Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Radio Europa e Lirë: Amerika synon paqen globale përmes Bordit të ri

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka lansuar Bordin e Paqes, një trup i ri për zgjidhjen e konflikteve ndërkombëtare, duke përsëritur bindjen e tij se një marrëveshje e paqes për t’i dhënë fund pushtimit rus të Ukrainës “do të arrihet shumë shpejt”. Ky trup i ri fillimisht ishte i përqendruar në zbatimin e marrëveshjes për përfundimin e luftës Izrael-Gazë, ashtu siç është miratuar…

Source

Protesta më 24 Janar, Berisha poston spotin: Rama ikën me revoltë

Sali Berisha ka publikuar spotin për protestën e thirrur nga PD më 24 Janar përballë Kryeministrisë, kundër qeverisë ”Rama 4”. Në këtë spot të krijuar nga Inteligjenca Artificiale, renditet me pamje disa nga akuzat e selisë blu. ”Edi Rama shpenzon 21 milion euro për udhëtime me avion privat dhe pi verë 33 mijë euro. Edi Rama nuk ikën as me votë, as nga drejtësia, ikën merevoltë”…

Source

”Populli po të vjen”, Berisha sfidon Ramën për datën 24 Janar: Nëse je burrë qëndro në zyrë

Sali Berisha sfidoi kryeministrin Edi Rama, duke i kërkuar të qëndrojë në zyrë të shtunën e 24 Janarit, kur opozita ka thirrur protestën kombëtare para Kryeministrisë. Nga foltorja e Kuvendit, Berisha akuzoi kreun e qeverisë se po bën avokatin e zëvendëses së tij, Belinda Balluku për ta shpëtuar nga arrestimi. ”Lëreni se po bën gjithçka të shpëtojë, por në mënyrë absolute data 24, ju që jeni këtu…

Source

Gjykatat dhe gjyqtarët janë pa siguri, zv.kryetari Gerd Hoxha: Punohet pa kushte

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë po përballet me vështirësi edhe për shkak të mjediseve ku magjistratët zhvillojnë seancat gjyqësore, si dhe nivelit të sigurisë. Zv.kryetari i kësaj gjykate, Gerd Hoxha thotë se niveli i sigurisë lë shumë për të dëshiruar, duke shtuar se gjatë pushimeve javore dhe festave zyrtare, mjediset e gjykatave nuk monitorohen fare nga…

Source

Mbledhje apo gallatë? Debati Hasani-Balla: Mos u nxeh tani mor burrë, po nuk durove kaq presion

Mbledhja e Komisionit për Europën dhe Punët e Jashtme këtë të enjte ku u votua në parim për projektligjin e pjesmarrjes së Shqipërisë në Bordin e Paqes pas ftesës së presidentit Donald Trump, u shoqërua me debate. Kryetari i komisionit, deputeti i PS-së Igli Hasani dhe kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla patën një debat pasi ky i fundit i tha deputetit Agron Shehaj të ulet për të…

Source

Spanja nuk gjen qetësi, aksidenti i katërt hekurudhor brenda javës

Një tren pasagjeresh u përplas me një vinç në juglindje të Spanjës të enjten, duke shënuar aksidentin e katërt hekurudhor në vend brenda më pak se një jave. Katër persona pësuan lëndime të lehta në aksidentin pranë qytetit port të Kartagjenës, në rajonin e Murcias. Spanja është ende e tronditur nga tragjedia e së dielës, kur dy trena me shpejtësi të lartë u përplasën në rajonin jugor të…

Source

Kush është En-Nesyri, objektiv i Juves dhe Napolit që ka thyer rekordin e Ronaldos

Youssef En-Nesyri po kthehet në një emër të nxehtë në merkato, me Napoli dhe sidomos Juventusin që e kanë shënjestruar si objektivin kryesor për sulmin. Historia e tij tregon një sulmues me instinkt të vrasësit në gjak, që ka shënuar kudo ku ka luajtur dhe ka lënë gjurmë edhe në histori. I lindur në Fes më 1 korrik 1997, En-Nesyri u rrit në Akademinë Mohammed VI, një nga qendrat më të…

Source

E doni Sazanin me investime amerikane apo ta coptojnë bandat shqiptare si Gjirin e Lalzit?

Nga Kreshnik Spahiu Një pjesë e shqiptarve janë shqetësuar nga përralla e “faljes së ishullit të Sazanit”. Në thelb të kësaj fushate qëndron vendimi për të lejuar familjen Trump të investojë në një ishull të pabanuar, që sot shërben praktikisht si nevojtore publike për plazhistët që urinojnë kur shkojnë me anije për të kaluar disa orë plazh. Sigurisht që Sazani ka mbetur i shkretuar…

Source

Java e 21-të e Superiores rezervon duele spektakolare, spikat Vllaznia-Partizani

Kampionati “Abissnet Superiore” rikthehet në fundjavë me ndeshjet e javës së 21-të, duke sjellë sërish rivalitet, emocione dhe përballje të rëndësishme. Java do të hapet të shtunën me tre ndeshje. Në orën 13:30, Bylisi pret Egnatian në Ballsh, në një duel ku të dyja skuadrat kërkojnë rikthimin te fitorja. Ndërkohë, në “Selman Stërmasi”, Tirana do të përballet me Flamurtarin, në një ndeshje ku…

Source

Beci: “Paketa e Maleve” interes të lartë në Shkodër, 670 aplikime për zhvillimin e turizmit malor

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, ka ndarë të dhëna inkurajuese mbi ecurinë e “Paketës së Maleve”, një projekt që po regjistron një interes të lartë në zonat me potencial të lartë turistik. Sipas shifrave zyrtare, deri më tani janë dorëzuar 670 aplikime në total, duke konfirmuar vëmendjen e madhe të banorëve dhe investitorëve ndaj këtyre territoreve. Zonat që kryesojnë listën e…

Source

Fjalimi i plotë/ ”Unë përfaqësues i paqes në SHBA”, Ramës për opozitën: Nuk do fitoni kurrë po nuk dolët nga poshtë karriges së stërgjyshit!

Nga Edi Rama, fjala e plotë në seancën plenare këtë të enjte në Kuvend Sot ky Kuvend mblidhet për të ratifikuar një akt të vullnetit të mirë të cilin Shqipërisë, në radhë të parë kësaj shumice qeverisëse në emër të këtij vendi dhe sigurisht krejt Kuvendit, kur dhe nëse është e mundur, i takon ta bëjë sa herë vjen në tryezë tema e paqes, çdo mundësi për të kontribuar për paqen. Ne…

Source

Diego Costa sulmon keq Conten: Ndoshta është kaq i hidhur, sepse nuk bën seks në shtëpi

Diego Costa ka rihapur publikisht përplasjen me Antonio Conten, duke përdorur tone shumë të ashpra. I ftuar në podcast-in e ish-shokut të skuadrës te Chelsea, John Obi Mikel, sulmuesi italo-brazilian, aktualisht pa skuadër, ka sulmuar rëndë trajnerin aktual të Napolit, duke ndarë qartë aftësitë e tij taktike nga ana njerëzore. “Si person është trajneri më i keq që mund të kesh. Është dyshues…

Source

Tensione në Kuvend, replika mes Berishës dhe deputetes Mila: Do pendohesh për atë kokë që lëviz

Debatet në Parlament u shoqëruan me tensione dhe replika në distancë mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe deputetes socialiste Sara Mila, gjatë seancës plenare ku po diskutohej projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së pranimit të Republikës së Shqipërisë, e përfaqësuar nga Kryeministri Edi Rama, në Kartën e Bordit të Paqes”. Ish-kryeministri Berisha, nga foltorja e Kuvendit…

Source

💾

Përfundon seanca për Ballukun, Gjykata Kushtetuese tërhiqet për vendim

Gjykata Kushtetuese zhvilloi ditën e sotme mbi tre orë seancë, për të shqyrtuar një kërkesë të kryeministrit Edi Rama i cili kërkon zgjidhjen e mosmarrëveshjes me Gjykatën e Posaçme, e cila pezulloi në dhjetor zv.kryeministren Belinda Balluku, e marrë e pandehur në kuadër të hetimeve për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë dhe Unazën e Tiranës. Pasi përfaqësuesit e kryeministrit…

Source

Yildiz driblon për të ardhmen: Nuk flas për kontratën, ndihem mirë te Juvja!

E ardhmja e Kenan Yildiz është një nga çështjet më të rëndësishme në shtëpinë e Juventusit. Talenti i lindur në vitin 2005 ka kontratë deri në vitin 2029, por interesimi i shtuar nga klubet e mëdha po shtyn drejtuesit bardhezinj të reflektojnë mbi rinovimin dhe përmirësimin e kushteve ekonomike. Megjithatë, vetë Yildiz nuk dëshiron të shpërqendrohet. “Kontrata? Nuk flas për të.

Source

Brahim Diaz e humbi qëllimisht penalltinë e finales së Kupë së Afrikës, dalin fakte të reja

Pothuajse një javë pas natës së çmendur të finales së Kupës së Afrikës mes Senegalit dhe Marokut, polemikat nuk janë shuar ende. Në pritje të një dënimi të rëndë të paralajmëruar për Senegalin kampion, madje flitet edhe për një përjashtim të mundshëm nga Botërori, vëmendja mbetet e përqendruar te një episod që vazhdon të ndezë debatet. Në qendër të diskutimeve është penalltia e pabesueshme e…

Source

Kryeministri tallet keq me PD dhe Berishën: “Sa herë më thoni Ramaduro, unë e dëgjoj Rama duro. Do të dorëzohem vetë te autoritetet amerikane!

Kryeministri Edi Rama ka vijuar me tone tallëse debatin në Kuvend, në një reagim të drejtpërdrejtë ndaj akuzave dhe kritikave të opozitës, duke iu referuar rolit të ish-kryeministrit britanik Tony Blair në ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë dhe zhvillimeve të fundit politike në vend. Rama deklaroi se pa Tony Blair nuk do të kishte ndodhur ndërhyrja e NATO-s në Kosovë…

Source

Rama, opozitës në Kuvend: Ju humbësit kronikë, menduat se Amerika do më bënte gjyqin!

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në Kuvend lidhur me ftesë e Shqipërisë për t’u bërë pjesë e Bordit të Paqes, një nismë e ideuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Sot ky Kuvend mblidhet për të ratifikuar një akt të vullnetit të mirë që Shqipërisë dhe kësaj shumice qeverisëse dhe krejt Kuvendit, i takon ta bëjë sa herë vjen në tryezë tema e paqes.

Source

Shqipëria në Bordin e Paqes, Spiropali: Moment historik, nuk është çështje partiake

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, deklaroi sot në seancën plenare të Kuvendit, se pjesëmarrja e Shqipërisë,përfaqësuar nga Kryeministri Edi Rama, në Kartën e Bordit të Paqes, është një moment me peshë të veçantë për mënyrën se si Shqipëria po shihet dhe po dëgjohet në arenën ndërkombëtare. Spiropali u shpreh se pak ditë më parë presidenti i Shteteve të Bashkuara të…

Source

❌