Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Zelensky për Krishtlindje: Të gjithë kemi një ëndërr, që Putin të vdesë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, iu drejtua kombit me një mesazh në prag të Krishtlindjeve, duke theksuar se, pavarësisht vuajtjeve të shkaktuara nga lufta, Rusia është e paaftë të pushtojë atë që ka më shumë rëndësi për Ukrainën: unitetin dhe shpirtin e popullit ukrainas. “Ne po festojmë Krishtlindjet në një kohë të vështirë. Fatkeqësisht, jo […]

Rama shpërndan foton e Pjetër Bogdanit nga “Çeta e Profetëve”: Ju uroj gëzuar Krishtlindjen

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur këtë mëngjes qytetarët shqiptarë me një urim të veçantë për Krishtlindje. Në postimin e bërë në rrjetet sociale, ai shoqëroi urimin me një imazh të shkëputur nga frontespici i veprës monumentale të Pjetër Bogdanit, “Çeta e Profetëve”. “Mirëmëngjes dhe me këtë imazh të shkëputur nga frontespici i veprës monumentale të […]

Aksidentoi për vdekje këmbësorin në bulevard, AMP arreston policin e Patrullës

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor M. K., me detyrë Patrullë e Përgjithshme pranë DVP Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”. ‘Arrestimi i tij u krye pasi ditën e sotme rreth orës 17:30, gjatë drejtimit të motomjetit në bulevardin […]

Arrestimi i pesë protestuese/ Bardhi: U rrëmbyen nga Ilir Proda me porosi të grupeve kr*minale!

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka bërë një reagim lidhur me arrestimin e 5 protestueve që morën pjesë në tubimin e 22 dhjetorit. Me anë të një postimi në Facebook, Bardhi shkruan se Artan Hysenaj, Xhekson Dedaj, Erlis Sina dhe Albi Kryeziu u rrëmbyen nga Policia e Shtetit vetëm sepse protestuan dhe […]

Tajvani goditet nga një tërmet me magnitudë 6 ballë

Një tërmet me magnitudë 6 ballë goditi Tajvanin të mërkurën, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS). Tërmeti me epiqendër në një thellësi prej 10 kilometrash (6.2 milje) u shënua në orën 17:47 sipas orës lokale. Administrata Qendrore e Motit lokale e regjistroi tërmetin me magnitudë 6,1 ballë në Qarkun Taitung në juglindje të Tajvanit, sipas […]

“Ftoj çdo pacient të vijë të dëshmojë”, kardiologu i Edvin Prifti reagon pas marrjes si i pandehur

Kardiologu Edvin prifti u mor si i pandehur, pasi dyshohet se u pagua për 7 ndërhyrje kardiake. Mjeku i njohur Prifti, akuzohet nga SPAK për, “korrupsion pasiv” në 7 raste, “vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “pastrim parash”. Menjëherë pas kësaj, mjeku ka postuar një status në Facebook ku shkruan: […]

Osmani uron Krishtlindjen: Paqja dhe solidariteti janë vlerat që na bashkojnë si komb

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të natës së Krishtlindjes që u mbajt në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë. Osmani u është drejtuat qytetarëve duke rikujtuar rëndësinë e bashkimit, solidaritetit dhe humanizmit në shoqëri. Presidentja tha se Krishtlindja është frymëzimi që na kujton se edhe përballë sfidave duhet të […]

Mbyllet java e 18-të e Superiores, rezultatet dhe renditja

Është mbyllur java e 18-të dhe e fundit për këtë vit në kampionatin “Abissnet Superiore”. Vllaznia u rikthye te fitorja në kampionat, pasi mposhti Flamurtarin në stadiumin “Loro Boriçi” me rezultatin 3-2. Ndeshja mes AF Elbasanit dhe Tiranës, e luajtur në “Elbasan Arena”, u mbyll në barazim 1-1. Vora triumfoi ndaj Bylisit në “Selman Stërmasi” […]

Miratohet buxheti i Durrësit/ Kalon vetëm me votat e këshilltarëve socialistë, opozitarët kritikuan

Këshilli Bashkiak i Durrësit ka miratuar me shumicë votash buxhetin e Bashkisë për vitin 2026 dhe buxhetin afatmesëm 2026–2028, si dhe paketën fiskale. Këshilltarët e opozitës votuan kundër. Buxheti i vitit 2026 është 6% më i lartë se ai i këtij viti dhe arrin në rreth 6.85 miliardë lekë. Kryetarja e Bashkisë, Emiriana Sako, tha […]

Noka publikon foton dhe ironizon PS: Zyra në shitje për arsye burgimi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka publikuar në rrjetet sociale një foto të një zyre të Partisë Socialiste, mbi të cilën është vendosur njoftimi “Shitet”, e shoqëruar me mesazhin ironik “Shitet për arsye burgimi”. Sipas Nokës, pamja është simbolikë e fortë e realitetit që po përjeton Partia Socialiste: drejtues dhe ish-zyrtarë të […]

Taksa e re për pasuritë e paluajtshme, njoftimet për detyrimin do gjenerohen në e-Albania

Nga viti 2028 qeveria parashikon të nisë zbatimin e ligjit të ri për taksimin e pasurive të paluajtshme për ndërtesat e banimit, ndërsa nga 2030 do të nisë zbatimin taksimi për truallin. Ndërsa periudha nga 2026 deri 2027 në do të shërbejë si fazë tranzitore deri në aplikimin e ligjit të ri. Po ashtu Ministria […]

Pogradec, gjendet drogë në një lokal, ndalohet një person

Një aksion i policisë së Pogradecit është duke u zhvilluar momentalisht në zonën e lokaleve në afërsi të “ish-Vilave”. Mësohet se gjatë operacionit është konstatuar një person i cili ka patur një sasi lënde narkotike kanabis sattiva. Sipas të dhënave, personi është ndaluar menjëherë nga forcat e policisë dhe është shoqëruar në komisariat ku do […]

Universitetet, 10mijë vende bosh,Raporti i QSHA: Studentët me mesataren më të lartë zgjedhin private

Raporti më i fundit i Qendrës së Shërbimeve Arsimore ka analizuar universitetet për vitin akademik 2024–2025. Në nivel kombëtar, rezulton se studentët e regjistruar në universitete private kanë mesatare më të lartë se studentët e regjistruar në IAL publike. Ndërsa vetëm 66.92% e totalit të kuotave janë plotësuar me regjistrime, çka tregon se nga 32 […]

Diddy kërkon lirimin e menjëhershëm nga burgu

Sean “Diddy” Combs ka paraqitur një apel të ri ligjor, përmes të cilit kërkon lirimin e menjëhershëm nga burgu, duke sfiduar drejtpërdrejt dënimin e tij federal. Avokatët e artistit argumentojnë se gjyqtari ka tejkaluar kompetencat e tij, duke marrë në konsideratë akuza për të cilat Combs ishte shpallur i pafajshëm nga juria. Sipas dokumenteve të […]

Përfshihet nga flakët banesa në Vlorë, zjarrfikëset në vendngjarje

Një banesë është përfshirë nga flakët në zonën e Plazhit të Vjetër. Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Bëhet me dije se menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për izolomin e flakëve. Ndërkohë shkaqet e rënies së […]

Skandal i madh në Turqi, Presidenti i Fenerbahçes përfundon në pranga

Adettin Saran, president i klubit të futbollit të Stambollit, Fenerbahçe dhe një biznesmen i shquar, u morën në paraburgim këtë të mërkurë, si pjesë e një hetimi të vazhdueshëm për drogë në Stamboll. Në një deklaratë, Zyra e Kryeprokurorit Publik të Stambollit tha se Saran u ndalua nga ekipet e Komandës së Xhandarmërisë Provinciale të […]

Shpërthimi i një bombe u merr jetën dy oficerëve rusë

Dy oficerë të policisë rrugore ruse kanë humbur jetën pas shpërthimit të një bombe gjatë një operacioni policor. Sipas autoriteteve hetuese, bomba shpërtheu në momentin kur oficerët po përpiqeshin të arrestonin një person të dyshuar në një automjet. Ngjarja ka ndodhur jo shumë larg vendit ku, dy ditë më parë, një shpërthim vrau gjeneralin rus […]

Radhë kilometrike për shkak të fluksit të lartë, bllokohet autostrada Tiranë–Elbasan

Një numër i madh mjetesh ka mbetur i bllokuar në të dyja anët e qarkullimit, ndërsa Policia Rrugore ndodhet e pozicionuar në zonën e Bradasheshit dhe po menaxhon situatën. Prej më shumë se dy orësh, autostrada Tiranë–Elbasan vijon të jetë e bllokuar nga trafiku i rënduar, duke krijuar një radhë automjetesh prej më shumë se […]
❌