Reading view

62 gra janë vrarë nga familjarët në Kosovë që nga viti 2010

Të paktën 62 gra janë vrarë nga familjarët në Kosovë që nga viti 2010, sipas të dhënave të paraqitura në grafik, bazuar në rastet e regjistruara nga Policia e Kosovës. Të dhënat përfshijnë periudhën nga viti 2010 deri në gusht të vitit 2026 dhe tregojnë një problem të vazhdueshëm të vrasjeve të grave brenda familjes. […]
  •  

Ishte fshehur në ushqime, zbulohet sasi hashashi dhe kokaine në paraburgimin 313 në Tiranë

Një sasi e dyshuar lënde narkotike është zbuluar në ambientet e paraburgimit 313 në Tiranë, gjatë një kontrolli të zhvilluar nga strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (AMSEVP). Sipas burimeve, lënda e dyshuar narkotike ishte fshehur brenda ushqimeve. Dyshohet se bëhet […]
  •  

Ish-përfaqësuesi special i SHBA për Ballkanin Perëndimor: Rusia po shfrytëzon përçarjet në këtë rajon

Integrimi i papërfunduar i Ballkanit Perëndimor në strukturat evropiane dhe euroatlantike po krijon hapësirë që Rusia të shfrytëzojë përçarjet ekzistuese politike dhe shoqërore në rajon. Kështu ka deklaruar Matthew Palmer, ish-përfaqësues special i Sekretarit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, në një intervistë për agjencinë FENA. Palmer, i cili e njeh nga afër rajonin, ka […]
  •  

Futbollisti serb arrestohet në Portugali duke drejtuar një furgon me mbi 1.5 ton kokainë dhe armë lufte

Një futbollist serb, Uroš Milošević, është arrestuar në Portugali pasi policia ndaloi furgonin që ai po drejtonte në autostradën A6, brenda të cilit u gjetën më shumë se 1.5 ton kokainë, me një vlerë të përllogaritur mbi 70 milionë euro, si dhe armë të tipit ushtarak. Operacioni u zhvillua nga Policia Gjyqësore portugeze dhe u […]
  •  

Trump kërcënon me dyfishim të tarifave për automjetet kanadeze, Ottawa përgatit kundërpërgjigjen

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se do të dyfishojë tarifat për automjetet dhe pjesët e makinave të importuara nga Kanadaja, nga 25% në 50%, duke nisur nga 1 janari, raportoi BBC. Kërcënimi vjen pas dështimit të negociatave tregtare mes Uashingtonit dhe Otavës gjatë fundjavës. Të dyja palët kanë akuzuar njëra-tjetrën për paraqitjen e kërkesave […]
  •  

SHBA heq Sirinë nga lista e shteteve sponsore të terrorizmit: Presidenti Al-Sharaa ka ndërmarrë veprime pozitive

Shtetet e Bashkuara kanë hequr Sirinë nga lista e “Shteteve Sponsore të Terrorizmit”, një vendim që është përshëndetur nga presidenti sirian Ahmed al-Sharaa si një hap “historik” drejt rimëkëmbjes dhe rindërtimit të vendit pas 14 vitesh luftë civile. Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se vendimi u mor në shenjë njohjeje të “veprimeve pozitive […]
  •  
❌