Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 7 February 2026Main stream

Alba flet për herë të parë pas daljes dhe shfaqet e pambuluar: Dola sepse nuk doja që të tjerët të arrinin finalen në kurrizin tim

7 February 2026 at 21:53


Banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Alba Pollozhani, ka dhënë intervistën e saj të parë pas daljes nga gara, duke zbuluar arsyet e largimit të saj nga shtëpia më e madhe në Kosovë.

Në një intervistë për KlanKosova, Alba u shpreh se vendimi i saj erdhi nga dëshira për të mos lejuar që të tjerët të përfitonin në kurriz të saj.

“Nga shtëpia e Big Brother dola sepse nuk doja më asnjë moment me shumë që të tjerët të përfitonin në kurrizin tim dhe mundësisht të shkonin në finale dhe të fitonin vetë të gjithë Big Brotherin në kurrizin tim”, tha ajo.

Banorja nga Struga foli edhe për ndjenjat e saj pas daljes, duke hedhur poshtë çdo pendesë. “Për pjesën që a jam e penduar që kam dalë. Jo aspak! Jeta është aty përjashta. 24 orët e para jashtë shtëpisë? Për këtë nuk dua të flas”, u shpreh Alba.

Megjithatë, ajo që i habiti shumë fansat ishte pamja e saj në intervistë. Ndërsa në spektaklin e së premtes kishte paralajmëruar se do të vendoste mbulese dhe do t’i përkushtohej riteve fetare myslimane, Alba u shfaq e relaksuar me flokë të lirë, duke lënë pas tensionin dhe surprizën që kishte shkaktuar në shtëpi.



Kjo intervistë tregon një tjetër anë të Albës, duke i dhënë publikut mundësinë të shohë mendimet dhe ndjenjat e saj të sinqerta pas një vendimi që shkaktoi shumë reagime brenda dhe jashtë Big Brother VIP Kosova 4. /Telegrafi/

Rikthehet në vëmendja intervista e babait të Elijonës para disa viteve: Çfarë kishte deklaruar ai dy ditë pas aksidentit fatal të familjes?

7 February 2026 at 20:20


Gjatë edicionit të së premtes të Big Brother VIP Kosova, banorja Elijona ka ndarë me shikuesit momente shumë të dhimbshme nga jeta e saj.

Një prej tyre ka qenë historia tragjike e humbjes së nënës dhe motrës së saj, të cilat kanë ndërruar jetë disa vite më parë në një aksident të rëndë në Kroaci.

Elijona rrëfeu emocionet e saj dhe dhimbjen që ka mbajtur brenda gjithë këto vite, duke bërë që të gjithë banorët dhe publiku të ndihen të prekur nga historia e saj. Babai i saj kishte deklaruar për T7 për gjendjen shëndetësore dhe emocionale të familjes pas aksidentit, duke treguar se dhimbja ishte e thellë dhe e vështirë për t’u përballuar.

- YouTube youtu.be

Aksidenti tragjik kishte ndodhur më 25 korrik 2021, në qytetin e Slavonski Brod, në Kroaci. Autobusi ku udhëtonin pasagjerët nga Kosova kishte rreth 67 persona, dhe aksidenti ndodhi kur shoferi humbi kontrollin, duke bërë që autobusi të përmbysesh dhe të shkaktonte 10 viktima nga Kosova dhe dhjetra të tjerë të lënduar.

Rrëfimi i Eljonës ka ngjallur reragime të shumta në opinion edhe për shkak të arsyeve që ajo ka dhënë mbi faktin se si shteti gjerman e largoi nga kujdestaria e prindërve të saj dhe e drejtoi te një familje gjermane. /Telegrafi/

Ironia e fatit, Alba kishte pesë bileta të fatit - më së shumti që një banor ka pasur në historinë e Big Brother VIP Kosova

7 February 2026 at 19:47


Alba Pollozhani është larguar tashmë nga gara e madhe e Big Brother VIP Kosova 4, duke i dhënë fund rrugëtimit të saj në një nga mbrëmjet më të tensionuara të këtij edicioni.

Ajo dha dorëheqjen mbrëmjen e së premtes, pas një spektakli të ngarkuar emocionalisht, ku akuzoi drejtpërdrejt produksionin për montazh të padrejtë dhe për favorizim ndaj banorit Labinot Rexha.

Gjatë deklaratës së saj në prime, Alba u shpreh e zhgënjyer nga mënyra se si ishte trajtuar brenda shtëpisë, duke theksuar se situatat ishin paraqitur ndryshe nga realiteti.

- YouTube youtu.be

Po në të njëjtën mbrëmje, Alba u shndërrua në kryefjalë të diskutimeve edhe për një tjetër deklaratë personale, ku bëri të ditur se kishte vendosur të mbulohej sipas riteve fetare myslimane. Ky vendim shkaktoi reagime të shumta në rrjetet sociale, me opinione të ndara, duke e vendosur atë edhe më shumë në qendër të vëmendjes publike.

Sido që të jetë, largimi i saj nga BBVK është pritur me reagime të mëdha, kjo edhe për faktin se Alba konsiderohej si një prej konkurrenteve më të forta, më të zëshme dhe më të diskutuara të këtij edicioni.

Për ironi të fatit, Alba mbetet edhe banorja e vetme në historinë e Big Brother VIP Kosova që kishte në dispozicion plot pesë bileta kthimi. Këto bileta nënkuptonin se, në rast largimi, ajo do të kishte deri në pesë mundësi për t’u rikthyer sërish në garë, përmes “biletave të fatit” që ndodheshin ende në lojë.

- YouTube youtu.be

Biletat ishin dhuratë nga i dashuri i saj, Limi, i cili gjatë një loje brenda BBVK fitoi pesë bileta fati të banorëve të tjerë dhe vendosi t’ia dhuronte të pestat Albës. Ato i përkisnin Londrimit, Ludos, Labinotit, Klodit dhe Benitës. Megjithatë, me largimin e saj vullnetar nga shtëpia, të gjitha këto bileta janë djegur dhe tashmë nuk kanë më asnjë vlerë. /Telegrafi/

- YouTube youtu.be

"Familja jote ka mbrojtur serbë", Labi me akuza të rënda ndaj motrave, reagon Suanita: Babain tim gjykatës nuk ke pse e përmend

7 February 2026 at 18:52


Një debat i ashpër dhe i tensionuar ka shpërthyer së fundmi në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4 mes Labinot Rexhës dhe motrave Aurora dhe Suanita, duke e përshkallëzuar ndjeshëm situatën mes banorëve.

Përplasja ka nisur drejtpërdrejt mes Labinotit dhe Suanitës, pasi kjo e fundit e akuzoi këngëtarin se po e përdor fenë për interes personal dhe se, sipas saj, ai nuk ka lidhje të vërtetë me myslimanizmin. Kjo deklaratë duket se e ka irrituar tej mase Labin, i cili reagoi menjëherë.

Situata u tensionua edhe më shumë kur Labinoti pretendoi se Suanita e kishte sharë atë në gjuhën serbe. Ndaj kësaj akuze, Suanita reagoi me ironi, duke thënë: “Nuk e di, sepse nuk kam pasur ndonjëherë fëmijë në Serbi”, një deklaratë që u pa si aludim i drejtpërdrejtë ndaj thashethemeve që qarkullojnë jashtë shtëpisë se Labinoti ka një fëmijë jashtëmartesor me një shtetase serbe.

Në përpjekje për t’u mbrojtur, Labi sfidoi publikisht këto pretendime, duke thënë se është i gatshëm të japë një shpërblim të madh nëse dikush arrin ta vërtetojë këtë: “Nëse e provoni këtë gjë, jap 50 mijë euro”, u shpreh ai.

- YouTube youtu.be

Por debati nuk u ndal me kaq. Labinoti kaloi kufijtë e debatit brenda shtëpisë, duke përmendur çështje nga jashtë dhe duke aluduar tërthorazi edhe për familjen e Suanitës, konkretisht për babanë e saj. “Kur të dal prej këtu kam me i nxjerr disa sende se si dikush i familjes tënde ka mbrojtur serb. Ti e din kush. Unë s’dua të luaj me familjen tënde, por do ta dëshmoj jashtë, se gjykatësin ti e din kush ka qenë dhe kënd e ka mbrojtur serb. Se unë di shumë për juve, por nuk foli”, deklaroi ai.

Kjo fjali shkaktoi reagim të menjëhershëm dhe shumë të ashpër nga Suanita, e cila shpërtheu ndaj tij: “Çka the gjykatësi? Çka the gjykatësi? Çka e përmende gjykatësin edhe Serbinë? Gjykatësin Vesel Rrustën çka e përmende dhe Serbinë çka përmende? E pate fjalën për babin tim. O i pafytyrë, babai im i ka shërbyer popullit 40 vjet”, tha ajo e revoltuar. /Telegrafi/

Largimi i Albës nga BBVK, banorët ia plasin vajit: Ka dhënë shumë, e meritonte të qëndronte më tepër

7 February 2026 at 17:44


Sot, “Vëllai i Madh” ka njoftuar zyrtarisht banorët e Big Brother VIP Kosova 4 se Alba Pollozhani ka lënë shtëpinë, duke konfirmuar përfundimisht largimin e saj pas ngjarjeve të tensionuara të prime-it të mbrëmshëm.

Ky njoftim ka shkaktuar reagime të forta emocionale brenda shtëpisë. Suani dhe Aurora kanë shpërthyer në lot menjëherë pas lajmit, duke u shprehur se Alba, sipas tyre, nuk e ka merituar një largim të tillë.

Të dy kanë theksuar se mënyra se si u zhvilluan ngjarjet në prime ka qenë e padrejtë dhe e rëndë për banoren.

- YouTube youtu.be

Në të njëjtën linjë ka qenë edhe reagimi i Londrimit, i cili ka deklaruar se Alba ka qenë pjesë e shtëpisë që nga dita e parë dhe se një largim në këto rrethana nuk do të duhej të ndodhte. Ai e ka cilësuar daljen e saj si një moment të dhimbshëm për dinamikën e shtëpisë dhe për vetë banorët.

Largimi i Albës ka lënë një boshllëk të ndjeshëm në shtëpinë më të famshme në vend, ndërsa reagimet emocionale të banorëve tregojnë qartë ndikimin që ajo kishte krijuar gjatë qëndrimit të saj. /Telegrafi/

Drenusha Latifi reagon ndaj Olsa Muhametit: Veç Big nuk është ky i Kosovës, vuan sepse ka qenë gjithë jetën e refuzuar nga meshkujt

7 February 2026 at 17:18


Pas spektaklit Prime të së premtes në Big Brother VIP Kosova 4, ku Alba Pollozhani njoftoi vendimin e saj për t’u mbuluar dhe më pas u largua nga shtëpia, rrjetet sociale janë vërshuar nga reagime të shumta.

Vendimi i Albës ka ndarë opinionin publik, duke nxitur diskutime të gjera, komente mbështetëse por edhe kritika të ashpra. Ndër reagimet që kanë tërhequr vëmendje ka qenë edhe ai i ish-banores së edicionit të tretë, modeles dhe këngëtares Drenusha Latifi.

Latifi ka reaguar përmes një postimi në InstaStory, ku ka shprehur hapur pakënaqësinë e saj, duke mos kursyer as kritikat ndaj produksionit të spektaklit. Ajo ka përmendur drejtpërdrejt producenten Olsa Muhameti, duke e krahasuar me diktatorin Enver Hoxha, në një reagim të ashpër dhe polemizues.

“Pasha një Zot po më qahen e po më qeshet të njëjtën kohë me këtë Albën edhe atë skenaristen e Shqipnisë, Macetungun/Enverin. Kështu me kqyr holl e holl, mirë i rrin shamija edhe ndoshta pak ato cica i mbulon, po edhe një lutje tek Zoti e kom e udhëzoftë i madhi Zot atë edhe atë skenaristen që kurrë të shkretat s’i ka dashtë kush. Kjo për mendimin tim është për lojë, për vëmendje dhe ndodh si pasojë e një femre që përjetësisht ka qenë e refuzuar nga njerëzit e më së shumti nga meshkujt, siç edhe ka qenë skenaristja e refuzuar dhe ka bo nga Bigu një version përputhje të shëmtuar… Veç Big nuk quhet ky i Kosovës”, ka shkruar Latifi.

Reagimi i saj ka ngjallur debat të madh në rrjete sociale, ku ndjekësit janë ndarë mes atyre që e mbështesin qëndrimin e saj dhe atyre që e konsiderojnë të tepruar dhe ofendues.

Ndërkohë, largimi i Albës nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova 4 vazhdon të jetë një nga temat më të komentuara të momentit, duke konfirmuar edhe një herë se ky sezon po prodhon situata dhe dinamika që mbajnë publikun vazhdimisht të përfshirë. /Telegrafi/

Daja i Elijonës: Dhuna që babi yt ka ushtruar pa ndërprerë ndaj mamit tënd, çoi te divorci

By: gaze tare
7 February 2026 at 15:14

Gjatë mbrëmjes së fundit në Big Brother VIP Kosova, Elijona ndau me publikun një histori personale që, sipas saj, nuk e kishte bërë publike më parë. Rrëfimi i saj preku banorët dhe shikuesit, ndërsa ajo foli për një periudhë të vështirë të fëmijërisë dhe ndarjen nga familja. Elijona tregoi se problemet nisën kur ishte vetëm në klasën e dytë, duke theksuar ndryshimet mes rregullave shkollore dhe ligjore në Gjermani, ku jetonte atë kohë, dhe Kosovës.

Ajo përmendi raste kur nëna e saj ishte vonuar ta merrte nga shkolla apo e kishte harruar për shkak të angazhimeve me motrën e saj, duke sqaruar se, ndonëse shkolla ishte afër shtëpisë, në Gjermani nuk lejohet që fëmijët e ciklit fillor të kthehen vetëm në shtëpi. Po ashtu, Elijona shtoi se edhe detyrat e papërfunduara u konsideruan nga mësuesja dhe shërbimet sociale si një problem serioz.

Ndërkohë, jashtë shtëpisë së BBVIP, rrëfimi i Elijonës ka nxitur reagime dhe polemika. Në rrjetet sociale po qarkullon një fotografi e një komenti, që pretendohet të jetë i dajës së saj, i cili e ka quajtur versionin e saj të pavërtetë.

Sipas këtij reagimi, largimi i Elijonës dhe vëllait të saj nga familja nuk kishte lidhje me situatat e përmendura në shkollë, por, sipas tij, ishte pasojë e dhunës së ushtruar nga babai ndaj fëmijëve dhe bashkëshortes, çka më pas çoi edhe në divorc.

The post Daja i Elijonës: Dhuna që babi yt ka ushtruar pa ndërprerë ndaj mamit tënd, çoi te divorci appeared first on iconstyle.al.

"Në orën tre të mëngjesit, Alba ka lënë shtëpinë e BBVK" , Vëllai i Madh njofton banorët

7 February 2026 at 15:53


Banorët e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova u njoftuan se Alba ka lënë garën.

Lajmi u bë i ditur zyrtarisht përmes një njoftimi të lexuar nga Hygerta, e cila përcolli fjalët e “Vëllait të Madh” me ton të qetë dhe formal: “Në orën 03:00 të mëngjesit, Alba ka lënë shtëpinë e BBVK. I urojmë suksese dhe fat në vazhdimin e saj”, ishte mesazhi që morën banorët.

Reagimet e pjesëmarrësve nuk vonuan. Disa shprehën trishtim për largimin e saj, ndërsa të tjerë e përshkruan si një moment të papritur që ndryshon dinamiken brenda shtëpisë.

BBVK/YouTube

Banorët diskutuan për arsyet e largimit dhe ndanë me njëri-tjetrin kujtime dhe momente të veçanta që kishin kaluar me Albën gjatë qëndrimit të saj në shtëpi.

Largimi i Albës shënon një kthesë të rëndësishme në garën e këtij edicioni, duke lënë hapësirë për ndryshime në strategji dhe aleanca mes pjesëmarrësve.

Ndërkohë, publiku mbetet i etur të ndjekë zhvillimet e mëtejshme dhe të shohë se si do të ndikojë ky largim në dinamiken e shtëpisë. /Telegrafi/

“Rrëfim i pavërtetë” - Shokon daja i Elijonës: Dhuna që babi yt ka ushtruar pa ndërprerë ndaj mamit tënd, çoi te divorci

7 February 2026 at 14:52


Gjatë mbrëmjes së fundit në Big Brother VIP Kosova, Elijona zbuloi për publikun një pjesë të jetës së saj që nuk e kishte ndarë më parë, duke prekur thellë jo vetëm banorët, por edhe shikuesit.

Ajo rrëfeu se vështirësitë nisën që në fëmijëri, kur ishte vetëm në klasën e dytë, duke vënë në dukje diferencat mes rregullave shkollore në Gjermani dhe Kosovës.

“Në klasën e dytë ka filluar të ndryshojë jeta ime. Në Gjermani ligjet janë pak më ndryshe se në Kosovë”, tha Elijona.

Foto: Screenshot/X

Sipas saj, ndërhyrja e autoriteteve lidhej me disa situata të përsëritura në shkollë, që u interpretuan si mungesë e kujdesit nga prindërit.

“Mami është dashur të shkojë në shkollë te motra dhe të vrapojë pas saj dhe ka ndodhur që dy-tri herë të më harrojë në shkollë. Edhe pse shkollën e kisha afër, në Gjermani nuk lejohet të ecësh vetëm për në shtëpi kur je në fillore”, shtoi ajo.

Elijona përmendi edhe detyrat e shtëpisë, që ndonjëherë nuk i kryente, të cilat mësuesja dhe shërbimet sociale i panë si problem për kujdesin familjar.

“Të gjitha këto për mësuesen kanë qenë shqetësim për kujdesin e familjes, edhe pse realisht unë jam rritur me shumë dashuri. Kjo ka qenë arsyeja pse shkolla ka vendosur të më largojë prej familjes”, tha ajo me emocione.

Megjithatë, qarkullojnë zëra që thonë se daja i saj, reagoi duke e quajtur rrëfimin të pavërtetë. Sipas tij, ndarja nga familja nuk kishte lidhje me detyrat ose shkeljet në shkollë, por ishte rezultat i dhunës që babai ushtronte ndaj fëmijëve dhe bashkëshortes.

Në rrjet po qarkullon një fotografi e një komenti, që thuhet të jetë daja i Elijonës. Aty shkruante: “Dhuna të cilën babi yt ka ushtruar pa ndërprerë ndaj mamit tënd dhe juve që çoi deri te divorci atë se përmend!? Shkaktari kryesor pse ti dhe vëllau jeni larguar nga familja je ti dhe babi yt. Krejt rrëfim i pavërtetë”. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com




Dasmë në Big Brother VIP Kosova, ja çifti i zgjedhur për këtë edicion

By: Brisi
7 February 2026 at 13:48

Ashtu si çdo edicion i Big Brother VIP Kosova, edhe këtë vit tradita e dasmës brenda shtëpisë do të rikthehet, duke sjellë një nga momentet më të pritura dhe argëtuese të spektaklit. Për edicionin aktual, çifti i përzgjedhur për këtë ceremoni simbolike do të jenë Elijona dhe Klodi. Dyshja kanë qenë shpesh në qendër të vëmendjes […]

The post Dasmë në Big Brother VIP Kosova, ja çifti i zgjedhur për këtë edicion appeared first on BoldNews.al.

Stresi dërgon 15 mijë vota për Labinot Rexhën

7 February 2026 at 12:16


Mbrëmja e djeshme në Big Brother VIP Kosova 4 përfundoi me largimin e Kushtrim Kelanit, i cili u eleminua pas një televotimi të ngushtë me Ludo Lee dhe këngëtarin Labinot Rexha.

Pas eliminimit, reperi i njohur Stresi ka zbuluar detaje nga votimi, duke treguar mbështetjen e madhe që ka dhënë për mikun e tij.

Përmes një postimi në Instagram, ai ka publikuar dëshmi të votave, duke treguar se ka dërguar 15 mijë vota për Labinotin.

Stresi/Instagram

Reperi theksoi se e bëri këtë për shoqëri dhe mbështetje ndaj mikut të tij.

“Çfarë janë 15.000 vota për shoqëri? Vaj hallin në finale”, shkroi Stresi në postim.

Kjo nuk është hera e parë që Stresi tregon mbështetjen e tij për Labinot Rexhën këtë sezon të BBVK, por tani e ka bërë edhe me prova konkrete. /Telegrafi/



Babai i Elijonës flet pas reagimeve nga jashtë: Më ka dhembur që po i thonë ‘viktimë’, ajo nuk di aspak të viktimizohet

7 February 2026 at 11:18


Gjatë spektaklit të natës së kaluar në Big Brother VIP Kosova, Elijona ka ndarë me publikun historinë e saj të dhimbshme, duke emocionuar banorët dhe shikuesit.

Rrëfimi i saj ishte një nga momentet më prekëse të Prime-it, ku ajo foli hapur për përjetimet personale dhe sfidat e jetës.

Pas rrëfimit, Elijona u surprizua nga babai i saj, duke sjellë një moment shumë emocional mes tyre.

BBVK/Instagram

Takimi mes baba e bijë u shoqërua me lot dhe përqafime, ndërsa Elijona e quajti atë: “babi më i mirë në botë”, duke shprehur mirënjohjen dhe dashurinë e saj të madhe.

Ajo theksoi se e konsideron veten një vajzë të fortë, duke thënë se kjo forcë vjen nga mënyra se si është rritur. “Jam vajzë e fortë, sepse më ka rritur një burrë i fortë”, u shpreh Elijona, duke vlerësuar rolin e babait në jetën e saj.

Edhe babai i saj pati një deklaratë të fortë dhe emocionuese, ku foli për mënyrën se si e sheh Elijonën dhe për reagimet që ka parë jashtë: “Të them të vërtetën, më së shumti që më ka dhembur për Elijonën është që po i thonë ‘viktimë’, sepse unë e njoh Elijonën. Elijona aspak nuk di të viktimizohet. Nuk mundet kjo të jetë asi njeriu të viktimizohet as nga dajët e vet, as nga babai, kështu që ai viktimizimi që është hapur bukur fort, të them me plot sinqeritet nuk është asnjë pikë, nuk ekziston te Elijona. Elijona ka qenë shumë e vogël dhe ka pasur rastin të viktimizohet dhe kurrë nuk është viktimizuar”.

Ky moment u konsiderua një nga më të fuqishmit e mbrëmjes, duke treguar lidhjen e fortë mes Elijonës dhe babait të saj, si dhe duke sjellë një dimension emocional shumë të thellë në spektakël. /Telegrafi/

Besimi nuk duhet të shfrytëzohet për spektakël: Xheneta kritikon mënyrën si u trajtua vendimi i Albës

7 February 2026 at 10:09


Vendimi i Albës për t’u mbuluar ka vazhduar të jetë një nga temat më të diskutuara edhe jashtë shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 4, duke nxitur reagime të shumta nga figura publike dhe ndjekës të formatit.

Së fundmi, lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe Xheneta, e cila ka shprehur hapur qëndrimin e saj kritik ndaj mënyrës se si kjo temë u ekspozua dhe u trajtua publikisht.

Në deklaratën e saj, Xheneta thekson se çështjet që lidhen me fenë dhe besimin janë shumë personale dhe nuk duhet të kthehen në material për debat televiziv apo në mjet për të tërhequr vëmendje.

Xheneta Fetahu/InstaStory

Ajo nënvizon se bindjet shpirtërore nuk janë trend apo temë argëtimi, por pjesë intime e identitetit të një personi, që meriton respekt dhe privatësi.

Sipas saj, ka tema që nuk duhet të përdoren për sensacion, moralizim apo famë, sepse lidhen me ndjenja të thella dhe vendime personale.

Xheneta shprehet se jo çdo debat është i nevojshëm për publikun dhe jo çdo aspekt i jetës private duhet të shndërrohet në spektakël, veçanërisht kur bëhet fjalë për çështje fetare dhe shpirtërore.

Në fund, ajo nuk e fsheh zhgënjimin e saj ndaj Albës, duke thënë se ky veprim ka ndikuar negativisht në perceptimin që kishte për të. /Telegrafi/


Dasmë në Big Brother VIP Kosova: Elijona dhe Klodi çifti i zgjedhur për këtë edicion

7 February 2026 at 09:45


Ashtu si çdo edicion i Big Brother VIP Kosova, edhe këtë vit tradita e dasmës brenda shtëpisë do të rikthehet, duke sjellë një nga momentet më të pritura dhe argëtuese të spektaklit.

Për edicionin aktual, çifti i përzgjedhur për këtë ceremoni simbolike do të jenë Elijona dhe Klodi.

Dyshja kanë qenë shpesh në qendër të vëmendjes që nga hyrja e tyre në shtëpi, falë momenteve interesante, bisedave të drejtpërdrejta dhe dinamikave të shumta që kanë krijuar me njëri-tjetrin dhe me banorët e tjerë.

BBVK/Instagram

Marrëdhënia e tyre ka nxitur diskutime të shumta mes publikut, duke i bërë ata një nga dyshet më të komentuara të këtij sezoni.

Dasma brenda shtëpisë konsiderohet si një nga ngjarjet më ikonike të formatit, e cila sjell humor, emocione dhe situata të papritura, por edhe një atmosferë festive mes banorëve.

Përzgjedhja e Elijonës dhe Klodit si çift i ceremonisë ka rritur ndjeshëm kureshtjen e shikuesve, të cilët presin të shohin se si do ta përjetojnë këtë “aventurë martesore” brenda lojës.

Mbetet të shihet se si do të zhvillohet ceremonia, çfarë surprizash do të sjellë produksioni dhe si do të reagojnë banorët e tjerë ndaj këtij momenti tradicional që gjithmonë sjell dinamika të reja brenda shtëpisë së Big Brother. /Telegrafi/

Alba Pollozhani lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova

7 February 2026 at 08:23


Alba Pollozhani, një nga banoret më të diskutuara të edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, ka vendosur të largohet nga shtëpia më e famshme në Kosovë.

Lajmi u konfirmua përmes një njoftimi zyrtar të publikuar në faqen e formatit në Facebook, duke surprizuar ndjekësit e spektaklit.

Vendimi i Albës vjen pas një Prime të tensionuar, ku ajo u përfshi në një debat të ashpër me Labinotin.

Gjatë diskutimit, situata eskaloi ndjeshëm, ndërsa Alba shprehu pakënaqësitë e saj ndaj produksionit.

Ajo deklaroi se materialet video ishin montuar në mënyrë që ta paraqisnin në një dritë negative dhe se publikut nuk i ishte treguar e gjithë e vërteta e debatit me Labin.

Ndërsa insistonte në qëndrimin e saj dhe fliste pa ndërprerje, prezantuesja Jonida Vokshi iu drejtua drejtpërdrejt Albës, duke i thënë se nëse mendonte kështu, dera ishte e hapur dhe mund të largohej nga shtëpia.

Në atë moment, Alba u shpreh se dëshironte të largohej, por fillimisht u drejtua drejt dhomës së gjumit, duke lënë të paqartë vendimin e saj final.

Megjithatë, duket se pas disa çastesh reflektimi, Alba ka vendosur përfundimisht ta ndërpresë rrugëtimin e saj në BBVK, duke e lënë shtëpinë dhe duke i dhënë fund eksperiencës së saj në këtë format.

Largimi i saj pritet të sjellë reagime të shumta nga publiku dhe banorët e tjerë, duke qenë se ajo ishte një nga figurat më të zëshme dhe të komentuara të këtij sezoni. /Telegrafi/

"Ajo i ndërronte partnerët shumë shpesh", Elijona tregon se pse vendosi të ikte nga familja gjermane ku ishte dërguar në përkujdesje

7 February 2026 at 02:07


Gjatë spektaklit të së premtes në Big Brother VIP Kosova 4, banorja më e re, Elijona Binakaj, ka ndarë me publikun një pjesë të jetës së saj mjaft të vështirë dhe emocionuese, duke folur për vitet që ka kaluar së bashku me vëllain e saj te një familje gjermane.

“Te gruaja gjermane tek e cila kemi jetuar nuk jam ndjere edhe aq e sigurte, për faktin që ajo i nderronte shumë shpesh partnerët. Kjo nuk më ka bërë të ndjehem mirë. Kjo urrejtje ndaj vetes ia ka nisur të më kalojë edhe në trup, derisa më ka çuar edhe në spital”, rrëfeu Elijona, duke treguar vuajtjet dhe pasojat emocionale të kësaj periudhe.

Banorja tregoi më tej se vendimi për të ikur nga kjo familje erdhi në moshën 12-vjeçare: “Kur mbusha 12 vjet vendosa që të largohem vetë nga familja gjermane. U lashë më herët nga shkolla dhe hipa në tren. Madje u fsheha në WC-në e trenit, sepse nuk kisha para për të paguar biletë”.

- YouTube youtu.be

Elijona arriti të kthehej te prindërit e saj, por për vëllain nuk mundi të bënte të njëjtën gjë. “Atë s’kam mundur ta marr me vete”, tha ajo me dhimbje. Pas kthimit te prindërit, ajo u dërgua te një e afërm e familjes, ku jetoi fshehurazi për një kohë të gjatë.

Në rrefimin e saj, Elijona akuzoi edhe institucionet gjermane për veprim të padrejtë ndaj saj dhe familjes: “Institucionet gjermane padrejtësisht më kanë marrë nga prindërit, duke supozuar se ata nuk po kujdeseshin mirë për mua”. /Telegrafi/

Kushtrim Kelani - i eliminuari i radhës nga Big Brother VIP Kosova 4

7 February 2026 at 01:45


Te premten, banori dhe këngëtari i njohur Kushtrim Kelani është eliminuar nga Big Brother VIP Kosova 4, pas një televotimi ku përballë tij ishin edhe Ludo Lee dhe këngëtari tjetër, Labinot Rexha.

Gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë më të famshme të Kosovës, Kushtrimi u tregua si një djalë i qetë dhe me edukatë, duke lënë një përshtypje të mirë tek banorët dhe publiku.

Megjithatë, mungesa e tij e pjesëmarrjes aktive në debate dhe lojëra duket se ka ndikuar në vendimin e publikut, duke e penalizuar dhe çuar drejt largimit vetëm pak javë para finales së madhe.

Eliminimi i tij shënon një tjetër moment surprizë në edicionin e katërt të BBVK, ndërsa garuesit e mbetur do të vazhdojnë betejën për çmimin e madh. /Telegrafi/

- YouTube youtu.be

Pas përplasjes me Jonidën dhe akuzës ndaj produksionit për montim të klipit, Alba çohet dhe dëshiron të largohet nga Big Brother VIP Kosova 4

7 February 2026 at 01:22


Gjatë spektaklit Prime të së premtes në Big Brother VIP Kosova 4, situata brenda shtëpisë u tensionua jashtë mase gjatë një debati mes Albës dhe Labinotit.

Banorja akuzoi hapur produksionin, duke thënë se videot ishin montuar në mënyrë që ta nxirrnin në dritë të keqe dhe se nuk ishte shfaqur transparenca e plotë e debatit të saj me Labin. Ndërsa insistonte dhe fliste pa ndërprerje, prezantuesja Jonida Vokshi iu drejtua Albës: “Ok, nëse mendon kështu, dera është aty dhe mund të dalësh”.

Në atë moment, Alba u ngrit dhe deklaroi me vendosmëri: “Do largohem përderisa ju i jepni të drejtë një njeriu që shkel besimin në Zot”, duke u drejtuar drejt derës së daljes.

- YouTube youtu.be

Mirëpo, situata mori një kthesë të papritur. Ashtu si në raste të tjera, Alba nuk u largua, por shkoi në dhomën e gjumit, mori arushin e saj dhe qëndroi brenda, duke treguar se tensioni nuk e kishte ndikuar vendosmërinë e saj për të mbetur pjesë e lojës.

Ky moment ka nxitur diskutime të shumta tek publiku, duke e bërë këtë episod një nga më të komentuarit e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova. /Telegrafi/

- YouTube youtu.be

Diskutimi për namazin në BBVK, Valdrin Sahiti: Kam dashur disa herë ta provoj veten dhe më është dukur gjë e madhe për të arritur që të bëhet

7 February 2026 at 01:14


Gjatë spektaklit Prime të së premtes në Big Brother VIP Kosova 4, tema e vendimit të Albës për t’u mbuluar vijoi të ngjallë diskutime të forta dhe reagime të ndryshme edhe nga paneli i opinionistëve.

Këtë herë, në karrigen e opinionistit, Valdrin Sahiti, i cili zëvendësoi Oltën Gixharin, solli një qasje më të balancuar dhe reflektuese ndaj vendimit të banores, ndryshe nga qëndrimi më pesimist i Leonora Jakupit.

Sahiti e këshilloi Albën që të tregojë përgjegjësi dhe vetëdije të plotë për hapat që po ndërmerr, duke theksuar se vendime të tilla kërkojnë përkushtim dhe nuk duhet të merren lehtë.

Stilisti i njohur ndau gjithashtu edhe përvojën e tij personale profesionale, duke zbuluar se një pjesë e madhe e klienteve me të cilat punon janë gra të mbuluara. Sipas tij, kjo i ka dhënë një perspektivë më të gjerë mbi konceptin e mbulesës dhe përgjegjësitë që ajo përfaqëson.

Në një moment të rrallë reflektimi personal, Valdrini tregoi se kishte menduar edhe vetë për marrjen e përgjegjësisë së faljes së namazit, por e kishte kuptuar se bëhet fjalë për një angazhim shumë të madh.

“Kam dashur disa herë ta provoj veten dhe më është dukur goxha impenjim dhe më është dukur shumë gjë e madhe për të arritur që të bëhet”, u shpreh Sahiti. /Telegrafi/

"Shteti gjerman më mori në përkujdesje sepse mami harroi të më merrte nga shkolla dhe nuk i bëja detyrat", Elijona befason me rrëfimin e saj në BBVK 4

6 February 2026 at 23:58


Në spektaklin Prime të së premtes në Big Brother VIP Kosova, u transmetua rrëfimi emocional i banorës më të re të shtëpisë, Elijona Binakaj, e cila për herë të parë foli hapur për një kapitull të ndjeshëm dhe shumë të diskutuar të jetës së saj.

Historia e Elijonës ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes mediatike, për shkak të një të kaluare të trazuar në Gjermani, mirëpo këtë herë ajo vendosi ta tregojë vetë të vërtetën pas asaj që kishte ndodhur, duke befasuar publikun dhe banorët e tjerë.

Ajo rrëfeu se gjithçka nisi që në moshë shumë të vogël, kur ishte vetëm në klasën e dytë, duke theksuar dallimet e mëdha mes ligjeve gjermane dhe atyre në Kosovë. “Në klasën e dytë ka filluar të ndryshojë jeta ime. Në Gjermani ligjet janë pak më ndryshe se në Kosovë”, u shpreh Elijona.

- YouTube youtu.be

Sipas saj, situata që çoi deri te ndërhyrja e autoriteteve lidhej me disa raste të përsëritura në shkollë, të cilat u interpretuan si neglizhencë prindërore. “Mami është dashur të shkojë në shkollë te motra dhe të vrapojë pas saj dhe ka ndodhur që dy-tri herë të më harrojë në shkollë. Edhe pse shkollën e kisha afër, në Gjermani nuk lejohet të ecësh vetëm për në shtëpi kur je në fillore”, tregoi ajo.

Elijona shtoi se edhe detyrat e shtëpisë, të cilat jo gjithmonë i kryente, u panë si një problem nga mësuesja dhe shërbimet sociale. “Të gjitha këto për mësuesen kanë qenë shqetësim për kujdesin e familjes, edhe pse realisht unë jam rritur me shumë dashuri. Kjo ka qenë arsyeja pse shkolla ka vendosur të më largojë prej familjes”, tha ajo me emocione.

Rrëfimi u bë edhe më i rëndë kur Elijona tregoi se për vite me radhë ka jetuar në një familje tjetër, pasi prindërit e saj kishin humbur gjyqin për kujdestarinë. Ky kapitull i jetës së saj, sipas Elijonës, ka lënë gjurmë të thella, por edhe e ka formësuar si personin që është sot. /Telegrafi/

❌
❌