalojnĂ« midis regjistrimit tĂ« takimeve fizike dhe thirrjeve telefonike. Versioni Pro vjen me ekran dhe katĂ«r mikrofonĂ«, ndĂ«rsa tĂ« dyja ofrojnĂ« njĂ« kuotĂ« mujore falas pĂ«r transkriptim.

Mobvoi TicNote është një notetaker i formës drejtkëndore i cili shfaq transkriptim dhe përkthim të gjallë në më shumë se 120 gjuhë dhe ofron deri në 25 orë regjistrim të vazhdueshëm. Pajisja gjithashtu nxjerr automatikisht pikat kryesore të bisedave dhe krijon klipa audio apo përmbledhje si për podcast.

Nje konkurrent i ri në treg është Comulytic Note Pro, i cili mund të regjistrojë deri në 45 orë audio me një karikim dhe nuk kërkon abonim për funksionet bazë të transkriptimit, duke i dhënë përdoruesit fleksibilitet pa pagesë mujore.

PĂ«r ata qĂ« preferojnĂ« pajisje mĂ« tĂ« vogla e
 diskrete, Plaud NotePin dhe Plaud NotePin S janĂ« versione tĂ« vogla qĂ« mund tĂ« mbahen si pin, pendant, apo tĂ« lidhen me çantĂ«n. Ato regjistrojnĂ« rreth 20 orĂ« audio dhe NotePin S ka njĂ« buton fizik pĂ«r tĂ« filluar/ndaluar regjistrimin dhe kapur momentet kyçe.

NjĂ« opsion mĂ« ekonomik Ă«shtĂ« Omi pendant, i cili kushton mĂ« pak, por kĂ«rkon lidhje me telefonin pĂ«r tĂ« funksionuar dhe mund tĂ« punojĂ« deri nĂ« 10–14 orĂ« me bateri.

Viaim RecDot ofron një qasje tjetër përmes earbuds që mund të regjistrojnë dhe transkriptojnë bisedat në deri në 78 gjuhë dhe përfshijnë funksione për të nxjerrë pikat kryesore në transkriptim.

Nga ana tjetër, Anker Soundcore Work është një pajisje e vogël pin me bateri që mund të regjistrojë deri në 8 orë pa ndërprerje, ose deri në 32 orë kur lidhet me kutinë e baterisë, dhe ka një rreze regjistrimi deri në pesë metra.

Ekspertët e teknologjisë vënë në dukje se këto pajisje mund të ndryshojnë mënyrën se si njerëzit mbajnë shënime nga takimet apo bisedat e rëndësishme, duke zvogëluar nevojën për shkrim manual dhe duke sjellë opsione të fuqishme për transkriptim, përmbledhje dhe përkthim automatik me ndihmën e inteligjencës artificiale./ Tech Crunch

The post Kur IA bëhet objekt, po rriten pajisjet që lehtësojnë shënimet e takimeve të punës appeared first on Revista Monitor.

Interesat e kredisë konsumatore ranë përsëri në gjysmën e dytë të 2025

Normat mesatare të interesit për kreditë konsumatore pësuan rënie të mëtejshme në gjysmën e dytë të vitit 2025.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, norma mesatare efektive e interesit për kreditë deri në 200 mijë lekë zbriti në 54.8%, nga 62.2% që kishte qenë në gjashtëmujorin e mëparshëm dhe 70.9% që kishte qenë në gjashtëmujorin e dytë 2024.

Për paradhëniet bankare (overdraftet) deri në 200 mijë lekë, norma efektive mesatare e interesit ra në 13.71%, nga 13.72% që ishte në gjashtëmujorin e parë dhe 13.9% që kishte qenë në gjashtëmujorin e dytë 2024.

Për kartat e kreditit me limit deri në 200 mijë lekë, interesi mesatar ra në 20.01, nga 20.29% që ishte në gjashtëmujorin e parë 2025 dhe 20.47% që kishte qenë në gjashtëmujorin e dytë 2024.

Për kreditë me këste me vlerë nga 200 mijë deri në 600 mijë lekë, norma mesatare efektive e interesit rrit lehtë në 26.57%, nga 26.41% që kishte qenë në gjashtëmujorin e parë, por në rënie krahasuar me nivelin prej 27.42% të gjashtëmujorit të dytë 2025.

Për kreditë me shumë nga 600 mijë deri në 2 milionë lekë norma mesatare e interesit ra në 11.03%, nga 11.2% që kishte qenë në gjashtëmujorin e mëparshëm dhe 12.15% që kishte qenë në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Normat e mësipërme të interesit janë llogaritur mbi të gjitha kreditë konsumatore të dhëna nga bankat dhe institucionet financiare jo-banka, bazuara në të dhënat faktike që pasqyrohen në Regjistrin e Kredive.

Norma mesatare efektive e interesit përfshin normën nominale të interesit të kredisë, por edhe të gjitha kostot e tjera që i ngarkohen klientit, duke përfshirë edhe komisionet apo tarifat e tjera.

Rënia e normës efektive mesatare të interesit për kreditë konsumatore përputhet në përgjithësi me një tendencë në rënie të interesave në tregun financiar. Kjo rënie u përcaktua nga politika monetare më stimuluese e Bankës së Shqipërisë, nga gjendja e mirë e likuiditetit në treg, por edhe nga një konkurrencë të lartë në tregun e kredisë konsumatore.

Aplikimi i një norme maksimale efektive të interesit nga Banka e Shqipërisë duket se ka shërbyer gjithashtu si faktor që i ka zhvendosur në ulje interesat mesatare të kredive në vitet e fundit. Që prej fillimit të vitit 2022, kur nisi aplikimi i normës tavan të interesit, ky tregues ka lëvizur vazhdimisht në rënie.

Normat e ulëta të interesit po mbështesin një rritje me ritme shumë të shpejta të kredisë konsumatorë. Sipas statistikave nga Banka e Shqipërisë, portofoli i kredisë konsumatore (duke përfshirë overdraftet) në fund të nëntorit 2025 arriti në 106.3 miliardë lekë, në rritje me pothuajse 22% krahasuar me një vit më parë.

Burimi: Banka e Shqipërisë

The post Interesat e kredisë konsumatore ranë përsëri në gjysmën e dytë të 2025 appeared first on Revista Monitor.

Kriza e eksporteve

Në rënie për të tretin vit radhazi, si i dëmtoi kursi në një dekadë   Eksportet kanë hyrë në një krizë të thellë, nga e cila nuk duket se po dalin. Të dhënat e INSTAT bënë të ditur se shitjet jashtë vendit kanë shënuar rënie në vitin 2025, për të tretin vit radhazi, ndonëse ritmet janë ngadalësuar në krahasim me 2024-n. INSTAT raportoi se gjatë vitit 2025, eksportet e mallrave arritën vlerën ...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Kriza e eksporteve appeared first on Revista Monitor.

NLB synon tĂ« “pĂ«rmbysĂ«â€ historinĂ« pa shkĂ«lqim tĂ« investimeve sllovene nĂ« ShqipĂ«ri

Shifrat tregojnë se investimet direkte nga Sllovenia në Shqipëri kanë vlera të vogla. Përvoja e investimeve të rëndësishme sllovene në Shqipëri, gjithashtu, nuk ka qenë shumë e suksesshme.   Ndërkohë që banka më e madhe sllovene, NLB, po shpalos hapur ambicien për të hyrë në tregun shqiptar, për momentin investimet nga Sllovenia në Shqipëri janë në vlera modeste. Statistikat e Bankës së Shqi...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post NLB synon tĂ« “pĂ«rmbysĂ«â€ historinĂ« pa shkĂ«lqim tĂ« investimeve sllovene nĂ« ShqipĂ«ri appeared first on Revista Monitor.

“Duam tĂ« hyjmĂ« nĂ« ShqipĂ«ri pĂ«r tĂ« plotĂ«suar praninĂ« tonĂ« rajonale”

IntervistĂ« me BlaĆŸ Brodnjak, CEO i grupit bankar Nova Ljubljanska Banka (NLB)   Grupi bankar slloven Nova Ljubljanska Banka (NLB) ka ambicie serioze pĂ«r tĂ« hyrĂ« nĂ« tregun financiar shqiptar. BlaĆŸ Brodnjak, kryetar i bordit menaxhues (CEO) i grupit bankar slloven, thotĂ« nĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r “Monitor”, se hyrja nĂ« tregun shqiptar do tĂ« plotĂ«sonte praninĂ« rajonale tĂ« NLB-sĂ« dhe do tĂ« forconte r...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post “Duam tĂ« hyjmĂ« nĂ« ShqipĂ«ri pĂ«r tĂ« plotĂ«suar praninĂ« tonĂ« rajonale” appeared first on Revista Monitor.

Bilanci i një nisme që mbetet ende në letra

Kur ka kaluar thuajse njĂ« vit nga miratimi i “PaketĂ«s sĂ« Maleve” qĂ« synon tĂ« kthejĂ« kapitalin e DiasporĂ«s dhe jo vetĂ«m, si investim nĂ« malet shqiptare, bilanci mbetet ende nĂ« letĂ«r. BashkitĂ« kanĂ« ecur me ritme tĂ« ngadalta nĂ« lidhje me shpalljen e zonave parĂ«sore, duke lĂ«nĂ« tĂ« pakĂ«naqur qeverinĂ«, e cila ka vĂ«nĂ« si kusht 1000 investime tĂ« synuara. Deri mĂ« tani vetĂ«m 13 bashki i kanĂ« shpallur kĂ«to zo...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Bilanci i një nisme që mbetet ende në letra appeared first on Revista Monitor.

ÇfarĂ« nuk po funksionon me sistemet online

Ndërprerja e vazhdueshme e funksioneve të e-Albania gjatë muajve të fundit ka ngritur çështjen se çfarë nuk funksionon. Sipas konsultimeve me ekspertët, një kombinim faktorësh problematikë, nga zvarritja e tenderit të fiskalizimit, te përdorimi i zgjidhjeve open-source pa kontroll teknik nga AKSHI dhe dorëheqjet masive të teknikëve pas fillimit të hetimeve të SPAK ka çuar në problematikat e shumta...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post ÇfarĂ« nuk po funksionon me sistemet online appeared first on Revista Monitor.

“PerĂ«ndimi” i DiellĂ«s

Si ambicia e qeverisĂ« pĂ«r digjitalizimin e administratĂ«s publike dhe kalimin e tĂ« gjitha shĂ«rbimeve online, qĂ« sĂ« fundmi u personifikua ministrja e parĂ« online nĂ« botĂ«, e pagĂ«zuar me emrin “Diella”, nuk po arrin tĂ« krijojĂ« njĂ« sistem tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m dhe tĂ« besueshĂ«m pĂ«r biznesin, pavarĂ«sisht se ka gĂ«lltitur qindra miliona euro. Si u bllokua aktiviteti i bizneseve pĂ«r tĂ« paktĂ«n tre javĂ« dhe askush n...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post “PerĂ«ndimi” i DiellĂ«s appeared first on Revista Monitor.

FMN: Shqipëria e 85-ta në botë për të ardhurat për frymë sipas fuqisë blerëse, nga fundi i Europës

Shqipëria renditet e 83-ta në botë për të ardhurat për frymë në dollarë dhe e 85-ta në treguesin tjetër më të rëndësishëm, të ardhurat për frymë sipas standardit të fuqisë blerëse, për vitin 2025.

Të dhënat janë bërë të ditura në data basë e FMN-së. Për të dy treguesit, Shqipëria renditet ndër të fundit në Europë.

Treguesi i të ardhurave për frymë në raport me madhësinë e ekonomisë, në vitin 2025 ka arritur në 11 mijë dollarë, sipas të dhënave të FMN-së. Me këto nivele, Shqipëria ia ka kaluar Maqedonisë së Veriut (10,377 USD) dhe Bosnjë-Hercegovinës (9467), kur disa vite më parë renditej pas tyre.

Ndërkohë, shteti më i varfër i Europës vijon të mbetet Kosova (8033 USD për frymë). Shqipëria është favorizuar vitet e fundit nga nënçmimi i Euros dhe Dollarit, duke rritur automatikisht të ardhurat për frymë të popullatës.

Në rajon, kryesimin e ka marrë Serbia, me 15.3 mijë dollarë për frymë, duke ia kaluar Malit të Zi (14.9 mijë), që për shumë vjet kishte mbajtur kryesimin.

Të ardhurat për frymë të Shqipërisë janë sa 28% e mesatares së Europës dhe 23.7% të mesatares së Bashkimit Europian (46,804 USD). Shqipëria nuk ka arritur as mesataren globale, që është 14.6 mijë dollarë për frymë, por mbetet në 76% të saj.

Në treguesin tjetër, atë të të ardhurave për frymë sipas barazisë së fuqisë blerëse, që matet në dollarë ndërkombëtarë, Shqipëria mbetet pas Maqedonisë së Veriut, në një tregues se paraja në vend ka më pak vlerë se në shtetin fqinjë, për shkak të kostos më të lartë të jetesës, ndonëse të ardhurat janë më të larta. Shqipëria është e 85-a në këtë renditje me një nivel prej 23.3 mijë dollarë ndërkombëtare. Maqedonia e Veriut është në vend të 77, Bosnjë-Hercegovina e 89-a dhe Kosova e 98-a.

Ky tregues, i prodhimit të brendshëm për frymë (PBB) sipas barazisë së fuqisë blerëse (PPP), tregon sa prodhim ekonomik i takon mesatarisht çdo banori në një vend, duke marrë parasysh edhe sa shtrenjtë apo lirë janë mallrat dhe shërbimet aty.

Ndryshe nga PBB-ja pĂ«r frymĂ« e llogaritur vetĂ«m me kurs kĂ«mbimi, PPP korrigjon pĂ«r diferencat e çmimeve mes vendeve, duke e kthyer tĂ« ardhurĂ«n nĂ« atĂ« qĂ« quhet “dollar ndĂ«rkombĂ«tar”, qĂ« pĂ«rfaqĂ«son tĂ« njĂ«jtĂ«n fuqi blerĂ«se kudo. Me fjalĂ« tĂ« thjeshta, ky tregues tregon jo vetĂ«m sa prodhon njĂ« ekonomi pĂ«r person, por edhe sa mund tĂ« blejĂ« realisht njĂ« person me ato para nĂ« vendin e vet, ndaj pĂ«rdoret pĂ«r tĂ« krahasuar standardin e jetesĂ«s mes vendeve.

The post FMN: Shqipëria e 85-ta në botë për të ardhurat për frymë sipas fuqisë blerëse, nga fundi i Europës appeared first on Revista Monitor.

❌