Ironia e fatit, Alba kishte pesë bileta të fatit - më së shumti që një banor ka pasur në historinë e Big Brother VIP Kosova
Alba Pollozhani është larguar tashmë nga gara e madhe e Big Brother VIP Kosova 4, duke i dhënë fund rrugëtimit të saj në një nga mbrëmjet më të tensionuara të këtij edicioni.
Ajo dha dorëheqjen mbrëmjen e së premtes, pas një spektakli të ngarkuar emocionalisht, ku akuzoi drejtpërdrejt produksionin për montazh të padrejtë dhe për favorizim ndaj banorit Labinot Rexha.
Gjatë deklaratës së saj në prime, Alba u shpreh e zhgënjyer nga mënyra se si ishte trajtuar brenda shtëpisë, duke theksuar se situatat ishin paraqitur ndryshe nga realiteti.
- YouTube youtu.be
Po në të njëjtën mbrëmje, Alba u shndërrua në kryefjalë të diskutimeve edhe për një tjetër deklaratë personale, ku bëri të ditur se kishte vendosur të mbulohej sipas riteve fetare myslimane. Ky vendim shkaktoi reagime të shumta në rrjetet sociale, me opinione të ndara, duke e vendosur atë edhe më shumë në qendër të vëmendjes publike.
Sido që të jetë, largimi i saj nga BBVK është pritur me reagime të mëdha, kjo edhe për faktin se Alba konsiderohej si një prej konkurrenteve më të forta, më të zëshme dhe më të diskutuara të këtij edicioni.
Për ironi të fatit, Alba mbetet edhe banorja e vetme në historinë e Big Brother VIP Kosova që kishte në dispozicion plot pesë bileta kthimi. Këto bileta nënkuptonin se, në rast largimi, ajo do të kishte deri në pesë mundësi për t’u rikthyer sërish në garë, përmes “biletave të fatit” që ndodheshin ende në lojë.
- YouTube youtu.be
Biletat ishin dhuratë nga i dashuri i saj, Limi, i cili gjatë një loje brenda BBVK fitoi pesë bileta fati të banorëve të tjerë dhe vendosi t’ia dhuronte të pestat Albës. Ato i përkisnin Londrimit, Ludos, Labinotit, Klodit dhe Benitës. Megjithatë, me largimin e saj vullnetar nga shtëpia, të gjitha këto bileta janë djegur dhe tashmë nuk kanë më asnjë vlerë. /Telegrafi/
- YouTube youtu.be
