Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Sot protesta e PD para Kryeministrisë, Ethem Aga: Të gjithë në shesh, rinia do të bëjë historinë

Ish-kandidati për deputet i PD, Ethem Aga i ka bërë një thirrje të fortë publike qytetarëve në prag të protestës kombëtare, që do të mbahet sot, duke kërkuar një mobilizim masiv dhe vendosmëri maksimale. Ai tha se sot është dita e kryengritjes. Aga nënvizon rolin historik të rinisë shqiptare në momentet vendimtare të vendit, duke kujtuar lëvizjet studentore që rrëzuan diktaturën dhe protestat për…

Source

Slot: Nuk jemi mësuar që të humbim dhe barazojmë kaq shumë!

Sezoni i Liverpoolit në Premier League po rezulton shumë larg pritshmërive për skuadrën që hyri në kampionat si kampione në fuqi e Anglisë. Gara për titullin është kthyer thuajse në një mision të pamundur, me 17 pikë diferencë nga kryesuesja Arsenal, ndërsa edhe zona europiane nuk është e sigurt, me katër pikë distancë dhe Chelsean që qëndron mes “Reds” dhe vendeve të Europës.

Source

BE shqyrton “anëtarësim të pjesshëm” për Ukrainën, plan me 5 pika në tryezë

Bashkimi Evropian po shqyrton një plan të ri për t’i dhënë Ukrainës një formë “anëtarësimi të pjesshëm” që në vitin e ardhshëm, me synimin për të forcuar pozicionin e saj në Evropë dhe për ta afruar më tej me strukturat evropiane. Lajmi është raportuar nga Politico, duke cituar zyrtarë dhe diplomatë evropianë. Katër vjet pas nisjes së luftës me Rusinë, Kievi ka kërkuar që procesi i integrimit të…

Source

Lirohet nga Haga, ish-komandanti i UÇK-së Haxhi Shala mbërrin në Kosovë

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Haxhi Shala është liruar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë dhe ka mbërritur në Kosovë. Lajmi u bë i ditur nga familjarët, teksa djali i tij shkroi në rrjete sociale: “Mirë se erdhe në atdhe, babë!”. Specialja e dënoi Shalën me tre vjet burgim. Në të njëjtën çështje, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari u dënuan me nga dy vjet burgim secili…

Source

Protestën në Durrës e shuan policia, përplasje me banorët në dyert e Këshillit Bashkiak

Banorë të lagjes nr. 7 dhe 8 që preken nga shpronësimet që do të bëhen në kuadër të projektit infrastrukturor “Lidhja e Currilave me rrugën Aleksandër Goga”, protestuan sot para Bashkisë së Durrësit. Një nga pikat e rendit të ditës në mbledhjen e Këshillit Bashkiak lidhej me shpronësimet e shtëpive të këtyre banorëve, të cilat do të shemben për t’i hapur rrugë ndërtimit të unazës.

Source

12 gola dhe 5 asiste, Trabzonspori ende nuk ka paguar kartonin e Muçit

Ernest Muçi do të vijojë të mbetet i huazuar te Trabzonspori, të paktën deri në fund të sezonit, ndërsa drejtuesit e klubit turk nuk kanë marrë ende një vendim përfundimtar mbi të ardhmen e sulmuesit shqiptar. Presidenca ka zgjedhur të mos nxitohet, duke shtyrë çdo vendim për muajt e ardhshëm. Ndryshe nga drejtuesit, trajneri Fatih Teke dhe stafi i tij teknik po ushtrojnë presion që kartoni i…

Source

Efektivi humb jetën në autostradën Tiranë–Durrës pas një arresti kardiak

Një oficer i Policisë së Shtetit ka humbur jetën, dyshohet si pasojë e një arresti kardiak, teksa po drejtonte automjetin e tij në autostradën Tiranë–Durrës. Bëhet fjalë për Eduart Biba, 45 vjeç, i cili shërbente si Shef i Seksionit të Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës. Efektivi ndërron jetë tragjikisht gjatë ushtrimit të detyrës. Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit…

Source

Ambasada amerikane: Nëse arrestoheni për dhunë ose krime të tjera në SHBA, mund t’ju hiqet viza

Ambasada amerikane në SHBA në Tiranë ka bërë një njoftim të rëndësishëm për qytetarët. “Nëse arrestoheni për sulm, dhunë në familje ose krime të tjera ndërsa ndodheni në Shtetet e Bashkuara, viza juaj amerikane mund të anulohet dhe mund të bëheni të papërshtatshëm për viza në të ardhmen. Një vizë është një privilegj, jo një e drejtë, e cila mund të hiqet nëse shkelni ligjin”…

Source

Kryebashkiaku Memolla dërgohet në burgun e Rrogozhinës pasi u vetëdorëzua në polici

Pas vetëdorëzimit në polici dhe ekzekutimit të vendimit të Apelit të GJKKO-së, i cili e dënoi me një vit burg, kryebashkiaku Edison Memolla është dërguar për vuajtjen e dënimit në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Rrogozhinë. Memolla u shpall fajtor për veprën penale të korrupsionit në zgjedhje.

Source

Ministri Vengu: Nuk mund të barazohen çlirimtarët me gjenocidarët

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka reaguar ndaj kërkesës së Prokurorisë në Hagë për dënimin me 45 vite burg të ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Në një postim në rrjetet sociale, Vengu thekson se reagimi ndaj kërkesës për dënime maksimale buron nga nevoja për një drejtësi të ndershme dhe historikisht të përgjegjshme. Ai vëren se paraburgimi…

Source

Emri i tij përmendet 43 herë/ Kush është shqiptari i përfshirë në dosjen e Jeffrey Epstein

Një shtetas shqiptar në New York, me inicialet V. Berisha, i njohur si “Vinny Berisha”, rezulton i përmendur në 43 dokumente të publikuara së fundmi në dosjen që lidhet me financierin e dënuar Jeffrey Epstein. Sipas materialeve të publikuara, emri i tij shfaqet në letra dhe email-e të shkëmbyera gjatë periudhës 3 tetor 2018 – 15 shkurt 2019, ku diskutohet për punime ndërtimore në rezidencën…

Source

Gjatë javës, 285 masa administrative për shkelje të rregullave të qarkullimit

Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë ka njoftuar se gjatë kësaj jave janë vendosur gjithsej 285 masa administrative ndaj shkelësve të Kodit Rrugor, të cilët me veprimet e tyre kanë rrezikuar jetën e përdoruesve të rrugës, kanë shkaktuar kaos në trafik ose kanë penguar qarkullimin normal të mjeteve. Si rezultat i kontrolleve të shtuara në rrugë, veçanërisht për shkak të kushteve të pafavorshme…

Source

Kombëtarja shqiptare mëson të enjten kundërshtarët në edicionin e ri të UEFA Nations League

Dy ditë na ndajnë nga momenti kur Kombëtarja shqiptare do të mësojë kundërshtarët e saj në edicionin e ri të UEFA Nations League. Shorti zyrtar do të zhvillohet të enjten, më 12 shkurt, në Bruksel, në orën 18:00. Ndërkohë, po në të njëjtën ditë, në Bruksel, nga ora 10:00, do të mbahet Kongresi i 50-të i UEFA-s. Kombëtarja shqiptare është pozicionuar në Vazon 1 të Ligës C, së bashku me Islandën…

Source

Dita Botërore e Epilepsisë, Neurologët: Epilepsia e menaxhueshme, 60% e pacientëve bëjnë jetë normale

Në Ditën Botërore të Epilepsisë, vëmendja i kushtohet një prej sëmundjeve neurologjike më të shpeshta në vend. Të dhënat tregojnë se 6 në 1000 banorë jetojnë me epilepsi, ndërsa specialistët theksojnë se me trajtim të përshtatshëm, pjesa më e madhe e pacientëve mund të zhvillojnë një jetë thuajse normale. Sipas mjekëve, rreth 6 për 1000 persona në vendin tonë preken nga kjo sëmundje…

Source

Trump kërcënon se do të bllokojë hapjen e urës që lidh SHBA-në me Kanadanë

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se nuk do të lejonte hapjen e një ure që pritet të lidhë Kanadanë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ura është në ndërtim e sipër, ndërsa Trump ka thënë se vendi i tij duhet të zotërojë “të paktën gjysmën” e infrastrukturës. “Nuk do ta lejoj hapjen e kësaj ure derisa Shtetet e Bashkuara të kompensohen plotësisht për gjithçka që u kemi dhënë Kanadasë…

Source

Prezantohet topi zyrtar i Champions League për fazën finale të kompeticionit

I frymëzuar nga “Rrëfimi i Dy Qyteteve” të Budapestit, topi i ri i UEFA Champions League për fazën me eliminim direkt bashkon traditën dhe modernitetin përmes një palete ngjyrash të gjalla dhe një grafike fluide e dinamike. Dizajni pasqyron identitetin unik të qytetit pritës, me grafikat ikonike të luanit dhe dragoit të Budapestit, panelet karakteristike të bardha në formë ylli si dhe branding…

Source

Juventus bën gati ankesën në AIA për gabimet e arbitrave këtë sezon

Te Juventusi atmosfera mbetet e ngarkuar, mes luftës për një vend në Champions League dhe polemikave që po shoqërojnë javët e fundit jashtë fushës. Klubi bardhezi ka kërkuar zyrtarisht qartësi nga sektori i arbitrimit për disa vendime të diskutueshme, të cilat sipas mediave italiane, në veçanti Tuttosport, kanë ndikuar drejtpërdrejt në renditjen e kampionatit. Episodi më i fundit lidhet me…

Source

Luçiano Boçi: Sot është dita! Bashkohuni në sheshin para Kryeministrisë!

Nga Luçiano Boçi Pasi shqiptarët fituan lirinë, kërkuan drejtësinë. Ata e dinë saktë se liria pa drejtësi është vetëm një pushim i shkurtër mes dy padrejtësive, sikurse e dinë që liria të nxjerr nga errësira dhe burgu, ndërsa drejtësia të mbron nga rikthimi në errësirë e në burg. Ishte kjo dije dhe instikt drejtësie që i bëri ata të besonin në një “reformë” me fjalë premtuese, por që u thye në…

Source

Përmbyllet “Epopeja” e Gjykatës Kushtetuese!

Nga Mentor Kikia E para: GJK dështoi të shndërrohet në një institucion-shtyllë e shtetit. Pavarësisht arsyes që çoi në vendimin pa vendim, GJK iu fsheh detyrimit të saj madhor, edhe duke u përballur me institucionet e tjera të shtetit, edhe duke mbajtur peshën e reagimit publik, nëse mendonin se janë në anën e të drejtës. Ata nuk e zgjidhën konfliktin Gjykatë-Qeveripër pezullimin e ministrave…

Source

❌