Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Lamallari e Hita vizitojnë policët e plagosur: Akt kriminal, vandalët janë identifikuar!

Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari dhe kreu i Policisë së Shtetit Skënder Hita kanë vizituar në spital dy prej efektivëve të policisë të plagosur gjatë protestës së sotme para parlamentit. Në një prononcim në rrjetet sociale, Lamallari tha se autorët, të cilët i quajti vandalë, janë identifikuar dhe së shpejti do të vihen para drejtësisë. […]

Akademia e Shkencave në takimin evropian mbi politikat e kërkimit dhe inovacionit

Akademikja Mimoza Hafizi përfaqësoi Shqipërinë në takimin ndërkombëtar mbi politikat e kërkimit dhe inovacionit në Evropë. Takimi me temë “Për lirinë e pestë evropiane dhe garën globale: Zërat nga shkenca” i zhvilluar në Bruksel u organizua nga Këshilli Evropian i Shkencës (ERC) dhe Akademia Kombëtare e Shkencave e Gjermanisë- Leopoldina. Aktiviteti bëri bashkë mbi 100 […]

Kuvendi miraton 1 rezolutë dhe 3 projektligje, opozita bojkoton seancën plenare

Kuvendi i Shqipërisë miratoi këtë të enjte një projektrezolutë dhe tre projektligje gjatë seancës plenare, e cila u zhvillua pa praninë e deputetëve të Partisë Demokratike. Me 71 vota pro u miratua projektrezoluta “Për vlerësimin e veprimtarisë së Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi për vitin 2025”. Po me 71 vota pro u miratua edhe projektligji […]

Deklarata e fortë e Ballës: Jo vetëm Irani dhe fqinjët, por edhe Kremlini po paguan për të destabilizuar Shqipërinë

Jo vetëm Irani dhe vendet fqinje, por edhe Kremlini po pagujanë para për të destabilizuar Shqipërinë. Këtë deklaratë bëri nga foltorja e Kuvendit kreu i grupit PS Taulant Balla, i cili njoftoi se shumë shpejt mazhoranca do të dialogojë me protestuesit. “Kush në Shqipëri nuk e beson dot se këtu është dorë e huaj që […]

“Grup mbeturinash sociale dhe politike”, Balla: Kush ngre dorën kundër policisë, do përballet me forcën e saj

“Në vlerësimin tim, ne nuk mund të zmbrapsemi se një grup mbeturinash sociale dhe politike mendojnë që Parlamenti duhet të shpërndahet”. Kështu u shpreh Taulant Balla për gazetarët në ambientet e jashtme të Parlamentit. Kreu i grupit parlamentar socialist theksoi se edhe më skeptikët e kanë të qartë “se këtu është një skenar tërësisht joshqiptar, […]

FOKUS – Liderët evropianë dënojnë sulmet e fundit ruse në Ukrainë

BRUKSEL, 2 korrik /ATSH-AA/ – Zyrtarët evropianë dënuan sot sulmet e fundit të Rusisë gjatë natës në Ukrainë, për të cilat Kievi tha se vranë 13 persona, ndërsa shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas njoftoi planet për të propozuar sanksione të reja që synojnë entitetet që mbështesin kompleksin ushtarak-industrial rus. “Vetëm fjalët […]

OBRM-PDUKM: Janë siguruar 31,7 milionë euro nga Plani i Rritjes, pikërisht në pjesën e transformimit digjital

OBRM-PDUKM tregoi se reformat vijnë me shumë përkushtim, punë dhe përgjegjësi, dhe sjellin rezultate konkrete. Një nga prioritetet më të rëndësishme të Qeverisë së udhëhequr nga OBRM-PDUKM është Reforma Agenda. Zbatimi i saj është dëshmi se Maqedonia më në fund ka plan të qartë, disiplinë institucionale dhe vullnet politik për të dorëzuar rezultate, theksohet në […]

Anglia–Meksikë në Botëror: çmimet e rishitjes ngjiten në nivele të larta, bileta më të lira rreth £2,600

Tifozët e Anglisë që duan të ndjekin ndeshjen e 1/8-ve kundër Meksikës në Estadio Azteca përballen me çmime rishitjeje jashtëzakonisht të larta, ku një biletë mund të kushtojë të paktën rreth £2,600. Anglia siguroi këtë përballje pas fitores 2-1 ndaj Republikës Demokratike të Kongos, ndeshje që cakton takimin në Ciudad de México. Raporton bbc se […]

SHBA – ”Axios”: Trump synon të ndalojë hyrjen e grave shtatzëna të huaja në SHBA

UASHINGTON, 2 korrik /ATSH-ANSA/ – Pasi humbi çështjen për shtetësinë sipas të drejtës së lindjes në Gjykatën Supreme, bashkëpunëtorët e presidentit Donald Trump dhe aleatët e lëvizjes MAGA kanë kaluar te një plan i ri: të ndalojnë hyrjen në Shtetet e Bashkuara të grave shtatzëna që janë shtetase të huaja. Kështu shkruan Axios, sipas të […]

Hapet në Bolonjë “Biblioteka Eco”, me mbi 32 mijë libra nga koleksioni personal i Umberto Eco-s

Bolonjë, 2 korrik /ATSH/ – Mbi 32 mijë vëllime nga biblioteka personale e shkrimtarit, filozofit dhe semiologut italian Umberto Eco janë bërë pjesë e Bibliotekës Eco, e cila u inaugurua dje në Bologna. Shiritin e inaugurimit e preu bashkëshortja e tij, Renate Ramge, në praninë e fëmijëve të çiftit, Stefano Eco dhe Carlotta Eco. Biblioteka […]

Nis seanca plenare, PD mungon në sallë: Nuk marrim pjesë deri në përfshirjen në procedurë parlamentare të katër projektligjeve për diskutim dhe miratim

Ka nis seanca plenare e kësaj të enjte (2 korrik), teksa jashtë godinës, një grup qytetarësh po protestojnë, ndërsa nuk kanë munguar edhe momentet e tensionit. Deputetët e Partisë Demokratike nuk janë të pranishëm në sallën e Kuvendit, pasi kanë vendosur të bojkotojnë punimet e seancës. PD akuzon shumicën socialiste se ka lënë jashtë kalendarit […]

BRUKSEL – BE konfirmon gjobën prej 4,1 miliardë euro ndaj “Google” për shkelje të konkurrencës

LUKSEMBURG, 2 korrik /ATSH-DPA/- Gjykata e Drejtësisë së Bashkimit Evropian, instanca më e lartë gjyqësore e bllokut, ka konfirmuar gjobën antitrust prej 4,125 miliardë eurosh ndaj kompanisë “Google”, për shkelje të konkurrencës të sistemit operativ “Android”. Gjyqtarët në Luksemburg rrëzuan sot ankesën e gjigantit amerikan, duke i dhënë fund një procesi të gjatë ligjor. Gjykata […]

PD tërhiqet nga seanca e sotme: Nuk shkojmë në një Parlament të rrethuar me polici!

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike nuk do të marrë pjesë në seancën e sotme plenare. Me anë të një njoftimi për shtyp, ky grup thekson se “nëse Parlamenti zhvillon punimet nën rrethimin e Policisë së Shtetit, vetëm me qëllim të shuarjes së zërit të qytetarëve, atëherë ai humbet misionin e tij të përfaqësimit të qytetarëve”. […]

Deti i tërë mes së thënës e së bërës…

Nga Eduard Zaloshnja Kam bërë disa sondazhe qysh kur filloi cikli i protestave të shkaktuara nga përplasja e dhunshme e disa protestuesve me disa roje private në Zvërnec. Dhe jo të paktë kanë qenë në sondazhe përkrahësit e protestave, sidomos ata që banojnë në Tiranë. Por sa nga përkrahësit në sondazhe kanë marrë pjesë fizikisht […]
❌