Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

U shtrua në spital pas problemeve shëndetësore, ish-Presidenti Alfred Moisiu del nga QSUT

Ish-presidenti Alfred Moisiu ka kaluar problemet e fundit shëndetësore dhe është kthyer në banesën e tij. Rreth pesë ditë më parë, Moisiu u shtrua me urgjencë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, por pas trajtimit mjekësor gjendja e tij është përmirësuar dhe aktualisht gëzon shëndet të mirë. QSUT ka publikuar gjithashtu nje fotografi […]

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste,

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, zhvilluar këtë të hënë. Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Rama ka zbuluar tre konkluzione të dala nga mbledhja, të lidhura me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të lënë në fuqi pezullimin e ministres Belinda Balluku. Rama thekson se funksionet kushtetuese […]

Parandalohet krimi në Vlorë, zbulohen dy fuoristradat e vjedhura dhe shishe me lëndë djegëse

Policia e Vlorës ka raportuar se ka parandaluar atë që e cilësoi si një ngjarje të mundshme kriminale. Sipas njoftimit zyrtar, më datë 8 shkurt 2026, strukturat e hetimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë kanë ushtruar kontrolle të imtësishme në aksin rrugor dhe në territorin e fshatit Babicë e Madhe, për dy automjete që […]

Dashnor Sula prezantohet si Kryeinspektor i Përgjithshëm: Me kryeministrin s’kemi qenë armiq, por…

Dashnor Sula është prezantuar zyrtarisht në detyrën e Kryeinspektorit të Përgjithshëm, në një ceremoni ku ishte i pranishëm krah ministres Delina Ibrahimaj. Ish-deputeti i Partisë Demokratike mbajti fjalën e tij të parë pas marrjes së detyrës, duke e cilësuar këtë moment si të veçantë dhe një sfidë personale e profesionale. Ai falënderoi stafin për pjesëmarrjen […]

Komisioni Europian:Kuvendi të adresojë pa vonesë kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut

Bashkimi Europian ka dalë me një deklaratë të fortë lidhur me mbrojtjen që po i bën mazhoranca Belinda Ballukut e pandehur e SPAK për shkelje të barazisë në tendera, ndërsa Prokuroria e Posaçme kërkon edhe autorizimin për arrestimin e saj. Përmes një reagimi, Komisioni Europian i kërkon kuvendit “të adresojë pa vonesë heqjen e imunitetit […]

Nesër protesta kombëtare e PD, policia njofton planin e masave: Kufizim i qarkullimit në këto akse

Policia e Tiranës ka njoftuar se përfaqësues të Partisë Demokratike të Shqipërisë kanë depozituar kërkesë për zhvillimin e një tubimi, i cili do të mbahet ditën e nesërme, në orën 17:00, para godinës së Kryeministrisë. Në funksion të garantimit të rendit dhe sigurisë publike, si edhe për mbarëvajtjen e tubimit, Policia e Tiranës ka marrë […]

Shqipëria përgatitet për BE, Spiropali: Ligji që do të forcojë zërin ndërkombëtar të vendit

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, prezantoi sot, 9 shkurt, në Kryesinë e Kuvendit, Projektligjin për Shërbimin e Jashtëm në Republikën e Shqipërisë, një projektligj që sipas saj, hap një kapitull të ri për sistemin e diplomacisë shqiptare. Gjatë prezantimeve në Komisionin për Europën dhe Punët e Jashtme, si dhe në Komisionin […]

U arrestua një vit më parë, GJKKO kalon për gjykim dosjen për Erion Veliajn

U mbajt sot në Gjykatën e Posaçme seanca paraprake për dosjen e Erion Veliajt. Mësohet se është vendosur që dosja e kreut të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj të kalojë për gjykim. “Pas katër muaj zvarritje në seancë paraprake gjykata e posaçme vendosi ta konsiderojë të plotë vendimin e prokurorisë së posaçme. Përgjatë këtyre muajve, avokatët […]

Vijojnë protestat për tokën, banorët e Rrjollit mblidhen përpara Prokurorisë së Shkodrës

Banorët e Rrjollit janë zhvendosur këtë të hënë duke protestuar përpara Prokurorisë së Shkodrës. Ata kërkojnë nga drejtësia që të thotë fjalën e saj, pastaj të vijojnë lirisht punimet. Banoret akuzojnë se kjo është një grabitje e pronës me prapavijë politike. Tani ata po zhvendosen për të protestuar përpara bashkisë Shkodër.

“11.6 mln pasagjerë në 2025-ën”, Aeroporti i Tiranës me 15 destinacione dhe 7 linja ajrore plus

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka mbyllur vitin 2025 me një tjetër rekord historik, me 11.6 milionë pasagjerë, çka përfaqëson një rritje prej 8.7% krahasuar me vitin 2024. Të dhënat janë publikuar nga Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve (ACI), i cili e rendit TIA-n në vendin e parë në rajon për nga performanca dhe fluksi i […]

Nga Korça në Francë, 45 thesare të artit shqiptar ekspozohen në zemër të Europës

Shqipëria dhe kultura e saj do të jenë kryefjalë të jetës kulturore në qytetin Shamberi (Chambéry) të Francës për vitin 2026. Falë partneritetit dhe miqësisë së krijuar qysh prej vitit 2022 midis qyteteve të Shamberisë dhe Korçës, një program special do t’i kushtohet këtë vit kulturës, arteve, muzikës dhe letrave shqipe. Lajmi është publikuar në […]

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së, sot deklaratat përmbyllëse

Sot shënohet nisja e fazës përmbyllëse të njërit prej proceseve më të rëndësishme dhe më të ndjekura gjyqësore që nga përfundimi i luftës në Kosovë. Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, nga ora 09:00, fillojnë deklaratat përmbyllëse në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK): Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi […]
❌