Reading view

Google AI është përmirësuar: Tani kujton të dhënat tuaja personale

Google Gemini AI tani mund të kujtojë informacionin personal të përdoruesve.

Chatboti Gemini i Google, i mundësuar nga inteligjenca artificiale, ka një veçori të re që e lejon atë të kujtojë informacione rreth jetës personale të përdoruesve, tha kompania në një deklaratë.

Nëse, për shembull, i kërkoni chatbot-it Gemini të kujtojë ushqimin që ju pëlqen dhe herën tjetër që t’i kërkoni rekomandime për restorantet, ai do ta përshtatë zgjedhjen e restorantit sipas preferencave tuaja, raporton Tech Crunch.

Funksioni i ri është i disponueshëm vetëm për abonentët e Gemini për një tarifë mujore prej 20 dollarësh dhe aktualisht është i padisponueshëm në aplikacionet celulare Android dhe iOS.

Kompania vëren se kjo veçori, e cila aktualisht mbështet vetëm pyetjet në gjuhën angleze, mund të çaktivizohet në çdo kohë, por të dhënat e përdoruesit ruhen derisa të fshihen manualisht.

Hakerat e aftë në disa raste mund të shfrytëzojnë veçoritë e memories së chatbots Gemini dhe Chat GPT duke futur “kujtime të rreme” dhe duke vjedhur të dhënat e përdoruesve, paralajmërojnë studiuesit. /KultPlus.com

The post Google AI është përmirësuar: Tani kujton të dhënat tuaja personale appeared first on KultPlus.

  •  

Presidentja Osmani në takimin me Battel diskutoi për rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit evropian

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim ministrin e Jashtëm të Luksemburgut, Xavier Battel.

Përmes nëj postimi në Facebook, presidentja thotë se ata diskutuan për prioritet e përbashkëta dhe rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit evropian, transmeton Klankosova.tv.

“Sot, pata kënaqësinë ta mirëpres Zv.Kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Luksemburgut, Xavier Bettel, për t`i diskutuar prioritetet tona të përbashkëta dhe rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit evropian”, ka shkruar e para e vendit.

The post Presidentja Osmani në takimin me Battel diskutoi për rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit evropian appeared first on KultPlus.

  •  
❌