Shqipëria renditet në vendin e 81-të në botë për gatishmërinë ndaj inteligjencës artificiale, sipas Government AI Readiness Index[i] të publikuar nga Oxford Insights, me rezultate relativisht të mira në përdorimin e AI-së në sektorin publik, por me mangësi të theksuara në politika dhe zhvillim teknologjik.
Ndërsa vendet e tjera të Europës Lindore kanë kaluar në fazën e strategjive të miratuara dhe masave konkrete, Shqipëria mbetet ende në një fazë ndërtimi të kornizës së saj për inteligjencën artificiale.
Sipas gjashtë indikatorëve, vlerësimi më i lartë i vendit lidhet me përdorimin e AI-së në sektorin publik, ku Shqipëria arrin 68.95 pikë, një tregues i nivelit relativisht të avancuar të adoptimit të zgjidhjeve dixhitale dhe inteligjente në administratën publike. Po ashtu, qeverisja vlerësohet me 51.67 pikë, duke reflektuar ekzistencën e strukturave institucionale dhe mekanizmave rregullatorë që mbështesin përdorimin e teknologjive të reja.
Në aspektin e infrastrukturës për inteligjencën artificiale, Shqipëria regjistron 48.44 pikë, ndërsa qëndrueshmëria shoqërore dhe institucionale vlerësohet me 46.09 pikë, duke treguar një bazë funksionale për zhvillimin e mëtejshëm të AI-së. Megjithatë, sfidat mbeten në kapacitetin për hartimin dhe zbatimin e politikave (23.00 pikë) si edhe në zhvillimin dhe përhapjen e teknologjisë (28.55 pikë), fusha ku vendi ka ende hapësirë të konsiderueshme për përmirësim.

Ndërsa një pjesë e vendeve të Europës Lindore kanë kaluar tashmë në fazën e masave konkrete dhe të strukturuara, përmes miratimit të strategjive kombëtare për inteligjencën artificiale, planeve shumëvjeçare të veprimit dhe investimeve të drejtpërdrejta në infrastrukturë, Shqipëria ndodhet ende në një fazë më embrionale të këtij procesi.
Iniciativat e ndërmarra deri më tani kanë pasur kryesisht karakter demonstrues dhe simbolik, veçanërisht në sektorin publik, ndërsa mungon ende një kuadër i plotë strategjik i miratuar dhe një plan i qartë zbatimi për zhvillimin dhe përhapjen e inteligjencës artificiale në ekonomi dhe shoqëri.
NĂ« kĂ«tĂ« kontekst, Kryeministri Edi Rama njoftoi nĂ« vitin 2025 krijimin e âAl ministerâ, ministrit tĂ« parĂ« plotĂ«sisht virtual nĂ« vend, dhe mĂ« pas shpalli simbolikisht âshtatzĂ«ninĂ«â e ministrit, i cili âsolli nĂ« jetĂ«â 83 asistentĂ« dixhitalĂ« dhe tĂ« inteligjencĂ«s artificiale pĂ«r tĂ« mbĂ«shtetur deputetĂ«t nĂ« punĂ«n e tyre tĂ« pĂ«rditshme. NĂ« gusht, ShqipĂ«ria njoftoi publikimin e afĂ«rt tĂ« strategjisĂ« sĂ« saj tĂ« parĂ« kombĂ«tare pĂ«r inteligjencĂ«n artificiale, e udhĂ«hequr nga interesi i shtuar pĂ«r AI i kreut tĂ« qeverisĂ«.
Në pjesë të tjera të rajonit, vendet po ndërtojnë ekosisteme aktive startup-esh dhe inovacioni, po zhvillojnë kapitalin njerëzor dhe po identifikojnë mundësi për bashkëpunim më të ngushtë me Bashkimin Europian. Rajoni përfshin Estoninë, një novatore prej kohësh në qeverisjen dixhitale dhe një nga vendet që vijon të shquhet edhe në fushën e AI-së, si edhe Ukrainën, e cila ka tërhequr me shpejtësi vëmendje globale për pikat e saj të forta dixhitale dhe lidershipin institucional.
Në shkurt, qeveria estoneze njoftoi nisjen e AI Leap, një iniciativë partneriteti publik-privat që synon integrimin e qëndrueshëm dhe të përgjegjshëm të inteligjencës artificiale në sistemin arsimor.
Ministria e Transformimit Dixhital e UkrainĂ«s prezantoi nĂ« muajin prill 2025 njĂ« qendĂ«r inovacioni âWINWIN AI Centre of Excellenceâ, e cila do tĂ« shĂ«rbejĂ« si njĂ« platformĂ« kombĂ«tare pĂ«r testimin dhe pĂ«rshkallĂ«zimin e teknologjive inovative nĂ« fusha kyçe si mbrojtja, siguria kibernetike, shĂ«ndetĂ«sia dhe shĂ«rbimet publike. NdĂ«rsa nĂ« nĂ«ntor lançoi strategjinĂ« e saj kombĂ«tare pĂ«r AI-nĂ«, me objektivin ambicioz pĂ«r tâu renditur ndĂ«r tre vendet kryesore globale nĂ« kĂ«tĂ« fushĂ« deri nĂ« vitin 2030.
NĂ« Kroaci, Ministri i DrejtĂ«sisĂ«, AdministratĂ«s Publike dhe Transformimit Dixhital prezantoi nĂ« maj planin pĂ«r publikimin e StrategjisĂ« KombĂ«tare pĂ«r Zhvillimin e InteligjencĂ«s Artificiale pĂ«r periudhĂ«n 2026â2028.
Në këtë kontekst rajonal, Serbia spikat si një nga liderët e Europës Lindore, e renditur në vendin e 39-të në botë nga 195 shtete. Me këtë rezultat, Serbia bën pjesë në 20% ekonomitë më të përgatitura globalisht për inteligjencën artificiale, dukshëm mbi mesataren botërore dhe përpara shumë vendeve anëtare të Bashkimit Europian.
Grupi i 20% vendeve më të përgatitura për AI përfshin sot ekonomitë më të zhvilluara dhe më të avancuara teknologjikisht, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Franca dhe Singapori, si edhe Kina, Japonia, Koreja e Jugut, Kanadaja, Holanda, Suedia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Serbia renditet mĂ« lart se vende si Meksika, Turqia, Egjipti dhe Argjentina, si edhe pĂ«rpara vendeve fqinje â GreqisĂ«, KroacisĂ« dhe RumanisĂ« , dhe mbi tĂ« gjitha vendet e tjera tĂ« Ballkanit PerĂ«ndimor.
Renditja e lartë e Serbisë është rezultat i gati një dekade transformimi sistematik dixhital, përmirësimeve në administratën publike dhe investimeve strategjike në teknologji të reja.
Drejtori i ZyrĂ«s pĂ«r TeknologjitĂ« e Informacionit dhe Qeverisjen Elektronike, Mihailo JovanoviÄ, theksoi se Serbia vijon tĂ« bĂ«jĂ« investime tĂ« rĂ«ndĂ«sishme nĂ« infrastrukturĂ« informatike tĂ« teknologjisĂ« sĂ« fundit dhe se pĂ«r vitin 2026 Ă«shtĂ« planifikuar vĂ«nia nĂ« funksion e njĂ« superkompjuteri tĂ« ri, i cili do tĂ« jetĂ« nĂ« dispozicion tĂ« komunitetit shkencor, startup-eve, bizneseve dhe institucioneve shtetĂ«rore, me synimin pĂ«r tĂ« forcuar mĂ« tej zhvillimin e inteligjencĂ«s artificiale, inovacionin dhe ekonominĂ« dixhitale./ Eralda Zito
Â
Â
[i] Indeksi i Gatishmërisë së Qeverive për Inteligjencën Artificiale (Government AI Readiness Index), i publikuar nga Oxford Insights, vlerëson gatishmërinë e ekonomive për adoptimin e AI-së në gjashtë fusha kyçe: kapacitetin për hartimin dhe zbatimin e politikave, kuadrin e qeverisjes dhe rregullator, infrastrukturën për AI, aplikimin në sektorin publik, zhvillimin dhe përhapjen e teknologjisë, si edhe qëndrueshmërinë shoqërore dhe institucionale.
Â
The post Gatishmëria e qeverive për AI: Shqipëria e 81-ta në botë, rajoni përpara me masa konkrete appeared first on Revista Monitor.