Pothuajse dy javë pasi autoritetet e shpallën në kërkim, Gervonta Davis u ndalua nga forcat e rendit në Miami. Ai akuzohet për agresion fizik, ndalim të paligjshëm dhe tentativë rrëmbimi, lidhur me një incident të supozuar dhune ndaj ish-partneres së tij.
Arrestimi u krye pas një operacioni vëzhgimi që u zhvillua për disa ditë në tre qarqe të ndryshme. Autoritetet bënë të ditur se boksieri u arrestua pa rezistencë në Distriktin e Dizajnit të Miami-t. Akuzat janë ngritur nga ish-partnerja e tij, Courtney Rossel, e cila pretendon se Davis e ka sulmuar fizikisht, e ka privuar nga liria, ka tentuar ta rrëmbejë dhe i ka shkaktuar qëllimisht stres emocional.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur më 27 tetor, kur boksieri nga Baltimore thuhet se e ka sulmuar Rossel në vendin e saj të punës, pasi e kishte kërcënuar me vdekje. Në një konferencë për shtyp më 14 janar, policia e Miamit e cilësoi rastin si incident dhune në familje dhe deklaroi se hetuesit po bashkëpunonin ngushtë me autoritetet federale për lokalizimin dhe arrestimin e Davisit. Si pasojë e këtyre akuzave, Shoqata Botërore e Boksit (WBA) e ka shpallur së fundmi Davisin kampion në pushim, duke ia hequr titullin e kampionit në peshën e lehtë./ D.C
Këtë të premte në mesditë u hodh shorti për fazën e play off të Uefa Champions League, teksa 16 skuadrat e kualifikuara në këtë fazë njohën fatin e tyre në rrugëtimin evropian të këtij sezoni. Finalistët e sezonit të shkuar, italianët e Interit do duhet të sfidojnë Bodo Glimt. Ndeshje e lehtë në pamje të parë për skuadrën e drejtuar nga Christian Chivu, por norvegjezët kanë shfaqur rritje cilësore në sfidat e fundit, teksa kanë mundur Cityn dhe Atletico Madridin.
Real Madrid, 15 herë fitues i Ligës së Kampionëve do të ndeshet sërish me Benficën. Vetëm pak ditë pas asaj përballje ku Benfica e Mourinhos triumfoi 4-2, shqiponjat e Lisbonës do duhet të sfidojnë sërish “Los Blancos”, këtë here në play off. Derbi francez në këtë fazë të play off, me kampionët në fuqi të PSG, që do të vihen përballë ekipit nga principata Monaco.
Bardhezinjtë e Spallettit do të kenë përballë turqve të Galatasarayt. Një përballje jo e lehtë, po të mbahet në konsideratë precedentët në të kaluarën ekipi nga Stambolli i ka eleminuar torinezët. Atletico Madrid ndërkohë do të sfidojnë ekipin belg të Club Brugge. Bergamaskët e Atalantës do të kenë një sfidë të vështirë teksa do të përballen me Borussia Dortmund, ndërsa gjermanët e tjerë të Leverkusen do të jenë favoritë në letër, teksa do të sfidojnë grekët e Olympiacos. Kujtojmë që sfidat e para të fazëz play off në Champions League do të zhvillohen më 17 e 18 shkurt, ndërsa ato të kthimit 7 ditë më pas./ D.C
Java e fundit e Ligës së Kampioneve ndryshoi në mënyrë të dukshme tabelën e renditjes dhe kualifikimin për objektiva të ndryshëm.
Arsenali e mbylli me 8 fitore në aq ndeshje, duke marrë vendin e parë i ndjekur nga Bayern Munich. Më pas janë Liverpool, Tottenham, Barcelona, Chelsea, Sporting dhe Manchester City që siguruan tetëshen e parë, ku bie në sy se janë 5 ekipe angleze.
Sa i përket play-off, do të ketë shumë emra të mëdhenj e me pretendime që nuk ia dolën të siguronin tetëshen, duke filluar nga Reali, Interi apo edhe PSG kampion në fuqi. Ndërkohë, janë eliminuar ekipe me emër si Napoli, Marseille, Athletic Bilbao apo Ajax.
Marseille ishte në lojë deri në sekondat e fundit, por goli i katërt i shënuar nga Benfica, solli kualifikimin e portugezëve.
Surprizat në play-off janë padyshim dy, Bodo Glimt dhe Qarabag, të cilat ia dolën që me rezultatet e tyre të kalonin turin para ekipeve shumë më me emër./ D.C
Një gol i çmendur, i realizuar nga portieri i Benficas, Trubin, në minutën 90+8, i siguroi një biletë për në “play off”, skuadrës së Jose Mourinhos, pas triumfit 4 me 2 ndaj gjigantëve të Real Madridit.
Në momentin e realizimit në frymën e fundit, trajneri portugez, nuk është përmbajtur aspak, duke demostruar një festë elektrizuese, e cila ka bërë xhiron e rrjetit. Një festim që ngjason me ato të kohëve të arta kur Mourinho fitonte trofe të rëndësishëm me klube si Reali, Interi etj./ D.C
Benfika e Jose Mourinhos ka bërë sot mrekullinë përballë Real Madrid me një fitore 4-2 e cila ka ardhur në mënyrë dramatike, duke i siguruar kalimin në fazën tjetër të turneut falë golit të shënuar nga portieri Trubin në shtesë.
Reali kaloi në avantazh me Mbappe, por më pas ishin vendësit të cilët morën kontrollin e ndeshjes, duke qenë gjithmonë në avantazh në vijim, edhe pse francezi shënoi edhe të dytin. Shifrat 3-2 në fakt nuk kënaqnin asnjërën skuadër, pasi Reali e shihte veten jashtë Top 8, ndërsa Benfica, për shkak golavarazhi, jashtë play-off.
Por në shtesën e ndeshjes ndodhi gjithçka, me dy kartonë të kuq për Asencio e Rodrygo që ia bënë pak më të thjeshtë punën portugezëve. Megjithatë, goditja erdhi pikërisht me gjuajtjen e fundit në portë, kur Trubin me kokë mposhti portierin tjetër Courtois dhe i dha ekipit kualifikimin./ D.C
🚨🇪🇺 ANATOLIY TRUBIN HAS DONE IT FOR BENFICA !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! BENFICA ARE QUALIFIED !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!pic.twitter.com/52jGd42yny
Arsenal dhe Manchester United përballen në “Emirates Stadium”, në ndeshjen më të rëndësishme të javës së 23-të në Premier League.
Skuadra e Mikel Artetës kryeson tabelën me shtatë pikë epërsi, ndërsa vjen pas barazimit pa gola ndaj Nottingham Forest, takim në të cilin londinezët krijuan shumë raste dhe u ndjenë të dëmtuar nga një penallti e paakorduar në fund.
Në anën tjetër, Manchester United i drejtuar tashmë nga Michael Carrick, vjen me moral të lartë pas fitores 2:0 ndaj Manchester Cityt në xhiron e fundit.
Mikel Arteta do të luajë me treshen sulmuese Bukao Saka, Leandro Trossard dhe Gabreiel Jesus, ndërsa Micheal Carrick ka vendosur në fushë treshen Amad, Dorgu dhe Mbeumo.
Arsenali mbetet i pathyeshëm në shtëpi këtë sezon, me 14 fitore në 16 ndeshje të kampionatit në “Emirates”, duke mos pësuar më shumë se një gol në asnjë takim./ D.C
Tirana ka mposhtur Flamurtarin me rezultatin 1-0 në stadiumin “Selman Stërmasi”. Kjo ishte edhe fitorja më e rëndësishme deri tani për bardheblutë, që tashmë janë vetëm 2 pikë larg zonës “play out”.
Bardheblutë e Ardijan Nuhijut iu falën golit të Mysloviç në minutën e 76-të, që dërgoi topin në rrjetë për 3 pikë të arta. Kuqezinjtë si rivalë për mbijetesën ndodhen vetëm 1 pikë larg
Ekipi i Morieros nuk pati vetëm një pretendim për penallti. Gjyqtari Myrtja në fushë Jorgji në VAR konsideruan çdo gjë të rregullt në zonën e Tiranës. Kështu Flamurtari largohet me humbje nga Tirana./ D.C
Alvaro Arbeloa u bë trajner i Real Madridit pasi Xabi Alonso u shkarkua dhe tani pyetja është se sa gjatë do të qëndrojë në krye.
Sigurisht, gjithmonë ekziston mundësia që gjërat të mos shkojnë mirë për Arbeloan, dhe që Perez ta largojë më herët, dhe të sjellë një trajner të ri para fundit të sezonit.
Ka shumë lojtarë që nuk janë të kënaqur me statusin e tyre te Real Madridi, dhe njëri prej tyre është mbrojtësi i djathtë Trent Alexander-Arnold.
Sipas mediave spanjolle, anglezi zhvilloi një takim me trajnerin e ri të Real Madridit, gjatë të cilit u theksua se Alexander-Arnold ishte “në prag të kolapsit”.
Që nga momenti që mbërriti në Santiago Bernabeu, anglezi nuk po luante mirë dhe lëndimet ishin gjithashtu në rritje.
Alonso, njeriu që e solli atë, është shkarkuar dhe Arbeloa duket se nuk sheh të ardhme për të në kryeqytetin spanjoll.
Sipas El Nacional, Arbeloa i tha atij drejtpërdrejt dhe qartë se nuk ishte pjesë e planeve të tij dhe se mund të largohej nga klubi këtë janar.
Gjithçka ndodhi në një takim ku Arbeloa thuhet se ishte shumë i qartë, i ndershëm dhe i drejtpërdrejtë me Alexander-Arnold.
Arsyeja janë “dobësitë mbrojtëse” që u shfaqën qartazi në disa ndeshje, dhe besohet se ai ka nevojë për një mjedis më pak kërkues në të cilin do të rifitojë vetëbesimin, si dhe minutat e lojës.
Dy klube janë të interesuara të sjellin anglezin i cili tashmë është lidhur me Bayern Munich, përkatësisht Newcastle dhe Manchester United.
Është e qartë se anglezi do të preferonte të kthehej në atdheun e tij, por mbetet për t’u parë nëse do ta “tradhtonte” Liverpoolin dhe tifozët e tij deri në atë masë sa të nënshkruante për një klub tjetër./ D.C
Manchester United ka triumfuar sot në ndeshjen e vetme të programuar për “Boxing Day”, ditën pas Krishtlindjeve, duke mposhtur me shifrat 1-0 Newcastle në “Old Traford”.
Skuadra e drejtuar nga Ruben Amorim, ka zgjidhur ndeshjen në pjesën e parë falë një goli spektakolar të Patrik Dorgu, i cili shënoi me një gjuajtje fluturimthi pas zhvillimit të një goditje këndi kur regjistrohej minuta e 24-t e duelit.
Një gol me vlerë tre pikësh që janë shumë të rëndësishme për Manchester United, pasi e ngjitën në kuotën e 29 të tillave, përkrah Chelsea të vendit të katërt, që të siguron praninë në Ligën e Kampioneve dhe që është objektivi i vërtetë i kësaj skuadre.
Klubi durrsak, Teuta ka akuzuar lojtarët e tifozët e Flamurtarit të Vlorës për sulm fizik ndaj futbollistëve dhe ka kërkuar ndërhyrje urgjente nga Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF).
Teuta ka reaguar ashpër pas ngjarjeve të rënda të ndodhura në ndeshjen ndaj Flamurtarit në Vlorë, duke e cilësuar atë si një episod të paprecedentë dhune në futbollin shqiptar.
Sipas klubit, futbollistët Muço Boçi dhe Mario Beshiraj u goditën fillimisht nga lojtarët kundërshtarë dhe më pas nga tifozë që mësynë fushën në minutën e 69-të, duke shkaktuar kaos dhe panik në stadium.
Në reagimin zyrtar, Teuta thekson se lojtarët përjetuan tronditje të rëndë psikologjike, ndërsa kritikon vendimin e delegatit të ndeshjes për të kërkuar vazhdimin e lojës, pavarësisht situatës së krijuar.
Klubi shton se disponon edhe pamje të tjera që tregojnë se tifozët nuk u larguan realisht nga stadiumi, por u zhvendosën në tribunat pas porte.
Në fund, KF Teuta i bën thirrje FSHF-së të marrë masa konkrete, të hetojë plotësisht ngjarjen dhe të ndëshkojë përgjegjësit, duke paralajmëruar se skena të tilla dëmtojnë rëndë imazhin e futbollit shqiptar.
Postimi i plotë i KF Teuta:
Skandal në Vlorë! Futbollistët e Teutës dhunohen nga kundërshtarët! FSHF të marrë masa!
Një ngjarje e paprecedentë dhune u regjistrua në Vlorë, në ndeshjen Flamurtari–Teuta, ku futbollistët e ekipit tonë u dhunuan barbarisht nga kundërshtarët dhe tifozët vlonjatë.
KF Teuta kërkon të informojë publikun për dhunën që ndodhi në stadiumin e Flamurtarit, ku Muço Boçi dhe Mario Beshiraj u goditën me grusht nga lojtarët e Flamurtarit dhe më pas nga tifozët që mësynë fushën në minutën e 69-të.
Një episod i tillë i tronditi lojtarët, të cilët kaluan në shok psikologjik, por çuditërisht delegati i ndeshjes, Armando Mandro, kërkoi që loja të vazhdonte dhe i kërkoi policisë të boshatiste tribunën përballë (C).
KF Teuta insistoi se ekipi nuk mund të riluante ndeshjen, pasi ishte në gjendje të rënduar psikologjike, por delegati vendosi që ndeshja duhej të vazhdonte, pa u interesuar për dhunën e paprecedentë që ndodhi në fushë.
Ndeshja u kthye në ferr dhe lojtarët nuk ishin të gatshëm të luanin futboll, por, ndonëse KF Teuta nuk ishte dakord, pranoi të vazhdonte ndeshjen pas urdhrit të delegatit.
KF Teuta ka në dispozicion edhe një tjetër video ku tifozët e Flamurtarit nuk u larguan nga stadiumi, por shkuan në tribunën pas porte.
KF Teuta kërkon nga FSHF-ja që të merren masat për këtë ngjarje të rëndë dhe të zbardhet dinamika e saj. Urojmë që skena të tilla të mos përsëriten më, pasi njollosin futbollin shqiptar./ D.C
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka thënë se është gati të përmirësojë marrëdhëniet me yllin e Inter Miamit, Lionel Messi, duke theksuar se legjenda argjentinase meriton një nderim të madh dhe një statujë në Camp Nou.
Laporta ka rikujtuar lidhjen e veçantë mes Messit dhe Barcelonës, duke theksuar se ai nënshkroi kontratën e parë të argjentinasit kur ishte vetëm 16 vjeç.
Presidenti i Blaugranave vlerësoi Messin si një nga kapitujt më të lavdishëm në historinë e klubit, duke thënë se ai meriton nderim të plotë, madje edhe një statujë.
Laporta shtoi se është i gatshëm të rregullojë çdo gjë nga ana e Barcelonës, duke shprehur shpresën që një ditë rrugët e tyre të kryqëzohen sërish.
“Unë nënshkrova kontratën e parë të Messit kur ai ishte 16 vjeç. Ajo që jetuam me të është një nga momentet më të lavdishme në historinë e Barcelonës, nëse jo më i madhi. Ai meriton një nderim, një statujë, njohje të plotë”, ka thënë fillimisht Laporta.
FC Barcelona President Joan Laporta: "I signed Messi’s first contract when he was 16. What we lived with him is one of the most glorious moments in Barça’s history, if not the most. He deserves a tribute, a statue, full recognition." pic.twitter.com/2LKFcEGfnH
Varet edhe nga pala tjetër. Jam i gatshëm të rregulloj çdo gjë. Messi i ka dhënë shumë Barcelonës, dhe Barça i ka dhënë shumë atij. Shpresoj të takohemi përsëri një ditë”.
“Tema e Messit më trishton. Unë jam tifoz i Barcelonës, por mbi gjithçka është institucioni. Nëse do të isha anëtar, do ta kuptoja atë që bëri presidenti për të mirën e klubit”, përfundoi presidenti i Barçës./ D.C
Massimiliano Allegri u shfaq i tensionuar, pas humbjes së Milanit ndaj Napolit në gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë. Për më tepër, Allegri ofendoi edhe Gabriele Orialin.
Napoli ka reaguar për incidentin në fjalë. Alegri u pa t’i drejtohej disa herë rivalit të tij: “Tr*p”. Për këtë priten edhe sanksione.
“Napoli e dënon me vendosmëri qëndrimin e trajnerit të Milanit, Massimiliano Alegri, i cili gjatë gjysmëfinales së Superkupës italiane, në prani të dhjetëra personave pranë vijës anësore dhe drejtpërdrejt në transmetim televiziv, e ka fyer rëndë Gabriele Orialin me terma ofendues dhe të përsëritur.
Shpresojmë që ky agresion, krejtësisht jashtë kontrollit, të mos kalojë pa u vënë re, aq më tepër sepse, me 33 kamera të angazhuara në prodhimin e eventit, është e pamundur të mos konstatohet ajo që ka ndodhur”, shkruan Napoli./ D.C
Një nga aksionerët e Dinamos, Ergys Agasi i cili zotëron 30% të kuotave të bluve dyshohet për kryerjen e disa veprave penale. SPAK ka kërkuar masën e arrestit në burg për të./ D.C
Njoftimi për shtyp i SPAK:
Caktimin e masës së sigurimit, “Arrest në burg”, ndaj shtetasit në hetim E.A., e parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale. Ai dyshohet për kryerjen e veprave penale: “Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqje e paligjshme e lirisë”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, si dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të parashikuara nga nenet 110, 170/b e 28/4, 258, 287 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal. (pa ekzekutuar)
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick e pranoi se Lamine Yamal nuk e priti mirë momentin e zëvendësimit në minutën e 89-të, në duelin ndaj Frankfurt, teksa e konsideron vendimin të domosdoshëm. Pas fitores, tekniku shpjegoi arsyet taktike që e çuan të veprojë në atë mënyrë.
“Lamine pati një zhgënjim të vogël në momentin e zëvendësimit, por ai kishte një karton të verdhë dhe na duheshin këmbë të freskëta,” deklaroi Flick pas ndeshjes.
“Janë tre pikë shumë të rëndësishme. E kemi kontrolluar takimin, ishte një ndeshje shumë e vështirë. Ata u mbrojtën shumë thellë. Duhet të përqendrohemi te vetja dhe të marrim edhe gjashtë pikë të tjera,” shtoi ai, duke nënvizuar qartë objektivin për vazhdimësinë e rezultateve.
J’ai vu des images du remplacement de Lamine Yamal. Que s’est-il passé ? Était-il en colère à propos de sa sortie ?
Hansi Flick : « Oui, Lamine Yamal était un peu déçu, mais il avait un carton jaune et nous avions besoin de fraîcheur. C’est pour cela que nous avons effectué ce… pic.twitter.com/JVD9xS3CMi
Liverpool mposhti Interin në Ligën e Kampionëve, me rezultatin 0-1, në duelin që u vendos nga penalltia e shëndërruar në gol nga Szoboszlai në minutën e 88-të.
Kjo ishte disfata e dytë radhazi në Champios për skuadrën e Chivu, pas humbjes ndaj Atletico Madrid, ndërkohë në krahun tjetër, Liverpool, regjistroi triumfin e katërt në 6 ndeshje, duke barazuar me pikë zikaltrit.
Edhe pse me Salah të përjashtuar nga kjo ndeshje, të kuqtë arritën të merrnin maksimumin, duke mos e ndjerë mungesën e egjiptianit, që është kthyer në çështje së fundmi.
Në duelin e radhës, Interi do të përballet me Arsenalin po në shtëpi, ndërsa Liverpool luan në transfertë ndaj Marsejës./ D.C
Barcelona ka siguruar një fitore të rëndësishme 2-1 përballë Eintracht Frankfurt për të ngjallur përsëri shpresat për një vend në tetëshen e parë në fazën në grup të Ligës së Kampioneve.
Katalanasve iu desh ndihma e një bomberi të paparashikuar në këtë duel në “Camp Nou”, pasi ishte mbrojtësi Jules Kounde ai që zgjidhi ndeshjen pasi gjermanët kishin mbyllur pjesën e parë në avantazh falë golit të Knauf dhe kishin shpërdoruar edhe mundësi të tjera shënimi.
Mbrojtësi shënoi dy gola me kokë brenda tre minutash në startin e pjesës së dytë duke përmbysur rezultatan dhe kthyer ekipin katalanas te fitorja në Champions./ D.C
Roony Bardghji po kalon një moment delikat në kohën e tij si lojtar i Barcelonës. Sulmuesi i krahut, ende nuk ka lënë gjurmë në fillimet e sezonit, duke grumbulluar vetëm 195 minuta në nëntë paraqitje mes La Ligas dhe Ligës së Kampionëve.
Pa gola dhe me vetëm një asist, ndikimi i tij ka qenë thuajse i papërfillshëm, kryesisht për shkak të mungesës së vazhdimësisë dhe besimit në një kontekst me kërkesa maksimale.
Në këtë skenar, Bardghji është vendosur në një rol dytësor, duke u tejkaluar nga opsione të tjera sulmuese që përshtaten më mirë me idenë e trajnerit gjerman.
Flick beson se, aktualisht, dinamizmi dhe vertikaliteti i kërkuar nga skema e tij duhet të sigurohet nga profile më të konsoliduara ose më vendimtare në tremujorin e fundit.
Qëllimi nuk do të jetë largimi i përhershëm i lojtarit, por t’i lejohet të fitojë minuta, besim dhe eksperiencë konkurruese larg presionit të ‘Camp Nou’.
Një lëvizje strategjike që është përdorur tashmë nga Barcelona në raste të tjera me talente të rinj që kanë nevojë për kohë loje.
E ardhmja e Roony Bardghjit mbetet, për tani, e pasigurt. Edhe pse destinacioni i tij i ardhshëm nuk është përcaktuar ende, të gjitha shenjat tregojnë se ai do të jetë larg Barcelonës në të ardhmen e afërt./ D.C
Barcelona u ka dhënë një sinjal të qartë rivalëve në kampionat me një fitore bindëse 3-1 ndaj Atletico Madrid, në ndeshjen e afruar të javës së 19 për shkak të impenjimeve në Superkupën e Arabisë në janar.
Trajneri Flick kërkonte një reagim nga skuadra e tij pas paraqitjes së fundit zhgënjyese dhe ai erdhi, edhe pse Atletico gjeti i pari golin me një kundërsulm të Baena.
Raphinha barazoi shifrat me një aksion spektakolar, ndërsa para fundit të pjesës së parë, Lewandowski shpërdoroi një penallti.
Në fraksionin e dytë të lojës Barcelona e kërkoi më me ngulm golin dhe ia doli ta gjente fillimisht me Dani Olmon, për të vulosur më pas suksesin me golin e Ferran Torres në minutat përmbyllëse të duelit, duke çuar në 4 pikë diferencën ndaj Reali ndjekës./ D.C
Presidenti i nderit Uli Hoeness do të kishte dashur ta sillte Florian Wirtzin te Bayern Munich në verë dhe, duke parë fillimin e vështirë të lojtarit të kombëtares te Liverpool që po hasin probleme, ai ngre akuza kundër teknikut të skuadrës, Arne Slot.
Me sa duket Slot i premtoi diçka që tani nuk po e përmbush aspak,” u shfry Hoeness në kongresin “Sport Marke Medien” në Mynih. Trajneri holandez i kishte premtuar Wirtzit “se do t’i jepte numrin dhjetë dhe se do të ndërtonte një skuadër të re rreth tij,” shtoi Hoeness, duke kritikuar: “Kjo është marrëzi! Ai mori numrin shtatë dhe skuadra e re po luan gjithçka, por jo rreth Florian Wirtz. Ndjej tmerrësisht keq për të,” theksoi ai. “Në Leverkusen ai i merrte të gjitha topat. Në Liverpool, ai merr pesë topa në një pjesë – dhe nëse humbet dy, merr notë të keqe.”
Sipas tij, Liverpool ka shumë yje të mëdhenj në fushë. Sezoni i Premier Ligës për kampionët anglezë që po vuajnë është “pothuajse i mbaruar”, sepse diferenca me kryesuesit Arsenal është “shumë e madhe”. Bayern pësoi të vetmen humbje të këtij sezoni në Ligën e Kampionëve pikërisht ndaj Arsenalit. Në disfatën 3-1, shënuan Jurien Timber, Noni Madueke dhe Gabriel Martinelli për vendasit. Lenart Karl realizoi golin e vetëm të bavarezëve.
Hoeness lavdëroi Arsenalin duke e quajtur “skuadra më e mirë në botë aktualisht”. Por edhe Bajerni është në një pozicion të mirë, si i treti në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, veçanërisht sepse skuadra e trajnerit Vincent Kompany është plotësisht në rrugën e duhur në Bundesligë dhe ende në garë për Kupën e Gjermanisë. 73-vjeçari e quajti “gjënë e duhur” faktin që klubi vendosi kundër blerjeve të shtrenjta të yjeve para sezonit – Hoeness përmendi Xavi Simons, Gittens dhe Benjamin Seskon si shembuj. Hoeness deklaroi gjithashtu se vendimi “i vështirë” për të mos rinovuar kontratën e ikonës së klubit, Thomas Muller, ishte i duhuri. Nëse fituesi i Botërorit 2014 do të mbetej rezervë, “i gjithë stadiumi do të bërtiste për të,” tha ai./ D.C
Chelsea ka dhënë një leksion të mirëfilltë futbolli sot në Londër përballë Barcelonës në Ligën e Kampioneve, duke u konfirmuar si një prej ekipeve pretendente në këtë turne.
Skuadra e drejtuar nga Maresca ishte më ngulmuese që në fillim duke kërkuar golin dhe pa t’i anuloheshin dy të tillë, para se Kounde të çonte topin në rrjetën e portës së vet. Kartoni i kuq i Araujo në fundin e pjesës së parë ia bëri më të thjeshtë sfidën londinezëve të cilët goditën në mënyrë të vazhdueshme prapavijën e çbilancuar të spanjollëve.
Golat e Estevao dhe Delap ishin prodhim i kësaj loje, duke vulosur një fitore 3-0 domethënëse për pretendimet e të dy ekipeve./ D.C