Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Sekreti befasues në një pikturë anonime e blerë në ankand, e cila identifikohet si një vepër e Rubens, dy-në-një

Studimi i një burri, figurë që shfaqet shpesh në veprat e mjeshtrit flamand, zbulon një pikturë të fshehur të një gruaje nën mjekrën e modelit. A është një plak tullac me mjekër të dendur dhe shikim të mjegulluar nga vera? Apo një grua e re, miqësore, me flokë që valëviten dhe me një kurorë gërshetash? Për tregtarin belg të artit Klaas Muller, përgjigjja ndaj kësaj dileme kishte më pak rëndësi…

Source

Mitaj drejt “divorcit” me Al-Ittihad, ka ofertë nga një ekip i Premier League

Situata e Mario Mitajt te Al-Ittihad po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar, me sinjale të qarta se anësori kuqezi nuk bën pjesë në planet e trajnerit Sergio Conceição. Mungesa e tij në tri ndeshje radhazi ka shtuar zërat për një ndarje të mundshme mes palëve. Në rastin e parë, Mitaj ishte i detyruar të qëndronte jashtë për shkak të plotësimit të numrit të kartonëve, por në dy takimet pasuese ai…

Source

Elisa Spiropali: E nisëm vitin me Këshillin Koordinues të Diasporës, mes shqiptarëve të spikatur në botë

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, zhvilloi një takim online me anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës, me fokus bashkëpunimin dhe fuqizimin e rolit të diasporës në sfidat e zhvillimit të vendit. Spiropali bën të ditur se në takim u fol për tri çështje konkrete: Strategjia Kombëtare e Diasporës 2026-2030, risitë e Ligjit të Ri për Diasporën…

Source

Helen Mirren për Parker Los Angeles Times: “Kam pasur një karrierë që duket jashtëzakonisht me fat, sfiduese, e pamundur”

Mbretëresha e Hollivudit është jashtëzakonisht gazmore! Helen Mirren bën shaka se Golden Globes i kanë dhënë “dy topa të mëdhenj” teksa pranon Çmimin Cecil B. DeMille në ceremoninë e vitit 2026. Helen Mirren dëshmoi edhe një herë pse mbetet një nga figurat më të guximshme dhe më të dashura të Hollivudit, duke ndërthurur hijeshi, sinqeritet dhe një batutë të goditur në momentin e duhur.

Source

Revolta simbolike e grave iraniane – ndezin cigaret nga fotot e djegura të liderit suprem, Ali Khamenei

Kjo tendencë mes grave iraniane tani është e pakapërcyeshme. Gratë iraniane po ndezin cigare duke përdorur fotografi të djegura të Liderit të Lartë, Ali Khamenei. Kjo nuk është thjesht për të tërhequr vëmendje, raportojnë mediat e huaja. Është një veprim politik i hapur – një përçmim i drejtpërdrejtë për një regjim që ka shpenzuar dekada duke kontrolluar trupin, veshjen, sjelljen dhe jetën e…

Source

Njoftim i Policisë: Për shkak të rrezikut nga ortekët, “Bogë – Qafë Thore – Theth”, nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve gjatë natës

Policia e Shtetit ka njoftuar se: Bazuar në analizën e riskut dhe pas komunikimit me inxhinierët e firmës kontraktore për mirëmbajtjen e rrugës, në segmentin rrugor “Bogë – Qafë Thore – Theth”, për shkak të rrezikut nga ortekët e dëborës si pasojë e kushteve të përkeqësuara atmosferike, nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve gjatë natës, pasi rrezikshmëria është e lartë, edhe për shkak të…

Source

Roma mund pastër Sassuolon dhe arrin Milanin në vendin e dytë

Roma e ka nisur me fitore fazën e dytë të Serie A, duke mposhtur Sassuolon me rezultatin 2-0 në “Olimpico” dhe duke siguruar tre pikë të rëndësishme në garën për zonën europiane. Fraksioni i parë u mbyll pa gola, ndërsa për miqtë erdhi edhe një lajm i keq, me Ferguson që u detyrua të largohej nga fusha për shkak dëmtimi pak minuta para pushimit. Në pjesën e dytë, Sassuolo uli ndjeshëm ritmin dhe…

Source

Evropa Veriore nën goditjen e motit ekstrem: 13 viktima dhe kaos i përhapur

Evropa Veriore po përballet me një valë të motit të keq, karakterizuar nga erëra me intensitet uragani dhe stuhi të fuqishme, të cilat kanë shkaktuar të paktën 13 viktima. Kjo situatë ka sjellë kaos në udhëtime, mbyllje shkollash dhe ndërprerje të energjisë elektrike për qindra mijëra banorë në të gjithë rajonin. Në Mbretërinë e Bashkuar, stuhia “Goretti” goditi rëndë zonat e Cornwall-it dhe…

Source

Macclesfield shkakton tronditjen më të madhe të Kupës së Anglisë që nga viti 1909, eliminon mbajtësit e trofeut Crystal Palace

Macclesfield, një ekip i kategorisë së gjashtë, ka shkaktuar një nga tronditjet më të mëdha në historinë e Kupës FA, duke eliminuar mbajtësit e trofeut, Crystal Palace. Kjo fitore konsiderohet si një nga “vrasjet e gjigantëve” më të rëndësishme, duke pasur parasysh diferencën prej 117 vendesh në piramidën e futbollit anglez mes dy klubeve. Skuadra e Premier League, e mbushur me yje dhe që garon në…

Source

Fenerbahce triumfon pastër ndaj Galatasaray në finalen e Superkupës së Turqisë

Finalja e Superkupës së Turqisë vuri përballë njëra-tjetrës dy rivalët e përjetshëm, Fenerbahçe dhe Galatasaray, në stadiumin “Atatürk Olimpiyat”, një ndeshje që gjithmonë prodhon emocione. Në fund, festa ishte për Fenerbahçen, e cila mori një sukses të pastër 2-0. Skuadra verdheblu zhbllokoi takimin në minutën e 28-të, kur blerja e re Matteo Guendouzi dërgoi topin në rrjetë…

Source

Gjyqi i madh drejt fundit, hulumtuesja e Tribunalit të Hagës flet për pritjet për katërshen e UÇK-së​

Gjyqi i madh është para fazës më të rëndësishme të tij, ku në pranverë pritet të shqiptohet vendimi për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin. Ky pritet të jetë viti vendimtar për katërshen e UÇK-së, të cilët ndodhën në paraburgim në Hagë tash e pesë vjet. Hulumtuesja e Tribunalit të Hagës për ish-Jugosllavi, Nevenka Tromp flet për rëndësinë që ka vendimi ndaj Thaçit…

Source

Elbasani i falet Ibraimit në shtesë dhe siguron kalimin për në çerekfinale të Kupës

Elbasani ka siguruar kualifikimin për në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë pas një fitoreje dramatike 2-1 ndaj Flamurtarit, në një ndeshje që u vendos vetëm në minutat e fundit të kohës shtesë. Verdheblutë kaluan të parët në avantazh në minutën e 29-të, kur Lajthia provoi nga distanca dhe Veiga, me një devijim me kokë, e dërgoi topin në rrjetë duke e nxjerrë jashtë loje portierin Kaloshi.

Source

Paralajmërimi i Papa Leoni XIV: Të drejtat dhe liria e njeriut janë në krizë. Po përhapet etja për luftë

Rreziku që të drejtat e njeriut të «mgeullohen», mundësia e shtypjes së lirisë së ndërgjegjes dhe fesë për shkak të persekutimit të krishterëve, rrezikimi i lirisë së shprehjes për shkak të një gjuhe gjithnjë e më «rrëshqitëse» që në fund të fundit është përjashtuese, dhe pastaj rëndësia e ligjeve humane kur lufta bëhet modë, qenë vetëm disa nga temat ku u ndal Papa Leoni XIV në audiencën me…

Source

Policia e Shtetit u bën apel drejtuesve të automjeteve dhe motomjeteve që të tregojnë kujdes maksimal gjatë qarkullimit

Policia e Shtetit u bën apel drejtuesve të automjeteve dhe motomjeteve që të tregojnë kujdes maksimal gjatë qarkullimit për shkak të motit të keq, me reshje shiu, breshëri dhe dëbore, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Sipas njoftimit të policisë, në zonat malore, drejtuesit e automjeteve këshillohen të përdorin goma dimërore dhe të kenë me vete mjetet antirrëshqitëse.

Source

Kupa e Shqipërisë/ Vllaznia dhe Egnatia kualifikohen me fitore minimale, nuk gabon as Teuta

Janë mësuar tre skuadra të tjera që kanë prerë biletën për në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, pas fitoreve minimale, por vendimtare në ndeshjet e fazës së 1/8-ave. Vllaznia vijon rrugëtimin në turne pas suksesit 1-0 ndaj Pogradecit. Kuqeblutë e drejtuar nga Edi Martini e zgjidhën sfidën vetëm në minutat e fundit, kur Elmando Gjini realizoi golin e fitores me një goditje me kokë në minutën e…

Source

Pse opozita shpreson kur ndodh diçka në Nepal, Venezuelë, Bangladesh apo Iran?

Nga Kreshnik Spahiu Ishte mbrëmje dhjetori e vitit 2000. Në koridoret e godinës së Partisë Demokratike dëgjoheshin brohoritje. Unë me miqtë po pinim çaj në barin “Jurnal”, ku mblidheshin shumë gazetarë. Të habitur pyetëm se çfarë kishte ndodhur dhe një vajzë, gazetare e TV Arbëria, na tha: “Kanë fituar zgjedhjet të djathtët në Bullgari.” Papritmas çaji më ngeli në fyt dhe gati u mbyta.

Source

Rama: Ditë e natë për të mbajtur akset rrugore të hapura dhe për të garantuar sigurinë e çdo qytetari në lëvizje

Kryeministri Edi Rama, gjatë një prezantimi informues mbi situatën në akset rrugore të prekura nga reshjet intensive të dëborës, ka bërë me dije se vendi po përballet me kushte të vështira atmosferike, por se strukturat përgjegjëse janë në gatishmëri të plotë dhe në veprim të pandërprerë. Sipas tij, ekipet e Autoritetit Rrugor Shqiptar ndodhen në terren 24 orë në ditë, duke punuar pa ndërprerje…

Source

City i pamëshirshëm, i shënon 10 gola Exter në Fa Cup

FA Cup ka dhuruar një tjetër pasdite spektakolare, me Manchester City që konfirmoi forcën e tij duke mos treguar asnjë mëshirë ndaj Exeter-it, skuadër e kategorisë së tretë. “Qytetarët” triumfuan me shifrat e thella 10-1, në një ndeshje pa histori, ku gjetën rrugën e rrjetës Alliene, Rodri, Leëis me dopietë, Semenyo, Reijnders, O’Reilly dhe McAidoo, ndërsa dy gola erdhën nga autogola të vendasve.

Source

Përkujtohet në një akademi solemne në Katedralen e Prishtinës, trashëgimia e Imzot Nikë Prelës dhe Imzot Mark Sopit

Në një akademi solemne të mbajtur në Katedralen e Prishtinës, u përkujtua vepra dhe trashëgimia e dy prej figurave më të shquara të Kishës Katolike dhe kombit shqiptar, Imzot Nikë Prelës në 30-vjetorin e kalimit në amshim dhe Imzot Mark Sopit në 20-vjetorin e ndarjes nga jeta. Në këtë ngjarje, ku morën pjesë krerët më të lartë shtetërorë e fetarë, përfshirë kryeministrin në detyrë…

Source

Drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar, të ulin shpejtësinë dhe të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë

Në këto kushte të vështira moti, ekipet e Autoritetit Rrugor Shqiptar janë në terren pa ndërprerje, duke punuar ditë e natë për të mbajtur akset rrugore të hapura dhe për të garantuar sigurinë e çdo qytetari në lëvizje. ⚠️ Drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar, të ulin shpejtësinë dhe të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë. ✅ 130 mjete borëpastruese ✅ 577 mjete të tjera ✅ 800…

Source

❌