Përfundon ndërtimi i argjinaturës në lagunën e Karavastasë
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se ka përfunduar ndërtimi i argjinaturës në lagunën e Karavastasë dhe se kjo ndërhyrje garanton gjithashtu funksionimin normal të sistemit të kullimit drejt hidrovorit. “Përfundojnë punimet për argjinaturën në Karavasta, që mbron tokat bujqësore të Bedatit nga ujërat e Adriatikut dhe garanton funksionimin e sistemit të kullimit drejt Hidrovorit…