Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 10 February 2026Main stream

Elijona e ashpër pas deklaratës kontraverse të dajës, reagon ky i fundit: BB është teatër poshtërimi!

By: gaze tare
9 February 2026 at 23:50

Sonte në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, Elijonës iu shfaq deklarata kontraverse e dajës së saj, e cila kishte qarkulluar në rrjete sociale dhe media.

Gjatë prime-it, Elijona lexoi reagimin e tij të publikuar në Facebook dhe u shpreh se, sipas saj, daja i saj ishte penduar për fjalët e thëna më herët në internet. Megjithatë, ajo theksoi se ai është mjaftueshëm i rritur për ta ditur se një deklaratë publike nuk kalon pa pasoja.

Elijona shtoi se pas përfundimit të eksperiencës në BBVK, do të takohet personalisht me dajën e saj për t’u sqaruar.

Pas leximit të reagimit të tij, ajo reagoi me tone të ashpra, duke deklaruar se e sheh veprimin e tij si një përpjekje për ta lënduar emocionalisht.

“Qëllimi i dajës është mem mërzit edhe mëm shkaktu dom. Jam mundu mos me zhyt kërkon të familjes tem, edhe me dal daja jem për vëmendje. Unë në rrëfimin tem foli për përjetimet e mia, gjanat e babit edhe mamit mbesin të tyre”.

Ajo shtoi se çdo deklaratë publike duhet të mendohet mirë, sidomos kur prek familjen.

“Nëse e ndjen me dal edhe me fol këto gjana, duhet me mendu dy herë. Nëse e ka deshtë motrën e vet, duhet me mendu dy herë dhe nuk e lëndon fëmijën e motrës së vet”.

Ndërkohë, pas këtyre deklaratave, ka reaguar edhe daja i Elijonës, Valon Zhubaj, përmes një postimi publik, ku mohon çdo pretendim se ka pasur qëllim ta dëmtojë mbesën e tij.

Në reagimin e tij, ai shprehet i indinjuar ndaj asaj që e quan keqpërdorim të emrit të tij dhe shpifje nga media dhe individë të papërgjegjshëm. Zhubaj thekson se është familjar i Elijonës dhe se familja, sipas tij, nuk duhet të përdoret për vëmendje publike.

Ai kritikon ashpër formatin e Big Brother-it, duke e cilësuar atë si “teatër poshtërimi” dhe akuzon produksionin për instrumentalizim të dhimbjes personale për audiencë.

Reagimi i plotë i tij:

The post Elijona e ashpër pas deklaratës kontraverse të dajës, reagon ky i fundit: BB është teatër poshtërimi! appeared first on iconstyle.al.

Rogerti debaton me Selin: Mos më thuaj bukurosh se s’jam beqar

By: gaze tare
9 February 2026 at 23:22

Tensionet mes banorëve Selin dhe Rogertit duket se nuk kanë fund në shtëpinë e Big Brother VIP 5. Së fundmi, situata u ndez pas një këmbënguljeje të vogël për epitetet që përdorin njëri-tjetri.

Rogerti e thërret herë pas here Selin “Barbie”, ndërsa sot ajo iu kthye me një koment të ngjashëm, duke i thënë “bukurosh”. Por kjo fjalë nuk duket se i ka pëlqyer Rogertit, i cili reagoi menjëherë duke i kërkuar që ta mos e përmendë më këtë shprehje. Ai theksoi se kjo është për shkak të statusit të tij: “Unë jam burrë i martuar”, tha ai.

Pjesë nga debati:

Rogerti: Kunata ka filluar me Kristin prapë, kujdes me princin e zi, të kam thënë 100 herë.

Selin: Bukurosh, merr frymë thellë

Rogerti: Jo bukurosh, mos më thirr mua bukurosh

Selin: Bukurosh

Rogerti: Mos më thuaj mua bukurosh se nuk jam beqar

Selin: O bukurosh

Rogerti: Mos më thirr mua bukurosh me më tërheq vajzat beqare

Selin: Kur të stoposh ti të më thërrasësh Barbie, atëherë unë do stopoj

Rogerti: Thuaj tullumbac, çufo, ça të duash, por jo bukurosh. Nuk dua me më ardhë femrat se jam i martuar dhe i kënaqur.

Selin: Edhe mua Barbie nuk më thua dot se të gjithë e dinë se ça konotacioni ka kur i thua dikujt ashtu

Rogerti: Të lutem mos më thuaj bukurosh, kaq

Selin: Jo bukurosh por super bukurosh. Kështu që bukurosh kthe përgjigje nëse ke kapacitet për të kthyer përgjigje. Nuk e ke, ngelesh bukurosh.

Rogerti: Baby G më ndihmo, se ka konotacion tjetër.

The post Rogerti debaton me Selin: Mos më thuaj bukurosh se s’jam beqar appeared first on iconstyle.al.

Debate të ashpra në “BBVK”, Ludo-Klodit: A je gej?

By: gaze tare
9 February 2026 at 23:09

Në Prime-n e fundit të “BBVK”, tensioni mes Ludos dhe Klodian Mihajt u bë temë diskutimi pas një deklarate të fortë nga ana e Ludos. Ai e pyeti Klodianin direkt: “A je gej?”, një pyetje që shkaktoi reagim të ashpër nga ky i fundit.

Ludo ka shpjeguar më pas se nuk e tha në atë mënyrë, por ka dyshime: “Klodi ka mbetur, nuk po del nga treshi-përsheshi. Te klipi kuptohet se ky 20 minuta bën lojë del në Prime, me lojën e çiftit shkon larg. Një mashkull se rrin me femër dhe nuk ka interes, aty unë kam dyshime. Nëse rrin me një femër të bukur si Elijona, kam dyshime. Unë i thashë më fal, a je gej. Unë e di që nuk është.”

Ai vijoi duke argumentuar se sjellja e Klodianit tregon pëlqim për partneren e tij femër: “Klodi po rri me një femër se ka shprehur pëlqim për të. Mashkull-femër nuk ka shoqëri. Nuk ka logjikë.”

Reagimi i Ludos nuk kaloi pa polemika, pasi banorët e tjerë ndërhynë duke e kundërshtuar dhe duke e kritikuar për mënyrën se si u shpreh ndaj Klodianit. Sjellja e tij ka nxitur debate të shumta mes publikut dhe fansave, të cilët e kanë konsideruar pyetjen dhe tonin e tij të papërshtatshëm.

Situata ka bërë që episodi të marrë një dimension më të madh në media sociale, ku përdoruesit shprehen ndarë mes atyre që e mbrojnë Ludon dhe atyre që mbrojnë Klodianin, duke theksuar se temat e orientimit seksual duhet trajtuar me kujdes dhe respekt.

The post Debate të ashpra në “BBVK”, Ludo-Klodit: A je gej? appeared first on iconstyle.al.

Yesterday — 9 February 2026Main stream

Luizi nuk e zbatoi “urdhërin” e gruas, reagon Kiara!

By: gaze tare
9 February 2026 at 22:34

Kanë kaluar vetëm 24 orë që kur Kiara Tito, moderatorja e emisionit “Fan Club”, vendosi të tregonte një kusht që i kishte vënë partnerit të saj, Luizit, pak para se ai të bëhej pjesë e shtëpisë së “BBVA”. Me nota humori, Kiara i kishte kërkuar që ai të mos shfaqej më pa bluzë në shtëpi, duke e konsideruar tashmë një “burrë të martuar”.

Megjithatë, duket se zakonet e vjetra janë më të forta se çdo urdhër bashkëshortor, madje edhe në publik. Mbrëmjen e kaluar, Luizi është parë sërish duke lëvizur lirshëm në shtëpi pa bluzë, duke thyer premtimin e dhënë vetëm disa orë më parë gruas së tij.

Ndjekësit e çështjes nuk e lanë këtë pa u vënë re. Ata krijuan menjëherë montazhe dhe meme që e etiketuan situatën si “dështimin e parë” të Kiarës për të vendosur rregull në marrëdhënie. Vetë moderatorja reagoi me sportivitet, duke ripostuar në Instagram një foto që evidentonte shkeljen e rregullit, të shoqëruar me një emoji të përlotur 🥺, duke treguar se humori mbetet pjesë e marrëdhënies së tyre.

Ngacmimet dhe dinamika e çiftit janë po ajo që publiku ka dashur gjithmonë të shohë, spontane, pa filtra dhe plot momente të qeshura. Edhe tani, ndërsa Kiara ndjek nga ekrani i emisionit, situata tregon se marrëdhënia e tyre nuk mungon aspak në momente të lehta dhe argëtuese, të cilat ndjekësit i shijojnë në çdo episod.

The post Luizi nuk e zbatoi “urdhërin” e gruas, reagon Kiara! appeared first on iconstyle.al.

A janë ndarë vërtetë Stefon Diggs dhe Cardi B?

By: gaze tare
9 February 2026 at 22:12

Lidhja e Stefon Diggs, sulmuesit të New England Patriots, dhe reperes Cardi B ka qenë një nga më të komentuarat në vitet e fundit, por duket se gjithçka ka marrë fund. Sipas raportimeve të Entertainment Tonight, çiftit i ka ardhur koha të ndahen pas disa muajsh marrëdhënie.

Të gjitha shenjat e para të ndarjes u shfaqën kur dyshja ndaluan së ndjekuri njëri-tjetrin në Instagram, gjë që shkaktoi një valë thashethemesh në rrjetet sociale. Një video shumë e diskutuar shfaq Cardi B duke i thënë Diggsit ftohtë “Good luck”, gjë që u interpretua nga fansat si një indikacion i qartë i tensionit mes tyre.

Sipas burimeve të Entertainment Tonight, ndarja ka ndodhur “së fundmi,” pavarësisht deklaratave të Diggs vetëm pak ditë më parë, kur ai kishte thënë se një fejesë ishte “në agjendë” pas Super Bowl. Marrëdhënia e tyre ka kaluar momente të ndryshme, duke përfshirë një festë me varkë, lajmërimin e ardhjes së një fëmije dhe shumë postime romantike në rrjetet sociale, por duket se presioni i mediave dhe angazhimet profesionale mund të kenë ndikuar në vendimin për t’u ndarë.

Fansat janë ndjerë të befasuar dhe të trishtuar nga lajmi, ndërsa mediat po ndjekin me kujdes çdo zhvillim të mundshëm. Nuk dihet ende nëse ata do të rifillojnë komunikimin ose do të qëndrojnë të ndarë. Një gjë është e sigurt: lidhja e tyre e shkurtër, por intensive, ka lënë gjurmë në kulturën pop dhe në rrjetet sociale.

The post A janë ndarë vërtetë Stefon Diggs dhe Cardi B? appeared first on iconstyle.al.

Denoncime të reja/ Elton Tozaj mashtronte qytetarët: “Fitova tenderin e telefonave në Top Channel”

By: gaze tare
9 February 2026 at 21:40

Emisioni investigativ Fiks Fare ka publikuar denoncime të reja ndaj Elton Tozajt, ish-banori i “Big Brother Albania”, i cili akuzohet se ka mashtruar qytetarë dhe biznese në qytete të ndryshme të Shqipërisë. Tozaj prezantohej si punonjës i brendshëm i Top Channel, duke pretenduar se kishte fituar tendera për pajisje elektronike dhe u kërkonte njerëzve mostra telefonash dhe pagesa.

Sipas emisionit, një rast i regjistruar në Korçë tregon se Tozaj mori tre telefona “iPhone 17 Pro Max” nga një biznes, me premtimin se do t’i dorëzonte pjesërisht Top Channel-it. Pronari i biznesit konfirmoi se asnjë pagesë nuk është kryer, pavarësisht deklaratave të Tozajt se kishte bërë pagesën.

“Jo, jo s’ka kthyer asnjë gjë. Ka premtuar ka që në tetor që do t’a kthej shumën, nuk ka kthyer asnjë gjë. Kemi bërë kallëzim në Drejtorinë e Policisë së Korçës, në Sektorin e Krimit Ekonomik, që bëhet mbi vlerën 1 milionë lekë të vjetra bëhet denoncimi aty. Rreth 2-3 javë më para më kanë marrë nga Drejtoria e Policisë, për t’u paraqitur te Drejtoria se ka ardhur personi në fjalë”- thotë pronari.

Sipas tij, në ballafaqim Tozaj nuk e mohoi. “Bëri një deklaratë dhe firmosi aty që ia kam lekët, po më tha s’më kishte dhënë kuponin. Gënjen, se unë kuponin e kam pasur gjithmonë. Tha do të vij në Korçë, të sjellë lekët, do t’i hedh në numrin e llogarisë. Më dërgo numrin e llogarisë më tha, do t’i kaloj nga Top Channel-i, nga llogaria e Top Channel-it, nuk e bëri”- pohon pronari.

Më tej ai pohon se, të tria faturat e telefonit i ka depozituar te Drejtoria e Policisë në Korçë. “Ia dërgova dhe këtij, mi ço mua më tha do t’i jap lekët, do t’i dërgoj lekët që në 15 janar, akoma lekët asnjë gjë. Vajta të takoja atë prokuroren këtu që kishte çështjen. Ai roja i prokurorisë i tha ka ardhur filani. I tha ka çështje me mua, po! Unë i thashë jam pala e dëmtuar. Jo bëj kërkesë, dërgoje me zarf në postë t’më takosh mua. Nuk lejohet të më takosh. Tani e kanë lëvizur atë prokuroren, e kanë shpjerë në Elbasan. Tani ku di unë, do hidhet short kush prokuror do t’a marrë tani prapë çështjen. Hiç o kotë asnjë gjë, e lënë”- thotë ai.

Sipas tij, deri më tani drejtësia s’ka vepruar. “Ata për shembull duhet të bënin urdhër-arresti. Ai ka tërë ato mashtrime, ç’është kjo del tjetri në televizor përditë. Dhe kur e pashë atë që kishte thënë që ia dhashë para 3 ditësh s’është e vërtetë. Kur e pashë në televizor që ia kam dhënë para 3 ditëve, s’më ka dhënë asnjë gjë. As 1 mijë lekë të vjetra. Asnjë pagesë s’ka bërë”-thotë ai.

Një vendim i Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, datë 7 prill 2025, dënon Tozajn me 6 muaj burg për mashtrim, për një rast ku ai u ka marrë qytetarëve celularë, laptop dhe një shumë parash me pretendimin se kishte lidhje me ministri dhe tendera publikë.

Sipas Fiks Fare, raste të tjera kanë mbërritur në redaksi, ku Tozaj ka mashtruar qytetarë nëpërmjet rrjeteve sociale, duke reklamuar produkte të dyshimta, si vaksina për dobësim, dhe duke kërkuar pagesa para se të dorëzonte produktet.

Qytetarët e dëmtuar denoncojnë se premtimet e Tozajt për rikthimin e parave ose telefonave nuk janë përmbushur dhe se ai përdor skema të përsëritura për të mashtruar viktimat e tij.

Emisioni Fiks Fare dokumenton gjithçka me audio, video dhe dokumente zyrtare, duke vënë në dukje mungesën e reagimit të drejtësisë ndaj rasteve të mashtrimit.

The post Denoncime të reja/ Elton Tozaj mashtronte qytetarët: “Fitova tenderin e telefonave në Top Channel” appeared first on iconstyle.al.

Klodi: Veç pse dy femra kanë shpreh pëlqim për mua, unë s’e kam tradhtuar të dashurën time

By: gaze tare
9 February 2026 at 20:44

Konkurrenti i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova 4, Klodian Mihaj, ka komentuar për të dashurën e tij që ndodhet jashtë shtëpisë së famshme, pas një debati që u shkaktua nga dasma simbolike brenda reality-show.

Klodiani tha se të dashurën e ka aktore, dhe se ajo e kupton situatën e tij për shkak të vëmendjes që shkaktoi ceremonia brenda shtëpisë. “Veç pse dy femra kanë shpreh pëlqim për mua, unë s’e kam tradhtuar të dashurën time”, u shpreh ai.

Ai shtoi më tej: “A di ndonjë gjë për të dashurën time, sido që të jetë, edhe me u prek e kupton. Unë nuk i kam shpreh, e kupton situatën në të cilën jam.”

Debati erdhi pas dasmës së organizuar brenda Big Brother mbrëmë, ku Klodiani u martua simbolikisht me Elijonën, një moment që u komentua gjerësisht nga publiku dhe mediat rozë.

Në anën tjetër, Benita, një tjetër konkurrente, gjithashtu ka shprehur pëlqim për Klodianin, duke ia konfirmuar ndjenjat dhe shtuar tensionin mes konkurrentëve.

Tashmë mbetet për t’u parë se si do të jetë raporti i Klodianit jashtë shtëpisë së famshme dhe nëse e dashura e tij po e pret ende, duke ecur përtej emocioneve dhe intrigave brenda reality-show.

The post Klodi: Veç pse dy femra kanë shpreh pëlqim për mua, unë s’e kam tradhtuar të dashurën time appeared first on iconstyle.al.

Nga sfida në lot: Luizi nuk i mban emocionet gjatë këngës së Shpat Kasapit në BBVA

By: gaze tare
9 February 2026 at 19:57

Një sfidë karaoke e ardhur përmes një zarfi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5 u shndërrua në një moment tejet emocional për Luiz Ejllin, i cili u pa i përlotur gjatë interpretimit të një kënge të njohur.

Luizi, i cili u fut të shtunën në shtëpinë më të famshme në Shqipëri për të qëndruar vetëm disa ditë, është pjesë e një dinamike të veçantë në këtë edicion, ku ai garon vetëm me Artan Kolën, pa dijeninë e banorëve të tjerë. Gjatë ditës së sotme (e hënë), një zarf i ardhur në shtëpi i vuri dy artistët përballë një sfide karaoke, ku ata duhej të këndonin së bashku.

Në momentin që u lëshua kënga “Kush të ndau prej meje” e Shpat Kasapit, atmosfera ndryshoi menjëherë. Luizi u pa dukshëm i prekur emocionalisht, me sytë e mbushur me lot, duke treguar se kënga i ngjalli kujtime dhe ndjesi të forta personale.

Kënga i përket Shpat Kasapit, i cili ndërroi jetë në fund të muajit nëntor si pasojë e një sulmi në zemër, teksa ndodhej në Itali me familjen. Largimi i tij i parakohshëm la një dhimbje të madhe te familjarët, miqtë dhe komuniteti artistik shqiptar.

Momenti i përjetuar nga Luizi nuk kaloi pa u vënë re nga banorët dhe publiku, duke u kthyer në një nga skenat më prekëse të këtij edicioni të Big Brother VIP Albania 5.

The post Nga sfida në lot: Luizi nuk i mban emocionet gjatë këngës së Shpat Kasapit në BBVA appeared first on iconstyle.al.

Zarf i kuq për Elijonën në “BBVK”!

By: gaze tare
9 February 2026 at 19:48

Një zarf i kuq ka hyrë së fundmi në shtëpinë më të famshme në Kosovë, Big Brother VIP, duke ngjallur menjëherë kureshtje dhe aludime mes banorëve.

Sipas informacioneve paraprake, zarfi i drejtohet Elijona Binakajt dhe dyshohet se përmban një mesazh apo informacion nga jashtë shtëpisë. Kjo lëvizje vjen pas rrëfimit emocional që Elijona bëri ditë më parë për jetën dhe të kaluarën e saj, rrëfim që shkaktoi reagime edhe jashtë formatit televiziv.

Pas këtij rrëfimi, një reagim publik erdhi nga daja i saj, i cili pretendohet se ka dhënë një version tjetër të ngjarjes së treguar nga Elijona. Pikërisht kjo ka shtuar dyshimet se zarfi i kuq mund të ketë lidhje me këtë situatë delikate, megjithëse ende nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për përmbajtjen e tij apo për dërguesin.

Banorët e shtëpisë nuk janë në dijeni se për kë është zarfi, çka ka bërë që menjëherë të nisin aludimet dhe diskutimet brenda shtëpisë, duke shtuar tensionin dhe kuriozitetin.

Mbetet për t’u parë se si do të reagojë Elijona në momentin që zarfi do t’i komunikohet dhe çfarë qëndrimi do të mbajë ajo lidhur me situatën, e cila tashmë ka marrë vëmendje të gjerë në rrjetet sociale.

Ndërkohë, mbrëmjen e sotme pritet të zbulohet edhe finalja e edicionit të katërt të Big Brother VIP, duke e bërë spektaklin edhe më vendimtar dhe emocional për banorët dhe publikun.

The post Zarf i kuq për Elijonën në “BBVK”! appeared first on iconstyle.al.

Familja Kola humbi jetën tragjikisht, mblidhen mbi 75 mijë euro për kthimin e 4 trupave në Shqipëri

By: gaze tare
9 February 2026 at 19:04

Mbi 75 mijë euro janë mbledhur brenda dy ditësh në platformën GoFundMe për familjen Kola, e cila humbi jetën në mënyrë tragjike javën e kaluar në Porcari, në provincën e Luccas, Itali, si pasojë e helmimit nga monoksidi i karbonit i çliruar nga një kaldajë gazi e instaluar së fundmi në banesën ku jetonin.

GoFundMe u hap nga Durim Kola, vëllai i Arti Kolës, 48 vjeç, një prej viktimave. Fondet e mbledhura do të përdoren për mbulimin e shpenzimeve të funeralit dhe për transportimin e trupave drejt Shqipërisë, ku do të zhvillohen ceremonitë mortore.

Shuma e mbetur do të shërbejë për mbështetjen e familjarëve të viktimave.

Solidariteti i qytetarëve është reflektuar përmes dhjetëra donacioneve, të cilat variojnë nga 50 deri në 500 euro, duke dëshmuar mbështetje të gjerë për familjen që humbi jetën si pasojë e monoksidit të karbonit nga një defekt i kaldajës në banesën e tyre.

Ndërkohë, Prokuroria e Luccas ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Sipas autoriteteve, kaldaja dyshohet se ishte e re dhe ishte instaluar nga vetë pronari i banesës.

Autoritetet po presin rezultatet e analizave toksikologjike për katër viktimat, të cilat pritet të jenë vendimtare për vijimin e hetimeve. Pas përfundimit të procedurave ligjore, trupat do të kthehen në Shqipëri për t’u përcjellë në banesën e fundit./TC

The post Familja Kola humbi jetën tragjikisht, mblidhen mbi 75 mijë euro për kthimin e 4 trupave në Shqipëri appeared first on iconstyle.al.

Pse Bad Bunny fshiu çdo gjë në Instagram?

By: gaze tare
9 February 2026 at 18:19

Pak orë pas performancës së tij kryesore në gjysmë‑finalen e Super Bowl LX, ylli portorikan Bad Bunny duket se ka vendosur të tërhiqet përkohësisht nga rrjetet sociale. Të dielën, më 8 shkurt, këngëtari me emër real Benito Antonio Martínez Ocasio, 31 vjeç, fshiu të gjitha postimet nga profili i tij në Instagram, hoqi foton e profilit dhe hoqi të gjithë ata që ndiqte, duke lënë vetëm një link drejt albumit të tij të fundit, Debí Tirar Más Fotos.

Bad Bunny nuk i ka dhënë asnjë shpjegim mbi këtë ndërrim drastik të llogarisë së tij para 50 milionë ndjekësve, duke nxitur spekulime të shumta në rrjetet sociale. Disa fansa mendojnë se kjo mund të jetë një paralajmërim për një njoftim të madh që do të vijë, ndërsa të tjerët sugjerojnë se ai mund të jetë duke u përballur me reagime negative pas performancës së tij kryesore, e cila u mbajt kryesisht në spanjisht.

Në Apple Music Super Bowl LX në Levi’s Stadium në Santa Clara, Kaliforni, Bad Bunny ishte ylli i mbrëmjes dhe performoi me një seri artistësh të njohur, përfshirë Lady Gaga, Ricky Martin, Cardi B dhe Pedro Pascal. Ai solli një spektakël ku u shfaqën flamuj të vendeve të Amerikës, duke theksuar mesazhin e unitetit dhe diversitetit.

Edhe pse performanca kishte fokus muzikor dhe kulturor, ajo ngjalli edhe diskutime të paqëllimshme politike. Disa pamje me një aktor fëmijë shkaktuan debatin rreth Immigration and Customs Enforcement (ICE), pasi disa shikues e ngatërruan atë me një djalë të quajtur Liam Ramos.

Ndërkohë që llogaria e Bad Bunny mbetet pothuajse bosh, fansat po presin me padurim çdo sinjal të ri, duke e interpretuar heshtjen e tij si pjesë të një strategjie më të gjerë për projektet e ardhshme të artistit.

The post Pse Bad Bunny fshiu çdo gjë në Instagram? appeared first on iconstyle.al.

Çfarë tregon forma e hundës për karakterin tuaj?

By: gaze tare
9 February 2026 at 17:52

Një studim i ri i botuar në Gazetën e Kirurgjisë Faciale ka zbuluar se ekzistojnë 14 forma hundësh, dhe çdo lloj hunde është i lidhur me tipare të ndryshme të personalitetit. Ky studim, i udhëhequr nga profesori Abraham Tamir, analizon 1.300 fotografi të individëve dhe i ndan ato në 14 grupe sipas formës së hundës. Pasi janë ndarë, studiuesit kanë përpiluar karakteristikat që lidhen me secilën formë.

Një nga gjetjet më interesante të studimit është se njerëzit me hundë të drejtë kanë një logjikë të ftohtë dhe janë të prirur për fushat shkencore, ndërsa ata me hundë të gjerë janë optimistë dhe pëlqejnë të jenë në grupe të mëdha shoqërore. Hundët e vogla, sipas studimit, janë një shenjë e përkushtimit dhe kreativitetit, por ndoshta kanë vështirësi në marrjen e vendimeve.

Po ashtu, individët me hundë të gjatë janë të natyrshëm si liderë, me aftësi të shkëlqyera organizative, ndërsa ata me hundë me gungë janë të talentuar në të menduarit abstrakt dhe kanë një intuitë të zhvilluar. Ata me hundën e hollë, nga ana tjetër, sugjerojnë njerëz të qetë dhe introvertë, të cilët pëlqejnë të qëndrojnë vetëm dhe janë të kënaqur me atë që kanë.

Duke shqyrtuar këto lidhje, studiuesit kanë arritur në përfundimin se forma e hundës mund të ofrojë një pasqyrë interesante mbi tiparet e personalitetit të individëve. Ky studim synon të hapë një diskutim më të gjerë mbi lidhjen midis pamjes fizike dhe karakteristikave të brendshme të njeriut.

The post Çfarë tregon forma e hundës për karakterin tuaj? appeared first on iconstyle.al.

Kayla Nicole ironizon marrëdhënien me Travis Kelce, çfarë tha ajo për Taylor Swift?

By: gaze tare
9 February 2026 at 16:59

Kayla Nicole, 34 vjeç, duket se ka përdorur një mënyrë humoristike për të bërë referenca ndaj ish-it të saj, Travis Kelce, dhe të fejuarës së tij, Taylor Swift, gjatë një reklame që u transmetua gjatë Super Bowl 2026. Ajo shfaqet në një reklamë për firmën Simmons & Haddish, e cila ofron shërbime për t’ju ndihmuar të “hiqeni nga jeta e ish-it” pas një ndarjeje publike. Reklama u transmetua më 8 shkurt dhe kishte në qendër komediante Tiffany Haddish dhe lojtarin e NBA-së, Ben Simmons.

“A keni pasur ndonjëherë dëmtime emocionale nga një lidhje me zhurmë të madhe? Kjo ndodh shpesh,” tha Haddish, 46 vjeçe, duke shtuar se shërbimet e tyre janë për të ndihmuar ata që përballen me dhimbje nga ish-partnerët e famshëm. Simmons, 28 vjeç, duket se referohej ndaj ish-it të tij Kendall Jenner dhe reklamës së saj të Fanatics gjatë Super Bowl-it.

Kur Nicole shfaqet në reklamë, ajo komenton shërbimet e firmës duke thënë me humor: “Ata nuk kanë asnjë ide se çfarë po bëjnë. Absolutisht jo.” Më pas, edhe fytyra të tjera të njohura, si Ace Greene nga Love Island USA dhe reperi Offset, ish-bashkëshorti i Cardi B-së, shprehën mendimet e tyre për Simmons & Haddish.

Nicole shtoi: “Simmons & Haddish më premtoi se mund ta mbyllnin këtë gjithë ‘fizionë’ të ish-bashkëshortes shpejt,” duke u ndërprerë nga Simmons: “Kjo nuk tingëllon saktë,” dhe ajo shtoi: “Shpejt.”

Reklama e humorit dhe referencave të vogla ndaj ish-partnerëve të famshëm duket se ka synuar të qeshë me publikun dhe të përdorë situatat e njohura të marrëdhënieve të famshme për të bërë një promovim argëtues.

The post Kayla Nicole ironizon marrëdhënien me Travis Kelce, çfarë tha ajo për Taylor Swift? appeared first on iconstyle.al.

Dolce-Elijonës: Je shumë e fshehtë, mendoj se ti je dinake

By: gaze tare
9 February 2026 at 16:41

Një debat i fortë mes banoreve Dolce dhe Elijona ka kapur vëmendjen e publikut në Big Brother VIP Kosova, duke shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale. Gjatë një përplasjeje verbale, Dolce nuk kurseu kritikat ndaj Elijonës, duke e akuzuar se nuk është e sinqertë dhe se po luan një lojë të fshehtë brenda shtëpisë.

“Je shumë e fshehtë, mendoj se ti je dinake”, tha Dolce, duke argumentuar se Elijona mezi pret momentin për të sulmuar të tjerët dhe për të krijuar konflikte. Sipas saj, buzëqeshja dhe sjellja e qetë e Elijonës janë vetëm pjesë e një strategjie për të manipuluar situatat brenda shtëpisë. Dolce theksoi gjithashtu se vetë nuk e konsideron veten dinake, duke e dalluar qartë veten nga mënyra e veprimit të Elijonës.

Ky debat ka shkaktuar reagime të ndryshme nga publiku, i cili ka filluar të rreshtohet në anë të ndryshme, duke diskutuar në rrjetet sociale mbi sjelljen dhe strategjitë e banoreve. Shumë fansa kanë komentuar se tensioni mes dy vajzave mund të ndikojë në dinamikën e lojës dhe të japë zhvillime të papritura në episodet e ardhshme.

Me interesin e publikut në rritje, pritet që marrëdhënia mes Dolce dhe Elijonës të sjellë momente të tjera dramatike gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.

The post Dolce-Elijonës: Je shumë e fshehtë, mendoj se ti je dinake appeared first on iconstyle.al.

Shtohen rastet e epilepsisë/ Shqipëria me shifrat më të larta në rajon

By: gaze tare
9 February 2026 at 16:09

Në Shqipëri, epilepsia është bërë një shqetësim në rritje për shëndetin publik. Ndryshe nga shumë vende të rajonit, incidenca e kësaj sëmundjeje neurologjike është gjithnjë e më e lartë. Sipas statistikave, 5 nga 1000 banorë vuajnë nga krizat epileptike, me një trend shqetësues që po përfshin gjithnjë e më shumë individë të rinj, përfshirë fëmijët, e përveç kësaj, moshat e shtyra.

Mjekja neurologe e QSUT-së, Aida Quka, thekson se epilepsia prek kryesisht të rinjtë dhe të moshuarit. Ajo shton se përdorimi i substancave narkotike është një faktor që po kontribuon në rritjen e rasteve të sëmundjes te të rinjtë. Megjithatë, ajo paralajmëron se jo çdo dridhje e trupit është simptomë e epilepsisë, duke kërkuar një diagnostikim të kujdesshëm dhe të saktë.

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Epilepsisë, mjekët apeluan për një diagnozë dhe trajtim në kohë të kësaj sëmundjeje. Ata theksuan se njerëzit me epilepsi shpesh përballen me stigma, përfshirë humbjen e vendeve të punës dhe të mundësive edukative. Kjo e bën të rëndësishme që epilepsia të pranohet dhe të trajtohet si çdo sëmundje tjetër, duke shmangur paragjykimet dhe duke ofruar mbështetje të nevojshme për pacientët.

Një mbështetje e hershme dhe e duhur mund të ndihmojë në përmirësimin e cilësisë së jetës së personave me epilepsi dhe uljen e ndikimit të saj në shoqëri.

The post Shtohen rastet e epilepsisë/ Shqipëria me shifrat më të larta në rajon appeared first on iconstyle.al.

Luizi përballet me pyetjet për Efin dhe Kiarën: Big Brother-i im ka mbaruar

By: gaze tare
9 February 2026 at 15:50

Tre banorët që u bënë pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP 5” gjatë Prime-t të së shtunës, zhvilluan ditën e djeshme një konferencë me banorët e tjerë, ku iu përgjigjën pyetjeve dhe komenteve të ndryshme lidhur me hyrjen e tyre në lojë. Luizi Ejlli, Alesio dhe Marko u përballën me kureshtjen e banorëve, por një nga momentet më të komentueshme ishte pyetja drejtuar Luizit, e cila riktheu vëmendjen te edicioni i dytë i spektaklit, ku ai doli fitues.

Juela e pyeti këngëtarin nëse, në këtë sezon të ri, do t’i nevojitej sërish një aleate e fortë, ashtu siç kishte qenë dikur Efi. Diskutimi u zgjerua edhe më tej, duke përfshirë mungesën e Kiarës në këtë edicion dhe duke ngritur dilema mbi nevojën e Luizit për një figurë mbështetëse për të avancuar në lojë.

Luizi reagoi menjëherë dhe me tone të qarta, duke shprehur se nuk i sheh të arsyeshme krahasimet me përvojën e tij të kaluar në “Big Brother VIP”.

“Me gjithë respektin për ish-konkurrentet, nuk e shoh të arsyeshme të rikthehemi te ajo që ka kaluar. Big Brother-i që kam bërë ka mbaruar”, u shpreh ai.

Megjithatë, pavarësisht përpjekjes për të lënë pas të kaluarën, rikthimi i Luiz Ejllit në shtëpinë e “BBVIP 5” ka krijuar menjëherë tension dhe ka ndryshuar ekuilibrat e lojës.

The post Luizi përballet me pyetjet për Efin dhe Kiarën: Big Brother-i im ka mbaruar appeared first on iconstyle.al.

Pse Bad Bunny mbante numrin ’64’ në veshjen e tij për Super Bowl?

By: gaze tare
9 February 2026 at 15:30

Bad Bunny e shndërroi stadiumin Levi’s në një festë të gjallë të kulturës portorikane gjatë performancës së tij në pushimin e Super Bowl 2026, duke ofruar një nga shfaqjet më të kuruara dhe simbolike në historinë e NFL-së. Performanca e së dielës mbrëma u vlerësua gjerësisht si një kombinim i fuqishëm i muzikës, modës dhe mesazheve sociale.

Superylli latino hapi shfaqjen me hitin “Tití Me Preguntó”, duke sjellë në skenë një spektakël energjik që bashkoi ritmet latine me koreografi dinamike dhe referenca kulturore. Gjatë performancës, Bad Bunny surprizoi publikun edhe me të ftuar specialë si Lady Gaga dhe Ricky Martin, duke e kthyer pjesën e parë të Super Bowl në një festë latino-amerikane.

Vëmendje të veçantë mori edhe veshja e tij: një fanellë e bardhë futbolli, e dizenjuar nga Zara, me mbiemrin e tij të vërtetë Ocasio të shkruar në pjesën e përparme dhe numrin “64” të vendosur në mënyrë të dukshme. Emri lidhet drejtpërdrejt me identitetin e artistit, pasi Bad Bunny quhet Benito Antonio Martínez Ocasio, por numri ngjalli menjëherë debate dhe teori të shumta mes fansave.

Çfarë simbolizon numri 64?

Menjëherë pas performancës, rrjetet sociale u mbushën me spekulime mbi kuptimin e numrit “64”. Disa fansa sugjeruan se ai i referohej vitit të lindjes së nënës së tij, ndërsa të tjerë e lidhën me numrin fillestar, të raportuar gabimisht, të viktimave nga Uragani Maria në vitin 2017, një katastrofë që goditi rëndë Porto Rikon.

Një tjetër interpretim erdhi nga historianë dhe analistë politikë, të cilët vunë në dukje se Kongresi i 64-të i Shteteve të Bashkuara miratoi në vitin 1917 Aktin Jones–Shafroth, ligji që u dha portorikanëve shtetësi amerikane.

Megjithatë, shumë vëzhgues besojnë se simbolika më e fortë lidhet me sukseset personale të Bad Bunny në karrierën e tij muzikore. Në vitin 2023, albumi i tij “Un Verano Sin Ti” u bë albumi i parë në gjuhën spanjolle i nominuar për çmimin “Albumi i Vitit” në edicionin e 64-të të çmimeve Grammy.

Kjo lidhje u forcua edhe më shumë vetëm një javë para Super Bowl, kur Bad Bunny dominoi Grammy 2026, duke fituar tre çmime kryesore, përfshirë “Albumi i Vitit” për “Debí Tirar Más Fotos”, duke u bërë albumi i parë në gjuhën spanjolle që fiton këtë kategori.

Gjatë ceremonisë së Grammy-ve, artisti bëri edhe deklarata të forta politike, duke kritikuar ashpër ICE-n dhe duke mbrojtur komunitetin latino. “Ne nuk jemi kafshë, nuk jemi alienë. Ne jemi njerëz dhe jemi amerikanë”, u shpreh ai gjatë fjalimit të tij të falënderimit.

Kjo ndjeshmëri u reflektua edhe në shfaqjen e Super Bowl, ku në një moment simbolik, Bad Bunny “ia dorëzoi” çmimin Grammy një fëmije që po e shikonte atë në një televizor të vogël, duke krijuar një kontrast të fortë mes madhështisë së spektaklit dhe intimitetit njerëzor.

Artistit nuk i ishte i panjohur skena e Super Bowl, pasi kishte performuar më parë gjatë shfaqjes së Jennifer Lopez dhe Shakira-s në vitin 2020. Megjithatë, këtë herë, ai u shfaq plotësisht i vetëdijshëm për peshën kulturore dhe historike të momentit.

“Dua vetëm të argëtohem, do të jetë një festë e madhe,” kishte deklaruar Bad Bunny para ndeshjes, duke shtuar se publiku nuk kishte nevojë as ta kuptonte gjuhën spanjolle, mjaftonte të kërcente me zemër.

The post Pse Bad Bunny mbante numrin ’64’ në veshjen e tij për Super Bowl? appeared first on iconstyle.al.

S’ka fat! Drake humbet 1 milion dollarë në bastin e ‘Super Bowl’

By: gaze tare
9 February 2026 at 14:44

Mallkimi i Drake godet përsëri!

Përpara Super Bowl 2026, Drake zbuloi në Instagram se kishte vënë një bast prej 1,000,000 dollarësh për fitoren e New England Patriots. Fatkeqësisht, ndërsa Seattle Seahawks triumfuan ndaj Patriots me rezultatin 29-13, reperi i “God’s Plan” u kthye në shtëpi duarbosh dhe fansat po thonë se mallkimi i Drake po ndodh përsëri!

«Vini bast kundër meje nëse guxoni», tha këngëtari kur postoi prova të bastit të madh që kishte vendosur të shtunën, më 7 shkurt, duke zbuluar se do të kishte marrë në shtëpi rreth 2,950,000 dollarë nëse Patriots do të kishin fituar.

“Vëlla e humbe betejën që para se të fillonte beteja”, komentoi një fans në postimin e tij përpara ndeshjes, ndërsa një tjetër vuri në dukje: “Drake, je shoku im, por je i mallkuar kur bëhet fjalë për bastet në sport. E di që çdo herë që merr të kundërtën e kujtdo që mendon se do të fitojë, kaq keq është.”

Teoria e Mallkimit të Drake thotë se çdo ekip që mbështet Drake humbet. Konspiracioni vjen pas viteve të tëra të humbjeve publike të muzikantit, si humbja e një basti prej 60,000 dollarësh në vitin 2016 ndaj French Montana mbi finalet e NBA-së ose kur Toronto Maple Leafs humbën ndaj Florida Panthers në vitin 2025 pas bastit prej 1 milion dollarësh të Drake, për FTW. Ylli gjithashtu vuri bast mbi 1 milion dollarë për Kansas City Chiefs për Super Bowl 2025 të cilin e humbën ndaj Philadelphia Eagles.

The post S’ka fat! Drake humbet 1 milion dollarë në bastin e ‘Super Bowl’ appeared first on iconstyle.al.

Dosja Epstein tronditi Francën, Macron thyen heshtjen

By: gaze tare
9 February 2026 at 14:38

Më shumë se një javë pas publikimit të miliona dokumenteve nga autoritetet amerikane lidhur me çështjen Jeffrey Epstein, presidenti francez Emmanuel Macron ka reaguar për herë të parë publikisht mbi këtë dosje që ka shkaktuar jehonë të madhe ndërkombëtare.

Nga Parisi, Macron theksoi se procesi duhet të ndiqet nga drejtësia amerikane, duke shmangur çdo koment të drejtpërdrejtë mbi përmbajtjen e dokumenteve apo emrat e përfshirë në to. “Drejtësia amerikane duhet të bëjë punën e saj”, u shpreh presidenti francez në deklaratat e tij për mediat.

Ai shtoi se mendimet e tij shkojnë për viktimat e kësaj çështjeje, por nënvizoi se nuk i takon atij të komentojë një hetim që është ende në zhvillim. Në të njëjtën kohë, Macron iu referua dorëheqjes së Jacques Lang, president i Institutit të Botës Arabe, duke theksuar se ky i fundit ka marrë vetë vendimin për t’u larguar nga posti i tij.

“Ky është një rast për të cilin nuk mund të komentoj. Jacques Lang mori vendimin e tij”, deklaroi Macron, duke konfirmuar se dorëheqja u bë e ditur gjatë fundjavës.

Reagimi i presidentit francez vjen pas publikimit nga Departamenti amerikan i Drejtësisë të miliona dokumenteve të lidhura me dosjen Epstein, të cilat kanë sjellë në vëmendje emra të njohur nga politika, arti dhe kultura në disa vende, përfshirë edhe Francën.

Sipas dokumenteve të publikuara, emri i Jacques Lang, ish-ministër i Kulturës gjatë presidencës së François Mitterrand, përmendet rreth 600 herë. Po ashtu, në disa raste është përmendur edhe emri i vajzës së tij. Megjithatë, përmendja e emrave në dokumente nuk përbën automatikisht akuzë penale dhe autoritetet nuk kanë konfirmuar përfshirje direkte në veprime të paligjshme.

Përveç Lang, në dokumente shfaqen edhe emra të tjerë nga skena politike dhe kulturore franceze, mes tyre Olivier Colom, ish-këshilltar i ish-presidentit Nicolas Sarkozy, dirigjenti i njohur Frederic Chaslin, si dhe regjisori fitues i çmimit Oscar, Michel Hazanavicius.

Publikimi i dosjes Epstein ka rihapur debatet mbi përgjegjësinë institucionale, transparencën dhe trajtimin e rasteve të ndjeshme që përfshijnë figura publike, ndërsa pritet që autoritetet amerikane të vijojnë hetimet dhe të sqarojnë rolin e secilit emër të përmendur në dokumente.

The post Dosja Epstein tronditi Francën, Macron thyen heshtjen appeared first on iconstyle.al.

Destinacionet kryesore për udhëtarët solo në vitin 2026

By: gaze tare
9 February 2026 at 14:02

Udhëtimet solo po fitojnë gjithnjë e më shumë terren, ndërsa industria e turizmit po ndjek nga afër ndryshimet në sjelljen dhe preferencat e udhëtarëve. Të dhënat më të fundit tregojnë një interes në rritje për eksplorime individuale, por edhe një kujdes të shtuar në planifikimin e tyre.

Sipas anketës Travel Dreams të realizuar nga FTLO, një kompani amerikane e specializuar në udhëtime për individë që udhëtojnë vetëm, udhëtarët solo priren t’i organizojnë udhëtimet e tyre më afër datës së nisjes. Ata u japin përparësi përvojave kulturore, ushqimit lokal dhe çmimeve të përballueshme, ndërsa shfaqin një interes të theksuar për destinacione të largëta, veçanërisht në Oqeani dhe Azi. Megjithatë, anketa tregon se ekziston ende një hendek i konsiderueshëm mes dëshirës për të udhëtuar dhe realizimit konkret të rezervimeve.

Për vitin 2026, Australia-Oqeania dhe Azia ndajnë vendin e parë në listën e dëshirave të udhëtarëve solo. Evropa renditet e treta, ndërsa Amerika e Jugut dhe Afrika plotësojnë pesë destinacionet më të preferuara. Në nivel shtetëror, Australia, Japonia dhe Zelanda e Re kryesojnë listën, duke konfirmuar një prirje drejt udhëtimeve të gjata dhe destinacioneve më pak tradicionale.

Optimizëm i moderuar për industrinë e turizmit

Të dhënat konsiderohen përgjithësisht pozitive për industrinë turistike. Rreth 42.1% e të anketuarve thanë se planifikojnë të udhëtojnë më shumë në vitin 2026 krahasuar me vitin 2025, ndërsa 49.4% presin të realizojnë të njëjtin numër udhëtimesh. Vetëm 8.52% deklaruan se planifikojnë të udhëtojnë më pak.

Frymëzimi dhe kriteret e përzgjedhjes

Shumica e udhëtarëve solo frymëzohen si nga rekomandimet personale ashtu edhe nga përmbajtjet online. Sipas anketës, 65% ndikohen nga miqtë dhe gojëdhënat, ndërsa 63% e konsiderojnë Instagramin një burim të rëndësishëm frymëzimi. Ndërkohë, vetëm 22% përdorin TikTok për ide udhëtimi.

Kur bëhet fjalë për zgjedhjen e destinacionit, aktivitetet kulturore janë faktori kryesor për 69% të të anketuarve. Ushqimi lokal renditet i dyti me 47%, i ndjekur nga çmimet e përballueshme me 44%. Jeta e natës ka një ndikim më të vogël, pasi vetëm 13% e udhëtarëve e konsiderojnë atë një element të rëndësishëm.

Çfarë i motivon udhëtarët solo

Motivimi kryesor për udhëtimet solo mbetet dëshira për të “parë botën”, e përmendur nga 74.6% e pjesëmarrësve. Kërkimi i aventurës u përmend nga 44%, ndërsa argëtimi nga 40%. Ndërkohë, 35.5% thanë se udhëtojnë për të krijuar lidhje të reja, dhe rreth 20% për zhvillim personal.

Në tërësi, të dhënat e anketës tregojnë një audiencë gjithnjë e më të gatshme për të udhëtuar, me theks të fortë te përvojat autentike, kultura dhe eksplorimi i destinacioneve të largëta, duke paralajmëruar një konkurrencë të fortë mes destinacioneve të udhëtimeve të gjata në vitin 2026.

The post Destinacionet kryesore për udhëtarët solo në vitin 2026 appeared first on iconstyle.al.

❌
❌