Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 12 January 2026Main stream

Barazim spektakolar mes Interit dhe Napolit, kampionati mbetet i hapur

By: rozalb
11 January 2026 at 22:51

Në javën e 20-të të Serie A, vjen barazimi i parë për Interin, që ndalet në San Siro ndaj Napolit në supersfidën për titull. Një ndeshje që mund të shënonte arratisjen e zikaltërve, duke përfituar edhe nga ndalesa e Milanit, përfundon pa fitues dhe pa ndryshime të mëdha në krye të renditjes. Interi e nis ndeshjen me ritëm të lartë dhe kalon në avantazh që në minutën e 9-të: Dimarco…

Source

Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, Raphinha gjunjëzon Realin me dopietë

By: rozalb
11 January 2026 at 22:07

Barcelona fiton Superkupën r Spanjës, duke triumfuar 3-2 ndaj Real Madridit në finalen e zhvilluar në Jeddah të Arabisë Saudite. “El Clasico” dhuroi spektakël, ritëm të lartë dhe emocione deri në minutat e fundit. Katalanasit zhbllokuan sfidën në minutën e 36-të me Raphinha, i cili finalizoi saktë pas asistit të Fermín Lopez. Real Madridi barazoi në shtesë me Vinicius Junior…

Source

Yesterday — 11 January 2026Main stream

Irani mbetet i izoluar nga bota, 4 ditë pa internet

By: rozalb
11 January 2026 at 21:37

Irani ka hyrë në ditën e katërt të ndërprerjes së internetit, ndërsa lidhja me botën e jashtme mbetet në nivele minimale. Sipas organit ndërkombëtar mbikëqyrës të sigurisë kibernetike, NetBlocks, aksesueshmëria në internet në vend është vetëm një përqind e vogël e niveleve normale. Autoritetet iraniane nuk kanë dhënë ende një shpjegim zyrtar për ndërprerjen e zgjatur…

Source

Të braktisur prej 3 ditësh, Ministria e Shëndetësisë: 3 fëmijët dhe e ëma janë në spital!

By: rozalb
11 January 2026 at 21:26

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes ka njoftuar se 3 fëmijët e gjetur të braktisur sot në apartamentin e tyre në Durrës, bashkë me të ëmën, kanë mbërritur në Spitalin Rajonal Durrës, ku po qëndrojnë nën kujdesin e mjekëve, dhe se iu është siguruar ushqim dhe veshmbathja e nevojshme. Njoftimi i plotë: Pas sinjalizimit nga media ditën e sotme, mbi braktisjen e mundshme të tre fëmijëve nga…

Source

3 gola për 4 minuta, Reali dhe Barcelona dhurojnë spektakël në 45 minutat e para

By: rozalb
11 January 2026 at 20:56

Spektakël dhe emocione në pjesën e parë të finales së Superkupës së Spanjës mes Barcelonës dhe Real Madridit. Klasikja e futbollit spanjoll, e zhvilluar në stadiumin “King Abdullah Sports City” në Arabinë Saudite, u mbyll 2-2 pas 45 minutave të para plot ritëm dhe gola. Barcelona e nisi më mirë takimin dhe kaloi në avantazh në minutën e 36-të, kur Raphinha shënoi pas një goditje nga distanca.

Source

💾

💾

💾

💾

Gonxhja: Destinacionet turistike malore vijojnë të jenë të aksesueshme

By: rozalb
11 January 2026 at 20:28

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ka bërë të ditur se destinacionet turistike malore në vend vijojnë të jenë plotësisht të aksesueshme, pavarësisht reshjeve të dendura të dëborës të regjistruara ditët e fundit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gonxhja theksoi se falë punës së koordinuar mes bashkive dhe autoriteteve përkatëse, akset rrugore që lidhin zonat…

Source

United pëson tjetër disfatë të rëndë, eliminohet nga Brighton në FA Cup

By: rozalb
11 January 2026 at 20:07

Manchester United është eliminuar nga FA Cup, duke pësuar një tjetër zhgënjim të rëndë në Old Trafford. Skuadra e Brighton, e drejtuar nga Hurzeler, triumfoi 2-1 dhe siguroi kualifikimin në raundin tjetër të kompeticionit. Brajan Gruda hapi serinë e golave, ndërsa Danny Welbeck, ish-lojtar i Manchester United, vulosi avantazhin e Brighton, duke fundosur vendasit përpara tifozëve të tyre.

Source

Bayerni i pamëshirshëm, tërmet 8-ballësh ndaj Wolfsburgu-t

By: rozalb
11 January 2026 at 19:51

Bajerni i Mynihut vijon serinë fantastike në Bundesligë, duke shkatërruar Wolfsburgun me rezultatin 8-1 në ndeshjen e 16-të të kampionatit, të luajtur në Allianz Arena. Me këtë fitore, ekipi i drejtuar nga Kompany rrit diferencën në klasifikim ndaj Borussia Dortmund, tani 11 pikë larg vendit të dytë. Takimi nisi me ritëm të lartë nga vendasit, të cilët kaluan menjëherë në avantazh në minutën e 5…

Source

Finalja e Superkupës së Spanjës, zbulohen formacionet e Real Madrid-Barcelona

By: rozalb
11 January 2026 at 19:22

Janë zbuluar formacionet zyrtare për finalen e Superkupës së Spanjës, që do të luhet mes Barcelona-s dhe Real Madridit, një ndeshje që premton spektakël. Tek Barcelona, trajneri Hansi Flick do të hedhë në fushë një formacion 4-3-3 me Pedri, De Jong dhe Fermin Lopez në mesfushë dhe sulmin me Yamal, Leëandoëski dhe Raphinha. Nga ana tjetër, Xabi Alonso ka zgjedhur për Real Madridin një formacion…

Source

Rama: Hidrovorët në Darzezë të Fierit në punë pa ndërprerje për përballimin e reshjeve intensive

By: rozalb
11 January 2026 at 19:05

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale për situatën e krijuar nga reshjet e dendura të ditëve të fundit, duke theksuar angazhimin e plotë të strukturave të menaxhimit të ujit. Rama bëri me dije se hidrovorët Hoxhara 1 dhe Hoxhara 3 në zonën e Darzezës, Fier, kanë funksionuar pa ndërprerje për të përballuar prurjet e larta të ujit. Sipas tij, impiantet kanë punuar gjatë gjithë kohës…

Source

Vengu inspekton punimet për hapjen e rrugës Matogjin-Bashaj: Banorët të mos rrezikojnë jetën

By: rozalb
11 January 2026 at 18:45

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka qenë në fshatin Bashaj, ku ka inspektuar nga afër ecurinë e punimeve të kryera nga mjetet e ushtrisë. Vengu është takuar edhe me banorët e zonës, të cilëve u ka kërkuar të mos rrezikojnë jetën duke hapur rrugë provizore me mjete rrethanore, duke theksuar se shumë shpejt do të ndërtohet një rrugë paralele. Sipas tij, deri më tani punimet kanë arritur të…

Source

Brajan Gruda shënon kundër Manchester United në FA Cup (VIDEO)

By: rozalb
11 January 2026 at 18:40

Brajan Gruda ka shkëlqyer në transfertën e Brighton në Old Trafford, duke shënuar gol në sfidën e FA Cup ndaj Manchester United. Sulmuesi me origjinë shqiptare realizoi brenda zonës, duke vulosur avantazhin për mysafirët dhe duke ndezur festën e tifozëve të ekipit të tij. Ky është goli i parë i 21-vjeçarit në kompeticionin prestigjioz të FA Cup. Gruda është duke zhvilluar sezonin e dytë me…

Source

💾

Kuba: SHBA me veprime të pakontrolluar po kërcënon paqen dhe sigurinë

By: rozalb
11 January 2026 at 18:12

Ministri i Jashtëm i Kubës, Bruno Rodriguez, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump, duke theksuar se vendi i tij nuk ka marrë kurrë kompensim për shërbimet e sigurisë që ka ofruar për vende të tjera. Në një postim në platformën X, Rodriguez theksoi se Kuba ka të drejtën të importojë karburant nga çdo vend që është i gatshëm ta furnizojë, pa ndërhyrje ose presion nga…

Source

Aksioni për pastrimin e Plazhit të Vjetër në Vlorë, Rama publikon pamjet

By: rozalb
11 January 2026 at 17:56

Pas përmirësimit të kushteve atmosferike këtë të diel, Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga aksioni i pastrimit të vijës bregdetare në Vlorë. Sipas njoftimeve, strukturat janë angazhuar në terren, veçanërisht në Plazhin e Vjetër, ku po kryhet pastrimi i zonës dhe përgatitja për sezonin turistik. Ky aksion bën pjesë në një seri masash të ndërmarra nga autoritetet lokale…

Source

Trafik i rënduar nga Dajti në Tiranë, qindra automjete mbeten të bllokuara

By: rozalb
11 January 2026 at 17:44

Edhe pse në temperatura të ulëta, këtë të diel me diell shumë qytetarë iu drejtuan malit të Dajtit për të shijuar dëborën. Me qindra automjete kanë mbetur të bllokuara në kthim për shkak të trafikut të rënduar. Qytetarët janë të bllokuar në trafik prej më shumë se dy orësh. Ngricat në rrugë kanë vështirësuar lëvizjen e automjeteve, ndërsa qytetarëve iu është dashur edhe të fikin automjetet në…

Source

Arsenali fiton me lehtësi sfidën e FA Cup ndaj Portsmouth

By: rozalb
11 January 2026 at 17:36

Arsenali siguroi kualifikimin në raundin tjetër të FA Cup, duke triumfuar 1-4 në transfertë ndaj Portsmouth, në një ndeshje ku reagimi i shpejtë pas golit të pësuar rezultoi vendimtar. Takimi nisi në mënyrën më të mirë për vendasit, të cilët kaluan në avantazh që në minutën e 3-të. Pas një aksioni të shpejtë, Colby Bishop përfitoi për ta dërguar topin në rrjetë dhe për të ndezur entuziazmin në…

Source

Milani shpëton sërish nga humbja, këtë herë ndaj Fiorentinës

By: rozalb
11 January 2026 at 17:14

Milani i shpëtoi humbjes në minutat e fundit në transfertën e vështirë ndaj Fiorentinës. Sfida e vlefshme për javën e 20-të të Serie A, e para e fazës së dytë të kampionatit, u mbyll në barazim 1-1 në stadiumin “Franchi”. Në pjesën e parë ishin vendasit ata që ushtruan më shumë presion, duke ndërtuar lojën kryesisht nga krahu i majtë. Gudmundsson dhe Gosens krijuan vazhdimisht rrezik me krosime…

Source

Berisha mbështet opozitën iraniane: Regjimi i Ajetullahëve drejt fundit

By: rozalb
11 January 2026 at 16:43

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar përmes rrjeteve sociale lidhur me zhvillimet në Iran, duke shprehur mbështetjen e tij për opozitën dhe protestat kundër regjimit iranian. Në reagimin e publikuar, Berisha shprehet se lëvizja opozitare në Iran ndodhet, sipas tij, në fazën përfundimtare drejt fitores, ndërsa regjimi i udhëhequr nga Ajetullahët është drejt fundit.

Source

U dëmtua mbrëmjen e djeshme, Gjimshiti pritet të mungojë disa javë

By: rozalb
11 January 2026 at 16:18

Berat Gjimshiti përjetoi një moment të vështirë në sfidën e së shtunës, ku Atalanta triumfoi përballë Torinos. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare u detyrua të braktisë ndeshjen para kohe, duke ngritur shqetësime për gjendjen e tij fizike. Ngjarja ndodhi në minutën e 40-të, kur pas një ndërhyrjeje për të larguar topin, Gjimshiti u përplas me Zapatan. Kontakti rezultoi i fortë dhe shqiptari u rrëzua…

Source

❌
❌