Haxhiymeri: Elbasani po ndërton identitetin e një qyteti më të gjelbër dhe më efikas
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Efiçencës së Energjisë, Bashkia Elbasan ka theksuar angazhimin për një zhvillim më të qëndrueshëm dhe për një të ardhme më të gjelbër për qytetin. Drejtoresha e Politikave të Bujqësisë, Pyjeve, Mjedisit, Statistikave dhe Performancës, Lorena Haxhiymeri, u shpreh se kjo ditë është një moment reflektimi për mënyrën se si qyteti menaxhon burimet dhe energjinë.