Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për shfuqizimin e “arrest në burg”

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar padinë e ish-ministrit të shëndetësisë Ilir Beqaj, i cili kërkoi shfuqizimin e masës ‘arrest në burg’, ndërsa ndodhet prej më shumë se një viti i izoluar në paraburgimin e Durrësit. Ai kishte kërkuar Shfuqizimin si i papajtueshëm me Kushtetutën të vendimit nr.65, datë 03.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së […]

Vlorë: Dëmtohet linja elektrike gjatë punimeve, një lagje mbetet pa energji

Një prej firmave të ndërtimit e cila po punon në qytet për vendosjen e linjave të reja të ujit të pijshëm ka lënë të gjithë lagjen “Pavarësia” në Vlorë pa energji elektrike. Sic mësohet nga korrespondenti i News24, gjatë punimeve kjo firmë ka dëmtuar linjën kryesore të transmetimit të energjisë elektrike për lagjen “Pavarësia” duke […]

Aksident në aksin rrugor “Dhëmblan-Tepelenë”, kamioçina del nga rruga, humb jetën 50-vjeçari

Një 50-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme, si pasojë e një aksidenti që ndodhi rreth orës 20:55, në aksin rrugor “Dhëmblan-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Ura e përroit” në fshatin Salari. Sic njofton policia, automjeti kamioçinë që drejtohej nga shtetasi A. Ç., rreth 50 vjeç, banues në fshatin Dhëmblan, ka dalë nga rruga. Si […]

Aksident i rëndë në fshatin Salari, përmbyset furgoni, humb jetën shoferi

Një aksident me pasojë një të vdekur është regjistruar këtë mbrëmje në Tepelenë. Aksidenti ka ndodhur në aksin rural Tepelenë-Lopës, teksa një furgon është përmbysur në kthesën që të çon në fshatin Salari, Njësia Administrative Kurvelesh, Bashkia Tepelenë. Mësohet se si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i furgonit Arjan Ç., ndërkohë nuk dihet ende nëse […]

Begaj pret Trupin Diplomatik: Shqipëria, partner i besueshëm në rrugën drejt BE-së

Presidenti Bajram Begaj priti sot në një ceremoni Trupin Diplomatik të akredituar në Tiranë. Kreu i shtetit tha se parimet e Shqipërisë nuk kanë mbetur vetëm në nivel deklarativ, por janë përkthyer në zgjedhje të qarta strategjike dhe aleanca të qëndrueshme. “Marrëdhënia jonë strategjike me SHBA-të, anëtarësimi në BE dhe përkatësia jonë në NATO përbëjnë […]

Rregullat e maturës ndryshojnë: Kontroll më i fortë dhe publikim më i shpejtë i listave

Që nga 2 qershori deri në 23 qershor rreth 26 mijë gjimnazistë do të zhvillojnë 4 provimet e detyrueshme të maturës shtetërore. Ministria e Arsimit ka miratuar disa ndryshime në rregullore me synimin për të forcuar kontrollet gjatë testimit, si dhe për të shmangur rrjedhjen e tezave apo kopjimin. Zv.ministrja e Arsimit, Oriana Osmani thotë: […]

Kryeministri i Sllovakisë: “Takimi me Trump më tronditi”, denoncon gënjeshtrat mediatike

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico ka reaguar këtë të mërkurë përmes një postimi në “X” lidhur me një artikull të Politico. Fico thekson se artikulli i Politico është një gënjeshtër duke hedhur poshtë pretendimet se kryeministri i Sllovakisë vuri në dyshim gjendjen mendore të presidentit Trump pas një takimi të zhvilluar më 17 janar. Fico […]

Kreu i ILD viziton Prishtinën për promovimin e standardeve etike dhe profesionale në drejtësi

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, i shoqëruar nga një delegacion i ILD-së, zhvilloi një vizitë pune në Prishtinë, ku u takua me drejtues të institucioneve të drejtësisë në Republikën e Kosovës dhe me trupën akademike të Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit “Hasan Prishtina”. Gjatë takimit me Kryetarin e Gjykatës Supreme të Kosovës, z. […]

Durrës: 16 familje rome rrezikojnë të mbeten të pastreha, IKMT refuzon shtyrjen

Përfaqësuesit e 16 familjeve, banesat e të cilave ndodhen pranë kanalit të ujërave të larta tek Ura e Dajlanit, kanë qenë sot në bashkinë e Durrësit për të gjetur një zgjidhje pasi IKMT do t’u prishë shtëpitë. Prej disa ditësh, ata janë njoftuar për prishjen e banesave të tyre, për shkak të zgjerimit të kanalit, […]

Serbi: 20 pika kufitare të bllokuara, harta e doganave me BE dhe rajonin

Drejtoria e Policisë Kufitare të Serbisë, ka njoftuar se hyrjet dhe daljet nga ky shtet për automjetet e rënda janë të bllokuara në 20 pika kufitare. Sipas njoftimit, të bllokuara janë pikat kufitare me Kroacinë – Batrovci, Shid, Bogojevo, Baçka Pallanka, Bezdan, Neshtin; me Hungarinë – Horgosh, Kelebia, Baçki Breg; me Rumaninë – Gjerdap, Sërpska […]

Irani pas kërcënimit të Trump: Gati për dialog, por do të reagojmë ashpër nëse provokohemi

Misioni i Iranit në OKB ka reaguar ndaj kërcënimeve të armatës së presidentit amerikan Donald Trump. Ai thotë se “Irani është i gatshëm për dialog bazuar në respekt dhe interesa të ndërsjella”. Por, deklarata shton, se “NËSE SHTYHET”, Irani do të “Mbronte veten dhe do të përgjigjej si kurrë më parë!”. “Herën e fundit që […]

Aksidenti në urën e Spatharit/ 3 persona ranë poshtë urës, njëri në gjendje të rëndë

Detaje të reja janë mësuar lidhur me aksidentin e ndodhur në urën e Spatharit, në aksin rrugor Shkodër–Vau i Dejës, ku një automjet përfundoi në ujë. Sipas informacioneve, në mjet ndodheshin tre persona, të cilët kanë arritur të dalin vetë nga automjeti menjëherë pas rënies në ujë. Ata kanë qëndruar për disa minuta poshtë urës, […]

Këshilli i Ministrave miraton krijimin e ‘Kadastrës Fiskale’, si do të funksionojë

Me vendim të Këshillit të Ministrave është vendosur krijimi i bazës së të dhënave shtetërore “Regjistri qendror i bazës së të dhënave të pasurive të paluajtshme (kadastra fiskale)”. Objekti i këtij vendimi është: a) krijimi i bazës së të dhënave shtetërore “Regjistri Qendror i Bazës së të Dhënave të Pasurive të Paluajtshme (Kadastra fiskale)” dhe […]

Mbrojtja paralajmëron reshje dhe shtrëngata, rrezik për disa bashki

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar për rritje të vëmendjes për shkak të kushteve të paqëndrueshme atmosferike që priten gjatë pasdites së sotme dhe ditës së nesërme në disa qarqe të vendit. Sipas informacionit të siguruar nga Instituti i Gjeoshkencave (IGJEO) dhe Shërbimi Meteorologjik Ushtarak (SHMU), parashikohen reshje shiu, lokalisht intensive, të shoqëruara me shtrëngata. Në […]

Plagosi me thikë të bijën/ Gjykata lë në burg 56-vjeçarin, autori kërkoi lirimin: Jam i pafajshëm

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë për Mikel Ndoj, i cili plagosi me thikë vajzën e tij dhe kolegun e saj. Raportohet se prokurori i çështjes kërkoi që Ndoj të mbahej në burg, ndërsa autori kërkoi lirimin duke e konsideruar veten të pafajshëm. 56-vjeçari plagosi me thikë të bijën ditën e djeshme, së bashku me […]
❌