Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Vijojnë protestat për tokën, banorët e Rrjollit mblidhen përpara Prokurorisë së Shkodrës

Banorët e Rrjollit janë zhvendosur këtë të hënë duke protestuar përpara Prokurorisë së Shkodrës. Ata kërkojnë nga drejtësia që të thotë fjalën e saj, pastaj të vijojnë lirisht punimet. Banoret akuzojnë se kjo është një grabitje e pronës me prapavijë politike. Tani ata po zhvendosen për të protestuar përpara bashkisë Shkodër.

“11.6 mln pasagjerë në 2025-ën”, Aeroporti i Tiranës me 15 destinacione dhe 7 linja ajrore plus

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka mbyllur vitin 2025 me një tjetër rekord historik, me 11.6 milionë pasagjerë, çka përfaqëson një rritje prej 8.7% krahasuar me vitin 2024. Të dhënat janë publikuar nga Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve (ACI), i cili e rendit TIA-n në vendin e parë në rajon për nga performanca dhe fluksi i […]

Nga Korça në Francë, 45 thesare të artit shqiptar ekspozohen në zemër të Europës

Shqipëria dhe kultura e saj do të jenë kryefjalë të jetës kulturore në qytetin Shamberi (Chambéry) të Francës për vitin 2026. Falë partneritetit dhe miqësisë së krijuar qysh prej vitit 2022 midis qyteteve të Shamberisë dhe Korçës, një program special do t’i kushtohet këtë vit kulturës, arteve, muzikës dhe letrave shqipe. Lajmi është publikuar në […]

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së, sot deklaratat përmbyllëse

Sot shënohet nisja e fazës përmbyllëse të njërit prej proceseve më të rëndësishme dhe më të ndjekura gjyqësore që nga përfundimi i luftës në Kosovë. Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, nga ora 09:00, fillojnë deklaratat përmbyllëse në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK): Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi […]

Shkëmbi i Kavajës/ Pajisje argëtuese përcjell rrymë, prindi alarmon: “Ma hodhi fëmijën në ajër”

Dy pajisje argëtuese për matjen e forcës së krahut, të njohura si “boxer” dhe të instaluara në shëtitoren bregdetare te Shkëmbi i Kavajës, dyshohet se përcjellin korrent duke u kthyer në burim rreziku për fëmijët, të rinjtë dhe çdokënd që u afrohet. Një prind, i alarmuar pas një incidenti me fëmijën e tij, ka njoftuar […]

Vlorë/ Aksident në Lungomare, makina përplas motorin, drejtuesi në spital

Një aksident rrugor është shënuar mbrëmjen e sotme në zonën e Lungomares në Vlorë, ku një motomjet është përplasur nga pas me një automjet që po lëvizte në të njëjtin drejtim. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit, i cili nuk mbante kaskë mbrojtëse, ka pësuar dëmtime dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal […]

I dehur në timon, arrestohet kryeinspektori i zjarrfikësve në Elbasan

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e Shërbimit për Mbrojtjen nga Zjarri dhe Shpëtimi, Kyreinspektor A. B., me detyrë pranë MZSH-së Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal. Arrestimi i tij u krye […]

SHBA, Senati i Nju-Jorkut përkujton 18-vjetorin e pavarësisë së Kosovës

Senati i Nju-Jorkut ka miratuar një rezolutë që nderon 18-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Rezoluta thekson progresin e vendit, miqësinë dhe partneritetin me SHBA-në, si dhe kontributin e komunitetit kosovar në shtetin e Nju-Jorkut, duke përkujtuar të kaluarën dhe duke mbështetur të ardhmen e Kosovës. rezuluta: “Kjo rezolutë pranon se Dita e Pavarësisë […]

Milano proteston kundër Olimpiadës 2026: Fonde pa përfitim ekonomik

Mijëra qytetarë dhe aktivistë marshuan në Milano, duke protestuar kundër ndikimit mjedisor dhe ekonomik që sipas tyre shkaktojnë Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026. Protesta u zhvillua pas ceremonisë spektakolare të hapjes në stadiumin San Siro, ku u promovua kultura italiane. Megjithatë, jashtë stadiumit, qyteti u bë skenë e pakënaqësive të shumta: aktivistët dhe studentët marshuan […]

Bardhi: Balluku simbol i pushtetit të korruptuar, s’ka më alibi—bashkim në protestë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, u bën thirrje qytetarëve të bashkohen në protestën e thirrur për datën 10 shkurt. Sipas tij, tashmë nuk ka më asnjë alibi dhe problemi i Shqipërisë ka një emër: Edi Rama. Bardhi shkruan se Belinda Balluku është simbol i pushtetit të korruptuar dhe keqbërës të Edi […]

Pezullimi i Ballukut në fuqi, Lala: SPAK mund të kërkojë pezullimin e çdo zyrtari

Gazetarja Klodiana Lala ishte pasditen e sotme në “Kjo Javë” ku dha më shumë detaje mbi lënien në fuqi të vendimit të GJKKO për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Gazetarja shpjegoi se vendimi i GJKKO u rrëzua me votim 4 me 4, duke rikthyer pezullimin nga funksionet […]

Shtrëngata dhe erëra të forta në Durrës, Bashkia thirrje qytetarëve: Kini kujdes maksimal

Bashkia e Durrësit ka paralajmëruar qytetarët mëngjesin e kësaj të premteje se gjatë ditës së sotme mund të përballen me ushte të këqija moti, ndaj duhet të tregohen të kujdesshëm. “Sipas të dhënave të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, ditën e premte qyteti i Durrësit pritet të përballet me reshje të dendura shiu, shtrëngata dhe erëra të […]

Moti i keq pezullon fluturimet në aeroportin e Berlinit

Aeroporti ndërkombëtar i Berlinit ka njoftuar këtë të premte se fluturimet janë pezulluar përkohësisht në mëngjes për shkak të kushteve të rrezikshme të motit. Sipas një deklarate zyrtare, ngricat dhe akulli e kanë kanë bërë të pamundur ngritjen apo uljen e avionëve. Që të enjten, shumë fluturime janë anuluar për shkak të shiut të ngrirë. […]

Takimi historik me Papa Leonin XIV, Rama ndan çaste të veçanta nga vizita e tij në Vatikan

Vetëm një ditë pas vizitës së tij në Vatikan ku u takua me Papa Leonin XIV, kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e kësaj të premteje disa momente nga ky takim. “Mirëmëngjes dhe me disa çaste të bukura nga takimi me Papa Leonin XIV, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri krahas videos në […]
❌