❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Dëborë dhe akull në veri, thirrje për kujdes ndaj drejtuesve të mjeteve në këto akse

Prefekti i Qarkut Shkodër informon se gjatë orëve të fundit janë marrë një numër i konsiderueshëm telefonatash nga qytetarë në sallën operative të Komisariatit të Policisë Shkodër, ku raportohet se disa familje, përfshirë edhe fëmijë, ndodhen të bllokuara në segmente të ndryshme rrugore.

Bllokimet janë evidentuar në akse të ndryshme rrugore, nga zona e Bunit të Bajraktarit deri në zbritje në drejtim të qytetit të Koplikut.

Aktualisht, në këtë aks rrugor po bien reshje breshëri të alternuara me dëborë dhe ka filluar formimi i ngricave, duke e vështirësuar ndjeshëm qarkullimin rrugor, shkruan A2 CNN.

Sipas raportimeve, mbi 200 mjete tentojnë të lëvizin në drejtim të Koplikut. Lëvizja është rivendosur në sajë të ndërhyrjes në terren, ku ndodhen shërbimet e Policisë Rrugore dhe mjetet borëpastruese, të cilat janë në koordinim të vazhdueshëm për menaxhimin e situatës dhe garantimin e sigurisë së qarkullimit rrugor.

Prefekti i Qarkut është në ndjekje të vazhdueshme të situatës dhe ka kërkuar koordinim të menjëhershëm mes strukturave përgjegjëse për normalizimin e qarkullimit dhe garantimin e sigurisë së qytetarëve.

Në këtë kuadër, apelohet për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin lëvizjet e panevojshme në akset problematike dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë. Në rast nevoje ose problematikash, qytetarët ftohen të komunikojnë menjëherë me Policinë e Shtetit ose shërbimet e emergjencave.

Prince Caffe: Lajm i rremë i porositur, ne bashkëpunojmë me brende globale

Brendi Prince Caffe, si një ndër më cilësorët në rajon, është i pranishëm në shumë shtete evropiane dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes bashkëpunimeve të drejtpërdrejta me brende prestigjioze dhe partnerë strategjikë të nivelit të lartë, përfshirë Amazon, Lidl, Interspar, Shell, Kaufman, Konzum, dhe të tjerë.

Bashkëpunimet ndërkombëtare të Prince Caffe dhe shtrirja e saj në tregje të reja janë në rritje të vazhdueshme, si rezultat i drejtpërdrejtë i besimit të partnerëve globalë dhe i përkushtimit të pakompromis ndaj cilësisë.

Për ta arritur dhe ruajtur këtë nivel, Prince Caffe dhe të gjitha produktet e saj përcjellëse posedojnë dhe operojnë në përputhje të plotë me certifikatat më të larta ndërkombëtare të cilësisë, sigurisë dhe standardit, duke përmbushur kërkesat e tregjeve evropiane dhe ndërkombëtare.

Lajmi i rremë, i cili pretendon se në produktin Prince Caffe është gjetur një substancë e palejueshme, është plotësisht i pavërtetë dhe i pabazuar në fakte.

“Bazuar nĂ« mĂ«nyrĂ«n dhe qĂ«llimin e shpĂ«rndarjes sĂ« kĂ«tij pretendimi, ekzistojnĂ« dyshime tĂ« arsyeshme se bĂ«het fjalĂ« pĂ«r njĂ« veprim tĂ« porositur nga konkurrentĂ« nĂ« treg, me synim dĂ«mtimin e reputacionit tĂ« brendit.” – thuhet nĂ« reagimin e brendit.

Prince Caffe u ka bërë thirrje të gjitha mediave, institucioneve dhe palëve të përfshira që raportimi mbi çështje të tilla të bëhet në përputhje me profesionalizmin, etikën gazetareske dhe verifikimin e fakteve, duke shmangur publikimin e informacioneve të pavërtetuara.
Me kĂ«tĂ« rast, Prince Caffe dĂ«shiron t’i falĂ«nderojĂ« tĂ« gjithĂ« konsumatorĂ«t dhe bashkĂ«punĂ«torĂ«t besnikĂ«, tĂ« cilĂ«t pĂ«r mbi 20 vjet kanĂ« treguar besim tĂ« palĂ«kundur ndaj produkteve tona.

“Nuk Ă«shtĂ« hera e parĂ« qĂ« prodhimet e njĂ«sive tĂ« Devolli Corporation pĂ«rballen me fushata tĂ« qĂ«llimshme pĂ«r njollosje tĂ« imazhit publik. MegjithatĂ«, pĂ«rgjigjja jonĂ« mbetet e njĂ«jtĂ«. transparencĂ«, pĂ«rputhshmĂ«ri ligjore dhe cilĂ«si e dĂ«shmuar ndĂ«rkombĂ«tarisht”. – pĂ«rfundon reagimi. 

U tall me nënshtetësinë e tij franceze,Clooney- Trump: Ta bëjmë Amerikën madhështore

Aktori i njohur hollivudian George Clooney ka reaguar ashpĂ«r ndaj Presidentit amerikan Donald Trump, pasi ky i fundit kritikoi vendimin e FrancĂ«s pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« shtetĂ«si franceze aktorit dhe familjes sĂ« tij.

Fituesi i çmimit Oscar, 64 vjeç, bashkë me bashkëshorten e tij Amal Alamuddin Clooney dhe dy fëmijët e tyre, u bënë zyrtarisht shtetasë francezë, pas disa vitesh jetese në jug të Francës.

Clooney ka vlerĂ«suar ligjet franceze pĂ«r privatĂ«sinĂ«, tĂ« cilat, sipas tij, e kanĂ« mbrojtur familjen nga ndĂ«rhyrjet e mediave ndĂ«rkombĂ«tare, si edhe mundĂ«sinĂ« pĂ«r t’i rritur fĂ«mijĂ«t larg Hollywood-it.

Presidenti Trump, administrata e tĂ« cilit ka mbĂ«shtetur parti kundĂ«r emigracionit nĂ« EuropĂ«, shkroi nĂ« rrjetin e tij Truth Social se Franca ishte e lirĂ« tĂ« “mirĂ«priste” yllin e filmit Ocean’s Eleven, i cili Ă«shtĂ« mbĂ«shtetĂ«s i hershĂ«m i demokratĂ«ve dhe kritik i hapur i Trumpit.

“Lajm i mirĂ«! George dhe Amal Clooney, dy nga parashikuesit politikĂ« mĂ« tĂ« kĂ«qij tĂ« tĂ« gjitha kohĂ«rave, janĂ« bĂ«rĂ« zyrtarisht shtetas francezĂ«, njĂ« vend qĂ« fatkeqĂ«sisht po pĂ«rballet me probleme serioze kriminaliteti pĂ«r shkak tĂ« menaxhimit katastrofik tĂ« emigracionit”, shkroi Trump.

Ai shtoi gjithashtu se Clooney kishte marrë më shumë vëmendje për politikën sesa për filmat e tij, të cilët i cilësoi si mediokër.

NĂ« reagimin e tij pĂ«r Hollywood Reporter, Clooney iu pĂ«rgjigj me ironi: “Jam plotĂ«sisht dakord me presidentin aktual. Duhet ta bĂ«jmĂ« AmerikĂ«n sĂ«rish madhĂ«shtore. Do tĂ« fillojmĂ« nĂ« nĂ«ntor,” duke iu referuar zgjedhjeve afatmesme tĂ« 3 nĂ«ntorit.

Vendimi për dhënien e shtetësisë Clooney-t vjen pak para hyrjes në fuqi të rregullave më të ashpra të emigracionit në Francë, që nga 1 janari, të cilat do të forcojnë kriteret gjuhësore për aplikantët.

Një zyrtare e qeverisë së presidentit Emmanuel Macron kritikoi gjithashtu këtë vendim, duke vënë në dukje se Clooney nuk flet mirë frëngjisht.

Megjithatë, ministri i Brendshëm Laurent Nunez dhe Ministria e Jashtme franceze e mbrojtën vendimin, duke theksuar se ai përmbush kriteret ligjore për natyralizim.

Sipas ligjit francez, shtetĂ«sia mund t’u jepet tĂ« huajve qĂ« kontribuojnĂ« ndjeshĂ«m nĂ« ndikimin ndĂ«rkombĂ«tar dhe prestigjin kulturor tĂ« FrancĂ«s.

Autoritetet theksuan se Clooney dhe bashkëshortja e tij, një avokate e njohur për të drejtat e njeriut, kontribuojnë në këtë drejtim.

Clooney pranoi se frëngjishtja e tij mbetet e dobët, pavarësisht kurseve të ndjekura, ndërsa Amal Clooney flet rrjedhshëm këtë gjuhë.

Aktori bleu pronën Domaine du Canadel pranë qytetit Brignoles në vitin 2021 dhe ka deklaruar se Franca është vendi ku familja e tij ndihet më e lumtur.

Sipas Ministrisë së Brendshme franceze, rreth 48,800 persona fituan shtetësinë franceze me dekret gjatë vitit 2024.

Ndërkohë, Clooney nuk është i vetmi emër i njohur që kërkon pasaportë franceze.

Regjisori Jim Jarmusch njoftoi se ka aplikuar gjithashtu, duke thënë se dëshiron një vend ku mund të largohet nga Shtetet e Bashkuara.

Izraeli kryen sulme të reja ajrore në jug të Libanit

Izraeli ndërmori disa sulme ajrore në Libanin jugor, në përfundim të afatit të vendosur për çarmatosjen e grupit militant Hezbollah përgjatë kufirit mes dy vendeve.

Sulmet ndodhĂ«n disa ditĂ« para njĂ« mbledhjeje tĂ« planifikuar tĂ« qeverisĂ« libaneze, ku komandanti i ushtrisĂ« pritet t’i raportojĂ« kabinetit pĂ«r largimin e pranisĂ« ushtarake tĂ« Hezbollahut nga zona pranĂ« kufirit me Izraelin, raporton AP.

Sipas mediave shtetĂ«rore libaneze, sulmet ajrore goditĂ«n disa zona nĂ« jug tĂ« Libanit, pĂ«rfshirĂ« rajonin e njohur si “Apple Province” dhe periferitĂ« e fshatrave Ansar dhe Zrariyeh. Ushtria izraelite njoftoi se forcat ajrore kanĂ« goditur objekte infrastrukturore tĂ« Hezbollahut nĂ« disa zona tĂ« Libanit jugor.

Lufta e fundit mes Izraelit dhe Hezbollahut nisi më 8 tetor 2023, një ditë pas sulmit të militantëve të udhëhequr nga Hamasi në Izraelin jugor, kur Hezbollahu lëshoi raketa drejt Izraelit në shenjë solidariteti me Hamasin.

Kosova e nisi vitin 2026 pa buxhet

Bllokadat që karakterizuan gjithë 2025-tën e pamundësuan edhe miratimin e projektligjit për buxhetin e këtij viti.

Aktualisht, vendi funksionon me 1/12 e buxhetit të vitit të shkuar, por kjo zgjatë vetëm të dy muajt e parë, e nisur nga marsi, gjithçka është në rrezik.

Pagesa që nuk mund të kryhen e rrjedhimisht nuk do të paguhen punëtorët e sektorit publik e nuk do të mund të jepen shërbime. Në tentativën e fundit për formimin e qeverisë të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, pati edhe një përpjekje për miratimin e projektligjit që e hartoi qeveria në detyrë.

Por, një qeveri në detyrë, si ajo e Albin Kurtit që zgjati mandatin për pesë vjet, nuk kishte kompetencë të dërgonte një projektligj për miratim, te një kuvend i zgjedhur së fundmi. Megjithatë, zgjedhjet e 28 dhjetorit të fundvitit 2025 dhanë një fitues të qartë, Lëvizjen Vetëvendosje me rreth 50% të votave. Kjo nënkupton që lehtësisht, kjo parti, konstituon Kuvendin e formon qeverinë.

Me 56 ulëset që ka siguruar nga rezultatet preliminare, e ka të lehtë edhe miratimin e buxhetit për këtë vit. Por, për këtë do të duhet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të certifikojë rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare shumë më shpejt, që pastaj të thirret seanca për konstituim të Kuvendit e formim të qeverisë.

Zbulohet si nisi zjarri që i mori jetën 47 personave brenda lokalit në Zvicër

Zjarri tragjik që shpërtheu në një bar të një resorti skish në Zvicër u shkaktua nga fishekzjarre të vendosura në shishe shampanje, të cilat u afruan shumë pranë tavanit, konfirmojnë autoritetet.

Kryeprokurorja Beatrice Pilloud deklaroi për mediat se disa nga hipotezat fillestare tashmë janë konfirmuar.

“NĂ« kĂ«tĂ« fazĂ« tĂ« hetimit, gjithçka tregon se zjarri nisi nga fishekzjarre ose flakadanĂ« tĂ« vendosur nĂ« shishe shampanje. Ato u afruan tepĂ«r pranĂ« tavanit dhe shumĂ« shpejt shkaktuan njĂ« zjarr tĂ« fuqishĂ«m, qĂ« u pĂ«rhap brenda pak çastesh,” u shpreh ajo.

Zjarri u përhap me shpejtësi rrufeje, me gjasë i favorizuar nga një shtresë materiali sintetik izolues që mbulonte tavanin e ulët të sallës.

Oficerët e mjekësisë ligjore ndodhen në vendngjarje, mes raporteve se shumë pacientë, disa deri edhe vetëm  15 vjeç, po trajtohen për djegie të rënda të shkallës së tretë.

Zyrtarët paralajmërojnë se mund të duhen ditë apo edhe javë të tëra për të identifikuar viktimat.

Hetimet e ProkurorisĂ« Federale do tĂ« pĂ«rpiqen tani tĂ« pĂ«rcaktojnĂ« pse nuk kanĂ« funksionuar sistemet dhe daljet e sigurisĂ«. KĂ«tyre pyetjeve, dhe shumĂ« tĂ« tjerave, do t’u duhet tĂ« pĂ«rgjigjet edhe çifti francez, pronarĂ« tĂ« Le Constellation.

Orikum/ Burri vret gruan dhe më pas vetëvritet në garazh

Një krim në familje ka ndodhur ditë e sotme në Orikum.

Policia e Vlorës deklaron se një 50- vjeçar ka vrarë bashkëshorten e tij në banesë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30, kur është marrë njoftim nga urgjenca mjekësore se një shtetase, në Orikum, është gjetur pa shenja jete dhe me shenja dhune në banesë.

Pas kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë në zonën përreth kësaj banese, në garazh është gjetur dyshohet i vetëvrarë me armë zjarri autori i kësaj ngjarjeje, shtetasi Ll. Xh.

Arma pistoletë e gjetur në vendngjarje u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Korçë/ Prezencë akulli në rrugë, Policia apel qytetarëve: Përdorni zinxhirë

Policia e Elbasanit ka njoftuar qytetarët që planifikojnë të lëvizin në drejtim të Korçës apo Qafë Thanës të tregohen shumë të kujdesshëm, për shkak të prezencës së akullit në rrugë, i cili rrit ndjeshëm rrezikun e aksidenteve.

Autoritetet apelojnë që të minimizohen lëvizjet drejt zonave malore ku ka akull, me qëllim shmangien e incidenteve të mundshme. Po ashtu, drejtuesit e automjeteve këshillohen të jenë të pajisur me zinxhirë dhe mjete të tjera ndihmëse për qarkullim në kushte dimërore.

Policia u bën thirrje qytetarëve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të ulin shpejtësinë dhe të ndjekin njoftimet zyrtare për një udhëtim sa më të sigurt.

Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Shkodër, humb jetën çifti i bashkëshortëve

NjĂ« aksident i rĂ«ndĂ« ka ndodhur pak minuta mĂ« parĂ« nĂ« aksin Lezhë–ShkodĂ«r. Si pasojĂ« e pĂ«rplasjes sĂ« fortĂ« mes dy automjeteve, nĂ« afĂ«rsi tĂ« fshatit Gocaj, ka humbur jetĂ«n njĂ« çift bashkĂ«shortĂ«sh, tĂ« cilĂ«t udhĂ«tonin nĂ« njĂ«rin prej mjeteve.

Viktimat janë një 53-vjeçar dhe një 45-vjeçare. Ndërkohë, tre pasagjerë kanë mbetur të plagosur, të cilët udhëtonin në mjetin tjetër. Konkretisht, të plagosur kanë mbetur bashkëshortja e drejtuesit të mjetit dhe dy fëmijët e tyre të mitur, të moshës 2 dhe 6 vjeç.

Për nxjerrjen e trupave nga automjetet kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse, ndërsa më pas viktimat janë transportuar nga ambulancat. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti të rëndë.

“I pĂ«rpiu zjarri”, çfarĂ« e shkaktoi tragjedinĂ« e ZvicrĂ«s?

Shkaku i zjarrit nĂ« tragjedinĂ« e festĂ«s sĂ« Vitit tĂ« Ri nĂ« Crans-Montana tĂ« ZvicrĂ«s mbetet i papĂ«rcaktuar. MegjithatĂ«, po qarkullon njĂ« teori se pse kaq shumĂ« njerĂ«z vdiqĂ«n dhe nuk mundĂ«n tĂ« shpĂ«tonin. Qeveria kantonale e Valais, nĂ« njĂ« deklaratĂ«, iu referua njĂ« “shpĂ«rthimi” nĂ« bar, njĂ« lloj stuhie zjarri, por nuk citoi njĂ« burim pĂ«r kĂ«tĂ« teori.

“NĂ« natĂ«n e Vitit tĂ« Ri, nga 31 dhjetori deri mĂ« 1 janar 2026, njĂ« zjarr nĂ« barin ‘Le Constellation’ nĂ« Crans-Montana shkaktoi njĂ« shkreptimĂ«, duke rezultuar nĂ« njĂ« ose mĂ« shumĂ« shpĂ«rthime dhe vdekje e lĂ«ndime tĂ« shumta”, deklaroi KĂ«shilli i Shtetit (qeveria kantonale). Prokurorja hetuese, Beatrice Pilloud, mĂ« vonĂ« deklaroi vetĂ«m se e gjithĂ« dhoma u pĂ«rfshi nga flakĂ«t, duke çuar nĂ« njĂ« shpĂ«rthim.

Sipas autoriteteve, afĂ«rsisht 40 persona humbĂ«n jetĂ«n nĂ« zjarr. Rreth 115 tĂ« tjerĂ« u plagosĂ«n, shumica prej tyre rĂ«ndĂ«, tha FrĂ©dĂ©ric Gisler, komandant i policisĂ« kantonale tĂ« Valais. “Ndoshta do tĂ« ketĂ« edhe viktima nga jashtĂ« vendit”. TĂ« rinjtĂ« e moshĂ«s 16 deri nĂ« 26 vjeç janĂ« ndĂ«r mĂ« tĂ« plagosurit rĂ«ndĂ«.

NjĂ«zet e dy persona tĂ« plagosur tĂ« kĂ«saj moshe u transportuan me helikopter nĂ« Spitalin Universitar nĂ« LozanĂ«, tha drejtoresha e spitalit Claire Charmet pĂ«r gazetĂ«n zvicerane “24 Heures”. ShumĂ« viktima pĂ«suan lĂ«ndime kĂ«rcĂ«nuese pĂ«r jetĂ«n. Mjeku kryesor i spitalit Morges, Wassim Raffoul, i tha transmetuesit RTS se vetĂ«m Spitali Universitar i LozanĂ«s kishte pranuar afĂ«rsisht 13 tĂ« rritur dhe 8 tĂ« mitur, “sipĂ«rfaqja e trupit tĂ« tĂ« cilĂ«ve ishte djegur mbi 60 pĂ«rqind”.

Dy gra i thanë kanalit televiziv francez BFMTV se panë një barist në bar duke ngritur një bariste mbi supet e tij, ndërsa ajo mbante një shishe me një qiri të ndezur brenda. Flakët u përhapën dhe shkaktuan shembjen e tavanit prej druri. Njëra nga gratë përshkroi se si turma u panikua dhe u përpoq të largohej nga klubi në bodrum nëpërmjet një shkalle të ngushtë dhe një dere të ngushtë.

Presidenti zviceran Guy Parmelin e përshkroi incidentin si një nga tragjeditë më të këqija në historinë e vendit dhe deklaroi në Instagram se mendimet e qeverisë ishin me viktimat, të plagosurit dhe familjet e tyre, të cilëve u shprehu ngushëllimet e saj të sinqerta. Nga respekti për familjet e viktimave, Presidenti shtyu fjalimin e tij tradicional të Vitit të Ri, i cili ishte planifikuar të transmetohej të enjten pasdite, siç u raportua nga transmetuesit zviceranë SRF dhe RTS.

Me pistat e skive që arrijnë deri në 3,000 metra lartësi mes majave të mbuluara me borë dhe pyjeve me pisha të rajonit Valais, Crans-Montana është një nga vendet kryesore për Kupën Botërore të Skive. Resorti pret skiatoret më të mira të zbritjes, përfshirë Lindsey Vonn, e cila garon këtu në garat e saj të fundit para Lojërave Olimpike Milan-Cortina në shkurt. Klubi i Golfit Crans-sur-Sierre në Crans-sur-Sierre pret European Masters çdo gusht.

Horoskopi, 2 janar 2026

Dashi
Lërini idetë tuaja të forta mënjanë sot dhe jini të hapur ndaj njerëzve përreth jush. Nëse kapeni shumë pas vetëm një mënyre të të menduarit, atëherë ka të ngjarë të humbisni një pikë shumë të vlefshme. Lëreni mënjanë idenë e paragjykuar se rruga juaj është e vetmja rrugë.

Demi
Nuk je në humorin më të mirë sot dhe kjo ka të ngjarë të të bëjë më pak të sigurt në punë. Ki kujdes sepse këtu ka rrezik. Të kesh shumë besim te të tjerët të bën të ndjeshëm ndaj ideve të gabuara. Në fund të fundit, besoi vetëm vetes.

Binjakët
IdetĂ« e tĂ« tjerĂ«ve mund t’ju duken krejtĂ«sisht tĂ« huaja sot. Reagimi juaj i parĂ« do tĂ« jetĂ« t’i shpĂ«rfillni ato plotĂ«sisht. Mos u nxitoni ta bĂ«ni kĂ«tĂ«. Mund tĂ« mĂ«soni shumĂ« nga mençuria e tĂ« tjerĂ«ve. Tani pĂ«r tani, duhet tĂ« dĂ«gjoni me vĂ«mendje.

Gaforrja
Ke një informacion të rëndësishëm që duhet ta kalosh nëpër sistem sot. Fatkeqësisht, megjithatë, një forcë po të bllokon rrugën. Duket sikur dikush po kundërshton automatikisht të gjitha idetë e reja. Mos e humb shpresën në këtë kohë.

Luani
Komunikimi do të jetë i ngatërruar sot dhe do të zbuloni se sa më shumë informacion të merrni nga të tjerët, aq më të hutuar do të bëheni. Përpjekja për të zgjidhur të gjitha pjesët që mungojnë do të jetë jashtëzakonisht sfiduese. Mos merrni asnjë vendim të rëndësishëm sot.

Virgjëresha
Kali për të cilin po vë bast po bie përsëri në tufë sot, por kjo nuk është arsye për të humbur gjithë besimin. Pyet çfarë mund të bësh për të ndihmuar në vend që të rrish duarkryq dhe të mos bësh asgjë. Sot do të zbulosh se ndihma ndaj të tjerëve në të vërtetë do të të ndihmojë ty.

Peshorja
Puna e palodhur nuk Ă«shtĂ« specialiteti juaj, por sot do tĂ« zbuloni se Ă«shtĂ« njĂ« domosdoshmĂ«ri. Ju pĂ«lqen imazhi juaj i njĂ« personi vazhdimisht tĂ« gĂ«zuar qĂ« mund tĂ« luajĂ« gjithĂ« ditĂ«n dhe prapĂ« tĂ« arrijĂ« tĂ« pamundurĂ«n, por sot do t’ju duhet tĂ« punoni shumĂ«.

Akrepi
Do të ndjeni shumë presion sot nga njerëzit përreth jush. Ndjeni nevojën për të arritur një nivel të caktuar performance me përsosmëri absolute. Pjesa më e madhe e këtij presioni në fakt vjen nga brenda, jo nga të tjerët. Jini të butë me veten.

Shigjetari
Mendja juaj e lĂ«kundur nuk do tĂ« marrĂ« shumĂ« mbĂ«shtetje nga tĂ« tjerĂ«t, kĂ«shtu qĂ« mund ta kurseni energjinĂ« tuaj duke u pĂ«rpjekur tĂ« merrni kĂ«shilla nga njerĂ«zit pĂ«rreth jush. ËshtĂ« mĂ« mirĂ« tĂ« bĂ«ni kĂ«rkimet tuaja nĂ« libra, revista dhe periodikĂ«. PĂ«rgjigjet tuaja janĂ« aty.

Bricjapi
Je nĂ« njĂ« pozicion tĂ« mirĂ« sot pĂ«r tĂ« pĂ«rfituar nga njĂ« situatĂ« qĂ« po ju vjen nĂ« majĂ« tĂ« hundĂ«s. NjerĂ«zit kanĂ« nevojĂ« pĂ«r drejtim dhe ti mund t’ua japĂ«sh atyre. Personaliteti yt i natyrshĂ«m pĂ«r tĂ« marrĂ« kontrollin Ă«shtĂ« pikĂ«risht ajo qĂ« nevojitet – prandaj mos ki frikĂ« tĂ« ngrihesh dhe tĂ« marrĂ«sh drejtimin.

Ujori
Kryeni punën tuaj herët sot. Zgjohuni një ose dy orë më shumë se zakonisht dhe shfrytëzoni këtë kohë të çmuar. Do të jeni shumë më produktivë në këto orë të hershme të mëngjesit. Kur të vijë pasditja, do të vijë edhe përtacia.

Peshqit
Do të stresoheni mjaft sot, për shkak të presionit nga njerëzit përreth jush. Të tjerët po e kalojnë veten në një gjendje të furishme dhe kjo energji po ju transmetohet edhe juve. Përpiquni sa më shumë që të kuptoni gjërat e pakuptimta dhe të kaloni drejt e te faktet.

Moti i keq në Vlorë, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe të peshkimit

NĂ« bazĂ« tĂ« parashikimit pĂ«r situatĂ«n hidrometeorologjike detare tĂ« pĂ«rkeqĂ«suar, brenda dhe jashtĂ« Gjirit tĂ« VlorĂ«s, gjatĂ« datave 02–07.01.2026, duke filluar nga ora 06:00 e datĂ«s 02.01.2026, me drejtim ere Jug–JugperĂ«ndim, forcĂ« deri 5–6 Bft, shpejtĂ«si ere deri nĂ« 10–15 m/s dhe lartĂ«si dallge nga 1.00 deri nĂ« 1.50 metra, ju njoftojmĂ« se:

  1. ËSHTË E NDALUAR PAJISJA ME LEJE-NISJE e mjeteve tĂ« vogla lundruese dhe atyre tĂ« peshkimit, tĂ« cilat synojnĂ« tĂ« operojnĂ« brenda Gjirit tĂ« VlorĂ«s dhe nĂ« det tĂ« hapur, duke filluar nga ora 06:00 e datĂ«s 02.01.2026 deri mĂ« 07.01.2026 nĂ« orĂ«n 06:00.
  2. Drejtuesit e mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit që operojnë brenda dhe jashtë Gjirit të Vlorës të marrin në konsideratë kushtet hidrometeorologjike detare dhe të marrin masa për sigurimin e mjeteve të tyre.
  3. Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve dhe institucioneve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritjen e gatishmërisë së ekuipazheve në mjetet lundruese.
  4. Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.
  5. Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar, i parashikuar për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit, pritet pas orës 06:00 të datës 07.01.2026.

47 viktima në lokalin që u përfshi nga zjarri, Zvicra shpall pesë ditë zije

NjĂ« zjarr gjatĂ« natĂ«s sĂ« Vitit tĂ« Ri nĂ« barin “Le Constellation” nĂ« restorant luksoz tĂ« skive Crans-Montana ka shkaktuar tĂ« paktĂ«n 47 viktima dhe 115 tĂ« plagosur, ndĂ«r tĂ« cilĂ«t janĂ« edhe shumĂ« shtetas italianĂ«, disa prej tĂ« cilĂ«ve rezultojnĂ« tĂ« zhdukur.

Shumica e të lënduarve janë të rinj, në moshat 16-26 vjeç.

Si shenjë nderimi për viktimat dhe solidariteti me familjet e tyre, qeveria zvicerane ka shpallur pesë ditë zie kombëtare, një vendim i jashtëzakonshëm për një tragjedi të këtij shkalle në vend.

Presidenti i KonfederatĂ«s Helvetike, Guy Parmelin, vizitoi vendin e ngjarjes dhe e cilĂ«soi zjarrin si “njĂ« nga tragjeditĂ« mĂ« tĂ« rĂ«nda qĂ« Zvicra ka pĂ«rjetuar ndonjĂ«herĂ«â€.

Ai premtoi se autoritetet do të bëjnë gjithçka për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të parandaluar ngjarje të ngjashme në të ardhmen.

“Lutjet dhe mendimet tona janĂ« me tĂ« gjithĂ« tĂ« prekurit nga kjo tragjedi. Zvicra do tĂ« qĂ«ndrojĂ« e bashkuar pĂ«r tĂ« kuptuar se çfarĂ« ka ndodhur dhe pĂ«r tĂ« shmangur pĂ«rsĂ«ritjen e njĂ« tragjedie tĂ« tillĂ«â€,tha Parmelin.

Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, konfirmoi se 12-15 shtetas italianë janë të shtruar në spitalet zvicerane, disa në gjendje të rëndë, ndërsa 16 italianë rezultojnë të zhdukur. Tre të plagosur rëndë do të transferohen në Milano për trajtim.

Komuniteti lokal ka vendosur lule dhe mesazhe ngushëllimi, ndërsa aktivitetet festive për Vitin e Ri janë anuluar.

Autoritetet paralajmërojnë se procesi i identifikimit të viktimave dhe trajtimi i të plagosurve do të zgjasë javë, ndërsa pesë ditët e zie janë një shenjë respekti dhe reflektimi kombëtar.

Zvicër/ Zjarr në barin e VIP-ave në Crans-Montana! 47 të vdekur dhe 100 të plagosur

47 persona u vranë kur një zjarr shpërtheu në një bar të njohur për VIP-at në një vendpushim luksoz skijimi në Zvicër gjatë festimeve të Vitit të Ri.

Më shumë se 100 persona ndodheshin në barin Le Constellation në resortin Crans-Montana, kur shpërthimi shkaktoi zjarr rreth orës 1:30 të mëngjesit të së enjtes. Dy klientë thanë se zjarri filloi nga një fishekzjarre e vendosur në një shampanjë.

Sipas mediave të huaja, fotografitë e publikuara nga mediat zvicerane treguan një ndërtesë në flakë, si dhe ambulanca dhe zjarrfikëse në vendngjarje. Pjesa më e madhe e barit raportohet të jetë nën nivelin e tokës, me një hyrje të ngushtë.

Gaetan Lathion, njĂ« zĂ«dhĂ«nĂ«s i policisĂ« nĂ« kantonin Valais, nĂ« jugperĂ«ndim tĂ« ZvicrĂ«s, tha: “Konfirmoj se ka disa tĂ« vdekur dhe po shohim shumĂ« tĂ« plagosur
 NdĂ«rhyrja Ă«shtĂ« ende duke vazhduar.”  Mediat zvicerane spekuluan se shpĂ«rthimi mund tĂ« jetĂ« shkaktuar nga fishekzjarrĂ«t, por policia nuk e ka konfirmuar kĂ«tĂ« teori. 

DĂ«shmitarĂ«t i thanĂ« stacionit radiofonik zviceran RhĂŽne FM se ambulanca “tĂ« panumĂ«rta” dhe disa helikopterĂ« po i çonin tĂ« plagosurit me nxitim nĂ« spitale.

Policia ka mbyllur zonĂ«n pĂ«rreth barit dhe Ă«shtĂ« vendosur njĂ« zonĂ« ndalim-fluturimi mbi Crans-Montana, njĂ« vendpushim modern nĂ« zemĂ«r tĂ« Alpeve Zvicerane, rreth 25 milje nĂ« veri tĂ« Matterhorn. Ai do tĂ« zhvillojĂ« eventin e skijimit FIS Ëorld Cup nĂ« fund tĂ« janarit. Lathion tha se hetuesit po pĂ«rpiqeshin tĂ« pĂ«rcaktonin shkakun e shpĂ«rthimit.

“Jemi vetĂ«m nĂ« fillim tĂ« hetimit tonĂ«, por ky Ă«shtĂ« njĂ« vendpushim skijimi me famĂ« ndĂ«rkombĂ«tare dhe shumĂ« turistĂ«â€, tha ai. Ai shtoi se ishte ngritur njĂ« qendĂ«r pritjeje dhe njĂ« linjĂ« ndihme pĂ«r familjet e prekura.

CIA rrëzon pretendimin e Kremlinit: Ukraina nuk synoi rezidencën e Putinit me dronë

CIA ka vlerësuar se Ukraina nuk ka shënjestruar një rezidencë të përdorur nga presidenti rus Vladimir Putin gjatë një sulmi të fundit me dronë në veri të Rusisë, duke hedhur poshtë pretendimin e Kremlinit. Sipas zyrtarëve amerikanë, drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, e ka informuar presidentin Donald Trump mbi këtë vlerësim.

Pretendimi pĂ«r sulmin u bĂ« publik nga Rusia tĂ« hĂ«nĂ«n dhe u pĂ«rcoll nga vetĂ« Putin gjatĂ« njĂ« telefonate me Trump, i cili fillimisht u shpreh i shqetĂ«suar pĂ«r raportimet. MegjithatĂ«, mĂ« vonĂ« Trump u tregua mĂ« skeptik, duke shpĂ«rndarĂ« njĂ« editorial tĂ« “New York Post” qĂ« e cilĂ«sonte pretendimin si propagandĂ« dhe pengesĂ« pĂ«r pĂ«rpjekjet pĂ«r paqe.

Ukraina ka mohuar kategorikisht çdo pĂ«rfshirje, ndĂ«rsa edhe zyrtarĂ« europianĂ« kanĂ« shprehur dyshime. PĂ«rfaqĂ«suesja e lartĂ« e BE-sĂ« pĂ«r politikĂ«n e jashtme, Kaja Kallas, e quajti akuzĂ«n njĂ« “shpĂ«rqendrim tĂ« qĂ«llimshĂ«m”.

Ministria ruse e Mbrojtjes deklaroi se 91 dronĂ« ishin nisur nga veriu i UkrainĂ«s dhe se shumica ishin rrĂ«zuar para se tĂ« arrinin objektivin e supozuar, por pa ofruar prova konkrete. Ngjarja ndodh nĂ« njĂ« moment delikat, teksa SHBA dhe aleatĂ«t po intensifikojnĂ« pĂ«rpjekjet diplomatike pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund luftĂ«s nĂ« UkrainĂ«.

Kërcënoi Richard Grenell, arrestohet dhe rrezikon deri në 5 vite burg

Një burrë nga Virxhinia është akuzuar nga Departamenti amerikan i Drejtësisë për dërgimin e një mesazhi kërcënues ndaj Richard Grenell, i cili mban aktualisht rolin e të dërguarit presidencial dhe presidentit të Kennedy Center në Uashington. Sipas një njoftimi zyrtar, Scott Bolger akuzohet për kërcënimin. Edhe pse në dokumentet zyrtare emri i Grenell nuk përmendet drejtpërdrejt, ai vetë konfirmoi në rrjetin social X se ishte shënjestra.

Grenell falënderoi autoritetet amerikane për identifikimin dhe arrestimin e personit, duke theksuar se liria e shprehjes dhe kritika politike janë të drejta themelore, por se thirrjet për dhunë përbëjnë vijë të kuqe.

Sipas dosjes së paraqitur në gjykatë, Bolger dyshohet se përdori një numër të krijuar përmes Google Voice për të dërguar mesazhin kërcënues më 23 dhjetor. Hetimet e FBI-së çuan në identifikimin e tij, pavarësisht se fillimisht ai kishte mohuar identitetin e vërtetë para forcave të rendit.

Bolger përballet me një dënim maksimal deri në pesë vite burg, nëse shpallet fajtor. Ai mbetet në paraburgim në pritje të gjykimit. Ngjarja vjen në një kohë kur Kennedy Center po kalon ndryshime të thella nën ndikimin e administratës Trump dhe aleatëve të saj, përfshirë Grenell.

Lezhë/ Sekuestrohen para, makineta për lojëra fati dhe drogë, një i arrestuar

NjĂ« person Ă«shtĂ« arrestuar dhe njĂ« tjetĂ«r Ă«shtĂ« shpallur nĂ« kĂ«rkim nga policia nĂ« LezhĂ«, nĂ« kuadĂ«r tĂ« operacionit policor tĂ« koduar “Fishat”.

NĂ« flagrancĂ« shtetasi Bledar Arapi, ndĂ«rsa u shpall nĂ« kĂ«rkim Elger Uka. Ky i fundit, kishte marrĂ« me qira njĂ« godinĂ« trekatĂ«she nĂ« bulevardin “Gjergj Fishta”, e cila funksiononte si kazino pĂ«r ushtrimin e lojĂ«rave tĂ« fatit.

Gjatë kontrollit të policisë në një banesë trekatëshe, të përshtatur katet e dyta dhe të treta për ushtrimin e lojërave të fatit dhe përdorim droge, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 15 makineta për lojëra fati, një tavolinë pokeri, çipsa, letra bixhozi, disa doza kokaine, 725 000 lekë të rinj, si dhe euro e dollarë.

Po gjatë operacionit u proceduan penalisht edhe 15 shtetas që u kapën duke luajtur lojëra fati në kazino.

Viti i Ri, 20 persona të lënduar nga fishekzjarrët në gjithë vendin

Gjatë natës së ndërrimit të viteve, kryepolici Ilir Proda, inspektoi shërbimet e Policisë Rrugore. Ai theksoi rëndësinë e reagimit në kohë ndaj çdo telefonate apo informacioni, si element kyç për parandalimin e ngjarjeve dhe garantimin e sigurisë publike.

Ndërkohë, gjatë festimeve të Vitit të Ri, deri në orën 01:30 të 1 janarit 2026, në rang vendi janë raportuar 20 persona të lënduar nga fishekzjarrët, fatmirësisht pa rrezik për jetën.

Në Vaqarr, një e mitur 13-vjeçare ka pësuar dëmtime të lehta, ku dyshohet se është lënduar nga një plumb qorr. Policia bën me dije se shumica e rasteve janë shënuar në Tiranë, ndërsa raste të izoluara janë regjistruar në disa qytete të tjera të vendit.

Aksident me 3 të vdekur në aksin Gjirokastër-Tepelenë

NjĂ« aksident i rĂ«ndĂ« me tre tĂ« vdekur ka ndodhur mĂ«ngjesin e sotĂ«m nĂ« aksin rrugor GjirokastĂ«r–TepelenĂ«, nĂ« vendin e quajtur Bypass.

Nga përplasja e dy mjeteve, mjeti tip Volkswagen, ku udhëtonin Klejdi Myftari, 24 vjeç, dhe Anxhelo Ruci, 28 vjeç, të dy kanë humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.

Ndërsa mjeti tjetër, tip Mercedes-Benz me targa AB 552 LV, ku udhëtonin shtetasit Martin Dulaj, 26 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje, dhe Arsida Demiri, 20 vjeçe, është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar. Kjo e fundit ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara përplasen për Jemenin

Arabia Saudite ka kërkuar që Emiratet të tërheqin trupat e tyre nga Jemeni dhe të ndalojnë mbështetjen ndaj separatistëve jugorë.

Forcat separatiste të lidhura me EBA morën shpejt nën kontroll zona të mëdha në jug të Jemenit në muajin dhjetor, përfshirë rajonin e pasur me naftë Hadhramaut.

Hadhramaut është jashtëzakonisht i ndjeshëm për Arabinë Saudite: kufizohet me mbretërinë dhe humbja e ndikimit aty dobëson kontrollin saudit.

Rijadi i sheh veprimet e EBA-së si kërcënim për sigurinë e saj dhe tashmë ka bombarduar pajisje ushtarake që raportohet se Abu Dabi i ka furnizuar separatistëve.

Emiratet duan tĂ« rivendosin njĂ« shtet tĂ« pavarur nĂ« jug – Jemeni Jugor – gjĂ« qĂ« kĂ«rkon kontroll mbi naftĂ«n dhe portet kyçe tregtare.

Arabia Saudite, nga ana tjetër, synon të mbajë Jemenin të bashkuar.

NĂ«se tensionet nuk ulen, luftimet mund tĂ« shpĂ«rthejnĂ« sĂ« shpejti jo vetĂ«m midis fraksioneve lokale, por edhe midis fuqive rajonale qĂ« i mbĂ«shtesin ato – Arabia Saudite dhe EBA.

Kjo do të ringjallë luftën në Lindjen e Mesme me forcë të re.

❌