❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 22 January 2026Main stream

500 mln euro për e-qeverisjen në 4 vjet, rekord punonjësish në administratë, por sistemi nuk punon!

22 January 2026 at 00:03

Numri i punonjësve dhe fondet për administratën publike janë rritur në rekorde historike në 2025. Paralelisht, qeveria po rrit me shpejtësi financimet për qeverisjen digjitale, por nga ana tjetër qytetarët dhe bizneset muajt e fundit po përballen me më vështirësi për të aksesuar shërbimet publike.

Në vitin 2014, fondet për paga dhe kontribute për punonjësit e shtetit ishin rreth 71.4 miliardë lekë, ndërsa numri i të punësuarve në sektorin publik ishte rreth 163 mijë persona.

Njëmbëdhjetë vite më vonë, në vitin 2025, administrata publike numëron rreth 184 mijë punonjës dhe shpenzimet buxhetore për personelin janë rritur në rreth 129 miliardë lekë. Që nga 2024 në 2025, numri i punonjësve në sektorin shtetëror është zgjeruar me 12.7 për qind, ndërsa shpenzimet ndaj tyre janë rritur me 80 për qind.

Rritja nuk ka qenë vetëm në numrin e punonjësve dhe fondet për paga. Paralelisht, investimet për qeverisjen digjitale janë shtuar me ritme të shpejta në 6 vitet e fundit.

Në 2025, financimi për e-qeverisjen u rrit me tre herë brenda vitit, duke arritur në 20.1 miliardë lekë (mbi 200 milionë euro), nga rreth 3.3 miliardë lekë që jepeshin në vitin 2019, në një total prej 48.4 miliardë lekësh në 4 vjet, ose gati 500 mln euro.

Qeveria e ka paraqitur digjitalizimin si një nga shtyllat kryesore të modernizimit të administratës dhe përmirësimit të shërbimeve për qytetarët dhe bizneset.

Megjithë këto investime, shërbimet publike digjitale kanë shfaqur probleme serioze funksionimi gjatë muajve të fundit. Platforma kryesore e-Albania e shërbimeve elektronike për qytetarët dhe bizneset është përballur me ndërprerje të shpeshta, vonesa dhe pamundësi aksesimi, duke krijuar vështirësi reale në marrjen e dokumenteve, kryerjen e procedurave administrative dhe përmbushjen e detyrimeve ligjore.

E-Albania ëshë kthyer në një makth për bizneset. Ekonomistet janë bërë si policët që u zënë pritë makinave. Policët e bëjnë këtë që të dallojnë ata që bëjnë shkelje e tu vënë gjoba, ekonomistet që të dallojnë se kur funksionon sistemi e të bëjnë ndonjë punë.

Diella “fiket” sĂ«rish, bizneset mbeten pa punĂ«

Bizneset janë ankuar vazhdimisht pranë Monitor që shpesh nuk arrijnë të hyjnë në sistemin e self care përmes të cilit bizneset mund të shohin të gjitha faturat e blerjes që vijnë nga furnitorët, të verifikojnë faturat e blerje e shitjeve në fund të muajit, apo të bëjnë shërbime të tilla si fiskalizimi i importeve, dhe bizneset e vogla pa të punësuar mund ta përdorin për të fiskalizuar faturat e shitjes pa blerë program.

“e-Albania kthehet nĂ« makth”, mĂ«ngjesi i biznesit fillon me pĂ«rpjekje pĂ«r t’u lidhur me sistemet

EkonomistĂ«t thonĂ« se ata nuk dinĂ« ku tĂ« ankohen kur sistemi nuk punon. “NĂ« kĂ«tĂ« moment psh, nuk fiskalizohen faturat dhe punonjĂ«sit e njĂ« biznesi qĂ« shet produkte ushqimore nuk u nisĂ«n pĂ«r nĂ« DurrĂ«s dhe shoferĂ«t po rrinĂ«, pasi nuk mund tĂ« lĂ«vizin mallin pa faturĂ« shitje, ose faturĂ« shoqĂ«ruese”.

“TĂ« paktĂ«n shkruani ju se nuk e pranon njeri qĂ« sistemet nuk punojnĂ«â€, thotĂ« me ironi pĂ«rfaqĂ«suesi i njĂ« subjekti, i lodhur dhe i acaruar nga kjo situatĂ« dhe nga fakti qĂ« ata nuk po dinĂ« ku tĂ« ankohen qĂ« tĂ« gjejnĂ« zgjidhje.

E vetmja alternativĂ« Ă«shtĂ« qĂ« ti shkruajnĂ« ministres sĂ« shtetit pĂ«r inteligjencĂ«n artificiale, “DiellĂ«s”, qĂ« u paraqit nga kryeministri Rama si njĂ« revolucion dhe risi nĂ« botĂ«. Por, as ajo nuk po ua zgjidh hallet, ndĂ«rsa administrata publike fundjave Ă«shtĂ« pushim, apo kur ditĂ«t e festave bien pranĂ« fundjavĂ«s i gĂ«zohet dhe ndonjĂ« dite mĂ« shumĂ« pa punĂ«.

Nuk arrijmë ta kuptojmë se për çfarë shërbejnë 20 mijë të punësuar shtesë në administratën publike në 10 vitet e fundit, apo 500 milionë euro investime për e-qeverisjen në 4 vjet, kur bizneset nuk po arrijnë të punojnë, individët shpesh nuk arrijnë të marrin dokumentet që u duhen online, dhe asnjë person fizik nuk u sqaron se çfarë duhet të bëjnë. Nuk mban askush përgjegjësi dhe për orët shtesë të punës, apo të ardhurat e munguara pasi bizneset nuk arrijnë të realizojnë shitjet, jo për faj të tyre.

Shteti fizik dhe virtual ikin me pushime, por penalizon bizneset, Diella as punon, as përgjigjet

 

Kush mban përgjegjësi për kostot

Nuk arrijmë ta kuptojmë se për çfarë shërbejnë 20 mijë të punësuar shtesë në administratën publike në 10 vitet e fundit, apo 500 milionë euro investime për e-qeverisjen në 4 vjet, kur bizneset nuk po arrijnë të punojnë, individët shpesh nuk arrijnë të marrin dokumentet që u duhen online, dhe asnjë person fizik nuk u sqaron se çfarë duhet të bëjnë. Nuk mban askush përgjegjësi dhe për orët shtesë të punës, apo të ardhurat e munguara pasi bizneset nuk arrijnë të realizojnë shitjet, jo për faj të tyre.

 

Sipas bizneseve, kjo situatë e përsëritur përbën një shqetësim serioz për funksionimin normal të aktivitetit ekonomik dhe marrëdhënien e bizneseve me administratën publike apo të profesionistëve me klientët e tyre.

Ekspertët e teknologjisë pohojnë se rritja e shpejtë e investimeve në teknologji nuk është shoqëruar gjithmonë me forcim proporcional të kapaciteteve teknike dhe njerëzore për mirëmbajtjen dhe sigurinë e sistemeve.

Një pjesë e projekteve digjitale janë ndërtuar me logjikë fragmentare, pa integrim të plotë dhe pa testime të mjaftueshme nën ngarkesë të lartë përdorimi.

Problemet e fundit kanë nxjerrë në pah hendekun mes investimeve financiare dhe funksionimit real të administratës publike.

Vitin e kaluar, administrata dhe e-qeverisja kanë marrë 149 miliardë lekë, rreth 1.5 miliardë euro ose rreth 18 për qind të shpenzimeve buxhetore të vitit 2025. Kjo shumë ishte 108% më e lartë se në vitin 2014.

 

Bizneset paralizohen totalisht, nuk po shesin dot; AKSHI (e-Albania) nuk mban asnjë përgjegjësi

The post 500 mln euro për e-qeverisjen në 4 vjet, rekord punonjësish në administratë, por sistemi nuk punon! appeared first on Revista Monitor.

25% e punonjësve të ndërtimit të deklaruar, me paga deri në 50 mijë lekë

22 January 2026 at 00:02

NĂ« total, nĂ« sektorin e ndĂ«rtimit rezultojnĂ« tĂ« punĂ«suar 64,572 punonjĂ«s, duke reflektuar njĂ« pĂ«rqendrim tĂ« madh tĂ« pagave nĂ« fashat e ulĂ«ta dhe tĂ« mesme, sipas dokumentit “Plani i menaxhimit tĂ« riskut pĂ«r sektorin e ndĂ«rtimit (informaliteti dhe pagat referencĂ«)”, tĂ« publikuar nga administrata tatimore

Rreth njĂ« e katĂ«rta e punonjĂ«sve nĂ« sektor, ose afĂ«rsisht 25% e totalit, pĂ«rfitojnĂ« paga qĂ« pĂ«rfshihen nĂ« fashĂ«n 40,001 – 50,000 lekĂ« nĂ« muaj, duke e bĂ«rĂ« kĂ«tĂ« fashĂ« atĂ« me pĂ«rqindjen mĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« punonjĂ«sve.

NjĂ« pjesĂ« e konsiderueshme e punonjĂ«sve paguhen gjithashtu nĂ« fashat 50,001 – 70,000 lekĂ«, ku pĂ«rfshihen rreth 22% e totalit, si dhe nĂ« fashĂ«n 40,000 lekĂ«, me rreth 18% tĂ« punonjĂ«sve.

NdĂ«rkohĂ«, 12% e punonjĂ«sve rezultojnĂ« tĂ« paguhen me paga deri nĂ« 39,999 lekĂ«, po aq sa edhe ata qĂ« marrin paga nĂ« fashĂ«n 70,001 – 100,000 lekĂ«.

Përqindja e punonjësve me paga më të larta është dukshëm më e ulët. Vetëm 3% e tyre përfitojnë paga nga 100,001 deri në 120,000 lekë, ndërsa 7% marrin paga mbi 120,000 lekë në muaj.

Në dokument administrata tatimore thekson se sektori i ndërtimit mbetet një nga prioritetet e institucionit për shkak të nivelit të lartë të informalitetit dhe ndikimit të tij të drejtpërdrejtë në të ardhurat buxhetore dhe në tregun e punës.

Vendosja e pagave referuese dhe përdorimi i analizës së thelluar të riskut për identifikimin e rasteve të nën-deklarimit përbëjnë një instrument të rëndësishëm në formalizimin e sektorit dhe forcimin e administrimit tatimor.

Ndërtimi dominohet nga ndërtesat rezidenciale, të përqendruara 27% e kompanive

Ndër të tjera, dokumenti i administratës tatimore evidenton se, në total, në vend janë 8,784 tatimpagues aktivë në sektorin e ndërtimit. Rreth 4,123 subjekte, ose 47% e tyre, ushtrojnë aktivitet në Tiranë. 14% e firmave të ndërtimit operojnë në Durrës, ndërsa 6% në Vlorë dhe 6% në Fier.

Sa i përket ndarjes sipas llojit të aktivitetit, 27% e totalit të subjekteve të ndërtimit ushtrojnë aktivitet në ndërtimin e ndërtesave rezidenciale dhe jorezidenciale. Ndërkohë, ndërtimi i hekurudhave mbi dhe nën tokë përfaqëson aktivitetin me përqindjen më të ulët të tatimpaguesve, me rreth 0.1% të totalit të tatimpaguesve të gjithë sektorit.

Në sektorin e ndërtimit rezultojnë të punësuar gjithsej 64,572 punonjës, nga të cilët rreth 40% janë të angazhuar në ndërtimin e ndërtesave rezidenciale dhe jorezidenciale./ D.Azo

Manuali për ndërtimin: Pastrim parash, shitje të apartamenteve nën çmimet e deklaruara

 

 

 

The post 25% e punonjësve të ndërtimit të deklaruar, me paga deri në 50 mijë lekë appeared first on Revista Monitor.

Mungojnë anëtarët e rinj, dështon mbledhja e parë e Këshillit Mbikëqyrës të BSH

22 January 2026 at 00:01

Banka e Shqipërisë miratoi në fund të vitit të kaluar edhe kalendarin e mbledhjeve të Këshillit Mbikëqyrës për vitin 2026.

Sipas kalendarit, mbledhja e parë duhej të zhvillohej ditën e sotme. Objekt i mbledhjes ishte informacioni lidhur me aktivitetin e Bankës së Shqipërisë gjatë vitit 2025.

Megjithatë, për shkak të mungesës së kuorumit, mbledhja nuk u zhvillua, por pati vetëm një takim informues mes anëtarëve ekzistues të Këshillit Mbikëqyrës.

Në praktikën e viteve të mëparshme, kalendari vjetor i mbledhjeve miratohej në mbledhjen e parë të vitit.

Por, në këtë rast, Këshilli Mbikëqyrës e miratoi kalendarin në mbledhjen e fundit të vitit në mbyllje, për shkak të mungesës së pritshme të kuorumit për vendimmarrje në fillim të këtij viti.

Mbledhja e ardhshme është parashikuar të zhvillohet më datë 4 shkurt, me objekt shqyrtimin e raportit tremujor të Politikës Monetare dhe vendimmarrjen për normën bazë të interesit.

Megjithatë, pothuajse me siguri, edhe mbledhja e ardhshme do të dështojë.

Kuvendi i Shqipërisë nuk e ka vendosur në programin dyjavor të punës zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit Mbikëqyrës.

Sipas burimeve nga Kuvendi, pritet që procesi në Kuvend të nisë me dëgjesat e kandidatëve që kanë aplikuar në javën e parë të muajit shkurt.

Rrjedhimisht, zgjedhja e anëtarëve të rinj mund të bëhet vetëm gjatë javëve vijuese dhe Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mund të ketë kuorum vendimmarrës, në rastin më të mirë, për mbledhjen e datës 4 mars.

Mandati i gjashtë anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës, Luljeta Minxhozi, Artan Hoxha, Violeta Staka, Edlira Luçi, Ridvan Bode dhe Suela Popa, përfundoi në muajin dhjetor 2025.

AnĂ«tarĂ«t e KĂ«shillit MbikĂ«qyrĂ«s nuk mund tĂ« vazhdojnĂ« tĂ« ushtrojnĂ« funksionet e tyre pas pĂ«rfundimit tĂ« mandatit. Ligji “PĂ«r BankĂ«n e ShqipĂ«risĂ«â€ kĂ«rkon qĂ« mbledhja e KĂ«shillit MbikĂ«qyrĂ«s zhvillohet me praninĂ« e mĂ« shumĂ« se gjysmĂ«s sĂ« anĂ«tarĂ«ve tĂ« emĂ«ruar, duke pĂ«rfshirĂ« praninĂ« e kryetarit ose zĂ«vendĂ«skryetarit tĂ« KĂ«shillit MbikĂ«qyrĂ«s.

Për këtë arsye, që prej dhjetorit, Këshilli Mbikëqyrës nuk ka më kuorum dhe vendimmarrja në të është faktikisht e paralizuar.

Siç ndodh shpesh, procedurat për përtëritjen e Këshillit Mbikëqyrës dhe zgjedhjes së anëtarëve të rinj kanë nisur me vonesë.

Tre prej vendeve vakante duhet të plotësohen me propozim të vetë Kuvendit, ndërsa tre të tjerë janë kuotat që propozohen nga Këshilli i Ministrave.

Kuvendi e ka mbyllur procedurën e aplikimit në 9 dhjetor dhe në të kanë shprehur interes 20 kandidatë.

Ndërsa, Këshilli i Ministrave e ka mbyllur pranimin e aplikimeve më datë 26 dhjetor dhe deri tani nuk ka njoftuar listë kandidatësh dhe as i ka dërguar zyrtarisht Kuvendit propozimet e veta.

Kjo nuk është hera e parë që procesi i plotësimit të vakancave në institucionet rregullatore të tregut ka vonesa.

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë u përball me një situatë të tillë pikërisht në vitin 2018, para zgjedhjes së anëtarëve që së afërmi u përfundon mandati.

Edhe në atë rast, numri i mandateve të përfunduara ishte gjashtë. Mosplotësimi në kohë i vendeve vakante e bllokoi për një kohë të shkurtër vendimmarrjen në Këshillin Mbikëqyrës.

 

The post Mungojnë anëtarët e rinj, dështon mbledhja e parë e Këshillit Mbikëqyrës të BSH appeared first on Revista Monitor.

Yesterday — 21 January 2026Main stream

2027-2028, qeveria mban të pandryshuar skenarin për rritjen ekonomike, parashikime jo realiste

21 January 2026 at 15:26

Në kuadrin e ri makroekonomik, 2027-2029 qeveria mbajti të pandryshuar skenarin për rritjen ekonomike, me pritshmëri zgjerimi 4% këtë vit, 3.9 për qind në 2027 dhe 4.1% në 2028, sipas dokumentit që u botua në Fletoren Zyrtare.

Qeveria shqiptare projekton njĂ« rritje tĂ« qĂ«ndrueshme tĂ« ekonomisĂ« nĂ« vitet 2027–2029, tĂ« mbĂ«shtetur nga konsumi, investimet dhe turizmi, nĂ« njĂ« kohĂ« kur tre shtyllat kryesore tĂ« ekonomisĂ« prodhuese, eksportet, bujqĂ«sia dhe industria  janĂ« nĂ« rĂ«nie.

Sipas projeksioneve afatmesme, rritja pritet të gjenerohet kryesisht nga kërkesa e brendshme, veçanërisht nga konsumi privat dhe investimet, ndërsa kërkesa e huaj neto (eksport-import) parashikohet të ketë vetëm një ndikim të moderuar pozitiv.

Konsumi pritet të rritet mesatarisht me rreth 2.9% në vit, ndërsa investimet me 4.9%, të nxitura nga përmirësimi i besimit dhe nga kushtet më të lehta të kreditimit.

Eksportet parashikohen tĂ« vijojnĂ« “trendin pozitiv”, me njĂ« rritje mesatare prej 4.6% nĂ« vit nĂ« periudhĂ«n 2027–2029, tĂ« mbĂ«shtetur kryesisht nga turizmi. Por kĂ«to parashikime bien nĂ« kontrast tĂ« fortĂ« me zhvillimet reale tĂ« viteve tĂ« fundit, ku eksportet e mallrave kanĂ« rĂ«nĂ«, prodhimi bujqĂ«sor Ă«shtĂ« tkurrur dhe industria ka humbur peshĂ« nĂ« ekonomi, duke reflektuar dobĂ«simin e bazĂ«s prodhuese dhe konkurruese tĂ« vendit.

Edhe nga ana e ofertës, vetë projeksionet e qeverisë tregojnë një ekonomi që po mbështetet gjithnjë e më shumë te shërbimet, dhe gjithnjë e më pak te prodhimi. Bujqësia parashikohet të rritet me vetëm 0.2% në vit, praktikisht pa ndikim në PBB. Industria me 2.6%, me një kontribut minimal në rritje. Ndërkohë, shërbimet dhe ndërtimi do të mbajnë peshën kryesore të zgjerimit ekonomik.

Edhe punësimi pritet të rritet vetëm simbolikisht, me rreth 0.1% në vit, ndërsa zgjerimi i forcës së punës do të vijë kryesisht nga rritja e pjesëmarrjes dhe jo nga hapja e vendeve të reja të punës në sektorët prodhues.

Në këtë kuadër, projeksionet optimiste të rritjes nuk mbështeten në zhvillime reale në ekonomi, por në supozime për konsum më të lartë, turizëm më të fortë dhe klimë më të mirë financiare, ndërkohë që baza prodhuese e vendit po dobësohet.

 

The post 2027-2028, qeveria mban të pandryshuar skenarin për rritjen ekonomike, parashikime jo realiste appeared first on Revista Monitor.

Parlamenti Europian ngrin marrëveshjen Mercosur, e referon atë në Gjykatën e Drejtësisë të BE-së

21 January 2026 at 15:12

Pas kapërcimit të pengesave të mëdha politike pas më shumë se dy dekadash, marrëveshja gjigante tregtare tani përballet me vonesa të mëtejshme në pritje të një vendimi gjyqësor.

Parlamenti Europian votoi tĂ« mĂ«rkurĂ«n qĂ« ta referojĂ« marrĂ«veshjen tregtare BE–Mercosur nĂ« GjykatĂ«n e DrejtĂ«sisĂ« tĂ« Bashkimit Europian, njĂ« hap qĂ« e vonon ndjeshĂ«m marrĂ«veshjen dhe mund tĂ« rrezikojĂ« miratimin pĂ«rfundimtar.

Siç pritej, votimi ishte i ngushtë: 334 deputetë votuan pro referimit, 324 kundër dhe 11 abstenuan.

Komisioni Europian ende mund ta zbatojë përkohësisht marrëveshjen, me kusht që kjo të miratohet nga shtetet anëtare.

Marrëveshja u nënshkrua më 17 janar dhe synon të krijojë një zonë të tregtisë së lirë me mbi 700 milionë banorë. Ajo është e diskutueshme në mbarë Europën dhe disa vende, si Franca dhe Polonia, e kanë kundërshtuar me vendosmëri.

Përkrahësit e marrëveshjes e konsiderojnë atë një mundësi të madhe për industritë europiane dhe një mënyrë për të forcuar pozicionin gjeostrategjik të BE-së, veçanërisht në një kohë tensionesh të vazhdueshme me Shtetet e Bashkuara. Por ajo ka shkaktuar gjithashtu zemërim tek fermerët, të cilët shqetësohen për pasojat e futjes në tregun europian të produkteve ushqimore më të lira dhe me standarde më të ulëta nga vendet e Amerikës së Jugut.

Protesta masive u zhvilluan një ditë para votimit në Strasburg, ku mijëra fermerë, duke drejtuar traktorë, rrethuan Parlamentin Europian dhe u përplasën me policinë.

 

ÇfarĂ« ndodh tani

Gjykata do të shqyrtojë nëse marrëveshja tregtare është në përputhje me standarded e BE-së.

DeputetĂ«t qĂ« propozuan referimin vlerĂ«sojnĂ« se ndarja e marrĂ«veshjes pĂ«r tĂ« lĂ«nĂ« pjesĂ«n tregtare pĂ«r miratim vetĂ«m nga KĂ«shilli i BE-sĂ« dhe Parlamenti Europian ishte njĂ« taktikĂ« e Komisionit Europian pĂ«r tĂ« “penguar parlamentet kombĂ«tare tĂ« shteteve anĂ«tare qĂ« tĂ« shprehen pĂ«r marrĂ«veshjen”, dhe kjo mund tĂ« konsiderohet e paligjshme nga gjyqtarĂ«t.

Rezoluta qĂ« kĂ«rkon sfidimin e marrĂ«veshjes vĂ« nĂ« pikĂ«pyetje edhe ligjshmĂ«rinĂ« e tĂ« ashtuquajturit “mekanizĂ«m ribalancimi” tĂ« futur nĂ« marrĂ«veshje, i cili do t’u lejonte vendeve tĂ« Mercosur-it tĂ« merrnin masa kompensuese nĂ«se ligje tĂ« ardhshme tĂ« BE-sĂ« do tĂ« ulnin eksportet e tyre drejt EuropĂ«s.

Referimi i miratuar tĂ« mĂ«rkurĂ«n pezullon procedurĂ«n e miratimit nĂ« Parlamentin Europian, e cila ishte planifikuar pĂ«r njĂ« votim pĂ«rfundimtar nĂ« muajt nĂ« vijim. Vendimi i gjykatĂ«s mĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« BE-sĂ« mund tĂ« marrĂ« mĂ« shumĂ« se njĂ« vit pĂ«r t’u dhĂ«nĂ« dhe, ndĂ«rkohĂ«, miratimi i marrĂ«veshjes do tĂ« mbetet i ngrirĂ«.

Komisioni Europian ende mund të vazhdojë me zbatimin e përkohshëm të marrëveshjes ndërsa apeli i Parlamentit po shqyrtohet, pavarësisht se, ishte zotuar se do të përmbahej nga një veprim i tillë.

Kjo është teknikisht e mundur, siç e bëri të qartë një zëdhënës i Komisionit, por rrezikon të tensionojë marrëdhëniet mes institucioneve të BE-së.

 

Parlament i ndarë

Votimi tregoi gjithashtu se Parlamenti është i ndarë pothuajse në dy gjysma, me një diferencë prej vetëm 10 votash, dhe se disa grupe politike janë të përçara lidhur me marrëveshjen e kontestuar me vendet e Amerikës Latine.

Votimi përçau pothuajse të gjitha grupet politike të Parlamentit.

Reneë Europe, Të Gjelbrit/EFA dhe E Majta e promovuan referimin dhe në përgjithësi janë kundër marrëveshjes tregtare, megjithëse me disa përjashtime.

Grupi i ekstremit të djathtë Patriots for Europe ishte gjithashtu në favor të referimit dhe nuk hezitoi të votonte për një nismë që vinte nga krahu i majtë i Parlamentit, siç e kishte njoftuar presidenti i grupit, Jordan Bardella.

Partia Popullore Europiane dhe Socialistët & Demokratët, grupet më të mëdha të Parlamentit, e mbrojtën marrëveshjen tregtare dhe votuan kundër referimit në gjykatë. Megjithatë, në të dyja grupimet politike, disa deputetë sfiduan linjën e grupit.

Konservatorët dhe Reformistët Europianë u lejuan ligjvënësve të tyre një votë të lirë dhe u shfaq një ndarje: deputetët polakë dhe francezë votuan pro referimit, ndërsa deputetët italianë, çekë, belgë dhe baltikë votuan kundër. / Euronews

The post Parlamenti Europian ngrin marrëveshjen Mercosur, e referon atë në Gjykatën e Drejtësisë të BE-së appeared first on Revista Monitor.

“Albcontrol” heq nga vetja “Air Albania”-n e falimentuar, ia kalon pronĂ«sinĂ« MinistrisĂ« sĂ« EkonomisĂ«

21 January 2026 at 14:59

ShoqĂ«ria shtetĂ«rore, qĂ« menaxhon trafikun ajror “Albcontrol” nuk do tĂ« jetĂ« mĂ« aksionere nĂ« kompaninĂ« e fluturimeve “Air Albania”.

Sipas njĂ« njoftimi nĂ« fletoren zyrtare, KĂ«shilli i Ministrave ka vendosur qĂ« kuotat e kapitalit, nĂ« masĂ«n 10% (dhjetĂ« pĂ«r qind), qĂ« zotĂ«rohen nga shoqĂ«ria “Albcontrol”, sh.a., nĂ« shoqĂ«rinĂ« “Air Albania” sh.p.k., transferohen tek Ministria e EkonomisĂ« dhe Inovacionit.. Ministria e EkonomisĂ« dhe Inovacionit, me transferimin e kuotave, vendimi, ushtron tĂ« gjitha tĂ« drejtat dhe detyrimet, qĂ« rrjedhin nga cilĂ«sia e ortakut nĂ« shoqĂ«rinĂ« “Air Albania” sh.p.k.

Air Albania u themelua zyrtarisht më 16 maj 2018 si një partneritet publik-privat mes Shqipërisë dhe Turqisë.

Linja ajrore kishte si aksioner kryesor kompaninë turke Turkish Airlines (49,12%) dhe aksionet e mbetura i ndajnë ndërmarrja shtetërore shqiptare Albcontrol (~10 %) dhe një kompani private shqiptare MDN Investment (~41 %).

Kompania, që u promovua fort nga qeveria, kishte plane shumë ambicioze, si në zgjerimin e destinacioneve në Europë, me linja drejt Italisë, Britanisë, të cilat u realizuan përkohësisht, ashtu dhe ato përtej saj deri në SHBA, siç u reklamua nga Kryeministri Rama një vit më parë në një takim me diasporën në SHBA.

Por, në nëntor të vitit të kaluar Air Albania filloi të kishte probleme. Turkish Airlines njoftoi se vendosi të shesë gjithë pjesën e saj prej 49% në Air Albania.

Një javë më pas Turkish bllokoi dhe shitjen e biletave tranzit përmes Air Albania, duke detyruar ata që kishin blerë bileta tranziti të shkonin në Stamboll përmes Podgoricës ose Prishtinës. Këtu filluan dhe problemet për operatorin shqiptar. Air Albania filloi të anulonte fluturimet drejt Stambollit.

Turkish Airlines ndërkohë njoftoi në janar se do të nisë fluturimet direkte nga Tirana, duke spostuar përfundimisht Air Albania, që tashmë duket se ka mbetur një emër më shumë në pronësinë e Ministrisë së Ekonomisë.

Air Albania nuk ka dorëzuar asnjëherë bilanc. Sipas të dhënave nga Tatimet, qarkullimi vjetor i kompanisë ka qenë 4-5 miliardë lekë në vit, ndërsa operatori ka rezultuar gjithmonë me humbje, duke e kthyer atë sot në një shoqëri praktikisht të falimentuar dhe duke bërë që Turkish ta braktisë atë.

Turkish Airlines sposton Air Albania, do fillojë fluturimet me Tiranën, të dyja po shesin bileta!

The post “Albcontrol” heq nga vetja “Air Albania”-n e falimentuar, ia kalon pronĂ«sinĂ« MinistrisĂ« sĂ« EkonomisĂ« appeared first on Revista Monitor.

Bizneset paralizohen totalisht, nuk po shesin dot; AKSHI (e-Albania) nuk mban asnjë përgjegjësi

21 January 2026 at 13:48

Prej mëngjesit të sotëm, aktiviteti i bizneseve është paralizuar, për shkak të mosfunksionimit të e-Albania.

Subjektet ankohen se nuk po arrijnë të bëjnë dot asnjë veprim, teksa nuk po nxjerrin dot as fatura për pagesa.

Burime nga tatimet thanë se Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), që është përgjegjëse për mbarëvajtjen e e-Albania po punojnë dhe sistemi pritet të rregullohet së shpejti.

NdĂ«rkohĂ« qĂ« vetĂ« AKSHI nuk pĂ«rgjigjet, ndĂ«rsa nĂ« reagimin e parĂ« pĂ«r “Monitor” tha qĂ« sistemi Ă«shtĂ« nĂ« rregull. “Na rezulton gjithçka nĂ« rregull, sapo e ritestuam”, thanĂ« burime zyrtare nga E-Albania pĂ«r Monitor.

Por, bizneset pohojnĂ« se ata janĂ« totalisht tĂ« bllokuar dhe nuk po arrijnĂ« tĂ« kryejĂ« asnjĂ« veprim. “E-Albania hapet deri nĂ« njĂ«farĂ« pike dhe pastaj rrotullohet”, thotĂ« njĂ« ekonomist i acaruar nga ky problem qĂ« tashmĂ« po zgjat prej javĂ«sh. Ai ka dĂ«rguar dhe fotot, teksa pĂ«rpiqet qĂ« tĂ« hyjĂ« nĂ« sistemin self-care, pĂ«rmes tĂ« cilit bizneset mund tĂ« shohin tĂ« gjitha faturat e blerjes qĂ« vijnĂ« nga furnitorĂ«t.

Bizneset nuk po arrijnĂ« tĂ« bĂ«jnĂ« fiskalizim fature. “NĂ«se shkon tani nĂ« dyqan teorikisht ti nuk duhet ta marrĂ«sh shĂ«rbimin, sepse malli nuk del pa kupon por edhe arka nuk mund tĂ« arketojĂ« pa kupon”, thotĂ« njĂ« ekonomiste. “Pagesat e faturave tĂ« fiskalizuara nuk paguhen dot nga bankat e nivelit tĂ« dytĂ«â€.

“E albania hapet, por nuk punon self care nuk bĂ«n dot fatura as nga kasat”, thotĂ« njĂ« tjetĂ«r biznes.

Kjo situatë po vazhdon që prej fundit të vitit të kaluar dhe bizneset nuk po arrijnë të punojnë të qetë, për shkak të problematikave që po hasin dhe ndërprerjes së vazhdueshme të shërbimeve.

“E-albania Ă«shtĂ« portali qeveritar ku shĂ«rbimet publike qĂ« gjenden nĂ« zyrat dhe sportelet fizike tĂ« institucioneve ofrohen nĂ« mĂ«nyrĂ« elektronike falĂ« PlatformĂ«s Qeveritare tĂ« NdĂ«rveprimit qĂ« ndĂ«rlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali Ă«shtĂ« konceptuar si njĂ« zyrĂ« elektronike me njĂ« ndalesĂ« ku qytetari regjistrohet duke pĂ«rdorur kartĂ«n e tij tĂ« identitetit dhe shĂ«rbehet duke kĂ«rkuar dhe aplikuar pĂ«r shĂ«rbimin qĂ« i nevojitet”, thuhet nĂ« faqen e e-albania.

Por, realiteti po tregon se këto shërbime, në vend të lehtësojnë bizneset dhe qytetarët po kthehen në një makth për ta dhe për më tepër askush nuk po i sqaron apo të thotë se kur do të zgjidhet problemi.

 

“e-Albania kthehet nĂ« makth”, mĂ«ngjesi i biznesit fillon me pĂ«rpjekje pĂ«r t’u lidhur me sistemet

Sistemi self care në orën 2 pasdite të së mërkurës

The post Bizneset paralizohen totalisht, nuk po shesin dot; AKSHI (e-Albania) nuk mban asnjë përgjegjësi appeared first on Revista Monitor.

Kursi i Euros prek minimum të ri historik në 96.44 lekë

21 January 2026 at 13:45

Kursi i këmbimit Euro-Lek ka prekur një minimum të ri historik ditën e mërkurë. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye me 96.44 lekë, duke zbritur lehtësisht poshtë nivelit të mëparshëm prej 96.46 lekësh, që ishte shënuar më datë 24 dhjetor.

Në përgjithësi, kursi i këmbimit ka tendencën të shënojë një korrigjim të lehtë në rritje gjatë muajit janar, por këtë vit një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Edhe në muajin e parë të vitit, Euro ngelet pranë niveleve më të ulëta historike, madje duke prekur një rekord të ri, çka është e pazakontë për këtë periudhë.

Sipas agjentëve të këmbimit valutor, një situatë e tillë reflekton kërkesën e pakët për Euro në këtë periudhë, kombinuar me ofertën e qëndrueshme të monedhës europiane.

Një faktor tjetër që besohet se e mbajti Euron në nivele të ulëta ishte edhe efekti i munguar i shpenzimeve buxhetore. Në vitet e mëparshme, rritja e shpenzimeve në ditët e fundit të vitit kishte sjellë rritje të shpejtë ofertës së Lekut dhe zhvlerësim të përkohshëm të monedhës vendase në kursin e këmbimit. Gjatë dhjetorit 2025 dhe janarit 2026 ky efekt ishte i papërfillshëm, çka mund të jetë një tregues se shpenzimet buxhetore gjatë vitit të kaluar nuk u realizuan dot në masën e planifikuar.

Tendencat mbiçmuese e Lekut në kursin e këmbimit me Euron vijoi edhe vitin e kaluar. Vetëm blerjet e mëdha të valutës nga Banka e Shqipërisë e ngadalësuan rënien e kursit Euro-Lek.

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara deri tani, për nëntë muajt e parë të vitit 2025 Banka e Shqipërisë ka blerë gjithsej 825.6 milionë euro në tregun e brendshëm valutor.

Kjo është vlera më e lartë historike e blerjeve të Bankës së Shqipërisë në tregun valutor për këtë periudhë të vitit. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, blerjet e valutës janë rritur me 52.2%.

Kursi mesatar i këmbimit Euro-Lek pësoi rënie për të pestin vit radhazi në 2025 dhe preku një minimum të ri historik. Euro u këmbye vitin e kaluar mesatarisht me 97.85 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë. Megjithatë, shkalla e rënies së kursit në 2025 ishte ndjeshëm më e ulët krahasuar me dy vitet e mëparshme. Për vitin 2025, kursi mesatar zyrtar i këmbimit Euro-Lek pësoi një rënie me 2.8%, nga 7.4% që kishte qenë rënia gjatë vitit 2024 dhe 8.6% që kishte qenë rënia gjatë vitit 2023. Kursi mesatar i këmbimit të Euros me Lekun ka ardhur vazhdimisht në rënie pas vitit 2013, duke përjashtuar vitin e pandemisë, 2020, vit në të cilin shumica e treguesve ekonomikë pësuan shmangie të konsiderueshme, për shkak të ndikimit të masave kufizuese.

Kursi i këmbimit Euro-Lek e mbylli vitin 2025 në nivelin 96.77 lekë.

Krahasuar me fundin e vitit 2024, kursi i këmbimit të Euros me Lekun në 31 dhjetor ka rënë me 1.4%. Por, ndërkohë, edhe fillimi i vitit 2026 po shfaq një tendencë të mëtejshme të rënies së kursit të Euros.

 

The post Kursi i Euros prek minimum të ri historik në 96.44 lekë appeared first on Revista Monitor.

Ari arrin nivel rekord ndërsa Trump shkon në Davos për bisedime mbi Groenlandën

21 January 2026 at 12:46

Presidenti është nisur drejt Forumit Ekonomik Botëror me një avion të ri, pasi problemet elektrike e detyruan Air Force One të kthehej pas

Ari arriti një nivel rekord ndërsa Donald Trump u nis drejt Forumit Ekonomik Botëror në Davos për bisedime lidhur me Groenlandën, gjë që e ka zhytur aleancën transatlantike në krizën më të madhe të dekadave të fundit.

Ai pritet t’i drejtohet forumit mĂ« vonĂ« gjatĂ« ditĂ«s, por do tĂ« mbĂ«rrijĂ« me vonesĂ« pasi avioni i tij Air Force One u detyrua tĂ« kthehej nĂ« Uashington pĂ«r shkak tĂ« problemeve teknike.

Takimi vjetor i Forumit Ekonomik BotĂ«ror nĂ« Davos (World Economic Forum Annual Meeting 2026) po zhvillohet qĂ« nga 19 deri mĂ« 23 janar 2026 nĂ« Davos-Klosters, ZvicĂ«r, ku liderĂ« nga qeveritĂ«, biznesi dhe shoqĂ«ria civile diskutojnĂ« sfidat kryesore globale nĂ«n temĂ«n “A Spirit of Dialogue”.

Forumi Ekonomik Botëror në Davos këtë vit është dominuar nga tensione gjeopolitike dhe pasiguri financiare, ndërsa rikthimi i Donald Trump në skenën ndërkombëtare me një axhendë agresive, nga kërcënimet tregtare ndaj Europës te përplasja me Danimarkën për Groenlandën, ka errësuar diskutimet mbi rritjen ekonomike dhe tranzicionin energjetik.

Në vend të fokusit tradicional mbi investimet dhe bashkëpunimin global, tregjet dhe liderët politikë po përballen me një klimë pasigurie, e reflektuar edhe në rritjen rekord të arit dhe luhatjet e bursave, duke e kthyer Davosin e këtij viti në një forum më shumë për menaxhimin e krizave sesa për planifikimin e prosperitetit.

Ari u rrit me më shumë se 2 për qind, teksa investitorët kërkuan një strehë të sigurt nga tensionet gjeopolitike. Por tregjet më të gjera financiare u stabilizuan, me aksionet e Wall Street që pritet të rikuperojnë një pjesë të vogël të humbjeve të mëdha të së martës.

Trump tha tĂ« martĂ«n se kishte “rĂ«nĂ« dakord pĂ«r njĂ« takim tĂ« palĂ«ve tĂ« ndryshme” nĂ« Davos lidhur me pĂ«rplasjen mbi GroenlandĂ«n.

Para se tĂ« nisej, Trump tha gjithashtu se “nuk mund tĂ« ketĂ« kthim pas” nĂ« planin e tij pĂ«r ta marrĂ« GroenlandĂ«n nga Danimarka. I pyetur se sa larg do tĂ« ishte i gatshĂ«m tĂ« shkonte nĂ« ndjekjen e ishullit arktik, presidenti i SHBA-sĂ« u pĂ«rgjigj: “Do ta zbuloni”.

Qeveritë europiane kanë hezituar të kundërpërgjigjen ndaj kërcënimit të Trumpit për të vendosur tarifa prej 10 për qind ndaj tetë shteteve europiane që së fundmi kanë dërguar personel ushtarak në territorin arktik. / FT

The post Ari arrin nivel rekord ndërsa Trump shkon në Davos për bisedime mbi Groenlandën appeared first on Revista Monitor.

AMF, bashkëpunim me Departamentin Amerikan të Thesarit për zhvillimin e tregjeve financiare

21 January 2026 at 12:42

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) po bashkëpunon me ekspertët e Departamentit Amerikan të Thesarit përmes zyrës së tij të asistencës teknike (OTA), për forcimin e tregjeve financiare jo-bankare, i shtrirë në disa fusha kyçe, përfshirë teknologjinë e informacionit, tregun e sigurimeve, mbrojtjen konsumatore, edukimin financiar dhe veçanërisht zhvillimin e tregut të kapitaleve në Shqipëri.

Në një takim të zhvilluar, Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive e AMF-së, Adela Xhemali së bashku me ekipin e saj, diskutoi me përfaqësuesit e OTA-s, Arthur Simonson dhe Ralph Scholtz mbi ecurinë e asistencës teknike dhe hapat e mëtejshëm për krijimin e një tregu kapitalesh funksional dhe të qëndrueshëm.

Projekti synon zgjerimin e gamës së instrumenteve financiare, përfshirë nxitjen e emetimit të obligacioneve, me objektiv krijimin e alternativave të reja të financimit për ekonominë shqiptare.

Drejtoresha Ekzekutive e AMF vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të ekspertëve të Departamentit Amerikan të Thesarit, duke theksuar se ky bashkëpunim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të besimit në tregje dhe zgjerimit të mundësive të financimit për sektorin publik dhe privat në Shqipëri.

The post AMF, bashkëpunim me Departamentin Amerikan të Thesarit për zhvillimin e tregjeve financiare appeared first on Revista Monitor.

Eksportet ishin sa 39% e importeve në 2025-n, niveli më i ulët në 14 vite

21 January 2026 at 12:00

Për dekada, Shqipëria bëri hapa para në rritjen e eksporteve duke përmirësuar bilancin e saj tregtar dhe varësinë nga importet, por në tre vitet e fundit, situata ka ndryshuar në të kundërt. Treguesi i mbulimit të importeve me eksport shënoi 39% në vitin 2025, niveli më i ulët në 14 vite sipas të dhënave zyrtare të INSTAT.

Pas vitit 2022, vërehet një përkeqësim i shpejtë i raportit, çka tregon një zgjerim të fortë të deficitit tregtar, ku importet po rriten ndjeshëm më shpejt se eksportet, teksa eksportet po humbasin konkurrueshmërinë (shiko grafikun e mëposhtëm).

Vitin e kaluar eksportet shënuan 346,2 miliardë lekë më rënie vjetore mbi 6 për qind. Nga ana tjetër importet shënuan 887,2 miliardë lekë më rënie vjetore vetëm 0.8%. Rënia më e madhe e eksporteve sesa importit ka përkeqësuar raportin e mbulimit.

Në mungesë të prodhimit nga rënia e sektorëve të bujqësisë dhe turizmit, ekonomia e vendit po rrit varësinë nga importet. Nga ana tjetër, rritja e kërkesës nga turizmi po shoqërohet me rritje më të shpejtë të importeve se sa prodhimit.

Eksportet tona mbeten të përqendruara në pak sektorë me vlerë të shtuar të ulët ose të paqëndrueshme, si fasoneria, lëndët e para minerare dhe energjia elektrike, të cilat varen fort nga ciklet ndërkombëtare dhe kushtet klimatike. Kjo po i bën eksportet të paqëndrueshme dhe të paafta për të ndjekur ritmin e rritjes së importeve në periudha zgjerimi ekonomik.

Forcimi i lekut në vitet e fundit ka ulur vlerën në lekë të eksporteve dhe njëkohësisht ka bërë importet relativisht më të lira, duke penalizuar konkurrueshmërinë e eksporteve dhe duke nxitur më tej importet.

Të dhënat historike tregojnë se gjatë dekadës së fundit ecuria e eksporteve ka qenë e paqëndrueshme. Që nga viti 2015, shitjet jashtë vendit kanë rënë për 7 vite (2015, 2016, 2019, 2020, 2023, 2024, 2025) dhe janë rritur vetëm në 2017-2018 dhe 2021-2022, kur ishte rikuperimi nga pandemia.

Tendenca e eksporteve përkon dhe më rënien e euros, që ka nisur që nga viti 2015, kur monedha e përbashkët këmbehej me gati 140 lekë, duke rënë gradualisht çdo vit, për të zbritur për herë të parë në histori poshtë 100 lekëve në gusht 2024 dhe duke ndenjur poshtë këtij niveli dhe në 2025-n, duke u mbyllur me një mesatare vjetore prej 97.8 lekë, me një nënçmim prej gati 30%.

Sektorët prodhues të vendit kanë hyrë në një cikël krize të zgjatur duke zbehur perspektivën e eksporteve edhe në vitin në vijim./ B.Hoxha

Kriza e eksporteve, në rënie për të tretin vit radhazi, si i dëmtoi kursi në një dekadë

Burimi: INSTAT

The post Eksportet ishin sa 39% e importeve në 2025-n, niveli më i ulët në 14 vite appeared first on Revista Monitor.

Bankat raportojnë shtrëngim të standardeve në kredinë për shtëpi

21 January 2026 at 11:47

Bankat raportuan shtrëngim të standardeve të kreditimit për blerjen e banesave në tremujorin e fundit të vitit të kaluar. Sipas vrojtimit të aktivitetit kreditues të Bankës së Shqipërisë, shtrëngimi i standardeve u nxit nga rreziku i perceptuar prej bankave për situatën aktuale e të pritur në tregun e banesave.

Kufizimet uniforme të vendosura në korrik të vitit 2025 nga Banka e Shqipërisë mbi raportin e kredisë ndaj vlerës së disbursuar dhe mbi raportin e shërbimit të borxhit ndaj të ardhurave në kreditë e reja për pasuritë e paluajtshme, u raportuan po ashtu nga bankat si faktorë që vepruan në kahun shtrëngues të standardeve të kreditimit.

Shtrëngimi i kushteve e termave të kreditimit u krye nëpërmjet kërkesave më të larta për kolateral në raport me kredinë e marrë me qëllim financimin e blerjes së banesave. Të gjitha elementet e tjera çmim dhe joçmim u raportuan të pandryshuara.

Ndërkohë, në kreditë konsumatore, standardet e kreditimit u raportuan të pandryshuara.

Pavarësisht shtrëngimit të standardeve në segmentin e kredisë për shtëpi, shkalla e miratimit të kredive për individët u raportua më e lartë në tremujorin e fundit të vitit 2025. Sipas bankave, rritja e shkallës së miratimeve për kredi të individëve u ndikua nga statusi i kredive aktuale dhe historiku i marrëdhënieve të kredimarrësit me bankën.

Kërkesa e individëve për kredi u raportua në rënie në tremujorin e fundit, si në blerjen e banesave, ashtu edhe në financimin e konsumit.

Faktorët që sollën rënien e kërkesës për kredi sipas gjykimit të bankave ishin nevojat më të ulëta në financimin e blerjes së banesave dhe të konsumit, zhvillimet aktuale e të pritura në tregun e banesave dhe kufizimet rregullatore që hynë në fuqi në korrik 2025.

Në tremujorin e parë të vitit 2026, bankat presin që kërkesa për kredi të jetë më e lartë, si në kreditë për blerjen e banesave, ashtu edhe në kreditë konsumatore.

Pej korrikut 2025, kanë hyrë në fuqi disa masa kufizuese të Bankës së Shqipërisë, që kanë qëllim të ngadalësojnë rritjen e kredisë për blerjen e banesave nga individët. Megjithatë, efekti i këtyre masave deri tani nuk ka qenë shumë i ndjeshëm. Të dhënat progresive të 11-mujorit 2025 tregojnë se vlera e kredisë për blerje banesash ka arritur një rekord të ri historik. Sektori bankar disbursoi pothuajse 59 miliardë kredi, 24.5% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 

The post Bankat raportojnë shtrëngim të standardeve në kredinë për shtëpi appeared first on Revista Monitor.

Taksat vendore 2026, Bashkia Tiranë thirrje bizneseve të vetëdeklarojnë të dhënat në e-Albania

21 January 2026 at 11:08

Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore ka ndërmarrë një nismë informuese për të rikujtuar bizneset, por jo vetë ata, edhe qytetarët që kanë pronë e cila përdoret për qëllim tregtar, mbi rëndësinë e vetëdeklarimit të saktë të të dhënave, si një hap thelbësor për përllogaritjen e drejtë të detyrimeve vendore për vitin 2026.

Në muajin shkurt nis procesi i përllogaritjes së detyrimeve vendore për çdo biznes dhe për pronarët që përdorin pronat e tyre për qëllime tregtare, përfshirë taksën e ndërtesës dhe tarifat vendore përkatëse.

Bashkia e Tiranës fton bizneset dhe pronarët e pronave tregtare që, përpara rillogaritjes së detyrimeve, të përditësojnë të dhënat e tyre në rast se gjatë vitit 2025 kanë pasur ndryshime, si p.sh. në xhiron vjetore, vendndodhjen e biznesit apo sipërfaqen e pronës së përdorur për qëllime tregtare.

Kjo përbën një mundësi për përditësimin e të dhënave në rast të ndryshimeve të tyre, duke garantuar saktësi në llogaritjen e detyrimeve.

NĂ« kuadĂ«r tĂ« kĂ«saj nisme, formulari i vetĂ«deklarimit u Ă«shtĂ« dĂ«rguar tashmĂ« taksapaguesve nĂ« profilin e tyre nĂ« portalin e-Albania, te rubrika “Dokumentat e mia”. PlotĂ«simi i kĂ«tij formulari mundĂ«son pĂ«rditĂ«simin e tĂ« dhĂ«nave reale dhe shmang pasaktĂ«sitĂ« nĂ« llogaritjen e detyrimeve vendore.

Procesi i plotĂ«simit Ă«shtĂ« i thjeshtĂ« dhe kryhet pĂ«rmes disa hapave: hyrja nĂ« portalin e-Albania me kredencialet pĂ«rkatĂ«se si qytetar ose biznes, aksesimi i rubrikĂ«s “Dokumentat e mia”, plotĂ«simi i formularit dhe dorĂ«zimi i tij.

Formulari i plotësuar mund të dorëzohet pranë sporteleve të Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore, me anë të shërbimit postar, ose online në adresën zyrtare të e-mail: taksat@tirana.al.

Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore, thekson se vetëdeklarimi i saktë, para fillimit të procesit të përllogaritjes, garanton një vlerësim korrekt të detyrimeve vendore dhe rrit transparencën në marrëdhënien me taksapaguesit.

Në rastet kur formulari nuk shfaqet në profilin e taksapaguesit në portalin e-Albania, qytetarët dhe bizneset ftohen të përditësojnë të dhënat e tyre pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore.

Megjithatë, mbetet e paqartë se sa e realizueshme është kjo, kur platforma e-Albania vazhdon të mos funksionojë normalisht.

 

“e-Albania kthehet nĂ« makth”, mĂ«ngjesi i biznesit fillon me pĂ«rpjekje pĂ«r t’u lidhur me sistemet

The post Taksat vendore 2026, Bashkia Tiranë thirrje bizneseve të vetëdeklarojnë të dhënat në e-Albania appeared first on Revista Monitor.

“e-Albania kthehet nĂ« makth”, mĂ«ngjesi i biznesit fillon me pĂ«rpjekje pĂ«r t’u lidhur me sistemet

21 January 2026 at 10:05

Mëngjesi i kësaj të mërkure po rezulton stresues për shumë biznese, siç po ndodh rëndom këto dy muajt e fundit. E-Albania, sistemi përmes të cilit funksionojnë shumë shërbime dhe për të cilin është investuar aq shumë, nuk funksionon.

Diella “fiket” sĂ«rish, bizneset mbeten pa punĂ«

“E-albania hapet deri nĂ« njĂ« farĂ« pike dhe pastaj rrotullohet”, thotĂ« njĂ« ekonomist i acaruar nga ky problem qĂ« tashmĂ« po zgjat prej javĂ«sh. Ai ka dĂ«rguar dhe fotot, teksa pĂ«rpiqet qĂ« tĂ« hyjĂ« nĂ« sistemin self-care, pĂ«rmes tĂ« cilit bizneset mund tĂ« shohin tĂ« gjitha faturat e blerjes qĂ« vijnĂ« nga furnitorĂ«t, apo tĂ« bĂ«jnĂ« shĂ«rbime tĂ« tilla si fiskalizimi i importeve, Bizneset e vogla pa tĂ« punĂ«suar mund ta pĂ«rdorin pĂ«r tĂ« fiskalizuar faturat e shitjes pa blerĂ« program.

“Plus qĂ« çdo fund muaji verifikojmĂ« blerje shitje, importe etj tĂ« programit qĂ« ne punojmĂ« me selfcare (Sepse selfcare bĂ«n kalimin automatk tĂ« librave nĂ« e-tax)

Dhe nĂ«se sefcare ka probleme (si sot) programi qĂ« kemi pĂ«r fiskalizim faturash nuk bĂ«n fiskalizim”, thotĂ« drejtuesja e njĂ« zyre kontabiliteti e konsulencĂ« pĂ«r biznesin.

EkonomistĂ« janĂ« bĂ«rĂ« si “gjurmues” tĂ« sistemit, duke e ndjekur minut pas minuti nĂ«se punon apo jo, por kjo po pĂ«rkthehet nĂ« kohĂ« tĂ« humbur pĂ«r ta, qĂ« askush nuk ua justifikon.

Probleme dhe për individët

Një tjetër burim i tha Monitor se edhe te kolaudimi i makinave ka rënë sistemi.

Edhe nĂ«se do tĂ« shkarkosh njĂ« certifikatĂ« personale Ă«shtĂ« e pamundur, sipas njĂ« prove tĂ« Monitor. NdonĂ«se mund tĂ« hyhet nĂ« llogarinĂ« e individit, kur i jep opsionin pĂ«rdor, dokumenti nuk shkarkohet. NdĂ«rkohĂ« nĂ« faqe prej tĂ« paktĂ«n njĂ« muaj del njoftimi qĂ« Drejtoria e PĂ«rgjithshme e Gjendjes Civile do tĂ« realizojĂ« operacione mirĂ«mbajtjeje dhe pĂ«rmirĂ«simi tĂ« sistemit elektronik tĂ« saj. “Ju informojmĂ« se gjatĂ« kĂ«tyre proçeseve mund tĂ« ketĂ« ndĂ«rprerje tĂ« pĂ«rkohshme apo ngadalĂ«sime nĂ« marrjen e tĂ« dhĂ«nave pĂ«rmes ndĂ«rveprimit me Regjistrin KombĂ«tar tĂ« Gjendjes Civile”

Lehtësim apo makth

“E-albania Ă«shtĂ« portali qeveritar ku shĂ«rbimet publike qĂ« gjenden nĂ« zyrat dhe sportelet fizike tĂ« institucioneve ofrohen nĂ« mĂ«nyrĂ« elektronike falĂ« PlatformĂ«s Qeveritare tĂ« NdĂ«rveprimit qĂ« ndĂ«rlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali Ă«shtĂ« konceptuar si njĂ« zyrĂ« elektronike me njĂ« ndalesĂ« ku qytetari regjistrohet duke pĂ«rdorur kartĂ«n e tij tĂ« identitetit dhe shĂ«rbehet duke kĂ«rkuar dhe aplikuar pĂ«r shĂ«rbimin qĂ« i nevojitet”, thuhet nĂ« faqen e e-albania.

Por, realiteti po tregon se këto shërbime, në vend të lehtësojnë bizneset dhe qytetarët po kthehen në një makth për ta.

Shteti fizik dhe virtual ikin me pushime, por penalizon bizneset, Diella as punon, as përgjigjet

 

The post “e-Albania kthehet nĂ« makth”, mĂ«ngjesi i biznesit fillon me pĂ«rpjekje pĂ«r t’u lidhur me sistemet appeared first on Revista Monitor.

Referencat e ndërtesave për banim në fshat, ja në cilat zona çmimet do barazohen me qytetin

21 January 2026 at 00:03

Sipas ndarjes së re të propozuar nga qeveria për çmimet e reja të referencës sipas rretheve, qyteti i Durrësit aktualisht ka një çmim të vetëm reference prej 67,500 lekësh për metër katror. Me hartën e re të çmimeve kadastrale, qyteti i Durrësit parashikohet të ndahet në 12 zona.

Zona nr. 12 do të përfshijë të gjitha fshatrat e qytetit, për të cilat është propozuar një çmim reference prej 67,500 lekësh për metër katror, i njëjtë me çmimin aktual të qytetit. Ndërkohë, çmimet e referencës për 11 zonat e tjera kadastrale, në të cilat do të ndahet qyteti i Durrësit, do të variojnë nga 68,000 lekë deri në 200,000 lekë për metër katror.

Skema e re e propozuar nga qeveria, ku pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« pĂ«rcaktohen çmime reference edhe pĂ«r fshatrat, ndjek nĂ« pĂ«rgjithĂ«si tĂ« njĂ«jtin parim. Çmimet e referencĂ«s pĂ«r zonat rurale janĂ« propozuar nĂ« nivele tĂ« barabarta me çmimet aktuale qĂ« aplikohen pĂ«r rrethet.

Monitor publikon zonat kadastrale të fshatrave ku çmimet fiskale do të barazohen me çmimet aktuale në rrethe.

Përveç përfshirjes për herë të parë të fshatrave në skemën e çmimeve të referencës, qeveria propozon edhe një risi tjetër në vlerat e reja. Për shumë zona rurale bregdetare, si ato në bashkitë Durrës, Himarë, Vlorë, Sarandë, Lezhë, Shkodër etj., nuk do të aplikohen çmime të njëjta me vlerat aktuale të rretheve.

Konkretisht, për fshatin Dhërmi, në bashkinë Himarë, qeveria ka propozuar çmime reference më të larta krahasuar me fshatrat e tjera. Për vijën bregdetare në Dhërmi, çmimi i propozuar është 140,000 lekë për metër katror. Ndërsa për zonat e tjera të fshatit Dhërmi, pra pas bregdetit propozohet të ketë çmim reference 58,000 lekë, sa çmimi actual për Himarën. Ndërsa Himara ndahet në 5 zona kadastrale ku çmimi më I lartë do të jetë 140 mijë lekë (ku përfshihet vija e parë bregdetare e fshatrave Dhërmi dhe Palasë).

Po ashtu, vija e parë bregdetare e Gjirit të Lalzit dhe Hamallajt do të ketë një çmim reference prej 190,000 lekësh për metër katror, ndërsa zonat e tjera të këtyre fshatrave do të kenë çmim reference të barabartë me çmimin aktual të qytetit të Durrësit, prej 67,500 lekësh për metër katror.

https://monitor.al/fshatrat-me-te-shtrenjte-sa-do-jene-cmimet-fiskale-nga-gjiri-i-lalezit-dhermi-ksamil-ne-velipoje/

Nëse me ndarjen e re brenda qyteti i Pogradecit është i ndarë në dy zona kadastrale me çmime për zonën nr.1  (përfshihet zona e banuar buzë vijës liqenore) 60 mijë lekë për metër katror dhe për zonën nr.2 ( zona e banuar pas vijës së liqenit) çmimi reference 50 mijë lekë. Pas rishikimit të projektvendimit të parë, qytetit të Pogradecit i shtohet edhe një zonë e tretë kadastrale që përfshin të gjithë fshatrat, nga fshatrat afër liqenit deri në fshatrat e Mokrës për të cilat është propozuar çmimi i referencës 49,900 lekë i njëjtë me çmimin e referencës që aplikohet sot për qytetin.

Mbi çmimet e referencës bashkitë llogarisin detyrimin për taksën e ndërtesës dhe taksës së ndikimit në infrastrukturë. Nëse aktualisht për llogaritjen e bazës së taksueshme të këtyre taksave që është vlera e pronës përdoren çmimet e referencës, për zonat rurale në mungesë të tyre, përdorej çmimi i qytetit por i reduktuar 35%. Me ndryshimet e reja të propozuara, bashkitë nuk do të kenë më të drejtë të reduktojnë çmimet e referencës për zonat rurale, por do të detyrohen të zbatojnë çmimet e reja që qeveria propozon.

Me ndarjen e re në total vendi është i ndarë në 176 zona kadastrale (pa përfshirë 31 zonat kadastrale të Tiranës). Numri i zonave rurale arrin në 60.

https://monitor.al/hartat-cmimet-e-reja-te-references-do-zbresin-edhe-ne-fshat-barazohen-me-referencat-e-rretheve/

 

ÇMIMET E REFERENCËS NË FSHATRA

Berat

Çmimi  41,400 lekĂ«/m2

Fshatrat: Malinat, Bilçë, Drobonik, Bardhaj i Ri, Starovë, Velabisht, Veterrik, Remanicë, Gjoroven, Palikësht, Veleshnje, Duhanas, Kodras, Lapardha 1, Lapardha 2, Qereshnik, Balibardhë, Dyshnik, Moravë, Ullinjas, Vodëz e Sipërme, Orizaj, Otllak,Sinjë, Mbolan, Mbjeshovë, Mbreshtan, Galinë, Sadovicë, Paftal, Kamçisht, Levan, Velçan, Osmënzezë 1, Osmënzezë 2, Plashnik i Vogël, Molisht, Bogdan i Poshtëm, Bogdan i Sipërm, Dardhë, Karkanjoz, Kostren i Madh, Kostren i Vogël, Mimias, Perisnak, Qafë Dardhë, Roshnik Qendër, Roshnik i Vogël, Vojnik, Rabjak.

 

Dimal

Çmimi i referencĂ«s 37,000 lekĂ«/m2

Fshatrat: BistrovicĂ«, KonisbaltĂ«, Pashalli, VokopolĂ«, Skrevan, Poshnje, Polizhan, Çiflik, ArrĂ«z, Agim, Banaj, GajdĂ«, Malas GropĂ«, Syzez, Sheq GajdĂ«, HingĂ«, Kuç, Kutalli, Sqepur, DrenovicĂ«, SamaticĂ«, Pobrat, RĂ«rĂ«z, Protoduar, Goriçan QendĂ«r, Goriçan Çlirim, Malas Breg, DonofrosĂ«, SlanicĂ«, Cukalat, Allambres, KrotinĂ«, ÇetĂ«

Kuçovë

Çmimi i referencĂ«s 36,000 lekĂ«/m2

Fshatrat: Havalehas, Kozare, Feras Kozare, Salcë Kozare, Vlashuk, Demollarë, Fier Mimar, Zdravë, Gegë, Drizë, Frashër, Perondi, Magjatë, Tapi, Goraj, Velagosht, Rreth Tapi, Polovinë, Lumas, Luzaj, Pëllumbas, Katundas, Zelevizhdë, Belesovë, Mëndrak, Sheqës, Bardhaj, Pashtraj, Vodëz, Krekëz, Koritëz

ÇorovodĂ«

Çmimi i referencĂ«s 25,000 lekĂ«/m2

Fshatrat: Zogas, Kalanjas, Dhores, VeseshtĂ«, PolenĂ«, OsojĂ«, GrepckĂ«, Liqeth, RehovicĂ«, Orizaj, CerovĂ«, VeleshnjĂ«, NishicĂ«, SharovĂ«, Çerenisht, Buzuq, Munushtir, RadĂ«sh, KoritĂ«, Mollas, Gradec, VĂ«rzhezhĂ«, SlatinjĂ«, StrorĂ«, BogovĂ«, KakrukĂ«, DobrushĂ«, PĂ«rparim, Bargullas, Novaj, NishovĂ«, Jaupas, Selan,  Lavdar, SpatharĂ«, Therepel, ValĂ«, VĂ«ndreshĂ« e Madhe 1, VĂ«ndreshĂ« e VogĂ«l 2, VĂ«ndreshĂ« e Malit 3, Ibro, Çepan, MuzhakĂ«, Rog, ZabĂ«rzan i Ri, ZabĂ«rzan, BlezĂ«nckĂ«, Malind, MuzhĂ«nckĂ«, Sevran i madh, Sevran i VogĂ«l, Qeshibes, StrĂ«nec, Kakos, PrishtĂ«, Potom, GjergjovĂ«, KoprĂ«nckĂ«, GĂ«rmenj, VisockĂ«, QafĂ«, HelmĂ«s, BackĂ«, MelskĂ«, NikollarĂ«, Dyrmish, StaraveckĂ«, TurbohovĂ«, KapinovĂ«, KrastĂ«, KrushovĂ«, Faqekuq, GostĂ«nckĂ«, Leshnje, VlushĂ«, BĂ«rsakĂ«, MĂ«lovĂ«, ZaloshnjĂ«, GjerbĂ«s, Ujanik, Gradec, StrafickĂ«, Vishanj, Barçi 1, Barçi 2, Kuç, RehovĂ«, GrĂ«msh, GjogovicĂ«, Floq, GrevĂ«, Posten, Kovaçanj, Gurazez, Çorrotat, CericĂ«, ZhepĂ«, LeskovĂ«, TrebĂ«l, DunckĂ«, Rromas, TĂ«rrovĂ«, Dobrenj, Buranj, Luadh, Shpatanj.

Qyteti Poliçan

Çmimi i referencĂ«s 26,000 lekĂ« /m2

Fshatrat: TĂ«rpan, Teman, Paraspuar, Tozhar, VokopolĂ«, Dodovec, RehovĂ«, ZhapokikĂ«, Çorogjaf, Panarit, Plashnik i Madh, Lugas, Zhitom i Madh, Zhitom i VogĂ«l, Mbrakull, VĂ«rtop, KapinovĂ«, ZgĂ«rbonjĂ«, VodicĂ«, FushĂ« Peshtan, Peshtan, DrenovĂ«, LybeshĂ«, Tomor i Madh, Tomor i VogĂ«l, Bregas

Peshkopi

Çmimi I referencĂ«s 49,000 lekĂ«/m2

Fshatrat: Tomin, Brezhdan, Cetush, Dohoshisht, Pilafe, Pollozhan, RrashnapojĂ«, Selane, UshtelenxĂ«, Bahute, Staravec, Shimçan, Zimur, Zdojan, Melan, Cerjan, Rabdisht, Zagrad, Begjunec, Trepçë, GrevĂ«, IlnicĂ«, BellovĂ«, PejkĂ«, Pjeçë, TrenĂ«, Kastriot, Brest i SipĂ«rm, Brest i PoshtĂ«m, Kishavec, KandĂ«r, Kukaj,Vakuf, FushĂ«-Kastriot, Borovjan, Deshat, Limjan, Sohodoll, Sohodoll i VogĂ«l, Vrenjt, PĂ«rgjegje, FushĂ«-LurĂ«, Borie-LurĂ«, Arth, GurĂ«-LurĂ«, LurĂ« e VjetĂ«r, ArrĂ«mollĂ«, Krej-LurĂ«, Pregj-LurĂ«, Sumej, Vlashej, MaqellarĂ«, BllatĂ« e Poshtme, BllatĂ« e SipĂ«rme, Burim, Çernen, FushĂ« e VogĂ«l, Katund i VogĂ«l, KĂ«rçisht i SipĂ«rm, KĂ«rçisht i PoshtĂ«m, Kllobçisht, KovashicĂ«, MajtarĂ«, Pocest, Pesjak, Podgorc, Vojnik, Dovolan, ErebarĂ«, Grezhdan, Herbel, Popinar, Gradec, Muhurr, Bulaç, FushĂ«-Muhurr, HurdhĂ«-Muhurr, Rreth-Kale, Shqath, VajmĂ«dhej,  Katund i Ri, Hotesh, Lishan i PoshtĂ«m, Lishan i SipĂ«rm, Arap i SipĂ«rm, Arap i PoshtĂ«m, SelishtĂ«, Kacni, Lukan, MurrĂ«, QafĂ«-MurrĂ«, SelishtĂ« e SipĂ«rme,SllovĂ«, KallĂ«, VleshĂ«, Zall-Kalis, DypjakĂ«, Palaman, SllatinĂ«, Shumbat, Venisht, Trojak, Ceren, Kullas, Ploshtan, RadomirĂ«, Shullan, TejzĂ«, UjĂ«mirĂ«, Vasie, Zall-DardhĂ«, LashkizĂ«, Lugjej, Menesh, Nezhaj, Qa, SoricĂ«, ShĂ«nlleshĂ«n, Tartaj, Zall-Reç, Bardhaj-Reç, Draj-Reç, Gur-Reç, HurdhĂ«-Reç, Kraj-Reç, NdĂ«rshenĂ«, Qafdraj, TharkĂ«,FushĂ« ÇidhĂ«n, Blliçe, Laçe, Rrenz,  Arras, Gur i Zi, Lazrej, KodĂ«r Leshaj, Mustafe, SinĂ« e SipĂ«rme, SinĂ« e Poshtme, ÇidhĂ«n, GrykĂ« NokĂ«

Bulqizë

Çmimi i referencĂ«s 41,800

Qyteti: KrastĂ«; Fshatrat: Vajkal nr1, Vajkal nr 2, Gjon, LenĂ«, Peshk, Val, Stavec, MĂ«lcu, NdĂ«rfushas, FushĂ« – BulqizĂ«, Dushaj, Dragua, Koçaj, Zerqan, KrajkĂ«, Peladhi, Smollik, Sofraçan, Sopot, Strikçan, TĂ«rnovĂ« e Madhe, TĂ«rnovĂ« e VogĂ«l, ValikardhĂ«, Zall-Sopot, Zall-Strikçan, Godvi, ShupenzĂ«, Vlashaj, BoçevĂ«, Homesh, OkshatinĂ«, KovashicĂ«, Zogjaj, Shtushaj, Topojan, MazhicĂ«, Gjuras, BllacĂ«, GjoricĂ« e SipĂ«rme, GjoricĂ« e Poshtme, Çerenec i SipĂ«rm, Çerenec i PoshtĂ«m, Viçisht, Lubalesh, Ostren i Madh, Radovesh, Kojavec, Lejçan, OrzhanovĂ«, Okshtun i Madh, OreshnjĂ«, Okshtun i VogĂ«l, Ostren i VogĂ«l, Tuçep, LladomericĂ«, PasinkĂ«, TĂ«rbaç,  KlenjĂ«, Gjinovec, Trebisht- Balaj, Trebisht- Çelebi, Trebisht- MucinĂ«, VĂ«rnicĂ«.

Burrel

Çmimi i referencĂ«s 44,300 lekĂ« /m2

Qyteti: Ulëz; Fshatrat: Baz, Fushë-Baz, Rreth Baz, Karicë, Drita, Derjan, Urxallë, Barbullej, Dukagjin, Gjoçaj, Lam i Madh, Zall Gjoçaj, Bruç, Prellë, Rremull, Rukaj, Laç, Urakë, Macukull, Dej Macukull, Shëlli, Vig, Shqefën, Komsi, Kodër Qerre, Frankth, Selixë, German, Batër e Vogël, Batër e Madhe, Midhë, Fshati Burrel, Zall-Shoshaj, Lis, Vinjoll, Gjalish, Burgajet, Zenisht, Shoshaj, Mallunxë,  Kokërdhok, Stojan, Madhesh, Lundre, Bushkash.

Klos

Çmimi i referencĂ«s 32,000 lekĂ« /m2

Fshatrat: Bejnë, Klos Katund, Shëngjun, Plani i Bardhë, Fullqet, Dars, Fshat, Bel, Unjate, Pleshë, Cerrujë, Patin, Bërshi, Xibër Murriz, Petralbë, Shkallë, Xibër Hane, Gur i Bardhë, Ketë, Kurdari, Kurqelaj, Skënderaj, Suç, Kujtim, Rripë, Gurrë e Vogël, Mishtër, Shulbatër, Dom, Gurrë e Madhe.

Durrës   

Çmimi i referencĂ«s 67,500 lekĂ« /m2

Qytetet: Sukth, Manëz; Fshatrat: Hamallaj, Kullë, Perlat, Vadardhë, Rushkull, Hidrovori, Likmetaj, Kërtushaj, Kapidanaj, Gjuricaj, Lalëz, Kuraten, Bizë, Draç, Shetaj, Katundi i Ri, Jubë, Qerret, Fllakë, Bisht-Kamëz, Rinia, Erzen, Sukth, Adriatik, Rrashbull, Arapaj, Shënavlash, Shkallnur, Manskuri, Romanat, Bozanxhije, Xhafzotaj, Armath, Borç, Hamallaj, Kameras, Radë, Shkallë, Fshat Manëz.

Shijak     

Çmimi i referencĂ«s 41,000 lekĂ« /m2

Fshatrat: Maminas, Karreç, Vlashaj, Karpen, Bodinak, MetallĂ«, Bilalas, Rubjek, Xhafzotaj, PjezĂ«, Rreth, Sallmone, Koxhas, Borake, Guzaj, VllazĂ«rimi, Gjepalaj, HardhishtĂ«, Çizmeli, Eminas i VogĂ«l, Likesh, KĂ«netĂ«, ShtrazĂ«, Shahinaj, ShetĂ«l.

Krujë     

Çmimi i referencĂ«s 51,000 lekĂ« /m2

Fshatrat: Barkanesh, PicĂ«rragĂ«, Brret, FushĂ« KrujĂ«, Arrameras 1, Luz 1, Hasan, Larushk 1, Halil, ZgĂ«rdhesh, ZallĂ«, Luze 2, Larushke 2, Arrameras 2, Bubq, Bilaj, Budull, MazhĂ« – Madhe, MazhĂ« – VogĂ«l, Mallkuç, MurqinĂ«, NikĂ«l, TapizĂ«, QerekĂ«, Rinas, Virjon, Buran, Mukaj, Kurcaj, ZezĂ«, KodĂ«r-ThumanĂ«, BorizanĂ«, Derven, GramĂ«z, ThumanĂ«, Bushnesh, Dukagjin i Ri, Sukth-Vendas, Miliska, Derven KodĂ«r, Cudhi-Zall, NojĂ«, Mafsheq, ShqezĂ«, ShkretĂ«, Cudhi – Kant, Kroi Madh, Bruz-Zall, Bruz-Mal, RranxĂ«.

Elbasan

Çmimi i referencĂ«s 50,300 lekĂ« /m2

Fshatrat: Labinot-Fushë, Godolesh, Griqan i Sipërm, Griqan i Poshtëm, Xibrakë, Mengel, Labinot-Mal, Guri Zi, Sericë, Lamollë, Benë, Lugaxhi, Qafë, Qerret, Shmil, Dritas, Gjinar, Lleshan, Valesh, Pashtresh, Derstilë, Lukan, Sterstan, Xibresh, Maskarth, Kaferr, Pobrat, Shushicë, Shelcan, Mlizë, Hajdaran, Fush-Bull, Vasjan, Polis i Vogël, Polis Vale, Vreshtaj, Gjergjan, Bujaras, Gjonmë, Kështjellë, Kodër Bujaras, Muriqan, Thanë, Branesh, Bixëlle, Prec e Sipërme, Cerujë, Korrë, Mollagjesh, Krrabë e Vogël, Prec e Poshtme, Stafaj, Shirgjan, Bathes, Bujqës, Jagodinë, Kuqan, Kryezjarr, Mjekës, Tregan, Blerimas, Bizhdan, Cikallesh, Gurisht, Kacivel, Kyçyk, Muçan, Shinavlash, Shilbater, Trepsenisht, Tudan, Gracen, Plangaricë, Tërbaç, Bodin, Shingjin, Gjorm, Pajengë, Mamel, Dopaj, Bradashesh, Balëz Lart, Balëz Poshtë, Kusarth, Kozan, Karakullak, Letan, Rrilë, Shtemaj, Ulën, Katund i Ri, Fikas, Petresh, Shëmhill, Shijon, Reçan, Gurabardh, Zavalinë, Seltë, Kamiçan, Joronishtë, Nezhan, Burrishtë, Papër, Broshkë, Murras, Valas, Vidhas, Pajun, Bizhutë, Papër-Sallak, Vidhas-Hasgjel, Lugaj, Jatesh, Balldre, Ullishtaj.

Qyteti Cërrik

Çmimi i referencĂ«s 38,300 lekĂ« /m2

Fshatrat: GostimĂ«, Gjyral, Shtepanj, ShushicĂ«, Shtermen, Malasej, Çartalloz, Mollas, SelitĂ«, Kamuna, Dragot, Topojan, Linas, Dasar, ShalĂ«s, Liçaj, Kurtalli, XibrakĂ«, Xherie, Kodras, Klos, Selvias, Qyrkan, Lumas, QafĂ«, Floq, Trunç, BanjĂ«.

Belsh

Çmimi i referencĂ«s 35,000 lekĂ« /m2

Fshatrat: Belsh QĂ«ndĂ«r, Çepe, Dushk, Belsh, Stanaj, ShkozĂ«, QafĂ« ShkallĂ«, Seferan, Trojas, ShkĂ«ndi, Gradisht, MarinĂ«z, Shtith, Grekan, DĂ«shiran, Guras, RrenĂ«s, Kajan, Dragot, Lisaj, Dragot-Dumre, Gjinuk, Gjolen, Turbull, Çestije, Merhoj, Drizaj, FierzĂ«, Hardhi, ÇerragĂ«, KosovĂ«, RrasĂ« e SipĂ«rme, Shegas, Guri i BardhĂ«, RrasĂ« e Poshtme.

Peqin

Çmimi i referencĂ«s 39,000 lekĂ« /m2

Fshatrat: PajovĂ«, Gryksh i Madh, Bishqem, Paulesh, Bishqem FushĂ«, Leqit, Lazarej, Haspiraj, Hasnjok, Çengelaj, GarunjĂ« e Paprit, Cacabej,KarinĂ«, Kazije, RozejĂ«, ProgĂ«r, Sinametaj, Drangaj, GarunjĂ« e VogĂ«l, PĂ«rparim, Galush, LisnajĂ«, Bicaj, Caushaj, Fatish, GarunjĂ« e Madhe, Arven, Gjevur, Kodras, Lolaj, Katesh, Çopanaj, Uruçaj, Gjocaj, Bregas, Çelhakaj, Kurtaj, Vashaj, Rumbullak, Hasmashaj, Bardhas, Blinas, Sallbegaj, ShezĂ« e Madhe, KarthnekĂ«, ShezĂ« e VogĂ«l, Pekisht, Trash, Algjinaj, Gryksh i VogĂ«l.

Gramsh

Çmimi i referencĂ«s 43,000 lekĂ« /m2

Fshatrat: Pishaj, TrashovicĂ«, ShĂ«mrizĂ«, Ostenth, GurrĂ«z, CerunjĂ«, Çekin, Qerret, Koçaj, VinĂ«, Fshat-Gramsh, DrizĂ«, Cingar i SipĂ«rm, Cingar i PoshtĂ«m, Galigat, Kotorr, GjergjovinĂ«, StrorĂ«, Liras, Tervol, Kodovjat, BratilĂ«, Bulçar, KishtĂ«, Kokel, Posnovisht, Shelcan, BĂ«rsnik i PoshtĂ«m, BĂ«rsnik SipĂ«rm, Mashan, Broshtan, Zamshe, Kukur, Grazhdan, GribĂ«, Kalaj, Mukaj, Rashtan, Rmath, SnosĂ«m, Sojnik, KushovĂ«, Bregas, GjeraqinĂ«, Dumberas, BĂ«rsnik, UlovĂ«, SotirĂ«, KerpicĂ«, Lenie, Bicaj, GrabovĂ« e Poshtme, GrabovĂ« e SipĂ«rme, Kurate, Valth, Poroçan, Lleshan, GjerĂ«, Kabash, Holtas, SkĂ«nderbegas, BletĂ«z, Ermenj, FushĂ«z, Harunas, KotkĂ«, Kullollas, LemnushĂ«, NartĂ«, Siman, SĂ«mbĂ«rdhenj, Vidhan, Zenelas,Sult, Mazrek, Dushk, KukuçovĂ«, KutĂ«rqar, KodĂ«r Zgjupe, Zgjup FushĂ«, Dufshan, Grekan,  TunjĂ«, Duzh, Irmanj, Jançe QĂ«ndĂ«r, Jançe Mal, KatĂ«rlis, LubinjĂ«, Oban, Prrenjas, Plepas, SaraselĂ«, TunjĂ« e Re.

Librazhd

Çmimi i referencĂ«s 44,000 lekĂ« /m2

Fshatrat: Librazhd QĂ«ndĂ«r, ArrĂ«z, Babje, DorĂ«z, DragostunjĂ«, Kuturman, Gizavesh, Librazhd Katund, Marinaj, QarrishtĂ«, Spathar, TogĂ«z, MerqizĂ«, Semes, Hotolisht, DardhĂ«, Vulçan, BuzgarĂ«, KokrevĂ«, Vehçan, XhyrĂ«, Çerçan, Lunik, Prevall, DranovicĂ«, KostenjĂ«, LetĂ«m, Zgosht, Koshorisht, StĂ«blevĂ«, Zabzun, BorovĂ«, LlangĂ«, Sebisht, MoglicĂ«, Prodan, Polis, MirakĂ«, GostimĂ«, Sheh, GurĂ«shpatĂ«, Vilan, OrenjĂ«, Floq, Gurakuq, Ballgjin, Rinas, Zdrajsh Verri, Zdrajsh, NeshtĂ«, MĂ«xixĂ«, FunarĂ«s.

Prrenjas

Çmimi i referencĂ«s 41,780 lekĂ« /m2

Fshatrat: Prrenjas-Fshat, Rrashtan, Qukës Shkumbin, Qukës Skënderbej, Skroskë, Mënik, Gurrë, Bërzeshtë, Fanjë, Karkavec, Dritaj, Pishkash, Pishkash Veri, Rrajcë, Sutaj, Skënderbej, Bardhaj, Katjel, Kotodesh, Urakë, Stravaj, Stranik, Farret, Shqiponjë, Sopot.

Fier

Çmimi i referencĂ«s 53,100 lekĂ« /m2

Fshatrat: Cakran, Cakran i Ri, Floq, Buz Madh, Hambar, Varibop, VjosĂ«, Kreshpan, Gjorgos, Vreshtas, GorishovĂ«, Gjonç, Mbrostar, Verri, Vajkan, Petov, Kallmi i Madh, Kallmi i VogĂ«l, LibofshĂ«, Rreth LibofshĂ«, Vanaj, Daullas, Agimi, Metaj, Gozhdaras, Havaleas, NdĂ«rnĂ«nas, Hasturkas, Adriatik, Çlirim, Mujalli, Grecalli, Daullas, Afrim i Ri, VadhizĂ«, Zhupan, DrizĂ«, DrizĂ« Myrteza, RomĂ«t,DĂ«rmenas, Pojan, KryegjatĂ«, Havaleas, HoxharĂ«, RadostinĂ«, Sulaj, Hamil, Muçaj, BaltĂ«z, Povelçë, DarĂ«zezĂ« e Re, TopojĂ«, Seman, Gjokalli, Sheq Marinas, Sheq, FushĂ«, GrykĂ«, Seman i Ri, Kavaklli, Levan, Ferras, Peshtan i Madh, Peshtan i VogĂ«l, Shtyllas, Bishan, Bashkim, BoçovĂ«, MartinĂ«, PishĂ« Poro, Qarr, Frakull e Madhe, Frakull e VogĂ«l, AdĂ«, Peshtan Bregas, Kafaraj, KashishtĂ«, Sheq Musalala, Çerven, PortĂ«z, Mbyet, Plyk, Kraps, Lalar, Patos Fshat.

Patos

Çmimi i referencĂ«s 28,000 lekĂ« /m2

Fshatrat: Kuqar, Dukas, Rërës, Margëlliç, Rusinjë, Griz, Banaj, Zharëz, Fshat i Ri, Frashër, Verbas, Sheqishtë, Belinë, Ruzhdie, Siqecë, Gjynaqarë, Drenie, Kasnicë.

Roskovec

Çmimi i referencĂ«s 30,000 lekĂ« /m2

Fshatrat: Jagodinë, Kuman, Marinëz, Vidhishtë, Luar, Kurjan, Mbërs, Ngjeqan, Vlosh, Strum, Arapaj, Suk 1, Suk 2, Velmish.

Lushnjë

Çmimi i referencĂ«s 40,100 lekĂ« /m2

Fshatrat: KarbunarĂ«, Saver,  ToshkĂ«s, Zhelizhan, Delisufaj, Biçakaj i vjetĂ«r, Allkaj, Lifaj i Ri, Çukas i Ri, Mazhaj, BubullimĂ«, Eskaj, Gjonas, Halilaj, PirrĂ«, KamçishtĂ«, Imsht, Hysgjokaj, Kurtin, Çanakaj, Kupaj, Lekaj, Golem i Madh, Allprenaj, Shegas, Hajdaraj, Plug, Golemi i VogĂ«l, Gramsh, Dushk Peqin, Konjat, Zham Fshat, Dushk i Madh, Zham Sektor, Thanasaj, KarbunarĂ« e SipĂ«rme, Mollas, Kasharaj, KashtĂ«bardhĂ«, StankarbunarĂ«, ZgjanĂ«, Balaj, Skilaj, MurizĂ« Peqin , Biçakaj,Ballagat, Gjuzaj, Garunjas, Gjyshaj, Jazexhi, Manasufaj, XibrakĂ«, Jeta e Re, KosovĂ« e VogĂ«l, Fier Shegan, Koçaj, BarbullinjĂ«, Çinar, Sejmenas, ThanĂ«, Çukas i VjetĂ«r, Murriz Kozare, Qerret i VjetĂ«r, Qerret i ri, Biçakaj i Ri, KolonjĂ«, Gorre, BishqethĂ«m, Lumth, RrapĂ«s Fshat, Shakuj, ArdenicĂ«, Bitaj, RrapĂ«s Sektor, Krutje e SipĂ«rme, Krutje e Poshtme, Fier i Ri, Zhym, Rrupaj, Lifaj i VjetĂ«r, Kadiaj, NgurrĂ«s i Madh, NgurrĂ«s i VogĂ«l, ArrĂ«s, Gjaz.

 Divjakë

Çmimi i referencĂ«s 40,100 lekĂ« /m2

Fshatrat: MizĂ«, XengĂ«, Germenj i Madh, Germenj i VogĂ«l, Hallvaxhias, Bregas, Dushk Cam, Zharnec, Bishtçukas, ÇermĂ« Shkumbin, ÇermĂ« ProshkĂ«, Sulzotaj, ÇermĂ« e SipĂ«rme, TĂ«rbuf, ShĂ«nepremte, ÇermĂ« Pasha, Grabjan, Stravec, Ferras, KĂ«mishtaj, Mertish, Goricaj, SopĂ«s, Fier Seman, GradishtĂ«, Gungas, Spolet, BabunjĂ«, Remas, Muçias, Karavasta Fshat, Gure, Kryekuq, KamenicĂ«, Karavasta e re, Adriatik.

Ballsh

Çmimi i referencĂ«s 30,000 lekĂ« /m2

Fshatrat: VisokĂ«, BelishovĂ«, Belistan, DrenovĂ«, DrenovĂ« FushĂ«, Kash, UsojĂ«, Ngraçie, Lavdan, Lapulec, LofkĂ«nd, Dukas, GreshicĂ«, GreshicĂ« e Re, Aranitas, Panahor, KalenjĂ«, Cfir, Metoh, Çyçen, Hekal, Klos, Mollaj, RromĂ«s, Ngraçan, Riban,KutĂ«, Drizar, AnĂ«breg, Çorrush, Poçëm, Behaj, DamĂ«s, GadurovĂ«, Malas, Kremenar, NinĂ«sh,  SelitĂ«, GjerbĂ«s, Kapaj, ÇërrilĂ«.

Gjirokastër

Çmimi i referencĂ«s 47,400 lekĂ« /m2

Fshatrat: FushĂ«bardhĂ«, Zhulat, TaroninĂ«, MashkullorĂ«, PalokastĂ«r, Çepun, KodĂ«r, Plesat, Kardhiq, Prongji, HumelicĂ«, Lazarat, Kordhoce, Picar, ShtĂ«pĂ«z, KolonjĂ«, Golem, Kaparjel, Qesorat, Dhoksat, KĂ«llĂ«z, Mingul, NokovĂ«, Erind, Gjat, Kakoz, Karjan, Valare, Andon Poçi, HundĂ«kuq, TĂ«rbuq, LabovĂ« e Madhe, LabovĂ« e VogĂ«l, Asim Zeneli, Arshi Lengo, KrinĂ«, Tranoshisht, Saraqinisht.

Libohovë

Çmimi i referencĂ«s 27,000 lekĂ« /m2

Fshatrat: Labovë e Sipërme, Labovë e Poshtme, Suhë, Stegopull, Bulo, Drino, Nepravishtë, Sheper, Nivan, Konckë, Vithuq, Hoshtevë, Doshnicë, Zhej, Lliar, Topovë, Nderan.

Tepelenë

Çmimi i referencĂ«s 32,500 lekĂ« /m2

Fshatrat: Dukaj, Salari, Turan, Mamaj, Veliqot, Bënçë, Dragot, Beçisht, Mezhgoran, Peshtan, Hormovë, Lekël, Kodër, Luzat, Sinanaj, Matohasanaj, Dorëz, Dhëmblan, Lab Martalloz, Progonat, Lekdush, Gusmar, Nivicë, Rexhin.

Memaliaj

Çmimi i referencĂ«s 15,000 lekĂ« /m2

Fshatrat: Memaliaj Fshat, Vasjar, Cerrilë, Mirinë, Damës, Kallëmb, Kashisht, Bylysh, Izvor, Luftinjë, Luftinjë e Sipërme, Rrapaj, Rabie, Gllavë e Vogël, Maricaj, Arrëz e Madhe, Vagalat, Tosk Martalloz, Dervishaj, Zhapokikë, Zhapokikë e Sipërme, Ballaj, Luadhaj, Buz, Kalemaj, Badër, Kurtjez, Golemaj, Arrëz e Vogël, Shalës, Xhafaj, Gllavë, Selckë, Selckë e Vogël, Komar, Bardhaj, Krahës, Krahës i Sipërm, Zhulaj, Lulëzim, Levan, Allkomemaj, Kalivaç, Përparim, Leshnjë, Xhaxhaj, Qesarat, Iliras, Amanikaj, Toç, Anëvjosë, Koshtan, Kamçisht

Përmet

Çmimi i referencĂ«s 37,000 lekĂ« /m2

Fshatrat: ÇarçovĂ«, Vllaho – PsilloterĂ«, BiovizhdĂ«, ZhepĂ«, DraçovĂ«, Iliar – Munushtir, StrĂ«mbec, PĂ«llumbar, Kanikol, FrashĂ«r, Zavalan, Ogren – Kostrec, Gostivisht, Miçan, VĂ«rçisht, KreshovĂ«, Soropull, Petran, LeshnicĂ«, Leus, LipĂ«, QilarishtĂ«, BadilonjĂ«, BenjĂ« – NovoselĂ«, DelvinĂ«, Kaludh, LupckĂ«, Gjinakar, Ogdunan, Lipivan-TrabozishtĂ«, Tremisht, Bodar, PiskovĂ«, Bual, KosinĂ«, RapckĂ«, MokricĂ«-ZleushĂ«, Kutal, KosovĂ«, HotovĂ«, Odriçan, Raban, Alipostivan, BorockĂ«, Gosnisht, Pagri, Pacomit, GrabovĂ«, ArgovĂ«.

Qyteti Këlcyrë

Çmimi i referencĂ«s 24,600 lekĂ« /m2

Fshatrat: Fshat KĂ«lcyrĂ«, Mbrezhdan, MaleshovĂ«, Limar, Leskaj, Ballaban, Vinokash, Vinokash FushĂ«, Komarak, Mazhar, Kondas, Psar, Ball, KajcĂ«, Pavar, ToshkĂ«z, BubĂ«s 1, BubĂ«s 2, Beqaraj, SukĂ«, GoricĂ«, Fshat i Ri, RodenjĂ«, Podgoran, Podgoran FushĂ«, UjmirĂ«, ZhepovĂ«, Shelq, Topojan, Luar, Delilaj, Çorogunj, TaroninĂ«, Beduqas, Tolar, Panarit, Riban, Varibop, Kuqar, MĂ«rtinjĂ«, Xhanaj, BĂ«njĂ«, Fratar, Senican, KatundishtĂ«, Leskovec, GĂ«rdas, KodrishtĂ«

Fshati Jorgucat çmimi i referencës 30,600 lekë/m2

Fshatrat: Dervican, Goranxi, VanistĂ«r, HaskovĂ«, Dhuvjan, SofratikĂ«, Terihat, GoricĂ«, Frashtan, Lugar, Grapsh, PeshkĂ«pi e SipĂ«rme, PeshkĂ«pi e Poshtme, GlinĂ«, Vrahogoranxi, Radat, Jorgucat, Zervat, Bularat, BodrishtĂ«, KĂ«rrĂ«, VodhinĂ«, Pepel, Klishar, Selo, Likomil, LlovinĂ«, Krioner, SotirĂ«, Llongo, KoshovicĂ«, DritĂ«, Kakavie, Vrisera, Poliçan, Skore, Sopik, ÇatistĂ«r, Mavrojer, Hllomo, SelckĂ« çmimi i referencĂ«s 27,000 lekĂ«/m2.

Korçë

Çmimi i referencĂ«s 45,800 lekĂ«/m2

Fshatrat: Bulgarec, Lumalas, Biranj, Melcan, PorodinĂ«, DishnicĂ«, Shamoll, Belorta, Kuç i Zi, Barç, Çiflig, Malavec, Neviçisht,  Voskop, DĂ«rsnik, Polen, Vinçan, GoskovĂ« Lart, GoskovĂ« PoshtĂ«, Damjanec, VoskopojĂ«, ShipskĂ«, KrushovĂ«, Gjonomadh, Lavdar, Lekas, Marjan, Gjonbabas, Gurmujas, Shkozan, Xerje, Tudas, GjergjevicĂ«, Lavdar  Brozdovec, Mazrek, PoponivĂ«, Vithkuq, Leshnje, Gjanc, LubonjĂ«, RehovĂ«, Roshanj, TrebickĂ«, GrabockĂ«, TreskĂ«, StratobĂ«rdh, Panarit, ShtyllĂ«, CemericĂ«, Mollaj, Floq, PulahĂ«, UjĂ« BardhĂ«, KamenicĂ«, DrenovĂ«, Mborje, BoboshticĂ«, MoravĂ«, Qatrom, Ravonik, Turan, DardhĂ«.

Maliq    

Çmimi i referencĂ«s 27,800 lekĂ«/m2

Fshatrat: Kolanec, Goce, Gjyras, Bickë, Fshat Maliq, Plovisht, Libonik, Drithas, Vloçisht, Vashtëmi, Pocestë, Symiz, Klocë, Shkozë, Kembëthekër, Beras, Zboq, Memël, Manastirec,  Zvarisht, Dolan, Lozhan, Lozhan i Ri, Senisht, Tresovë, Strelcë, Shalës, Selcë, Velçan, Mesmal, Moçan, Mjaltas, Marjan, Desmirë, Qënckë, Babjen, Dolanec,Moglicë, Gopesh, Dobërçan, Maliq-Opar, Gurkuq, Bardhas, Zerec, Dushar, Torovec, Shpatmal  Peshtan, Lumaj, Protopapë, Osojë, Gurshqipe, Kucakë, Nikollarë, Vreshtas, Sheqeras, Bregas, Podgorie, Pirg, Gurishtë, Zvirinë, Leminot, Qershizë, Kakaç, Shqitas, Veliternë, Sovjan, Novoselë, Bubuq, Pojan, Zvezdë, Shëngjergj, Kreshpanj, Plasë, Zëmblak, Burimas, Pendavinj, Terovë, Rov, Orman, Rëmbec.

Qyteti Pustec

Çmimi i referencĂ«s 35,000 lekĂ«/m2

Fshatrat: Pustec, Diellas, Lajthizë, Zaroshkë, Cerje, Goricë e Vogël, Goricë e Madhe, Kallamas, Gollomboc.

Leskovik

Çmimi i referencĂ«s 23,000 lekĂ«/m2

Fshatrat: Starie, BejkovĂ«, Psar, SelenicĂ«, KreshovĂ«, Gostivisht, LĂ«ngĂ«s, Kodras, Kabash, BorovĂ«, Taç QĂ«ndĂ«r, Taç PoshtĂ«, Taç LartĂ«, RehovĂ«, Gjonç, Prodan, PobickĂ«, CerckĂ«, Radat, RadovĂ«, Postenan, LashovĂ«, Peshtan, PodĂ«, Kovaçisht, VrepckĂ«, GĂ«rmenj, Radanj, GlinĂ«, Gjirakar, NovoselĂ«, MesiçkĂ«, Kagjinas, Zharkan, Piskal, Vitisht, Shijan, Kaduç, NdĂ«rrmarr, Mbreshtan,  Barmash, LeshnjĂ«, ShalĂ«s, Gozhdorazhd, Sanjollas, Kamnik, BĂ«njĂ«z, Radimisht, ArrĂ«z, Rajan,Mollas, Skorovot, Qinam, VodicĂ«, Qafzez, HelmĂ«s, ShtikĂ«, Pepellash, ButkĂ«, Kozel, Milec, Bezhan, Boshanj, Blush, Çlirim, Qesarak, Kaltanj, QytezĂ«, SelenicĂ« e PishĂ«s, Luaras, LĂ«nckĂ«, Kurtez, OrgockĂ«, Qinam- RadovickĂ«, RadovickĂ«, Psar i Zi.

Bilisht

Çmimi i referencĂ«s 35,000 lekĂ«/m2

Fshatrat: BitinckĂ«, Tren, Buzliqen, VĂ«rnik, VishocicĂ«, Kuç, PoloskĂ«, KapshticĂ«, Trestenik, KurilĂ«, Hoçisht, Grace, Baban, Stropan, Eçmenik, PĂ«rparimaj, Grapsh, Çipan, Borsh, BradvicĂ«, ProgĂ«r, Mançurisht, Cangonj, Pilur, Vranisht, BickĂ«, RakickĂ«, Shyec, Miras, VidohovĂ«, ArrĂ«z, ÇetĂ«, QytezĂ«, SinicĂ«, NikolicĂ«, Menkulas, PonçarĂ«, Braçanj, KoshnicĂ«, Dobranj, Fitore, Ziçisht, Gjyres, Sul.

 Pogradec

Çmimi i referencĂ«s 49,900 lekĂ«/m2

Fshatrat: Udenisht, Memlisht, ÇervenakĂ«, Piskupat, Lin, Buqez, Buçimas, Tushemisht, PeshkĂ«pi, Gurras, GĂ«shtĂ«njas, Remenj, VĂ«rdovĂ«, BahçallĂ«k, ÇërravĂ«, BlacĂ«, Bletas, Alarup, PretushĂ«, GrabovicĂ«, Nizhavec, Kodras, LeshnicĂ«, Lumas, QershizĂ«, Dardhas, StropckĂ«, Grunjas, Prenisht, DerdushĂ«, Osnat, Lekas, NicĂ«, StĂ«rkanj, TrebinjĂ«, ÇezmĂ« e Madhe, ÇezmĂ« e VogĂ«l, Hondisht, SelcĂ« e SipĂ«rme, LlĂ«ngĂ«, Plenisht, HoshtecĂ«, ZemcĂ«, Potgozhan, MalinĂ«, Kalivaç, Pevelan, DunicĂ«, Guri i BardhĂ«, Proptisht, Rodokal SipĂ«r, Rodokal PoshtĂ«, Homezh, SlabinjĂ«, SomotinĂ«, KriçkovĂ«, SelcĂ« e Poshtme, Homçan, VĂ«rri, Golik, SlatinĂ«, BaribardhĂ«, SelishtĂ«, Zalltore, Velçan, BuzahishtĂ«, ShpellĂ«, BishnicĂ«, JollĂ«, Losnik, Laktesh, SenishtĂ«.

Kukës

Çmimi i referencĂ«s 54,000 lekĂ«/m2

Fshatrat: Gostil, Drinas, ShĂ«mri, ShtanĂ«, Petkaj, Mgulle, Çam, Gdheshte, PistĂ«, Spas, Shikaj, Dukagjin, Kalimash, Kryemadh, Bushat, Bicaj, Osmane, Mholaj, Mustafaj, NangĂ«, Kolesjan, Domaj, GabricĂ«, TĂ«rshenĂ«, LusĂ«n, ZallĂ«, Malqene, Resk, Ujmisht, SkavicĂ«, Tejdrine, MorinĂ«, Bardhoc 1, Bardhoc 2, Breg-LumĂ«, Pobreg, Gjegjan, ShtiqĂ«n, Koder Lume, Krenze, GjallicĂ«, Orgjost, Kosharisht, Pakisht, Zapod, OrçikĂ«l, Bele, LojmĂ«, Shishtavec, Novosej, Kollovoz, ShtrezĂ«, Borje, OreshkĂ«, CĂ«rnalevĂ«, Topojan, Xhaferraj, Turaj, Brekije, Nimçë, BushtricĂ«, Gjegje, Matranxh, Palush, VilĂ«, Barruç, Shpat, Fshat, ÇajĂ«, BuzĂ«madhe, Shkinak,  GĂ«shtejĂ«, KodĂ«r-GĂ«shtejĂ«, Kalis, GurrĂ«, Pralisht, Çinamak, FusharĂ«, Surroj, Aliaj, ArrĂ«n, ArrĂ«z, BarrĂ«, VĂ«rrij, TejmollĂ«, Kolsh, MamĂ«z, Myç-MamĂ«z.

Krumë

Çmimi i referencĂ«s 24,500 lekĂ«/m2

Fshatrat: Krumë, Gajrep, Cahan, Mujaj-Dajç, Zahrisht,Fajza, Vranisht, Tregtan, Likeni i Kuq, Metaliaj, Brenogë, Gjinaj, Pusi i Thatë, Myç-Has, Domaj, Pogaj, Kishaj, Golaj, Nikoliq, Bardhaj, Perollaj, Vlahen, Letaj, Peraj, Dobrunë, Zgjeç, Qarr, Helshan, Kosturr.

Bajram-Curri

Çmimi i referencĂ«s 27,900 lekĂ«/m2

Qyteti: FierzĂ«; Fshatrat: Tpla, Dushaj i PoshtĂ«m, DegĂ«, Breg-Lum, BrisĂ«, Salce, Palç, Peraj, Gjonpepaj, Lekbibaj, Tetaj, ShĂ«ngjergj, Curraj i PoshtĂ«m, Betoshe, Qerreç Mulaj, Curraj i SipĂ«rm,Margegaj, FushĂ« Lumi, Koçanaj, Shoshan, Lagja PaqĂ«s, BradoshnicĂ«, Dragobi, Çerem, ValbonĂ«, Rragam, BukovĂ«, Jaho Salihi, Llugaj, LuzhĂ«, Rrez-Mali, Rragam,Bujan, RosujĂ«, Dojan, Markaj, Gri, Lekurtaj, Selimaj, BllatĂ«, Gri e Re,Pac, ZherkĂ«, Vlad, Çorraj-Veliç, BerishĂ«, Visoçë, Mash, Zogaj, Prush, Kepenek, Kam, Leniq, AstĂ«, Kojel, Viçidol, Kasaj, Gegaj, Buçaj, Papaj, Sopot, BabinĂ«, Begaj, Shumice-Ahmetaj, Myhejan, Kovaç, KĂ«rrnajĂ«, ShkĂ«lzen.

Shëngjin

Çmimi i referencĂ«s 56,000 lekĂ«/m2

Fshatrat: Ishull-Shëngjin, Ishull- Lezhë, Mali-Shëngjin, Mali- Rencit, Kodër Mulliri, Zejmen, Tresh, Pruell, Berzane, Pllanë, Markatomaj, Spiten,  Shënkoll, Rilë, Tale 1, Tale 2, Barbullojë, Grykë-Lumi, Gajush, Alk,  Balldren, Mali-Kakariq, Qëndër-Kakariq, Gocaj, Balldren i Ri, Torovicë, Malecaj, Koljakaj, Kallmet i Madh, Kallmet i Vogël, Rraboshtë, Mërqi, Blinisht, Troshan, Fishtë, Krajnë, Piraj, Baqel, Kodhel, Dajç, Gjadër, Gramsh, Mabë, Dragush, Kotërr, Zojs, Ungrej, Kashnjet, Gjobardhaj, Kalivaç, Ras-Butë, Zinaj, Fregen, Kaluer, Sukaxhi, Kolsh, Gjash, Kacinar, Patalej, Lalm, Lalm Lukaj, Velë, Manati, Grykë, Barbullojë e Re.

Qyteti Rrëshen

Çmimi i referencĂ«s 29,500 lekĂ«/m2

Qytetet: Kurbnesh, Reps; Fshatrat: Ndërfushas, Ndërfan, Gëziq, Tarazh, Jezull, Kodër Rrëshen, Sheshaj, Fushë-Lumth, Malaj, Malaj Epërm, Tenë, Lurth, Bukmirë, Kulmë, Fierzë, Bulshizë, Fang, Rasfik, Katund i Vjetër, Munaz, Rreja e Zezë, Rreja e Velës, Vau Shkezë, Rrethi i Sipërm, Livadhëz, Bulger, Lufaj, Bardhaj, Lëkundë, Zajs, Kthellë e Sipërme, Kurbnesh-fshat, Mërkurth, Kumbull, Perlat Qendër, Perlat i Sipërm, Shebe, Tharr, Trojë, Prosek, Rrushkull, Ujë, Shtrezë,  Klos, Shtrungaj, Bisakë, Fan, Zall-Xhuxhë, Katundi i Ri, Konaj, Shëngjin, Petoq, Xhuxhë, Dardhëz, Thirrë, Sang, Hebe, Domgjon, Gjakëz, Munellë, Kullaxhi, Blinisht, Pshqesh, Mashtërkor, Shëmri, Grykë Orosh, Lgjin, Bulshar, Planet, Ndërshen, Nënshejt, Kodër-Spaç, Gurth-Spaç, Lajthizë, Kullaxhi, Blinisht, Pshqesh, Mashtërkor, Shëmri, Grykë Orosh, Lgjin, Bulshar, Planet, Ndërshen, Nënshejt, Kodër-Spaç, Gurth-Spaç, Lajthizë,Kaçinar, Arrëz, Kuzhnen, Simon, Shëngjergj, Shtuf, Shpërdhezë.

Laç-Milot

Çmimi i referencĂ«s 34,000 lekĂ«/m2

Fshatrat: Laç (Sanxhak), FushĂ«-Mamurras, ShpĂ«rthet, ShĂ«mri, ZhejĂ«, Katund i Ri, Gjorm, DrojĂ«, Skuraj, Mal Milot, FushĂ« Milot, Mal i BardhĂ«, Mal i BardhĂ« i SipĂ«rm, GallatĂ«, SelitĂ«, Gernac, Vinjoll, Shullaz, ProzhmĂ«, Delbnisht, Ferr-Shkopet, Shkopet, FushĂ« – Kuqe, Adriatik, Patok, Gorre, GurĂ«z.

Koplik

Çmimi i referencĂ«s 40,500 lekĂ«/m2

Qyteti Bajzë; Fshatrat: Gruemirë, Boriç i Vogël, Grudë-Fushë, Grilë, Kurtë, Linaj-egç-lepurosh, Omaraj, Rrash, Vorfë, Demiraj, Ktosh, Gjormë, Mshqerrë, Vajush, Boriç i Madh, Kerraj, Ivanaj, Aliaj, Gradec, Hot, Jeran, Pjetroshan, Rapshë, Vukpalaj, Premal, Goraj-Budishtë, Kastrat, Bratosh, Tamarë, Brojë, Kozhnje, Selcë, Vukël, Lëpushë, Vermosh, Nikç, Bogiç-Palvar, Dobër, Jubicë, Kamicë-Flakë, Kalldrun, Koplik i Sipërm, Stërbeq, Lohe e Poshtme, Dedaj, Bogë, Bzhetë, Bzhetë-Markaj, Lohe e Sipërme, Vrith, Vuç-Kurtaj, Zagorë, Qaf-Gradë, Reç, Rrepisht, Kokpapaj.

 Shkodër

Çmimi i referencĂ«s 58,000 lekĂ«/m2

Fshatrat: OblikĂ«, Babot, Muriqan, Shtuf, Dramosh, OblikĂ« e SipĂ«rme, Obot, Vallas, Velinaj, Vidhgar, BĂ«rdice e Madhe, BĂ«rdice e mesme, BĂ«rdice e siperme, Trush, Beltoje, Mali Hebaj, Dajç, Samrisht i Ri, Samrisht i SipĂ«rm, Belaj, Mali i Gjymtit, Pentar, Rrushkull, Mushan, Darragjat, Suka-Dajç, Shirq, Guri i Zi, Juban, GanjollĂ«, Kuç, RrencĂ«, VukatanĂ«, Gajtan, Rragam, Sheldi, Mazrek, Shpor, Mes, Dragoç, Boks, Kullaj, Myselim, Drisht, Ura e shtrenjtĂ«, Domen, ShakotĂ«, Prekal, VilĂ«z, Pog, Kir, Gjuraj, Plan, Xhan, Bruçaj, Mgull, Dobraç, GrudĂ« e Re, Shtoj i Ri, Guci e Re, Shtoj i VjetĂ«r, Zues, Golem, Hot i Ri, Bleran, Bardhaj, Breg-Lumi, Abat, Nicaj-Shale, Lekaj, Vuksanaj, Pecaj, Theth, Nderlysaj, Gimaj, NĂ«nmavriq, Lotaj, Ndrejaj, Nikaj-Shosh, Palaj, Pepsumaj, BrashtĂ«, VelipojĂ«, Pulaj, LuarzĂ«, Baks-Rrjoll, Gomsiqe, Baks i Ri, Pulaj, Reç i Ri, Ças, Mali  Kolaj.

Vau Dejes

Çmimi i referencĂ«s 24,300 lekĂ«/m2

Fshatrat: Mjedë, Spatharë, Shelqet, Kaç, Naraç, Dush, Karmë, Gomsiqe, Bushat, Shkjezë, Plezhë, Kosmaç, Stajkë, Ashtë, Rranxa, Fshat i Ri, Mali i Jushit, Plepan-Konaj, Melgush, Barbullush, Kukël, Hoten, Mnelë e Madhe, Mnelë e Vogël, Vig,  Hajmel, Dheu i Lehtë, Pistull, Paçram, Nënshatë, Koman, Qerret, Arrë, Vilë, Telum, Kllogjen, Malagji-Kajvall, Toplanë, Sermë, Gushtë, Vukjakaj-Gegaj, Palaj-Gushaj, Benë, Kroni i Madh, Barcollë, Vukaj, Uk-Bibaj.

Pukë

Çmimi i referencĂ«s 22,000 lekĂ«/m2

Fshatrat: Pukë, Lajthizë, Dom, Gjegjan, Gojan i Vogël, Rras, Kuzhnen, Gojan i Madh, Shkozë, Kimëz, Kalivare, Mesul, Breg, Rrapë, Kabash, Buhot, Bicaj, Blinisht, Lumzi, Meçe,  Qelëz, Bushat, Dushnezë, Midhë, Buzhalë, Dedaj, Levrushk, Ukth, Qerret i Vogël, Qerret, Luf, Dush, Karmë, Kçirë, Luf-Plan, Korthpulë, Kaftall, Tejkodër, Gomsiqe, Vrith, Plet.

Fushë-Arrëz

Çmimi i referencĂ«s 7,500 lekĂ«/m2

Fshatrat: Fushë-Arrës, Miçaj, Lumëardhe, Fierzë, Porav, Bugjon, Kokdodë, Arst, Miliska, Mëzi, Aprip-Guri, Flet, Xeth, Kulumri, Trun, Blerim, Dardhë, Qebik, Qafë-Mali, Armiraj, Srriqe, Mollkuqe, Lajthizë, Lumbardhë, Tuç, Kryezi, Orosh, Iballë, Sapaç, Levosh, Berishë e Vogël, Berishë Vendi, Berishë e Sipërme, Shopel, Mërtur.

Kamëz

Çmimi i referencĂ«s 52,000 lekĂ«/m2

Fshatrat: Bathore, Laknas, Valias, Frutikulturë, Bulçesh, Zall-Mner, Paskuqan, Babrru Qëndër, Kodër e Kuqe, Shpat, Fushë e Kërçikëve, Kodër Babrru, Paskuqan Fushë, Paskuqan Kodër.

Vorë       

Çmimi i referencĂ«s 51,500 lekĂ«/m2

Fshatrat: VorĂ«, Marqinet, ShargĂ«, GĂ«rdec, Gjokaj, Kuc, Marikaj, Picar, PrezĂ«, Ahmetaq, Palaq, FushĂ« PrezĂ«, Gjeç- KodĂ«r, NdĂ«rmjetĂ«s, Breg – ShkozĂ«, BĂ«rxullĂ«, Mukaj, Domje.

Kavajë

Çmimi i referencĂ«s 51,000 lekĂ«/m2

Fshatrat: Synej, Butaq, Rrikaj, Hajdaraj, Peqinaj, Rrakull, Bago, Luz i VogĂ«l, Vorrozen, Beden, Blerimaj, Golem, KryemĂ«dhej, Tilaj, Seferaj, Golemas, Qeret, Karpen, Zik-Xhafaj, Kanaparaj, Agonas, Karpen i Ri, Helmas, Zikular, Lis-Patros, ShtodhĂ«r, ÇetĂ«, MomĂ«l, Habilaj, Çollakaj, Kryezi, Cikallesh.

Rrogozhinë

Çmimi i referencĂ«s 41,000 lekĂ«/m2

Fshati: Rrogozhinë, Kryevidh, Ballaj, Rreth-Greth, Patkë-Milot, Zhabjak, Spanesh, Spille, Domën, Stërbeg, Shardushk, Kazie, Sinaballaj, Methasanaj, Hazdushk, Hamenraj, Koçaj-Sheshaj, Thartor, Rrostej, Fliballije, Demarkaj, Lekaj, Harizaj, German, Zambish, Mushnik, Mlik, Okshtun, Luz i Madh, Shkozet , Kryeluzaj, Gosë e Madhe, Gosë e Vogël, Kalush, Kërçukaj, Vilë-Ballaj.

Vlorë

Çmimi i referencĂ«s 61,800 lekĂ«/m2

Fshatrat: Dukat, Dukat Fshat, Tragjas, RadhimĂ«, BestrovĂ«, BabicĂ« e Madhe, BabicĂ« e VogĂ«l, HoshtimĂ«, KaninĂ«, KĂ«rkovĂ«, NartĂ«, SherishtĂ«, Panaja, XhyherinĂ«, ZvĂ«rnec, Sazan, NovoselĂ«, Aliban, Bishan, Mifol, Poro, DĂ«llenjĂ«, Delisuf, TrevllazĂ«r, CerkovinĂ«, SkrofotinĂ«, Fitore, AkĂ«rni, ShushicĂ«, Bunavi, Beshisht, Grabian, Drithas, Mekat, Llakatund, Çeprat, Risili.

Selenicë

Çmimi i referencĂ«s 25,000 lekĂ«/m2

Fshatrat: Armen, Karbunarë, Rromës, Treblovë, Lubonjë, Picar, Mesarak, Vllahinë, Kocul, Mërtiraj, Rexhepaj, Hadëraj, Mallkeq, Gërnec, Petë, Kropisht, Vezhdanisht, Peshkëpi, Penkovë, Kotë, Gumenicë, Hysoverdhë, Lapardha, Mavrovë, Mazhar, Vajzë, Vodicë, Shkallë Mavrovë, Drashovicë, Kotë, Gumenicë, Hysoverdhë, Lapardha, Mavrovë, Mazhar, Vajzë, Vodicë, Shkallë Mavrovë, Drashovicë, Sevaster, Golimbas, Dushkarak, Shkozë, Mazhar, Ploçë, Lezhan, Amonicë, Brataj, Lepenicë, Gjorm, Velçë, Ramicë, Mesaplik, Matogjin, Bashaj, Vërmik, Malas.

Himarë  

Çmimi i referencĂ«s 58,000 lekĂ«/m2

Fshatrat: Pilur, KudhĂ«s, Qeparo fshat, Qeparo FushĂ«, Vuno, Iliaz, DhĂ«rmi, GjilekĂ«, PalasĂ«, LukovĂ«, Borsh, FterrĂ«, Çorraj, Piqeras, Sasaj, Qazim Pali, ShĂ«nvasil, NivicĂ«, Vranisht, Kuç,  Kuç BuronjĂ«, BolenĂ«, Kallarat, TĂ«rbaç.

Sarandë 

Çmimi i referencĂ«s 56,000 lekĂ«/m2

Fshatrat: GjashtĂ«, Metoq, ÇukĂ«, Shelegar, Ksamil.

Konispol

Çmimi i referencĂ«s 28,000 lekĂ«/m2

Fshati: Çiflik, XarrĂ«, Mursi, ShkallĂ«, VrinĂ«, ShĂ«ndĂ«lli, Dishat, VĂ«rvĂ«, ShalĂ«s, Markat, Ninat, Janjar.

Finiq

Çmimi i referencĂ«s 28,000 lekĂ«/m2

Fshatrat: Livadhja, KulluricĂ«, Llazat, Kalcat, KodĂ«r, Lefter Talo, GravĂ«, Qesarat, Komat, Karroq, Grazhdan, Zminec, Sopik, Pandalejmon, Vagalat, DhivĂ«r, RumanxĂ«, Memoraq, NavaricĂ«, Dermish, LeshnicĂ« e SipĂ«rme, LeshnicĂ« e Poshtme, Janicat, Llupsat, CerkovicĂ«, ShĂ«ndre, Malcan,  Aliko, Çaush, Neohor, Tremul, RahullĂ«, PllakĂ«, JermĂ«, Vurgu i Ri, Halo, Dritas, Finiq, BuronjĂ«, Çlirim, Vrion, KarahaxhĂ«, Bregas, Mesopotam, Dhrovjan, Krongj, BistricĂ«, VelahovĂ«, LivinĂ«, Brajlat, Sirakat, Kostar, Fitore, Krane, ArdhasovĂ«, Kardhikaq, PecĂ«, MuzinĂ«.

Delvinë

Çmimi i referencĂ«s 26,750 lekĂ«/m2

Fshatrat: Bamatat, Vllahat, Rusan, Lefterhor, Kakodhiq, Sopot, Stjar, Vanë, Blerimas, Vergo, Tatzat, Kalasë, Fushë Vërri, Senicë, Kopaçez, Qafë Dardhë, Bajkaj.

Dorina Azo

 

The post Referencat e ndërtesave për banim në fshat, ja në cilat zona çmimet do barazohen me qytetin appeared first on Revista Monitor.

Nga hotelet, qiratë, kafetë e argëtimi, si turistët ndikuan në 54% të rritjes së çmimeve në dhjetor

21 January 2026 at 00:02

Në muajin dhjetor, teksa inflacioni ishte 2.2%, tre grupe, të lidhura direkt me aktivitetin e turistëve sollën rreth 54% të rritjes së së çmimeve.

Sipas tĂ« dhĂ«nave tĂ« INSTAT, grupi “Qira, ujĂ«, lĂ«ndĂ« djegĂ«se dhe energji” ndikoi me 0.96 pikĂ« pĂ«rqindje; “Hotele, kafene dhe restorante”, me 0.15 pikĂ« pĂ«rqindje dhe “ArgĂ«tim dhe kulturĂ«â€ me 0.08 pikĂ« pĂ«rqindje.

Ndërsa në dhjetor ishte më e dukshme, kjo tendencë ka qenë e pranishme përgjatë gjithë vitit. Sipas INSTAT, inflacioni mesatar në ekonomi ishte 2.2% në vitin 2025, por struktura e tij tregon se një pjesë e rëndësishme e rritjes së çmimeve buron nga turizmi, përmes akomodimit, shërbimeve, ushqimit jashtë shtëpisë, transportit dhe qirave dhe kafeve e restoranteve.

Të dhënat e INSTAT për 2025 tregojnë se presionet inflacioniste po përqendrohen dhe po bëhen më selektive, të lidhura më shumë me kërkesën sezonale dhe flukset turistike, sesa me fuqinë vendase të konsumit.

Në krye të rritjes vitin e kaluar qëndruan shërbimet e akomodimit, me një rritje prej 6.5%, si dhe argëtimi dhe kultura (+5.6%), duke reflektuar zgjerimin e aktivitetit turistik dhe rritjen e kërkesës për shërbime rekreative.

Paralelisht, janë shtrenjtuar ndjeshëm edhe shërbimet dhe produktet e konsumit jashtë shtëpisë, si kafeja, çaji dhe kakaoja (+5.4%), pijet alkoolike (mbi 3%), si dhe ushqimet që përdoren gjerësisht nga sektori i bareve dhe restoranteve, si mishi dhe bylmeti.

Shërbimet e transportit u rritën me 3.9%, pavarësisht se grupi i transportit në total shfaq rënie, për shkak të uljes së çmimeve të karburanteve. Kjo ndarje tregon se kërkesa turistike ka rritur koston e shërbimeve, edhe kur faktorë të tjerë kanë vepruar në drejtim të kundërt.

Një element kyç në strukturën e inflacionit të vitit 2025 janë qiratë, të cilat shënuan rritje mesatare prej 4.5%. Rritja ishte e fortë në gjysmën e dytë të vitit, ku kulmi arriti në dhjetor me 8%. Ky zhvillim lidhet ngushtë me orientimin e një pjese të konsiderueshme të banesave drejt tregut të qiradhënies afatshkurtër për turistët, veçanërisht në zonat urbane dhe bregdetare.

Përshpejtimi i rritjes në fund të vitit 2025 tregon se presioni mbi tregun e strehimit pritet të vijojë edhe në muajt në vijim, duke e kthyer çështjen e qirave nga një problem tregu në një sfidë sociale dhe ekonomike. Në mungesë të politikave për rritjen e ofertës së banesave të përballueshme dhe frenimin e spekulimit, ritmi aktual i rritjes sugjeron se qiratë në Shqipëri po hyjnë në një fazë të re shtrenjtimi, shumë më agresive se ajo e viteve të mëparshme.

Sipas të dhënave nga agjencitë imobiliare në segmentin e qirave rezidenciale, sivjet çmimet për apartamente 1+1 në Tiranë kanë arritur deri në 900 euro në muaj në zonat më të kërkuara të qytetit. Të dhënat nga agjencitë e pasurive të paluajtshme tregojnë se tregu i qiradhënies po shënon rritje të vazhdueshme, me çmime që janë rritur mesatarisht 6 deri në 57% në vetëm një vit.

Rritja e çmimeve ka qenĂ« e pranishme edhe nĂ« disa nĂ«n-grupe tĂ« tjera qĂ« lidhen me turizmin, tĂ« tilla si furnizimi i hoteleve me mobilie dhe tapiceri, importet dhe çmimet e tĂ« cilave janĂ« rritur ndjeshĂ«m dy vitet e fundit. Çmimet e tekstileve dhe tapeteve u rritĂ«n 5–6.4%.

Në vitin 2025, vendin e kanë vizituar më shumë se 12 milionë shtetas të huaj, të cilët kanë rritur kërkesën për shërbime të shumta, por ka kryesuar, akomodimi, kafeja e restorantet e argëtimi, çka siç shihet nga të dhënat e inflacionit, po përkthehet në një shtrenjtim të kostos së jetesës për vendasit.

The post Nga hotelet, qiratë, kafetë e argëtimi, si turistët ndikuan në 54% të rritjes së çmimeve në dhjetor appeared first on Revista Monitor.

Ndërhyrja estetike 5.5 mln euro në bregdetin e Durrësit ankimohet në KPP

21 January 2026 at 00:01

Tenderi që synon të ndërhyjë në aspektin estetik dhe përmirësimin funksional të bregdetit të Durrësit si pjesë e projekteve që po zbatohen nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit është ankimuar së fundmi në Komisionin e  Prokurimit Publik(KPP).

BĂ«het fjalĂ« pĂ«r procedurĂ«n me objekt kontrate  “Investime pĂ«r infrastrukturĂ«n e tregjeve, hapĂ«sirave tregtare, multifunksionale, rrugĂ« tregtare nĂ« zona model zhvillimi,etj. Faza III Rajonet 1&2:NdĂ«rhyrje pĂ«r rritjen e ofertĂ«s turistike dhe pĂ«r pĂ«rmirĂ«simin funksional dhe estetik tĂ« bregdetit, Bashkia DurrĂ«s” me fond limit 540 milionĂ« lekĂ« apo rreth 5.5 milionĂ« euro.

Pranë KPP ankesa është kategorizuar e lidhur me vlerësimin që është bërë nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave për procedurën e hapur në 4 dhjetor dhe i mbyllur në 22 dhjetor 2025. Tashmë mbetet në dorë të Komisionit për të marrë vendim lidhur me hapat që mund të hidhen në vazhdim nga autoriteti kontraktor. Por çfarë parashikon në fakt projekti?

Ndërhyrja në Durrës

FSHZH parashikon të ndërhyjë në Durrës duke nisur nga rivelimi i një sipërfaqeje rreth 544 mijë m2, e cila përfshin zonën nga porti i Durrësit deri tek Kavalishenca.

“Ky projekt ka pĂ«r qĂ«llim tĂ« transformojĂ« zonĂ«n bregdetare tĂ« qytetit tĂ« DurrĂ«sit nĂ« njĂ« destinacion bashkĂ«kohor turistik, rekreativ dhe urban, pĂ«rmes ndĂ«rhyrjeve arkitekturore dhe urbane tĂ« planifikuara me kujdes.

Ai përfshin zgjerimin e plazhit ekzistues, krijimin e një parku linear të gjelbër përgjatë vijës bregdetare, zhvillimin e hapësirave publike shumë funksionale dhe integrimin e infrastrukturave të reja rekreative dhe sportive.

GjatĂ«sia e zonĂ«s sĂ« ndĂ«rhyrjes Ă«shtĂ« rreth 2.8 km, me njĂ« zgjerim tĂ« vijĂ«s bregdetare deri nĂ« 100 metra drejt detit, duke krijuar hapĂ«sira tĂ« reja publike pĂ«r banorĂ«t dhe vizitorĂ«â€, thuhet nĂ« dokument./ N.Maho

The post Ndërhyrja estetike 5.5 mln euro në bregdetin e Durrësit ankimohet në KPP appeared first on Revista Monitor.

Before yesterdayMain stream

Hidhen hapa të mëtejshëm në përafrimin e sistemeve të informacionit doganor të Shqipërisë

20 January 2026 at 16:20

NĂ« Bruksel u zhvillua takimi i nivelit tĂ« lartĂ« ndĂ«rmjet AdministratĂ«s Doganore Shqiptare, DG TAXUD dhe UNCTAD, i fokusuar nĂ« modernizimin dhe pĂ«rafrimin e sistemeve tĂ« informacionit doganor tĂ« ShqipĂ«risĂ« me standardet e Bashkimit Europian pĂ«r periudhĂ«n 2025–2030.

Gjatë takimit u prezantua vizioni strategjik i modernizimit, si edhe teknologjitë më të reja ASYCUDA, përfshirë ASYCUDA Cloud Framework dhe zgjidhjet për rritjen e ndërveprimit, sigurisë dhe eficiencës së proceseve doganore.

Ky bashkëpunim përbën një hap të rëndësishëm drejt forcimit të kapaciteteve institucionale dhe integrimit europian të sistemit doganor shqiptar.

NĂ« nĂ«ntor, KĂ«shilli i Ministrave miratoi “StrategjinĂ« pĂ«r Modernizimin dhe Harmonizimin e Sistemeve tĂ« Informacionit Doganor Shqiptar me Sistemet e Bashkimit Evropian, pĂ«r periudhĂ«n 2025–2030”, sĂ« bashku me planin e veprimit pĂ«rkatĂ«s. Ky dokument strategjik shĂ«non njĂ« hap tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m drejt pĂ«rputhjes sĂ« plotĂ« tĂ« sistemeve doganore me standardet dhe arkitekturĂ«n e teknologjisĂ« sĂ« informacionit tĂ« BE-sĂ«.

Strategjia është hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit dhe UNCTAD, si dhe me asistencën teknike të DG TAXUD. Dokumenti përcakton zhvillimet prioritare në tre grupe sistemesh të nevojshme për vendet kandidate në procesin e aderimit:

1. Sistemet qendrore transevropiane, të zhvilluara nga Komisioni Europian, që përfshijnë 18 sisteme kyçe për menaxhimin e procedurave doganore, shkëmbimin e certifikatave, menaxhimin e riskut, EORI2, AEO, garancitë, sistemin IPR, tarifën e integruar etj.

2. Sistemet e decentralizuara transevropiane, si NCTS (tranziti), Sistemi i Autorizimit të Eksportit dhe zhdoganimi i centralizuar për import, të cilat kërkojnë zhvillimin e komponentëve kombëtarë.

3. Sistemet kombëtare të domosdoshme, që duhet të zhvillohen në përputhje me Kodin Doganor të Unionit dhe Dritaren e Vetme të BE-së, si njoftimi i mbërritjes, prezantimi, magazinimi i përkohshëm dhe sistemi kombëtar i importit.

The post Hidhen hapa të mëtejshëm në përafrimin e sistemeve të informacionit doganor të Shqipërisë appeared first on Revista Monitor.

Raporti i KE: Vrulli ekonomik i Shqipërisë po bie, papunësia u rrit lehtë, konsumi u ngadalësua

20 January 2026 at 16:12

Ekonomitë e vendeve kandidate dhe potenciale kandidate për anëtarësim në Bashkimin Europian vijuan rritjen edhe në fund të vitit, por me ritme të moderuara dhe nën presionin e vazhdueshëm të faktorëve të jashtëm.

Sipas raportit të fundit tremujor të Komisionit Europian për vendet kandidate, rritja ekonomike në rajon u mbështet kryesisht nga konsumi i brendshëm, ndërsa kontributi i tregtisë së jashtme mbeti i dobët.

Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) real i rajonit u rrit me 2.6% në baza vjetore, i njëjti ritëm si në tremujorin paraardhës.

Normat e rritjes ekonomike varionin nga 2% në Serbi deri në 3.8% në Maqedoninë e Veriut. Serbia, Shqipëria dhe Bosnja dhe Hercegovina, tre ekonomitë më të mëdha të rajonit, ruajtën në përgjithësi të njëjtin ritëm zgjerimi ekonomik si në tremujorin paraardhës.

Kosova regjistroi ngadalësimin më të fortë të rritjes, ndërsa Mali i Zi shënoi një normë rritjeje pak më të ulët krahasuar me tre muajt e mëparshëm.

Rritja ekonomike u nxit përgjithësisht nga kërkesa e brendshme. Konsumi privat mbeti një kontribuues kyç në rritjen e PBB-së në tremujorin e tretë të vitit 2025, megjithëse rritja e tij në baza vjetore u ngadalësua krahasuar me tremujorin paraardhës në disa ekonomi të rajonit.

Konsumi i familjeve u mbështet nga rritja e vazhdueshme dhe e fortë e pagave në të gjithë rajonin. Rritja e investimeve u përshpejtua në shumicën e vendeve të rajonit, veçanërisht në Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Bosnjë dhe Hercegovinë, ndërsa në Serbi investimet u tkurrën, megjithëse me një ritëm më të ngadaltë.

Dinamikat e tregtisë u karakterizuan përgjithësisht nga rritje më e fortë e importeve sesa e eksporteve, duke rezultuar në kontribute negative të tregtisë ndërkombëtare në rritjen e prodhimit.

Treguesit e tregut të punës vijuan të paraqesin një tablo të përzier në tremujorin e tretë të vitit 2025. Rënia e punësimit mesatar në rajon u përshpejtua në 1.4% në baza vjetore, nga 0.6% në tre muajt paraardhës, ndërsa pjesëmarrja në fuqinë punëtore vijoi të rritet në disa ekonomi.

Normat e papunësisë ranë në të gjithë rajonin, me përjashtim të Shqipërisë, ku norma vjetore e papunësisë u rrit lehtë (por ra në terma tremujorë), dhe të Serbisë. Normat e papunësisë varionin nga 8.2% në Serbi deri në 11.7% në Maqedoninë e Veriut, duke mbetur dukshëm mbi mesataren e Bashkimit Europian.

Raporti vëren se, ndonëse inflacioni ka vijuar të zbutet në shumicën e vendeve, punësimi ka shfaqur shenja ngadalësimi, ndërsa rritja e importeve ka tejkaluar atë të eksporteve, duke ushtruar presion mbi bilancet tregtare. Investimet mbeten të pabarabarta mes vendeve dhe të ndjeshme ndaj pasigurisë globale, normave të interesit dhe zhvillimeve gjeopolitike.

Në nivel rajonal, Komisioni Europian thekson se rritja ekonomike mbetet e brishtë dhe e ekspozuar ndaj rreziqeve, ndërsa nevoja për reforma strukturore, forcimin e klimës së biznesit dhe përmirësimin e produktivitetit mbetet e lartë.

Shqipëria, vrulli i ekonomisë po bie

Për Shqipërinë, raporti thekson se rritja reale ekonomike në Shqipëri mbeti pozitive në tremujorin e tretë të vitit 2025, por me një ritëm më të moderuar krahasuar me periudhat e mëparshme. Aktiviteti ekonomik vijoi të zgjerohej, megjithëse treguesit sinjalizojnë një ngadalësim gradual të vrullit të rritjes.

Zgjerimi ekonomik në këtë periudhë u mbështet kryesisht nga konsumi privat, i cili vijoi të jetë kontribuuesi kryesor në rritjen reale të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Megjithatë, raporti evidenton se dinamika e konsumit është zbutur, duke reflektuar kushte më të shtrënguara financiare dhe ndikimin e pasigurive të jashtme mbi kërkesën e brendshme.

Aktiviteti ekonomik vijoi rritjen e qëndrueshme në tremujorin e tretë të vitit 2025, me PBB-në reale që u rrit me 3.7% në baza vjetore, në linjë me tremujorët paraardhës (3.8% në tremujorin e parë dhe 3.6% në tremujorin e dytë), por me një ritëm më të moderuar krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2024 (4.4% në baza vjetore).

Rritja e konsumit privat u ngadalësua ndjeshëm, duke zbritur në 1.3% në baza vjetore në tremujorin e tretë të vitit 2025, nga 4% në tremujorin paraardhës, ndërsa mbeti lehtësisht mbi nivelin e regjistruar në tremujorin e tretë të vitit 2024 (1.1%).

Konsumi qeveritar u rrit me 7.7% në baza vjetore në tremujorin e tretë të vitit 2025, por me një ngadalësim të fortë krahasuar me ritmin prej 16.3% të regjistruar në tremujorin e tretë të vitit 2024.

Rritja e investimeve arriti në 4.8% në baza vjetore në tremujorin e tretë të vitit 2025, duke qenë më e ulët se norma e regjistruar në tremujorin e tretë të vitit 2024 (8%).

Kushtet e tregut tĂ« punĂ«s vijuan tĂ« pĂ«rmirĂ«sohen nĂ« tremujorin e tretĂ« tĂ« vitit 2025. Sipas AnketĂ«s sĂ« Forcave tĂ« PunĂ«s, norma e punĂ«simit (grupmosha 15–64 vjeç) u rrit me 0.4 pikĂ« pĂ«rqindje nĂ« baza vjetore, duke arritur nĂ« 69.6%.

Norma e papunësisë për të njëjtën grupmoshë u rrit lehtë me 0.1 pikë përqindje në baza vjetore, por ra me 0.4 pikë përqindje krahasuar me tremujorin paraardhës, duke u vendosur në 9%.

Norma e papunĂ«sisĂ« sĂ« tĂ« rinjve ra me 2.8 pikĂ« pĂ«rqindje nĂ« baza vjetore, nĂ« 15%. Norma e pjesĂ«marrjes nĂ« fuqinĂ« punĂ«tore (15–64 vjeç) u rrit me 0.6 pikĂ« pĂ«rqindje nĂ« baza vjetore, duke arritur nĂ« 76.5% nĂ« tremujorin e tretĂ« tĂ« vitit 2025.

Kjo rritje u mbështet nga një rritje më e fortë e pjesëmarrjes së grave, e cila u rrit me 0.7 pikë përqindje në baza vjetore, në 70.2%, duke kontribuar në ngushtimin e mëtejshëm të hendekut gjinor.

Në tremujorin e tretë të vitit 2025, paga mesatare mujore nominale arriti në 83,300 lekë (rreth 862 euro), duke shënuar një rritje 7.3% në baza vjetore. Ndërsa pagat mesatare në sektorin publik shënuan një rritje 3.2% në baza vjetore, pagat në sektorin privat u rritën ndjeshëm, me 9.8% në baza vjetore. Paga minimale mbeti e pandryshuar në 40,000 lekë në muaj.

 

The post Raporti i KE: Vrulli ekonomik i Shqipërisë po bie, papunësia u rrit lehtë, konsumi u ngadalësua appeared first on Revista Monitor.

Malaj: Llogaria për pensionistët në BSH nis me 150 mln euro

20 January 2026 at 15:05

Teprica në buxhetin e vitit 2025 do të transferohet e gjitha në llogarinë e mbështetjes së pensionistëve pranë Bankës së Shqipërisë dhe do të përdoret me Vendim të Këshillit të Ministrave, tha sot Ministri i Financave, Petrit Malaj ne Komisionin e Ligjeve ku u diskutua Akti Normativ Nr.11 për Buxhetin 2025.

Ministri nuk dha shifra rreth teprices së vitit 2025, por nga analizimi i të dhënave zyrtare të treguesve fiskale janë mbi 1 miliardë lekë që nuk kanë mundur të alokohen deri në ditët e fundit të vitit të kaluar.

“Nga njĂ« vlerĂ«sim paraprak qĂ« ka bĂ«rĂ« Ministria e Financave, shuma qĂ« minimalisht parashikojmĂ« qĂ« do tĂ« jetĂ« e papĂ«rdorshme, pra Ă«shtĂ« shumĂ« minimale qĂ« ne parashikojmĂ« qĂ« do tĂ« jetĂ« e papĂ«rdorshme dhe qĂ« do tĂ« kalojĂ« nĂ« llogarinĂ« e BankĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«, Ă«shtĂ« minimalisht 150 milionĂ« euro”, tha ai.

Produkti i BrendshĂ«m Bruto, nĂ« vitin 2024  u rrit me rreth 4%, ndĂ«rsa gjatĂ« nĂ«ntĂ«mujorit tĂ« vitit 2025, rritja ishte 3.7%, duke u mbĂ«shtetur kryesisht nga kĂ«rkesa e brendshme, konsumi dhe investimet. “Ne parashikojmĂ« qĂ« pĂ«r vitin 2025 rritja ekonomike tĂ« jetĂ« nĂ« masĂ«n 3.9%” tha ai.

Sa i takon Borxhit Publik, pritet të rezultojë nën 54% të Produktit të Brendshëm Bruto në fund të vitit 2025, duke regjistruar kështu dhe nivelin më të ulët të borxhit që prej vitit 2010.

Huamarrja Neto dhe Shpenzimet e parashikuara për Interesa nuk kanë pësuar ndryshime nga rishikimi më i fundit i Buxhetit.

Sa i takon të ardhurave nga tatimet dhe doganat, sipas të dhënave paraprake të vitit 2025, u realizuan në vlerën 496 miliardë lekë, rreth 39  miliardë lekë më shumë se viti 2024. Pra, me rreth 400 milionë euro më shumë se sa viti 2024, janë të ardhurat e realizuara nga tatimet dhe Doganat. Përsa i përket realizimit të planit vjetor, realizimi ishte në masën 99.3 %.

Të ardhurat nga kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore për vitin 2025, u realizuan në vlerën rreth 172 miliardë lekë, me një rritje prej 16.7 miliardë lekësh ose rreth 170 milionë euro më shumë krahasuar me vitin 2024, apo me një rritje dyshifrore prej 11 %. Në krahasim me planin e periudhës kemi një tejkalim të planit me rreth 711 milionë lekë.

Në total, të ardhurat nga tatimet, doganat dhe nga kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, sipas të dhënave paraprake, janë në vlerën 668  miliardë lekë,  rreth 55.8 miliardë lekë më shumë të ardhura të arkëtuara krahasuar me vitin 2024.

Pra, janë rreth 560 milionë euro më shumë të ardhura të arkëtuara në krahasim me vitin 2024. E parë në planin vjetor, masa e realizimit ishte 99.6%.

“NĂ«pĂ«rmjet kĂ«tij Akti Normativ ne parashikimin transferimin e tĂ« gjitha fondeve tĂ« papĂ«rdorura, siç thashĂ« dhe pak mĂ« parĂ«, nga ministritĂ« apo institucionet buxhetore, fonde qĂ« do tĂ« kalojnĂ« nĂ« llogarinĂ« e posaçme pranĂ« BankĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«, pĂ«r skemĂ«n e pensioneve, qĂ« mĂ« tej do tĂ« pĂ«rdoren me Vendim tĂ« KĂ«shillit tĂ« Ministrave duke mbĂ«shtetur politikat e qeverisĂ« pĂ«r skemĂ«n e re tĂ« pensioneve.

The post Malaj: Llogaria për pensionistët në BSH nis me 150 mln euro appeared first on Revista Monitor.

❌
❌