Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

Ata pritën rënien e errësirës për t’u shkëputur nga marshimi kombëtar i Askatasuna-s në Torino dhe për të tentuar të thyenin kordonët e forcave të rendit. Bëhet fjalë për grupe autonomësh dhe anarkistësh, të cilët hodhën shishe, raketa artizanale të ndërtuara me tuba metalikë, gurë dhe tymuese. Ngjarjet ndodhën pas kampusit universitar Einaudi, por edhe […]

Mbyllet protesta ‘Shqipëria Bëhet’: thirrje për dorëheqje dhe denoncime për korrupsion”

Ka përfunduar protesta kombëtare e lëvizjes “Shqipëria Bëhet”. Kjo është protesta e katërt e kësaj lëvizjeje. Qytetarë të shumtë iu bashkuan demonstratës, duke bërë thirrje që qytetarët të bashkohen masivisht dhe të dalin në protesta masive kundër korrupsionit. Me pankarta në duar “Edi Rama o hajdut”, “ku shkuan miliardat e vjedhur”, “Edi Rama je bo […]

“Akuza të forta nga Lapaj: 53 mln € te Balluku, 100 mln € te AKSHI”

Adriatik Lapaj ka dhënë mesazhe të qarta në fjalën e tij të mbajtur gjatë protestës kombëtare para Kryeministrisë. Lapaj renditi skandalet e qeverisë Rama që nga afera e Ballukut deri te AKSHI, duke thënë se çfarë arsyesh duhen më shumë për ta rrëzuar këtë qeveri… “Për çfarë mund të rrëzohet një qeveri nëse nuk dorëzohet […]

“Tarifat e naftës ndaj Kubës, presidentja e Meksikës alarmon për krizë”

Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, ka paralajmëruar se tarifat e reja të shpallura nga administrata Trump për vendet që furnizojnë Kubën me naftë mund të çojnë në një krizë të rëndë humanitare në ishull. Gjatë një konference për shtyp, Sheinbaum theksoi se kufizimi i furnizimit me naftë do të kishte pasoja serioze për jetën e […]

Protesta kombëtare para Kryeministrisë/ Deputeti i PD Besart Xhaferi i bashkohet Adriatik Lapajt

Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferi i është bashkuar protestës së Adriatik Lapajt. Kjo është protesta e katërt e Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”. Në protestë janë të pranishëm qytetarëve të shumtë. Ndërsa kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka bërë thirrje që qytetarët të bëhen bashkë për të luftuar qeverinë korrupsioni.

U deklarua për Juelën, Seno i “BBV” konfirmon rikthimin me ish-bashkëshorten

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Seno Fishta, ka konfirmuar rikthimin me ish-bashkëshorten e tij gjatë emisionit “Të guximshmit”, ku dyshja shkëmbyen puthje në publik, duke e bërë të qartë ribashkimin e tyre. Ky zhvillim vjen pasi më herët Seno ishte deklaruar për Juelën, ende konkurrente në “BBV”, deklaratë që kishte nxitur reagime dhe diskutime […]

U qëllua me armë zjarri në derë të shtëpisë, ndërron jetë 45-vjeçari nga Shijaku

Ka ndërruar jetë Denis Çumani, 45-vjeçari nga Shijaku i cili mbrëmjen e së martës, 27 janar, u plagos me armë zjarri në derë të shtëpisë. Çumni ka ndërruar jetë në spital ku ndodhej i shtruar në gjendje të rëndë prej disa ditësh. Mbrëmjen e së martës, dy kushërinjtë Dorian dhe Indrit Ferra i kanë shkuar […]

Kushtetuesja rrëzon padinë, Beqaj: Nuk më dëgjoni

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për shfuqizimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, duke lënë në fuqi vendimet e mëparshme të dhëna nga të gjitha shkallët e gjyqësorit. Përmes avokatit të tij, ish-ministri ka publikuar letrën e tij drejtuar anëtarëve të Kushtetueses, ku shprehet se ende nuk ka […]

KLGJ ia “pasoi” ILD-së rastin e Irena Gjokës, reagon PD: Përpjekje për zvarritje të çështjes!

Tiranë, 31 janar 2026 – Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka reaguar pas vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) për mos-shqyrtimin e raportit të Prokurorisë së Përgjithshme lidhur me gjyqtaren e Gjykatës së Posaçme, Irena Gjoka, e cila rezulton e dënuar për falsifikim dokumentesh në vitin 2005 nga autoritetet greke. Pas një verifikimi 20-mujor, […]

Protestat e Lapajt para Kryeministrisë, Avokati i Popullit ndërmerr masa për monitorim

Avokati i Popullit, Endrit Shabani, ka ndërmarrë masa për monitorimin e protestës së organizuar nga kreu i partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj. Një ekip vëzhguesish të Avokatit të Popullit është angazhuar në terren, ndërsa strukturat përkatëse janë vënë në gatishmëri për të qenë të pranishme, sipas nevojës, në ambientet e komisariateve të policisë dhe institucioneve […]

Kundër transferimit te tregu i ri/ Spiropali takon tregtarët që protestojnë në Vlorë: Do të flas

Ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, është takuar sot me tregtarët e Vlorës, të cilët protestojnë prej ditësh kundër vendimit të bashkisë për zhvendosjen e tyre nga zona e Tregut Industrial, për të hapur rrugë për rindërtimin e tij. Gjatë takimit, Spiropali pranoi se nuk kishte qenë në dijeni të plotë të situatës dhe premtoi se […]

Iu ndërpre fjala në Strasburg? Berisha: Këta lakej që hapin lajmin janë…

31 janar 2026 – Gjatë komunikimit të tij virtual me qytetarët, kryedemokrati Sali Berisha, u dha përgjigje të gjitha lajmeve që kanë qarkulluar që pas vizitës së tij zyrtare në Strasburg. A është e vërtetë se kreut të Partisë Demokratike iu ndërpre fjala? “Fjala në Strasburg, për diskutantët është gjithnjë 2 minuta dhe ajo ndërpritet […]

“Tabaku: Rënia e euros po dëmton biznesin dhe varfëron shqiptarët”

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngritur alarmin për pasojat e rënda ekonomike që po sjell zhvlerësimi i euros, duke e cilësuar situatën si një nga goditjet më serioze ndaj ekonomisë shqiptare dhe mirëqenies së qytetarëve. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku thekson se euro ka prekur minimumet historike të kursit […]

Matura 2026 po afron, çfarë duhet të dijë secili nxënës për rregullat e reja

Matura Shtetërore pritet me padurim nga nxënësit dhe prindërit, pasi përbën një moment kyç në vijimësinë e rrugëtimit në arsimim, e ku përzihen përgatitjet në studime dhe emocionet e përmbylljes së ciklit drejt sfidave të reja universitare. Ndaj dhe autoritetet arsimore nisin që herët përgatitjet për të garantuar proces të drejtë dhe transparent. Edhe këtë […]

KQZ 3.6 mln € fonde vjetore për partitë politike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të shpërndajë më shumë se 345 milionë lekë fonde për partitë politike në vend, ku pjesën më të madhe do të marrin dy forcat kryesore, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike. Sipas KQZ-së, gjithsej përfitojnë 17 parti, ndërsa ndarja bëhet sipas rezultateve të zgjedhjeve të 11 majit 2025. Partia Socialiste […]

I jepet sot lamtumira e fundit 5 tifozëve të PAOK-ut, mes tyre dhe një shqiptar

I jepet sot lamtumira e fundit pesë nga shtatë viktimat e aksidentit tragjik në Rumani, ku furgoni me tifozë të PAOK-ut u përplas dhunshëm me një kamion. Në Aleksandri të Imathias, atmosfera është e rënduar. Në orën 11:00, trupat e tre të rinjve mbërrijnë në Kishën e Ngjitjes së Virgjëreshës Mari, ku familjarë, miq dhe […]
❌