Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 23 January 2026Main stream

Kryeministri: Vijojmë kudo punën për të liruar hapësirat publike

By: lindita
23 January 2026 at 14:28

Kryeministri Edi Rama publikoi sot në rrjetet sociale, pamje nga një tjetër ndërhyrje të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit. “Vijojmë kudo punën për të liruar hapësirat publike”, shkruan Rama, ndërsa ndau pamje nga prishja e një ndërtese të ndërtuar pa leje.

Source

Balla takon ministrin gjerman: Gjermania mbështet fuqimisht integrimin e Shqipërisë në BE

By: lindita
23 January 2026 at 14:20

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka zhvilluar një takim me ministrin gjerman për Europën, Gunther Krichbaum, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Shqipëri në cilësinë e Ministrit të Shtetit për Europën në Qeverinë Federale të Gjermanisë. “Gjithmonë një kënaqësi të takohem me Gunther Krichbaum, i cili në këtë vizitë zyrtare në Shqipëri vjen si Ministër i Shtetit…

Source

Këshilli Vendor i Sigurisë Publike zhvillon takimin e parë të vitit me të rinjtë

By: lindita
23 January 2026 at 12:24

Bashkia Elbasan ka zhvilluar takimin e parë për këtë vit të Këshillit Vendor të Sigurisë Publike, duke e nisur ciklin e bashkëbisedimeve me të rinjtë e qytetit dhe përfaqësues të Këshillit Rinor. Tryeza mblodhi përfaqësues të institucioneve publike, organizatave të shoqërisë civile dhe të rinj, me fokus forcimin e sigurisë publike dhe përfshirjen aktive të rinisë në çështjet e sigurisë.

Source

Ambasadori i Britanisë takim me kreun e SPAK, Klodian Braho: Partneritet i fortë mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë

By: lindita
23 January 2026 at 12:16

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Nicholas Abbot ka takuar kreun e SPAK, Klodian Braho. Në mesazhin e ndarë nga ambasada u diskutua puna në vijim dhe mbështetja e ardhshme e Mbretërisë së Bashkuar për SPAK. Më tej në mesazh thuhet se: Braho dhe Abbot riafirmuan partneritetin e fortë mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë, veçanërisht për të luftuar krimin e organizuar.

Source

Spiropali vizitë zyrtare në Stamboll, pritet nga Ministri i Jashtëm turk

By: lindita
23 January 2026 at 10:32

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ndodhet në Stamboll ku do të marrë pjesë në Takimin e Dytë të Ministrave të Jashtëm të Platformës për Paqe Ballkanike, me ftesë të homologut të saj turk Hakan Fidan. Përpara takimit të nivelit të lartë, Ministrja Spiropali u prit në një takim nga Ministri Hakan Fidan, me fokus thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh në fushat me…

Source

Hodhën në erë diskon në Greqi, në pranga dy vëllezër nga Tirana

By: lindita
23 January 2026 at 09:48

Dy vëllezër shqiptarë, persona me precedentë penalë në Greqi, janë arrestuar si autorë te dyshuar të shpërthimit me eksploziv të diskotekës “Jacky.O” në rrugën Michalakopoulou të Athinës, mbrëmjen e 7 tetorit 2025. Në prangat e policisë greke ranë shtetasit me inicialet B. B, 41 vjeç dhe B. B., 32 vjeç, të dy nga Tirana. Veç akuzës për shpërthimin me eksploziv, ndaj tyre ishte aktiv një urdhër…

Source

Veliaj padit institucionin e Presidentit të Republikës dhe prokurorin Ols Dado

By: lindita
23 January 2026 at 08:59

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj kërkon shpalljen e pavlefshmërisë absolute të dekretit të emërimit të noterit në prokuror, kur nuk lejohej nga ligji i kohës pa kryer më parë Shkollën e Magjistraturës. Veliaj ka depozituar sot në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, një kërkesë-padi kundër institucionit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë të vitit 2007-2012 dhe…

Source

Horoskopi për ditën e sotme, 23 janar 2026

By: lindita
23 January 2026 at 08:54

Dashi Një projekt krijues mund të kërkojë një shpenzim më të madh parash, kohe ose burimesh të tjera nga sa mendonit fillimisht, dhe kjo mund t’ju bëjë të mendoni nëse do të jeni në gjendje ta vazhdoni atë. Mund të kërkojhet një hap i vogël nga ana juaj, por duhet të jeni në gjendje ta përfundoni atë sipas planit. Demi Mund të kesh vizitorë ose edhe një takim të nxehtë të planifikuar për sonte…

Source

Yesterday — 22 January 2026Main stream

Përfundon seanca për Ballukun, Gjykata Kushtetuese tërhiqet për vendim

By: lindita
22 January 2026 at 14:04

Gjykata Kushtetuese zhvilloi ditën e sotme mbi tre orë seancë, për të shqyrtuar një kërkesë të kryeministrit Edi Rama i cili kërkon zgjidhjen e mosmarrëveshjes me Gjykatën e Posaçme, e cila pezulloi në dhjetor zv.kryeministren Belinda Balluku, e marrë e pandehur në kuadër të hetimeve për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë dhe Unazën e Tiranës. Pasi përfaqësuesit e kryeministrit…

Source

Rama, opozitës në Kuvend: Ju humbësit kronikë, menduat se Amerika do më bënte gjyqin!

By: lindita
22 January 2026 at 13:24

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në Kuvend lidhur me ftesë e Shqipërisë për t’u bërë pjesë e Bordit të Paqes, një nismë e ideuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Sot ky Kuvend mblidhet për të ratifikuar një akt të vullnetit të mirë që Shqipërisë dhe kësaj shumice qeverisëse dhe krejt Kuvendit, i takon ta bëjë sa herë vjen në tryezë tema e paqes.

Source

Shqipëria në Bordin e Paqes, Spiropali: Moment historik, nuk është çështje partiake

By: lindita
22 January 2026 at 13:00

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, deklaroi sot në seancën plenare të Kuvendit, se pjesëmarrja e Shqipërisë,përfaqësuar nga Kryeministri Edi Rama, në Kartën e Bordit të Paqes, është një moment me peshë të veçantë për mënyrën se si Shqipëria po shihet dhe po dëgjohet në arenën ndërkombëtare. Spiropali u shpreh se pak ditë më parë presidenti i Shteteve të Bashkuara të…

Source

Presidenca: Kushtetuta ndalon pezullimin e anëtarit të Qeverisë

By: lindita
22 January 2026 at 12:45

Vijon në Gjykatën Kushtetuese shqyrtimi për çështjen Balluku. Në fjalën e saj, përfaqësuesja e Presidencës Eriola Shia tha se masa e ndërmarrë nga GJKKO dhe SPAK për pezullimin e Ballukut nga detyra, është jo kushtetuese. “Nëse masa ndaluese e pezullimit nga ushtrimi i një detyre apo shërbimi, e vendosur ndaj një anëtari të Këshillit të Ministrave apo gjithë Këshillit të Ministave ndikon në…

Source

Kryeministri Rama: Zgjodha të mirëpres Ivanka Trump, me lejen e babait të saj

By: lindita
22 January 2026 at 12:33

Kryeministri Edi Rama ka thënë sot në Kuvend se u detyrua të bënte një zgjedhje mes ftesës së Trump për të firmosur në Davos dhe vajzës së tij Ivanka Trump, e cila ndodhet në Vlorë. Rama tha se zgjodhi Ivanka Trump dhe kjo me lejen e babait të saj. “Duhet të bëja një zgjedhje t’i përgjigjesha ftesës së babait apo të mikprisja vajzën në Shqipëri dhe zgjodha vajzën. Dhe natyrisht…

Source

Miratohet projektligji për Bordin e Paqes në Komisionin e Jashtëm të Kuvendit

By: lindita
22 January 2026 at 12:18

Është miratuar me 13 vota pro projektligji për Bordin e Paqes për Gazën, në Komisionin e Jashtëm të Kuvendit. Nuk ka pasur asnjë votë kundër dhe asnjë votë abstenim gjatë votimit të këtij projektligji. Po ashtu mësohet se miratimi i këtij projektligji u bë sipas variantit të propozuar nga Këshilli i Ministrave. Projektligji pritet të marrë edhe miratimin e Parlamentit, në mënyrë që t’i hapet…

Source

Presidenti Begaj i jep autorizim Ramës për nënshkrimin e marrëveshjes për Bordin e Paqes

By: lindita
22 January 2026 at 11:58

Autorizim për lëshimin e plotfuqisë për nënshkrim marrëveshjeje: Në mbështetje të nenit 92, shkronja “ë” të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenit 5, pika 2, si dhe nenit 6, pika 1 dhe 3, të ligjit nr. 43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, autorizoj SH.T.Z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, për nënshkrimin e “Marrëveshjes së…

Source

Përfaqësuesja e Kryeministrisë në GjK: Nuk ka të drejtë gjykata të pezullojë ministren

By: lindita
22 January 2026 at 10:40

Përfaqësuesja e Kryeministrisë ka mbrojtur në Gjykatën Kushtetuese argumentet e ankimimit kundër vendimit për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut. Sipas saj, gjykata nuk ka të drejtë të pezullojë një ministër pasi cenohet një nga pushtetet. “GJKKO pretendon se kjo kërkesë nuk mund të ngrihet, duke argumentuar se nuk ka marrëdhënie juridike kushtetuese. Ne sqarojmë se ky nuk është një…

Source

Shqipëria në Bordin e Paqes, Balla: Ftesë historike nga Trump!

By: lindita
22 January 2026 at 10:32

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, e ka cilësuar si historike ftesën e SHBA-së dhe të presidentit Trump për të qenë vend anëtar themelues në Bordin e Paqes. Balla i bëri thirrje deputetëve për të kaluar marrëveshjen në votim me procedurë të përshpejtuar. “Sot Kuvendi thirret për të marrë një vendim me një peshë tepër të veçantë politike dhe historike që shkon përtej…

Source

Ministria e Shëndetësisë, apel prindërve: Vaksinoni djemtë kundër HPV-së, forcohet imuniteti i popullatës

By: lindita
22 January 2026 at 09:55

Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se duhen vaksinuar edhe djemtë e moshës 13 vjeç kundër Human Papillomavirus (HPV), pasi ky inveksion nuk prek vetëm vajzat. Përmes një mesazhi, mjekja Rovena Daja tha se në që nga filliim i muajit janar, kjo vaksinë aplikohet edhe te djemtë. Sipas Dajës, HPV mund të shkaktojë sëmundje dhe të shkojë deri në kancer. Vaksina aplikohet falas në të gjitha…

Source

“Jemi marrë vesh me NATO-n për Groenlandën”, Trump anulon tarifat ndaj shteteve europiane

By: lindita
22 January 2026 at 09:39

Trump ka deklaruar se nuk do të vendosë tarifat që ishin planifikuar të hynin në fuqi më 1 shkurt. Në një postim në Truth Social, ai tha se, bazuar në një “takim shumë produktiv” me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, ata “kanë formuar kuadrin e një marrëveshjeje të ardhshme në lidhje me Groenlandën”. Ai u shpreh: “Kjo zgjidhje, nëse finalizohet, do të jetë një shumë e mirë për…

Source

Rama: Po rilind gjimnazi emblemë “Dhaskal Todri” në Elbasan

By: lindita
22 January 2026 at 09:11

“Dhe me rilindjen e një gjimnazi emblemë si “Dhaskal Todri” në Elbasan, që po realizohet përmes një investimi që do t’u japë rreth 600 nxënësve një shkollë krejt të re me klasa moderne, laboratorë, terrene sportive, bibliotekë dhe salla pune për mësuesit, duke zbatuar edhe sistemin e eficiencës energjetike, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale.

Source

❌
❌