Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Udhëtimi në Izrael/ Rama me avionin privat të ish-miliarderit të kriptovalutave

Avionët privatë reaktivë për distanca të gjata, të cilët përdoren nga elitat globale të biznesit dhe politikës, nuk janë thjesht mjete udhëtimi. Ata shërbejnë si një metaforë e hendekut midis njerëzve të pasur dhe të pushtetshëm dhe pjesës tjetër të shoqërisë, e cila pret me durim në terminal për të marrë aeroplanin e linjës. Në …

Shqipëri: Ç’rol kanë muxhahedinët në protestat e Iranit?

Një kamp i fortifikuar në Manzë, pranë Tiranës, është streha e rreth 3 mijë muxhahedinëvetë Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI), ose siç njihen në gjuhën vendase Mujahideen-e Khalq (MEK). Anëtarët e kësaj organizate jetojnë në Shqipëri që prej vitit 2013, kur qeveria shqiptare pranoi t’i strehonte me kërkesën e Shteteve të Bashkuara dhe …

Çfarë na mëson realisht skandali Epstein?

Reagimi instinktiv ndaj zbulimeve të reja rreth skandalit ‘Epstein’ në SHBA ka qenë deri tani i parashikueshëm, teksa valë të reja indinjate dhe predikimesh morale përqendrohen tek fakti se sa dekadentë janë bërë të pushtetshmit me kalimin e kohës, apo edhe në pretendime se skandali “na tregon se sa poshtë kanë rënë elitat botërore.” Ndërkaq, …

Lëkundje sizmike të njëpasnjëshme në juglindje të vendit, regjistrohet një tjetër tërmet në qarkun e Korçës, ja sa ishte magnituda

Vazhdojnë lëkundjet e njëpasnjëshme në juglindje të vendit. Një tjetër tërmet është regjistruar rreth orës 19:10 në qarkun e Korçës. Tërmeti me magnitudë 3.9, e pati epiqendrën në fshatin Desmirë. Ndërkohë fatmirësisht nuk raportohen dëme materiale apo të lënduar. Rreth orës 16:00 u regjistrua një tjetër tërmet, me manitudë 3.2 ballë me epiqendër fshati Hoçisht …

Çarja e argjinaturës së Erzenit përmbyti Durrësin/ Prokuroria zbarkon në bashki

Prokuroria e Durrësit ka urdhëruar një ditë më parë sekuestrimin e dokumentacionit që lidhet me tenderin për rehabilitimin e argjinaturës së lumit Erzen nga Bashkia e Durresit. Ky veprim vjen pas përmbytjeve të rënda që goditën Durrësin muajin e kaluar, duke shkaktuar pasoja të mëdha materiale dhe humbjen e një jete njerëzore. Në këto kushte, …

Një person i armatosur hapi zjarr ndaj forcave të policisë, rrëzohet helikopteri që po ndihmonte efektivët në terren, dy të vdekur në SHBA

Dy efektivë të Departamentit të Sigurisë Publike të Arizonës humbën jetën pasi një helikopter u rrëzua gjatë një operacioni për neutralizimin e një personi të armatosur në qytetin Flagstaff, SHBA. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së mërkurës, teksa forcat e rendit po i përgjigjeshin një kallëzimi për dhunë në familje. Sipas autoriteteve, një person i armatosur …

Pishtari Olimpik përfundon udhëtimin e tij në Duomo të Milanos, sot në mbërmje në “San Siro” për ceremoninë

Rreth orës 21:00, pishtari olimpik hyri në Piazza Duomo të Milanos, ndalesa e parafundit në një udhëtim që përfshinte mbi 12,000 kilometra, i cili filloi në Greqi në nëntor dhe kaloi nëpër 60 qytete italiane. Në pasdite, karvani i pishtarëve kaloi kryeqytetin e Lombardisë, i rrethuar nga mijëra njerëz në rrugë, me duartrokitje dhe barriera …

Amerikanët zbarkojnë në Itali për Olimpiadën, 300 personel sigurie, 14 avionë, udhëhiqen nga zv.presidenti Vance

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara dhe Sekretari i Shtetit Rubio do të marrin pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave. Atyre do t’u bashkohen ish-medalistë olimpikë, si binjakët Lamoureux, yje të hokejit në akull, Ohno, një yll i vrapimit të shkurtër, dhe patinatori artistik Lysacek. Zëvendëspresidenti i SHBA-së J.D. Vance dhe Sekretari i Shtetit Marco …

Vajza e Lasgush Poradecit shpërthen në lot: Hajdutët na vodhën, prej 35 vitesh sillen mizorisht me figurën e babait tim

Marie Poradeci, vajza e shkrimtarit të madh Lasgush Poradecit, ka treguar në “Shqipëria Live” se në Vjenë do organizohet një event për shkrimtarin, por familja nuk është ftuar. Maria ka treguar në emision sesi ka ardhur njoftimi se do të vendosej një pllakë në vendin ku Lasgushi ka jetuar në Vjenë, por jo ftesë për …

Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

Zef Mazi është një nga diplomatët më me përvojë dhe më me ndikim të Shqipërisë në dekadat e fundit. Libri i tij “Kosova, lufta e heshtur, diplomacia e padukshme që ndryshoi lojën (1991-1999)” mbështetet pikërisht mbi këtë përvojë të jashtëzakonshme. Me një karrierë që shtrihet nga misionet diplomatike në Vjenë, Bernë, Londër, Dublin, OKB dhe …

90 vjetori i lindjes së Kadares, organizohet ekspozita me dorëshkrimet origjinale

Në vazhdën e aktiviteteve për 90 vjetorin e lindjes të Ismail Kadare, u organizua një ekspozitë në ambjentet e Teatrit të Operas dhe Baletit me disa objekte të  rralla dhe dorëshkrime origjinale të shkrimtarit. Mbrëmja u shoqërua me interpretime të prozës, poezisë, muzikës me tekste të Kadaresë, nga aktorët më në zë të vendit. Ismail …

Gaite Jansen, jeta personale dhe roli i Princeshës Tatiana Petrovna në “Peaky Blinders”

Aktorja holandeze Gaite Jansen u bë e njohur për publikun ndërkombëtar falë interpretimit të Princeshës Tatiana Petrovna në sezonin e tretë të serialit britanik Peaky Blinders, një rol që i dha serialit një dimension të ri misterioz dhe psikologjik. E lindur më 25 dhjetor 1991 në Holandë, Gaite Jansen vjen nga një familje me prirje …

Deputetët e opozitës në SHBA, takime në Kongres

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi, Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, Kryetarja e Komisionit të të Drejtave të Njeriut Jorida Tabaku, deputetët Albana Vokshi, Belind Këlliçi, Klevis Balliu dhe Ivi Kaso, po zhvillojnë një vizitë zyrtare në SHBA, ku janë takuar me Kryetarin e Nënkomisionit për Qeverisjen kongresmenin Pete Sessions, dhe kongresmenin John …

Kryemadhi: Relacion përsëritës, prova nga shkrime gazetash

Ish-kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, reagoi pas seancës paraprake në çështjen penale ndaj saj dhe ish-Presidentit Ilir Meta. Para mediave, ajo deklaroi se relacioni i prokurorit ishte përsëritës dhe i mbështetur kryesisht në shkrime mediatike, duke e krahasuar qasjen me praktikat e kohës së diktaturës. “Janë intervista, shkrime gazete që edhe në …

Spiropali në Mëngjesin e Lutjeve në Uashington

Ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, ndodhet Uashington ku mori pjesë në Mëngjesin e Lutjeve, një aktivitet tradicional me prezencën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, si dhe udhëheqësve politikë, shoqërorë e fetarë nga mbarë bota. Në një postim në rrjetet sociale, ku ka publikuar edhe foto nga aktiviteti, Spiropali e cilësoi këtë moment …

Koçiu: Nuk ka vendim për heqjen e ndalimit të monopatinave

Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, ka sqaruar se udhëzimi për ndalimin e qarkullimit me monopatina vijon të mbetet në fuqi dhe nuk ka asnjë vendim për heqjen e kësaj mase. “Udhëzimi për ndalimin e qarkullimit me monopatina mbetet në fuqi. Nuk ka asnjë vendim për heqjen e masës së ndalimit të përkohshëm. Policia e Shtetit …

Pse emigranti nga Librazhdi u zhgënjye me Kanadanë?

Është një gjë shumë e vështirë të përshkruash një shqiptar emigrant që është politikisht i djathtë. Një shqiptar i djathtë është pa pasuri, pa punë dhe emigrant. Është një aristokrat ideologjik pa prona, një konservator i vendosur që nuk ka çfarë të ruajë përveç bindjeve. Ai flet me zjarr për taksat e larta, edhe pse …

Tregtia, siguria dhe diplomacia janë të ndërthurura

Vizita e Keir Starmer në Kinë javën e kaluar shënoi përpjekjen më të qartë të viteve të fundit për të zbutur tensionet mes Londrës dhe Pekinit. Ishte udhëtimi i parë i një kryeministri britanik në Kinë që nga viti 2018 dhe vjen në një moment kur të dy vendet përballen me presione të brendshme ekonomike. …
❌