❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Tritoli tek panel i matësve të energjisë, një viktimë/ Shkodër, zbardhet ngjarja, arrestohen 4 persona

Si rezultat i njĂ« pune intensive operative dhe hetimore, tĂ« kryer nga strukturat e DrejtorisĂ« Vendore tĂ« PolicisĂ« ShkodĂ«r, nĂ«n drejtimin e ProkurorisĂ« sĂ« ShkodrĂ«s, me qĂ«llim zbardhjen e dinamikĂ«s dhe autorĂ«sisĂ« sĂ« vrasjes sĂ« shtetasit H. Y., bazuar nĂ« provat e siguruara, u finalizua operacioni policor i koduar “SHADOWS”.

Në kuadër të këtij operacioni, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit: Gerti Bushati, 27 vjeç, Ergys Ibrahimi, 27 vjeç, Edison Hasaj, 25 vjeç, Gjergji Zefi, 24 vjeç.

Ndalimi i tyre u bë pasi ka dyshime të bazuara dhe të mbështetura në prova se këta shtetas, kundrejt pagesës, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 29.12.2025, duke përdorur lëndë eksplozive (e dyshuar me telekomandim në distancë), kanë shpërthyer panelin elektrik të pallatit ku banonte shtetasi H. Y.

GjatĂ« veprimeve procedurale, kontrolleve tĂ« vendeve dhe ambienteve, si dhe kontrolleve personale, janĂ« gjetur dhe sekuestruar, nĂ« cilĂ«sinĂ« e provave materiale: 28 celularĂ«, 1 automjet “Mercedes-Benz”, rrobat e veshura nga autori i dyshuar qĂ« ka vendosur lĂ«ndĂ«n eksplozive, municion luftarak, njĂ« sasi monetare nĂ« lekĂ« dhe euro, njĂ« sasi lĂ«nde narkotike, njĂ« sasi lĂ«nde kokaine, 3 pajisje gjurmuese GPS, 2 kamera sigurie dhe 1 laptop.

Materialet procedurale iu referuan ProkurorisĂ« sĂ« ShkodrĂ«s pĂ«r veprat penale: “Vrasja me paramendim”, e kryer nĂ« bashkĂ«punim; “ShkatĂ«rrimi i pronĂ«s me eksploziv”; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armĂ«ve, armĂ«ve shpĂ«rthyese dhe i municionit”; “Prodhimi dhe shitja e narkotikĂ«ve”, e kryer nĂ« bashkĂ«punim; dhe “Prishja e qetĂ«sisĂ« publike”.

Tragjedia në Zvicër, shkon në 47 numri i viktimave nga zjarri/ Identifikohet viktima e parë

Të paktën 47 persona humbën jetën dhe 112 të tjerë u plagosën pasi një zjarr shpërtheu në një bar të mbushur me njerëz gjatë festimeve të vitit të ri në qytetin zviceran të skive Crans-Montana, theksoi ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani për mediat italiane.

Tajani tha se identifikimi i viktimave do të jetë veçanërisht kompleks dhe do të kërkojë kohë. Ai shtoi se disa italianë të plagosur janë transferuar tashmë në Milano. Raportimi, duke cituar ambasadorin Gian Lorenzo Cornado vë në dukje se gjashtë italianë janë të zhdukur dhe 13 janë shtruar në spital.

Sakaq, Ă«shtĂ« identifikuar viktima e parĂ« e zjarrit tragjik, bĂ«het fjalĂ« pĂ«r Emanuele Galeppini, njĂ« golfist i ri italian. Lajmi u konfirmua nga Federata Italiane e Golfit, e cila shprehu dhimbjen pĂ«r humbjen e njĂ« “sportisti tĂ« ri qĂ« mishĂ«ronte pasionin dhe vlerat autentike”.

“NĂ« kĂ«tĂ« moment dhimbjeje tĂ« madhe, mendimet tona janĂ« me familjen e tij dhe me tĂ« gjithĂ« ata qĂ« e deshĂ«n,” thuhet nĂ« reagimin e federatĂ«s.

Sipas profilit tĂ« tij nĂ« faqen e World Amateur Golf Ranking, Galeppini ishte njĂ« golfist junior italian qĂ« jetonte nĂ« Dubai, i pĂ«rshkruar si dikush qĂ« “dashuron golfın, garĂ«n dhe ushqimin”. Ai ishte pjesĂ« e ekipit kombĂ«tar italian dhe renditja e tij mĂ« e mirĂ« kishte qenĂ« vendi i 2440-tĂ« nĂ« botĂ«.  / abcnews.al /

Pamje nga vendngjarja/ Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Shkodër, humb jetën çifti i bashkëshortëve

NjĂ« aksident i rĂ«ndĂ« ka ndodhur pak minuta mĂ« parĂ« nĂ« aksin Lezhë–ShkodĂ«r. Si pasojĂ« e pĂ«rplasjes sĂ« fortĂ« mes dy automjeteve, nĂ« afĂ«rsi tĂ« fshatit Gocaj, ka humbur jetĂ«n njĂ« çift bashkĂ«shortĂ«sh, tĂ« cilĂ«t udhĂ«tonin nĂ« njĂ«rin prej mjeteve.

Viktimat janë një 53-vjeçar dhe një 45-vjeçare. Ndërkohë, tre pasagjerë kanë mbetur të plagosur, të cilët udhëtonin në mjetin tjetër. Konkretisht, të plagosur kanë mbetur bashkëshortja e drejtuesit të mjetit dhe dy fëmijët e tyre të mitur, të moshës 2 dhe 6 vjeç.

Për nxjerrjen e trupave nga automjetet kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse, ndërsa më pas viktimat janë transportuar nga ambulancat. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti të rëndë. / abcnews.al /

Tragjedia në resortin e skive, Zvicra shpall 5 ditë zie kombëtare

Hetuesit zviceranë po garojnë me kohën për të bërë të mundur identifikimin e viktimave të zjarrit vdekjeprurës që përfshiu një bar në natën e ndërrimit të viteve, në vendpushimin alpin të skive Crans-Montana, ku 40 persona humbën jetën dhe mbi 100 të tjerë mbetën të plagosur.

Presidenti Guy Parmelin, ka bërë me dije se vendi do të mbajë pesë ditë zie, duke e përshkruar zjarrin si një nga ngjarjet më traumatike në historinë e Zvicrës.

“Ishte njĂ« dramĂ« e njĂ« shkalle tĂ« panjohur. Zvicra ua ka borxh atyre tĂ« rinjve, tĂ« cilĂ«ve u ndĂ«rprenĂ« “projektet, shpresat dhe Ă«ndrrat” e tyre, qĂ« tĂ« sigurohej qĂ« njĂ« tragjedi e tillĂ« tĂ« mos ndodhte mĂ« kurrĂ«â€, tha ai, duke i bĂ«rĂ« homazh shumĂ« jetĂ«ve tĂ« reja qĂ« u humbĂ«n dhe u ndĂ«rprenĂ« nĂ« mes.

Zjarri shpërtheu në orën 1:30 të mëngjesit në barin Le Constellation të qytetit, por ende nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi atë.

Disa prej dëshmitarëve kanë rrëfyer se gjithçka filloi pas ndezjes së  fishekzjarrët dhe shkëndijave që u vendosën në shishet e shampanjës.

Policia zvicerane paralajmëroi se mund të duhen ditë ose edhe javë për të identifikuar të gjithë personat që humbën jetën tragjikisht.

Numri i saktë i personave që ndodheshin në bar mbetet i paqartë dhe policia nuk ka specifikuar se sa prej tyre janë ende të zhdukur.

Kryeprokurorja e kantonit, Beatrice Pilloud, deklaroi se janĂ« vendosur burime tĂ« konsiderueshme “pĂ«r tĂ« identifikuar viktimat dhe pĂ«r t’ua kthyer trupat e tyre familjeve sa mĂ« shpejt tĂ« jetĂ« e mundur”.

Pilloud tha se nuk mund të komentonte mbi raportet se qirinj të ndezur kishin shkaktuar zjarrin.

“Po zhvillohet njĂ« hetim. Ai do tĂ« identifikojĂ« rrethanat e sakta tĂ« asaj qĂ« ndodhi”, tha ajo, duke shtuar se do tĂ« shqyrtojĂ« nĂ«se bari i plotĂ«sonte standardet e sigurisĂ« dhe numrin e duhur tĂ« kapacitetit pĂ«r tĂ« gjithĂ« personat.

Përshkallëzohet kriza në Jemen, mbyllet aeroporti pas përplasjeve mes Arabisë Saudite dhe Emirateve

Trafiku ajror në aeroportin ndërkombëtar të Adenit u ndërpre të enjten, ndërsa tensionet midis Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara po përshkallëzohen, duke përforcuar ndarjet në konfliktin e gjatë të Jemenit.

Qeveria e njohur ndërkombëtarisht dhe e mbështetur nga Arabia Saudite vendosi kufizime të reja për fluturimet drejt dhe nga Emiratet, për të frenuar tensionet.

Por ministria e Transportit, e kontrolluar nga separatistët e jugut, reagoi duke urdhëruar mbylljen e plotë të trafikut ajror në vend që të zbatoi kufizimet.

KĂ«shilli i Tranzicionit Jugor (STC), forca separatiste e mbĂ«shtetur nga Emiratet qĂ« muajin e kaluar mori kontrollin mbi pjesĂ«n mĂ« tĂ« madhe tĂ« jugut, fajĂ«soi mbylljen pĂ«r “rregullat e reja tĂ« papritura” qĂ« Arabia Saudite kĂ«rkonte tĂ« impononte.

Ky zhvillim pasqyron thellimin e krizĂ«s nĂ« Jemen dhe ndarjen mes dy fuqive tĂ« naftĂ«s nĂ« Gjirin Persik. Arabia Saudite akuzoi Emiratet se po nxisnin separatistĂ«t drejt kufijve tĂ« saj dhe shpalli sigurinĂ« kombĂ«tare si njĂ« “vijĂ« tĂ« kuqe”. Emiratet reaguan duke njoftuar tĂ«rheqjen e forcave tĂ« mbetura nga vendi.

Tensionet u përshkallëzuan pas një sulmi ajror nga koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite mbi portin jugor të Mukalla-s, që sipas koalicionit përdorej për mbështetje ushtarake të huaj ndaj separatistëve.  / abcnews.al /

Brenda vilës luksoze të Vladimir Putin në Krime/ Tualete prej ari dhe spital privat, vlera e pronës rreth 100 milionë euro

Një investigim i detajuar i publikuar nga bashkëpunëtorët e të ndjerit Aleksei Navalny ka zbuluar ekzistencën e një tjetër prone luksoze që dyshohet se përdoret nga presidenti rus Vladimir Putin. Kësaj here, hetimi fokusohet në gadishullin e Krimesë, territor i aneksuar nga Rusia në vitin 2014, ku sipas të dhënave është ndërtuar një kompleks rezidencial gjigant me vlerë mbi 100 milionë euro.

Kompleksi ndodhet në Kepin Aya, mbi një shkëmb me pamje nga Deti i Azovit, vetëm disa kilometra larg qytetit strategjik të Sevastopolit. Sipas dokumenteve, pamjeve satelitore dhe fotografive të publikuara në investigim, prona fillimisht ishte projektuar për ish-presidentin ukrainas Viktor Yanukovych. Pas rrëzimit të tij dhe marrjes nën kontroll të Krimesë nga Rusia, objekti u konfiskua nga autoritetet ruse.

Zyrtarisht, vila ishte parashikuar të shndërrohej në një sanatorium shtetëror, por sipas ekipit të Navalnyt, kjo nuk u realizua kurrë. Në vend të kësaj, kompleksi dyshohet se iu vu në dispozicion presidentit rus dhe rrethit të tij të ngushtë.

Rezidenca kryesore shtrihet në rreth 9 mijë metra katrorë, ndërsa një ndërtesë tjetër, e pozicionuar më pranë detit, ka një sipërfaqe prej afro 5 mijë metrash katrorë. Pamjet nga satelitët tregojnë se kompleksi përfshin një mol privat, një plazh artificial me rërë të bardhë dhe një heliport të vendosur në pjesën më të lartë të pronës, duke garantuar izolim dhe siguri maksimale.

Brendësia e vilës përshkruhet si jashtëzakonisht luksoze. Dy suita martesore, secila me sipërfaqe rreth 240 metra katrorë, janë të pajisura me banja private prej 50 metrash katrorë. Sipas investigimit, vetëm arredimi i një banje kushton rreth 120 mijë euro dhe përfshin xhakuzi dhe elementë dekorativë të veshur me ar, si dhe vaska speciale me çmim rreth 32 mijë euro secila.

Në kompleks ndodhen gjithashtu dhoma të dedikuara për një grua dhe dy fëmijë. Hetimi pretendon se këto ambiente janë përshtatur për ish-gjimnasten olimpike Alina Kabaeva, e cila prej vitesh përflitet si partnerja e fshehtë e Putinit, si dhe për dy fëmijët e tyre. Kremlini nuk ka dhënë asnjë konfirmim zyrtar për këtë çështje.

Një element tjetër i pazakontë i rezidencës është prania e një spitali privat, i cili zë një kat të tërë të ndërtesës kryesore. Ai përfshin një sallë operacioni të pajisur me teknologji mjekësore moderne gjermane dhe finlandeze, klinikë dentare, pajisje ultrazëri dhe aparatura të avancuara. Në të njëjtin kat ndodhet edhe një kriokamerë, teknologji shumë e shtrenjtë që përdoret për trajtime ekstreme, të cilën investigimi thotë se presidenti rus e preferon.

Për argëtim, kompleksi përmban edhe një sallë private kinemaje me tetë vende dhe pajisje moderne audio-vizive.

Sipas ekipit të Navalnyt, financimi i kësaj prone nuk është bërë drejtpërdrejt nga Vladimir Putin, por nga oligarkë të fuqishëm rusë të lidhur ngushtë me të. Prona, sipas hetimit, është regjistruar në emër të disa kompanive guackë, të përdorura për të fshehur pronësinë reale.

Investigimi pĂ«rfundon me njĂ« pyetje provokuese pĂ«r publikun dhe komunitetin ndĂ«rkombĂ«tar: “Putini dhe miqtĂ« e tij kanĂ« grumbulluar aq shumĂ« pasuri gjatĂ« 25 viteve nĂ« pushtet, sa Ă«shtĂ« e pamundur t’i shpenzojnĂ«. Sa pallate i duhen njĂ« njeriu?”

Publikimi pritet të nxisë debate të reja ndërkombëtare mbi pasurinë e fshehtë të presidentit rus, veçanërisht në një kohë kur Rusia përballet me sanksione të rënda ekonomike dhe një pjesë e madhe e popullsisë po përjeton vështirësi financiare.  / abcnews.al /

FOTOLAJM/ Tragjedia në Zvicër, çfarë la pas zjarri vdekjeprurës në resort

Një zjarr i fuqishëm që shpërtheu gjatë festimeve të Natës së Vitit të Ri në një resort skish në Zvicër ka shkaktuar rreth 40 viktima dhe të paktën 115 të plagosur, njoftoi policia zvicerane të enjten pasdite.

Ngjarja tragjike ndodhi nĂ« orĂ«t e para tĂ« mĂ«ngjesit tĂ« sĂ« enjtes, rreth orĂ«s 01:30 lokale, nĂ« lokalin Le Constellation, nĂ« resortin alpin Crans-Montana, nĂ« kantonin Valais. Presidenti zviceran Guy Parmelin e pĂ«rshkroi zjarrin si “njĂ« nga tragjeditĂ« mĂ« tĂ« rĂ«nda qĂ« ka pĂ«rjetuar ndonjĂ«herĂ« vendi ynĂ«â€.

Viktimat dhe të plagosurit

Policia konfirmoi se rreth 40 persona kanë humbur jetën, ndërsa numri i saktë ende nuk është përcaktuar për shkak të vështirësive në identifikimin e viktimave të djegura rëndë. Rreth 115 persona të tjerë janë plagosur, shumica prej tyre në gjendje të rëndë. Sipas autoriteteve, shumë nga viktimat ishin të rinj.

Spitali lokal ka mbushur kapacitetet e kujdesit intensiv, ndërsa pacientët po transferohen në spitale të tjera në mbarë vendin. Në operacionin e shpëtimit u angazhuan 13 helikopterë, 42 ambulanca, rreth 150 paramedikë dhe 70 zjarrfikës.

Dëshmitë nga vendngjarja

Leon Christe, njĂ« punonjĂ«s nĂ« Crans-Montana qĂ« ishte ndĂ«r tĂ« parĂ«t nĂ« vendngjarje, tha se situata ishte kaotike dhe shumĂ« tronditĂ«se. “Kudo kishte tĂ« rinj qĂ« kishin nevojĂ« pĂ«r ndihmĂ«. Ishte shumĂ« traumatizuese,” u shpreh ai.

Vendndodhja

Crans-Montana ndodhet në zemër të Alpeve zvicerane dhe është një destinacion i njohur turistik për vizitorë nga Britania dhe e gjithë Evropa. Resorti ndodhet rreth 40 kilometra në veri të Matterhornit dhe afërsisht dy orë larg Bernës.

Shkaqet e zjarrit

Shkaku i saktë i zjarrit nuk është konfirmuar ende. Autoritetet kanë përjashtuar çdo lloj sulmi dhe nuk ka të arrestuar apo të dyshuar deri më tani.

Sipas ambasadorit italian në Zvicër, Gian Lorenzo Cornado, ekziston mundësia që zjarri të jetë shkaktuar nga një fishekzjarr i ndezur brenda lokalit. Ndërkohë, dy gra franceze që arritën të shpëtonin thanë për mediat se flakët mund të kenë nisur nga qirinj dekorativë të vendosur mbi shishe shampanje, të cilët prekën tavanin prej druri dhe e përfshinë shpejt gjithë ambientin.

Prokuroria e Valais-it ka deklaruar se është ende herët për të konfirmuar këto versione dhe hetimet janë në vijim.

Autoritetet zvicerane kanë shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave, ndërsa vendi është zhytur në zi për këtë tragjedi që shënoi fillimin e vitit 2026.

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit 2 janar 2026

Për ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale afatshkurtra me diell përgjatë ultësirës perëndimore në pjesën e parë të ditës.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit. Në periudha afatshkurtra dhe në mënyrë lokale reshjet në formën e shtrëngatave ndërsa në zonën e veriperëndimit reshjet me intensitet mesatar dhe lokalisht deri të lartë.  / abcnews.al /

Horoskopi, 2 janar 2026

Dashi
Lërini idetë tuaja të forta mënjanë sot dhe jini të hapur ndaj njerëzve përreth jush. Nëse kapeni shumë pas vetëm një mënyre të të menduarit, atëherë ka të ngjarë të humbisni një pikë shumë të vlefshme. Lëreni mënjanë idenë e paragjykuar se rruga juaj është e vetmja rrugë.

Demi
Nuk je në humorin më të mirë sot dhe kjo ka të ngjarë të të bëjë më pak të sigurt në punë. Ki kujdes sepse këtu ka rrezik. Të kesh shumë besim te të tjerët të bën të ndjeshëm ndaj ideve të gabuara. Në fund të fundit, besoi vetëm vetes.

Binjakët
IdetĂ« e tĂ« tjerĂ«ve mund t’ju duken krejtĂ«sisht tĂ« huaja sot. Reagimi juaj i parĂ« do tĂ« jetĂ« t’i shpĂ«rfillni ato plotĂ«sisht. Mos u nxitoni ta bĂ«ni kĂ«tĂ«. Mund tĂ« mĂ«soni shumĂ« nga mençuria e tĂ« tjerĂ«ve. Tani pĂ«r tani, duhet tĂ« dĂ«gjoni me vĂ«mendje.

Gaforrja
Ke një informacion të rëndësishëm që duhet ta kalosh nëpër sistem sot. Fatkeqësisht, megjithatë, një forcë po të bllokon rrugën. Duket sikur dikush po kundërshton automatikisht të gjitha idetë e reja. Mos e humb shpresën në këtë kohë.

Luani
Komunikimi do të jetë i ngatërruar sot dhe do të zbuloni se sa më shumë informacion të merrni nga të tjerët, aq më të hutuar do të bëheni. Përpjekja për të zgjidhur të gjitha pjesët që mungojnë do të jetë jashtëzakonisht sfiduese. Mos merrni asnjë vendim të rëndësishëm sot.

Virgjëresha
Kali për të cilin po vë bast po bie përsëri në tufë sot, por kjo nuk është arsye për të humbur gjithë besimin. Pyet çfarë mund të bësh për të ndihmuar në vend që të rrish duarkryq dhe të mos bësh asgjë. Sot do të zbulosh se ndihma ndaj të tjerëve në të vërtetë do të të ndihmojë ty.

Peshorja
Puna e palodhur nuk Ă«shtĂ« specialiteti juaj, por sot do tĂ« zbuloni se Ă«shtĂ« njĂ« domosdoshmĂ«ri. Ju pĂ«lqen imazhi juaj i njĂ« personi vazhdimisht tĂ« gĂ«zuar qĂ« mund tĂ« luajĂ« gjithĂ« ditĂ«n dhe prapĂ« tĂ« arrijĂ« tĂ« pamundurĂ«n, por sot do t’ju duhet tĂ« punoni shumĂ«.

Akrepi
Do të ndjeni shumë presion sot nga njerëzit përreth jush. Ndjeni nevojën për të arritur një nivel të caktuar performance me përsosmëri absolute. Pjesa më e madhe e këtij presioni në fakt vjen nga brenda, jo nga të tjerët. Jini të butë me veten.

Shigjetari
Mendja juaj e lĂ«kundur nuk do tĂ« marrĂ« shumĂ« mbĂ«shtetje nga tĂ« tjerĂ«t, kĂ«shtu qĂ« mund ta kurseni energjinĂ« tuaj duke u pĂ«rpjekur tĂ« merrni kĂ«shilla nga njerĂ«zit pĂ«rreth jush. ËshtĂ« mĂ« mirĂ« tĂ« bĂ«ni kĂ«rkimet tuaja nĂ« libra, revista dhe periodikĂ«. PĂ«rgjigjet tuaja janĂ« aty.

Bricjapi
Je nĂ« njĂ« pozicion tĂ« mirĂ« sot pĂ«r tĂ« pĂ«rfituar nga njĂ« situatĂ« qĂ« po ju vjen nĂ« majĂ« tĂ« hundĂ«s. NjerĂ«zit kanĂ« nevojĂ« pĂ«r drejtim dhe ti mund t’ua japĂ«sh atyre. Personaliteti yt i natyrshĂ«m pĂ«r tĂ« marrĂ« kontrollin Ă«shtĂ« pikĂ«risht ajo qĂ« nevojitet – prandaj mos ki frikĂ« tĂ« ngrihesh dhe tĂ« marrĂ«sh drejtimin.

Ujori
Kryeni punën tuaj herët sot. Zgjohuni një ose dy orë më shumë se zakonisht dhe shfrytëzoni këtë kohë të çmuar. Do të jeni shumë më produktivë në këto orë të hershme të mëngjesit. Kur të vijë pasditja, do të vijë edhe përtacia.

Peshqit
Do të stresoheni mjaft sot, për shkak të presionit nga njerëzit përreth jush. Të tjerët po e kalojnë veten në një gjendje të furishme dhe kjo energji po ju transmetohet edhe juve. Përpiquni sa më shumë që të kuptoni gjërat e pakuptimta dhe të kaloni drejt e te faktet.  / abcnews.al /

“Festat nĂ« Itali, traditĂ« disa vjeçare”, Trimçev: Pensionet me ItalinĂ«, arritje e madhe. Ka pasur vonesa, vĂ«shtirĂ«sia nga pala italiane

ZĂ«vendĂ«spresidenti i DiasporĂ«s, Dritan Trimçev, ka komentuar pĂ«r “Ora e Fundit” festimet e mbajtura nĂ« shtetin fqinj, Itali, me rastin e natĂ«s sĂ« ndĂ«rrimit tĂ« viteve. Trimçev tha se pĂ«r shqiptarĂ«t kjo Ă«shtĂ« njĂ« festĂ« e jashtĂ«zakonshme dhe se ata e festojnĂ« njĂ«soj si nĂ« atdhe.

“Nata e ndĂ«rrimit tĂ« viteve pritet nga komuniteti si njĂ« festĂ« e jashtĂ«zakonshme, festohet si nĂ« atdhe. PĂ«rmes anĂ«tarĂ«ve tanĂ« jemi informuar se nĂ« qytete si Padova, nĂ« Puglia dhe nĂ« Piemonte, shqiptarĂ«t janĂ« organizuar nĂ« darka nĂ« grupe, duke pritur Vitin e Ri me kĂ«rcime dhe kĂ«ngĂ«. NĂ« fshatrat arbĂ«reshe, festimet zhvillohen nĂ« sheshe dhe nĂ« ambiente publike. PĂ«r zona tĂ« tjera nuk kam informacion pĂ«r festime publike,” u shpreh Trimçev.

Më tej, Trimçev komentoi edhe marrëveshjen e pensioneve mes dy vendeve, duke theksuar se ajo është një nga arritjet më të mëdha në marrëdhëniet italo-shqiptare dhe se ndihmon mijëra shqiptarë që kanë dhënë kontribut në të dyja shtetet. Ai shtoi se zbatimi i saj po has vështirësi dhe se nevojitet një komunikim më i mirë mes dy palëve.

“MarrĂ«veshja pĂ«r sigurimet shoqĂ«rore Ă«shtĂ« njĂ« nga arritjet mĂ« tĂ« mĂ«dha nĂ« marrĂ«dhĂ«niet italo-shqiptare, pasi lidhet drejtpĂ«rdrejt me tĂ« drejtat e njeriut. Ajo ka njĂ« rĂ«ndĂ«si tĂ« jashtĂ«zakonshme, sidomos pĂ«r ata qĂ« kanĂ« punuar nĂ« tĂ« dyja vendet. JanĂ« disa mijĂ«ra shqiptarĂ« qĂ« kanĂ« pĂ«rfituar nga kjo marrĂ«veshje, por jo 500 mijĂ«, siç Ă«shtĂ« aluduar.

MegjithatĂ«, ka pasur shumĂ« vonesa: procedurat janĂ« zvarritur pĂ«r 4–5 muaj dhe ka vĂ«shtirĂ«si nĂ« zbatimin e saj. Pala shqiptare i ka dĂ«rguar pĂ«rgjigjet palĂ«s italiane, por sĂ«rish ka vonesa. PĂ«rmirĂ«simi i komunikimit Ă«shtĂ« i domosdoshĂ«m. ISSH duhet tĂ« publikojĂ« tĂ« dhĂ«nat mbi kĂ«rkesat e aprovuara dhe ato tĂ« refuzuara,” theksoi Trimçev.

Çmimet e arit dhe argjendit arrijnĂ« nivele rekord nĂ« vitin 2025

Ari dhe argjendi kanë parë një fund të papritur, duke përfshirë një vit në të cilin çmimet e tyre janë në rrugën e duhur për të regjistruar fitimet e tyre më të mëdha vjetore që nga viti 1979.

Çmimi i arit u rrit me mĂ« shumĂ« se 60% kĂ«tĂ« vit duke arritur njĂ« rekord prej mĂ« shumĂ« se 4,549 dollarĂ« (3,378 ÂŁ) pĂ«r ons, pĂ«rpara se tĂ« binte pas Krishtlindjeve nĂ« rreth 4,330 dollarĂ« nĂ« prag tĂ« Vitit tĂ« Ri.

Në të njëjtën kohë, argjendi po tregtohej me rreth 71 dollarë për ons, pasi arriti një nivel rekord prej 83.62 dollarësh të hënën.

Fitimet e këtij viti u nxitën nga disa faktorë, duke përfshirë pritjet për më shumë ulje të normave të interesit, por ekspertët paralajmëruan se rritjet e ndjeshme gjatë vitit mund të çojnë në një rënie të çmimeve të arit dhe argjendit në vitin 2026, shkruan BBC, transmeton KosovaPress.

“Çmimet e arit dhe argjendit po pĂ«rjetojnĂ« njĂ« rritje tĂ« dukshme pĂ«r shkak tĂ« ndĂ«rveprimit tĂ« disa faktorĂ«ve ekonomikĂ«, investues dhe gjeopolitikĂ«â€, tha Rania Gule nga platforma tregtare XS.com.

Shkaku kryesor i rritjes sĂ« çmimeve tĂ« metaleve tĂ« çmuara, shtoi ajo, janĂ« pritjet qĂ« Rezerva Federale e SHBA-sĂ« do tĂ« ulĂ« pĂ«rsĂ«ri normat e interesit nĂ« vitin 2026. Çmimet e arit dhe argjendit u nxitĂ«n gjithashtu nga blerjet e arit nga bankat qendrore dhe investitorĂ«t qĂ« blejnĂ« tĂ« ashtuquajturat asete “strehĂ« tĂ« sigurta” pĂ«r shkak tĂ« shqetĂ«simeve rreth tensioneve globale dhe pasigurisĂ« ekonomike.

Dan Coatsworth, kreu i tregjeve nĂ« platformĂ«n e investimeve AJ Bell, tha se çmimet nĂ« rritje tĂ« arit dhe argjendit ishin nxitur nga investitorĂ«t “qĂ« kapeshin pas metaleve tĂ« çmuara nĂ« pĂ«rgjigje tĂ« shqetĂ«simeve mbi inflacionin”, si dhe tregjeve tĂ« paqĂ«ndrueshme tĂ« aksioneve.

“Sfondi i tregut duket i pandryshuar ndĂ«rsa kalojmĂ« nĂ« vitin 2026”, shtoi ai.

Z. Coatsworth tha se borxhi i lartĂ« qeveritar nĂ« MbretĂ«rinĂ« e Bashkuar dhe SHBA, si dhe tarifat e Donald Trump dhe nervozizmi mbi njĂ« flluskĂ« tĂ« mundshme tĂ« inteligjencĂ«s artificiale, do t’i inkurajonin investitorĂ«t tĂ« “qĂ«ndrojnĂ« optimistĂ« pĂ«r arin dhe argjendin”.

Por ai paralajmëroi se fitimet e mëdha për asetet në vitin 2025 i bëjnë ato të prekshme nga një rënie e ndjeshme vitin e ardhshëm.

Ai tha: “NĂ«se tregjet financiare kalojnĂ« njĂ« periudhĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ«, investitorĂ«t qĂ« kĂ«rkojnĂ« tĂ« likuidojnĂ« pozicionet mund tĂ« synojnĂ« sĂ« pari asetet qĂ« kanĂ« sjellĂ« fitime tĂ« forta gjatĂ« vitit tĂ« kaluar, ose ato qĂ« janĂ« tĂ« lehta pĂ«r t’u shitur. Ari i plotĂ«son tĂ« dyja kriteret.”

Znj. Gule tha se pret qĂ« ari tĂ« vazhdojĂ« tĂ« rritet nĂ« vitin 2026, por “me njĂ« ritĂ«m mĂ« tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m krahasuar me nivelet rekord tĂ« vĂ«rejtura nĂ« vitin 2025”.

Gjithashtu këtë vit, bankat qendrore në të gjithë botën shtuan qindra ton ar në rezervat e tyre, sipas shoqatës tregtare të Këshillit Botëror të Arit.

Daniel Takieddine, bashkĂ«themelues i firmĂ«s sĂ« investimeve Sky Links Capital Group, thekson “ngushtĂ«sinĂ« e furnizimit dhe kĂ«rkesĂ«n industriale” pĂ«r tĂ« ndihmuar nĂ« rritjen e çmimit tĂ« argjendit.

Kina, e cila është prodhuesi i dytë më i madh i argjendit në botë, ka thënë se do të kufizojë eksportin e metalit të çmuar.

NĂ« tetor, Ministria e TregtisĂ« e KinĂ«s njoftoi kufizime tĂ« reja mbi eksportet e argjendit, si dhe tĂ« metaleve tungsten dhe antimon, pĂ«r tĂ« “rritur mbrojtjen e burimeve dhe mjedisit”.

Duke iu pĂ«rgjigjur njĂ« postimi nĂ« mediat sociale nĂ« lidhje me kufizimet e qeverisĂ« kineze mbi eksportet e argjendit, shefi i TeslĂ«s, Elon Musk, tha: “Kjo nuk Ă«shtĂ« mirĂ«. Argjendi Ă«shtĂ« i nevojshĂ«m nĂ« shumĂ« procese industriale”.

Z. Takieddine theksoi gjithashtu sasitë e mëdha të parave që kanë rrjedhur në tregun e metaleve të çmuara përmes investimeve si fondet e tregtuara në bursë (ETF).

ETF-të janë shporta investimesh që tregtohen në një bursë si një aksion i vetëm. Ato mund të shihen si një mënyrë e përshtatshme për të tregtuar metale të çmuara, pasi investitorët nuk kanë nevojë të marrin në zotërim shufra fizike.

Argjendi gjithashtu ka potencialin tĂ« rritet pĂ«rsĂ«ri vitin e ardhshĂ«m, tha z. Takieddine. Por ai paralajmĂ«ron se “rritja mund tĂ« pasohet nga korrigjime mĂ« tĂ« mprehta”

Forcat amerikane shkatërrojnë pesë anije droge në operacione ajrore, 8 të vrarë

Forcat ushtarake të Shteteve të Bashkuara kanë shkatërruar pesë anije të dyshuara për trafik droge gjatë disa sulmeve të ndara ajrore, duke shkaktuar vdekjen e tetë personave që autoritetet amerikane i përshkruajnë si të përfshirë në rrjete narkotrafiku dhe terrorizmi. Operacionet janë kryer këtë javë në ujëra ndërkombëtare, në kuadër të Operacionit Southern Spear, i nisur nga administrata amerikane në muajin shtator.

Sipas Komandës Jugore të SHBA-së, sulmet e para u kryen gjatë natës së së martës, kur tre anije që lëviznin në formacion u goditën gjatë transitit në një korridor të njohur të trafikimit të drogës. Në njërën prej anijeve u vranë tre persona, ndërsa në dy të tjerat, të dyshuarit u hodhën në det pas shpërthimit fillestar, përpara se mjetet të fundoseshin.

Operacionet vijuan me dy sulme të tjera ajrore, të cilat lanë të vrarë edhe pesë persona të tjerë të dyshuar për trafik narkotikësh. Autoritetet amerikane nuk kanë dhënë detaje të sakta për vendndodhjen e sulmeve, por kanë konfirmuar se ato ndodhën përgjatë rrugëve të njohura të kontrabandës në rajonin e Amerikës Qendrore, Jugore dhe Karaibeve.

Zyrtarët ushtarakë bëjnë me dije se të gjitha anijet e shkatërruara ishin të operuara nga organizata të shpallura terroriste, sipas klasifikimit të autoriteteve amerikane. Pas sulmeve, Roja Bregdetare e SHBA-së u njoftua për të ndërmarrë operacione kërkim-shpëtimi për personat që u hodhën në ujë.

Sulmet janë urdhëruar nga sekretari amerikan i Mbrojtjes, sipas njoftimit zyrtar të Komandës Jugore. Që nga nisja e Operacionit Southern Spear në fillim të shtatorit, autoritetet amerikane raportojnë se janë kryer gjithsej 35 sulme ndaj anijeve të dyshuara për trafik droge, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 115 personave të përfshirë në këto aktivitete të paligjshme.

Moti i keq në Vlorë, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe të peshkimit

NĂ« bazĂ« tĂ« parashikimit pĂ«r situatĂ«n hidrometeorologjike detare tĂ« pĂ«rkeqĂ«suar, brenda dhe jashtĂ« Gjirit tĂ« VlorĂ«s, gjatĂ« datave 02–07.01.2026, duke filluar nga ora 06:00 e datĂ«s 02.01.2026, me drejtim ere Jug–JugperĂ«ndim, forcĂ« deri 5–6 Bft, shpejtĂ«si ere deri nĂ« 10–15 m/s dhe lartĂ«si dallge nga 1.00 deri nĂ« 1.50 metra, ju njoftojmĂ« se:

  1. ËSHTË E NDALUAR PAJISJA ME LEJE-NISJE e mjeteve tĂ« vogla lundruese dhe atyre tĂ« peshkimit, tĂ« cilat synojnĂ« tĂ« operojnĂ« brenda Gjirit tĂ« VlorĂ«s dhe nĂ« det tĂ« hapur, duke filluar nga ora 06:00 e datĂ«s 02.01.2026 deri mĂ« 07.01.2026 nĂ« orĂ«n 06:00.
  2. Drejtuesit e mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit që operojnë brenda dhe jashtë Gjirit të Vlorës të marrin në konsideratë kushtet hidrometeorologjike detare dhe të marrin masa për sigurimin e mjeteve të tyre.
  3. Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve dhe institucioneve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritjen e gatishmërisë së ekuipazheve në mjetet lundruese.
  4. Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.
  5. Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar, i parashikuar për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit, pritet pas orës 06:00 të datës 07.01.2026.

Ngrin Kosova, dita e parë e vitit shënon temperatura deri në -15 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në orët e para të Vitit të Ri, u shënuan temperatura tejet të ulëta.

Bazuar në matjet e Institutit, në Vërbicë e Zhegocit në komunën e Gjilanit, u shënua temperatura më e ulët e ditës, -15°C.

Pas tij renditet Brezovica dhe Podujeva me – 13°C.

“GjatĂ« orĂ«ve tĂ« mĂ«ngjesit janĂ« regjistruar temperatura minimale nĂ« disa zona tĂ« vendit. Temperatura mĂ« e ulĂ«t e ditĂ«s: -15°C nĂ« VĂ«rbicĂ« e Zhegocit (Komuna e Gjilanit)”, thuhet nĂ« njoftim.

Europa solidarizohet me Zvicrën pas tragjedisë, Von der Leyen: Ofrojmë ndihmë mjekësore!

Zjarri i natës së Vitit të Ri në barin e resortit luksoz të skive Crans-Montana në Zvicër, ku humbën jetën dhjetëra persona dhe mbi njëqind u plagosën, ka shkaktuar reagime të forta nga liderë botërorë dhe institucione ndërkombëtare.

Presidenti i KonfederatĂ«s Helvetike (Zviceriane), Guy Parmelin, e cilĂ«soi ngjarjen si “njĂ« nga tragjeditĂ« mĂ« tĂ« rĂ«nda qĂ« vendi ka njohur ndonjĂ«herĂ«â€, duke theksuar se pas shifrave tĂ« viktimave fshihen “fytyra, emra, familje dhe jetĂ« tĂ« ndĂ«rprera brutalisht”.

Shefja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, tha se Europa qëndron në solidaritet të plotë me Zvicrën dhe po bashkëpunon përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së për ndihmë mjekësore.

“Jam thellĂ«sisht e pikĂ«lluar nga zjarri nĂ« Crans-Montana.
Mendimet e mia janë me viktimat, familjet e tyre dhe të gjithë të prekurit.
Ne po bashkëpunojmë me autoritetet zvicerane për të ofruar ndihmë mjekësore përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së.
Europa qĂ«ndron nĂ« solidaritet tĂ« plotĂ« me ZvicrĂ«n.”
, deklaroi Von der Leyen në një postim në rrjetin social X.

Shefja e PolitikĂ«s sĂ« Jashtme tĂ« BE-sĂ«, Kaja Kallas, vlerĂ«soi guximin e atyre qĂ« rrezikuan jetĂ«n pĂ«r tĂ« shpĂ«tuar tĂ« tjerĂ«t, ndĂ«rsa siç shkruan Reuters, presidentja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola, e cilĂ«soi ngjarjen si “njĂ« fillim zemĂ«rthyes tĂ« Vitit tĂ« Ri”.

Solidaritet nga Franca dhe Gjermania

Presidenti francez Emmanuel Macron shprehu solidaritetin e tij me Zvicrën dhe familjet e viktimave, duke njoftuar se Franca po trajton të plagosurit në spitalet e saj dhe është gati të ofrojë ndihmë shtesë.

“Ekipet tona diplomatike dhe konsullore po ndjekin situatĂ«n dhe po ofrojnĂ« ndihmĂ«n e nevojshme pĂ«r bashkatdhetarĂ«t tanĂ« tĂ« prekur nga kjo tragjedi.
Franca po mirëpret të plagosurit në spitalet e saj dhe është gati të ofrojë çdo ndihmë.
Faleminderit ekipeve dhe kujdestarĂ«ve tĂ« mobilizuar.”,
shkroi Macron.

Kancelari gjerman Friedrich Merz e quajti ngjarjen “thellĂ«sisht shqetĂ«suese” dhe uroi shĂ«rim tĂ« shpejtĂ« pĂ«r tĂ« plagosurit.

“NjĂ« moment gĂ«zimi u kthye nĂ« tragjedi nĂ« Crans-Montana, ZvicĂ«r. KĂ«to ngjarje janĂ« thellĂ«sisht shqetĂ«suese. Mendimet tona janĂ« me tĂ« prekurit dhe tĂ« dashurit e tyre. UrojmĂ« qĂ« tĂ« plagosurit tĂ« shĂ«rohen shpejt dhe plotĂ«sisht.”, u shpreh Merz.

Reagime nga vende të tjera

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shprehu ngushëllime për popullin zviceran dhe theksoi se duhet bërë gjithçka për të parandaluar tragjedi të tilla në të ardhmen.

Ministri i Jashtëm çek Petr Macinka dhe ai sllovak Juraj Blanar shprehën solidaritetin e vendeve të tyre me Zvicrën, duke ofruar ndihmë për qytetarët e tyre nëse është e nevojshme.

Rumania dhe Kroacia blejnë armë nga Amerika për Ukrainën

Rumania dhe Kroacia kanë njoftuar zyrtarisht se do të bashkohen në programin e NATO-s PURL, një iniciativë për blerjen e armëve nga Shtetet e Bashkuara për të mbështetur Ukrainën në luftën e saj kundër agresionit.

Ky program synon të sigurojë pajisje ushtarake dhe armë moderne për ushtritë e vendeve anëtare të NATO-s që mbështesin Ukrainën, duke rritur kapacitetin mbrojtës dhe efektivitetin e tyre në terren.

Sipas njoftimit, Rumania dhe Kroacia do të blejnë armë me vlerë 80 milionë dollarë për dërgesën e parë, duke përfshirë armë të ndryshme që mund të përdoren në frontin ukrainas.

Ky vendim vjen si pjesë e përpjekjeve të koordinuara të NATO-s dhe aleatëve perëndimorë për të forcuar mbrojtjen e Ukrainës dhe për të treguar angazhimin e tyre të vazhdueshëm ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të saj.

Ekspertët ushtarakë shprehin se blerja e këtyre armëve nga dy vendet mund të ketë një ndikim të konsiderueshëm në rritjen e kapaciteteve të Ukrainës për të përballuar presionin ushtarak dhe për të mbrojtur qytetarët e saj.

Ky është gjithashtu një mesazh i qartë i bashkëpunimit ndërkombëtar dhe i solidaritetit të NATO-s ndaj situatës së tensionuar në rajonin e Europës Lindore.

Në fakt, bashkimi i këtyre dy vendeve në këtë program nënvizon edhe rolin aktiv të Rumanisë dhe Kroacisë si anëtare të NATO-s që kontribuojnë drejtpërdrejt në stabilitetin dhe sigurinë rajonale.

 

BREAKING:

Romania and Croatia announce that they are joining the NATO PURL program of buying weapons from USA for Ukraine.

The two countries will buy weapons for $80 million in the first batch đŸ‡·đŸ‡ŽđŸ‡­đŸ‡·đŸ‡ș🇾đŸ‡ș🇩 pic.twitter.com/0ZTZmp7VPa

— Visegrád 24 (@visegrad24) December 31, 2025

Viti kaotik i Elon Musk: Pushtet, skandale dhe ndikimi global në 2025

Viti 2025 shënoi një nga periudhat më të trazuara dhe kontradiktore në jetën publike të Elon Musk, njeriut më të pasur në botë.

Nga korridoret e pushtetit në Uashington te krizat në kompanitë e tij dhe përplasjet personale të bujshme, Musk u shndërrua në një figurë që polarizoi opinionin publik amerikan dhe ndërkombëtar më shumë se kurrë më parë.

Sipas një analize të detajuar nga mediat ndërkombëtare, Musk e nisi vitin si një nga figurat më të fuqishme pranë presidentit Donald Trump, por e mbylli atë mes polemikash, humbjesh politike dhe një reputacioni gjithnjë e më të diskutueshëm.

Nga “miku i parĂ«â€ i Trump te pĂ«rplasja publike

Pas rolit tĂ« tij si donatori kryesor republikan nĂ« zgjedhjet e vitit 2024, Musk u pĂ«rfshi drejtpĂ«rdrejt nĂ« administratĂ«n Trump si drejtues de facto i tĂ« ashtuquajturit “Department of Government Efficiency” (DOGE). QĂ« nĂ« ditĂ«t e para, prania e tij u shoqĂ«rua me kaos dhe reagime tĂ« forta.

Gjatë ceremonisë së inaugurimit presidencial, një gjest i Musk u interpretua nga shumëkush si përshëndetje fashiste, duke nxitur dënime nga organizata për të drejtat e njeriut dhe komunitete hebraike. Kontroversat u thelluan më tej me mbështetjen e tij për parti të ekstremit të djathtë në Evropë dhe deklarata që minimizonin krimet e së kaluarës naziste.

DOGE, nën drejtimin e Musk, ndërmori shkurtime masive në administratën federale, përfshirë programe humanitare ndërkombëtare. Këto vendime u shoqëruan me padi ligjore dhe kritika të ashpra nga ekspertë, të cilët paralajmëruan për pasoja serioze humanitare.

Marrëdhënia e ngushtë me Trump u shemb publikisht në qershor, kur Musk e akuzoi presidentin në rrjetin X për lidhje me dosjet Epstein, një postim që më vonë u fshi, por që shënoi pikën e thyerjes mes dy figurave më të fuqishme të së djathtës amerikane.

Biznese miliardëshe, por nën presion

Ndërkohë, perandoria ekonomike e Musk përjetoi kontraste të forta.

SpaceX siguroi kontrata të reja qeveritare dhe miratime për rritjen e lëshimeve raketore, pavarësisht incidenteve të përsëritura me raketën Starship.

Tesla, në anën tjetër, u përball me rënie globale të shitjeve, protesta, zjarrvënie ndaj makinave dhe hetime të shumta për sigurinë e teknologjisë Autopilot. Megjithatë, aksionarët miratuan një paketë shpërblimi rekord për Musk, që teorikisht mund ta çojë atë drejt statusit të trilionerit të parë në histori.

Një goditje e rëndë erdhi në fund të vitit 2025 nga autoritetet e Kalifornisë, të cilat akuzuan Teslën për mashtrim të konsumatorëve dhe paralajmëruan ndalim të shitjeve nëse kompania nuk korrigjon pretendimet për teknologjinë e saj.

X, inteligjenca artificiale dhe kritikat për ekstremizëm

Në fushën e teknologjisë digjitale, Musk konsolidoi kompanitë X dhe xAI, duke integruar chatbot-in Grok në rrjetin social. Por Grok u përfshi në skandale për përhapje teorish konspirative dhe deklarata antisemitike, duke ngritur shqetësime serioze, edhe pse xAI arriti të sigurojë një kontratë prej 200 milionë dollarësh me Departamentin e Mbrojtjes së SHBA-ve.

Jeta personale dhe konfliktet publike

Paralelisht me betejat politike dhe ekonomike, jeta personale e Musk vazhdoi të ishte në qendër të vëmendjes.

Në vitin 2025 u bë publik fakti se ai kishte 14 fëmijë, ndërsa marrëdhëniet e tensionuara me vajzën e tij transgjinore u reflektuan edhe në media të mëdha amerikane.

Musk u përfshi gjithashtu në përplasje publike me politikanë, gazetarë, akademikë dhe figura të kulturës, përfshirë shkrimtaren Joyce Carol Oates, duke forcuar imazhin e një miliarderi të fuqishëm, por thellësisht konfliktual.

Një vit me pasoja afatgjata

Siç vëren The Guardian, pavarësisht elementeve shpesh absurde të dramave që e shoqëruan, viti 2025 ishte thellësisht i rëndësishëm për Musk.

Ai tregoi se si një individ i vetëm, me pasuri dhe ndikim të jashtëzakonshëm, mund të ndikojë drejtpërdrejt politikën, ekonominë dhe diskursin publik global.

Elon Musk e mbylli vitin me njĂ« pasuri tĂ« vlerĂ«suar rreth 600 miliardĂ« dollarĂ«, por edhe me njĂ« trashĂ«gimi politike dhe shoqĂ«rore qĂ« vazhdon tĂ« ngjallĂ« debate tĂ« forta
 njĂ« figurĂ« po aq e fuqishme sa edhe e paparashikueshme.  / abcnews.al /

Sulm me dronë në natën e ndërrimit të viteve/ Rusia akuza Ukrainës për vrasjen e 24 personave

Rusia akuzoi të enjten Ukrainën se ka vrarë të paktën 24 persona, përfshirë një fëmijë, në një sulm me dron gjatë natës së Vitit të Ri, duke goditur një hotel dhe një kafene ku civilët po festonin, në një zonë të kontrolluar nga Rusia në rajonin jugor të Khersonit.

Akuzat u bĂ«nĂ« fillimisht nga Vladimir Saldo, guvernatori i vendosur nga Rusia nĂ« kĂ«tĂ« rajon, i cili deklaroi se tre dronĂ« ukrainas goditĂ«n vendin e festimeve nĂ« Khorly, njĂ« fshat bregdetar. Sipas tij, sulmi ishte i qĂ«llimshĂ«m dhe i drejtuar ndaj civilĂ«ve, duke shtuar se shumĂ« persona “u dogjĂ«n tĂ« gjallĂ«â€.

Ministria e Jashtme ruse tha se sipas informacioneve paraprake, 24 persona u vranĂ« dhe rreth 50 tĂ« tjerĂ« u plagosĂ«n, pĂ«rfshirĂ« gjashtĂ« tĂ« mitur qĂ« po trajtohen nĂ« spital. NĂ« njĂ« deklaratĂ« zyrtare, ministria e cilĂ«soi sulmin si “krim lufte” dhe “akt terrorist”, duke theksuar se dronĂ«t kishin nĂ« shĂ«njestĂ«r zona ku civilĂ«t ishin mbledhur pĂ«r tĂ« festuar ndĂ«rrimin e viteve.

Ushtria ukrainase nuk reagoi menjëherë ndaj kërkesave për koment. Ukraina ka akuzuar vazhdimisht Rusinë për vrasjen e civilëve në sulmet e saj ndaj qyteteve ukrainase.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, fajësoi gjithashtu mbështetësit perëndimorë të Ukrainës për ngjarjen. Sulmi u dënua ashpër edhe nga politikanë të lartë rusë, përfshirë kryetarët e të dy dhomave të parlamentit rus.  / abcnews.al /

Autoboti bllokoi rrugën/ Hapet Pika Kufitare e Qafë Thanës pas dy ditësh

Nga informacionet më të fundit, bëhet me dije se është zhbllokuar rruga ku kishte ndodhur aksidenti i autobotit me gaz, pasi është hequr ky i fundit nga rruga.

Aksidenti ndodhi dy ditë më parë dhe, pavarësisht përpjekjeve, është arritur të hiqet këtë pasdite, ndërsa do të fillojë qarkullimi i mjeteve normalisht në këtë pikë kufitare.

Gjatë ditëve që dogana ishte e bllokuar, qarkullimi u drejtua në doganën e Tushemishtit dhe atë të Goricës.

Njoftimi zyrtar:

”Pika e Kalimit Kufitar QafĂ« ThanĂ«

Nga kontakti i vazhdueshĂ«m me autoritetet e policisĂ« kufitare tĂ« MaqedonisĂ« sĂ« Veriut, jemi njoftuar se, aksi rrugor “StrugĂ«-QafĂ« ThanĂ«â€, i cili ishte i bllokuar qĂ« nĂ« datĂ«n 30.12.2025, pĂ«r shkak tĂ« njĂ« aksidenti rrugor, aktualisht Ă«shtĂ« zhbllokuar.

Lëvizja e mjeteve dhe e shtetasve, po kryhet lirisht si në hyrje dhe në dalje të Republikës së Shqipërisë, duke respektuar procedurat e verifikimit kufitar.

Ju faleminderit!“

❌