Reading view

S&P Global Ratings rrit vlerësimin e BKT-së në ‘BB’, duke arritur nivelin më të lartë të mundshëm

S&P Global Ratings ka rritur vlerësimin afatgjatë të kreditit për Bankën Kombëtare Tregtare në ‘BB’ me perspektivë të qëndrueshme, nga ‘BB-’. Ky përmirësim e çon vlerësimin e BKT-së në nivelin maksimal të arritshëm për një institucion bankar në Shqipëri, duke e barazuar atë me vlerësimin sovran të kreditit të Republikës së Shqipërisë. Sipas metodologjisë së S&P-së, vlerësimi i kreditit të një subjekti tregtar nuk mund të tejkalojë nivelin e vlerësimit sovran të vendit ku ai ushtron aktivitetin.

Agjencia ia atribuoi rritjen e vlerësimit uljes së rreziqeve ekonomike dhe përmirësimit të mjedisit operacional në tregjet kryesore ku BKT ushtron aktivitetin, krahas menaxhimit të fortë të brendshëm të rrezikut. Ndër faktorët kryesorë të vlerësimit përfshihen:

  • Portofol investimesh me cilësi të lartë: S&P vlerësoi profilin konservator të portofolit të letrave me vlerë të BKT-së, duke theksuar se investimet jashtë Shqipërisë kanë një vlerësim mesatar ‘A-’, ndjeshëm më të lartë se vlerësimi sovran ‘BB’ i Shqipërisë.
  • Performanca e filialit në rajon: Agjencia vuri në dukje forcimin e bazave ekonomike dhe cilësinë e shëndoshë të aktiveve në Kosovë, ku BKT Kosova zë rreth 20% të ekspozimeve totale kreditore të bankës.
  • Pozicion drejtues në treg dhe fuqi financiare: Si banka më e madhe në Shqipëri, pozicioni dominues i BKT-së në treg, rezervat e forta të kapitalit dhe kthimi i lartë mbi kapitalin vijojnë të mbështesin një profil të përgjithshëm kreditor të qëndrueshëm dhe rezistent.

Ky përmirësim i vlerësimit nga S&P Global Ratings përbën një moment të rëndësishëm për BKT-në dhe një njohje të mëtejshme të modelit të saj të disiplinuar të biznesit, menaxhimit të kujdesshëm të rrezikut, përvojës së lartë drejtuese të menaxhimit të Bankës dhe performancës së qëndrueshme financiare.

Arritja e tavanit të vlerësimit sovran të Shqipërisë përforcon pozicionin e BKT-së si një nga institucionet financiare lider në Shqipëri dhe në rajon, si edhe angazhimin e saj të vazhdueshëm në mbështetje të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe stabilitetit financiar.

The post S&P Global Ratings rrit vlerësimin e BKT-së në ‘BB’, duke arritur nivelin më të lartë të mundshëm appeared first on Revista Monitor.

  •  

BYD, prodhuesi më i madh i mjeteve elektrike, hyn zyrtarisht në Shqipëri

Kompania BYD (Build Your Dreams), prodhuesi më i madh i automjeteve elektrike dhe baterive, ka njoftuar hyrjen zyrtare në tregun shqiptar.

Sipas informacionit ekskluziv për “Monitor”, kjo hyrje është bërë e mundur përmes “Dream Auto CG”, një sipërmarrje e përbashkët mes shoqërisë shqiptare “AutoMaster” dhe kompanisë shumëkombëshe “CG Corp Global”. Ky partneritet shënon praninë e parë zyrtare të BYD në tregun shqiptar dhe zgjeron bashkëpunimin në Ballkanin Perëndimor, përfshirë Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.

Ky zhvillim përbën një hap të rëndësisshëm në strategjinë e investimeve afatgjata të “AutoMaster” në sektorin e automobilave në Shqipëri dhe në rajon.

Përmes “Dream Auto CG”, palët partnere themelojnë strukturën zyrtare të autorizuar të BYD në Shqipëri, duke garantuar një përvojë të plotë për klientët, që përfshin shitjen e automjeteve, trajtimin e mjeteve në garanci të ofruar nga prodhuesi, furnizimin me pjesë këmbimi origjinale dhe shërbimet e pas shitjes me servis të dedikuar sipas standardit BYD.

BYD është një nga kompanitë kryesore në botë për automjetet elektrike, që prodhon makina plotësisht elektrike dhe hibride (PHEV), të mbështetura nga teknologji të avancuara të baterive dhe sistemeve të fuqisë.

Në Shqipëri, BYD do të funksionojë përmes “Dream Auto CG Sh.a.”, e cila do të shërbejë si importuesi zyrtar i markës. Hyrja në treg do të bëhet në faza, duke nisur me modele prioritare të përzgjedhura sipas kërkesës vendase dhe kushteve specifike në vendin tonë. Detajet mbi modelet e para, hapjen e salloneve të ekspozimit, testimet e drejtimit dhe afatet e prezantimit do të bëhen publike në javët në vijim.

Showroom i parë BYD në Shqipëri do të jetë në një strukturë krejtësisht të re të pozicionuar jo rastësisht në Vorë, në një nga nyjet më të rëndësishme kombëtare, për të ofruar aksesin më të mirë për të gjithë trevat në Shqipëri. Organizmi në këtë vendndodhje të re do jetë  4S (Showroom, Service, Spare Parts and Survey) sipas standardit ndërkombëtar BYD.

Nirvana Chaudhary, Drejtor Menaxhues i Chaudhary Group (CG Corp Global), u shpreh se: “Hyrja zyrtare e BYD në Shqipëri përmes ‘Dream Auto CG’, së bashku me “AutoMaster, pasqyron angazhimin tonë për të sjellë inovacion të nivelit botëror me gatishmëri operacionale afatgjatë dhe shtrirje globale. Njëkohësisht, jemi të përqendruar në zgjerimin në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut për të mbështetur lëvizshmëri më të pastër në të gjithë rajonin.”

Eno Zeneli, CEO i “AutoMaster”, shtoi se: “Ky prezantim përmes ‘Dream Auto CG’, në bashkëpunim me CG Corp Global, vijon investimin tonë afatgjatë në sektorin e automobilave – tashmë të fokusuar në përshpejtimin e një të ardhmeje më të gjelbër përmes teknologjive të avancuara të elektrifikimit. Përmes këtij investimi, të realizuar nga ‘Arch Investor sh.p.k.’, do të sigurojmë gatishmëri të plotë të shërbimeve pas shitjes dhe një përvojë të besueshme për klientët që nga dita e parë në Shqipëri, ndërsa zgjerohemi edhe në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.”

“Dream Auto CG” është një sipërmarrje e përbashkët mes AutoMaster dhe CG Corp Global, e krijuar për të zhvilluar dhe operuar partneritete zyrtare me marka automobilistike, si dhe për të ofruar shitje dhe shërbime pas shitjes sipas standardeve ndërkombëtare në rajon. Në Shqipëri, aktiviteti i BYD do të realizohet përmes Dream Auto CG Sh.a., importuesi zyrtar i markës.

“AutoMaster” është një kompani e sektorit të automobilave, e fokusuar në shitjen e automjeteve, përvojën e klientit dhe shërbimet pas shitjes në Shqipëri. AutoMaster është importuesi zyrtar për Fiat, Alfa Romeo, Jeep, si dhe Mazda në Shqipëri. Në vitin 2024, kompania shiti mbi 1,000 automjete dhe renditet ndër aktorët kryesorë në segmentin e makinave të reja në vend.

“CG Corp Global” (Chaudhary Group) është një grup shumëkombësh i diversifikuar me seli në Katmandu, Nepal, me aktivitete në sektorë të ndryshëm, përfshirë mallrat e konsumit të përditshëm (ushqime dhe pije), hotelerinë, arsimin, pasuritë e paluajtshme, shërbimet financiare, elektronikën, çimenton, hidroenergjinë dhe projektet inxhinierike.

_____________________________________________________________________________________________________________

Rreth BYD

BYD është një kompani shumëkombëshe e teknologjisë së avancuar, e fokusuar në përdorimin e inovacionit për të përmirësuar jetën. E themeluar në vitin 1995 si prodhues baterish të rikarikueshme, sot BYD ka një gamë të gjerë aktivitetesh që përfshijnë automobilat, transportin hekurudhor, energjinë e re dhe elektronikën, me mbi 30 parqe industriale në Kinë, SHBA, Kanada, Japoni, Brazil, Hungari dhe Indi. Nga prodhimi dhe ruajtja e energjisë te aplikimet e saj, kompania synon të ofrojë zgjidhje energjie me zero emetime, duke reduktuar varësinë globale nga lëndët djegëse fosile. Automjetet me energji të re të BYD janë të pranishme në 6 kontinente, në mbi 110 vende dhe më shumë se 400 qytete. E listuar në bursat e Hong Kongut dhe Shenzhenit, kompania u rendit në vendin e 91-të në listën Fortune 500 dhe regjistroi të ardhura mbi 100 miliardë euro në vitin 2024. BYD investon fuqishëm në teknologjitë e së ardhmes, me më shumë se 10% të rreth një milion punonjësve të angazhuar në kërkim-zhvillim dhe me rreth 45 patenta të reja çdo ditë pune.

Rreth BYD Auto

E themeluar në vitin 2003, BYD Auto është divizioni i automobilave i BYD dhe fokusohet në përshpejtimin e tranzicionit të gjelbër në transportin global, duke zhvilluar automjete plotësisht elektrike dhe hibride me karikim nga priza. Kompania zotëron teknologjitë kryesore të gjithë zinxhirit të automjeteve me energji të re, përfshirë bateritë, motorët elektrikë dhe kontrollorët elektronikë. Ndër risitë kryesore përfshihen Blade Battery, teknologjia hibride DM-i, platforma e Platform 3.0, teknologjia CTB, platforma e⁴, sistemi inteligjent i kontrollit të trupit DiSus dhe sistemi super hibrid DMO. BYD ishte prodhuesi i parë i automjeteve në botë që ndaloi prodhimin e makinave me motorë tradicionalë me karburant dhe ka mbajtur vendin e parë në shitjet e automjeteve me energji të re në Kinë për 13 vite radhazi.

The post BYD, prodhuesi më i madh i mjeteve elektrike, hyn zyrtarisht në Shqipëri appeared first on Revista Monitor.

  •  

Investimet e Credins bank, drejt digjitalizimit të shërbimeve financiare!

Në një kohë që digjitalizimi po transformon gjithmonë e më shumë mënyrën e pagesave në Shqipëri, Credins bank vijon investimet në ofrimin e zgjidhjeve moderne për bizneset, duke i lehtësuar dhe ndihmuar në performancën e tyre. Në këtë aspekt, digjitalizimi ka sjellë një ndryshim të ndjeshëm në mënyrën se si sot bizneset operojnë dhe ndërveprojnë me klientët e tyre. Kryerja e pagesave me kartë, përdorimi i terminaleve POS po ndryshon gradualisht sjelljen e konsumatorëve duke krijuar standarde të reja për bizneset, të cilat kërkojnë zgjidhje më të shpejta, më të sigurta dhe njëherazi më efikase për menaxhimin e pagesave. Ndër vite Credins, ka investuar vazhdimisht në zhvillimin dhe zgjerimin e kanaleve të saj digjitale, duke ndërtuar një infrastrukturë moderne pagesash që i përgjigjet nevojave në rritje të tregut shqiptar.

Përmes investimeve në terminalet POS, platformat e-commerce, Credins Online, instalimin e mbi 100 ATM-ve në të gjithë Shqipërinë, si dhe kanalet e kujdesit ndaj klientit, Credins ka synuar të ofrojë një eksperiencë fleksibël, komode të thjeshtë si për klientët biznes ashtu edhe për ata individë. Investimet e kryera edhe në teknologji & inovacion vazhdojnë të mbetet sërish një prioritet strategjik dhe afatgjatë për Credins bank, duke sjellë kështu edhe ndryshime pozitive në përdorimin e kanaleve digjitale. Numri i transaksioneve të realizuara në terminalet POS të Credins bank, gjatë vitit 2025 u rrit me 40% krahasuar me vitin 2024, ndërsa vetëm gjatë tremujorit të parë të vitit 2026 është regjistruar një rritje prej 51% në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Këto shifra konfirmojnë edhe një herë se pagesat elektronike po bëhen gjithmonë e më shumë pjesë e rëndësishme e stilit të jetës së klientëve si dhe e aktivitetit ekonomik në vend në tërësi.

Ajo që është e rëndësishme të theksohet është ndërgjegjësimi që sot klientët kanë mbi përfitimet e pagesave me kartë dhe përdorimit të terminaleve POS, fleksibiliteti i pagesave të cilat kryhen menjëherë, pa nevojën e mbajtjes së cash-it. Gjurmimi i çdo transaksioni është i verifikueshëm në çdo kohë, ku çdo biznes ka mundësinë për një monitorim në kohë reale. E gjithë kjo e bën procesin jo thjesht të sigurt por edhe më efikas, ku klientët kanë mundësi të kontrollojnë shpenzimet e tyre. Pajisja me një terminal POS është tashmë një proces instalimi i thjeshtë dhe i shpejtë për çdo biznes, ku aplikimi mund të realizohet online ose pranë degëve të Credins. Për bizneset, sot një terminal POS nuk është vetëm një mjet për pranimin e pagesave, por edhe një mënyrë për të administruar më mirë likuiditetet, për të reduktuar përdorimin e cash-it si dhe njëherazi për t’u ofruar klientëve një shërbim më të shpejtë e më cilësor. Lehtësitë dhe avantazhet që POS ofron sot për biznesin janë të shumta, që nga ofrimi i optimizimit të proceseve të përditshme, mundësinë e rritjes së potencialit për gjenerimin e shitjeve, menaxhimin në mënyrë fleksibël, të sigurt dhe të shpejtë të transaksioneve dhe monitorimin e tyre në kohë reale, etj.

Nga ana tjetër, klientët përfitojnë gjithashtu edhe nga oferta të ndryshme promocionale, si pjesë e skemave të besnikërisë të zhvilluara nga Credins në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë Visa dhe Mastercard. Programet cashback si dhe iniciativa të tjera të shpërblimit të aplikuara, kanë kontribuar në rritjen e përdorimit të kartave si dhe në nxitjen e pagesave elektronike në treg, duke i bërë klientët Credins të ndihen më mirë apo edhe më të vlerësuar për besnikërinë e tyre. Nga ana tjetër, i gjithë ky transformim kulture vjen njëherazi edhe në përputhje me vendimet e reja ligjore të ndërmarra nga qeveria, ku bizneset janë të obliguara drejt orientimit të pajisjes me POS. Për t’i ardhur në ndihmë edhe ndryshimeve të detyrueshme, Credins e ka mbështetur këtë proces me oferta apo fushata të dedikuara, duke përfshirë kështu zgjidhje me kosto 0 për sektorë të caktuar.

Në një treg gjithmonë e në evoluim, ku klientët kanë kërkesa dhe pritshmëri të reja në stilin modern të jetesës, Credins paralelisht me zgjerimin e rrjetit të POS-eve, përgjatë viteve të fundit është fokusuar edhe në platformat të tjera digjitale, në e-commerce, etj. Platforma e-commerce e Credins bank ofron tashmë disa mënyra fleksibël integrimi për çdo biznes, përmes plug-ins, API apo Redirect, duke u përshtatur me platformat më të përdorura në treg. Gjithashtu, funksionalitete si PayByLink, paneli i menaxhimit në kohë reale si dhe opsionet për pagesa të përsëritura apo “One Click Payment” u japin bizneseve më shumë fleksibilitet dhe një eksperiencë më të mirë për klientët e tyre. Gjithashtu bizneset përfitojnë nga ky shërbim një panel menaxhimi në kohë reale, ku mund të monitorojnë transaksionet, të menaxhojnë rimbursimet dhe të kontrollojnë më mirë procesin e pagesave. Funksionalitete si PayByLink, pagesat e përsëritura dhe pagesa me një klikim krijojnë mundësi të reja për rritjen e shitjeve online si dhe përmirësimin e përvojës së klientëve. Mundësimi i pagesave në monedhën ALL dhe EUR, etj i bën këto zgjidhje më të përshtatshme për biznese me modele të ndryshme operimi. Sot jemi në fazën ku bizneset shqiptare përmes përdorimit të platformave & shërbimeve të reja digjitale, po e shohin si një mundësi shumë të mirë për të operuar pa kufizime orari, për të tërhequr gjithashtu klientë të rinj, apo edhe për t’i ofruar produkte & shërbime e tyre në mënyrë më praktike në një jetë gjithmonë e më dinamike.

Në këtë transformim një rol të rëndësishëm ka luajtur së fundmi edhe zhvillimi i sektorit të turizmit, ku përmes rritjes së numrit të vizitorëve të huaj ka sjellë një kërkesë gjithmonë e më të madhe për pagesat elektronike. Kjo ka nxitur bizneset veçanërisht ato në zonat turistike, të investojnë në infrastrukturën e pagesave elektronike për të përmbushur pritshmëritë e klientëve si dhe për të ofruar standarde shërbimi më të larta. Në këtë botë dinamike të shërbimeve digjitale, si dhe në kuadër të strategjisë së saj të inovacionit, Credins tashmë po sjell edhe një nga risitë më të fundit në fushën e pagesave, teknologjinë Soft POS. Kjo zgjidhje transformon çdo pajisje smart në një pikë pranimi pagesash, duke eliminuar nevojën për pajisje fizike shtesë. Përmes aplikacionit të dedikuar, bizneset mund të pranojnë pagesa direkt nga telefoni apo tableti i tyre, ndërsa klientët mund të kryejnë pagesa në kohë reale përmes kartave virtuale, Apple Pay apo Google Pay. Soft POS ofron fleksibilitet maksimal për bizneset që operojnë si në ambiente fizike ashtu edhe në terren, duke krijuar kështu një eksperiencë moderne, të shpejtë dhe të sigurt për të gjitha palët e përfshira.

Për Credins, investimet në inovacion mbeten një nga prioritetet strategjike afatgjata. Në një kohë ku aspiratat e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në BE janë intensifikuar, edhe për Credins zhvillimi i vazhdueshëm i infrastrukturës së pagesave, zgjerimi i kanaleve digjitale si dhe ofrimi i alternativave të reja janë tashmë pjesë e vizionit për të ndërtuar një ekosistem financiar sa modern po aq edhe efikas e të aksesueshëm si për klientët biznes ashtu edhe për ata individë. Krahas teknologjisë, Credins ka ditur t’i ofrojë gjithmonë bizneseve mbështetje të dedikuar/personalizuar për produkte dhe shërbime të ndryshme, që nga instalimi/konfigurimi i tyre e deri te mirëmbajtja e vazhdueshme e zgjidhjeve të pagesave. Me synimin për të qenë partner i besueshëm, Credins synon të jetë gjithmonë promotor suksesi i çdo biznesi që ka ambicien të modernizojë jo vetëm procesin e pagesave por njëherazi të të gjithë performancës së tij, duke i ofruar gjithmonë zgjidhje të shpejta, fleksibël, komode përmes produkte dhe shërbime të personalizuara në çdo kohë.

The post Investimet e Credins bank, drejt digjitalizimit të shërbimeve financiare! appeared first on Revista Monitor.

  •  

Union Bank dhe BERZH promovojnë transformimin digjital dhe sipërmarrjen e të rinjve në Shqipëri

Union Bank Albania dhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) bashkuan sipërmarrësit e rinj, NVM-të, aktorët e ekosistemit të inovacionit, dhomаt e tregtisë dhe partnerë të ndryshëm  në eventin: “Finance Your Future Digitally “,  pranë Piramidës në Tiranë.

Në një kohë kur NVM-të shqiptare po përshpejtojnë konkurrueshmërinë dhe transformimin e tyre digjital, si dhe po forcojnë rolin e tyre brenda zinxhirëve të vlerës rajonale dhe europiane, gjate eventit u vu re nevoja për përfshirje më të fortë financiare, mbështetje të inovacionit dhe nevoja per investime digjiitale për bizneset e drejtuara nga të rinjtë dhe bizneset me synim rritjen.

Si një ndër bankat me fokus tek NVM-të në Shqipëri, Union Bank rikonfirmoi angazhimin e saj strategjik për t’u bërë mbështetës kryesor i sipërmarrjes, inovacionit dhe zhvillimit të biznesit digjiital në vend.  Nëpërmjet partneritetit me BERZH-in dhe zbatimit të programeve “Youth in Business” dhe “Go Digital in the Western Balkans”, Union Bank po mbështet aktivisht NVM-të me zgjidhje të integruara financiare dhe jo-financiare, të dizajnuara për të forcuar konkurrueshmërinë dhe rritjen e qëndrueshme.

Në fjalën e saj hapëse, znj. Flutura Veipi, Drejtoreshë e Përgjithshme Ekzekutive e Union Bank, deklaroi:

“E ardhmja e ekonomisë shqiptare varet nga NVM-të inovative, të qëndrueshme dhe investime të rëndësishme në digjitalizim. Union Bank është e angazhuar të jetë më shumë se një institucion financiar,  ne synojmë të jemi një partner afatgjatë i rritjes për sipërmarrësit dhe drejtuesit e rinj të biznesit. Nëpërmjet bashkëpunimit strategjik me BERZH-in, ne po zgjerojmë aksesin në financim, po përshpejtojmë transformimin digjital dhe po ndihmojmë bizneset të bëhen më të forta, më konkurruese dhe të qëndrueshme për të ardhmen”.

Znj. Anjeza Hobdari: Drejtoreshë e Asociuar, Bankiere Senior për Institucionet Financiare në Shqipëri, shtoi:

“Mbështetja e NVM-ve dhe sipërmarrësve të rinj është thelbësore për ndërtimin e një ekonomie dinamike dhe konkurruese. Së bashku me Union Bank, ne po ofrojmë një model të integruar që kombinon financimin, mbështetjen me projekte konsulence , digjitalizimin dhe inovacionin duke i ndihmuar bizneset shqiptare të arrijnë potencialin e tyre të plotë”.

Eventi prezantoi mundësitë e disponueshme nëpërmjet programeve të BERZH “Youth in Business” dhe “Go Digital in the Western Balkans”, duke përfshirë financimin e dedikuar, mbështetjen me projekte konsulence, mbështetjen për transformimin digjital, mentorimin, trajnimet dhe ndërtimin e kapaciteteve të orientuara nga inovacioni.

Diskutimet në panel dhe sesionet me ekspertë u fokusuan në transformimin digjital, inteligjencën artificiale, marketingun digjital, automatizimin dhe sfidat me të cilat përballen NVM-të për t’u bërë biznese më të financueshme në një ekonomi gjithnjë e më digjitale.

Eventi gjithashtu mbështeti dialogun dhe bashkëpunimin midis NVM-ve dhe ekspertëve të teknologjisë, duke kontribuar në krijimin e një ekosistemi sipërmarrës më të fortë dhe më të ndërlidhur në Shqipëri.

Rreth programit të BERZH “Youth in Business”

Programi “Youth in Business” i BERZH mbështet bizneset e menaxhuara ose të zotëruara nga sipërmarrës nën moshën 35 vjeç, nëpërmjet financimit, mbështetjes me projekte konsulence, networkut dhe zhvillimit të aftësive të biznesit. Programi mbështetet nga Bashkimi Europian, Suedia (nëpërmjet Sida), Italia (nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Iniciativës Europiane Qendrore (CEI)) dhe Luksemburgu (nëpërmjet Fondit të BERZH për Impaktin e Bizneseve të Vogla).

Rreth programit të BERZH “Go Digital in the Western Balkans”

Programi “Go Digital in the Western Balkans” i BERZH mbështet NVM-të në adoptimin e teknologjive dixhitale, automatizimit dhe inovacionit, me qëllim përmirësimin e konkurrueshmërisë dhe qëndrueshmërisë, nëpërmjet mbështetjes së integruar financiare, granteve dhe mbështetjes teknike falas për NVM-të. Programi është bashkëfinancuar nga Bashkimi Europian.

The post Union Bank dhe BERZH promovojnë transformimin digjital dhe sipërmarrjen e të rinjve në Shqipëri appeared first on Revista Monitor.

  •  

INTERVISTË – “Perspektiva Rajonale: Shqipëria brenda Rajonit Jugor të Wolt”

Akis Stamoulis – Drejtues Rajonal i Komunikimit dhe Politikave Publike për Rajonin Jugor

 

1. Roli dhe perspektiva rajonale

Ju supervizoni Rajonin Jugor të Wolt, përfshirë Shqipërinë. Si e shihni rolin e këtij rajoni në kuadër të pranisë më të gjerë të Wolt në Evropë?

Ajo që e bën Rajonin Jugor veçanërisht interesant është fakti se këto tregje kanë ende potencial të madh për transformim digjital, ndërkohë që në të njëjtën kohë kanë ekosisteme shumë të forta të tregtisë lokale dhe kultura të pasura kulinare.

Veçanërisht në Shqipëri, ushqimi dhe bizneset lokale janë një pjesë shumë e rëndësishme e jetës së përditshme sociale, gjë që krijon një përshtatje shumë natyrale për platforma si Wolt. Teknologjia bëhet një mënyrë për të mbështetur dhe fuqizuar këtë ekosistem lokal, jo për ta ndryshuar atë plotësisht.

Ajo që bie më shumë në sy është shpejtësia me të cilën po evoluojnë zakonet e konsumatorëve dhe sa shpejt bizneset lokale po përqafojnë mjetet digjitale si pjesë të operacioneve të tyre të përditshme.

2. Pozicionimi i Shqipërisë

Ku qëndron Shqipëria momentalisht brenda kësaj panorame rajonale?

Shqipëria është aktualisht një nga tregjet më dinamike dhe me zhvillim më të shpejtë në rajon, si dhe një nga lançimet tona më të suksesshme deri më tani.

Ekziston një mentalitet i fortë sipërmarrës, një popullsi e re dhe e angazhuar në mënyrë digjitale, si dhe një treg që përshtatet shpejt me zakonet e reja të konsumatorëve. Këto kushte krijojnë një bazë të fortë që platforma si Wolt të bëhen pjesë e jetës së përditshme urbane natyrshëm.

Aktualisht po shohim një zgjerim të shpejtë të bazës sonë të përdoruesve në Shqipëri, me një momentum pozitiv si te klientët, ashtu edhe te bizneset lokale.

Po vërejmë gjithashtu që bizneset lokale po bëhen gjithnjë e më të hapura ndaj zgjidhjeve digjitale dhe mënyrave të reja për të arritur klientët. Kjo ka shumë rëndësi, sepse rritja e qëndrueshme ndodh vetëm kur konsumatorët, partnerët tregtarë dhe partnerët korrierë rriten së bashku.

Ne shohim potencial të madh afatgjatë në Shqipëri, veçanërisht ndërsa përdorimi i teknologjisë digjitale vazhdon të rritet si te konsumatorët, ashtu edhe te bizneset lokale.

3. Karakteristika të tregut

Çfarë e bën Shqipërinë të ndryshme nga tregjet e tjera me të cilat punoni?

Një nga elementet që bie më shumë në sy në Shqipëri është forca e komunitetit të biznesit lokal dhe pasuria e kulturës së saj kulinare. Ka shumë restorante e lokale të shkëlqyera, koncepte unike të lagjeve, dhe biznese familjare me identitet shumë të fortë e me një klientelë besnike.

Ushqimi është gjithashtu një pjesë shumë e rëndësishme e jetës së përditshme në Shqipëri, gjë që krijon një lidhje shumë organike me Wolt si platformë.

Në të njëjtën kohë, po shohim një kërkesë në rritje edhe përtej restoranteve, me gjithnjë e më shumë konsumatorë që përdorin platformën për nevoja të përditshme në shitje me pakicë dhe kategori të tjera. Ky zhvillim është veçanërisht interesant, pasi tregon se sa shpejt po ndryshojnë zakonet e konsumatorëve.

Tregu gjithashtu nxitet nga biznese të vogla dhe të mesme (NVM) me frymë të fortë sipërmarrëse, shumë prej të cilave vetëm tani po fillojnë të eksplorojnë kanalet digjitale në mënyrë më domethënëse. Kjo krijon një mundësi të madhe, sepse ndikimi i mjeteve digjitale bëhet shumë shpejt i dukshëm.

Sot, më shumë se 1,500 NVM në të gjithë Shqipërinë janë të lidhura me platformën dhe, për shumë prej tyre, Wolt është bërë një kanal i rëndësishëm shtesë për shitjet.

Shqipëria është gjithashtu një treg shumë i orientuar drejt marrëdhënieve. Besimi, prania lokale dhe partneritetet e forta kanë shumë rëndësi këtu. Nuk mund të rritesh vetëm përmes teknologjisë; nevojitet një botëkuptim i vërtetë i tregut lokal dhe një angazhim afatgjatë me komunitetin.

4. Rritja dhe zhvillimi i ekosistemit

Përtej shifrave të rritjes, çfarë ka nxitur realisht zhvillimin e Wolt në Shqipëri gjatë vitit të kaluar?

Ajo që nxit vërtet rritjen në tregje si Shqipëria është krijimi i vlerës reale për të gjitha palët e përfshira në platformë.

Konsumatorët kërkojnë komoditet dhe besueshmëri në rutinën e tyre të përditshme, ndërsa partnerët tregtarë kërkojnë mënyra për t’u rritur, për të përmirësuar dukshmërinë dhe për të arritur kërkesa të reja. Kur të dyja palët shohin vlerë të qartë, rritja vjen në mënyrë organike.

Veçanërisht e rëndësishme është që rritja të lidhet me aktivitetin ekonomik lokal. Sa më shumë biznese të shohin rezultate konkrete përmes platformës, aq më shumë rritet besimi edhe në tregun më të gjerë.

Në tregje si Shqipëria informacioni përhapet shumë shpejt, pasi bizneset lokale fillojnë të shohin rezultate reale.

Gjatë viteve të fundit, Wolt ka investuar ndjeshëm në tregun shqiptar, gjë që reflekton angazhimin tonë afatgjatë për të ndërtuar dhe zhvilluar ekosistemin lokal.

5. Mbështetja e bizneseve lokale

Si i mbështet Wolt bizneset lokale në Shqipëri përtej ofrimit bazik të një shërbimi shpërndarjeje?

Roli ynë shkon shumë përtej logjistikës. Në thelb, Wolt është një kompani teknologjie dhe kjo përcakton mënyrën se si operojmë në të gjithë ekosistemin.

Ajo që u ofrojmë partnerëve tregtarë nuk është vetëm infrastruktura e shpërndarjes, por edhe akses në teknologji, dukshmëri, të dhëna dhe mjete që i ndihmojnë të rriten dhe të operojnë në mënyrë më efikase në një mjedis konsumatorësh që ndryshon me shpejtësi.

Për shumë biznese lokale, veçanërisht për bizneset më të vogla, këto lloj kapacitetesh do të ishin shumë të vështira për t’u ndërtuar në mënyrë të pavarur. Përmes platformës, ato mund të arrijnë klientë të rinj, të kuptojnë më mirë modelet e kërkesës dhe të zgjerohen përtej kufizimeve të vendndodhjes së tyre fizike.

Në të njëjtën kohë, po shohim që platforma po evoluon përtej restoranteve, drejt kategorive më të gjera të shitjes me pakicë dhe nevojave të përditshme, duke krijuar mundësi shtesë që bizneset lokale të lidhen me konsumatorët në mënyra të reja.

Në fund të fundit, ajo që duam t’u sjellim komuniteteve ku operojmë është më shumë thjeshtësi në jetën e përditshme, më shumë mundësi për bizneset lokale dhe më shumë mundësi fleksibël për të ardhura brenda ekosistemit.

Kjo është në thelb filozofia që qëndron pas mënyrës se si Wolt i qaset nxitjes së rritjes.

6. Balancimi mes rritjes dhe përgjegjësisë

Rritja e shpejtë mund të sjellë sfida të ndryshme. Si arrini të ruani një ekuilibër mes zgjerimit, cilësisë dhe partneriteteve?

Për ne, rritja e qëndrueshme është prioriteti kryesor.

Besojmë se rritja afatgjatë ndërtohet mbi një model ku përfitimi shpërndahet në të gjithë ekosistemin – nga konsumatorët te partnerët tregtarë dhe partnerët korrierë. Kjo do të thotë të ruash një eksperiencë me cilësi të lartë, të ndërtosh partneritete transparente dhe të ruash fleksibilitetin që e bën punën në platformë tërheqëse për shumë partnerë korrierë.

Sot në Shqipëri, Wolt punëson drejtpërdrejt rreth 100 persona, ndërsa më shumë se 700 korrierë janë të angazhuar përmes flotave partnere që mbështesin ekosistemin e platformës.

Në të njëjtën kohë, përgjegjësia bëhet edhe më e rëndësishme ndërsa shërbimet digjitale po integrohen gjithnjë e më shumë në jetën e përditshme. Ka pritshmëri në rritje për besim, transparencë dhe qëndrim pranë komuniteteve lokale, duke ruajtur një dialog të hapur me institucionet.

Ne nuk e shohim rritjen dhe përgjegjësinë si dy diskutime të ndara. Ato duhet të zhvillohen së bashku.

7. Teknologji & inovacion

Teknologjia është në thelb të Wolt. Si përkthehet kjo në ndikim real në një treg si Shqipëria?

Teknologjia është ajo që i mundëson ekosistemit të funksionojë në mënyrë efikase, por ndikimi i saj bëhet i dukshëm në mënyra shumë praktike në jetën e përditshme.

Për konsumatorët, ajo nënkupton komoditet dhe besueshmëri. Për partnerët tregtarë, ofron mjete dhe infrastrukturë që i ndihmojnë të operojnë në mënyrë më efikase dhe të konkurrojnë më mirë. Për partnerët korrierë, krijon mundësi fleksibël për të ardhura, të lidhura me kërkesën në kohë reale.

Në tregje si Shqipëria, teknologjia mund të mbështesë gjithashtu transformimin më të gjerë digjital të tregtisë lokale, duke i bërë bizneset më të aksesueshme dhe më të pajisura për të kuptuar dhe për t’iu përgjigjur kërkesave të klientëve.

Pikërisht këtu krijohet ndikimi i vërtetë afatgjatë.

8. Politikat dhe mjedisi rregullator

Marrëdhëniet me institucionet luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e biznesit. Si e ndërtoni angazhimin dhe bashkëpunimin me institucionet në tregje si Shqipëria?

Qasja jonë bazohet në dialog, transparencë dhe bashkëpunim.

Është e vërtetë që tashmë kemi një bashkëpunim shumë konstruktiv me politikëbërësit dhe autoritetet në Shqipëri.

Platformat digjitale operojnë në ndërthurjen mes teknologjisë, punës dhe tregtisë, ndaj është e rëndësishme që rregullimi të evoluojë në një mënyrë që mbështet inovacionin, duke krijuar njëkohësisht qartësi dhe stabilitet për të gjithë aktorët e përfshirë.

Ne besojmë se rezultatet më të mira arrihen përmes angazhimit konstruktiv me politikëbërësit dhe aktorët lokalë. Veçanërisht në tregjet digjitale në zhvillim, ekziston mundësia për të ndërtuar që herët kuadro që mbështesin inovacionin dhe qëndrueshmërinë afatgjatë.

Në fund të fundit, qëllimi ynë është të kontribuojmë pozitivisht në ekosistemin më të gjerë lokal, kudo ku operojmë.Top of Form

Bottom of Form

9. Perspektiva e lidershipit rajonal

Puna në disa tregje me karakteristika dhe dinamika të ndryshme sjell sfida dhe perspektiva të ndryshme. Çfarë keni mësuar nga kjo eksperiencë?

Një nga mësimet më të mëdha është se, ndërsa teknologjia mund të zgjerohet globalisht, besimi ndërtohet gjithmonë në nivel lokal.

Çdo treg ka realitete të ndryshme, sjellje të ndryshme të konsumatorëve dhe dinamika të ndryshme rregullatore, ndaj është e nevojshme të gjendet një balancë mes konsistencës rajonale dhe një kuptimi të fortë lokal.

Nga perspektiva e komunikimit dhe marrëdhënieve me institucionet, dëgjimi është thelbësor. Të kuptosh prioritetet, ndjeshmëritë dhe mundësitë lokale është ajo që ndihmon në ndërtimin e besueshmërisë dhe marrëdhënieve afatgjata.

Ky kuptim lokal është shpesh elementi që në fund nxit rritjen e qëndrueshme.

10. Duke parë drejt së ardhmes

Cili është këndvështrimi juaj për Shqipërinë gjatë dy ose tre viteve të ardhshme?

Besoj se Shqipëria ka potencialin të bëhet një nga tregjet më dinamike të tregtisë digjitale në rajon gjatë viteve të ardhshme.

Ne presim një rritje të vazhdueshme në përdorimin e platformës, zgjerim të mëtejshëm të bizneseve lokale në kanalet digjitale dhe që shërbimet digjitale të bëhen një pjesë gjithnjë e më natyrale e sjelljes së përditshme të konsumatorëve. Gjithashtu, shohim mundësi shumë më të gjera përtej shpërndarjes së ushqimit, ndërsa pritshmëritë e konsumatorëve dhe nevojat e partnerëve tregtarë vazhdojnë të evoluojnë.

Në të njëjtën kohë, ekziston ende hapësirë e konsiderueshme për të forcuar ekosistemin përmes partneriteteve, investimeve në teknologji dhe kuadrove moderne e të balancuara të politikave.

Në përgjithësi, besojmë se Shqipëria po ecën në një drejtim shumë pozitiv dhe se ka ende potencial të madh të pashfrytëzuar përpara.

The post INTERVISTË – “Perspektiva Rajonale: Shqipëria brenda Rajonit Jugor të Wolt” appeared first on Revista Monitor.

  •  

Njoftim për Publikimin e Raportit Vjetor dhe Pasqyrave financiare të Audituara të vitit 2025

Në kuadër të angazhimit për transparencë dhe informim të vazhdueshëm ndaj publikut, si dhe në përmbushje të detyrimeve ligjore dhe rregullatore ndaj institucioneve dhe palëve të interesuara, Banka Amerikane e Investimeve sh.a bën me dije se ka publikuar Raportin Vjetor dhe Pasqyrat financiare të audituara për vitin 2025.

Raporti është i disponueshëm në faqen zyrtare të ABI Bank sh.a  https://abi.al/  dhe mund të aksesohet në linkun vijues: https://abi.al/c/105/raporte-vjetore

The post Njoftim për Publikimin e Raportit Vjetor dhe Pasqyrave financiare të Audituara të vitit 2025 appeared first on Revista Monitor.

  •  

OTP Bank Albania forcon prezencën me hapjen e një dege moderne në qendër të Tiranës

Tiranë, 30 mars 2026 – OTP Bank Albania inauguroi një degë të re në godinën DownTown, në zemër të Tiranës, duke shënuar një tjetër hap të rëndësishëm në transformimin e rrjetit të degëve sipas standardeve më të fundit të Grupit OTP.

Me një rrugëtim të nisur nga viti 2025 edhe kjo degë e re pasqyron një qasje moderne në shërbimin bankar, – ku degët nuk konceptohen më thjesht si pika shërbimi, por si hapësira funksionale dhe mikpritëse, të dizenjuara për të përmirësuar ndërveprimin dhe përvojën e klientit.

Me fokus tek cilësia, komoditeti dhe thjeshtësia, OTP Bank Albania i qëndron besnike investimit në një model që ndërthur praninë fizike me standardet më të mira si: shërbimi, organizimi dhe komunikimi.

Gjatë eventit të inaugurimit, z. Bledar Shella, Drejtor i Përgjithshëm i OTP Bank Albania, theksoi: ”Strategjia jonë është të jemi një bankë model për të gjithë klientët. Degët e reja ofrojnë më shumë privatësi, më shumë hapësira digjitale dhe një cilësi më të lartë shërbimi si për klientët, ashtu edhe për stafin. Synimi ynë është të bëhemi një nga bankat më të mëdha në vend dhe njëkohësisht më e mira për sa i përket shërbimit ndaj klientit”.

Hapja e kësaj dege përkon me 7-vjetorin e ardhjes së Grupit OTP në Shqipëri, një ndër grupet lider në tregun fianciar në Evropën Qëndrore dhe Lindore (CEE). Që prej hyrjes në treg, Grupi ka treguar angazhimin e tij për rritje dhe e konsideron Shqipërinë si një destinacion të rëndësishëm për investime. OTP Bank Albania po modernizon infrastrukturën e saj IT dhe atë digjitale, përfshirë sistemin e mobile banking dhe pagesave, duke u pozicionuar në pararojë të inovacionit digjital.

Z. Shella në fjalën e tij shtoi: ”Ajo çka na bën unik është ndërtimi i marrëdhënieve të forta dhe transparente me klientët. Investimet tona përgjatë vitit 2026 do të vazhdojnë si në zgjerimin e rrjetit të degëve, ashtu edhe në forcimin e burimeve njerëzore, duke siguruar
cilësinë më të lartë të stafit në sistemin bankar.”

Dega e re DownTown në Bulevardin Bajram Curri ofron shërbime për klientët nga e hëna në të shtunë, duke sjellë një ambient modern bankar që forcon angazhimin afatgjatë të OTP Bank Albania për inovacion dhe rritje të qëndrueshme.

The post OTP Bank Albania forcon prezencën me hapjen e një dege moderne në qendër të Tiranës appeared first on Revista Monitor.

  •  

Banka e Shqipërisë licencon zyrtarisht JET Bank

Banka e Shqipërisë i hapi sot dritën e gjelbër nisjes së aktivitetit të bankës së 12 tregtare në vend, JET Bank (Banka Jet). Këshilli Mbikëqyrës vendosi dhënien e licencës për ushtrimin e aktivitetit bankar, pasi kishte dhënë miratimin paraprak në fillim të muajit dhjetor 2025.

Licencimi i JET Bank shënon licencimin e parë final për hapjen e një banke të re në Shqipëri pas 20 vjetësh. Hapja e një banke të re njëkohësisht mbyll një cikël të gjatë të përqendrimit të sektorit bankar, që e pati ulur numrin e bankave nga 16 në 11.

JET Bank synon të bëhet banka e parë 100% dixhitale në Shqipëri, që nënkupton ofrimin e plotë të shërbimeve dhe produkteve ekskluzivisht nëpërmjet kanaleve elektronike, pa degë fizike.

Në janar të këtij viti, JET Bank regjistroi zyrtarisht edhe strukturën zyrtare aksionare. Kompania kontrollohet nga shoqëria holding e regjistruar në Hollandë, Jet Holdings, ndërsa aksionarë indirektë janë një grup shoqërish tregtare të regjistruara në Qipro dhe Izrael.
Aksionar kryesor në Jet Holdings, me më shumë se 71% të aksioneve rezulton shoqëria qipriote Constador LTD. Aksionar i vetëm i shoqërisë është shtetasi britaniko-izraelit, Idan Avishai.

Në muajin mars, JET Bank bëri realizoi edhe derdhjen e kapitalit të nevojshëm për të nisur aktivitetin si bankë, për një shumë totale prej 1.06 miliardë lekësh.

Sipas burimeve nga tregu, JET Bank synon të nisë aktivitetin tregtar brenda muajit maj.

Në muajin gusht të vitit të kaluar, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë pati dhënë edhe miratimin paraprak për licencimin e degës së bankës turke Ziraat. Megjithatë, Ziraat ka lëvizur më ngadalë në ngritjen e strukturave dhe plotësimin e kërkesave ligjore për të marrë licencën përfundimtare.

Sipas ligjit “Për bankat në Republikën e Shqipërisë”, licencimi i bankës dhe i degës së bankës së huaj kalon në dy faza: miratimi paraprak i licencës dhe dhënia e licencës.
Ligji parashikon se subjekti që ka marrë miratimin paraprak për licencë, brenda 12 muajve duhet të plotësojë të gjitha kushtet e parashikuara në ligjin “Për bankat në Republikën e Shqipërisë” dhe aktet nënligjore në zbatim të tij, në mënyrë që të pajiset me licencën për fillimin e veprimtarisë bankare në vendin tonë.

The post Banka e Shqipërisë licencon zyrtarisht JET Bank appeared first on Revista Monitor.

  •  

Masat, si do ulet cash-i në ekonominë me nivelin më të lartë të parasë jashtë bankave në Europë

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit prezantoi së fundmi nismën kombëtare “Cashless Albania 2030”, një strategji afatgjatë që synon të reduktojë ndjeshëm përdorimin e parasë fizike dhe të nxisë kalimin drejt pagesave elektronike në të gjithë ekonominë.

Plani parashikon objektiva të qarta dhe mekanizma të koordinuar pune që do të shtrihen në vite, me qëllim modernizimin e sistemeve të pagesave, uljen e informalitetit dhe rritjen e transparencës.

Sipas dokumentit të prezantuar, objektivi kryesor është që deri në vitin 2028 vendi të ketë mbulim universal me terminale POS, të paktën 60% e pagesave të kryhen në mënyrë dixhitale dhe të gjitha institucionet publike të pranojnë pagesa jo-cash.

Këto synime përbëjnë bazën e transformimit drejt një ekonomie që funksionon më shumë përmes kanaleve elektronike, duke ulur përdorimin e parasë fizike që sot dominon transaksionet ditore.

Plani parashikon hartimin e 12 masave konkrete, të orientuara sipas prioriteteve që lidhen me adoptimin e teknologjive të pagesave, forcimin e infrastrukturës, ndërgjegjësimin e qytetarëve dhe detyrimet për institucionet publike.

Për zbatimin e tyre do të krijohet Këshilli për Pagesat Dixhitale, një strukturë që përfshin Ministrinë e Ekonomisë, Ministrinë e Financave, AKSHI-n, AKSK-në, Bankën e Shqipërisë, Tatimet, Postën Shqiptare, shoqatat e bankave, subjektet financiare jo banka e të parasë elektronike dhe operatorët ndërkombëtarë të kartave.

Në nivel teknik do të funksionojë një grup operativ që do të koordinojë fazat e zbatimit dhe kalendarin e matjes së progresit.

Kalendari i masave parashikon përcaktimin e afateve për secilin hap, sigurimin e koherencës strategjike mes ndryshimeve ligjore dhe fazave teknike dhe organizimin e mbledhjeve të rregullta mujore për monitorimin e objektivave dhe adresimin e sfidave.

Qeveria synon që nisma të mos mbetet vetëm një direktivë politike, por një proces i koordinuar që matet me tregues të qartë rezultateje.

Nisma vjen në një kohë kur Shqipëria ka një nga nivelet më të larta të përdorimit të parasë fizike në rajon.

Shqipëria ka nivelin më të lartë të qarkullimit të parasë jashtë bankave mes vendeve të Ballkanit, një tregues që lidhet drejtpërdrejt me informalitetin dhe me kostot e larta të administrimit të parasë fizike.

Edhe pse pagesat elektronike janë rritur vitet e fundit, ritmi i adoptimit ende mbetet më i ngadaltë krahasuar me vendet e BE-së, ku pesha e cash në ekonomi është në rënie të shpejtë.

Sipas të dhënave më të fundit të Bankës së Shqipërisë, raporti mes parasë jashtë bankave dhe agregatit M3 (para jashtë bankave dhe depozita bankare)në korrik 2025 ishte 24.3%.

Megjithatë, ky raport, në rastin e Shqipërisë ka kufizime serioze, sepse nuk përfshin valutën e huaj që qarkullon jashtë sektorit bankar; ky është element me rëndësi të konsiderueshme, duke pasur parasysh Euroizimin e lartë të ekonomisë shqiptare.

Në rast se raportin e parasë jashtë bankave me ofertën monetare do ta llogarisnim vetëm për Lekun (në raport me agregatin monetar M2), atëherë raporti është ndjeshëm më i lartë, 40.4%.

Në krahasim me Eurozonën, Shqipëria ka një shkallë shumë më të lartë të parasë cash në qarkullim.

Sipas të dhënave më të fundit të Bankës Qendrore Europiane, në gusht 2025, paraja jashtë bankave përbënte 9.3% të agregatit monetar M3 dhe afërsisht 10% të agregatit monetar M2.

Shifrat krahasuese të disponueshme për disa ekonomi të rajonit tregojnë raporte edhe më të ulëta. Në rastin e Serbisë, raporti mes parasë në qarkullim dhe agregatit M3 në gusht ishte 7.6%, por rritet ndjeshëm në raport me agregatin M2, në 14.8%.

Në Maqedoninë e Veriut, raporti mes parasë në qarkullim dhe agregatit monetar M3 ishte 9.9%, ndërsa në raport me agregatin M2 ishte lehtësisht më i lartë, në 11.1%.

Vendi më pranë Shqipërisë, por në nivele gjithsesi shumë më të ulëta, është Bosnjë-Hercegovina, ku sipas të dhënave më të fundit, raporti mes parasë në qarkullim dhe agregatit monetar M2 ishte 20.5%.

Banka e Shqipërisë ka theksuar prej vitesh se përdorimi i parasë fizike krijon kosto të drejtpërdrejta për sistemin financiar, pengon gjurmueshmërinë e transaksioneve dhe vështirëson luftën kundër informalitetit dhe evazionit.

The post Masat, si do ulet cash-i në ekonominë me nivelin më të lartë të parasë jashtë bankave në Europë appeared first on Revista Monitor.

  •  

RIT Tirana hap dyert për brezin e ri të studentëve shqiptarë; Një diplomë amerikane në Shqipëri

Në ambientet e kampusit të ri të “American Academy of Technology Tirana”, ku do të ofrohen programet akademike të Rochester Institute of Technology (RIT), u zhvillua ceremonia e hapjes së vitit të parë akademik duke shënuar një moment historik për arsimin e lartë në Shqipëri.

Nisma, e realizuar në bashkëpunim mes Fondacionit Shqiptaro-Amerikan “Harry Fultz”, RIT NY dhe RIT Kosovës, si dhe me kontributin e rëndësishëm të American-Albanian Educational Foundation (AAEF) Albanian-American Development Foundation (AADF), si dhe autoriteteve qeveritare në Shqipëri, synon të ofrojë një diplomë të plotë amerikane të akredituar në ShBA për studentët shqiptarë, për herë të parë në vend.

Në ceremoni morën pjesë përfaqësues të institucioneve partnere dhe të qeverisë shqiptare, si dhe anëtarë të komunitetit shqiptaro-amerikan. Mes tyre ishin Edmond Leka, kryetar i Bordit të “Harry Fultz”; James Myers, përfaqësues i RIT Global; Vangjush Stavro, Drejtor i Përgjithshëm për Arsimin e Lartë në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit; Martin Mata, bashkëdrejtues i AADF; Louis Foundos, përfaqësues i komunitetit shqiptaro-amerikan dhe drejtues i fondacionit AAEF; si dhe Prof. Dr. Orion Zavalani, Rektor i AATT (RIT Tirana).

Në fjalët e tyre, drejtuesit dhe partnerët theksuan rëndësinë e kësaj nisme për forcimin e cilësisë së arsimit, ndalimin e “rrjedhjes së trurit” dhe krijimin e mundësive reale për të rinjtë që duan të ndërtojnë karrierën në Shqipëri, sipas standardeve më të larta ndërkombëtare.

 

Edmond Leka: Një kapitull i ri për arsimin në Shqipëri

“Është një kënaqësi e madhe të jem pjesë e kësaj ceremonie, ku më në fund po hapim vitin e parë akademik të këtij projekti, që shënon një kapitull të ri në arsimin e lartë në Shqipëri”, u shpreh Edmond Leka, drejtues i Bordit, në fjalën e tij gjatë ceremonisë së përurimit të vitit të parë akademik të RIT Tirana.

Ai theksoi se ky projekt lindi nga një ide e thjeshtë, por me vizion të qartë: “Të ofrojmë cilësi, siguri dhe mundësi për arsimim të barabartë për të rinjtë tanë.

Ky është një hap për t’i përgatitur ata për sfidat e së ardhmes në teknologji, shkencë, biznes e jetë”.

Në fjalën e tij, z. Leka falënderoi të gjithë partnerët që e bënë të mundur këtë nismë unike, duke theksuar mbështetjen e Ministrisë së Arsimit, të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, AADF-së si dhe të familjes Foundos, për kontributin e tyre të rëndësishëm në realizimin e projektit.

“Ky është rasti i parë në Shqipëri që ofrohet një diplomë e akredituar amerikane, falë bashkëpunimit ndërinstitucional dhe përkushtimit të shumë aktorëve”, shtoi ai.

Në përfundim të fjalës së tij, z. Leka iu drejtua studentëve të parë të këtij programi me një mesazh motivues:

“Ju jeni arsyeja pse kemi punuar për kaq shumë vite për ta bërë këtë realitet.

Ju do të jeni ambasadorët e parë të kësaj nisme dhe jam i bindur se do të keni sukses e do të frymëzoni shumë të tjerë të ndjekin këtë rrugë. Ju uroj një vit të mbarë, plot energji, kuriozitet dhe besim në aftësitë tuaja”.

 

 

Myers: Një familje globale me mbi 4,500 studentë

Në emër të RIT Global, James Myers shprehu vlerësimin për këtë bashkëpunim të ri akademik, që zgjeron rrjetin global të institutit amerikan edhe në Shqipëri.

“Hapja e kampusit në Tiranë është një moment emocionues dhe dua të përgëzoj të gjithë ata që kontribuuan në krijimin e këtij programi të jashtëzakonshëm, miqtë tanë në AADF, kolegët në RIT Kosovë, në RIT Global, si dhe qeverinë shqiptare dhe Ministrinë e Arsimit për mbështetjen e tyre”, tha z. Myers.

Ai uroi studentët për fillimin e këtij udhëtimi të ri akademik, duke theksuar se ata po bëhen pjesë e një komuniteti të gjerë ndërkombëtar:

“Ju po i bashkoheni një familjeje me më shumë se 4,500 studentë në kampuset tona globale në Kroaci, Kosovë, Dubai dhe në shumë vende të botës. Ju uroj një semestër të mbarë dhe suksese në këtë kapitull të ri të jetës suaj”.

 

Stavro: Të krijojmë rrënjë të forta për të ardhmen

Në emër të Ministrisë së Arsimit, Vangjush Stavro, Drejtor i Përgjithshëm për Arsimin e Lartë, shprehu mirënjohjen për themeluesit dhe organizatorët e projektit duke theksuar rëndësinë që ka prania e një institucioni të tillë në Shqipëri.

“Dëshirojmë t’ju falënderojmë për sjelljen e këtij institucioni prestigjioz në vendin tonë.

Kjo përputhet plotësisht me objektivat tanë për të ofruar një mundësi më të gjerë akademike ndërkombëtare në Shqipëri, në mënyrë që të rinjtë të mos kenë më nevojë të largohen për studime jashtë.

Për më tepër, pse jo, tërheqja e studentëve të huaj për të studiuar këtu është një hap tjetër që e meriton mbështetjen tonë”, tha ai.

Në vijim, z. Stavro iu drejtua studentëve të rinj me një mesazh frymëzues:

“Shfrytëzojeni këtë mundësi për të zhvilluar rrënjë të forta sepse vetëm kështu mund të ndërtoni trungun e duhur, që do t’ju ushqejë me dije dhe do t’ju ndihmojë të lulëzoni në të ardhmen. Lulëzimi është vetëm çështje kohe”.

Në përmbyllje të fjalës së tij, ai u siguroi studentëve mbështetjen e plotë të Ministrisë së Arsimit:

“Ministria e Arsimit është këtu për t’ju mbështetur. Për gjithçka që mund të ndihmojë këtë nismë të lulëzojë, mos hezitoni të na drejtoheni. Ju uroj një vit akademik të mbarë dhe plot arritje”.

 

Mata: Arsimi, investimi më i vështirë, por më i vlefshëm për të ardhmen

Në fjalën e tij, bashkëdrejtuesi i Albanian-American Development Foundation (AADF), Martin Mata, theksoi me krenari se projekti i RIT Tirana përfaqëson një nga përpjekjet më serioze për të mbështetur filantropinë në Shqipëri.

“Ne jemi shumë krenarë për këtë nismë dhe shpesh në zyrat tona e përshkruajmë si përpjekjen më serioze që kemi ndërmarrë ndonjëherë për të mbështetur arsimin.

Mund të kishim zgjedhur fusha më të lehta apo projekte me rezultate më të shpejta, kemi bërë pazare, tregje, piramidën, kemi ndihmuar për muze, por vendosëm të investojmë kohë, energji, para dhe vullnet në arsim”, tha ai.

Z. Mata nënvizoi se arsimi është fusha ku rezultatet kërkojnë kohë për t’u matur, por që mbeten më të qëndrueshmet.

“Një nga këshilltarët tanë më të mençur, nga Izraeli, na thotë shpesh se ndoshta nuk do të jetojmë mjaftueshëm për të parë plotësisht rezultatet e programeve që po ndërtojmë sot në arsim.

Por ia vlen. Sepse nëse duam të dimë si do të jetë Shqipëria pas 20 vitesh, mjafton të shohim cilësinë e arsimit që marrin fëmijët sot”.

Duke iu drejtuar studentëve, ai ndau një këshillë personale:

“Ju jeni e ardhmja juaj. Po përgatisni lagjen tuaj, familjen tuaj, vendin tuaj. Po studioni në një shkollë të mirë, me programe të vështira, jo të gjithë mund t’i përballojnë.

Këshilla ime është ajo që i kam dhënë edhe sime bije kur nisi studimet dy vite më parë: përpiquni të lini telefonin mënjanë për një orë në ditë dhe ta përdorni atë orë vetëm për të studiuar, për të lexuar, për të bërë detyrat. Do ta shihni që suksesi nuk do të vonojë”.

Në fund të fjalës, z. Mata shprehu mirënjohjen për të gjithë ata që e bënë të mundur këtë projekt, duke veçuar përkushtimin e z. Leka:

“Dua të falënderoj nga zemra Edmond Lekën. E njoh prej shumë vitesh dhe mund të them se këmbëngulja, besimi dhe vullneti i tij për ta çuar përpara këtë projekt kanë qenë thelbësore për çdo hap që ka ardhur më pas.

Bashkë me partnerët tanë të hershëm, familjen Foundos, ne mbetemi të përkushtuar të vazhdojmë të jemi një nga bashkëpunëtorët më të fortë në këtë rrugëtim”.

 

 

Foundos: Nga një ëndërr 10-vjeçare, në një realitet që do të formojë brezat e ardhshëm

Në fjalën e tij, Louis Foundos, përfaqësues i komunitetit shqiptaro-amerikan, u shpreh se përurimi i RIT Tirana shënon përmbushjen e një ëndrre shumëvjeçare.

“Është një nder i madh për mua të përfaqësoj komunitetin shqiptaro-amerikan sot.

Ky moment ka një domethënie të veçantë, pasi ka qenë një ëndërr imja për dhjetë vitet e fundit. Ajo që dikur ishte një ide, sot është bërë realitet, klasa e parë ka nisur zyrtarisht studimet”, tha z. Foundos.

Ai theksoi se kjo arritje nuk do të kishte qenë e mundur pa vizionin dhe përkushtimin e të gjithë bashkëpunëtorëve që besuan në këtë projekt.

“Për shumë vite, një nga sfidat më të mëdha të vendit ka qenë ‘rrjedhja e trurit’, largimi i të rinjve më të talentuar në kërkim të mundësive më të mira jashtë vendit.

Shpresa jonë është që kjo shkollë të ndihmojë në ndryshimin e këtij realiteti duke u ofruar studentëve njohuritë dhe aftësitë që u duhen për të ndërtuar të ardhmen e tyre këtu, në Shqipëri”, – theksoi ai.

Duke folur për rolin e RIT Tirana, z. Foundos shtoi se ky institucion do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në formimin e brezit të ardhshëm të liderëve shqiptarë.

“Me trajnime të forta, me frymën e inovacionit dhe sipërmarrjes amerikane, besojmë se shumë prej këtyre studentëve do të nisin bizneset e tyre dhe do të japin kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e vendit.

Ky universitet do të luajë një rol të rëndësishëm në formimin e liderëve të së ardhmes, njerëz që do të bëjnë ndryshim në komunitetet e tyre dhe në Shqipëri në tërësi”.

Ai përmendi gjithashtu mbështetjen e vazhdueshme të komunitetit shqiptaro-amerikan për këtë projekt.

“Komuniteti ynë ka besuar gjithmonë në forcën e arsimit. Shumë nga sukseset tona në SHBA janë ndërtuar mbi sakrificat e prindërve tanë që investuan në arsimimin e fëmijëve.

Deri tani kemi mbledhur mbi 500 mijë dollarë dhe synimi është të arrijmë 1 milion dollarë. Ky projekt është dëshmi e përkushtimit dhe bujarisë së diasporës sonë”.

Në fund të fjalës së tij, z. Foundos e kujtoi me emocion të vëllanë, Albert Foundos, bashkëthemelues i fondacionit, i cili nuk jeton më për ta parë këtë ëndërr të realizuar.

“Vëllai im Albert ndau të njëjtin vizion, por nuk arriti të shihte ditën kur kjo ëndërr u bë realitet. Familja e tij ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për këtë nismë dhe është sot këtu me ne, vajzat e tij, Donna dhe Christine, që e përfaqësojnë me krenari”.

“Ne jemi të emocionuar të shohim rritjen, arritjet dhe suksesin e studentëve të RIT Tirana në vitet që do të vijnë. Ata nuk përfaqësojnë vetëm të ardhmen e universitetit, por të ardhmen e Shqipërisë”, përfundoi ai.

 

Prof. Dr. Orion Zavalani: Ju jeni brezi që po hyn në historinë e arsimit në Shqipëri

Rektori i RIT Tirana, Prof. Dr. Orion Zavalani, falënderoi të gjithë të pranishmit që morën pjesë në ceremoninë e hapjes së vitit të parë akademik, duke e cilësuar këtë një ditë të veçantë jo vetëm për universitetin, por për gjithë arsimin e lartë në Shqipëri.

“Faleminderit të gjithëve që jeni sot këtu për të festuar fillimin e vitit të parë akademik të këtij kampusi të ri global të Rochester Institute of Technology në Tiranë.

Ky është një hap historik që do të bëhet një qendër e gjallë e arsimit të lartë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, me fokus në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe inovacion”, u shpreh z. Zavalani.

Ai nënvizoi se RIT Tirana synon të arrijë ekselencë në mësimdhënie dhe në formimin profesional të studentëve, përmes një qasjeje që nxit mendimin kritik dhe aftësitë analitike.

“Këtu, studentët do të mësojnë jo vetëm të studiojnë, por të mendojnë ndryshe, të analizojnë, të hulumtojnë dhe të krijojnë zgjidhje reale për sfidat e së ardhmes”, – tha rektori.

Duke iu drejtuar studentëve të parë, z. Zavalani theksoi domethënien simbolike të këtij momenti:

“Kjo është një ditë historike për ju, jo vetëm sepse shënon fillimin e rrugëtimit tuaj universitar, por sepse ju do të mbeteni përherë pjesë e historisë së këtij institucioni si gjenerata e parë që studion nën një program amerikan të akredituar në Shqipëri.

Vlerësoni çdo moment, shfrytëzoni çdo mundësi dhe jepni më të mirën tuaj në çdo hap”.

 

The post RIT Tirana hap dyert për brezin e ri të studentëve shqiptarë; Një diplomë amerikane në Shqipëri appeared first on Revista Monitor.

  •  

RIT Tirana hap regjistrimet: Diploma e vetme amerikane në Shqipëri dhe mbi 60 bursa në dispozicion

RIT Tirana – Arsim amerikan në zemër të Tiranës. Bëhu pjesë e së ardhmes!

Studentët shqiptarë kanë tashmë një mundësi unike për të ndjekur studimet e larta me standard amerikan, pa u larguar nga vendi. RIT Tirana / American Academy of Technology Tirana, institucioni më i ri akademik në vend, ka shpallur hapjen e regjistrimeve për vitin akademik të ardhshëm, duke ofruar mbi 60 bursa studimi dhe dy programe në fushat më të kërkuara të tregut:

  • Inxhinieri Elektrike
  • Teknologjitë e Informacionit

Në bashkëpunim me Rochester Institute of Technology (RIT) New York – një nga universitetet më të njohura amerikane për teknologji, inovacion dhe inxhinieri – RIT Tirana është i vetmi institucion në Shqipëri që ofron diplomë amerikane të barasvlefshme me atë që lëshohet në SHBA.

Filozofi amerikane, mundësi globale

Me një kombinim të stafit ndërkombëtar dhe shqiptar, mësimdhënie me filozofi amerikane dhe infrastrukturë moderne, RIT Tirana u krijon studentëve jo vetëm kushte optimale për të studiuar, por edhe për të ndërtuar një karrierë të qëndrueshme ndërkombëtare. Nëpërmjet programit të shkëmbimit akademik, studentët mund të kalojnë një ose më shumë semestra në një nga kampuset globale të RIT, si New York, Dubai, Kinë,  Kroaci, Prishtinë, duke pasur një përvojë unike kulturore dhe profesionale.

Investim në të ardhmen

“RIT Tirana ofron një diplomë amerikane me të njëjtën vlerë si ajo në RIT New York, por me një kosto shumë më të përballueshme për studentët shqiptarë. Për më tepër, nëpërmjet rrjetit ndërkombëtar dhe programit CO-OP, studentët fitojnë përgatitje të plotë për tregun global të punës”.

Ky projekt mbështetet nga Instituti “Harry Fultz” dhe konsiderohet si një nga iniciativat më ambicioze për përmirësimin e arsimit të lartë në Shqipëri. Me hapjen e RIT Tirana, studentëve shqiptarë u ofrohet arsim cilësor, përvojë ndërkombëtare dhe një diplomë konkurruese në tregun global.

 Aplikimet janë të hapura – vendet janë të kufizuara!

Tel: +355 69 607 3581

Web: rit.edu/tirana

Email: tiranaadmissions@rit.edu

The post RIT Tirana hap regjistrimet: Diploma e vetme amerikane në Shqipëri dhe mbi 60 bursa në dispozicion appeared first on Revista Monitor.

  •  

Union Financiar Tiranë prezanton Kartën UPay – Një epokë e re për financat personale

Në një kohë kur teknologjia po përcakton ritmin e jetës sonë të përditshme, Union Financiar Tiranë vijon të sjellë risi që synojnë të bëhen pjesë e pandashme e përvojës sonë financiare e tanimë: Karta UPay.

Më shumë se një kartë, Karta UPay është një partner i zgjuar në menaxhimin e parave dhe financave tona, me mundësi pa fund përdorimi si brenda, ashtu edhe jashtë vendit. Nëpërmjet kësaj karte zgjerohet edhe funksionaliteti i aplikacionit UPay duke rritur mundësitë e blerjeve dhe transaksioneve për përdoruesit.

Karta UPay është ndërtuar mbi parimet e thjeshtësisë, shpejtësisë dhe sigurisë. Me një dizajn elegant dhe funksionalitet të avancuar, Karta UPay përfaqëson përkushtimin e Union Financiar Tiranë për të sjellë inovacion të vërtetë në tregun shqiptar.

Karta UPay është një kartë debiti Mastercard që lidhet direkt me aplikacionin UPay të kartëmbajtësit dhe i jep mundësinë të përdorë fondet e disponueshme në llogarinë UPay.

Nuk është thjesht një kartë. Me aplikacionin UPay, përdoruesit/kartëmbajtësit kanë akses të plotë në një platformë digjitale të ndërtuar për nevojat e sotme: pagesa të shpejta, siguri maksimale, njoftime të menjëhershme për çdo transaksion, mundësi për të menaxhuar financat në kohë reale.

Për të marrë një kartë UPay mjafton që të aktivizoni një llogari UPay. Aplikimi është i thjeshtë, tërësisht digjital direkt nga aplikacioni, pa pasur nevojë që të qëndroni në radhë në sportel. Karta ju vjen shumë shpejt në adresën tuaj. Ju gjithashtu mund ta integroni lehtësisht kartën UPay me Google Wallet dhe ta përdorni si mjet pagese nga celulari juaj, njëlloj si çdo kartë tjetër Mastercard.

Edhe në rast se nuk keni një llogari bankare, ju mund të pajiseni me kartën UPay dhe ta mbushni atë në çdo pikë Unionnet – Western Union. Në këtë mënyrë mund të bëni blerje kudo, apo të udhëtoni të qetë dhe të sigurt pa pasur nevojë të mbani para CASH me vete.

Një hap përpara në përvojën financiare shqiptare

Ky zhvillim i rëndësishëm drejt modernizimit të shërbimeve financiare në Shqipëri u arrit nëpërmjet bashkëpunimit strategjik me Union Bank dhe Paylink,  i vetmi procesor lokal që zotëron të gjitha certifikimet e nevojshme kombëtare dhe ndërkombëtare sipas standardeve të Këshillit të Pagesave me Kartë, duke sjellë në treg një produkt inovativ që synon të ofrojë më shumë lehtësi, fleksibilitet dhe siguri për përdoruesit. Është një nismë që përfaqëson edhe një shembull konkret të bashkëpunimit ndërmjet sektorit bankar dhe teknologjisë financiare, me synimin për të përmirësuar përvojën e përdoruesve dhe për të nxitur përfshirjen financiare në një kohë kur digjitalizimi po bëhet gjithnjë e më i domosdoshëm.

Hedhja në treg e kartës UPay përkon edhe me një tjetër risi të ofruar për klientët tanë: UPay – Full Digital Onboard, sipas standardeve më të larta ndërkombëtare. Ky zhvillim mundëson që aktivizimi i llogarisë UPay të bëhet tërësisht online. Procedura është e thjeshtë. Pas instalimit të aplikacionit UPay Albania dhe regjistrimit, përdoruesi e aktivizon direkt në aplikacion llogarinë UPay duke mundësuar akses të menjëhershëm në të gjitha shërbimet e pagesave që ofron UPay, përfshirë aplikimin dhe aktivizimin e Kartës UPay.

Me këto risi, UPay bëhet një portofol digjital tejet i kompletuar duke u shndërruar në një lider për inovacionin dhe vizionin nëpërmjet të cilit u shërbejmë klientëve tanë kudo që ndodhen.

Me UPay, teknologjia nuk është më privilegj – është mundësi për të gjithë.

Rreth UFT

Union Financiar Tiranë (UFT) është agjenti i vetëm i Western Union Financial Services Inc. për Shqipërinë, që nga viti 1995 dhe Institucion i Parasë elektronike. UFT operon në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Kroaci dhe Zvicër. Gjatë 30 viteve të aktivitetit në Shqipëri, UFT ka ngritur rrjetin më të gjerë të pikave të ofrimit të shërbimeve financiare anembanë vendit. Me mbi 750 agjenci Unionnet – Western Union mundëson kryerjen e të gjitha pagesave vetëm në një sportel.

Gjithashtu, UFT ka hedhur në treg platformën e pagesave online UPay, që ka sjellë zgjidhje dhe lehtësi si për individët, ashtu edhe për biznesin, duke u bërë një terminal pagesash për të gjithë bashkëpunëtorët dhe një portofol dixhital për të gjithë klientët që po ndjekin sfidat që sjell dixhitalizimi dhe zhvillimi i pandalshëm i teknologjisë.

The post Union Financiar Tiranë prezanton Kartën UPay – Një epokë e re për financat personale appeared first on Revista Monitor.

  •  

Sistemet e reja të aluminit nga REHAU Window Solutions tani janë në dispozicion edhe në Shqipëri

Sistemet për dritare dhe fasada alumini erdhën në treg si pjesë e qasjes strategjike të REHAU Window Solutions për të qenë partner “All in One“ i bashkëpunëtorëve dhe klientëve tanë në Shqipëri.

REHAU Window Solutions zgjeroi portfolion e produkteve të saj për tregun e Shqipërisë duke ofruar sisteme të cilësisë së lartë për dritare dhe fasada alumini. Qasja e partnerit premium REHAU Window Solutions “All in One“ mundëson që në ofertë të përfshihet gjithçka që nevojitet për efikasitet maksimal në të gjithë zinxhirin e vlerave, duke ofruar zgjidhje inovative për arkitektët, zbatuesit, tregtarët dhe specialistët e montimeve.

Ekspertët e kompanisë gjithmonë synojnë të inkurajojnë forcimin dhe zgjerimin e bizneseve të klientëve dhe partnerëve të tyre në Shqipëri. Prandaj, REHAU Window Solutions po zgjeron në mënyrë strategjike ekspertizën e saj në fushën e konstruksioneve ndërtimore të jashtme.

“Hapi i ardhshëm logjik janë sistemet e profileve të aluminit për dritare dhe fasada. Ato plotësojnë ekspertizën tonë në profilet PVC me sisteme alumini për tregje të zgjedhura ekskluzive, si Shqipëria. Këto sisteme janë krijuar në bashkëpunim me ekspertët e aluminit nga Elvial, i cili është një partner i përkryer për këtë projekt. REHAU Window Solutions dhe Elvial përfaqësojnë biznese tradicionale familjare me vlera dhe qasje që karakterizohet nga besueshmëria, cilësia dhe dëshira për bashkëpunim të ngushtë me klientët dhe partnerët. Si një partner ‘All in One’, REHAU Window Solutions partnerëve dhe klientëve të saj u ofron gjithmonë një potencial të ri dhe një vlerë të shtuar të matshme gjatë gjithë projektit,” thotë Karsten Heuer, drejtor ekzekutiv i REHAU Window Solutions.

Portfolioja e zgjeruar me dritare dhe sisteme të fasadave të qëndrueshme të aluminit të cilësisë më të lartë krijon vlera të reja për partnerët dhe klientët e kompanisë. Ata përfitojnë nga qasja sistematike, e cila siguron efikasitet maksimal nga një burim në të gjithë zinxhirin e vlerave. Kompania mendon dhe vepron në një mënyrë të orientuar nga tregu, gjë që e bën atë një partner premium prijës për arkitektët, përpunuesit, tregtarët dhe ekspertët e montimit në tregun e Shqipërisë.

“Lidhja midis REHAU Window Solutions dhe Elvial krijon kushte të shkëlqyera për zgjidhje të orientuara drejt së ardhmes dhe suksesit të përbashkët. Klientët dhe partnerët marrin zgjidhje sistematike me qëndrueshmëri më të lartë, me teknologji supreme absolute dhe estetikë të rafinuar”, thotë Tanja Cika, kryetare e bordit të Elvial.

Nëngrupi REHAU Industries Window Solutions çdo ditë po revolucionarizon dritaret dhe dyert për një jetë më të mirë. Koncepti i tij unik i riciklimit EcoPuls përfaqëson një model të lartë për qëndrueshmërinë në industri. Si një pionier dhe lider në zgjidhjet e qëndrueshme industriale, REHAU Window Solutions është një partner “All in One“ dhe ekspert prijës për zgjidhjet sistematike gjithëpërfshirëse në të gjithë zinxhirin e vlerës.

Grupi REHAU bashkon kompani të forta nën një çati dhe arrin një xhiro vjetore prej rreth 4.5 miliardë eurosh me zgjidhje të bazuara në polimere. Më shumë se 20.000 punonjës punojnë për grupin në mbi 190 vende në mbarë botën, me një qëllim të përbashkët – përmirësimin e jetës përmes përdorimit të teknologjive inovative dhe të qëndrueshme.

Engineering progress. Enhancing lives.
Klikoni për shumë info: https://window.rehau.com/al-sq

The post Sistemet e reja të aluminit nga REHAU Window Solutions tani janë në dispozicion edhe në Shqipëri appeared first on Revista Monitor.

  •  

Flluska (imagjinare) imobiliare as do të krijohet e as do të pëlcasë në 2025.

Andi Ballta, ABI BANK

Në shumë ekrane dhe portale ka muaj e muaj që diskutohet për “flluskën” imobiliare që po rritet dhe do të “pëlcasë” shumë shpejt. Për javë shohim opinionistë, “specialistë”, analistë, gjithologë, mendjexhij (dhe mendjexhesha) që këmbëngulin se flluska po fryhet nga që dikush vendos të paguajë deri në 5 mijë euro për metër katror. Herë të tjera përmendet si gjetje origjinale mospërputhja e numrit të dritave të ndezura (ose të fikura) në pallate dhe i banorëve që konsumojnë (ose jo) energji. Ka dhe një statistikë që lidh çmimin e raportuar të shitjeve me kreditë në banka dhe më pas nxirret kosinusi alfa që gjithmonë gjen stër-ndërlidhje të çdo gjëje që ndodh me një numër shumë të saktë aktiviteti kriminal. Të gjithë bien dakord që kur ky aktivitet kriminal do të mbarojë, do të sjellë “pa një pa dy” flluskën imobiliare.

Vetëbesimi në qenësinë e flluskës, arsyet e flluskës, urgjenca parapëllcitëse, si dhe shpjegimi i çdo përmirësimi financiar të shqiptarëve, (kryesisht) me krimin e organizuar, më kujton bindjen e shumicës (shumë e shumë vite përpara), se po të hanin tre vezë (të ziera) në ditë, fundi do të ishte i dhimbshëm dhe i menjëhershëm.

Për të gjithë ata shqiptarë (apo diasporën), që kanë parë të ardhurat e tyre të rriten në vitet e fundit, apo të dyfishohet vlera e apartamentit, pavarësisht nga mospërfshirja e tyre historike në trafiqe, apo krime të tjera të organizuara (ose solitare/të pa organizuara), dhe që duan të investojnë në prona imobiliare, lajmi i mirë është që NUK KA ABSOLUTISHT ASNJË shenjë domethënëse statistikore flluskë imobiliare në vitin 2025.

Flluskat imobiliare pothuaj gjithmonë shoqërohen nga:
A) rritje e shpejtë e kreditimit
B) rritje e interesit të kredisë
C) rritje e raportit të kredive me totalin e depozitave
D) rritje e raportit të kredive të këqija.

Si raportohet më poshtë, ASNJË (ose më qartë ABSOLUTISHT ASNJË) nga këta stimuj të fuqishëm të flluskave nuk ekziston sot në Shqipëri dhe nuk pritet të krijohet gjatë 2025.

(Shumë) Pak Histori

Shqipëria ka pasur vetëm një ngadalësim/“krizë” normale (domethënë pa trazira sociale) financiare në historinë e vet kapitaliste që ndodhi gjatë viteve 2010-2014. Është shumë e thjeshtë të analizosh këtë krizë dhe tipari më domethënës jo i zakonshëm i kësaj krize ka qenë ruajtja e nivelit të çmimeve imobiliare. Pra as kjo krizë nuk solli flluskë domethënëse imobiliare. Ndërkohë që çmimet nuk ranë në mënyrë masive dhe domethënëse (që është tipari kryesor i një flluske), numri i shitjeve të apartamenteve u ngadalësua shumë. Arsyet kryesore të kësaj sjelljeje jo të zakonshme kanë qenë niveli i ulët i likuidimeve imobiliare masive. Këto likuidime nuk ndodhën sepse ka pasur një nivel të ulët të kreditimit (ose pjesëmarrja e lartë e kapitalit) dhe nga një sjellje historike e kujdesshme e bankave (dhe Bankës Qendrore) ndaj klientëve me probleme. Pra shqiptarët dhe sistemi bankar shqiptar vendosën të mos shesin me humbje pasuri imobiliare, pavarësisht nga kthimi negativ i atyre viteve (atëherë nuk ekzistonte as Booking, as Airbnb dhe qiradhënia ishte shumë e ulët).

Po pse nuk shikojmë asnjë rrezik domethënës për flluskë imobiliare në vitin 2025?
1- Shumica e zhurmës rreth flluskës imagjinare lidhet me lejet e ndërtimit të dhëna. Këtu “harrohet” të sqarohet se lejet e dhëna nuk janë ndërtime të përfunduara. Nuk ka shumë sens të krahasosh ndikimin në flluskë imobiliare të PDF-ve të projekteve, me atë të ndërtesave (të përfunduara apo në ndërtim) të pashitura. Flluska nuk vjen nga lejet e aprovuara, por nga ndërtesat e pashitura (dhe kryesisht të mbi ngarkuara me borxh).
2- Edhe sikur të llogariteshin si të ndërtuara të gjitha lejet e dhëna në 10 vitet e fundit (raportohen rreth 9 milionë metra katrorë leje), po të shumëzohen me rreth 600 euro për metër katror që është kostoja e ndërtimit (një mesatare e përafërt), totali i kostos do të ishte 5-6 miliardë euro. Po të krahasohet kjo kosto me të ardhurat vjetore nga turizmi, rritjes zyrtare të depozitave në sektorin bankar, shitjet zyrtare të raportuara të aseteve imobiliare, dhe preferencës historike të shqiptarëve për investime imobiliare, ky investim 5-6 miliardë euro do të ishte shumë i përballueshëm. Ka disa vite që depozitat zyrtare të sistemit bankar rriten me mbi 1 miliard euro në vit, ndërkohë që shitjet imobiliare të raportuara edhe vetëm te jo rezidentët janë me qindra milionë euro. Nga ana tjetër nuk ka akoma një raport të saktë se çfarë pjese e lejeve është ndërtuar (gjithsesi është shumë larg shifrës 9 milionë metra katrorë leje). Rritja e depozitave në sistemin bankar dhe shitjet imobiliare te jo rezidentët tregojnë përfshirjen ose potencialin përfshirës të investimit me kapital. Një investim i bazuar në kapital (pra jo në kredi) ka një probabilitet shumë të ulët të çojë në shitje masive që do të çonin në një flluskë.
3- Rritja e kreditimit të sektorit imobiliar është e moderuar në lidhje me rritjen e depozitave. Pavarësisht rritjes së kredisë, rritja e depozitave ka qenë edhe më e fortë. Raporti i kredive ndaj depozitave për sistemin bankar në Shqipëri vazhdon të jetë tejet i ulët (nën 50%). Flluskat imobiliare në Amerikë pas 2008 ka pasur një raport kredi bankare mbi depozita në nivelin 100%, Spanja pas vitit 2012, 120%, dhe Kina e para pak viteve, 75%.
Rritja e kreditimit imobiliar në Shqipëri ka qenë e moderuar edhe sepse sistemi bankar dhe Banka Qendrore janë shumë të ndjeshëm ndaj rritjes së kredisë imobiliare. Për më tej, financimi i diasporës ose jo rezidente e që investojnë në mënyrë domethënëse në prona imobiliare, është pothuaj inekzistent. Gjithashtu, Shqipëria nuk ka pasur dhe nuk ka kreditime imobiliare afatgjata me norma fikse. Kjo situatë ka mundësuar përfshirje domethënëse të kapitalit në financim. Kjo veçanti (siç u shpjegua më lart) ka qenë një nga arsyet e mosrënies së çmimeve gjatë 2010-2014 dhe do të vazhdojë të mbetet një faktor stabilizues në çmimet e pronave imobiliare.
4- Interesat e kredive (përgjithësisht) kanë rënë gjatë vitit të fundit. Euribor-i është rreth 2.4% sot në krahasim me 4% dy vite më parë. Ndonëse primi mbi euribor nuk ka pasur ndonjë ulje domethënëse (dhe në raste të caktuara është rritur nga kërkesa për fonde të reja) baza e euribor-it është ulur. Periudha e para krizave shoqërohet me rritje të interesit, gjë që nuk pritet të ndodhë në 2025.
5- Zhurma tjetër e madhe për çmime për apartamente prej 4/5 mijë euro për metër katror në fakt i referohet VETËM një numri tejet të vogël sipërfaqesh të banesave shumë të mira dhe të përfunduara ose pothuajse të përfunduara (në Tiranë apo vijë të parë bregdetare). Totali i metrave katrorë që kërkojnë këtë çmim kurrë nuk është më shumë se 300-400 apartamente apo vila. Kërkesa e një shtrese domethënëse sipërmarrësish të rinj dhe ekzistues (apo familjarëve të tyre) për apartamente të tilla është kryesisht nga bumi ekonomik i viteve të fundit dhe kjo kërkesë ka qenë shumë më e lartë se kjo oferta e apartamenteve shumë të mira të përfunduara. Është e vërtetë statistikore që në pesë vitet e fundit është rritur shumë “edhe ferra, edhe lepuri”. Ka shumë më shumë të ardhura dhe fitime nga sipërmarrës/e që kërkojnë apartamente apo vila shumë cilësore.
6- Kërkesa për apartamente në Tiranë apo bregdet në çmim deri në 1500-2000 euro për metër katror vazhdon të përbëjë shumicën dërrmuese të sipërfaqes në ndërtim. Kjo kërkesë është prezente dhe domethënëse.
7- Rritja e pagave reale është shumë më domethënëse se sa e raportuara.
8- Informaliteti në raportimin e fitimit çorodit shumicën e të dhënave makro dhe mikro ekonomike dhe sugjeron frenim të pagave apo të fitimeve (asnjë nga këto nuk është e saktë). Theksojmë se ky fenomen nuk është unik për Shqipërinë. P.sh. Greqia nga mos raportimi ka indikatorë ekonomikë më të ulët se Bullgaria. Gjithsesi, mungesa e eficiencave në mbledhjen dhe përdorimin e taksave deri tani ka qenë e balancuar nga investimet e evazorëve fiskalë në prona, kompani dhe infrastrukturë. Rritja e vazhdueshme dhe domethënëse e pagave dhe fitimeve të kompanive zvogëlon mundësinë e flluskës.
9- Meritokracia në dhënien e lejeve të ndërtimit ka qenë dhe mbetet një faktor shumë pozitiv në zhvillimin me leverdi të ndërtimit. Në eksperiencën tonë, ata që kanë marrë leje, kanë qenë si opozitarë të flaktë, mbështetës të hapur të partisë në pushtet, askushë politikë, ëndërrimtarë, etj. Ndryshe nga eksperienca të vendeve të tjera të vogla konkurrente direkt me Shqipërinë, këtu tek ne nuk ka pasur asnjë grup që ka bllokuar apo ka vonuar në mënyrë domethënëse dhënien e lejeve apo zhvillimin e konkurrenteve.
10- Argumenti i dritave të fikura dhe fatura të dritave me konsum zero është shumë pak domethënës për një komb që ka investuar në pasuri imobiliare me fitim negativ për shumë vite (derisa për fat erdhi Booking.com apo Airbnb). Mosprania në apartamentet që blihen ka qenë dhe është po ashtu tipike për shumë qytete ku jabanxhinjtë vendosin të blejnë prona imobiliare por nuk jetojnë atje. Majami, Nju Jork, Marbella etj., kanë të njëjtën tipologji. Fakti që shqiptarët vazhdojnë të investojnë në prona imobiliare nuk është as tejet i veçantë, as inovativ, as veçanërisht i mençur. Gjithë bota bën dhe ka bërë fiks të njëjtën gjë për qindra vite. Ka një studim qindravjeçar të leverdisë së investimit në grupe të ndryshme industrish në vende të ndryshme. Në këtë studim dukshëm pronat imobiliare kanë qenë gjithmonë një investim me kthim më të lartë.
11- Sot (më shumë se kurrë ndonjëherë) bregdeti shqiptar padyshim ofron një produkt të krahasueshëm në cilësi dhe sasi dhe çmim me zonat turistike me çmime të ulëta dhe të mesme. Pavarësisht se do të duhen po aq inxhinierë me famë botërore sa kemi arkitektë të tillë, për të vendosur dhe për të validuar infrastrukturën e duhur, apo një upgrade të ndërgjegjes kolektive për t’u sjellë dhe për të shërbyer si vend me çmim të lartë, nuk ka më nevojë të shpjegohet se pse ia vlen të vish një javë në Shqipëri apo të blesh një apartament në bregdet në Shqipëri. Për ata/ato që e njohin Tiranën me vite, e dinë se në zonën e bllokut në Tiranë gjatë të shtunave të shumë muajve dëgjohen shumë gjuhë të huaja. Prurjet e turizmit dhe interesi në prona imobiliare në bregdet pritet të vazhdojë. Siç është diskutuar më herët, bregdeti i Shqipërisë është më pak se 20% i zhvilluar (dhe po flasim vetëm për vijën e parë). Prurjet e të ardhurave nga turizmi dhe investimet në zona turistike raportojnë kërkesë të kënaqshme që pritet të vazhdojë gjatë 2025.
12- Rëndësia e diasporës në investime është shumë e madhe. çdo vit kjo diasporë shtohet në sasi dhe potencial financiar investues në prona imobiliare. Gjithashtu hotelierët e suksesshëm kanë filluar të përdorin emrin e mirë të tyre për të krijuar brande rezidenciale dhe klientela e tyre të hoteleve po i ndjek në investime imobiliare. Kërkesa nga diaspora vazhdon të jetë shumë e kënaqshme.
13- Akoma në Shqipëri nuk kemi spekulatorë institucionalë që do të ndikonin si në rritjen e shpejtë të çmimeve, ashtu dhe në likuidimin masiv të pronave imobiliare në rast krize. Kur këta spekulatorë kanë hyrë në tregjet e Kroacisë, Malit të Zi apo vendeve të tjera të Mesdheut Verior, ka pasur një rritje më të shpejtë të çmimit. Ky segment investues vazhdon të jetë inekzistent në Shqipëri, kryesisht për shkak të:
a. Mosnjohjes historike të Shqipërisë si destinacion investimi
b. Një sistemi gjyqësor në zhvillim
c. Një stereotipi negativ të forcës mbrojtëse të ligjit për investitorë të huaj.
d. Ndonëse perceptimi është shumë më negativ se realiteti, mosnjohja historike e Shqipërisë dhe rastet e mosmbrojtjes së investitorëve të huaj kanë mbajtur dhe mbajnë larg investitorë spekulativë të huaj në prona imobiliare.
14. Kreditë e këqija si total i volumit të kredive janë në nivelet më të ulëta historike (nën 5%). Ngadalësimi/kriza imobiliare në Shqipëri erdhi kur kreditë e këqija ishin afër 20% të totalit.
15. Likuidimi masiv i pronave imobiliare është një nga faktorët kryesorë që përshpejton flluskën në plasje dhe shfryrje. Ky lloj likuidimi në Shqipëri është shumë i vështirë nga ana ligjore pasi:
a. ndërtuesit kanë pothuaj zero risk penaliteti në mënyrën se si hartohen kontratat e porosisë në rast vonese të investimit, si pasojë e mosshitjeve. Risku i mospërfundimit nga mosshitja kryesisht ka qenë dhe është përballuar nga porositësit, pronarët e tokës dhe financuesit. Për pasojë investitorët mund të vonojnë afatin e përfundimit në varësi të kërkesës së shitjeve.
b. inventari i apartamenteve të mbaruara dhe të pashitura është shumë i ulët për të krijuar flluskë.
c. nuk mund të shiten ndërtesa të pahipotekuara dhe ndërtesat hipotekohen shumë më vonë se mbarohen
16. Pronat imobiliare janë një nga mundësitë e inventarizimit/ruajtjes të pasurisë. Dikush mund të zgjedhë që pasurinë ta mbajë në kompani, dikush tjetër në bono thesari apo korporative, ar, argjend, bursë, monedhë, kripto, etj. Për shkak të limitimit të mundësive të investimit dhe risisë embrionike të zhvillimit të turizmit, investimet imobiliare vazhdojnë të jenë një alternativë domethënëse dhe dominuese në Shqipëri. Ne jemi në fillimet e përdorimit të turizmit si burim domethënës të ardhurash dhe është kjo një nga arsyet e mosnjohjes së të mirës së madhe që na ka gjetur.

Të gjithë faktorët e mësipërm sugjerojnë që nuk ka asnjë arsye makro apo mikroekonomike për të parashikuar flluskë imobiliare në 2025-n. Mbase kur të trefishohen kreditë e këqija, të dyfishohet raporti kredi mbi depozitat, apo të dyfishohen interesat dhe shumë nga tiparet e sipërpërmendura të fillojnë të jenë më pak domethënës ka sens të shikohet përqendrimi i secilit në prona imobiliare.

Analiza e mësipërme përjashton situata ekstreme (luftë, luftë civile apo akte domethënës terroriste). Gjithsesi, anëtarësimi i Shqipërisë në NATO dhe procesi i pranimit në Bashkimin Europian i minimizojnë në mënyrë shumë domethënëse këto rreziqe ekstreme.

The post Flluska (imagjinare) imobiliare as do të krijohet e as do të pëlcasë në 2025. appeared first on Revista Monitor.

  •  

Vodafone sjell “5G HoloShow” në TEG, një dimension i ri argëtimi

Eksperienca e vërtetë 5G e Vodafone Albania sapo ka filluar, duke e befasuar publikun shqiptar me shfaqje deri dje të paimagjinueshme dhe me protagonistë personazhe të dashur për publikun, që nga këngëtarët Elgit Doda e futbollisti i Kombëtares Mirlind Daku, deri te babagjyshi i Vitit të Ri, Grinçi dhe elfët për më të vegjlit.

“Vodafone 5G holoshow” është spektakli i Vodafone në ambientet e qendrës tregtare TEG, i cili ka nisur në 14 dhjetor dhe do të zgjasë deri në 21 dhjetor, duke sjellë të tjerë personazhe të dashur si Marsela Çibukaj e Dj Zava në ditët në vijim. Një projekt novator që tregon potencialin transformues të Rrjetit Vodafone 5G, duke ofruar një përvojë argëtuese gjithëpërfshirëse dhe interaktive.
Platforma HoloShow shfrytëzon fuqinë e rrjetit 5G, pra shpejtësinë e lartë dhe latencën e ulët, për të krijuar imazhe realiste 3D. Kamerat e smartphone-it kapin imazhet e një personi apo objekti dhe i transmetojnë në kohë reale si një imazh holografik tredimensional. Ky imazh përpunohet përmes një motori të avancuar të imazhit 3D dhe transmetohet në një vend që mund të jetë shumë larg atij ku janë përftuar imazhet fillestare. Imazhi holografik mund të shfaqet në një mjedis virtual ose të mbivendoset në një mjedis të botës reale.

Vizitorët e shumtë në qendrën tregtare TEG patën mundësi të shijonin performancat e këngëtarit Elgit Dode, i cili ndonëse nuk ndodhej fizikisht aty, krijoi një lidhje të fortë me shikuesit falë teknologjisë së holoshow-t që siguron imazhe reale dhe të drejtpërdrejta.

“Jemi shumë entuziastë që po sjellim këtë projekt inovativ në TEG, i cili është një dëshmi e aftësive të jashtëzakonshme të rrjetit tonë 5G”, tha zoti Balázs Révész, Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania. “Vodafone 5G HoloShow është shembulli perfekt se si po i hapim rrugë dhe po udhëheqim në zhvillimin teknologjik dhe përmirësimin e përvojës së klientit.”

Falë teknologjisë 5G që është përhapur tashmë në shumë qytete anembanë globit, Vodafone Albania mbetet në krye të inovacionit, duke e sjellë përvojën e vërtetë 5G edhe në Shqipëri. Magjia vazhdon edhe për pak ditë, ndaj mos e humbisni! Ejani dhe përjetoni të ardhmen e argëtimit me Vodafone në TEG HoloShow.

The post Vodafone sjell “5G HoloShow” në TEG, një dimension i ri argëtimi appeared first on Revista Monitor.

  •  

Ermal Beqiri dhe ACTI: Transformimi i Teknologjisë në Shqipëri.

ACTI (Albanian Council for Technology and Innovation) është një iniciativë vizionare që synon të transformojë peizazhin teknologjik të Shqipërisë. Themeluar nga një grup liderësh pasionantë për teknologjinë dhe inovacionin—Ermal Beqiri (Kryetar), Andis Papa, Gentian Lika, Kushtrim Shala, Gjergji Mullaj, Gëzim Hoxha, Enea Buza dhe Enor Nakuci—ACTI synon të krijojë një ekosistem të fuqishëm që bashkon talentet, idetë dhe kompanitë më të mira të industrisë teknologjike shqiptare.

Misioni i ACTI: Të Ndërtojmë së Bashku Një Ekosistem Teknologjik

Industria teknologjike shqiptare përballet me shumë sfida, por edhe mundësi të jashtëzakonshme. Për të adresuar këto, ACTI ka në qendër të misionit të saj:
•Krijimin e një ekosistemi gjithëpërfshirës, ku profesionistët dhe kompanitë bashkëpunojnë për të ndarë njohuri dhe përvoja.
•Zhvillimin e talenteve dhe edukimin profesional, duke hapur dyer për brezin e ri të ekspertëve teknologjikë.
•Promovimin ndërkombëtar të teknologjisë shqiptare, duke ndërtuar ura me diasporën dhe partnerët globalë.
Ermal Beqiri në një takim strategjik të ACTI

Komitetet Strategjike: Shtyllat që Mbështesin Transformimin

Puna e ACTI është e organizuar në 6 komitete strategjike, secila me një rol të qartë për të nxitur zhvillimin e teknologjisë:
1.Komiteti i Edukimit dhe Trajnimit: Ndihmon profesionistët të përgatiten për sfidat globale përmes programeve të përditësuara.
2.Komiteti i Talenteve të Diasporës: Lidh ekspertizën shqiptare jashtë vendit me projektet lokale.
3.Komiteti i Inovacionit dhe Start-Up-eve: Mbështet idetë dhe sipërmarrjet e reja teknologjike.
4.Komiteti i Politikave dhe Rregulloreve: Ndihmon në krijimin e një mjedisi të favorshëm për zhvillimin teknologjik.
5.Komiteti i Sigurisë Kibernetike: Rrit ndërgjegjësimin dhe adreson sfidat e sigurisë digjitale.
6.Komiteti i Networking dhe Partneriteteve: Forcon bashkëpunimin midis kompanive dhe profesionistëve në dhe jashtë Shqipërisë.

Ermal Beqiri: Lideri që Drejton Vizionin e ACTI

Si Kryetar i ACTI, Ermal Beqiri udhëheq këtë iniciativë me një vizion të qartë për të transformuar industrinë teknologjike shqiptare. Roli i tij përfshin ndërtimin e strategjive të reja, krijimin e partneriteteve ndërkombëtare dhe fuqizimin e talenteve shqiptare.

Thirrje për Bashkëpunim

Nëse jeni profesionist i teknologjisë, kompani, apo një start-up inovativ, ACTI është vendi ku mund të kontribuoni në ndërtimin e së ardhmes së teknologjisë në Shqipëri. Me mbi 25 kompani dhe më shumë se 1000 profesionistë tashmë pjesë e komunitetit tonë, ACTI është forca lëvizëse e transformimit teknologjik të vendit. Për t’u anëtarësuar dhe për më shumë informacion, vizitoni www.acti.al

The post Ermal Beqiri dhe ACTI: Transformimi i Teknologjisë në Shqipëri. appeared first on Revista Monitor.

  •  

10 VITE EKSPERIENCË, 10 VITE SUKSESE: NJË DEKADË SHËRBIME REAL ESTATE ME EKSELENCË NË DURRËS

Në datën 17 nëntor 2014, në zemër të qytetit bregdetar të Durrësit, lindi një ditë e re. Century 21 New Day, e themeluar me një vizion të qartë dhe një dëshirë të madhe për sukses, nuk ishte thjesht një zyrë e pasurive të paluajtshme, por një premtim për të sjellë një standard të ri shërbimi dhe për të ndërtuar marrëdhënie afatgjata me klientët, duke tejkaluar pritshmëritë në çdo hap.

Sot, pas një dekade të mbushur me sfida dhe arritje, Century 21 New Day është shndërruar në një simbol të profesionalizmit, inovacionit dhe suksesit në Durrës dhe më gjerë.

Një Dekadë me Suksese

Në këto 10 vite, suksesi i Century 21 New Day është ndërtuar mbi bazat e një pune të palodhur, përkushtimi të plotë ndaj klientëve dhe një vizioni të qartë për të ardhmen. Arritjet e zyrës janë të dukshme në çdo aspekt të punës së saj, duke përfshirë çmime të shumta dhe rezultate të shkëlqyera si:

  • Zyra më e Mirë për Shitje në Shqipëri në 2021 dhe 2022.
  • Best Sale Agent për tre vite radhazi, duke dëshmuar ekspertizën e agjentëve tanë.
  • Centurion Office dhe Centurion Agent për dy vite radhazi (2022 dhe 2023), një tregues i cilësisë së lartë të shërbimeve tona.
  • Një ekip lider në treg, i përkushtuar për të ndihmuar çdo klient të arrijë qëllimet e tij.

Këto arritje nuk janë thjesht numra apo trofe, por janë dëshmi e punës së palodhur të një ekipi të dedikuar dhe e besimit që klientët dhe partnerët tanë kanë treguar ndër vite.

Sekreti i Këtij Suksesi 10-vjeçar?

Çdo histori suksesi fillon me njerëzit që qëndrojnë pas saj. Në Century 21 New Day, ekipi ynë është më shumë se një skuadër, është një familje. Çdo agjent dhe bashkëpunëtor sjell pasionin, energjinë dhe përkushtimin e tij në çdo transaksion. Për ne, puna është një mision për të ndihmuar klientët tanë të realizojnë ëndrrat e tyre.

Trajnimet e vazhdueshme, zhvillimi profesional dhe qasja inovative e bëjnë ekipin tonë një nga më të mirët në fushën e pasurive të paluajtshme. Me përditësimin me teknologjitë më të fundit dhe praktikave të përparuara, ne sigurojmë që të jemi gjithmonë një hap përpara në një treg dinamik dhe konkurrues.

Më shumë se një transaksion…

Për Century 21 New Day, një marrëdhënie me klientin nuk përfundon kurrë me një transaksion. Ne besojmë se çdo ndërveprim është një mundësi për të ndërtuar besim dhe për të krijuar një përvojë të paharrueshme. Prandaj, ne ofrojmë shumë më tepër se shërbime të zakonshme të pasurive të paluajtshme. Shërbimet tona përfshijnë:

  • Rikonstruksion të pronave, duke i kthyer ato në hapësira të përshtatshme dhe të personalizuara sipas nevojave të klientëve.
  • Projekte të detajuara për mobilim, që transformojnë çdo pronë në një shtëpi ëndrrash.
  • Asistencë të plotë ligjore, bankare dhe noteriale, për të garantuar një proces të qetë dhe të sigurt.

Kjo qasje e gjithanshme dhe e personalizuar na ndihmon të krijojmë marrëdhënie të qëndrueshme me klientët tanë dhe të ofrojmë një shërbim të pakrahasueshëm.

E Ardhmja e Century 21 New Day

Ndërsa festojmë këtë përvjetor të rëndësishëm, ne jemi të përkushtuar për të vazhduar këtë udhëtim me energji dhe përkushtim të rinovuar. E ardhmja e Century 21 New Day është e ndritur, dhe ne synojmë të zgjerojmë ndikimin tonë, të adoptojmë teknologji të reja dhe të ofrojmë shërbime që jo vetëm përmbushin, por tejkalojnë pritshmëritë e klientëve tanë.

Faleminderit për këto 10 vite të jashtëzakonshme! Le të krijojmë së bashku më shumë mundësi dhe suksese në dekadën që vjen. DREAM BIG. DREAM BY THE SEA.

The post 10 VITE EKSPERIENCË, 10 VITE SUKSESE: NJË DEKADË SHËRBIME REAL ESTATE ME EKSELENCË NË DURRËS appeared first on Revista Monitor.

  •  
❌