Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Sociedad shokon Barcelonën, i shkakton një tjetër humbje në La Liga

Real Sociedad konfirmohet sërish si një nga kundërshtarët më të vështirë për Barcelonën, veçanërisht në “San Sebastian”. Në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të të La Ligës, baskët fituan 2-1 dhe i dhanë fund ecurisë pozitive të katalanasve. Barcelona e pa veten dy herë pranë golit në pjesën e parë, por VAR-i anuloi fillimisht realizimin e Fermin Lopez për faull dhe më pas atë të Lamine Yamal…

Source

Finale e çmendur, Senegali fiton në shtesë Kupën e Kombeve të Afrikës

Senegali është kampioni i Afrikës për vitin 2026, pas triumfit 1-0 ndaj Marokut në finalen dramatike të luajtur në Rabat. Një ndeshje e fortë, me emocione të mëdha dhe tension deri në sekondat e fundit, që do të mbetet gjatë në kujtesën e tifozëve. Pjesa e parë u karakterizua nga ekuilibri dhe rastet e pakta. Rasti më i pastër erdhi në minutën e 37-të, kur Iliman Ndiaye doli i vetëm përballë…

Source

Milani fiton ndaj Lecces së Ramadanit, vendos një gol i Fullkrug

Në javën e 21-të të Serie A, Milani vazhdon ndjekjen e Interit duke triumfuar 1-0 ndaj Leçes në “San Siro”. Kuqezinjtë e nisën ndeshjen me intensitet të lartë, duke rrezikuar fillimisht me një goditje të Saelemaekers dhe më pas duke gjetur rrugën e rrjetës me Leaon, pas asistit të belgut. Gëzimi i tifozëve zgjati pak: arbitri Zufferli anuloi gjithçka për pozicion jashtë loje.

Source

Real Madrid hidhet në sulm për yllin e Bayernit, gati oferta në verë

Real Madrid po përgatit një lëvizje historike në merkato, e cila mund të thyejë të gjitha rekordet financiare të klubit dhe të futbollit europian. Sipas raportimit të “Fichajes”, drejtuesit madrilenë janë gati të ndërmarrin një ofensivë të madhe në verën e ardhshme, me synimin për të realizuar transferimin më të shtrenjtë në historinë e “Los Blancos”. Objektivi kryesor i presidentit Florentino…

Source

Tare: Jemi të vëmendshëm në merkato, për Maignan do kemi shumë shpejt një përgjigje

Merkatoja e janarit është e hapur dhe Milani mbetet vigjilent për çdo mundësi që mund të paraqitet. Këtë e ka bërë të qartë drejtori sportiv i kuqezinjve, Igli Tare, i cili para nisjes së ndeshjes ndaj Lecces ka folur për situatën aktuale të skuadrës dhe lëvizjet e mundshme në merkato. Pas zgjidhjes së çështjes së sulmuesit qendror, Milani mund të ndërhyjë edhe në repartin e mbrojtjes…

Source

Aston Villa nuk përfiton nga ndalesa e Arsenalit, mundet nga Evertoni

Aston Villa humbi një mundësi të artë për t’u afruar me kreun e renditjes në Premier League, duke u mposhtur 1-0 në shtëpi nga Evertoni, në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të të kampionatit anglez. Skuadra e Unai Emeryt nuk arriti të përfitojë nga barazimi i Arsenalit kryesues dhe nga humbja e Manchester Cityt në derbin ndaj Unitedit, duke u ndalur surprizueshëm përballë një Evertoni të…

Source

“Amerika ngrin veriun, Europa dridhet”, Groenlanda si simbol i pushtet

Mesazhi i Donald Trump drejtuar aleatëve evropianë, se Shtetet e Bashkuara nuk kanë ndërmend të tërhiqen nga çështja e Groenlandës, u përforcua nga Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent. Ky i fundit argumentoi se Evropa është “shumë e dobët” për të garantuar sigurinë e saj. Duke folur për NBC News, Bessent minimizoi kërcënimet e Bashkimit Evropian për anulimin e marrëveshjes tregtare të…

Source

“Një heshtje që këndon ende”, Fifi thyen misterin e Florit

Fifi ka folur pa filtra për raportin e saj me Flori Mumajesin në intervistën me Grida Dumën, në “Grida Duma Podcast”, duke u ndalur te mungesa e tij e gjatë nga muzika dhe heshtja që e rrethon. E pyetur nga Grida Duma se çfarë po ndodh me Flori Mumajesin dhe botën e tij artistike, Fifi u shpreh se nuk ka asnjë informacion të sigurt për të. “Unë nuk e di fare as çfarë bën Flori…

Source

Roma i shkakton një tjetër humbje Torinos dhe merr vendin e katërt

Roma ka arritur një fitore tepër të rëndësishme në javën e 21-të të Serie A, duke triumfuar 2-0 në transfertë ndaj Torinos dhe duke u ngjitur në vendin e katërt të renditjes, duke lënë pas Juventusin në garën për zonën Champions. Protagonist absolut i takimit ishte përforcimi i fundit i verdhekuqve, Donyell Malen. Sulmuesi holandez, i huazuar nga Aston Villa, i mjaftuan vetëm 26 minuta për të…

Source

Juventusi humbi ndaj Cagliarit, por ndeshja u luajt vetëm … 52 minuta

Sipas të dhënave të publikuara nga Sportmediaset, përballja në “Unipol Domus” zgjati vetëm 52 minuta e 43 sekonda, shumë më pak se 90-minutëshja e parashikuar. Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, pas ndeshjes kishte ngritur shqetësimin për humbjen e kohës nga lojtarët kundërshtarë, duke aluduar se loja ishte “ngushtuar” nga vonesat dhe ndërprerjet. Sot, deklaratat e tij duket se kanë…

Source

Spektakël golash në Kupën FA për femra: Liverpool, United dhe City sigurojnë kualifikimin

Liverpool, Manchester City dhe Manchester United siguruan të gjitha kalimin në raundin e pestë të Kupës FA për Femra, në një fundjavë ku u shënuan plot 55 gola në 12 ndeshje. Liverpool, që po has vështirësi në ligën kryesore, shpërtheu duke shënuar gjashtë gola kundër London Bees, me pesë lojtare të ndryshme në listën e golashënueseve, përfshirë debutueset Denise O’Sullivan dhe Martha Thomas.

Source

Me blerjet e reja, Liverpooli gjen shkëndijën, por sfida kryesore mbetet

Fitorja e fundit e Liverpoolit në Kupën FA ka ndezur shpresat për një kthesë në një sezon të vështirë, pas një serie prej 12 ndeshjesh pa fitore në Women’s Super League dhe pozicionit të fundit në tabelë me vetëm katër pikë. Një humbje shkatërruese 9-1 ndaj Chelseat në Kupën e Ligës muajin e kaluar kishte lënë klubin në pikën më të ulët, por triumfi 6-0 ndaj London Bees në raundin e katërt të…

Source

Groenlanda, burim kritikash të reja për Trumpin nga Partia Republikane

Thirrjet e Donald Trumpit për Shtetet e Bashkuara që të marrin ose të blejnë Groenlandën kanë ndezur kritika të reja nga Partia Republikane, me disa anëtarë që shprehen se kjo mund të dëmtojë SHBA-në ekonomikisht ose të tendosë aleancën ushtarake të NATO-s. Senatorët republikanë Thom Tillis dhe Lisa Murkowski, pjesë e një grupi dypartiak që udhëtoi në Danimarkë për të diskutuar shqetësimet në…

Source

Superiore/ Flamurtari fiton me lehtësi ndaj Bylis, Egnatia bën paqe me Elbasanin

Në javën e 20-të të Abissnet Superiore, Flamurtari ka arritur një sukses të qartë 3-0 ndaj Bylisit, duke shënuar një fitore të rëndësishme në shtëpi. Golat e Urbaez, Markut dhe Maksutit i siguruan tri pikët skuadrës së “Vllaznisë së Re”, që ngjitet në vendin e 8-të me 18 pikë, duke lënë pas rivalët e Bylisit që renditen në vendin e 9-të me të njëjtin bilanc. Në një tjetër përballje…

Source

Shtëpia e Bardhë do të korrigjojë faljen e Trump për ish-guvernatoren e Puerto Rikos

Uashington — Falja presidenciale e Donald Trump për ish-guvernatoren e Puerto Rikos, Wanda Vázquez Garced, nuk përfshiu të gjitha çështjet penale me të cilat ajo është përballur, duke bërë që Shtëpia e Bardhë të planifikojë një korrigjim nga një masë paraprake e tepërt, sipas një zyrtari të dielën. Dokumenti i faljes specifikonte vetëm një rast, “United States v. Vazquez-Garced, et al., 3:22-CR…

Source

18 janar 1919, cili ishte fati i Shqipërisë 107 vite nga hapi i ndojtur i paqes së botës në Versajë?!

Më 18 janar 1919 çeli punimet Konferenca e Paqes në Paris. Bota po hidhte kështu hapin e parë të ndrojtur të paqes. Historia po shkruante një nga faqet më të rëndësishme të civilizimit. Nevoja për paqe ishte më imediate se kurrë dhe kjo mundësi ishte nga më të mundimshmet. Por besimi te liria, të aspiratat e larta të humanizmit, te bashkëjetesa dhe reciprociteti do të gatitetish në një kopulim…

Source

Ervin Salianji i rrëmben Berishës edhe demokratët e Lezhës, e presin qindra vetë

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji nga qyteti i Lezhës tha se PD-ja nuk ka luksin në opozitë të përjashtojë njeri, por ajo duhet të bindë çdo njeri, edhe që nuk mendon si Berisha, që të bashkohet në një front të madh për të rrëzuar kryeministrin Edi Rama. Ndërkohë paralel me Salianjin ndodhet Berisha në një takim me strukturat demokrate në ish-kombinat në Tiranë. Berisha me pak njerëz në sallë…

Source

Ministri i Bujqësisë, Andis Salla diskuton me homologun turk skemat e sigurimeve bujqësore sipas modelit TARSIM

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla zhvilloi një takim me ministrin e Bujqësisë dhe Pylltarisë të Turqisë, İbrahim Yumaklı, gjatë qëndrimit të tij në Berlin, në kuadër të Forumit Global për Bujqësinë dhe Ushqimin (GFFA) 2026. Salla bëri të ditur se, gjatë takimit u diskutua për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në sektorët kyç të bujqësisë dhe zhvillimit rural.

Source

Rrëshqitje masive toke kanë goditur fshatin Spathar, shkaktohen dëme të konsiderueshme në banesa

Rrëshqitje masive toke kanë goditur fshatin Spathar, në bashkinë e Librazhdit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në banesa, infrastrukturë rrugore dhe toka bujqësore. Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla ndau në rrjete sociale momente të zonës së dëmuar, teksa bëri të ditur se lëvizjet e para të dheut u vunë re të shtunën rreth orës 14:30, ndërsa rreth një orë më vonë…

Source

❌